Nr. Data palët faqe


Nr.11241-00071-00-2007 i Regj. Themeltar



Download 1,35 Mb.
bet4/33
Sana27.06.2017
Hajmi1,35 Mb.
#17000
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   33

Nr.11241-00071-00-2007 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-539 i Vendimit (119)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga

Irma Bala Kryesuese

Guxim Zenelaj Anetar

Aleksander Muskaj Anetar

Evelina Qirjako Anetare

Arjana Fullani Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 07.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:
KËRKUES: DREJTORIA E PERGJITHSHME E DOGANAVE, ne mungese

OBJEKTI:


Kundershtim te vendimit

nr.341, date 15.05.2006 i K.Sh.C.

Baza Ligjore: Neni 8/3 i Ligjit nr.8549, date 11.11.1999

"Per statusin e nepunesit civil".


PERSON I TRETË: BARDHYL DERVISHI, perfaqesuar nga Av. Skender Kaçupi

KOMISIONI I SHERBIMIT CIVIL, ne mungese.

Komisioni i Sherbimit Civil, me vendimin nr.341, date 15.05.2006, ka vendosur:

Pranimin e ankeses te Z. Bradhyl Dervishi si te bazuar ne ligj.

Shfuqizimin e aktit nr.618/10, date 01.02.2006 te Drejtorit te Pergjithshem te Doganave, si akt i nxjerre ne kundershtim me formen dhe proceduren e kerkuar nga ligji.

Kthimin e ankuesit ne pozicionin e meparshem te punes dhe detyrimin e Drejtorise se Pergjithshme te Doganave, per te bere pagesen qe nga momenti i nderprerjes se marredhenieve financiare deri ne zbatimin e ketij vendimi.

 

Gjykata e Apelit Tirane, me vendim nr.237, date 23.11.2006, ka vendosur:



Rrezimin e ankeses se ngritur nga ankuesi Drejtoria e Pergjithshme e Doganave.

Lenien ne fuqi te vendimit nr.341, date 15.05.2006 te Komisionit te Sherbimit Civil.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani; perfaqesuesin e personit te trete Bardhyl Dervishi, Av. Skender Kaçupi, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendiit te Gjykates se Apelit Tirane; si dhe pasi diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N

Vendimi i Gjykatës së Apelit Tirane është marrë në kundërshtim me ligjin, e për këtë shkak ai duhet të prishet dhe bashkë me të duhet te prishet edhe vendimi i KSHC dhe aktet duhet te dergohen per gjykim ne Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tirane.

Nga aktet e administruara ne gjykimet e zhvilluara rezulton se personi i trete, Bardhyl Dervishi, ka punuar prane Drejtorise se Pergjithshme te Doganave, me detyren shef sektori te kontrollit te brendshem. Ai ka qendruar ne kete detyre deri ne 01 shkurt 2006, kur me urdherin nr.618/10 te Drejtorit te Pergjithshem te Doganave, eshte bere nderprerja e marredhenieve te punes dhe ato financiare.

Sipas ketij urdheri, Bardhyl Dervishi largohet nga detyra per shkak se gjate vitit 2005 ka patur dy masa disiplinore (respektivisht akti nr.9102, date 16.12.2005 “ulje ne nje shkalle ne kategori dhe transferim nga pozicioni i punes per nje vit” akti nr.9336/10, date 22.12.2005 “verejtje me paralajmerim”) dhe ne referim te vendimit nr.686, date 02.11.2005 te Keshillit te Ministrave, Komiteti Disiplinor prane Drejtorise se Pergjithshme te Doganave, ka propozuar masen e largimit nga puna.

Personi i trete Bradhyl Dervishi e ka kundershtuar urdherin e largimit nga puna ne K.Sh.C., i cili me vendimin nr.341, date 15.05.2006 e ka shfuqizuar kete urdher. Per kete shkak kerkuesi i eshte drejtuar Gjykates se Apelit Tirane.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.237, date 23.11.2006 ka vendosur: “Rrezimin e ankeses se ngritur nga ankuesi Drejtoria e Pergjithshme e Doganave. Lenien ne fuqi te vendimit nr.341, date 15.05.2006 te Komisionit te Sherbimit Civil”.

Mbi rekursin e Drejtorisë se Përgjithshme të Doganave, çështja shqyrtohet në Gjykatën e Lartë, e cila ne gjykimin e saj i referohet vendimeve unifikuese nr.3, date 24.01.2007 dhe nr.8, date 12.09.2007. Sipas këtij të fundit, Kolegjet e Bashkuara kane arritur në përfundimin se punonjësit e doganave nuk kanë qenë dhe nuk janë punonjës të shërbimit civil. Për pasojë, ata nuk janë subjekt i ligjit për statusin e nëpunesit civil.

Mbi këtë baze arrihet në përfundimin se e gjithë procedura ankimore e ndjekur si rezultat i kuptimit te gabuar te ligjit, fillimisht nga punonjësi i larguar nga detyra dhe më tej edhe nga subjektet e tjerë të këtij gjykimi, është në kundërshtim me ligjin. Gabimisht ankimi kundër vendimit të largimit nga detyra, i është drejtuar juridiksionit administrativ KSHC, i cili ka bere verifikimin e pare, duke kryer funksione te peraferta me nje trup gjyqesor dhe me pas, kunder vendimit te ketij komisioni, eshte bere padi ne gjykate nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.



Duke iu referuar praktikës se unifikuar gjyqësore, Kolegji Civil, në këtë gjykim, gjen shkelje të ligjit qe i bejne te cenueshem vendimin e Gjykatës së Apelit Tirane dhe vendimin e KSHC, kjo pasi rruga e ndjekur për kundërshtimin e masës disiplinore në rrugë administrative ka qenë e gabuar, ndërkohë që personi i tretë në këtë gjykim, Bardhyl Dervishi, duhej të kishte ngritur padi ne Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, duke iu referuar dispozitave të Kodit Doganor dhe Kodit të Punës.
Ne veshtrim te Vendimit Unifikues nr.8, date 12.09.2007 “Ligji … “Statusi i nepunesit civil”, sipas nenit 1, paragrafi 2 percakton skemen e administrimit te sherbimit civil, si dhe rregullon marredheniet juridike ndermjet nepunesve civile dhe institucioneve te administrates publike te nivelit qendror, apo vendor te percaktuara ne nenin 2 te ketij ligji. Sqarimi i koncepteve te “nepunesit civil” apo dhe “institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor” jepet ne nenin 2 te ligjit. Sipas paragrafit 1 te nenit 2: “Nepunes civile” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik me detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ketij ligji”. Ndersa sipas paragrafit 2 te nenit 2 “Institucionet e administrates publike te nivelit qendror apo vendor” ne kuptim te ketij ligji jane: Administrata e Kuvendit, Administrata e Presidentit, Aparati i Keshillit te Ministrave, Ministrite, institucionet qendrore te pavarura, Bashkite dhe qarqet”. Siç shihet, ky ligj ka percaktuar qarte, ne menyre eksplicite dhe pa lene vend per interpretim te zgjeruar rrethin e institucioneve, punonjesit e te cileve do te perfshihen ne sherbimin civil. Punonjesit e administrates doganore nuk perfshihen ne te. Edhe dispozita kalimtare e tij (neni 27), qe parashikon se: “Punonjesit ekzistues, te cilet ne daten e hyrjes ne fuqi te ketij ligji, punojne ne vende pune, te cilat konsiderohen pjese e sherbimit civil, jane nepunes ne periudhe prove dhe per ta zbatohen dispozitat e nenit 14 ...”, nuk ka vend per t’u zbatuar ne rastin e punonjesve te administrates doganore. Ajo ka parasysh punonjesit e atyre vendeve te punes qe me kete ligj dhe jo me ligje te meparshme konsiderohen pjese e sherbimit civil. Prandaj me siper ne kete vendim argumentohet se administrata doganore nuk konsiderohet pjese e sherbimit. … Por verehet se, aktet e nxjerra nga Keshilli i Ministrave i kane kaluar kufijte e autorizimit te dhene nga ligji, pasi jane shtrire per çeshtje qe ligji nuk i ka parashikuar dhe tej parimeve qe vete ligji ka pranuar. Neni 14 /2 i Kodit Doganor ka vendosur nje rregullim te pergjithshem per menyren e punesimit nepermjet konkurimit te personelit te administrates doganore. Vetem lidhur me procedurat e ketij konkurimi ka referuar, veç ligjit “Per sherbimin civil”, ne aktet nenligjore per zbatim te tij dhe ne aktet nenligjore ne zbatim te vete Kodit Doganor. Prandaj, perfshirja dhe rregullimi me akte nenligjore i problemeve te tjera, siç do te ishte statusi i ketyre punonjesve, i ben keto akte nenligjore, per kete pjese, qe te dalin mbi ligjin, ç’ka do te ishte anti kushtetuese. …

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte konkludojne se si statusi i nje kategorie te caktuar punonjesish, ashtu dhe juridiksioni i organeve qe shqyrtojne dhe zgjidhin ankimet ndaj vendimeve lidhur me kete kategori, jane çeshtje qe, nga natyra e tyre, percaktohen me ligj dhe jo me akte nenligjore. …

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte arrijne ne perfundimin se ligji nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil” nuk shtrihet mbi punonjesit e administrates doganore. Keta te fundit nuk e kane fituar ndonjehere kete status me ligjin e meparshem dhe nuk e gezojne as me kete ligj”.

Kolegji Civil çmon se, kerkesa që ka bërë Bardhyl Dervishi për kundërshtimin e aktit nr.618/10, date 01.02.2006 te Drejtorit te Pergjithshem te Doganave, gabimisht nuk i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, por KSHC.

Kolegji Civil çmon se, kompetente për gjykimin e mosmarreveshjes është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, ku paditesi ka vendbanimin dhe marrëdheniet e punës me palën e paditur, që në këtë rast është Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Tirane.

Kolegji Civil konkludon se vendimi nr.237, date 23.11.2006 i Gjykates se Apelit Tiranë dhe vendimi nr.341, date 15.05.2006 i KSHC duhet të prishen dhe të shfuqizohen. Aktet e gjykimit të kësaj çështjeje duhet t’i kalojnë për juridiksion e kompetencë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane, referuar neneve 36, 43/2, 53 e 54 të Kodit të Procedurës Civile (K.Pr.C.).

Meqënëse kjo çështje ka filluar me një procedurë të ndryshme nga sa udhëzohet me këtë vendim, gjykata duhet të orientojë palët lidhur me sa është konkluduar. Mbetet në disponimin e paditësit (personit te trete) që të bëjë rregullimet përkatëse lidhur me padine.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.237, date 23.11.2006 te Gjykates se Apelit Tirane dhe te vendimit nr.341, date 15.05.2006 te K.SH.C dhe dergimin e akteve per gjykim ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane.

Tirane, me 07.04.2009



Nr.11115-00349-00-2009 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-425 i Vendimit (120)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:
Perikli Zaharia Kryesues

Irma Bala Anetare

Arjana Fullani Anetare

Guxim Zenelaj Anetar

Aleksander Muskaj Anetar

ne daten 24.03.2009 dhe 07.04.2009 mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore, çeshtjen civile me pale:


PADITËS: IDRIZ SHARKA, ne mungese

I PADITUR: 1. QEMAL SHARKA, ne mungese

2. ZENUN LEKA, ne mungese

3. SHEFQET SARKA, ne mungese

4. RAMIZ SHARKA, ne mungese

5. AVDYL SHARKA, ne mungese

PERSON I TRETE: ZYRA E KADASTRES, QARKU FIER, ne mungese
OBJEKTI:

Kthim sendi, toke are, ne nje siperfaqe prej 4750 m2.

Baza Ligjore: Neni 296 i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Lushnje, me vendimin civil nr.986 akti, date 11.12.2008, ka vendosur:

Rrezimin e kerkeses per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes civile me nr.986 akti, me pale paditese Idriz Sharka.
Kunder ketij vendimi kane bere ankim te paditurit Qemal Sharka, Zenun Leka, Shefqet Sharka, Ramiz Sharka dhe Avdyl Sharka, nepermjet perfaqesuesit te tyre, av. Artan Murrizi, me anen e te cilit kane kerkuar prishjen e vendimit nr.986 akti, date 11.12.2008 te Gjykates se shkalles se pare Lushnje dhe nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

Si shkaqe te ankimit, pala e paditur paraqet:

- Zgjidhja e ketij konflikti eshte e parashikuar shprehimisht ne Ligjin nr.9948, date 07.07.2008 “Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore”, neni 8 i tij.

- Kerkesa e paditesve eshte paraqitur pas daljes se ligjit dhe gjykata duhej te nxirrte çeshtjen jashte juridiksionit.

- Ne themel ky konflikt nuk eshte konflikt per lirimin e nje siperfaqe toke, pasi ne te paditurit jemi pronare te ligjshem te tokes se marre me Ligjin nr.7501, date 19.07.1991 “Per Token”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Aleksander Muskaj; ne mungese te pjesemarresve ne proçes; dhe si e shqyrtoi çeshtjen ne teresi,
V Ë R E N

Se vendimi nr.986 akti, date 11.12.2008 i Gjykates se shkalles se pare Lushnje eshte marre ne perputhje me ligjin dhe si i tille ai duhet te lihet ne fuqi nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte.



I. Rrethanat e faktit

1. Paditesi Idriz Sharka, eshte trashegimitar ligjor i trashegimlenesit Tahir Sharka, i ati i tij.

2. Trashegimlenesi i paditesit, shtetasi Tahir Sharka, ne zbatim te ligjit nr.7501, date 19.07.1991 “Per Token”, ka perfituar toke ne pronesi dhe ne perdorim e konkretisht: “4750 m2 toke are ne pronesi dhe 2200 m2 toke are ne perdorim”.

3. Ne date 26.09.2008, paditesi Idriz Sharka i eshte drejtuar Gjykates se shkalles se pare Lushnje me kerkese padi, me objektin e cituar ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

4. Paditesi Idriz Sharka e ka bazuar kerkimin e tij ne neni 296 te K.Civil.

5. Ne date 11.12.2008, gjate parashtrimit te kerkesave paraprake, perfaqesuesi i te paditurve, av. Artan Murrizi, ka kerkuar nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

6. Paditesi Idriz Sharka ka prapesuar, duke pretenduar se objekti i gjykimit nuk eshte pavlefshmeria e titujve te pronesise, por kerkimi i sendit.

7. Gjykata e shkalles se pare Lushnje, me vendimin civil nr.986 akti, date 11.12.2008, ka vendosur: “Rrezimin e kerkeses per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes civile me nr.986 akti, me pale paditese Idriz Sharka”.

8. Te paditurit Qemal Sharka, Zenun Leka, Shefqet Sharka, Ramiz Sharka dhe Avdyl Sharka, e kane ankimuar vendimin, duke pretenduar se vendimi eshte i pambeshtetur ne ligj, me shkaqet e pretendimet e cituara ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

II. Arsyetimi ligjor

9. Nga aktet e administrura rezulton se paditesi Idriz Sharka i eshte drejtuar Gjykates se shkalles se pare Lushnje me kerkese padi, me objekt “Kthim sendi, toke are, ne nje siperfaqe prej 4750 m2”.

10. Gjykata e shkalles se pare Lushnje, bazuar ne percaktimet e nenit 59 te Kodit te Procedures Civile (gjykata, ne çdo faze dhe shkalle te gjykimit, qofte edhe kryesisht merr ne shqyrtim nese çeshtja qe shqyrton ben pjese ne juridiksionin gjyqesor apo ate administrativ...), mbi kerkesen e perfaqesuesit te pales se paditur, av. Artan Murrizi, ka marre ne shqyrtim çeshtjen nese mosmarreveshja qe ka per shqyrtim ben pjese ne juridiksionin gjyqesor apo ate administrativ.

11. Ne perfundim te shqyrtimit, gjykata ka arritur ne konkluzionin se çeshtja nuk i perket juridiksionit administrativ, por atij gjyqesor.

12. Kolegji Civil i Gjykates se Larte e vlereson te drejte perfundimin e arritur nga Gjykata e shkalles se pare Lushnje.

13. Siç eshte permendur edhe me siper ne pjesen pershkruese-arsyetuese te ketij vendimi, objekti i kerkimit te paditesit Idriz Sharka eshte kerkimi i sendit, ne baze te percaktimeve te nenit 296 te K.Civil.

14. Ne nenin 296 te K.Civil, eshte percaktuar se: “Pronari ka te drejte te ngreje padi per te kerkuar sendin e tij nga çdo posedues ose mbajtes. Kete te drejte e ka edhe çdo bashkepronar per sendin e perbashket, me qellim qe ai t’u dorezohet gjithe bashkepronareve”.

15. Ne Kreun II, te Titullit III, te Pjeses se Pare te K.Pr.Civile, ligjvenesi ka percaktuar juridiksionin e gjykatave e konkretisht ne nenin 36, i cili ka percaktuar se: “Ne juridiksionin e gjykatave hyjne te gjithe mosmarreveshjet civile dhe mosmarreveshjet e tjera te parashikuara ne kete Kod e ne ligje te veçanta. Juridiksioni gjyqesor civil ushtrohet sipas dispozitave te ketj Kodi dhe ligjeve te tjera. Asnje institucion tjeter nuk ka te drejte te pranoje per shqyrtim nje mosmareveshje civile qe eshte duke u gjykuar nga gjykata ...”.

16. Bazuar ne kete percaktim te ligjvenesit, mosmarreveshja objekt i ketij gjykimi eshte mosmarreveshje civile dhe si e tille, ajo hyn ne juridiksionin gjyqesor.

17. Ne respektim te dispozites se sipercituar, Gjykata e shkalles se pare Lushnje ka marre ne shqyrtim me kerkesen e perfaqesuesit te pales se paditur, nese çeshtja ben pjese ne juridiksionin gjyqesor apo ate administrativ dhe me te drejte ka mberritur ne konkluzionin se, çeshtja objekt gjykimi, nuk ben pjese ne juridiksionin administrativ, por ate gjyqesor.

III. Ne lidhje me ankimin

18. Kolegji Civil i Gjykates se Larte, pasi mori ne shqyrtim pretendimet e ngritura ne ankimin e veçante nga perfaqesuesi i pales se paditur, i gjen ato te pabazuara ne ligj e si te tilla, ato nuk do te pranohen.

19. Pretendimi i paraqitur nga pala e paditur se: “... zgjidhja e ketij konflikti eshte e parashikuar shprehimisht ne Ligjin nr.9948, date 07.07.2008 “Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore”, neni 8/2 ...”, eshte i pabazuar ne ligj e si i tille ai nuk do te merret parasysh nga ky Kolegj.

i. Nga studimi ne pergjithesi i ligjit te sipercituar, qellimi i ketij ligji eshte shqyrtimi i vlefshmerise ligjore te titujve te pronesise mbi token bujqesore, ç’ka del qarte nga permbajtja e nenit 1, shkronja “a” e tij (shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te titujve te pronesise mbi token bujqesore).

ii. Ne nenin 8/2 te ligjit nr.9948, date 07.07.2008 “Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore”, qe ben fjale per Komisionet Vendore percaktohet se: “Merr vendimet perkatese per çdo mosmarreveshje ose konflikt, te lindur ndermjet personave fizike ose juridike, per bazueshmerine ligjore te titujve te pronesise te krijuar mbi token bujqesore. Kur objekti i konfliktit ndermjet paleve rezulton ne zona kadastrale ku eshte kryer regjistrimi i tokes, me cilesine e pasurise se paluajtshme dhe ky regjistrim eshte marre ne dorezim nga zyra vendore e regjistrimit te pasurive te paluajtshme (ZVRPP), ose kur ne zonen kadastrale perkatese ka perfunduar periudha 90 ditore e afishimit te rezultateve te regjistrimit fillestar te pasurive te paluajtshme, vendimi i Komisioneve Vendore i dergohet per veprim ZVRPP-se se rrethit dhe per informim dhe evidentim seksionit te administrates dhe mbrojtjes se tokes (SAMT) ne qark”.

iii. Ne veshtrim te ketij parashikimi te ligjvenesit, perfundimi i arritur nga Gjykata e shkalles se pare Lushnje, se per mosmarreveshjen objekt gjykimi nuk ka juridiksion administrativ te Komisionit Vendor te vleresimit te titujve te pronesise, eshte i drejte.

iv. Te pabazuar e gjen Kolegji Civil i Gjykates se Larte edhe pretendimin tjeter te pales se paditur ne ankimin e veçante se: “... ne themel ky konflikt nuk eshte konflikt per lirimin e nje siperfaqe toke, pasi ne te paditurit jemi pronare te ligjshem te tokes se marre me ligjin nr.7501, date 19.07.1991, “Per Token”...”.

v. Ndryshe nga sa ka pretenduar pala e paditur ne ankim, objekti i gjykimit eshte kerkimi i sendit ne baze te nenit 296 te K.Civil, mosmarreveshja eshte mosmarreveshje civile dhe jo administrative.

IV. Ne lidhje me zgjidhjen e çeshtjes

20. Gjykata e shkalles se pare Lushnje ka kuptuar dhe zbatuar drejt ligjin. Ajo (gjykata), me te drejte ka vendosur rrezimin e kerkeses se pales se paditur per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes.

21. Ne kushtet e parashtruara, vendimi nr.986 akti, date 11.12.2008 i Gjykates se shkalles se pare Lushnje eshte i drejte i bazuar ne ligj dhe per keto shkaqe do te lihet ne fuqi.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar ne percaktimet e nenit 59 te Kodit te Procedures Civile,


V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit te ndermjetem nr.986/62 akti, date 11.12.2008 te Gjykates se shkalles se pare Lushnje.

Tirane, me 07.04.2009

Nr.11241-00029-2007 i Regj.Themeltar

Nr.00-2009-796 i Vendimit (121)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:
Perikli Zaharia Kryesues

Irma Bala Anetare

Arjana Fullani Anetare

Guxim Zenelaj Anetar

Aleksander Muskaj Anetar
ne seancat gjyqesore te dates 24.03.2009 dhe 07.04.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile me pale:

PADITËSE: DAFINA BROKA, ne mungese

TË PADITUR: NDERMARRJA E TRAJTIMIT TE STUDENTEVE SH.A. VLORE, perfaqesuar ne gjykim nga avokat Petraq Curri.
OBJEKTI:

Detyrimin e te paditurit te me jape pagen e nje viti

si shperblim per shkak te zgjidhjes se menjehershme

dhe te pajustifikuar te kontrates se punes.

Baza Ligjore: Nenet 141, 143, 144, 145 e 153, 157 te Kodit te Punes.

Gjykata e shkalles se pare Vlore me vendimin civil nr.645, date 07.04.2006 ka vendosur:

Pranimin e padise te paditeses Dafina Broka.

Detyrimin e pales se paditur, SH.A. “Trajtimit te Studenteve” Vlore, t’i paguaje paditeses Dafina Broka 14 (katermbedhjete) paga mujore ne funksionin e drejtores, si shperblim per zgjidhjen e menjehershme e te pajustifikuar te kontrates se punes.


Gjykata e Apelit Vlore me vendimit civil nr.419, date 07.07.2006 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.645, date 07.04.2006 te Gjykates se shkalles se pare Vlore.


Kunder ketij vendimi, ka bere rekurs pala e paditur SH.A. “Trajtimit te Studenteve” Vlore, me anen e te cilit ka kerkuar prishjen e vendimit nr.419, date 07.07.2006 te Gjykates se Apelit Vlore dhe te vendimit nr. 645, date 07.04.2006 te Gjykates se shkalles se pare Vlore.

Si shkaqe te ankimit, pala ankuese paraqet:

- Vendimet jane haptazi ne kundershtim me ligjin.

- Gjykatat kane pranuar padine, e cila eshte mbeshtetur ne dispozitat e Kodit te Punes, nderkohe qe ne rastin konkret, mosmarrveshja duhet te trajtohej sipas ligjit nr.7638, date 19.11.1992 “Per shoqerite tregtare”. Neni 5, germa “a” e Kodit e Punes perjashton kategorikisht aplikimin e dispozitave te Kodit te Punes per anetaret e Keshillit Drejtues te Shoqerive Tregtare.

- Gjykatat ne menyre te qellimshme kane shtremberuar rrethanat e çeshtjes. Paditesja eshte shkarkuar nga detyra ne baze te ligjit.

- Shkarkimi i paditeses eshte bere ne zbatim te procedurave ligjore pas propozimit te perfaqesuesit te aksionerit te vetem shteteror, Ministria e Ekonomise, per shkak te humbjes se besimit te tij tek kjo drejtoreshe. Paditesja nuk eshte larguar nga puna ne date 30.12.2005, por ne date 17.01.2006.

- Gjykimet jane zhvilluar ne mungesen tone si pale ndergjyqese duke shkelur parimin e kontradiktorialitetit, neni 18 i K.Pr.C., duke na mohuar te drejten e mbrojtjes ne kete padi, dhe duke bere qe proçesi gjyqesor te jete i parregullt, ne shkelje te udherimeve te nenit 42/1 te Kushtetutes.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Aleksander Muskaj; degjoi perfaqesuesin e pales se paditur SH.A. “Trajtimi i Studenteve” Vlore; av. Petraq Curri , i cili kerkoi prishjen e te dy vendimeve, duke vendosur pushimin e gjykimit kesaj çeshtje; ne mungese te paditeses Dafina Broka; dhe si e shqyrtoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Se vendimi nr.419, date 07.07.2006 i Gjykates se Apelit Vlore dhe vendimi nr.645, date 07.04.2006 i Gjykates se shkalles se pare Vlore, jane rezultat i shkeljeve te ligjit procedural dhe si te tille duhet te prishen nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte dhe çeshtja duhet te dergohet per rishqyrtim ne gjykaten e shkalles se pare, me nje tjeter trup gjykues.



I. Rrethanat e faktit.

1. Paditesja Dafina Broka ka qene ne marredhenie pune me palen e paditur Sh.A. “Trajtimit te Studenteve”, Vlore, me detyren e Drejtores se kesaj ndermarrje.

2. Marredheniet e punes midis paleve ne kete gjykim jane rregulluar me kontraten e punes te lidhur pa afat, ne te cilen jane parashikuar te drejtat e detyrimet e seciles pale.

3. Me VKM nr.642, date 11.10.2005 “Per Keshillat Mbikqyres te Shoqerive Anonime Shterore”, eshte vendosur qe te transformoheshin nga ndermarrje shteterore, ne shoqeri tregtare.

4. Me vendimin nr.2, date 18.07.2005 te Keshillit Mbikqyres, paditesja Dafina Broka eshte riemeruar Drejtore e SH.A. “Trajtimit te Studenteve” Vlore.

5. Me vendimin nr.2, date 29.12.2005 Keshilli Mbikqyres i SH.A. “Trajtimit te Studenteve” Vlore ka vendosur lirimin nga detyra te Drejtores, paditeses Dafina Broka.

6. Duke mos qene dakord me kete vendim, paditesja Dafina Broka i eshte drejtuar Gjykates se shkalles se pare Vlore me kerkese padi, me objektin e cituar ne pjesen hyrese te ketij vendimi.


  1. Procedurat gjyqesore

7. Gjykata e shkalles se pare Vlore me vendimin civil nr.645, date 07.04.2006 ka vendosur:

Pranimin e padise te paditeses Dafina Broka.

Detyrimin e pales se paditur, SH.A. “Trajtimit te Studenteve” Vlore, t’i paguaje paditeses Dafina Broka 14 (katermbedhjete) paga mujore ne funksionin e Drejtores, si shperblim per zgjidhjen e menjehershme e te pajustifikuar te kontrates se punes.

8. Mbi ankimin e pales se paditur Sh.A. “Trajtimit te Studenteve” Vlore, Gjykata e Apelit Vlore me vendimin civil nr.419, date 07.07.2006 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.645, date 07.04.2006 te Gjykates se shkalles se pare Vlore.

9. Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs pala e paditur, Sh.A. “Trajtimit te Studenteve” Vlore, me anen e te cilit kane kerkuar prishjen e vendimit civil nr.419, date 07.07.2006 te Gjykates se Apelit Vlore dhe te vendimit nr.645, date 07.04.2006 te Gjykates se shkalles se pare Vlore, me shkaqet dhe pretendimet e cituara ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

III. Arsyetimi ligjor

10. Ne perfundim te shqyrtimit te kesaj mosmarreveshje, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, pasi analizoi çeshtjen ne teresi, shqyrtoi pretendimet e pjesemarresve ne proçes, arrin ne konkluzionin se gjykimi i çeshtjes nga gjykatat e faktit eshte rezultat i shkeljeve te ligjit procedural, si nje proçes i parregullt ligjor.

11. Nga Gjykata e shkalles se pare Vlore nuk eshte zbatuar neni 158/a i K.Pr.C., duke mos zhvilluar seancen pergatitore, e cila eshte domosdoshmeri proceduriale. Sipas ketij neni, gjyqtari cakton, per çdo çeshtje, seancen pergatitore, ku thirren palet ose personi i trete, per te percaktuar natyren e mosmarreveshjes dhe kerkon prej tyre shpjegimet e nevojshme, si dhe percaktimin e provave per vertetimin e pretendimeve e te prapsimeve te tyre.

12. Mosrespektimi i dispozites se mesiperme ka sjelle qe gjykimi te zhvillohet ne mungese te pales se paditur, pasi ne seancen gjyqesore te vetme te bere ne Gjykaten e shkalles se pare Vlore eshte marre vendimi i ndermjetem per vazhdimin e gjykimit ne mungese te pales se paditur.

Pala e paditur ka marre dijeni per zhvillimin e seances gjyqesore me ane te nje leterthirrjeje, e cila ne te njejten kohe eshte akti i njoftimit te padise per te.



13. Per rrjedhoje, nga Gjykata e shkalles se pare Vlore dhe ajo e Apelit Vlore, qe ka lene ne fuqi vendimin, po ne mungese te pales se paditur, eshte shkelur parimi i kontraditorialitetit, parashikuar nga nenet 18, 19 e 20 te K.Pr.C.

14. Ne nenin 18 te K.Pr.C. parashikohet se: asnje pale nuk mund te gjykohet pa u degjuar, ose pa u thirrur ne gjykim.

Sipas nenit 19 te po ketij Kodi, palet duhet t’i bejne te njohur njera tjetres, ne kohen e duhur, mjetet dhe faktet mbi te cilat mbeshtesin pretendimet e tyre.

Ne perputhje me keto dispozita, kete duhet ta garantoje gjykata, e cila duhet te zhvilloje nje proçes te drejte, duke respektuar parimin e kontradiktorialitetit, ne baze te nenit 20 te K.Pr.C., sipas te cilit: gjykata duhet te ndjeke dhe te kerkoje te zbatohet parimi i kontradiktorialitetit. Ajo mbeshtet vendimin e saj ne mjetet, shpjegimet, dokumentet e provat e tjera te treguara ose te sjella nga palet, kur keto te fundit kane qene ne gjendje te debatojne sipas ketij parimi.

15. Ne analize te dispozitave te mesiperme, Kolegji Civil i Gjykates se Larte arrin ne perfundimin se vendimet e Gjykates se shkalles se pare Vlore dhe Gjykates se Apelit Vlore duhet te prishen, per shkak te nje proçesi te parregullt ligjor dhe çeshtja te kthehet per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Vlore.

IV. Ne lidhje me ankimin ( rekursin ).

17. Shkaqet e parashtruara ne rekurs, per sa i perket shkeljeve te ligjit procedurial, pasi u analizuan nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte, kane rezultuar te bazuara ne ligj (neni 472 K.Pr.C.) e si te tilla ato do te pranohen.

18. Persa i perket pretendimit te ngritur ne rekurs, se shkarkimi i paditeses Dafina Broka nga funksioni i drejtores eshte bazuar ne percaktimet e nenit 98, te ligjit nr.7638, date 19.11.1992 “Per Shoqerite Tregtare” dhe ketij ligji duhej t’i referohej gjykata ne zgjidhjen e mosmarreveshjes, Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se gjykata, ne rishqyrtimin e çeshtjes, ne referim te nenit 16 te K.Pr.C., duhet te beje nje cilesim te sakte te fakteve dhe veprimeve qe lidhen me mosmarreveshjen, pa u lidhur me percaktimin qe propozojne palet, por pa ndryshuar bazen juridike te padise pa kerkesen e pales.

V. Ne lidhje me zgjidhjen e çeshtjes.

19. Ne kushtet e parashtruara, vendimi nr. 645, date 07.04.2006 i Gjykates se shkalles se pare Vlore dhe vendimi nr. 419, date 07.07.2006 i Gjykates se Apelit Vlore, jane marre ne shkelje te ligjit procedural e per keto shkaqe çeshtja do te prishet dhe te dergohet per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Vlore, me tjeter trup gjykues.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar ne percaktimet e nenit 485, shkonja “ç” te K.Pr.Civile,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.419, date 07.07.2006 te Gjykates se Apelit Vlore dhe vendimit nr.645, date 07.04.2006 te Gjykates se shkalles se pare Vlore dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Vlore, me tjeter trup gjykues.


Tirane, me 07.04.2009

MENDIMI I PAKICËS

Une gjyqtari Aleksander Muskaj, anetar i trupit gjykues nuk jam dakord me vendimin e gjykates (shumices) dhe shfaq kete mendim per zgjidhjen e çeshtjes:

Vendimi nr.419, date 07.07.2006 i Gjykates se Apelit Vlore eshte marre ne zbatim korrekt te ligjit e si i tille ai duhej te lihej ne fuqi.

Ndryshe nga qendrimi i shumices, mendoj se, si Gjykata e Shkalles se Pare Vlore, ashtu edhe Gjykata e Apelit Vlore, nuk kane zhvilluar procesin ne pranine e shkeljeve procedurale te tilla, qe te çojne ne prishjen e ketyre vendimeve per shkak te nje proçesi te parregullt ligjor.

Moskryerja e seances pergatitore nga Gjykata e Shkalles se Pare Vlore nuk e ben proçesin te parregullt qe te passjelle patjeter prishjen e vendimit. Ne nenin 158/a te K.Pr.Civile percaktohet se: “... kur e sheh te nevojshme, cakton seancen pergatitore ne te cilen thirret i padituri ose personi i trete, me qellim qe te percaktohet natyra e mosmarreveshjes, kerkon prej tyre te japin shpjegime qe i quan te nevojshme ...”.

Ne veshtrim te ketij parashikimi te ligjvenesit, kryerja e seances pergatitore nuk eshte detyrim i gjykates (gjyqtarit), qe ka marre çeshtjen per gjykim, por eshte ne vleresimin e tij.

Ne te tilla rrethana, moskryerja e seances pergatitore vleresoj se nuk perben shkak per prishjen e vendimit.

Po keshtu, zhvillimi i gjykimit ne mungese te pales se paditur, si ne gjykimin ne gjykaten e shkalles se pare, ashtu edhe ne ate te apelit, nuk perben shkak qe passjell prishjen e ketyre vendimeve dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim.

Eshte e vertete qe proçesi si ne shkalle te pare, ashtu edhe ne gjykaten e apelit eshte zhvilluar ne mungese te pales se paditur, por pala e paditur eshte njoftuar rregullisht, gjate gjykimit ne gjykaten e shkalles se pare me flete-thirrje dhe gjate gjykimit ne shkalle te dyte me shpallje, sipas percaktimeve te bera nga ligjvenesi ne nenin 460/3 te K.Pr.Civile, (... njoftimi per diten dhe oren e gjykimit te çeshtjeve behet nga gjykata e apelit me shpallje prane saj dhe ne gjykatat perkatese te shkalles se pare, jo me vone se 10 dite perpara shqyrtimit te çeshtjes ...).


1
Edhe ne themel, gjykata e shkalles se pare ka zgjidhur drejt çeshtjen dhe me te drejte gjykata e apelit e ka lene vendimin ne fuqi. Ne te tilla kushte, vleresoj se Kolegji Civil i Gjykates se Larte duhej te vendoste lenien ne fuqi te vendimit nr.419, date 07.07.2006 te Gjykates se Apelit Vlore.
Aleksander Muskaj

.


2


Nr.11111-00014-00-2007 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-595 i Vendimit (122)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:
Perikli Zaharia Kryesues

Irma Bala Anëtare

Arjana Fullani Anëtare

Guxim Zenelaj Anëtar

Aleksander Muskaj Anëtar
ne seancen gjyqesore te dates 24.03.2009 dhe 07.04.2009 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:
PADITËS: VIRON GEGA, përfaqësuar nga av. Gezim Hajderaj

I PADITUR: DAVID GEGA, përfaqësuar nga av. Avni Shehu

OBJEKTI I PADISË:

Pjesёtim i pasurisё sё paluajtshme,

i njё ndёrtese shkolle katёrkatëshe me siperfaqe 625 m2,

si dhe i truallit rreth e rrotull objektit me siperfaqe 1000 m2,

te ndodhur ne lagjen “1 Maj” tё qytetit tё Fierit (faza e parё e pjesёtimit).

Baza Ligjore: Neni 207 i Kodit Civil (K.C.)

dhe nenet 369 e 370 te Kodit te Procedures Civile (K.Pr.C.).

Gjykata e shkalles se pare Fier me vendimin datё 14.11.2005 ka vendosur:

Lejimin e pjesёtimit te pasurisё sё paluajtshme, ndёrtesё shkolle katёrkatёshe me sipёrfaqe 625 m2, si edhe truall rreth saj me sipёrfaqe 1000 m2, qё i takojnё bashkёpronarёve Viron Gega dhe David Gega, nё kёto raporte:

1. Ndёrtesa shkollё katёrkatёshe e ndodhur nё lagjen “1 Maj” tё qytetit tё Fierit nё masёn: Viron Gega 76,5% tё objektit, David Gega nё masёn 23.5 % tё objektit.

2. Pёr truallin rreth objektit ndёrtimor me sipёrfaqe 1000 m2 i ndodhur nё lagjen “1 Maj” tё qytetit tё Fierit, nё pjesё tё barabarta nё masёn 50% pёr secilin nga bashkёpronarёt.
Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.127, datё 19.09.2006 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit tё ndёrmjetёm datё 14.11.2005 tё Gjykatёs sё shkallёs sё parё Fier dhe duke e gjykuar çёshtjen nё fakt:

Lejimin e pjesёtimit tё sendeve - truall me sipёrfaqe 1000 m2 dhe shkollё 4 kate, me sipёrfaqe ndёrtimore 625 m2, me vlerёn totale 58.392.123 lekё midis palёve Viron Gega dhe David Gega nё raportet 94,86 % paditёsi Viron Gega dhe 5.14% i padituri David Gega.
Kundёr kёtij vendimi ka bёrё rekurs i padituri David Gega, i cili parashtron kёto shkaqe pёr prishjen e tij:

- Vendimi i gjykatёs sё apelit ёshtё rrjedhojё e zbatimit tё gabuar si tё ligjit procedural, ashtu edhe tё atij material. Nё dispozitivin e vendimit ёshtё pёrcaktuar gabim sipёrfaqja e ndёrtimit 625 m2, pasi ajo ёshtё vetёm sipёrfaqja e katit tё parё tё shkollёs, ndёrsa sipёrfaqja totale e shkollёs katёrkatёshe ёshtё 1795 m2.

- Gjykata ka pranuar vetёm pretendimet e palёs paditёse, duke pёrjashtuar si shpenzim tё shkollёs TVSH dhe tё ardhurat neto, duke shkelur haptazi ligjin nr.7928, datё 27.04.1995 “Pёr TVSH”. Sipas kёtij ligji, pёr tё gjitha mallrat qё blihen nga subjektet private (tё cilat i kam blerё vetёm unё), pёrveç kostos sё çmimit, duhet tё pёrfshihet edhe TVSH , qё nё periudhёn e lёvrimit tё tyre ka qenё nё masёn 20%.

- Gjykata nuk ka marrё parasysh nenin 51 tё ligjit nr.8501, datё 16.06.1999 “Pёr Urbanistikёn”, duke mos vlerёsuar pagesёn e 1% tё vlerёs sё investimit, sipas preventivit tё objektit, pagesёn e lejes sё ndёrtimit, si dhe shpenzime tё ndryshme lidhur me shfrytёzimin e rrjetit inxhinierik ekzistues pёr ujёsjellёsin, kanalizimet elektrike e telefonike, rrugё, etj.

- Gjykata ka pёrllogaritur sikur vlera e objektit ёshtё nё masёn 58.392.123 lekё, nga tё cilat, sipas saj, unё kam paguar vetёm 3.000.000 lekё, pa arsyetuar se nga del qё diferencёn tjetёr e ka paguar paditёsi Viron Gega. Nё kёtё mёnyrё gjykata hedh poshtё njё sёrё dokumentesh ligjore, siç ёshtё leja dhe sheshi i ndёrtimit, aktin kryesor mbi bazёn e tё cilit ёshtё bёrё regjistrimi i kёsaj shkolle, siç ёshtё akti i kolaudimit, i cili ёshtё akt zyrtar dhe ku si investitor jam edhe unё dhe se nё kёtё akt nё emrin tim ёshtё firma e paditёsit. Gjykata nuk ka arsyetuar se, cilit akt i ёshtё referuar, qё investimi nё shkollё ёshtё vetёm i paditёsit.

- E vetmja provё qё gjykata ka mbёshtetur arsyetimin e saj ёshtё njё akt shkresor i thjeshtё, fletore me mbishkrimin “Fletore e tёrheqjes sё lekёve nga ERMA sh.p.k.” - ku ёshtё administrator paditёsi. Ky akt shkresor bie ndesh me nenin 246 tё K.Pr.C. Kjo shkresё e thjeshtё (fletore), duke qenё se nё shumё zёra nuk pranohet prej meje, nuk pёrben provё tё plotё, sipas nenit 259 tё K.Pr.C. Kёshtu, asnjёherё akti i thjeshtё shkresor nuk ka fuqi, nёse akti zyrtar ёshtё ndryshe.

- Tё gjitha aktet zyrtare tregojnё qartё bashkёpronёsinё nё kёtё send dhe pёrderisa midis nesh nuk ka njё akt-marrёveshje pёr ndryshimin e raporteve tё bashkёpronёsisё, atёherё si trualli, qё ёshtё nё raporte tё barabarta, ashtu edhe objekti qё ngrihet mbi tё ёshtё nё raporte tё barabarta.

- Gjykata e apelit ka vepruar nё kundёrshtim me kёrkesat e neneve 225 e 226 tё K.Pr.C., duke caktuar ekspert pa emra konkret nga Laboratori Qёndror i Kriminalistikёs.

- Gjykata e apelit nё arsyetimin e vendimit pranon faktin qё, unё (i padituri) jam marrё me drejtimin e punimeve gjatё gjithё periudhёs gjashtёmbёdhjetёmujore pёr ndёrtimin e objektit, ndёrsa kur bёn fjalё pёr investimin, m’a mohon kёtё kontribut tё drejtpёrdrejtё qё kam dhёnё pёr kёtё objekt.

Paditёsi ka paraqitur kundёrrekurs, duke parashtruar se, rekursi nuk pёrmban shkaqe nga ato qё parashikohen nё nenin 472 tё K.Pr.C.

- Kёshtu, sipas paditёsit, pretendimi se gjykata e apelit ka gabuar nё pёrcaktimin e sipёrfaqes ndёrtimore tё shkollёs, duke e percaktuar atё 625 m2, nё njё kohё kur ajo ёshtё 1725 m2, nuk ka asnjё rёndёsi pёr çёshtjen. Objekti shkollё ёshtё katёrkatёsh, i regjistruar nё Hipotekё dhe kur tё lejohet pjesёtimi nё fazёn e dytё, do tё kqyret edhe sipёrfaqja e çdo kati.

- Gjykata e apelit ka pёrcaktuar se, nga trualli 1000 m2, objekti ka zёnё 625 m2 tё tij dhe kjo konsiderohet si siperfaqja ndёrtimore.

- Pretendimi tjetёr se, gjykata e apelit ka hequr padrejtёsisht nga vlera e shkollёs tё ardhurёn neto dhe TVSH, ёshtё i pabazuar, sepse pёrderisa kёto shpenzime nuk janё bёrё nga palёt, ato nuk mund tё konsiderohen si vlera e shpenzimeve tё kryera prej tyre.

- Vlera prej 1% e preventivit pёr nxjerrjen e lejes sё ndёrtimit ёshtё paguar vetёm nё emrin e paditёsit dhe kjo vlerё nuk hyn nё vlerёn e objektit, por nё shpenzimet administrative, tё cilat llogariten nё fazёn e dytё tё pjesёtimit.

- Eshtё i pambёshtetur pretendimi qё, edhe i padituri ёshtё bashkёpronar, pasi ka nёnshkruar nё vёnien nё hipotekё pёr efekt garancie tё objektit shkollё katёrkatёshe, krahas paditёsit.

- Pёrsa i pёrket “Fletores sё tёrheqjes sё lekёve nga ERMA sh.p.k.” i padituri nuk ka paraqitur fakte kundёrshtuese pёr fallsitet, konform nenit 273 tё K.Pr.C. Nga ekspertimi nuk rezultoi se ka fallsifikim.

- I padituri ka pretenduar nё rekurs se, gjykata e apelit ka lejuar shkelje tё rёnda procedurale, kur ia ka çuar materialin pёr ekspertim pёr fallsitet Laboratorit Qёndror Kriminalistik, pa caktuar emrin e ekspertit. Kjo shkelje nuk ёshtё e rёndё dhe nuk parashikohet nё ligj dhe as ka ndikuar nё konkluzionin e gjykatёs.

- Edhe pretendimi i tё paditurit, se gjykata e apelit duhet tё llogariste nё vlerёn e objektit edhe kontributin e tij nё ndjekjen e punimeve, ёshtё i pabazuar, pasi nё vlerёn e objektit llogariten shpenzimet materiale tё kryera nga palёt (kostoja e objektit) dhe asgjё tjetёr.

- Nga ana tjetёr, si gjykata e faktit, ashtu edhe ajo e apelit. kanё llogaritur nё koston e objektit shpenzimet administrative qё janё prej disa dhjetra milion lekёsh, nё njё kohё qё nuk ka shpenzime tё tilla. Kёshtu, edhe puna drejtuese e tё paditurit nuk mund t’i afrohet njё mase tё tillё tё lartё. Nё fazёn e dytё tё pjesёtimit shikohen llogaritё e shpenzimeve ndёrmjet palёve dhe ky pretendim, edhe sikur tё merret i mirёqenё, i pёrket njё faze tjetёr shqyrtimi gjyqёsor.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dёgjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia; pёrfaqёsuesin e tё paditurit, i cili kёrkoi ndryshimin e tё dy vendimeve, tё vendimit tё gjykatёs sё apelit dhe tё vendimit tё gjykatёs sё shkallёs sё parё, duke lejuar pjesёtimin e pasurisё sё paluajtshme, ndёrtesё shkolle katёrkatёshe me sipёrfaqe tё katit tё parё 625 m2 (tё sheshit tё ndёrtimit) dhe tё katёr kateve - 1825 m2, si dhe trualli rreth saj me sipёrfaqe 1000 m2, qё i takojnё bashkёpronarёve Viron Gega dhe David Gega nё pjesё tё barabarta nga 50 % secili; pёrfaqёsuesin e paditёsit, i cili kёrkoi lёnien nё fuqi tё vendimit tё gjykatёs sё apelit dhe si bisedoi çështjen nё tёrёsi,


V Ë R E N

Paditёsi Viron Gega me tё paditurin David Gega janё nё marrёdhёnie gjinie me njёri tjetrin, kushёrinj tё parё.

Paditёsi dhe i padituri kanё blerё prej shtetasve Kozma, Mirela dhe Vangjel Andrea, nёpёrmjet kontratave tё shitblerjes datё 24.03.1999 dhe 26.03.1999 tre sipёrfaqe trualli tё ndodhura nё lagjen “1 Maj” tё qytetit tё Fierit, tё cilat sё bashku pёrbёjnё sipёrfaqen prej 1000 m2. Nё kёto kontrata ёshtё pёrcaktuar se, palёt e mёsipёrme janё bashkёpronare nё pjesё tё barabarta dhe tё pandarё tё truallit tё blerё, i cili ёshtё regjistruar nё regjistrat hipotekore nё emёr tё paditёsit dhe tё paditurit, si bashkёpronarё nё pjesё tё barabarta.

Me vendimin nr.3, datё 25.06.1999 tё Kёshillit tё Rregullimit tё Territorit (KRRT) tё Bashkisё Fier ёshtё miratuar sheshi i ndёrtimit me sipёrfaqe 625 m2 pёr ngritjen e objektit shkollё tetёvjeçare me aktivitet privat dhe me vendimin nr.1, datё 07.01.2000 tё KRRT sё mёsipёrm ёshtё dhёnё leja e ndёrtimit pёr kёtё objekt nё emёr tё dy bashkёpronarёve tё truallit, paditёsit Viron Gega dhe tё paditurit David Gega.

Duke pasur dokumentacionin ligjor pёrkatёs pёr ngritjen e objektit, nё vitin 2000 ёshtё ngritur mbi truallin e mёsipёrm njё ndёrtesё katёrkatёshe. Nga trualli 1000 m2, objekti ka zёnё 625 m2 tё tij dhe kjo konsiderohet si siperfaqja ndёrtimore. Me pas ёshtё bёrё akti i kontrollit dhe kolaudimit tё ndёrtimit nё emёr tё tё dy palёve ndёrgjyqёse pёr ndёrtimin mbi truallin e mёsipёrm tё njё ndёrtese katёrkatёshe, e cila mё pas ёshtё regjistruar nё Zyrёn e Regjistrimit tё Pasurive tё Paluajtshme (ZRPP) Fier nё pronёsi tё tё dy bashkёpronarёve, paditёsit Viron Gega dhe tё paditurit David Gega.

Ky objekt ёshtё pёrdorur pёr qёllim tё ushtrimit tё aktivitetit arsimor dhe si institucion jopublik me emёrtimin “Flatrat e Dijes”, fillimisht pёr arsimin tetёvjeçar dhe mё pas pёr arsimin e mesёm.

Paditёsi Viron Gega ka kёrkuar pjesёtimin e objektit - shkollё katёrkatёshe, qё zё 625 m2 nё truallin me sipёrfaqe 1000 m2 ku ёshtё ngritur, si dhe pjesёtimin edhe tё kёtij trualli.

Ai ka pretenduar se, shpenzimet pёr ndёrtimin e objektit i ka bёrё ai dhe se ndёrtimi ёshtё kryer nёpёrmjet brigadave tё punёs me puntorё qё paguheshin pёr shёrbimet e veçanta, pa subjekt sipёrmarrёs dhe tё liçensuar nё fushёn e ndёrtimit. Prandaj, sipas tij, nё mungesё tё ngritjes sё objektit nga njё shoqёri e tillё ndёrtuese mungojnё dokumentet financiare, siç janё preventivet dhe sidomos situacionet pёr tё pёrcaktuar shpenzimet e kryera pёr ndёrtimin e objektit; po keshtu, furnizimi me lёndё tё parё, fuqia punetore dhe volumet e punёs nuk janё dokumentuar rregullisht, pasi kёto pagesa janё bёrё pa fatura ku tё pasqyroheshin punimet e bёra.

Nga ana tjetёr ai ka pretenduar se, aktiviteti i ushtruar nё institucion ka qenё i drejtuar prej tij, ndёrsa i padituri ka qenё pjesё e administratёs.

I padituri David Gega ka prapsuar se, ideja pёr ngritjen e njё institucioni arsimor ka qenё e tij, se tratativat pёr blerjen e truallit i ka bёrё ai dhe se vetё ai ka ndjekur procedurat pёr dhёnien e lejes pёr shesh ndёrtimi dhe pёr ngritjen e objektit, duke kontribuar nё ndёrtimin e objektit me shuma tё siguruara nga puna e tij si emigrant dhe nga huatё e marra nga tё tretё.

Kёshtu, procesi i ndёrtimit ёshtё drejtuar prej tij dhe ёshtё realizuar me kontributin e pёrbashkёt tё tё dy palёve ndёrgjyqёse.

Gjykata e shkallёs sё parё ka vendosur lejimin e pjesёtimit te pasurisё sё paluajtshme, ndёrtesё shkolle katёrkatёshe me sipёrfaqe 625 m2, si edhe truall rreth saj me siperfaqe 1000 m2, qe i takojnё bashkёpronarёve Viron Gega dhe David Gega nё kёto raporte:

1. Ndёrtesa shkolle katёrkatёshe e ndodhur nё lagjen “1 Maj” tё qytetit tё Fierit nё masёn: Viron Gega 76,5% tё objektit, David Gega nё masёn 23.5 % tё objektit.

2. Pёr truallin rreth objektit ndёrtimor me sipёrfaqe 1000 m2 i ndodhur nё lagjen “1 Maj” tё qytetit tё Fierit, nё pjesё tё barabarta nё masёn 50% pёr secilin nga bashkёpronarёt.

Kjo gjykatё ka arsyetuar se, trualli provohet qё ёshtё blerё nga tё dy palёt ndёrgjyqёse dhe duhet lejuar pjesёtimi me nga ½ pjesё secili.

Pёrsa i pёrket ndёrtesёs u provua nga provat me dёshmitarё dhe provat shkresore se, paditёsi ka investuar pёr ndёrtimin e saj nё masёn 76.5%.

I padituri nuk mundi t’i provonte gjykatёs asnjё burim tё tё ardhurave tё pretenduar prej tij.



Gjykata e apelit ka vendosur ndryshimin e vendimit tё gjykatёs sё shkallёs sё parё dhe duke e gjykuar çёshtjen nё fakt, ka lejuar pjesёtimin e sendeve - truall me sipёrfaqe 1000 m2 dhe shkollё 4 kate, me sipёrfaqe ndёrtimore 625 m2, me vlerёn totale 58.392.123 lekё, midis palёve Viron Gega dhe David Gega nё raportet 94,86 % paditёsi Viron Gega dhe 5.14% i padituri David Gega.

Gjykata e apelit ka arsyetuar se, gjykata e shkallёs sё parё, pavarёsisht se nё rastin konkret kemi tё bёjmё me njё objekt tё vetёm, ndёrtesa e shkollёs katёrkatёshe, gabimisht ka pёrcaktuar si tё tilla veç e veç - shkollёn dhe truallin; ndёrsa pёr truallin ka pёrcaktuar raporte tё barabarta, nga 50% pёr secilin prej bashkёpronarёve, pёr ndёrtesёn e shkollёs ka arritur nё njё konkluzion tjetёr…



Download 1,35 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   33




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish