Grafiku i heroinës së sekuestruar në Itali, që është tranzituar nëpërmjet Shqipërisë
Grafiku i kokainës së sekuestruar në Itali, që është tranzituar nëpërmjet Shqipërisë
Grafiku i hashashit të sekuestruar në Itali, me origjinë nga Shqipëria
Grafiku i marijuanës së sekuestruar në Itali, me origjinë nga Shqipëria:
Persa i perket drogave sintetike76, nuk ka tregues apo te dhena as ne vendin tone dhe as nga vendet e tjera, qe te vertetojne ekzistencen e trafikut te ketyre drogave tranzit apo me destinacion vendin tone. Gjithashtu, mund te shtojme se per vendin tone konsumi i ketyre lendeve eshte minimal.
3.3. Mjetet e trafikimit te droges drejt Italise
Ne trafikimin e lendeve narkotike nga Shqiperia drejt Italise, perdoren rruge e mjete te ndryshme. Rastet e kapura provojne keto lloj mjetesh:
Me skafe e gomone: Arrestimet nga policia italiane dhe shqiptare, provojne se skafet dhe gomonet, perdoren gjeresisht per trafikimin e droges drejt Italise. Ne pergjithesi, me keto mjete behet ne te njejten kohe trafikimi i klandestineve dhe i lendeve narkotike. Me skafe dhe gomone tratikohen te gjitha llojet e drogave: heroine, kokaine dhe marihuane. Epersi ka trafiku i marihuanes. Volumi i caanabis satives, qofte dhe e presuar eshte me i madh se i heroines dhe i kokaines, prandaj preferohen me shume gomonet, si rrjete ilegale te pakontrollueshme. Trafiku klandestin77 me gomone eshte perqendruar me shume ne zonen e Vlores. Duke qene se Vlora dhe Fieri jane prodhuesit kryesore te droges vendase, ka nje bashkeveprim te trafikut te klandestineve me ate te droges vendase.
Me anije tregetare dhe peshkimi: Trafikimi i lendeve narkotike, nga Shqiperia drejt Italise behet edhe nepermjet anijeve tregetare dhe te peshkimit, me pronare shqiptare. Keto anije krahas tregtise me Italine, trafikojne edhe lende narkotike. Ka edhe raste qe nisen posacerisht drejte Italise, per te bere trafik njerezish dhe droge. Rastet e kapura tregojne se kjo eshte perqendruar me shume ne zonen e Durresit, ku ka dhe me shume anije private.
Me tragete te linjave nderkombetare: Trafikimi i droges nga Shqiperia ne Itali, me traget eshte mjaft i perhapur. Kjo spjegohet me kushtet me komode te udhetimit te trafikanteve, jashte rrezikut te kalimit klandestin me gomone apo anije peshkimi. Nga ana tjeter trafiku i droges me gomone ka rrezik te dyfishte zbulimi, sepse shoqerohet edhe me trafik klandestinesh. Trafikimi me traget ndryshon edhe nga subjektet, qe e realizojne ate. Me keto mjete trafikantet jane me te “fisshem". Ata maskohen si tregetare, turiste, vizitore, emigrante legate etj. Trafikun e droges, me gomone, e bejne klandestinet nevojtare, shpesh here per te paguar udhetimin. Trafikimi realizohet nepermjet automjeteve te trafikanteve, te cilet mbarten ne tragete. Porti kryesor i trafikimit te droges me tragete eshte ai i Durresit.
3.3.1. Shqiperi - Greqi
Nje drejtim tjeter i trafikimit te droges eshte edhe ai drejt Greqise. Shfrytezohet afersia kuftare me kete vend si dhe niveli i zhvillimit ekonomik te tij. Trafiku i droges me Greqine eshte me i kufizuar ne krahasim me Italine. Greqia ka popullsine me te vogel dhe droga e nisur drejt saj destinohet kryesisht per konsum te brendshem. Nga Shqiperia drejt Greqise trafikohen drogat e renda heroina dhe kokaina, por edhe drogat e lehta si caanabis sativa.
Ky trafik realizohet fshehtas nepermjet pikave te kalimit doganor, por edhe jashte tyre, si rezultat i kalimit te paligjshem te kufirit. Trafikun ne pikat e kalimit doganor e bejne persona tregtare, turiste apo emigrantet legale78. Droga fshihet ne vende te ndryshme te automjeteve, ne ngarkesen e tyre ose ne trupin e personit. Format e fshehjes neper automjete jane ato te zakonshmet: futen poshte ngarkeses, shfrytezohen fundet e dyfishta te karrocerise se automjeteve, te serbatoreve, fshihen ne trupat e personave qe udhetojne ne to.
Trafikun ilegal te droges jashte pikave te kalimit doganor e bejne kryesisht refugjatet qe kalojne fshehtas kufirin. Ne kete forme trafikohet sidomos caanabis sativa.
Kalimi i droges nga Shqiperia ne Greqi nepermjet detit eshte i kufizuar. Jane kapur vetem disa trafikante me gomone per ne Korfuz. Me Greqine trafiku i droges realizohet kryesisht nepermjet tokes, sepse nepermjet saj behet edhe qarkullimi i mjeteve dhe i njerezve.
-
Shqiperi - Maqedoni
Eshte nje drejtim i parendesishem i trafikimit te droges. Nga rastet e kapura nuk mund te flitet per nje trafik te rregullt. Maqedonia ndodhet ne rrugen e trafikimit te heroines per ne Shqiperi, keshtu qe drogat e renda nuk kane pse te rikthehen perseri aty. Megjithate verehen raste te trafikimit te droges se lehte vendase, caanabis sativa.
Per kete shfrytezohet afersia kufitare nga kultivuesit shqiptare. Konstatohet se marihuana e trafikuar nga Shqiperia ne Maqedoni eshte destinuar kryesisht per konsumatoret vendas. Keshtu, ne prill te vitit 2003, u kapen 4.65 kg marijuane ne Qafe Thane nga policia maqedonase. Marihuana ishte fshehur poshte kabines se shoferit me qese dhe shoferi M.R u arrestua. Rezultoi se droga destinohej per ne tregun vendas. Ka patur edhe raste te trafikimit tranzit nga Shqiperia ne Greqi, nepermjet Maqedonise. Keshtu doganieret maqedonas kapen ne kufirin me Greqine ne nje automjet me me shume se 1 t mariuane, qe ishte sjelle nga Shqiperia, me destinacion Greqine.
3.3.3.Shqiperi - Kosove
Vitet e fundit po verehen raste te trafikimit te droges nga Shqiperia per ne Kosove, me destinacion konsumatoret vendas, por edhe si vend tranzitimi ne drejtim te Serbise dhe Malit te Zi. Lufta e zhvilluar ne Maqedoni, kufizimi i shkembimeve te Kosoves me Serbine dhe hapja e kufijve me Shqiperine, kane favorizuar kalimin e droges nga Shqiperia ne Kosove.
Ne gjysmen e dyte te vitit 1999, prej qershorit e deri ne dhjetor 2000, ne Kosove jane regjistruar 500 vrasje dhe shume persona te zhdukur. Statistika e kesaj policie lidhur me numrin e vrasjeve nuk eshte numer i sakte, ndersa gjate vitit 2000 jane regjistruar 245 vrasje, ndersa ne vitin 2001 jane regjistruar 136 vrasje, duke shenuar nje renie te dukshme e numrit te vrasjeve ne krahasim me vitet paraprake 1999 dhe 2000.
Ndersa ne gjysmen e pare te vitit 2002 jane regjistruar 41 vrasje. Ky numer eshte shume i vogel ne krahasim me numrin e vrasjeve gjate vitit te kaluar thote Fletcher, ndersa prej janarit 2002 policia e UNMIK-ut deri me tani ka regjistruar 47.360 veprime kriminale.
Pas luftes ne Kosove, lidhur me kete lloj kriminaliteti, per Kosoven ka shume pak material pasi Sherbimi Doganor i Kosoves i administruar nga UNMIK-u, nuk ka sherbime per evidentimin e veprave penale ne fushen e narkotikeve. Kjo vjen per faktin se kjo ceshtje eshte nen kompetencen e policise nderkombetare dhe te gjykatave kompetente qe gjykojne per veprat penale dhe krimin e organizuar me narkotike.
Megjithate nga takimet dhe konsultat me keto subjekte79, u arrit te sigurohet nje informacion rreth kriminalitetit te organizuar ne pergjithesi dhe ne rastet qe kane te bejne me narkotiket, ne vecanti.
Per policine e UNMIK-ut ceshtja e narkotikeve ne Kosove nuk eshte alarmante dhe ne pergjithesi kriminaliteti i organizuar me narkotike ne Kosove nuk renditet ne listen e atyre krimeve qe nuk jane me prioritet per tu luftuar dhe parandaluar nga ana e policise nderkombetare. Policia e UNMIK-ut, sipas zyrtareve te saj, eshte e fokusuar me teper ne krimet e tjera, si: vrasjet, rrembimet dhe trafikimi me njerez.
Gjer me tani policia nuk ka pasur rastin te merret me kete lloj krimialiteti. Tani, kur edhe numri i vrasjeve e rrembimeve ka rene, policia mundet te fokusoje njesitet e saj edhe ne kete lloj kriminaliteti80".
Lenda e Kanabisit eshte nje lloj bime me emertim botanik i bimes se kerpit qe rritet ne Kosove dhe e cila ndahet ne tri lloje, por ende nuk dihet se cili prej llojeve te meposhtme eshte:
-
Kanabis sativa L (lloj i cili dominon ne shtetet evropiane),
-
Kanabis indica L (lloj i cili dominon ne Indi dhe shtetet e ndryshme aziatike),
-
Kanabis ruderalis J (lloj i cili gjendet ne Rusi - ish BRSS).
Sipas te dhenave te policise nderkombetare gjate veres 2002-2004 u asgjesuan me mijera fije te kesaj bime. Nga te gjitha ngastrat e tokes ku eshte gjetur kjo bime narkotike ushtaret e KFOR-it francez, italian dhe atyre amerikan i kane asgjesuer keto substanca narkotike.
-
Trafiku per konsum e brendshem te droges
Nje pjese e droges, e ardhur nga jashte ose e prodhuar ne vend, destinohet per konsumatoret shqiptare. Sipas UNDCP (Programit te kontrollit te trafikimit te droges per Shqiperine), mendohet se ne Shqiperi ka mbi 30.000 perdorues droge, prej te cileve 10.000 jane adoleshente dhe 80% i perkasin Tiranes. Numri i perdoruesve te droges ne Shqiperi eshte dyfishuar gati cdo dy vjet. Drogat me te perdorura ne vendin tone jane marihuana, kokaina dhe heroina. Konsumatoret shqiptare ne shumicen e rasteve perdorin droge jo te paster. Kokaines dhe heroines i shtohen 8-9 elements si aspirine, kimikate, flare te tjera e deri ne rere plazhi to bluar. Kjo lloj droge paguhet me cmim me te lire ne krahasim me drogen e paster.
Cmimi i droges se paster paraqitet si me poshte:
- 1 racion kokaine e bardhe kushton 6.000 Leke
- 1 racion heroine kushton 3.000 Leke
- 1 cigare marihuane kushton 200-300 Leke
Ne praktike ndodh rendom edhe perdorimi i ilaceve psikotrope, te cilat shiten nen banak nga farmacistet, por edhe vidhen ose rrembehen. Te analizuar sipas gjinise, perdoruesit e droges jane ne raport 4-5 meshkuj dhe 1 femer. Ky raport jo propocional i ka shkaqet tek llojet e miqesise tek djemte, mjedisi shoqeror, raportet e te rinjve me familjen81, vecorite e rritjes apo vecorite e tjera specifike, qe karakterizojne moshen e adoleshences.
Djemte rendin me shume pas sensacioneve te forta dhe agresive. Ata rrine me shume ne grupe shokesh, ne klube, diskoteka, ku zhvillohen me shume ndjenjat per te dukur, imituar apo edhe imponuar. Rreth 70% e perdoruesve te droges vijne nga familje me jete normale, pjesa tjeter nga familjet me nje prind apo prinder te divorcuar, te shthurur dhe te alkoolizuar.
Nga analiza e nivelit intelektual te prinderve te perdoruesve te droges, rezulton se 1/3 e tyre, i kane prinderit me arsim te larte, 52% me arsim te mesem dhe 13% me arsim tetevjerar apo pa arsim. 67% e perdoruesve vijne nga familjet me nivel ekonomik mesatar, 25% te pasur dhe 8% nga shtrese e varfer.
Nga nje testim i bere, per shkaqet e perdorimit te droges, rezulton si me poshte:
Nr
|
Shkaku
|
Perdoruesit
|
1
|
Pas nje fatkeqesie familjare ose konfliktuale
|
9.2 %
|
2
|
Pas nje drame personate, nga mungesa e parave dhe e shpreses,
pas nje dhune fizike, nga vctmia, deprasioni
|
26.8 %
|
3
|
Per kuriozitet ose per to imituar dike
|
46.2 %
|
4
|
Per shkage te tjera
|
17.8 %
|
Lidhur me castin e fillimit te droges, konsumatoret kane dhene keto arsye:
Nr
|
Casti i fillimit
|
Perdoruesit
|
1
|
Kontakti individual me perdoruesit e droges
|
52.7 %
|
2
|
Diskotekat
|
32.8 %
|
3
|
Festa, ditelindje, ekskursione. shetitje ne grup
|
8.1 %
|
4
|
Te tjera
|
6.4 %
|
Nga sa u pasqyrua me lart, ne lidhje me rruget e trafikimit te droges per ne Shqiperi dhe ne shtetet fqinje, mund te nxjerrim keto konkluzione:
-
Forma kryesore e tralimit te droges ne Shqiperi, eshte ajo e tranzitimit te paligjshem, pra e kalimit tranzit te droges nga vendet prodhuese tek vendet fqinje, duke kaluar neper vendin tone.
-
Forme tjeter me pak e rendesishme, e trafikimit te droges ne Shqiperi, eshte ajo e eksportimit te paligjshem te droges vendase, drejt shteteve fqinje, kryesisht Italise dhe Greqise.
-
Tregetimi i paligjshem i droges brenda vendit, per konsumatoret shqiptare, eshte forme tjeter e trafikimit, me pak e rendesishme se dy te parat.
-
Trafikimi i droges ne formen e tranzitimit, te eksportimit apo tregtimit te paligjshem, realizohet nga trafikantet shqiptare, por edhe te huaj. Vendin kryesor e zene trafikantet shqiptare, pasi keta njohin me mire terrenin dhe mjedisin shqiptar.
3.5. Tregetia e palejuar dhe organizatat kriminale
Kriminaliteti i organizuar dhe tregtia e palejuar e lendeve narkotike dhe jane dy paralele te rrezikshme ne shoqerite bashkekohese. Raportet e tregtise se palejuar te substancave narkotike dhe te kriminalitetit te organizuar mund te shohim nga dy aspekte: si prodhimtaria e palejueshme per sigurimin e pijeve narkotike dhe si "kenaqje" duke i konsumuar narkotiket, qe nuk kane perdorim mjekesor. E para eshte tregtia e palejueshme me narkotike, ndersa e dyta eshte perdorimi (konsumimi) dhe pasojat e narkotikeve ne sjelljet e njeriut.82
Njeri aspekt eshte prodhimtaria e palejuar dhe qarkullimi i narkotikeve si forme e rrezikshme e kriminalitetit te organizuar, ndersa aspekti tjeter ose aspekti i dyte eshte kriminaliteti i narkomaneve. Per formen e pare, eshte me e rrezikshme per shoqerine, sepse eshte e organizuar dhe e menduar mire, ndersa kemi te bejme me persona te cilet kane nevoje per t'u mjekuar dhe sheruar, pa marre parasysh llojin e vepres penale te kryer.83
Kriminaliteti i organizuar me lende narkotike dhe tregtia e palejuar, per te gjitha shtetet perben veper penale. Per tregtine ilegale me narkotike dhe te shitjes se tyre jane parapare denime me te rrepta per keto vepra penale.
Pervoja e deritanishme ka treguar se kriminaliteti ne forma te ndryshme tenton qe para se gjithash te depertoje ne shtete me demokraci nismetare, por edhe ne shtetet me ekonomi te zhvilluar. Ne keto shtete gjendet hapesire e pershtatshme per zhvillimin dhe perhapjen e veprimeve te ndryshme kriminale84.
Tregtia e palejuar me narkotike nuk konsiderohet si aktivitet spontan i individeve qe kryhet ne menyre te natyrshme e vetvetiu e ne menyre te paorganizuar, por eshte nje veprimtari e organizuar kriminale.85
Tregtia e palejuar me narkotike, si nje nder format me te rrezikshme te kriminalitetit te organizuar ne pjesen me te madhe gjendet ne organizatat dhe grupet kriminale te organizuara ne planin nderkombetar".86
Nuk ka shtet ne bote qe nuk eshte i perfshire me problemin e tregtise se palejuar me narkotike, ku kjo dukuri ka filluar t'i kaploje edhe vendet e reja, qe nuk ka shenja te ndalimit. Kete e deshmojne jo vetem statistikat e policeve por edhe ato te organeve te shendetesise.
Sipas references se Organizates Boterore te Shendetesise, ne pjesen me te madhe te popullates se pergjithshme boterore mbi gjashte miliard, ku, 3.5 per qind deri 4.2 per qind konsumojne pije te ndryshme narkotike87.
Te dhenat e reja statistikore tregojne se diku mbi 30 milione njerez, ose 0.6 per qind e popullates globale te botes perdorin stimulante te ndryshme narkotike dhe amfetamin, 13 milion perdorin kokaine, kurse mbi 8 milione heroine, ku prej tyre dy te tretat e konsumuesve te heroines ne bote jane ne Azi e jo ne Perendim, sic mendohet shpesh. Kolumbia prodhon rreth 80 per qind te kokaines boterore dhe furnizon rreth 60 per qind te heroines te shkalles se larte qe shitet neper rruget e SHBA-ve.88
E tera kjo kushtezon semundjen e varesise, te emertuar si narkomani dhe kriminalitet te organizuar me narkotike sidomos ne tregtine ilegale me pije te ndryshme narkotike ne raport me kriminalitetin e organizuar89 me narkotike.
Ne tregtine e palejuar ilegale te lendeve narkotike, sipas te dhenave te nxjerra nga hulumtimet dhe punimet e disa autoreve te huaj, metropolet me te medha boterore jane: Bangkoku, Hong Kongu, Osaka, Tokio dhe Karaci ne Azi, Bejruti, Ankaraja ne Lindjen e Aferme, Moska dhe Palermo ne Evrope, Lagosi ne Afrike dhe dy metropolet e medha ne Ameriken Jugore, Medelini dhe Cali.90 Ne keto qendra metropolesh, tregtine ilegale me narkotike e udheheqin grupet dhe organizatat e organizuara kriminale.
Sipas referencave te Organizates se Kombeve te Bashkuara per kontrollin e narkotikeve dhe parandalimin e kriminalitetit te organizuar91 me narkotike (UNDCP), harten e narkotikeve ne bote e perbejne vendet e Azise, si India, Birmania, Afganistani, Pakistani, Tajlanda, Laosi e Vietnami, ndersa ne Lindjen e afert, Libani e Turqia, ne Ameriken Jugore, Kolumbia, Peru, Bolivia, Guatemala.
Sa u perket konsumuesve, me se shumti narkotike ose droge konsumohet ne SHBA, ndersa ne Evrope jane Britania e Madhe dhe Spanja.
Tregu me i madh ilegal i heroines afgane eshte Evropa, mbi 80 per qind92. Ne nje raport te botuar ne muajin mars 2005, Departamenti Amerikan i Shtetit parashikonte se Afganistani ishte buze shnderrimit ne "shtet narkotik”.
Shpresohet shume qe prodhimi i bimeve narkotike gjate ketij viti dhe ne vitet e ardhshme93 do te reduktohet nga 20 deri 30 per qind duke iu mundesuar fermereve afgane kultivimin e te lashtave te tjera alternative dobi fituese.
Ne Ameriken Latine, Pablo Emilo Escobar Caviria (1949 - 1993) njihet si shefi me i madh kartelit te droges ne Kolumbi dhe me kriminalitet te organizuar te kokaines94 nga Kolumbia ne SHBA i cili kishte krijuar nje pasuri prej disa miliarde dollar.
Shqyrtimet teorike dhe shkencore te kriminalitetit te organizuar te lendeve narkotike, dhe sipas asaj qe u tha ne Konferencen Nderkombetare te mbajtur ne Napoli te Italise, me 1984, mbeshtetur ne shkrimet e revistave speciale, shtypit dhe te agjensive informative elektronike, thuhet se keto organizata kriminale per nga kriminaliteti i organizuar95 me narkotike kontrollojne dhe realizojne me qindra miliarda dollar.
Ata realizojne te ardhura qe vetem mund te imagjinohen dhe per kete, shume kriminele merren me kete kriminalitet. Disa organizata te tilla kriminale96 jane me te forta se vete shteti ku jetojne, e qe arrijne ate cka nuk mund te arrihet me ane te ryshfetit, kercenimeve, shantazheve dhe formave te tjera te presionit, duke arritur qe ta bejne per vete policine dhe te gjitha sferat e juridiksionit shteteror.
Ky lloj kriminaliteti i organizuar kriminal ne formen e tregtise ilegale me narkotike, mundeson fitim te madh te mjeteve materiale (parave) qe posedojne te cilat ua lehtesojne punen. Madje, organizata te tilla kane ne dispozicion flota detare, ekskuadrile aeroplanesh, disponojne grupe te armatosura me armatim gjithefaresh me nje teknike te persosur per cdo aksion dhe veprime kur eshte ne pyetje tregtia ilegale apo ndonje forme tjeter e kriminalitetit te organizuar.
Ne grupet dhe organizatat e tyre radhisin persona me aftesi dhe pergatitje te larta ushtarake dhe njerez inteligjente97 qe kane zgjidhje te perhershme ne aksionet e tyre, ne menyre qe te mos shkeputet ne asnje cast transporti ilegal i narkotikeve.
Nga fundi i vitit 1970 policia franceze ne periferi te Parisit zbuloi shtabin e levizjes guerrile qe kishte nje program politik ekstrem me emrin "Shtegu i drites", ku si aktivitet kryesor kishin tregtine ilegale me narkotike dhe pastrimin e parave te fituara nga shitja e narkotikeve, mjete te fituara te cilat shkonin per nevojat e "Revolucionareve" peruane.
Pas vitit 1970, heroina98 dhe hashashi kane qene monedha kryesore ne afarizmin e grupeve kryesore nga Parisi qe punonin per hozbullahun libanez e iranian, organizata99 te cilat bashke me kurdet ishin organizata qe i perkasinin kriminalitetit te organizuar, me parime etnike dhe fetare.100
Eshte nje e dhene e pamohueshme se transaksionet financiare qe kryhen nga tregtia ilegale me narkotike, organizatat dhe grupet e ndryshme kriminale101 i kryejne permes bankave qe qendrojne mire financiarisht102 dhe qe kane nje sistem te forte monetar dhe reputacion pune ne fondin monetar nderkombetar, ku disa prej tyre, e me se shumti ato banka qe e kryejne misionin e tyre monetar bankier ne Azi, jane ne pronesi te udheheqesve te tregtise se palejuar me narkotike.
Nje banke zviceriane para disa vitesh u mbyll pasi u konstatua se kishte financuar disa operacione tregtare ne mes Frances, Italise dhe Turqise, sepse ishte vertetuar se klientet e tyre me te forte, ishin tregtare me narkotike te palejuar. Po ashtu edhe disa banka te tjera si B-C-C-I (Banke of Kredit Comerce Internacional) e zbuluar me pare, ku nje pjese te madhe te kapitalit te saj kishte prejardhje nga narko dollaret.
Ne tregtine ilegale me narkotike jane bashkuar shume grupe dhe organizata. Kjo rritje ka cuar ngopjen e disa tregjeve te furnizuara me narkotike dhe po punojne ne gjetjen e tregjeve te reja. Edhe perkunder invazionit te tregtise se palejuar me mjete narkotike neper metropolet e medha boterore, si ne Amerike, Azi dhe Evrope dhe udheheqjes se ketij krimi nga mafiet me te njohura, organizimi i zbulimit dhe parandalimi i ketij kriminaliteti te ketyre narkomafive nga ana e policeve dhe organizatave antidroge, deri diku ka ndikuar ne zvogelimin103 e kesaj veprimtrie.
Duke pasur parasysh organizimin e persosur te kesaj veprimtarie kriminale, per konspirativitetin ne te cilin ajo zhvillohet, rrethanat, veshtiresite dhe problemet qe parashtrohen para organeve qe kryejne parandalimin e kesaj veprimtarie shume te rrezikshme kriminale, arrijme ne perfundimin se “numri i erret” i krimeve te organizuara ne fushen e narkotikeve eshte shume i madh. Perkunder numrit te madh te erret, brenda vitit u burgosen mbi dhjetera mijera persona te perzier me tregtine me lende narkotike. Fitohet pershtypja per seriozitetin e kesaj veprimtarie kriminale dhe rrezikun qe ajo sjell, si per nga vecorite, ashtu edhe per nga vellimi dhe shkaqet e saj ne bote.
3.6. Kriminaliteti dhe veprimet kriminale te narkomaneve
Konsumimi, keqperdorimi dhe tregtia e lendeve narkotike, u hap dyert e sjelljeve kriminale narkomaneve te cilet u nenshtrohen zakoneve te shoqerise se keqe. Ata kane sjellje divijante dhe te huliganizmit. Keto sjellje manifestohen me largimin nga shtepia, nga shkolla dhe mos vazhdimi i mesimit ne to. Ata jepen pas veseve te keqija, nuk e duan punen dhe bredhin poshte e lart. Ata nuk zgjedhin mjete qe te sigurojne substanca te ndryshme narkotike, leshohen ne sjellje kriminale, ku ne strukturen e sjelljeve te tilla jo rralle kryhen edhe vepra penale prej atyre me te lehtave deri te veprat e renda penale, nder te cilat te shpeshta jane vrasjet, dhuna, mashtrimi104, plackitja, terrorizmi e tjera.
Arsyeja themelore e aktivitetit kriminal te narkomaneve dhe nje nder format me te rrezikshme te kriminalitetit te organizuar me narkotike, tregtia ilegale e ketyre lendeve eshte se ata jane te varur per lende narkotike nga semundja e varesise - narkomania dhe si pasoje e konsumimit te narkotikeve. Nje nga arsyet themelore e aktivitetit te tyre kriminal eshte sigurimi i pijeve te ndryshme narkotike105, perkatesisht i mjeteve per ta blere ate.
Rruga e vetme qe te arrihet te lendet narkotike eshte ne te shumten e rasteve kryerja e veprave penale kunder pasurise, ne rend te pare vjedhja. Se pari fillohet me vjedhje te vogla, e pastaj me vjedhje te renda, grabitje, mashtrime deri te plackitjet e medha, thyerja e bankave, e argjendarive, shantazhet, dhuna fizike, madje edhe vrasjet106.
Shpeshhere, kur mbesin pa pije narkotike, thyejne farmacite, pasi per konsumimin e perditshem te substancave narkotike atyre u nevojiten para te konsiderueshme dhe te mira materiale. Secili narkoman eshte delikuent potencial107.
Shumica e narkomaneve nuk punojne, jo pse nuk jane te afte per pune, por ngaqe nuk mund te fitojne mjete per ekzistence108 dhe, ne anen tjeter, per te blere substanca narkotike, disa nga ata kryejne edhe aktivitete kriminale109. Menyra e vetme qe te fitojne mjete (lek-para) eshte veprimtaria kriminale110, sidomos vjedhjet, duke filluar nga me te voglat deri te vjedhjet me te renda.
Mbi dhjetera milion narkomane ne bote, qe marrin pije te ndryshme narkotike, cdo dite kane probleme se si te arrijne deri te furnizimin me narkotike. Narkomanet, si perfaqesues te nje sub-kulture te re ne boten e sotme bashkekohese111, perhere kane frike se si te furnizohen me pije narkotike, qe te mos mbesin pa to. Tek ata, frika e panderprere nga kriza abstinenciale i shpien qe pasurine e fundit ta shesin per pije narkotike. Te sjelljet e ndryshme te narkomaneve asnjehere nuk vlejne normat etike.
Ne fillim te shekullit te kaluar, prej 76 milione banoreve qe kishte SHBA-ja, 100.000 prej tyre ishin narkomane dhe ne vit keqperdoreshin 10 tone pije te ndryshme narkotike prej nga filloi me te madhe te linde kriminaliteti i organizuar me narkotike si shkaktar i narkornanise ne shoqerite e sotme bashkekohese.112
Tregtia e substancave narkotike konsiderohej pune normale113 ndersa konsumimi i tyre neper disa vende konsiderohej si tradite e tyre per ritualet e mbajtura neper ato vende. Me vone filloi nje lloj tregtie jo e rendomte me lende narkotike, ku kesaj dukurie i kushtohet me shume rendesi dhe dimensione te reja - meqe, tregtia ilegale me narkotike u be burim ekzistence per shume kultivues te bimes narkotike dhe shqetesim per bashkesine shoqerore ne bote114.
Kriminaliteti i narkomaneve konsiderohet nje nder kriminalitetet e kryera nga persona “inteligjente" dhe mashtrues te medhenj e te gjindshem ne cdo moment dhe situate. Ata perdorin metoda te shumellojshme ne zhvillimin e rrjetit per bartjen e narkotikeve pavaresisht nga rrethanat se ne cfare mase eshte sasia e lendeve narkotike dhe e llojeve te narkotikeve.
Keshtu, ne Afrike dhe Azi perdoren kafshe ngarkese e sidomos deve neper shkretira e stepe te thata, ndersa ne Ameriken Jugore shfrytezohen majmunet e adresuar dhe papagajte qe bartin kokaine ne sasi te vogla narkotike.115 Metode tjeter e bartjes se narkotikeve me sasi te medha jane canta traste te punuara me dy shtresa, valixhe, torba, mbajtese te foto aparateve, cader shiu e shume e shume sende te tjera.
Narkomanet perdorin e dhe veshje te cilat kane qepje speciale, po ashtu edhe kapelat, kravatat, kapeset e ndryshme, kepucet me dy shtresa llastiku e madje edhe bartje e fshehje te narkotikeve nen stomak te femrave shtatzena. Shpeshhere narkornanet116 substancat narkotike i ngjisin me ngjites special neper kembe me paketime te ndryshme, sidomos ne mes te kembeve te pjeset e tulta, nen sqetulla, ne sup apo ne skajin e siperm te shpatullave, nen gji, ne pjeset e gjirit te femrave, por ka edhe raste te fshehjes se narkotikeve me sasi te vogla edhe ne organet gjenitale e ne vecanti ato pije narkotike te cilesise se larte.117
Narkomanet me se shumti e fshehin drogen apo pijet narkotike neper plackat qe marrin me vete ne udhetim, bagazh dore, termose, frigorifer dore, ne ushqime dhe gjesende per higjene. Nese udhetojne me automjet, narkotiket i fshehin ne auto gome rezerve, neper autobuse ne zbrazetira ku me se paku dyshohet, neper stilograf e disa edhe neper dergesa postare. Arsyeja themelore e aktivitetit kriminal te narkornaneve118 eshte sigurimi i pijeve narkotike, perkatesisht parave (lekeve) per ta blere ate. Rruga e vetme qe te arrihet te substancat narkotike (materiet narkotike) eshte, ne te shumten e rasteve kryerja e veprave penale kunder pasurise, ne rend te pare vjedhja. Po ashtu, gjate ketyre aktiviteteve tek ata vijne ne mendje rrembimet, shantazhet, mashtrimet me genjeshtra, dhunimet seksuale119, madje edhe vrasjet. Ajo qe duhet te theksojme eshte se nje shtet qe ka me shume narkornane, do te kete me shume kriminalitet.
Do'stlaringiz bilan baham: |