Nr. Data palët faqe



Download 1,35 Mb.
bet2/33
Sana27.06.2017
Hajmi1,35 Mb.
#17000
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   33

Çështje Penale


5 10.04.2009 Kërkues: Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së

Shqipërisë

Person nën Hetim: Lulzim Basha 249

37/1 (00-2009-21) 28.04.2009 Kërkues: Dhimiter Xhallo 260

87 01.04.2009 Të pandehur: Astrit Hasaj 262

92 15.04.2009 Kërkues: Prokuroria prane Gjykates se Krimeve te

Renda Tirane

kundër Luan Klosi 265

93 15.04.2009 Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës

kundër Ilir Kokalari i padenuar 269

98 18.04.2009 Të pandehur: Qani Xhixha, Astrit Bushi,

Vladimir Bajrami 271

109 22.04.2009 Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane

I pandehur: Ylli Shaba 275

110 22.04.2009 I pandehur: Kozma Jani Leka 279

111 22.04.2009 Kërkues: Ali Aliaj 282

112 22.04.2009 I pandehur: Robert Peci 284

139 01.04.2009 Të pandehur: Alban Agaj 287

147 01.04.2009 Të pandehur: Pjerin Brushtulli, Tonin Brushtulli 290

148 (00-2009-42) 01.04.2009 I pandehur: Astrit Zeka 293

149 01.04.2009 I pandehur: Pjeter Prela 296

150 01.04.2009 Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së

Parë Berat

Të pandehur: Sokol Bega, Ferdinand Ismaili,

Artan Cani dhe Berti Tase 299

162 08.04.2009 I pandehur: Hil Bashaj 302

163 08.04.2009 I pandehur: Nikollaq Meni 305

165 08.04.2009 I pandehur: Shpetim Cakrani 308

166 08.04.2009 I pandehur: Luan Qorri 311

167 08.04.2009 E pandehur: Valbona Sula (Husa), e padenuar 314

170 (00-2009-36) 15.04.2009 Të pandehur: Agim Hasku, Hilmi Bleta,

Fatmira Taraku 316

187 15.04.2009 Të pandehur: Gjin Jak Nikolli, Shan Kol Gerdhata 320

188 (00-2009-138) 15.04.2009 Të pandehur: Zenel Peta, Agim Gozhita,

Aristotel Xheko, Vangjel Muço, Ermal Dhoska,

Sokol Stroka, Gentian Thomollari, Zarif Ibrahimi,

Muharrem Basho 325

189 15.04.2009 Të pandehur: Luan Curri, Leonard Hajdini,

Blerim Elezi 331

194 (00-2009-62) 22.04.2009 I pandehur: Xhavit Ibrahim Hoxha (David Davide) 336

195 22.04.2009 Të pandehur: Fatos Gongo, Julian Dautllari,

Marsel Dautllari 341

196 22.04.2009 I pandehur: Arjan Maksuti 344

217 22.04.2009 Të pandehur: Endrit Qyqja, Rubens Sela,

Lulezim Ismaili, Igli Selita 348

218 22.04.2009 I pandehur: Roland Makashi 356

219 (00-2009-66) 22.04.2009 Të pandehur: Pjerin Alija (Zefi), Paulin Zefi 359

227 (00-2009-72) 29.04.2009 Të pandehur: Hile Kodra, Pjeter Marku 364

237 (00-2009-51) 29.04.2009 Kërkues: Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare

per Krimet e Renda Tirane

I pandehur: Ilir Koçiaj 368

238 (00-2009-73) 29.04.2009 I pandehur: Kreshnik Sulejman Laze 372

239 (00-2009-53) 29.04.2009 I pandehur: Sabedin Alliaj 376

240 (00-2009-61) 30.04.2009 Kërkues: Lulezim Basha 379


ÇËSHTJE CIVILE

Nr.31003-00391-00-2009 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-409 i Vendimit (114)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:
Shpresa Beçaj Kryesuese

Evjeni Sinoimeri Anëtare

Ardian Dvorani Anëtar

Aleksander Muskaj Anëtar

Evelina Qirjako Anëtare
në seancën gjyqësore të datës 02.04.2009 mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:
PADITËS: MIHAL LITI, ne mungese

TË Paditur: A.V.K.K. PRONAVE VLORE, ne mungese

A.Q.K.K. PRONAVE TIRANE, ne mungese



OBJEKTI:


Kundershtimi pjeserisht i vendimit nr.275, date 10.12.1995

te K.K.K.Pronave te Keshillit te Rrethit Delvine

dhe vendimit 1052/1, date 25.06.2008 te A.Q.K.K. Pronave Tirane.

Baza Ligjore: Neni 18 i Ligjit nr.9235 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave”

dhe neni 324 e vijues i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Sarande me vendimin nr.1262, date 02.12.2008, ka vendosur:

Te shpalle moskompetencen tokesore per gjykimin e çeshtjes civile me nr.1025 regjistri themeltar, date 15.07.2008 te paditesit Mihal Liti; Dergimin e akteve per gjykim gjykates kompetente, Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore.
Brenda afatit ligjor, paditesi ka ushtruar te drejten e ankimit ndaj vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande per shpalljen e moskompetences dhe paraqet kete arsyetim:

- Gjykata ka zbatuar keq ligjin.

- Me padine objekt gjykimi kerkohet te kundershtohet nje vendim i A.Q.K.K.P. Tirane dhe paditesi nuk kundershton asnje vendim te A.V.K.K. Pronave Vlore.

- Paditesi kundershton nje vendim te K.K.K. Pronave te Keshillit te Rrethit Delvine qe eshte krijuar shume me pare.

- Kerkojme pranimin e kerkeses dhe prishjen e vendimit te shkalles se pare, si dhe dergimin e çeshtjes per vazhdimin e gjykimit po prane kesaj gjykate, me te njejtin trup gjykues.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako dhe si bisedoi çështjen ne teresi,


V Ë R E N

Vendimi nr.1262, date 02.12.2008 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande eshte i drejte, i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Nga aktet qe ndodhen ne dosje rezulton qe me vendimin e K.K.K.Pronave te Keshillit te Rrethit Delvine nr.275, date 10.12.1995, ish pronaret Koço dhe Andon Liti jane njohur pronare per nje siperfaqe trualli 3327 m2, ndodhur ne fshatin Pece, Komuna Mesopotam, Delvine.

Paditesi eshte nje prej trashegimtareve ligjore te ish-pronarit Koço Liti dhe me padine objekt gjykimi kundershton pjeserisht vendimin e mesiperm te K.K.K.Pronave te Keshillit te Rrethit Delvine, lene ne fuqi me vendimin nr.1052/1, date 25.06.2008 te A.Q.K.K.Pronave Tirane, duke kerkuar t’i kthehet siperfaqja e lire e truallit prej 3147 m2, qe ndodhet brenda vijes se ndertimit te fshatit Pece dhe te kompensohet sipas ligjit per siperfaqen prej 180 m2, qe eshte e zene.

Paditesi i eshte drejtuar me ankesen nr.1052 prot., date 20.05.2008 A.Q.K.K. Pronave Tirane. Kjo e fundit, me shkresen nr.1052/1, date 25.06.2008, ka njoftuar paditesin se vendimi i K.K.K.Pronave te Keshillit te Rrethit Delvine nr.275, date 10.12.1995 nuk eshte i nevojshem te ndryshohet, pasi ish-pronareve Liti i eshte njohur prona prej 3327 m2, prej te ciles 3147 m2 i jane kthyer te lira dhe pjesa prej 180 m2 i eshte njohur per kompensim ne natyre.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Sarande me vendimin nr.1262, date 02.12.2008 ka vendosur: “Te shpalle moskompetencen tokesore per gjykimin e çeshtjes civile me nr.1025 regjistri themeltar, date 15.07.2008 te paditesit Mihal Liti; Dergimin e akteve per gjykim gjykates kompetente, Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore”, me arsyetimin:

... Paditesi kundershton me padine e tij vendimin e K.K.K.Pronave Delvine dhe vendimin e A.Q.K.K. Pronave Tirane. Ne baze te nenit 18/2 te Ligjit nr.9235, ndryshuar me Ligjin nr.9538, ku parashikohet se kunder vendimit te AKKP, per lenie ne fuqi te vendimit te zyres rajonale te AKKP, ankimi kryhet prane gjykates se rrethit ne territorin e qarkut ku ka vendndodhjen zyra rajonale e AKKP-se se qarkut .... dhe nenit 61 te K.Pr.Civile, gjykata vendos moskompetencen e saj tokesore dhe dergimin e akteve gjykates kompetente, Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore”.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.

Objekti i padise eshte: Kundershtim pjeserisht i vendimit nr.275, date 10.12.1995 te K.K.K.Pronave te Keshillit te Rrethit Delvine, dhe vendimit 1052/1, date 25.06.2008 te A.Q.K.K. Pronave Tirane.

Ne baze te Ligjit nr.9235, date 29.07.2004 “Per kthimin dhe kompensimin e prones”, te ndryshuar, neni 15, eshte percaktuar krijimi i Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave me qender ne Tirane dhe zyra rajonale ne çdo qark te Republikes se Shqiperise, kompetencat e te cilave jane percaktuar shprehimisht ne Vendimin e Keshillit te Ministrave nr.566, date 23.08.2006. Ne kete ligj dhe ne vendimin e sipercituar, parashikohet shprehimisht se A.Q.K.K.P.Tirane eshte person juridik publik i organizuar me zyra rajonale ne çdo qark te vendit. Krijimi i Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave dhe organizimit te saj me zyra rajonale sipas qarqeve, ka bere qe Komisionet e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave prane Bashkive, te krijuara dhe qe funksiononin ne baze te Ligjit nr.7988, date 15.04.1993 (ligj ky i shfuqizuar nga Ligji nr.9235, date 29.07.2004), te pushonin se funksionuari dhe kompetencat e tyre i kane kaluar zyrave rajonale te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave.

Ne kuptim te sa me siper, kompetencat e K.K.K.P. te Keshillit te Rrethit Delvine rezulton se i jane kaluar Agjencise Vendore te K.K.P. te Qarkut Vlore, ku ben pjese qyteti i Delvines. Kjo del qarte edhe ne padine objekt shqyrtimi ku paditesi ka percaktuar si pale te paditur A.V.K.K.P. Qarku Vlore, pasi K.K.K.P. Delvine ka pushuar se funksionuari.

Ne baze te nenit 18, pika 1, paragrafi i dyte,te Ligjit nr.9235, date 29.07.2004, te ndryshuar, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se Gjykata e Rrethit Gjyqesor Sarande nuk ka kompetencen tokesore per gjykimin e kesaj çeshtjeje. Ky nen parashikon se “kunder vendimit per lenie ne fuqi te A.K.K.Pronave te zyres rajonale, ankimi kryhet prane gjykates se rrethit ne territorin e qarkut ku ka vendndodhjen zyra rajonale ...”.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se, perveç sa u citua me siper, kompetente per gjykimin e çeshtjes eshte Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore dhe ne baze te nenit 43 te K.Pr.Civile, ku parashikohet se: kur i padituri eshte person juridik, padite ngrihen ne gjykaten e vendit ku personi juridik ka qendren e tij. Padite qe rrjedhin nga nje marredhenie juridike me nje dege ose agjenci lokale te personit juridik, mund te ngrihen edhe ne gjykaten ku ka qendren dega ose agjencia...

Siç u citua me siper, A.Q.K.K.P. Tirane eshte nje person juridik publik me zyra rajonale ne çdo qark, ndaj ne perputhje me nenin 43 te K.Pr.Civile, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore ka kompetencen territoriale dhe lendore te marre ne shqyrtim padine e ngritur nga Mihal Liti kunder A.V.K.K.P. Qarku Vlore dhe A.Q.K.K.P. Tirane, pasi A.V.K.K.P. Qarku Vlore e ka seline ne Vlore.

Me padine objekt gjykimi kundershtohet vendimi nr.275, date 10.12.1995 i K.K.K.Pronave te Keshillit te Rrethit Delvine, lene ne fuqi me vendimin nr.1052/1, date 25.06.2008 te A.Q.K.K. Pronave Tirane dhe ne baze te nenit 18, pika 1, paragrafi i dyte te Ligjit nr.9235, date 29.07.2004, te ndryshuar, si dhe nenit 43 te K.Pr.Civile, padia duhet te ngrihet ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Vlore ku ka vendndodhjen zyra rajonale e A.V.K.K. Pronave Qarku Vlore.

Ne keto kushte, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande nr.1262, date 02.12.2008, qe ka vendosur: “Te shpalle moskompetencen tokesore per gjykimin e çeshtjes civile me nr.1025 regjistri themeltar, date 15.07.2008 te paditesit Mihal Liti; Dergimin e akteve per gjykim gjykates kompetente, Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore”, eshte i drejte, i bazuar ne ligj dhe si i tille do te lihet ne fuqi.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 62 dhe 485 te K.Pr.Civile,

V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.1262, date 02.12.2008 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande.

Tiranë, më 02.04.2009

Nr.11241-00803-00-2007 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-626 i Vendimit (115)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:
Shpresa Beçaj Kryesuese

Evjeni Sinoimeri Anetare

Ardian Dvorani Anetar

Evelina Qirjako Anetare

Aleksander Muskaj Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 02.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:
PADITËS: MINISTRIA E EKONOMISE, TREGTISE DHE ENERGJITIKES, perfaqesuar nga juristja Mimoza Kita

PERSON I TRETË: KOMISIONI I SHERBIMIT CIVIL, ne mungese

ILIR SHIJAKU, perfaqesuar nga av.Gezim Delilaj
OBJEKTI:

Kundershtimi dhe prishja e vendimit

nr.118, date 02.03.2006 te K.Sh.C.

Baza Ligjore: Neni 8 i ligjit 8549, date 11.11.1999,

neni 442 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.11, date 11.01.2007, ka vendosur:

Rrezimin e kerkeses se Ministrise Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes kunder vendimit nr.118, date 02.03.2006 te K.Sh.C., si te pabazuar.
Kunder vendimit ka ushtruar rekurs pala paditese Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes, e cila kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Me ristrukturimin e dy ministrive ne M.E.T.E. ndryshuan dhe strukturat perkatese te saj, duke u percaktuar edhe kriteret baze te saj.

- Kriteri kryesor baze dhe skualifikues eshte kriteri profesional.

- Z.Ilir Shijaku nuk i plotesonte kriteret e vendit te ri te punes, pasi eshte ne profesion inxhinier kimist, nderkohe per te mbajtur pozicionin si drejtor duhet te jete nepunes me arsim te larte ekonomik dhe me stazh pune jo me pak se 5 vjet ne profesion.


- Gjykata ka interpretuar dhe zbatuar gabim nenin 23 te ligjit nr.8549, date 11.11.1999, duke anashkaluar faktin kryesor se çdo behet me kerkesat e reja te pershkrimit te vendit te punes, duke tejkaluar dhe objektin e gjykimit, pasi ka vendosur per probleme qe i ka ne kompetence nje organ tjeter administrative, ne rastin konkret M.E.T.E. dhe DAP-i.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri; perfaqesuesen e pales paditese juristen Mimoza Kita, e cila kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, prishjen e vendimit te Komisionit te Sherbimit Civile dhe pranimin e padise; av.Gezim Delilaj, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe pasi e bisedoi çeshtjen te teresi,


V Ë R E N

Rekursi i paraqitur nga Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes kunder vendimit nr.11, date 11.01.2007 te Gjykates se Apelit Tirane, nuk permban asnje nga shkaqet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile qe ta bejne te cenueshem kete vendim. Per rrjedhoje, ai duhet te lihet ne fuqi si i drejte e i bazuar ne ligj.

Gjykates i ka rezultuar se Ilir Shijaku ka punuar prane Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes qe prej vitit 1998 me detyren e drejtorit te Drejtorise se Burimeve Njerezore dhe Sherbimeve. Kete detyre e ka kryer deri ne daten 05.01.2006 - kohe kur me urdherin e Sekretarit te Pergjithshem te kesaj Ministrie ka nderprere marredheniet e punes per te kaluar ne liste pritje. Arsyeja e ketij vendimi ka qene ristrukturimi i institucionit per shkak te bashkimit te dy ministrive, Ministrise se Ekonomise dhe Ministrise se Industrise dhe Energjetikes. Rrjedhoje e kesaj ka qene dhe miratimi nga Keshilli i Ministrave ne daten 23.11.2005 i nje strukture dhe organike te re, sipas te ciles dy drejtorite e burimeve njerezore dhe sherbimeve qe kishin Ministrite perkatese jane bashkuar dhe jane perfshire ne perberje te Drejtorise se Sherbimeve te Brendshme.

Nga ana e Ministrise eshte pretenduar se kesaj drejtorie, pas bashkimit, i jane shtuar edhe disa sektore te tjere me funksione dhe detyra te tjera ne fushen ekonomiko-financiare, ne fushen e prokurimeve dhe shpronesimeve, duke bere keshtu qe te ndryshonte dhe pershkrimi per pozicionin e vendit te punes se drejtorit te drejtorise. Sipas pershkrimit te ri, ai duhet te ishte me profesion ekonomist, ne nje kohe qe Ilir Shijaku ishte me profesion inxhinier kimist.

Ka rezultuar se urdherin e mesiperm personi i trete e ka kundershtuar ne Komisionin e Sherbimit Civil, i cili e ka konsideruar te pambeshtetur dhe e ka shfuqizuar, duke urdheruar palen kerkuese ta ktheje ate ne pozicionin e drejtorit te drejtorise se krijuar rishtas pas bashkimit te dy drejtorive.

Gjykata e apelit e ka konsideruar te drejte e te bazuar ne ligj vendimin e dhene nga K.Sh.C. Sipas saj, edhe pse ka ndodhur ristrukturimi dhe dy drejtorite jane bashkuar ne nje, ka rezultuar se kjo e fundit kryen te njejtat detyra si me pare, me perjashtim te disa shtesave te karakterit funksional ekonomik qe mbulohen nga sektore te specializuar ne perberje te saj. Veç sa me siper, gjykata ka konstatuar se asnjehere nuk eshte bere nje pershkrim i ri i vendit te punes, por ai ka mbetur vetem ne kuadrin e propozimit nga ana e pales kerkuese. Edhe propozimi eshte bere 2 muaj pasi personi i trete eshte larguar nga detyra. Keto argument, si dhe fakti qe ai ka qene drejtuesi i kesaj drejtorie per nje periudhe 8 vjeçare, me nje pervoje dhe kualifikim te pasur, e kane çuar gjykaten ne perfundimin qe largimi i tij nga detyra ka qene i pabazuar ne ligj, ndersa vendimi i K.Sh.C. i drejte e i bazuar.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte arriti ne perfundimin se, vendimi i mesiperm i gjykates se apelit eshte i drejte e i bazuar ne ligj.

Eshte fakt qe ristrukturimi qe ka ndodhur prane Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes pas bashkimit te dy Ministrive qe hyne ne perberje te saj, ka sjelle edhe miratimin e nje strukture dhe organike te re. Sipas kesaj structure, dy drejtorite e mepareshme te burimeve njerezore u perfshine ne nje te vetme, e cila u emertua -Drejtoria e Sherbimeve te Brendshme dhe qe sigurisht ka ne krye nje drejtor. Por gjykates i ka rezultuar qe asnjeri prej dy ish drejtoreve te drejtorive qe ekzistonin para bashkimit te Ministrive nuk ka vazhduar te qendroje ne vendin e meparshem te punes. Perkundrazi, ne kohen e gjykimit ne krye te kesaj drejtorie ka qene emeruar provizorisht nje person tjeter i miratuar edhe nga D.A.P.-i deri ne perfundimin e procedurave gjyqesore.

Ligji nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil” ne nenin 23 te tij, qe i referohet rastit te ristrukturimit te institucioneve, parashikon largimin nga sherbimi civil vetem te nepunesit civil, vendi i te cilit eshte deklaruar i tepert. Nga sa permendem me lart, lidhur me kete fakt nuk rezulton qe vendi i drejtorit te jete deklaruar i tepert. Vertet vendi i njerit prej ish-drejtoreve eshte i tepert, por nuk rezulton qe te pakten ne vendin e ri te kete vazhduar te punoje ish drejtori tjeter, gje qe do te justifikonte largimin e Ilir Shijakut. Ne kete pozicion eshte marre me kontrate provizore nje punonjes i ri.

Nga ana e Ministrise, si gjate gjykimit edhe ne rekurs eshte pretenduar se rrjedhoje e ristrukturimit eshte edhe ndryshimi i pershkrimit te vendit te punes dhe pikerisht kjo e bente te papershtatshem Ilir Shijakun per te kryer detyren e drejtuesit. Pozicioni i ri, sipas Ministrise, kerkonte arsimin ekonomik, nderkohe qe ai eshte inxhinier kimist.

Kolegji Civil e konsideron te pabazuar ne ligj kete pretendim. Nje nder arsyet eshte se gjykates i ka rezultuar qe nuk ka ndryshim te pershkrimit te vendit te punes per pozicionin e drejtorit te kesaj drejtorie, por vetem nje propozim te bere nga ana e vete Ministrise dhe ky jo ne momentin e largimit te paditesit, por rreth dy muaj me vone. Por arsyeja kryesore eshte se edhe sikur te pranohet i mireqene pretendimi per ndryshimin e kerkesave te vendit te punes, rezulton qe veprimet e Ministrise vijne ndesh me kerkesat e nenit 24 te ligjit te mesiperm, i cili parashikon: “Ne rastin e ndryshimit te kerkesave per vendin e punes, per shkak te ndryshimit te pershkrimit te punes, nepunesit civil i lihen 6 muaj kohe per t’u pershtatur me kerkesat e reja, kohe gjate te ciles nepunesi civil i nenshtrohet veprimtarive te detyrueshme te trajnimit. Keshilli i Ministrave duhet te siguroje trajnime specifike per nepunesin civil ne detyre, ne menyre qe ta ndihmoje ne pershtatjen me pozicionin e ri.

2. Ne baze te procedurave te vleresimit sipas nenit 16 te ketij ligji, kur ne mbarim te kesaj periudhe konstatohet papershtatshmeria me vendin e ri te punes, do te zbatohen dispozitat e nenit 23, pika 2 te ketij ligji”.

Gjate gjykimit, nuk ka rezultuar qe te jete zbatuar nje procedure e tille, e cila do te justifikonte pretendimin e Ministrise per papershtatshmerine e Ilir Shijakut ne pozicionin e ri.

Nga sa me siper nuk rezulton asnje shkak ligjor qe te beje te cenueshem vendimin e gjykates se apelit.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,


V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.11, date 11l.01.2007 te Gjykates se Apelit Tirane.


Tirane, me 02.04.2009
MENDIMI I PAKICËS

Une, gjyqtari Aleksander Muskaj, anetar i trupit gjykues, nuk jam dakord me vendimin e gjykates (shumices) dhe shfaq kete mendim per zgjidhjen e çeshtjes:

Vendimi nr.11, date 11.01.2007 i gjykates se Apelit Tirane eshte marre ne zbatim te gabuar te ligjit procedural civil e si i tille ai duhej te prishej e çeshtja te dergohej per rigjykim, ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Ndryshe nga qendrimi i shumices, mendoj se Gjykata e Apelit Tirane ka interpretuar dhe zbatuar gabim dispozitat procedurale qe kane te bejne me formimin e rregullt te ndergjyqesise.

Ka rezultuar e provuar dhe eshte pranuar nga gjykata se personi i trete ne kete gjykim, Ilir Shijaku, ka qene nepunes prane Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes (me poshte METE), me detyren e Drejtorit te Drejtorise se Burimeve Njerezore dhe Sherbimeve.

Ne date 05.01.2006, personi i trete, Ilir Shijaku, lirohet nga detyra dhe kalon ne liste pritje.

Duke mos qene dakord me kete vendim te pales paditese METE, personi i trete Ilir Shijaku, i eshte drejtuar Komisionit te Sherbimit Civil (KSHC), i cili pasi ka marre ne shqyrtim kerkesen, me vendimin nr.118, date 02.03.2006, ka shfuqizuar vendimin e pales paditese per lirimin nga detyra te personit te trete Ilir Shijaku dhe ka urdheruar palen paditese ta ktheje ne pozicionin e Drejtorit te Drejtorise se re, te krijuar nga bashkimi i dy drejtorive.

Kete vendim te KSHC-se, pala paditese, METE, e ka kundershtuar ne Gjykaten e Apelit Tirane me kerkese padi, me objekt kundershtimin e vendimit nr.118, date 02.03.2006, te KSHC-se.

Gjykata e apelit, pasi ka shqyrtuar ne themel kerkese padine e pales paditese METE, me vendimin nr.11, date 11.01.2007, ka vendosur rrezimin e padise.

Pavaresisht zgjidhjes ne themel te çeshtjes, ky vendim duhej te prishej per shkelje te renda te rregullave procedurale, te cilat e bejne ate (vendimin), te cenueshem.

Gjykata e Apelit Tirane ka gabuar ne formimin e ndergjyqesise, duke thirrur me cilesine e te paditurit KSHC-ne, e cila nuk duhej te ishte pale ne kete gjykim.

Ky qendrim eshte mbajtur nga Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne vendimet e tyre, nr.3, date 24.01.2007 dhe nr.20, date 15.11.2007, te cilat konkludojne se “ ... Komisioni i Sherbimit Civil nuk duhet te thirret ne gjykim me cilesine e pales se paditur, apo te personit te trete ...”.

Po keshtu, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, vene ne dukje se: “... ne rast ankimi te vendimit te Komisionit te Sherbimit Civil ... ne gjykaten e apelit, palet do te jene po ato te fillimit te proçesit te zgjidhjes se mosmarreveshjes, punedhenesi dhe punemarresi ...” dhe “ ... procedura e gjykimit nga gjykata e apelit e mosmarreveshjeve qe lidhen me ankimin ndaj nje vendimi te dhene nga Komisioni i Sherbimit Civil, do te jete ajo e parashikuar nga neni 461 i K.Pr.Civile, ku kjo gjykate do veproje me proceduren e shqyrtimit te çeshtjes si gjykate apeli ...”.

Ne veshtrim te sa me siper, ndergjyqesia, ne zbatim korrekt te ligjit dhe te vendimeve te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, do te ishte: padites: punemarresi Ilir Shijaku dhe e paditur: Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes. Ne kete kendveshtrim, çeshtja do te shqyrtohej nga Gjykata e Apelit Tirane ne shkalle te dyte, mbi ankimin e bere nga “pala e paditur” Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes.

Formimi i gabuar i ndergjyqesise perben shkelje te rende te rregullave procedurale qe, passjell detyrimisht prishjen e vendimit dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim.

Ne te tilla rrethana, ne veshtrim te parashikimit te bere nga ligjvenesi ne nenet 472, shkronja “b” dhe 485, shkronja “c” te K.Pr.Civile, perfundimisht vleresoj se vendimi nr.11, date 11.01.2007 i gjykates se Apelit Tirane eshte marre ne zbatim te gabuar te ligjit e si i tille ai duhej te prishej e çeshtja te dergohej per rigjykim, ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.


Aleksander Muskaj
Download 1,35 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   33




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish