Nr. Data palët faqe


Nr.11243-01820-00-2006 i Regj.Themeltar



Download 1,35 Mb.
bet3/33
Sana27.06.2017
Hajmi1,35 Mb.
#17000
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   33

Nr.11243-01820-00-2006 i Regj.Themeltar

Nr.00-2009-570 i Vendimit (116)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:
Shpresa Beçaj Kryesues

Evjeni Sinoimeri Anetar

Ardian Dvorani Anetar

Evelina Qirjako Anetar

Aleksander Muskaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 02.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me pale:


PADITËS: SOTIRA QYLI, ne mungese

ANASTASI QYLI, ne mungese

NIKOLIN QYLI, ne mungese

E PADITUR: KATERINA QYLI, ne mungese

PERSON I TRETË: ENTI KOMBETAR I BANESAVE DEGA BERAT, ne mungese
OBJEKTI PADISË:

Pavlefshmeri absolute e kontrates se shitjes se baneses

nr.2442/1330, date 11.04.1994.

Baza Ligjore: Nenet 92 dhe vijues te Kodit Civil,

ligji nr.7652, date 23.12.1992,

V.K.M. nr.49, date 29.01.1993.

Gjykata e Shkalles se Pare Berat, me vendimin nr.664, date 13.06.2005 ka vendosur:

Rrezimin e padise se paditeses Sotira Qyli ndaj te paditures Katerina Qyli.

Pushimin e gjykimit te padise se paditeses Anastasi Qyli ndaj te paditures Katerina Qyli.

Pushimin e gjykimit te padise se paditesit Nikolin Qyli ndaj te paditures Katerina Qyli.
Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.206, date 12.04.2006, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.664, date 13.06.2005 te Gjykates se Shkalles se Pare Berat.


Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Sotira Qyli, e cila kerkon prishjen e ketij vendimi dhe vendosjen e pranimit te padise per pavlefshmerin e pjesshme te kontrates se shitjes, duke ngelur e vlefshme vetem per paditesat, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- Nga gjykimi rezulton e provuar qe ne kemi qene qiramarres mbi apartamentin 1+1 ku ne perberje familjare figuronim vetem ne paditesit dhe qe ne baze te ligjit 7652 na takonte te benim privatizimin e baneses.

- E paditura nuk ka qene ne perberjen familjare te vitit 1992 me paditesen, gjithashtu u provua qe te paditures se bashku me bashkeshortin e saj, Sokrat Qyli, ju eshte dhene e drejta per te ndertuar banese si e pastrehe dhe se kane qene ne listen e te pastreheve.

- Familja e te paditures ka perfituar nga ligji nr.7501, date 19.07.1991 e provuar kjo me vertetimin e dates 18.01.2002 te Bashkise Ura Vajgurore.

- Meqenese nje pjese e veprimit juridik eshte kryer ne kundershtim me ligjin dhe pikerisht me ligjin per privatizimin e banesave shteterore, neni 20 dhe 23 i ketij ligji, nje pjese e ketij veprimi eshte e pavlefshme dhe nuk krijon asnje pasoje juridike per palet.

- Gjykata e Apelit Vlore, ne vendimin e saj nuk i kane dhene pergjigje pretendimeve te ngritura ne ankim, por eshte mjaftuar me arsyetimin e bere nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani; dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi


V Ë R E N

Vendimi nr.206, date 12.04.2006 i Gjykates se Apelit Vlore, me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi nr.664, date 13.06.2005 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat, eshte i mbeshtetur ne ligj dhe duhet te lihet ne fuqi.

Rezulton nga gjykimi dhe vendimet e dhena ne te dy shkallet e gjykimit se, me ane te padise, paditesit Sotira Qyli dhe dy femijet e saj Nikolin e Anastasi, kane kerkuar nga gjykata te konstatoje pavlefshmerine e pjesshme absolute, duke zgjidhur edhe pasojat perkatese te kontrates se shitblerjes se baneses te privatizuar se bashku me palen e paditur Katerina Qyli dhe bashkeshortin e saj, te ndjerin Sokrat Qyli. Ne perfundim te procedurave te privatizimit, kjo kontrate ndermjet paleve ndergjyqese eshte lidhur ne daten 11.04.1994 me nr.2442 rep. dhe 1330 kol.

Ne padi dhe gjate gjykimit paditesit kane pretenduar se i ndjeri Sokrat dhe bashkeshortja e tij, e paditura Katerina, kane perfituar padrejtesisht nga privatizimi ne kundershtim me ligjin nr.7652, date 23.12.1992, sepse kane qene te ndare nga trungu familjar. Po keshtu kane pretenduar se keta te fundit nuk kishin leje banimi ne Uren Vajgurore, si dhe figuronin te pastrehe dhe u ishte dhene ne vitin 1996 shesh ndertimi nga organet kompetente.

Ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor te çeshtjes, gjykata e shkalles se pare ka vendosur pushimin e gjykimit te padise per paditesit Anastasi dhe Nikolin Qyli, per shkak te mosparaqitjes se pajustifikuar ne seance dhe rrezimin e padise se paditeses Sotira Qyli kunder te paditures Katerina Qyli, si te pabazuar ne prova dhe ligj. Ky vendim eshte lene ne fuqi edhe nga gjykata e apelit.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs paditesja Sotira Qyli, e cila parashtron te njejtat pretendime qe i ka ngritur ne padi, te cilat, si gjykata e shkalles se pare edhe ajo e apelit, i kane gjetur te pambeshtetura ne prova dhe ne ligj.

Kolegji Civil çmon se, shkaqet e parashtruara ne rekursin e paditeses nuk gjejne mbeshtetje ne ligj. Si gjykata e apelit ashtu edhe gjykata e shkalles se pare, mbi provat e çmuara dhe te analizuara prej tyre, kane marre ne shqyrtim te gjitha kerkimet dhe pretendimet e paleve ndergjyqese dhe kane dhene vendim ne zbatim te drejte te ligjit.

Se pari, paditesja pretendon se e paditura nuk duhet te perfitonte nga privatizimi, sepse ne kohen e privatizimit nuk bente pjese ne trungun e saj familjar. Ky pretendim nuk eshte i mbeshtetur ne ligj dhe ne kete aspekt Gjykata e Larte eshte shprehur ne menyre te vazhdueshme se perberja e trungut familjar nuk eshte kriteri i vetem per te perfituar nga privatizimi i banesave shteterore.

Keshtu, edhe ne kete gjykim, duhet te mbahet parasysh se, ne ligjin nr.7652, date 23.12.2002 “Per privatizimin e banesave shteterore”, ne nenin 20 te tij, parashikohet se per efekt te zbatimit te ketij ligji merren per baze dy kritere: a) perberja familjare b) gjendja e strehimit ne daten 01.12.2002. Keto dy kritere nuk perjashtojne njera-tjetren. Ne kete kuptim, ne “gjendjen e strehimit” lidhur me nje banese te caktuar mund te bejne pjese edhe me shume se nje “perberje familjare”. Sipas ligjit te kohes, ne veçanti te Kodit Civil te vitit 1981 dhe nenit 9 te ligjit nr.7652, date 23.12.1992, te drejten e privatizmit te baneses e kane qiramarresi dhe anetaret e tjere madhore te familjes se tij qe jane te tille me daten 01.12.1992 (shiko vendimin nr.40, date 18.01.2006 i Kolegjit Civil te Gjykates se Larte).

Edhe ne çeshtjen objekt i ketij gjykimi, sipas dispozitave ne fuqi te kohes, duhet te mbahet parasysh se, ne parim, poziten ligjore te qiramarresit e gezonin personat madhore, te cilet ishin te strehuar ne banese. Ky perfundim i drejte rrjedh nga interpretimi i dispozitave te neneve 274, 281, 282, 287 te Kodit Civil te vitit 1981, qe ishte ne fuqi perpara dhe gjate kohes se perfundimit te procedurave te privatizimit.

Pretendimet e paditeses lidhur me mungesen e lejes se banimit te te paditures dhe te ndjerit Sokrat ne Uren Vajgurore ne kohen e privatizimit dhe per trajtimin me strehim te tyre nga organet kompetente, me te drejte jane rrezuar nga gjykata e faktit si te pambeshtetura ne prova dhe ne ligj. Gjykatat kane vertetuar se ata jane te pajisur me leje banimi ne Uren Vajgurore perpara vitit 1991. Ndersa persa i perket trajtimit me strehim, ne çdo rast pretendimi rrezohet sepse sheshi i ndertimit eshte miratuar me vendimin nr.2, date 09.02.1996 te Keshillit te Komunes Ura Vajgurore, pra rreth dy vjet pasi ishte perfunduar privatizimi i baneses.

Pretendimet e tjera ne rekurs nuk lidhen me zbatimin e ligjit, por me vleresimin e provave nga gjykatat me te ulta, aspekt i cili nuk ben pjese ne objektin e gjykimit ne Gjykaten e Larte si gjykate ligji.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjen “a” te nenit 485 te Kodit te Procedures Civile,


V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.206, date 12.04.2006 te Gjykates se Apelit Vlore.


Tirane, me 02.04.2009

Nr.11111-01831-00-2006 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-633 i Vendimit (117)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Shpresa Beçaj Kryesuese

Evjeni Sinoimeri Anetare

Ardian Dvorani Anetar

Aleksander Muskaj Anetar

Evelina Qirjako Anetare


mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 02.04.2009 çeshtjen civile qe i perket:
PADITËS: EDUARD MEHMETI, ALEKS STATHA, ROLAND NESTURI, ne mungese

LIZA KARALLIU, perfaqesuar nga Av. Alma Çami

TË PADITUR: NEXHMI MYRTAJ, AZBI MYRTAJ, ne mungese

BASHKIA SARANDE, ne mungese


OBJEKTI I PADISË:

Pushim cenimi ne pronesi dhe mosperseritjen ne te ardhmen,

mbrojtjen e servitutit te kalimit.

Baza Ligjore: Neni 153, 154 i K.Pr.Civile

dhe nenet 149, 292, 302 640 te K.Civil.

Gjykata e Shkalles se pare Sarande, me vendimin nr.153, date 05.03.2004 ka vendosur:

Miratimin e pajtimit te zgjidhjes se çështjes civile me nr.242, date 04.02.2004 me kete formulim:

Detyrohen te paditurit Nexhmi dhe Azbi Myrtaj te lene te lire siperfaqen e rruges ne Lagjen nr.2 Sarande, gjate ndertimeve qe kryejne nga veriu murin ekzistues prej 2,25 m, nuk do te kete nderhyrje dhe nga lindja ne nje gjatesi me permasa 12 m gjatesi dhe 1,5 m gjeresi. Kjo rruge do te sherbeje si rruge kalimi per paditesat.


Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.182, date 04.05.2004, ka vendosur:

Prishjen e vendimit civil nr.153, date 05.03.2004 te Gjykates se Shkalles se Pare Sarande dhe dergimin e çështjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Shkalles se Pare Sarande, me vendimin nr.260, date 27.03.2006 ka vendosur:

Rrezimin e kerkese-padise se paditesave Eduart Mehmeti, Aleks Statha, Liza Karalliu dhe Roland Nesturi, si te pabazuara ne prova.


Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.233, date 04.07.2006, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.260, date 27.03.2006 te Gjykates se Shkalles se Pare Sarande.


Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, kane ushtruar rekurs Eduart Mehmeti, Luiza Karalliu, Aleks Statha, Roland Nesturi, te cilet kerkojne ndryshimin e vendimeve e vendosjen e pranimit te padise, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- Ekspertet, megjithese pranojne se projekti nuk eshte i miratuar nga organi kompetent i ndertimit, ne menyre krejt subjektive konkludojne se ne paditesat nuk cenohemi ne pronesi, lidhur me distancat urbane te ndertimit ne nje kohe qe perllogaritjet behen mbi bazen e banesave tona 1 kateshe dhe te paditurve 3 kate kur leja e ndertimit flet per 5 kate.

- Te paditurit po ndertojne ne nje kohe qe Keshilli Bashkiak Sarande, nuk ka vendosur dhenien e sheshit te ndertimit.

- Nga ndertimi qe realizohet prej te te paditurve ne na zihet rruga e vetme e kalimit per ne pronen publike.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani; mbrojtjen e perfaqesuesit te paditeses Liza Karalliu, avokaten Alma Cami, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim po ne ate gjykate; dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi


V Ë R E N

Vendimi nr.233, date 04.07.2006 i Gjykates se Apelit Gjirokaster nuk eshte i mbeshtetur ne ligj, prandaj duhet te prishet dhe çeshtja t’i dergohet per rishqyrtim po asaj gjykate, me tjeter trup gjykues.

Rezulton nga gjykimi se, si paditesit ashtu edhe te paditurit Myrtaj, kane fituar pronesine e banesave perkatese te ndodhura ne qytetin e Sarandes, nepermjet procedurave te privatizimit. Duke pretenduar se jane te pajisur rregullisht me lejet perkatese per sheshin dhe ndertimin, nga ana e te paditurve Myrtaj, ne kufij me pronen e paditesave, jane filluar te realizohen punime per ndertimin e nje ndertese disa kateshe.

Duke pretenduar se, per shkak te pozicionimit dhe natyres se objektit qe ka filluar te ndertohet, realizimi i ketij ndertimi po kryhet ne shkelje te rregullave normative urbanistike, veçanerisht atyre mbi respektimin e distancave dhe te rrugeve publike, me ane te padise, paditesit kerkojne nga gjykata te detyrohen te paditurit te pushojne cenimin ne pronesi, duke mos e perseritur ne te ardhmen, si dhe kerkojne mbrojtjen e servitutin e kalimit per ne rrugen publike.


Gjykata e shkalles se pare ka vendosur rrezimin e padise. Kjo gjykate ka vene ne bisedim dhe administruar provat e paraqitura nga palet ndergjyqese, si dhe ka realizuar ekspertimin per te verifikuar dhe qartesuar shkencerisht faktet qe lidhen me mosmarreveshjen objekt gjykimi.

Ne pergjigje te pyetjeve te caktuara nga gjykata, ekspertet kane dhene mendimin se ndertimi i ri i ardhshem nuk parashikohet te jete me shkelje te rregullave urbanistike. Duke qene se ndertimi ishte i sapofilluar dhe ishte realizuar vetem nje mur mbajtes dheu ne kufi me pronat e paditesave, ne arritjen e ketij perfundimi teknik ekspertet jane bazuar ne variantin e lejeve te vena ne dispozicion, sipas te cilave, te paditurit pritet te realizojne nje ndertim 3 katesh. Po keshtu, mbeshtetur ne nje harte relievi te Sarandes te vitit 1989, ekspertet kane dhene mendimin se, ndryshe nga sa pretendojne paditesit, rruga aktuale e kalimit permes prones se te paditurve Myrtaj nuk ka ekzistuar dhe as nuk ka qene e caktuar si rruge publike.

Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare paditesat kane bere ankim, me te cilin, ne thelb, pretendojne se ndertimi qe po realizohet nga te paditurit Myrtaj dhe qe i cenon ne pronesi, sipas lejeve te ndertimit te shqyrtuara ne gjykim, nuk eshte 3 por 5 katesh. Te paditurit po ndertojne ne nje siperfaqe me te madhe sesa siperfaqja e truallit qe kane ne pronesi dhe qe i eshte miratuar nga organet kompetente per ndertim. Gjykata dhe ekspertet jane shprehur pa administruar dhe vene ne bisedim projektin e zbatimit te ndertimit objekt gjykimi. Lidhur me rrugen e kalimit gjykatat nuk mbajne parasysh aktet, si dhe mendimin e eksperteve se paditesat nuk kane asnje menyre tjeter per te hyre dhe dale nga pronat e tyre ne ndonje rruge publike.

Gjykata e apelit ka realizuar perseritje te pjesshme te hetimit gjyqesor, duke administruar prova dhe kryer nje ekspertim te ri me grup ekspertesh. Pasi ka analizuar konkluzionet e eksperteve dhe mbeshtetur ne to, gjykata e apelit ka arritur ne perfundimin se vendimi i gjykates se shkalles se pare duhet te mbetet ne fuqi. Sipas eksperteve, nisur nga lejet e leshuara ne vitin 2003 nga KRT Sarande, ndertimi parashikohet te jete 3 katesh, siperfaqja ndertimore dhe pozicioni i objektit respektojne distancat urbanistike dhe keshtu nuk cenojne ne pronesi paditesat. Po keshtu, gjykata e apelit ka arritur ne perfundimin se nuk ekziston servitut kalimi per ne rruge publike nga rruga aktuale qe perdorin paditesat. Kjo rruge eshte e parashikuar ne nje pozicionim tjeter.

Kunder vendimit te gjykates se apelit paditesit kane ushtruar rekurs ,me te cilin pretendojne se kjo gjykate nuk i ka dhene pergjigje disa prej pretendimeve kryesore te tyre, te ngritura qysh ne gjykimin ne shkalle te pare, lidhur ne natyren dhe lartesine e ndertimit, si dhe servitutin e kalimit ne rruge publike.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se, gjykata e apelit, megjithese ka perseritur pjeserisht hetimin gjyqesor, perseri nuk i eshte pergjigjur disa prej pretendimeve thelbesore te ankimit te paditesave.

Sikurse me te drejte pretendojne paditesat, nga shqyrtimi i akteve qe permban dosja gjyqesore, ne gjykim jane administruar prova shkresore nga te cilat ka rezultuar se, ne lidhje me ndertimin e te paditurve Myrtaj, nga organet kompetente qe nga viti 1994 deri ne vitin 2003 jane leshuar disa leje per sheshin e ndertimit, leje ndertimi dhe planimetri perkatese. Lartesia e ndertimit, siperfaqja e sheshit dhe ajo ndertimore ndryshojne nga njera tjetra. P.sh. lartesia e ndertimit rezulton te jete 3+1, 4+1, por edhe 5+1 kate. Po keshtu, ne gjykim nuk eshte administruar ndonje projekt zbatimi per objektin ne funksion te vertetimit te natyres se ndertimit qe duhet te realizohet dhe respektohet nga te paditurit. Nga ana tjeter, lidhur me kerkimin e padise per mbrojtjen e servitutit, perveç nje dokumenti, harte relievi i viteve 80, nuk rezulton te jene administruar ne gjykim dhe debatuar mbi prova shkresore qe duhet te vertetojne nese ka akte te tjera zyrtare qe tregojne ekzistencen ose jo te rruges publike ne rrugen aktuale te kalimit qe pretendojne paditesat, si dhe nese ka te caktuar nje rruge tjeter publike per hyrje-daljen nga prona e paditesave.

Gjykata e apelit, sikurse edhe gjykata e shkalles se pare, ne arritjen e perfundimeve te saj eshte mbeshtetur ne mendimin e eksperteve, te cilet, nga ana e tyre, kane marre te mireqene se ndertimi i te paditurve Myrtaj eshte i parashikuar te jete 3 katesh. Nderkohe qe, ne gjykim, jane administruar edhe disa akte e vendime te KRT Sarande qe tregojne per siperfaqe ndertimi dhe lartesi kati te ndryshme nga ato ku mbeshteten ekspertet.

Sipas nenit 224/a te Kodit te Procedures Civile, misioni i eksperteve eshte te konstatojne dhe sqarojne ne aspektin teknik e shkencor faktet qe lidhen me mosmarreveshjen ne gjykim. Ata mund dhe duhet te mbeshteten vetem mbi provat dhe aktet qe jane vene ne bisedim dhe shqyrtuar nga gjykata. Por, nuk eshte ne misionin e eksperteve te vleresojne dhe perzgjedhin aktet zyrtare dhe provat mbi te cilat duhet te japin dhe mbeshtetin mendimin e tyre teknik. Duke qene se keto jane çeshtje te natyres juridike, pasi te kete degjuar pretendimet dhe prapesimet e paleve ndergjyqese, eshte gjykata qe ben vleresimin dhe percaktimin se mbi cilat prova shkresore dhe akte zyrtare duhet te mbeshteten ekspertet ne dhenien e mendimit te tyre. Ndryshe nga sa verehet ne çeshtjen objekt gjykimi, gjykata nuk mund t’i drejtoje eksperteve thjesht pyetje hipotetike per natyren dhe llojin e ndertimit qe ekzaminohet teknikisht prej tyre. Ndertimet behen mbeshtetur mbi lejet dhe aktet perkatese te organeve kompetente, palet kane barren t’i paraqesin ato ne gjykim dhe, nese eshte e domosdoshme, ato kerkohen zyrtarisht edhe nga vete gjykata.

Edhe ne çeshtjen objekt gjykimi, eshte pretenduar dhe nga palet ndergjyqese jane paraqitur disa akte zyrtare te shtrira ne vite, te cilat, ne permbajtjen e tyre, tregojne siperfaqe sheshi dhe ndertimi te ndryshme, lartesi objekti nga tre deri ne pese kate. Ne vendimet e dhena ne te dy shkallet e gjykimit, nuk jane çmuar e analizuar keto prova shkresore dhe akte zyrtare. Pra gjykatat nuk japin ndonje perfundim nese ato kane apo jo lidhje me mosmarreveshjen ne gjykim, cila eshte vlera e tyre provuese, etj., si dhe perse i kane marre ose jo parasysh ne zgjidhjen e çeshtjes.

Ne rrethana te tilla, ne interpretim te nenit 14 dhe 224 te Kodit te Procedures Civile, ne rigjykim, gjykata e apelit duhet t’i kerkoje zyrtarisht organeve kompetente te dhena me shkrim dhe kopje te akteve te cilat te tregojne nese ka leje sheshi dhe leje ndertimi te rregullta dhe cilat jane siperfaqja e sheshit, ajo e ndertimit, pozicionimi dhe lartesia e kateve, si dhe projekti i zbatimit per ndertimin e objektit te te paditurve Myrtaj. Mbi bazen e pergjigjes per qendrimin dhe aktet zyrtare te leshuara nga organi kompetent, pasi t’i kete vene ne bisedim me palet ndergjyqese, eventualisht gjykata e apelit do te jete ne gjendje qe rregullisht t’i caktoje detyrat eksperteve duke i treguar aktet mbi te cilat ata duhet te mbeshteten per dhenien e mendimit te tyre teknik.

Ne kete gjykim, si kerkim i dyte i padise eshte mbrojtja e servitutit te hyrje daljes ne rrugen publike. Sipas paditesave rruga aktuale ka qene dhe vijon te jete rruga qe lidh pronat e tyre me rruget publike, nderkohe qe per shkak te ndertimeve ne vite, nuk ekziston me asnje rruge tjeter qe mundeson hyrje daljen nga pronat e tyre ne rruget publike.

Gjykata e shkalles se pare dhe ajo e apelit kane rrezuar padine per kete kerkim me arsyetimin se, sipas nje harte relievi te qytetit te viteve 80, rruga aktuale qe perdorin paditesat dhe qe kalon ne pronen e te paditurve nuk ka qene e parashikuar si rruge per hyrje daljen e paditesve ne rruge publike. Gjykatat, ndonese pranojne mendimin e eksperteve se aktualisht nuk ekziston me sepse eshte zene nga ndertime te tjera, arsyetojne se sipas hartes kjo rruge ka ekzistuar ne nje pozicion tjeter.

Edhe ne rrethana te tilla, ne kushtet kur provat shkresore permbajne te dhena te ndryshme, sipas nenit 224 te Kodit te Procedures Civile, gjykata e apelit duhet te kerkoje zyrtarisht nga organi kompetent dhe te vere ne bisedim ne rigjykim, nese ekziston dhe cili eshte akti zyrtar, aktualisht ne fuqi, e qe tregon nese ka dhe cila eshte rruga nepermjet te cileve paditesave u garantohet efektivisht hyrja dhe dalja per ne rruge publike, si dhe nese e tille eshte rruga qe pretendohet nga pala paditese.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te shkronjes “c” te nenit 485 te Kodit te Procedures Civile,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.233, date 04.07.2006 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim po ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 02.04.2009

Nr.11243-01622-00-2006 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-537 i Vendimit (118)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga

Irma Bala Kryesuese

Evelina Qirjako Anetare

Guxim Zenelaj Anetar

Aleksander Muskaj Anetar

Arjana Fullani Anetare


ne seancen gjyqesore te dates 07.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:
PADITËS: FATMIR BEGEJA, perfaqesuar nga Av.Vezir Barolli

E PADITUR: ZYRA E REGJISTRIMIT TE PASURISE SE PALUAJTSHME DURRES, ne mungese.

PERSONA TË TRETË: KOMITETI SHTETEROR I KTHIMIT E KOMPENSIMIT TE PRONAVE TIRANE, ne mungese.

ZYRA QENDRORE E REGJISTRIMIT TE PASURISE SE PALUAJTSHME, ne mungese.


OBJEKTI I PADISË:

Konstatimi i pavlefshem i aktit administrativ

shkreses nr.381, date 07.09.2005 i Z.R.P.P. Durres

dhe urdherit nr.160, date 06.07.2003 i KShKKP Tirane

dhe ZQRPP Tirane per pasurine me nr.16, date 27.01.2003

dhe nr.19, date 03.03.2003 te regjistruar ne Hipoteke-Durres.

Detyrimin e Z.R.P.P. Durres te regjistroje e te rifreskoje

vertetimet e pronesise per pasurite me nr.16, date 27.01.2003

dhe nr.19, date 03.03.2003,

si dhe te shlyeje detyrimet per shpenzimet e gjykates.

Baza Ligjore: Neni 32 e vijues i K.Pr.C.,

nenet 141/1, 116/3, 119 te K.Pr.A.,

nenet 328 e 337 i K.Pr.C.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, me vendimin nr.243, date 06.02.2006, ka vendosur:

Pranimin e kerkese padise te paditesit Fatmir Begeja, duke konstatuar pjeserisht te palvlefshem aktin administrative, urdheri nr.160, date 03.07.2003 te nxjerre nga ZQRPP dhe KSHKKPP Tirane vetem per efektet e tij ndaj pezullimit te veprimeve per rifreskimin e dokumentave te pronesise nr.16, date 27.01.2003 dhe nr.19, date 03.03.2003, si dhe anullimin e shkreses nr.381, date 07.09.2005 te Regjistruesit te ZRPP Durres per dy pronat e cituara me lart qe i perkasin paditesit.

Detyrimin e pales se paditur ZRPP Durres te kryeje rifreskimin e dokumentave te pronesise nr.16, date 27.01.2003 dhe nr.19, date 03.03.2003, sipas aplikimit qe do te beje paditesi Fatmir Begeja (pronar i ligjshem) i ketyre pronave.


Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.356, date 04.07.2006, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.243, date 06.02.2006 te Gjykates se Shkalles pare Durres.


Kunder vendimit nr.356, date 04.07.2006 te Gjykates se Apelit Durres, ka ushtruar rekurs paditesi Fatmir Begeja, duke kerkuar prishjen e vendimit nr.356, date 04.07.2006 te Gjykates se Apelit Durres dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.243, date 06.02.2006 te Gjykate se Rrethit Gjyqesor Durres, per keto arsye:

- Shkresa nr.72/2, date 16.06.2003 e KSHKKP eshte nje shkrese e thjeshte, nuk eshte objekt i padise dhe nuk eshte permendur ne asnje rrjesht ne vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres nr.243, date 06.02.2006 dhe as permendet ne aktet administrative qe paditesi kerkon te konstatohen te pavlefshme.

- Gjykata e apelit ne arsyetimin e vendimit nuk jep pergjigje nese urdheri i perbashket i KSHKKP e ZQRPP ne Tirane nr.160, date 03.01.2003 dhe shkresa nr.381, date 07.09.2005, per te cilat paditesi ka kerkuar konstatimin e pavlefshem te tyre si akte administrative, bazuar ne nenin 116 germa “b” te K.Pr.A. dhe nenin 92, germa “a” te K.C. jane nxjerre brenda kompetences te ketyre organeve per rrjedhoje, jane apo jo te vlefshme.

- Neni 25 i ligjit nr.7698, date 15.04.1993, i ndryshuar, nuk i jep te drejte KSHKKPP te anulloje vendimet e KKKPP ne Bashki ose ne rrethe. Te drejtat dhe detyrimet e KKKPP jane percaktuar ne VKM nr.301, date 14.06.1993, i ndryshuar. Ne kete vendim, ne asnje paragraf nuk i eshte dhene e drejta KSHKKPP te anulloje vendimet e KKKPP te Rretheve e Bashkive.

- Vendimet e KKKPP te Rretheve e Bashkive, ne baze te nenit 27/a i ndryshuar i ligjes nr.7698, date 15.04.1993, mund te ankimohen ne gjykate ne baze te K.Pr.C.

- Urdheri i perbashket nr.160, date 03.07.2003 i KSHKKP e ZQRPP ne Tirane eshte nxjerre jashte kompetencave te ketyre organeve. Ligji nr.7698, date 15.04.93, nuk i jep te drejte KSHKKPP te anulloje vendimet e KKKPP ne Rrethe e Bashki, gjithashtu KSHKKPP eshte organ kolegjial dhe ne baze te nenit 106 te KPrA vendimet i merr ne menyre kolegjiale, ndersa urdheri i siperm eshte nxjerre ne menyre personale nga Kryetari.

- Edhe neni 3 i ligjit nr.7843, date 13.07.1994 "Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme" nuk i jep te drejte kryeregjistruesit te anulloje vendimet e KKKPP ne Rrethe e Bashki.

- Ne baze te nenit 44 te ligjit nr.7843, date 13.07.1994 "Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme" te drejten e kufizimeve e ka regjistruesi dhe jo kryeregjistruesi, prandaj urdheri nr.160, date 03.07.2003 i kryeregjistruesit eshte nxjerre ne tejkalim te kompetencave te tij dhe ne baze te nenit 116/b te K.Pr.A. eshte absolutisht i pavlefshem.

- Ne baze te nenit 45 te ligjit nr.7843, date 13.07.1994 "Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme", regjistruesi njofton pronarin per kufizimet. Pronari, ne baze te nenit 46, ka te drejte qe t’i drejtohet gjykates. Nje njoftim i tille nga ZRPP Durres nuk eshte bere.

- Gjykimi i çeshtjes penale ne ngarkim te te paditurit Vasil Hila ka vite qe ka perfunduar.

- Shkresa nr.72/2, date 16.06.2003 i eshte drejtuar Prefektit te Qarkut Durres dhe Kryeregjistruesit per te ndjekur rrugen ligjore per sistemimin e vendimeve te KKKPP ne Durres te dhena nga Vasil Hila. Kjo shkrese nuk eshte vene ne levizje per te bere ankimin ne gjykate.

- Gjithashtu edhe ligji nr.9235, date 29.07.2004, nenet 18/1/a, qe i jep te drejte KSHKKP ne rruge administrative qe te shfuqizoje vendimet e dhena nga KKKPP para daljes se ligjit nuk eshte zbatuar, prandaj referimi i gjykates se apelit ne arsyetimin e vendimit te saj se bazohet ne nenin 25 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 dhe ne nenin 3 e 44, germa “b” e “c” te ligjit nr.7843, date 13.07.1994 eshte i gabuar.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani; perfaqesuesin e paditesit Fatmir Begeja, Av. Vezir Barolli, i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Durres dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N

Se rekursi i paraqitur nga paditesi parashtron shkaqe te drejta dhe eshte i bazuar ne ligj e per pasoje duhet te pranohet dhe vendimi i Gjykates se Apelit Durres duhet te prishet per zbatim te gabuar te ligjes dhe te lihet ne fuqi vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres, me arsyetim te ndryshuar.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara rezulton se paditesi Fatmir Begeja me kontraten e shit-blerjes nr.272/103, date 28.02.2003 ka blere nga shtetasja Pranvera Seit Uruni 1100 m2 toke truall ne lagjen nr.1, zona kadastrale 8512, regjistruar ne pronesi te shitesit me nr.23/65, me regjister hipotekor nr.9, date 04.02.2003, me çmim 1.000.000 leke.

Kjo kontrate eshte regjistruar ne Z.R.P.P. me numer 19, date 03.03.2003, per te cilen eshte leshuar dhe vertetimi hipotekor bashke me harten treguese te regjistrimit.

Gjithashtu paditesi Fatmir Begeja me kontraten e shit-blerjes nr.582/164, date 20.01.2003 i ka blere shtetasit Elton Nikoll Dudi 840 m2 toke truall ne lagjen nr.13, Plazh Durres me vlere 10.000 Dollare Amerikane, kontrate e cila eshte regjistruar ne Z.R.P.P. me nr.16, date 27.01.2003.

Ka rezultuar se pronat te cilat ka blere paditesi, i jane kthyer me vendim te KKKP perkatesisht Zeqir Vreshtanit dhe Haxhi Kokomanit. Keta ia kane shitur keto prona personave te tjere dhe prej ketyre te fundit jane blere nga paditesi.

Paditesi ne vitin 2005 ka aplikuar per rifreskim te akteve te pronesise per te kryer ndertime mbi keto prona te tij, por me shkresen nr.381, date 07.09.2005 te Z.R.P.P .Durres ka marre pergjigje se nuk mund te behet rifreskimi i dokumentave, per shkak te bllokimit te ketyre pasurive me urdher nr.160, date 03.07.2003 te Zyres Qendrore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane, per faktin se origjina e ketyre pronave eshte regjistrimi i vendimeve te K.K.K.P. nr.463, date 14.06.2002 siperfaqe 1100 m2 ne emer te Zeqir Vreshtari dhe nr.676/6, date 30.09.2002 me siperfaqe 840 m2 ne emer te Haxhi Kokomanit. Ne lidhje me keto vendime, Komisioni Shteteror i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ish Pronareve (KSHKKP) ne shkresen nr.72/2, date 16.06.2003 drejtuar Kryeregjistruesit dhe Prefektit te Durresit, shprehet se: “Duke marre ne konsiderate verifikimet e bera … per regjistrimin e pasurive te paluajtshme me vendime te dhena nga komisioni me kyetar Vasil Hilen, … rezulton se … jane vendime personale te jashteligjshme te ish kryetarit Vasil Hila, sepse nuk kane kaluar ne komision dhe nuk jane regjistruar ne proçesverbalin e komisionit. … bazuar ne neni 116 te K.Pr.A., pika a, b, c … shpall vendimet personale te kryetarit Vasil Hila absolutisht te pavlefshme. M.q.s. sipas nenit 117, pika 1 keto nuk prodhojne pasoja ligjore pavarsisht nga fakti nese jane deklaruar si te tilla. Per kete, ne si KSHKKPP kerkojme qe ne bashkepunim me Kryeregjistruesin … dhe institucionet tona ne Prefekturen e Qarkut Durres (ZRPPP dhe KKKP) … vendimet te kalojne rrugen ligjore nepermjet KKKP …”.

Duke mos qene dakord me pergjigjen e marre nga Z.R.P.P. Durres paditesi Famir Begeja i eshte drejtuar gjykates me kerkese padi, duke kerkuar konstatimin e pavlefshem te aktit administrativ shkreses nr.381, date 07.09.2005 i Z.R.P.P. Durres dhe urdherit nr.160, date 03.07.2003 te KSHKKP Tirane dhe Z.Q.R.P.P. Tirane per pasurine me nr.16, date 27.01.2003 dhe nr.19, date 03.03.2003, si dhe detyrimin e Z.R.P.P. Durres te regjistroje, te rifreskoje vertetimet e pronesise per pasurite me nr.16, date 27.01.2003 dhe nr.19, date 03.03.2003.

Paditesi ka pretenduar se fitimi i pronesise eshte bere ne rruge te ligjshme, me mirebesim dhe veprimet e kryera nga Z.R.P.P. Durres dhe Z.Q.R.P.P. Tirane jane te pabazuara ne ligj.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se pari, se bazuar ne nenin 32/a te K.Pr.C., paditesi Fatmir Begeja legjitimohet ne ngritjen e kesaj kerkesepadie, pasi me ane te saj ai kerkon rivendosjen e nje te drejte dhe interesi te ligjshem qe pretendon se i eshte shkelur, sikurse eshte e drejta e çdo pronari per t’u pajisur me çertifikate pronesie te rifreskuar per pasurite e paluajtshme te fituara me kontrata shit-blerje dhe te regjistruar ne ZVRPP.

Se dyti, paditesi e ka fituar pronesine mbi pasurite e paluajtshme objekt gjykimi ne menyre te prejardhur me kontratat e shit-blerjes nr.272/103, date 28.02.2003 e regjistruar ne ZVRPP ne pronesi te paditesit me nr.19, date 03.03.2003, si dhe kontraten e shit-blerjes nr.582/164, date 20.01.2003, kontrate e cila eshte regjistruar ne Z.R.P.P. me nr.16, date 27.01.2003. Nga aktet e ndodhura ne dosjen gjyqesore ka rezultuar se deri me sot kontratat me te cilat paditesi Fatmir Begeja ka fituar pronesine dhe regjistrimi i pronave ne ZVRPP eshte ne fuqi sa kohe qe nuk eshte bere asnje gjykim me objekt zgjidhjen e pasojave te pavlefshmerise, gjithmone ne rast se do te konstatohet pavlefshmeri absolute e tyre.
Ne keto kushte, duke qene se deri me sot pronesia e fituar mbi bazen e ketyre veprimeve eshte e ligjshme, per rrjedhoje paditesi aktualisht gezon te gjitha te drejtat e pronesise mbi sendet e tij, toke truall me siperfaqe 1100 m2 ndodhur ne lagjen nr.1, zona kadastrale 8512, si dhe toke truall me siperfaqe 840 m2 ndodhur ne lagjen nr.13, Plazh Durres, e nuk mund t’i mohohen te drejtat e tij te pronesise.

Se treti, per sa i perket urdherit nr.160, date 03.07.2003 bere nga ZQRPP Tirane dhe KSHKKPP Tirane, urdher ne te cilin mbeshtetet dhe pala e paditur ZVRPP Durres per kthimin e pergjigjes me shkresen nr.381, date 07.09.2005, Kolegji Civil çmon se ky urdher aktualisht nuk ka fuqi juridike. Ai eshte nje akt administrativ absolutisht i pavlefshem sipas nenit 116/b te K.Pr.A., pasi eshte nxjerre ne kapercim te kompetencave ligjore te organeve administrative, per keto arsye:

Kryetari i KSHKKP, sipas ligjit nr.7698, date 15.04.1993 “Per kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish Pronareve”, nuk ka patur kompetence te pezulloje apo te anulloje veprimet apo vendimet e KKKP. Sipas nenit 27/a te ketij ligji, kete kompetence e ka patur vetem gjykata.

K/regjistruesi, ne baze te ligjit nr.7843, date 13.07.1998 “Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme” nuk ka kompetence per te mbajtur te pezulluar veprimet per vendimet e KKKP aq me teper me kohe te pacaktuar. Ne baze te nenit 14 te ligjit te mesiperm, vetem regjistruesi dhe jo k/regjistruesi, ka te drejte te pezulloje veprimet per transaksione deri ne 15 dite dhe jo me teper.

Rezulton se nga ana e institucioneve qe kane nxjerre urdherin nr.160 nga data 03.07.2003 deri ne daten 07.04.2009, date e shqyrtimit te çeshjes ne Gjykaten e Larte, nuk eshte marre asnje mase per te hequr pezullimin. Kolegji çmon se kjo zgjatje tej afatit te arsyeshem e ka bere edhe procesin administrativ nje proçes te parregullt ligjor.

Gjithashtu urdheri nr.160, date 03.07.2003 ben fjale vetem per pezullimin e veprimeve per vendimet e komisionit dhe nuk ben fjale per pezullimin e veprimeve dhe per ato raste kur ne lidhje me pasurine e paluajtshme jane bere transaksione duke kaluar prona tek te tretet, sikur eshte rasti konkret, pasi paditesi nuk eshte person i cili e ka fituar direkt nga komisioni te drejten e pronesise, por pronesine e ka fituar duke i blere dy trojet objekt gjykimi nga persona te tjere.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/b te Kodit te Proçedures Civile,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.356, date 04.07.2006 te Gjykates se Apelit Durres dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.243, date 06.02.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres.


Tirane, me 07.04.2009

Download 1,35 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   33




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish