Droga, nje sfide inteligjence, aspekte penalo-juridike dhe krahasuese te saj



Download 0,56 Mb.
bet1/21
Sana24.06.2017
Hajmi0,56 Mb.
#14794
  1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   21


UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I DREJTËSISË

DEPARTAMENTI I TË DREJTËS PENALE


DROGA, NJE SFIDE INTELIGJENCE, ASPEKTE PENALO-JURIDIKE DHE KRAHASUESE TE SAJ


KANDITATI UDHËHOQI

Alketa ELEZI Prof. Dr. Maksim R. Haxhia


Tirane 2012

© E drejta e autorit: Alketa ELEZI

Ky punim shkencor është formatuar sipas kërkesave të Rregullores së Rektoratit “Për Organizimin e Programeve të Studimit të Doktoratave”, miratur në në Mbledhjen e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës me vendimin nr.20, datë 13.11.2008.

PASQYRA E LENDES

HYRJE.....................................................................................................8
KREU I

NJOHURI PER DROGAT

1.1 Pak histori mbi drogen..........................................................................................14

1.2 Klasifikimi i drogave.............................................................................................17

1.3 Si ti njohim drogat.................................................................................................19



KREU II

RRUGET E DROGES PER NE SHQIPERI
2.1 Rruget e trafikimit te narkotikeve ne kohen e sotme..........................................22

2.2 Perhapja e droges ne Shqiperi......................................................................24

2.3 Rruget e heroines per ne Shqiperi....................................................................26

2.3.1 Turqi – Shqiperi...................................................................................26

2.3.2 Nepermjet detit....................................................................................27

2.4 Rruget e kokaines per ne Shqiperi..........................................................................27

2.4.1 Kolumbi-Shqiperi..........................................................................................27

2.4.2 SHBA–Shqiperi...................................................................................28

2. 5 Droga vendase....................................................................................................29

KREU III

TRAFIKIMI I DROGES NGA SHQIPERIA
3.1 Përhapja në rrugë të jashtëligjshme.........................................................................30

3.2 Drejtimet e trafikimit te droges...............................................................................34

3.2.1. Shqiperi- Itali...............................................................................................34

3.3 Mjetet e trafikimit te droges drejt Italise...........................................................38

3.3.1. Shqiperi – Greqi...........................................................................................39

3.3.2 Shqiperi – Maqedoni.....................................................................................39

3.3.3 Shqiperi – Kosove.........................................................................................40

3.4 Trafiku per konsum e brendshem te droges........................................41

3.5 Tregtia e palejuar dhe organizatat kriminale............................................................43

3.6 Kriminaliteti dhe veprimet kriminale te narkomaneve.............................................46


KREU IV

ZHVILLIMI HISTORIK DHE TEORIK I KODIT PENAL SHQIPTAR NE LIDHJE ME VEPRAT PENALE TE NARKOTlKEVE
4.1Zhvillimi historik dhe teorik...........................................................................................0

4.2 Kodi Penal i Zogut........................................................................................................52

4.3 Vepra penale te narkotikeve sipas Kodit Penal te vitit 1952........................................55

4.4 Vepra te narkotikeve sipas Kodit Penal te vitit 1977....................................................56


KREU V

ZHVILLIMI KRAHASUES I VEPRAVE PENALE TE NARKOTIKEVE SIPAS DISA LEGJISLACIONEVE
5.1 Zhvillimi krahasues i legjislacioneve...........................................................................58

5.2 Veprat Penale te narkotikeve sipas Kodit Penal Gjerman...........................................59



5.3 Veprat Penale te narkotikeve sipas Kosit Penal te Kosoves.........................................68

5.3.1 Rregullimi juridik i ketyre veprave penale sipas Kodit Penal te Kosoves................69

5.4 Veprat Penale te narkotikeve sipas Kodit Penal Italian...............................................79



5.5 Veprat Penale te Narkotikeve sipas Kodit Penal Grek.................................................85

5.6 Veprat Penale te Narkotikeve sipas Kodit Penal te Frances........................................87

KREU VI

TRAFIKANTET, GRUPET KRIMINALE TE DROGES DHE POZITA GJEOGRAFIKE SHKAQET DHE FAKTORET
6.1 Pershkrim i pergjithshem mbi trafikantet.....................................................................93

6.2 Grupet kriminale te droges...........................................................................................95

6.2.1 Grupet kriminale shqiptare............................................................................95

6.2.2 Grupet kriminale te perziera..........................................................................97

6.3 Kontigjenti i trafikanteve te droges..............................................................................99

6.4 Pozita gjeografike ne "vije ballkanike"......................................................................100

6.5 Metodat dhe vendet e fshehjes se droges gjate trafkimit......................................104

6.6 Krimet ne fushen e narkotikeve..................................................................................107

6.7 Tregtia ilegale me narkotike - nje nder krimet me te perhapura.................................109

6.8 Shkaqet dhe faktoret kryesore qe ndikojne ne tregtine e palejuar te narkotikeve......110



KREU VII

PARANDALIMI
7.1 Parandalimi i kriminalitetit me narkotike...............................................................113

KREU VIII

AKTET NDERKOMBETARE NE FUSHEN E DROGES

8.1 Veshtrim historik........................................................................................................117

8.2 Dekreti i mbretit kinez - akti i pare normativ dhe ligjor.............................................120

8.3 Marreveshja anglo-kineze e vitit 1908 dhe Ligji mbi kontrollin e opiumit "Harrison anti narkotic ACT"............................................................................................................121

8.4 Konventa e vetme mbi drogat narkotike ndryshuar nga Protokolli i vitit 1972, per ndryshimin e konventes se vetme mbi drogat narkotike e vitit 1961...............................123

8.5 Konventa e Vjenes e vitit 1971 per substancat psikotrope.........................................128

8.6 Konventa e Kombeve te Bashkuara kunder trafikut te paligjshem te drogave narkotike dhe lendeve psikotrope......................................................................................................129

8.7 Bashkepunimi Nderkombetar dhe Nderinstitucional..................................................134


KREU IX

VEPRAT PENALE TE NARKOTIKEVE SIPAS KODIT TONE PENAL

9.1 Analize e pergjithshme...............................................................................................136



9.2 Prodhimi dhe shitja e narkotikeve (drogave) dhe venia ne qarkullim ne menyre te paautorizuar - forme e rende e vepres penale...................................................................139

9.3 Bashkepunimi sipas KP dhe te penduarit..........................................................149

9.4 Trajtimi i Veprave penale te kultivimit te bimeve narkotike dhe prodhimit e fabrikimit te lendeve narkotike e psikotrope.........................................................155

9.5 Trajtimi i Veprave penale te Importimit, eksportimit, tranzitimit dhe tregtimit te narkotikeve.......................................................................................................................163

9.6 Trajtimi i Veprave penale te Shperndarjes, shitjes dhe mbajtjes se lendeve narkotike dhe psikotrope........................................................................................165

9.7 Trajtimi i vepres penale te Pastrimit te parave te pista.............................................169


KREU X

DENIMI

10.1 Qellimi i denimit te autoreve te veprave penale qe jane perdorues droge.............179

10.2 Sektori i luftes kunder narkotikeve..........................................................................180
KREU XI

KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME
11.1 Menyrat e luftes kunder trafikut te droges......................................................182

11.2 Rekomandime mbi permiresimin e kuadrit ligjor............................................184



ANEKS............................................................................................................................187
BIBLIOGRAFIA............................................................................................................193


Tabela e Shkurtimeve

ABA-CEELI Organizata e Juristeve Amerikane – Inisiativa Ligjore per Vendet e Europes Qendrore per Euroazine

AI Amnesty International

BE Bashkimi Europian

CARDS Ndihma Komunitare per Zhvillim, Rindertim dhe Stabilizim (Programi CARDS i BE - se)

CEDAW Konventa mbi Eleminimin e te Gjitha Formave te Diskriminimit ndaj Grave

DUDNj Deklarata Universale e te Drejtave te Njeriut

GjAKR Gjykata e Apelit per Krimet e Renda

GjKR Gjykata e Shkalles se Pare per Krimet e Renda

GjRr Gjykata e Rrethit

IDRA Instituti per Kerkime dhe Alternativa Zhvillimi

IKP Indeksi i Perceptimit te Korrupsionit

KAShLE Keshilli i Avokateve dhe Shoqerive Ligjore te Europes (CCBE)

KE Keshilli i Europes

KEDNj Konventa Europiane e te Drejtave te Njeriut

KP Kodi Penal i Republikes se Shqiperise

KPrC Kodi i Procedures Civile te Republikes se Shqiperise

KPrP Kodi i Procedures Penale te Republikes se Shqiperise

KPT Komiteti Europian per Parandalimin e Tortures dhe te Trajtimit ose

Denimit Cnjerezor dhe Poshterues



OJF Organizate Jofitimprurese

OJQ Organizate Joqeveritare

OKB Organizata e Kombeve te Bashkuara

OSBE Organizata per Sigurine dhe Bashkepunim ne Europe

PNDCP Pakti Nderkombetar lidhur per te Drejtat Civile dhe Politike

PT Prokuroria e Rrethit Tirane

PZhGjD Programi per Zhvillimin e nje Gjykimi te Drejte

ShGPS Shoqata e Grave me Probleme Sociale

USAID Agjensia e Shteteve te Bashkuara per Zhvillim Nderkombetar (United

States Agency for International Development)



ZMQ Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve

TITULLI:Droga, nje sfide inteligjence, aspekte penalo-juridike dhe krahasuese te saj”
ABSTRAKT:
Duke pare dinamiken e perhapjes se nje dukurie kriminale mjaft te demshme e cila quhet “Droge” problematikat qe solli ky fenomen jo vetem ne aspektin mjekesor e social por edhe ne aspektin juridik kane bere qe te terhiqet vemendja edhe e juristeve dhe te opinionit per te luftuar dhe parandaluar ate, ne te gjitha format e mundshme, ne menyre te organizuar. Njerezit qe abuzonin me drogen perveçse demtonin rende shendetin e tyre shnderroheshin ne persona asociale, duke qënë kontigjenti shoqeror me i prirur për të kryer krime të ndryshme.
Perzgjedhja e kesaj teme ka marre spunto nga problematika juridiko-penale dhe problemet e shuma qe dolen si shkak i ketij fenomeni. Punimi trajton problematika te shumta te shktuara nga perhapja e veprave penale ne fushen e droges apo narkomanise midis të cilave një vend të rëndësishëm zë edhe trafikimi, importimi tregëtim, eksportimi i substancave narkotike dhe psikotrope trajtimi i tyre jo vetem sipas legjislacionit tone por edhe nje zhvillim krahasues ndermjet legjislacioneve te tjera si edhe roli rregullator i shtetit ne kuadrin e rregullimeve ligjore ne kete fushe.
Dukuria e trafikut të drogës në realitetin shqiptar është demostruar në mënyra të ndyshme edhe nga krimi i organizuar.
Ky punim synon te jete nje kontribut ne fushen e se drejtes penale nepermjet nje trajtimi gjitheperfshires te kuadrit ligjor, kushtetues te jurisprudences se gjykatave shqiptare dhe konventane e marrreveshjeve nderkombetare punim i cili nuk vjen me pretendime modeste por si nje studim i mirefillte juridik dhe hulumtues ne kete fushe te rendesishme te narkomanise.

FUSHA E STUDIMIT: E Drejta Penale, E drejta e Procedures Penale


HYRJE
Shoqerise i eshte dashur te luftoje ne menyre te panderprere ndaj dukurive te ndryshme natyrore, njerezore dhe shoqerore.

.

Ne vendet e Evropes Perendimore dhe ne Ameriken e Veriut rreth shekullit XIX filluan te shfaqeshin shenjat e para të nje dukurie kriminale mjaft te demshme.


Problemet e mprehta sociale u bene shkak qe nga viti ne vit abuzimi me drogen po rritej me ritme te larta duke u shnderruar dalengadale ne nje fenomen mjaft shqetesues per njeriun dhe vete shoqerine. Filluan te zbuloheshin dhe prodhoheshin nga drogat klasike nenprodukte te tyre me efekt veprues shume te forte dhe rrjedhimisht mjaft te demshëm per shendetin e njeriut si: morfina, heroina, kokaina etj.
Ne kete situate e cila po degradonte nga dita ne dite shtete te ndryshme filluan të merrnin, masa ligjore duke parashikuar në ligj si vepra penale te gjitha veprimet qe kishin te benin me kultivimin, prodhimin, transportimin, shitjen, perdorimin e drogave te ndryshme. Por perseri kjo nuk coi ne parandalimin e ketij fenomeni megjithese parashikoheshin ne legjislacionet perkatese vepra te ndryshme penale1 ne fushen e droges. Si rezultat ne vitet 1960-1970 organizmat nderkombetare2 nenshkruan marreveshje nderkombetare ne fushen e kontrollit dhe luftes kunder drogave pasi problematikat ne kete sektor u bene mjaft shqetesuese.
Keshtu Organizata e Kombeve te Bashkuara qe nga data 26 qershor 1988 e ka cilesuar kete date si Diten Nderkombetare të luftes kundër perdorimit dhe shperndarjes se droges. Në një takim special te OKB ne shkurt te vitit 1990 dekada e fundit e ketij shekulli u shpall “Dekada e Luftes kunder Drogës”.
Rastet e pasojave te perdoruesve te droges dhe autoreve te veprave penale si rezultat i perdorimit te saj filluan te merrnin permasa te madha dhe rrezikuan vlerat me te larta njerezore shendetin fizik e psiqik3 te njeriut dhe jeten e tij.
Lufta kunder ketij fenomeni u perqendrua ne tre drejtime kryesore, ne aspektin juridik dhe ne ate social e mjekesor.
Per shkak se ne ekonomine dhe shoqerine shqiptare çdo gje ishte e drejtuar dhe kontrolluar nga shteti para viteve 1990 nuk ekzistonte problemi i prodhimit, qarkullimit apo perdorimit te paligjshem te drogave te ndaluara,. Ne vitin 1991 Shqiperia ndryshoi sistemin politik4 dhe ekonomik te saj. Hapja e kufijve dhe nevoja e madhe para beri qe te rritej ne menyre te marramendese levizja e mallrave, njerezve dhe e kapitalit e cila u reflektua ne Shqiperi edhe ndaj nje fenomeni negativ i cila tashme ishte bere nje problem shqetusues edhe neper bote. DROGA
Do te flasim per nje nocion te ri ate te “sistemit kriminal”, specifikimet e tij kundrejt krimit te organizuar, duke analizuar faktin qe sistemi kriminal karakterizohet nga nje kompleks i strukturuar lidhjesh dhe sjelljesh ilegale, qe bashkojne anetare te nje ambienti kriminal me njerez te rendesishem te institucioneve dhe individeve te sistemit legal aq sa rezultojne pjese perberese te shoqerise politike, administrative e ekonomike te vendeve te shumta moderne.
Do te trajtojme zhvillimin e legjislacionit shqiptar ne lidhje me keto vepra. Se si ligji shqiptar eshte persosur qe nga perballja per here te pare me kete krim ne Kodin Penal te Zogut5 e deri me sot ne Kodin Penal te Ri.
Do te trajtojme analizen juridike te vepres penale te parashikuar nga Neni 284(a) i Kodit Penal, duke analizuar te gjithe elementet perberes te vepres penale si dhe duke analizuar edhe nene te tjera te Kodit Penal me te cilat ky nen konkuron. Ne vazhden e ketij mendimi eshte e domosdoshme analiza e veprave penale te parashikuar nga neni 333-334 i Kodit Penal si dispozita qe do te shoqerojne nenin 284/a kur subjekti kryen nje veper te tille penale.
Studimi krahasues i veprave penale te droges eshte nje pike e rendesishme i ketij punimi. Do te shohim qe megjithese flitet per nje unifikim te se drejtes, ne kete drejtim legjislacionet e brendshme te shteteve te ndryshme i trajtojne ne menyra te ndryshme keto vepra penale dhe sanksionet qe parashikohen per keto vepra penale ne shtete te ndryshme jane te ndryshme.
Ne kete punim do te gjeje pasqyrim edhe aspekti kriminologjik i vepres penale te parashikuar nga neni 284/a, qellimi i se ciles eshte njohja e shkaqeve dhe kushteve qe favorizojne dhe qe shtyjne personat te kryejne nje veper penale. Cila eshte mosha me e perhapur e subjekteve qe e kryejne kete veper penale? Nepermjet statistikave do te paraqesim gjendjen e krimit te organizuar gjate ketyre viteve ne Shqiperi dhe raportin femra- meshkuj si subjekte te vepres penale.

Lidhja politike-krim dhe faktore te tjere kriminogjen.
Parandalimi i krimit te organizuar dhe politikat penale qe ndiqen tashme per te luftuar kete krim, i cili rrezikon seriozisht Shqiperine6 si nga ana e shendetit te shtetasve ashtu edhe ekonomine e vendit. Duhet parë si një plagë mjaft shqetesuese që prek sidomos brezin e ri, duke e larguar ate nga nga shkolla e edukimi, dhe duke e shndërruar ne kontigjent te mundshëm për krimin. Cilat jane masat qe duhet te ndermarre shteti yne per te zvogeluar sa me shume te jete e mundur kete realitet shqetesues.
Në bazë të nenit 3 të ligjit nr. 8750, datë 26.03.2001, “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike e psikotrope”, në vendin tonë është krijuar Komiteti Kombëtar i Bashkërendimit në Luftën kundër Drogës, nën drejtimin e Kryeministrit. Në përbërje të këtij Komiteti janë: Ministri i Brendshëm, Ministri i Drejtësisë, Ministri i Financave, Ministri i Punëve të Jashtëme, Ministri i Shëndetësisë, Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, Prokurori i Përgjithshëm dhe Kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror.
Ky Komitet, sipas përcaktimeve që bën ligji në fjalë, mblidhet të paktën dy herë në vit dhe ka për detyrë të përcaktojë drejtimet e politikës së përgjithshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar të parandalimit dhe luftës kundër prodhimit e përhapjes së paligjshme të substancave narkotike e psikotrope, të organizojë fushata për të bërë te njohura efektet negative te drogës, masat e parandalimit, asistencën shëndetesore dhe të dhënat epidemiologjike e statistikore, rehabilitimin dhe integrimin e përdoruesve të drogës.
Komiteti administron sistemin e mbledhjes së të dhënave kombëtare që lidhen me aspekte të luftës ndaj drogës, të dhëna këto që jepen çdo vit nga secila ministri. Në mbledhjet e këtij Komiteti, kur shihet e nevojshme, thirren edhe ministra te tjere, si dhe specialiste të fushave të ndryshme që kontribuojnë në luftën kundër drogës7. Për realizimin e veprimtarisë së tij, Komiteti Kombëtar i Bashkërendimit ka një sekretari, drejtuesi i së cilës caktohet nga Kryeministri. Theksojmë se Kryeministri ka detyrim ligjor për të marrë8 pjesë në mbledhjet e këtij Komiteti.
Po sipas këti ligji, pranë Këshillit të Ministrave, është krijuar zyra e sistemit kombetar të të dhenave për drogën e cila është në varësi të drejtuesit të Sekretarise së Komitetit Ndërministror të Bashkerendimit.
Zyra ka për detyrë të kryejë përpunime dhe anliza për:


  • përbërjen e popullsisë që përdor drogën me referim tipologjinë e substancave të përdorura;

  • zonat e kultivimit, burimet dhe rruget e trafikut të brendshëm e nderkombëtar të substancave narkotike ose psikoptrope dhe të prekursoreve;

  • veprimtaritë e kryera dhe rezultatet e arritura nga forcat e policisë në luftën kundër kultivimit, trafikimkit dhe parandalimit;

  • numrin dhe përfundimet e proceseve penale për krimet në fushën e drogës;

  • numrin e personave të kallezuar për krime në fushën e drogës të kryera në Shqipëri dhe jashtë saj nga shtetas shqiptarë;

  • vendndodhjen dhe funksionimin e sherbimeve publike qe veprojne ne sektorin e parandalimit te kurimit dhe reabilitimit te personave perdorues te droges, numrin e subjekteve te rehabilituara qe jane perfshire ne veprimtari pune;

  • nismat e ndermarra nga nivele te ndryshme institucionale ne fushen e te dhenave;

  • numrin e subjekteve fizike dhe juridike te autorizuar per prodhimin, shitjen, eksportimin dhe importimin narkotike ose psikotrope dhe te perkursoreve.

Marrja e këtyre masave, ka ndikuar në luftimin dhe parandalimin e fenomeneve negative me drogen, ne te gjitha planet juridike, ekonomike, mjekesore, sociale dhe shoqerore qe te mos rrezikohet jeta dhe e ardhmja e rinisë së sotme.


Punimi trajton problemet penale, juridike e krahasimore ndermjet legjislacioneve te huaja ne trajtimin e droges dhe veprave penele te parashikuara ne Kodin Penal Shqiptar .
Perzgjedhja e kesaj teme eshte kryer ne bashkepunim ne Fakultetin e Drejtesise, Departamenti i se Drejtes Penale, por pa dyshim ajo ka marre spunto nga problematika juridiko-penale dhe problemet e shumta qe dolen si shkak i ketij fenomeni. Ne thelb te ketij punimi ka qene trajtimi i problematikave te shumta te shkaktuara nga perhapja e veprave penale ne fushen e droges apo narkomanise trajtimi i tyre jo vetem sipas legjislacionit tone por edhe nje zhvillim krahasues ndermjet legjislacioneve te tjera si edhe roli rregullator i shtetit ne kuadrin e rregullimeve ligjore ne kete fushe.
Motivimi per te trajtuar kete teme te doktoratures vjen posacerisht nga pervoja disa vjecare e punes si Lektore e se Drejtes Penale dhe Avokate ku jane trajtuar shume probleme qe lidhen ngushte me trajtimin teorik te veprave penale ne fushen e droges dhe zbatimi i tyre ne praktike.
Dalja e vendit tonë nga regjimi i diktaturës dhe ballafaqimi me procesin e hapjes drejt integrimit shumëdimensional evropian, normalisht bëri prezent një sërë dukurish dhe fenomenesh negative të cilat u shoqëruan me zgjerimin e veprave penale, midis të cilave një vend të rëndësishëm zë edhe trafikimi, importim tregëtim, eksportim i substancave narkotike dhe psikotrope.
Dukuria e trafikut të drogës në realitetin shqiptar është demostruar në mënyra të ndyshme edhe nga krimi i organizuar.
Kuptohet që të marrësh përsipër trajtimin e një teme të tillë do të kërkonte një kohë më të madhe, pasi siç thamë droga është sot një problem i madh për shtetin dhe shoqërinë shqiptare dhe ka marrë një shtrirje të madhe, rajonale e më gjerë.
Duke ju referuar fillimisht srukturës së punimit, jane trajtuar 11 krere, duke ruajtur formën dhe përmbajtjen e përcaktuar të punimit sipas kritereve të vendosura për punimin shkencor.
Kreu i pare i cili vjen me titullin “Njohuri per drogat” dhe paraqitet si nje kapitull hyres duke trajtuar historikun mbi drogat klasifikimin e tyre dhe si ti njohim ato.
Kreu i dyte i titulluar “Rruget e droges per ne shqiperi” fillon me nje trajtim te rrugeve te trafikimit te narkotikeve ne kohet e sotme dhe perhapja e saj ne Shqiperi. Me tej jepet nje ekspoze e plote e rrugeve te trafikimit te heroines dhe te kokaines per ne Shqiperi dhe vend te rendesishem ze edhe trajtimi i droges vendase.
Kreu i trete “Trafikimi i droges nga Shqiperia” hapet me nje pershkrim te pergjithshem mbi trafikantet, grupet kriminale te droges, grupet kriminale shqiptare duke trajtuar edhe ndarjen respektive te tyre. Analizohet pozita gjeografike ne trajtimin e “vijes ballkanike” dhe metodat e vendet e fshehjes se droges gjate trafikimit ku vend te rendesishem zene edhe krimet ne kete fushe. Duke pare perhapjen e gjere te kesaj dukurie begatoi edhe tregtia ilegale me narkotike si nje nder krimet me te perhapura e ky kapitull mbyllet me shkaqet dhe faktoret kryesore te cilat ndikojne ne kete tregeti.
Kreu i katert vjen nen titullin “Zhvillimi historik dhe teorik i Kodit Pebnal shqiptar ne lidhje me veprat penale te narkotikeve” ku eshte trajtuar zhvillimi historik dhe teorik te kodeve tone penal në lidhje me veprat e narkotikeve. Keshtu duke dashur të na ofroje nje pasqyre te gjere te veprave penale te narkotikeve te cilat kane evoluar në vendin tone duke u pasqyruar edhe ne kodet penale respektive edhe ne denimet perkatese duke kaluar me tej ne Kreun e peste nen titullin “Zhvillimi krahasues i veprave penale te narkotikeve sipas disa legjislacioneve” ne nje zhvillim te krahasuar te veprave penale te narkotikeve sipas disa legjislacioneve te shteteve te tjera te cilat luftojne ne menyre te panderprere trafikun e droges si nje eshte nje fenomen i cili po luftohet me te gjitha mjetet jo vetem ne vendin tone por edhe tej kufijve tane.
Kreu i gjashte vjen nen titullin “Trafikantet, grupet kriminale te droges dhe pozita gjeografike shkaqet dhe faktoret” ne te cilin trajtohet organizimi nderkombetar per te luftuar kete fenomen nen kendeveshtrimin e pozites gjeografike, formave dhe metodave te perdorura nga keto grupe kriminale, rruget tranzicionale te kriminalitetit te organizuar te lendeve narkotike. Ky kapitull vazhdon me trajtimin e tregtise ilegale me narkotike, si nje nder krimet me te perhapura ne fushen e kriminalitetit te organizuar ne bote ashtu edhe, kontigjentit te trafikanteve te droges, si edhe metodat dhe vendet e fshehjes se droges gjate trafikimit, kriminalitetin e organizuar ne fushen e narkotikeve, ku nje vemendje e vecante i kushtohet krimeve ne fushen e narkotikeve.
Kreu i shtate vjen nen titullin “Parandalimi” dhe i kushton nje vemendje te vecante parandalimit te kriminalitetit me narkotike ku del ne pah trajtimi i normave ligjore sanksionet dhe organet penale kane rendesi te parandalimit te pergjithshem dhe special, per cka jane te domosdoshme edhe ne kushtet bashkekohore te parandalimit dhe luftimit te kriminalitetit te organizuar me lende narkotike si forme e vecante e kriminalitetit duke kaluar me tej ne Kreun e tete nen titullin “Aktet nderkombetare ne fushen e droges” ku ndalet ne trajtimin e akteve nderkombetare ne fushen e kriminalitetit me narkotike, ne marreveshjet ndermjet tyre dhe duke miratuar Konventa kunder trafikimit te paligjshem te drogave narkotike dhe lendeve psikotrope. Duke dashur te na njohe akoma edhe me permbajtjen e ketyre konventave shohim nje trajtim te hollesishem te ketyre akteve nderkometare si nje ure lidhese ndermjet shteteve ne kuader te bashkepunimit kender ketij fenomeni.
Kreu i nente vjen nen titullin “Veprat penale te narkotikeve sipas kodit tone penal” eshte analizuar kodin penal aktual, trajtimin qe legjislatori yne i ben ketyre veprave penale. Ketu shohim ndyshimet qe jane bere kohë mbas kohe. Gjithashtu na tregohen edhe arsyetime shkencore ne nje trajtim te hollesishem te veprave penale te parashikuar nga kodi yne per narkotiket.
Kreu i dhjete vjen nen titullin “Denimi” ku trajtohen shkaqet si pasoje e te cilave vijne keto krime dhe qellimin e denimit te autoreve te veprave penale qe jane perdorues droge. Ven te vecante ze edhe trajtimi dhe rendesia qe i jepet edhe nga strukturat tone perkatese kesaj dukurie duke krijuar edhe sektoret te luftes kunder narkotikeve.
Kreu i njembedhjete vjen nen titullin “Konkluzione dhe rekomandime” ne te cilin trajtohet edhe menyrat e luftes kunder trafikut te droges. Vlen per tu permendur fakti se rekomandimet te shumta dhe te hollesishme te cilat kane dale pas nje pune intensive kerkimore shkencore dhe shoqerohen nga nje fryme realiste per permiresimin e kuadrit ligjor.
Ky punim shkencor ka ne permbajtje te saj edhe “Aneks” per te treguar ne menyre konkrete arritjet e realizuara si rezultat i luftes nderinstitucionale kunder ketij fenomeni fale dhe bashkepunimit me organizmat nderkombetare duke u bazuar ne te dhena juridiko-statatistikore.
Ne perfundim, pas nje studimi dhe analize paraqitet nje pershkrim i detajuar te ketij fenomeni qe sa vjen edhe behet me shqetesues per shoqerine tone dhe jo vetem ne planin kriminal por edhe ne ate social dhe shoqeror. Studimi jep konkluzione dhe rekomandime dhe mbi te gjitha sugjerime te bazuar per ndryshimin ne kuadrin e permiresimit te ligjit aktual te kesaj fushe.
Bibliografia eshte e pasuruar vecanerisht me ligjet te cilat mbulojne kete fushe te rendesishme por edhe me raporte dhe akte te ndyshme kombetare dhe nderkombetare, strategji dhe monitorime e revista shkencore ne te cilat eshte trajtuar gjeresisht ky fenomen shqetesues. Vend te rendesishem ze edhe praktika gjyqesore nder vite si te gjykatave vendase si gjykata e larte dhe kushtetuese ashtu edhe te huaja.

Download 0,56 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
  1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   21




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish