Nr. Data palët faqe


Nr.22002-00524-00-2009 i Regj. Themeltar



Download 1,35 Mb.
bet14/33
Sana27.06.2017
Hajmi1,35 Mb.
#17000
1   ...   10   11   12   13   14   15   16   17   ...   33

Nr.22002-00524-00-2009 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-568 i Vendimit (144)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës se Larte i perbere nga:
Perikli Zaharia Kryesues

Irma Bala Anëtare

Arjana Fullani Anëtare

Guxim Zenelaj Anëtar

Aleksander Muskaj Anëtar
ne seancen gjyqesore te dates 21.04.2009 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:
KËRKUESE: HANE BETI, përfaqësuar nga av.Adrian Shega

PERSON I TRETË: ZYRA E GJENDJES CIVILE - KOMUNA PERPARIM, në mungesë

OBJEKTI:

Konfirmimin e faktit te lindjes se femijeve

Kozma Beti, lindur me 28.03.1990; Etleva Beti, lindur me 22.02.1996;

Riza Beti, lindur me 20.03.1998; Adelina Beti, lindur me 27.06.1999

e Nevruz Beti, lindur me 24.03.2003

Baza Ligjore: Nenet 388 e vijues të Kodit te Procedures Civile

dhe neni 34/5 i ligjit nr.8950, date 10.10.2002 “Per gjendjen civile”.

Gjykata e rrethit gjyqesor Elbasan me vendimin nr.260, date 06.02.2009 ka vendosur:

Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çështjes nr.3658/550, datë 19.11.2008.
Kunder ketij vendimi ka bere ankim të veçantë kerkuesja, e cila ka parashtruar këto shkaqe për prishjen e tij:

- Ligji nr.8950, date 10.10.2002 “Per gjendjen civile” (i ndryshuar), e lidh regjistrimin ne rruge administrative me paraqitjen perpara organeve administrative te nje raporti ose proçesverbali mjekesor te hartuar ne kohen e lindjes.

- Ne rastin konkret keto dokumente nuk disponohen nga kerkuesja, pasi ajo i ka lindur femijet ne shtepi, duke mos u bere asnje deklarim i lindjes se femijeve, pra ne keto kushte nuk mund te mbahej nje akt lindje.

- Kerkuesja i eshte drejtuar gjykates, sepse neni 388 i K.Pr.C. ia njeh kete te drejte çdo individi per vertetimin e faktit juridik.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia; perfaqesuesin e kerkueses, i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se rrethit gjyqesor Elbasan dhe dergimin e akteve per vazhdimin e gjykimit po asaj gjykate dhe si bisedoi çështjen ne teresi,


V Ë R E N

Kerkuesja Hane Beti ka kerkuar perpara gjykates konfirmin e lindjeve te pese femijve, duke pretenduar se lindjen e tyre e ka bere ne shtepine e saj dhe se nuk ka asnje dokument qe provon lindjen e tyre, perveç deshmitareve, si bashkeshortin, mamine e fshatit, etj,



Gjykata e rrethit gjyqesor Elbasan ka vendosur nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes.

Kjo gjykate ka arsyetuar se, me ndryshimet qe i jane bere ligjit nr.9850, date 10.10.2002 “Per gjendjen civile”, nepermjet ligjit nr.9929, date 09.06.2008, deklarimi i lindjeve mund te behet ne çdo kohe, duke u perjashtuar keshtu gjykata nga proçesi i regjistrimit te lindjeve.

Ky Kolegj e gjen vendimin e gjykatës së mësipërme në kundërshtim me ligjin



Ligji i zbatueshem

Neni 388 i K.Pr.C.

Kur nga një fakt varet lindja, ndryshimi ose shuarja e të drejtave personale apo pasurore të një personi dhe akti që vërteton atë është zhdukur, ka humbur dhe nuk mund të bëhet përsëri, ose nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër, personi i interesuar ka të drejtë të kërkojë që fakti të vërtetohet me vendim të gjykatës së shkallës së parë.

Kërkesa për vërtetimin e fakteve paraqitet në gjykatën e shkallës së parë, në territorin e së cilës ka banimin kërkuesi. Kur kërkohet vërtetimi i faktit për një send të paluajtshëm, ajo paraqitet në gjykatën e shkallës së parë në territorin e së cilës ndodhet sendi.

Në mënyrën e treguar më sipër mund të kërkohet edhe korrigjimi i gabimeve të akteve të treguara në paragrafin e parë të këtij neni.
Neni 6 i K.Pr.C.

Gjykata që gjykon mosmarrëveshjen duhet të shprehet mbi gjithçka që kërkohet dhe vetëm për atë që kërkohet.



Arsyetimi i Kolegjit Civil

Kërkuesja e ka mbështetur kërkesën e saj drejtuar gjykatës në nenin 388 të K.Pr.C.

Kjo dispozitë bën fjalë për vërtetimin gjyqësor të fakteve kur ekzistojnë kushtet e kerkuara si me sipër, pra kur akti që vërteton faktin, nga i cili varet lindja, ndryshimi ose shuarja e të drejtave personale apo pasurore të një personi, është zhdukur, ka humbur dhe nuk mund të bëhet përsëri, ose nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër.

Gjykata, pa marrë në konsideratë këto kushte dhe, siç rezulton nga proçesverbali për veprim përgatitor i administruar në dosje, pa kërkuar shpjegime nga kërkuesja, me qëllim që të përcaktohet natyra e kerkimit, e ka nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor që në seancën përgatitore, me arsyetimin e lartpërmendur.

Në këtë rast gjykatës i duhej të shprehej për kërkimin e kërkueses, pas verifikimit të plotësimit ose jo prej saj të kërkesave ligjore të mësipërme, sepse ky kërkim ka karakter gjyqësor dhe i paraqitet gjykatës se shkallës së parë, në territorin e së cilës ka banimin kërkuesja.

Në këto kushte, ky Kolegj gjykon se vendimi i gjykatës duhet të prishet dhe ajo duhet të vazhdojë gjykimin.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485 te K.Pr.C.,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.260, date 06.02.2009 te Gjykatës së rrethit gjyqesor Elbasan dhe dergimin e akteve po asaj gjykate, per vazhdimin e gjykimit.

Tirane, me 21.04.2009
Nr.41201-00525-00-2009 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-569 i Vendimit (145)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :
Perikli Zaharia Kryesues

Irma Bala Anëtare

Arjana Fullani Anëtare

Guxim Zenelaj Anëtar

Aleksander Muskaj Anëtar
ne seancen gjyqesore te dates 21.04.2009 morri ne shqyrtim çështjen civile me palë:
PADITËS: MINISTRIA E EKONOMISE, TREGTISE DHE ENERGJITIKES, në mungesë

E PADITUR: SHOQERIA TREGTARE “REKOR ALBANIA” SHA, GJIROKASTER, përfaqësuar nga av. Bashkim Asllanaj

OBJEKTI I PADISË:

Shpallje e falimentimit te Shoqerise “Rekor Albania” sha

dhe çelje e procedures se falimentimit;

caktimi i administratorit te perkohshem, ekspert kontabel,

i cili do te mbikqyre dhe administroje shoqerine

deri ne perfundimin e procedurave te falimentimit.

Baza Ligjore: Nenet 11, 13 e 18/4/c te ligjit nr.8901, date 23.05.2002

“Per Falimentimin”.

Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane me vendimin nr.654, date 02.02.2009 ka vendosur:

Moskompetencen e gjykimit te çeshtjes civile me pale Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes dhe Shoqeria “Rekor Albania” sha, te Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane dhe dergimin e akteve te kesaj çeshtjeje Gjykates se rrethit gjyqesor Gjirokaster, seksioni tregtar, si gjykate kompetente.


Gjykata e rrethit gjyqesor Gjirokaster i ka bere kerkese Gjykates se Larte per rregullimin e kompetences, duke i parashtruar qendrimin e saj.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia; perfaqesuesin e pales se paditur, i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane dhe dergimin e akteve po asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit; dhe si bisedoi çështjen ne teresi,

V Ë R E N

Rrethanat e çështjes:

Pala e paditur, Shoqeria Tregtare “Rekor Albania” sha, eshte person juridik me seli ne qytetin e Gjirokastres, fabrika e lekure-kepuceve.

Pala paditese, Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes, si aksionere, ka kerkuar shpalljen e falimentimit te shoqerise, duke pretenduar se kjo e fundit rezulton me humbje qysh nga themelimi i saj.

Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane ka vendosur moskompetencen e saj per gjykimin e kesaj çeshtjeje dhe dergimin e akteve Gjykates se rrethit gjyqesor Gjirokaster, si gjykate kompetente.

Kjo gjykate ka arsyetuar se, sipas nenit 4 te ligjit nr.8901,date 23.05.2002 “Per falimentimin”, procedura e falimentimit shqyrtohet dhe gjykohet ne seksionin tregtar te gjykates se rrethit ku debitori, i cili eshte person juridik, ka vendbanimin ose seline e tij.



Gjykata e rrethit gjyqesor Gjirokaster i ka bere kerkese Gjykates se Larte per rregullimin e kompetences, duke i parashtruar qendrimin e saj si me poshte:

Gjykata e rrethit gjyqesor Gjirokaster, duke mos pasur kompetence lendore per gjykimin e çeshtjeve te tilla, nuk mund te jete kompetente per gjykimin e çeshtjes, thjesht per faktin qe pala e paditur ka pasur aktivitet ne Gjirokaster;

Duke mos pasur asnje akt mbi seline, ortaket dhe organin drejtues te shoqerise, gjykata e rrethit gjyqesor nuk duhej te shpallte moskompetencen e saj pe gjykimin e kesaj çështjeje;

Shtesa me ligjin nr.9919, date 19.05.2008, qe i eshte bere pikes 3 te nenit 3 te ligjit nr.8901, date 23.05.2002 “Per Falimentimin”, ka percaktuar kompetencen lendore te gjykimit te ketyre çështjeve nga Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane.



Ky Kolegj e gjen vendimin e Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane ne pajtim me ligjin.

Mosmarreveshja, objekt gjykimi, eshte e natyres tregtare dhe rregullohet me ligjin nr.8901, date 23.05.2002 “Per Falimentimin”.

Sipas nenit 3 te ketij ligji, realizimi i procedurave te falimentimit eshte detyre e seksioneve tregtare te gjykates se rrethit (gjykata e falimentimit) ...”.

Ne nenin 4 i titulluar “Pergjegjesia Territoriale”, eshte percaktuar qarte kompetenca tokesore ne kete menyre: ... procedura e falimentimit shqyrtohet dhe gjykohet ne seksionin tregtar te gjykates se rrethit ku debitori, i cili eshte person juridik, ka vendbanimin ose seline ...”.

Pala paditese e ka paraqitur padine perpara Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane, bazuar ne ndryshimet qe i jane bere nenit 3 ligjit te mesiperm me ligjin nr.9919, date 19.05.2008. Ne nenin 1 te ketij te fundit eshte percaktuar qe: ... shqyrtimi i çeshtjeve duhet te kryhet brenda 30 diteve nga dorezimi i kerkeses ne sekretarine e Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane, seksioni tregtar”.

Pavaresisht nga ky percaktim i ri, per te percaktuar kompetencen tokesore per gjykimin e ketyre mosmarreveshjeve, ligji duhet pare ne teresine e tij.

Keshtu, kompetenca tokesore eshte rregulluar me nenin 4 te ligjit nr.8901, date 23.05.2002 “Per Falimentimin”, te cituar me siper.

Neqoftese me ligjin e ri ligjvenesi, do te kishte pasur per qellim rregullimin e kompetences territoriale ne menyre te ndryshme nga sa percaktohet ne nenin 4 te ligjit te mesiperm, do ta kishte ndryshuar edhe kete nen. Perderisa nuk e ka bere nje gje te tille, nuk ka vend per nje rregullim te ri te kompetences tokesore per shqyrtimin e ketyre mosmarreveshjeve.

Ky perfundim pajtohet edhe me permbajten e nenit 334/dh te Kodit te Procedures Civile (K.Pr.C.). Sipas kesaj dispozite, procedurat e falimentimit jane ne kompetence te seksioneve per gjykimin e mosmarreveshjeve tregtare prane gjykatave te shkalles se pare.

Veç kesaj, ne nenin 335/I te K.Pr.C. eshte parashikuar se, padia sipas nenit 334 të këtij Kodi shqyrtohet nga seksioni përkatës i gjykatës së shkallës së parë, në zonën e së cilës ka qendrën personi juridik a fizik tregtar i paditur, përveç kur palët në kontratë kanë caktuar një gjykatë tjetër, që edhe ajo është kompetente.

Për rrjedhojë, ky Kolegj gjykon se kompetente per gjykimin e kesaj mosmarreveshjeje eshte seksioni tregtar i Gjykates se rrethit gjyqesor Gjirokaster ku debitori, pala e paditur, si person jurik, ka seline.

Në këtë mënyrë, kërkesa e paraqitur nga Gjykata e rrethit gjyqësor Gjirokastër nuk merret parasysh.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të K.Pr.C.,


V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.654, datë 02.02.2009 të Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 21.04.2009

Nr.11115-00390-00-2009 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-565 i Vendimit (146)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia Kryesues

Irma Bala Anetare

Guxim Zenelaj Anetar

Aleksander Muskaj Anetar

Arjana Fullani Anetare


ne seancen gjyqesore te dates 21.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:
PADITËS: LIGJERI HYSA, ne mungese.

I PADITUR: MEHDI (AVDI) TUFA, ne mungese.


OBJEKTI:

Lirim dhe dorezim toke.

Baza Ligjore: Neni 296 i K.C. dhe 153 i K.Pr.C.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, me vendimin e dates 15.12.2008 ka vendosur:

Rrezimin e kerkeses se pales se paditur per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor.
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan me vendim nr.13, date 07.01.2009 ka vendosur:

Pushimin e gjykimit te çeshtjes civile nr.2645/217 (11115-02292-13) akti, date 15.07.2008, per shkak te mosparaqitjes se perfaqesuesit te paditesit pa ndonje shkak te arsyeshem.


Kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan nr.13, date 07.01.2009 ka ushtruar ankim te veçante i padituri Mehdi Tufa, duke kerkuar nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes per keto arsye:

- Bazuar ne nenin 12 te ligjit nr.9948, date 07.07.2008 “Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore”, kjo mosmarreveshje nuk eshte me objekt shqyrtimi i juridiksionit gjyqesor, por eshte pjese e juridiksionit administrativ. Ne nenin 12 percaktohet se: “Organet e qeverisjes vendore dhe strukturat pranë tyre, brenda juridiksionit, ndalojnë çdo zënie dhe përdorim të tokës, në kundërshtim me këtë ligj dhe aktet e tjera nënligjore në zbatim të tij. Në rastet e pushtimit nga persona fizikë apo juridikë ... të tokës bujqësore, dhënë në pronësi ose në përdorim personave fizikë dhe juridikë, që e zotërojnë, sipas ligjit, aktin përkatës të marrjes së tokës në pronësi ose përdorim, të drejtën e denoncimit e kanë vetë pronarët ose përdoruesit e tokës bujqësore. Denoncimi bëhet me shkrim dhe dorëzohet në KV. KV-ja, brenda 15 ditëve nga marrja e denoncimit, detyrohet të mblidhet dhe të vendosë për:

a) lirimin dhe kthimin e tokës në gjendjen e mëparshme brenda 5 ditëve;

b) dënimin e kundërvajtësit me gjobë 100 lekë/m2. Vendimi i KV-së përbën titull ekzekutiv.”

- I padituri Mehdi Tufa i eshte drejtuar Komisionit vendor te verifikimit te titujve te pronesise, ku ka kerkuar verifikimin e ketyre titujve te pronesise per paditesin pasi pretendohet nje mbivendosje prone ndermjet paleve ndergjyqese ku edhe i padituri posedon akt te marrjes se tokes ne pronesi. Tashme vlefshmeria e titullit te pronesise eshte ne verifikim nga KV.

- Pavarsisht se kemi te bejme me nje padi rivendikimi, ne rastin konkret eshte percaktuar qarte sendi qe kerkohet te kthehet qe eshte nje toke bujqesore dhe si e tille ky send ne qarkullimin civil ka nje trajtim te veçante, sipas dispozitave te ligjit perkates. Ne keto kushte paditesi nuk mund te provoje dot pronesine e tij mbi sendin, pasi akti i pronesise eshte ne shqyrtim administrativ dhe si e tille kjo çeshtje duhet te kaloje ne juridiksion administrativ.

- Ligjvenesi ka krijuar nje organ te posaçem, i cili e ka pjese te detyrave te tij funksionale verifikimin e titujve te pronesise, si dhe e ka pjese te funksionit te tij edhe zgjidhjen e çeshtjes se zenies se tokes bujqesore.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Vendimi date 15.12.2008 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan, me te cilin eshte vendosur “rrezimi i kerkeses per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor”, eshte i drejte dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Ka rezultuar e provuar se paditesja Ligjeri Hysa ka marre toke nga Komisioni i Ndarjes se Tokes ne baze te ligjit nr.7501, date 19.07.1991 “Per token”. Paditesja per kete siperfaqe eshte pajisur nga ZVRPP Elbasan me çertifikate pronesie qe mban daten 15.10.2007. Sipas kesaj çertifikate, paditesja eshte pronare e nje siperfaqeje toke are prej 7110 m2, me numer pasurie 1/14 ,zona kadastrale 1146 Belsh - Hyse Elbasan.

Paditesja pretendon se kete siperfaqe qe nga viti 1991 e ne vazhdim e ka zene i padituri Mehdi Tufa (qe sipas paditeses ne fshat thirret Avdi Tufa).

Ka rezultuar gjithashtu e provuar se ne lidhje me kete pretendim ,paditesja ne vitin 1995 ka ngritur nje padi ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Elbasan me objekt: “Kerkim shperblimi bazuar ne nenin 298 K.C.”. Gjykata me vendim nr.1217, date 31.051995 ka vendosur, nder te tjera, detyrimin e te paditurit Avdi Tufa t’i ktheje paditeses shumen prej 27000 leke, si demshperblim per shfrytezimin dhe te ardhurat qe ka vjele nga prona e paditeses. (Ky vendim ka marre forme te prere me date 23.10.1995).

Nga ana tjeter, i paditur Mehdi Tufa pretendon se eshte pajisuar me 19 dynym toke nga Komisioni i Ndarjes se Tokes ne baze te ligjit nr.7501 “Per token”. Ai pretendon se ne vitet 2006-2007 eshte informuar ne rruge zyrtare se per siperfaqen prej 15 dynym qe eshte prone e tij, Komisioni i Ndarjes se Tokes prane Bashkise Belsh ka pajisur me çertifikate pronesie Mesut Hysa dhe Liri Hysa, duke krijuar mbivendosje pronash. Per kete rezulton se ne date 22.10.2008 ai i ka drejtuar nje kerkese ankimore Komisionit te Verifikimit te Zbatimit te Ligjit nr.7501 prane Prefektures Elbasan.

Ne keto kushte, paditesja Ligjeri Hysa ne date 15.07.2008 i eshte drejtuar gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan me padi me objekt: “Lirim dhe dorezim toke”.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan me vendimin date 15.12.2008 ka vendosur: “Rrezimin e kerkeses se pales se paditur per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor”.

Po kjo gjykate, me vendimin nr.13 date 07.01.2009, ka vendosur: “Pushimin e gjykimit te çeshtjes civile nr.2645/217 (11115-02292-13) akti, date 15.07.2008, per shkak te mosparaqitjes se perfaqesuesit te paditesit pa ndonje shkak te arsyeshem”.

Kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan date 15.12.2008 ka ushtruar ankim te veçante i padituri Mehdi Tufa, duke kerkuar nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte konkludon se, perfundimi i arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, ne lidhje per rrezimin e kerkeses per nxjerrje te çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.

Kolegji çmon se çeshtja eshte ne juridiksion gjyqesor, pasi ne rastin ne shqyrtim jemi para nje padie rivendikimi me objekt: “Lirim dhe dorezim toke”. Ne baze te nenit 296 te K.C. eshte percaktuar se: “Pronari ka te drejte te ngreje padi per te kerkuar sendin e tij nga çdo posedues ose mbajtes.” Pra ne mbeshtetje te nenit 296 K.C., nje padi me nje objekt te tille i takon juridisksionit gjyqesor.

Persa i perket pretendimit te ngritur ne ankim, ne lidhje me zbatimin e ligjit nr.9948, date 07.07.2008 “Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore”, Kolegji sqaron se ne daten e paraqitjes se kerkese padise, perkatesisht ne date 15.07.2008, ligji nr.9948, date 07.07.2008 “Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesese mbi token” nuk kishte hyre ende ne fuqi. Ky ligj ka hyre ne fuqi me date 15.08.2008.

Gjithashtu Kolegji çmon se ankimi administrativ qe ka nisur i padituri gjate proçesit dhe pasi ka hyre ne fuqi ligji nr.9948, date 07.07.2008 “Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token” dhe qe ka per objekt verifikimin ne vend te dokumentacionit te leshuar nga Komisioni i Bashkise Belsh, ne lidhje me disponimin qe ka bere ky komision per Mesut Hysa dhe Liri Hysa nuk ka perplasje me padine objekt gjykimi, pasi objekti i kesaj padie nuk eshte vlefshmeria e aktit te marrjes se tokes ne pronesi, por lirimi dhe dorezimi i sendit per te cilin paditesja pretendon se eshte pronare.

Sa me siper, çeshtja eshte ne juridiksionin gjyqesor dhe gjykata me te drejte nuk e ka pranuar kerkesen e pales se paditur, per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiskionit gjyqesor.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit te ndermjetem date 15.12.2008 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan, persa i perket juridiksionit gjyqesor.


Tirane, me 21.04.2009

Nr.11115-00396-00-2009 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-578 i Vendimit (147)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia Kryesues

Irma Bala Anetare

Guxim Zenelaj Anetar

Aleksander Muskaj Anetar

Arjana Fullani Anetare


ne seancen gjyqesore te dates 21.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:
PADITËS I K/PADITUR: ISUF GOCI, ne mungese.

I PADITUR K/PADITES: SHKELQIM BLLOSHMI, perfaqesuar nga Av. Qerim Dashi.


OBJEKTI I PADISË:

Detyrimin e te paditurit per kthimin e sendit pasurise

dhe shperblimin e demit te shkaktuar nga mosperdorimi i tij.

Baza Ligjore e Padise: Neni 296 e vijues i Kodit Civil.

OBJEKTI I K/PADISË:

Konstatim pavlefshmerie absolute te veprimit juridik,

aktit administrativ te marrjes se tokes ne prones date 21.04.1992,

per fitimin nga Isuf Goci te prones nr.1192 toke bujqesore ne fshtin Fanje.

Baza Ligjore e K/Padise: Nenet 31/1 55, 160/1 te K.Pr.C.,

neni 5 i ligjit “Per token”, neni 92/a i Kodit Civil

dhe nenet 116/b/c 117/1 dhe 2 te K.Pr.A.


Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan me vendimin date 05.12.2008 ka vendosur:

Kunder-padia nuk ben pjese ne juridiksionin gjyqesor.


Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan me vendimin nr.76, date 15.01.2009 ka vendosur:

Pushimin e gjykimit te padise per shkak mosparaqitje te paditesit.

Konstatimin e mungeses se kompetences se Gjykates Elbasan per shqyrtimin e kunder-padise, pasi kerkese-padia nuk ben pjese ne juridiksionin gjyqesor.
Kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan date 05.12.2008 ka ushtruar ankim te ve çante i padituri k/padites Shkelqim Blloshmi, duke kerkuar prishjen e vendimit date 05.12.2008 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te kunder-padise, per keto arsye:

- Palet e kane ezauruar ankimin administrativ dhe kjo vertetohet me vendimin nr.41, date 02.10.2007 te Komunes Qukes, vendim qe nuk e zgjidhi konfliktin midis tyre mbas ketij ankimi ne rruge administrative.

- Gjykata ka vepruar ne kundershtim me nenet 225-230 K.Pr.C. Ne gjykim gjyqtari kerkoi vleren e demit prej 118500 leke. Me cilin vendim te gjykates eshte ngarkuar eksperti?
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani; perfaqesuesin e te paditurit k/padites Shkelqim Blloshmi, Av. Qerim Dashi, i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan dhe dergimin e akteve po kesaj gjykate per vazhdimin e gjykimit dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N

Vendimi date 05.12.2008 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan, me te cilin eshte vendosur nxjerrja e kunder-padise jashte juridiksionit gjyqesor, eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit, prandaj ky vendim duhet te prishet dhe aktet duhet t‘i dergohen po asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Nga shqyrtimi i dosjes gjyqesore, ka rezultuar se ne emer te paditesit te k/paditur figuron e regjistruar nje siperfaqe toke are prej 5082 m2 te ndodhur ne fshatin Fanje, Komuna Qukes ne zonen kadastrale nr.1602, me nr.pasurie 628 (çertifikaten e pronesise nr.665, date 05.02.2007).

Paditesi pretendon se kete siperfaqe toke nuk e punon prej tre vjetesh, pasi pegohet nga shtetasi Shkelqim Blloshmi. Per kete fakt, paditesi i eshte drejtuar Komunes Qukes, e cila me vendimin nr.41, date 02.10.2007 ka vendosur: “Te gjobite Shkelqim Blloshmin ... per zaptim te tokes are te pronarit te ligjshem Isuf Riza Goci. Shkelqim Blloshmi te liroje token are t’a punoje pronari i ligjshem Isuf Riza Goci”.

Ne keto kushte, me date 22.01.2008 paditesi, Isuf Goci, ka paraqitur kerkese-padi ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Elbasan me objekt: “Detyrimin e te paditurit per kthimin e sendit, pasurise dhe shperblimin e demit te shkaktuar nga mosperdorimi i tij”.

Ne konfliktin e lindur midis paleve ndergjyqese, paditesi pretendon se eshte pronar i ligjshem dhe se po pengohet padrejtesisht nga shtetasi Shkelqim Blloshmi te gezoje pronen e tij. I padituri ka paraqitur k/padi, e cila eshte marre ne shqyrtim se bashku me padine. Me ane te kesaj k/padie ai pretendon se akti i marrjes se tokes ne pronesi te paditesit eshte absolutisht i pavlefshem.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan me vendimin date 05.12.2008 ka vendosur: Te nxjerre kunder-padine jashte juridiksionit gjyqesor. Pas marrjes se ketij vendimi gjykata ka vazhduar gjykimin dhe me vendim nr.76, date 15.01.2009 ka vendosur: “Pushimin e gjykimit te padise per shkak mosparaqitje te paditesit. Konstatimin e mungeses se kompetences se Gjykates Elbasan per shqyrtimin e kunder-padise, pasi kerkese-padia nuk ben pjese ne juridiksionin gjyqesor”.

Kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan date 05.12.2008 ka ushtruar ankim te veçante i padituri k/padites Shkelqim Blloshmi, duke kerkuar prishjen e vendimit per nxjerrjen e kunder-padise jashte juridiksionit gjyqesor.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, konkludon se perfundimi i arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan per nxjerrjen e k/padise jashte juridiksionit gjyqesor nuk eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.

Keshtu se pari, gjykata duhej te shikonte legjitimimin e pales se paditur kunder paditese. Se dyti, ne rastin ne shqyrtim kemi te bejme me nje mosmarreveshje civile midis dy individeve, te cilet pretendojne te drejta pronesie dhe jo mosmarreveshje midis komisionit te ndarjes se tokes dhe individeve. Respektivisht i padituri k/padites pretendon se nga akti i marrjes se tokes ne pronesi te paditesit i cenohen te drejta dhe interesa legjitime. Gjithashtu nga aktet e dosjes rezulton se i padituri k/padites nuk ka qene pjesemarres, apo perfitues me ndonje akt komisioni te ndarjes se tokes per siperfaqen objekt gjykimi dhe qe te jete krijuar mbivendosje pronash, ç‘ka do te detyronte palet te zgjidhnin konfliktin administrativ para se t‘i drejtoheshin gjykates.

Se treti, Kolegji konstaton se nga gjykata jane lejuar gabime e shkelje proceduriale si me poshte dhe i terheq vemendjen kesaj gjykate per te mos i perseritur.

Sipas proçes-verbalit gjyqesor (faqe 92), rezulton se gjykata eshte shprehur per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te k/padise ne seancen e dates 05.12.2008, nderkohe qe pas kesaj seance eshte zhvilluar dhe nje seance pasardhese ne date 15.01.2009, ne te cilen gjykata ka marre vendim per pushimin e gjykimit te padise per shkak mosparaqitje te paditesit dhe perseri per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te kunder-padise.

Kolegji i terheq vemendje gjykates se afati 5 ditor i ankimit te veçante, ne lidhje me vendimin e gjykates per nxjerrje te çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor per palen e paditur k/paditese qe nuk ka qene ne mungese, ka filluar qe nga e nesmermja e dates 05.12.2008, date ne te cilen eshte shpallur vendimi i ndermjetem.

Gjykata ka gabuar kur arsyeton “se afati i ketij ankimi fillon per te gjithe palet nga dita e dhenies se vendimit per padine”.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te Kodit te Proçedures Civile,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit date 05.12.2008 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan dhe dergimin e çeshtjes po asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit te kunder-padise.


Tirane, me 21.04.2009

Download 1,35 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   10   11   12   13   14   15   16   17   ...   33




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish