Nr. Data palët faqe



Download 1,35 Mb.
bet10/33
Sana27.06.2017
Hajmi1,35 Mb.
#17000
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   33

Ky Kolegj gjykon se, gjykata e mesiperme nuk ka interpretuar drejt ligjin e mesiperm nr.9948, date 07.07.2008. Nenet 7 dhe 8 te ketij ligji, te cileve i referohet gjykata, bejne fjale per komisionin vendor te vleresimit te titujve te pronesise (KV), duke percaktuar kompetencat dhe detyrat, si dhe pergjegjesite e tij. Sipas pikes 1 te nenit 8, KV-ja zgjidh mosmarreveshjet e evidentuara, veç te tjerave, ndermjet individeve dhe ish-komisionit te tokes se fshatit. Por, sipas kesaj dispozite, shqyrtimi i mosmarreveshjeve behet me kerkesen e paleve ose me nismen e vet KV-së.

Keshtu, ky Kolegj konstaton se, ne rastin ne shqyrtim nuk jemi perpara nje situate të tillë.

Rezulton nga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore se, as paditesja e kunderpaditur Naferide Xhilaga dhe as i padituri kunderpadites Dalip Dema nuk i kane kerkuar KV-së shqyrtimin dhe zgjidhjen e mosmarreveshjes qe ata kane midis tyre. Nga ana tjetër, as KV-ja nuk i ka hyre shqyrtimit dhe zgjidhjes se kesaj mosmarreveshjeje me nismen e saj, siç kerkon kjo dispozite.


Ne keto kushte, perderisa palet e mësiperme i jane drejtuar gjykates per zgjidhjen e mosmarreveshjes qe ato kanë midis tyre, duke mos pasur ndonje pengesë ligjore, si dhe nisur nga natyra e kesaj mosmarreveshje, qe sipas objektit te padise dhe kunderpadise ka te beje perkatesisht me pavlefsheri te veprimit juridik te shitjes, pushim cenimi ne pronesi dhe pavlefshmeri te aktit te marrjes se tokes ne pronesi, ky Kolegj gjykon se çeshtja nuk mund te nxirret jashte juridiksionit gjyqesor.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485 te K.Pr.C.,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.29, date 16.02.2009 te Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Dibër dhe dërgimin e akteve po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.


Tirane, me 14.04.2009
Nr.31003-00470-00-2009 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-482 i Vendimit (133)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:
Perikli Zaharia Kryesues

Fatos Lulo Anëtar

Aleksander Muskaj Anëtar

Guxim Zenelaj Anëtar

Irma Bala Anëtare
në seancen gjyqesore të datës 14.04.2009 mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:
PADITËS: SH.A. UJESJELLES BULQIZE, ne mungese.

I PADITUR: OPERATORI I SHPERNDARJES SE ENERGJISE ELEKTRIKE BURREL, ne mungese.

AGJENSIA ELEKTRIKE BULQIZE, ne mungese.

OBJEKTI:


Pavlefshmeria e pjesshme e faturave te energjise elektrike

te muajve Janar-Shkurt-Mars-Prill-Maj-Qeshor-Korrik-Gusht-Shtator 2008.

Faturat qe faturojne stacionin e pompimit te ujesjellesit Kovashic-Bulqize.

Kerkojme pezullimin e faturave te ardhura te muajve

Janar-Shkurt-Mars-Prill-Maj-Qershor-Korrik-Gusht-Shtator te vitit 2008.

Detyrimin e ketyre institucioneve per matjen e harxhimit te energjise

me matesit elektrike te vendosur nga Agjensia Elektrike Bulqize.

Baza Ligjore: Neni 52, ligji nr.9072, date 22.05.2003

“Per sektorin e energjise elektrike”

neni 32 e 609/1 i K.Pr.Civile.


Gjykata e Shkalles se Pare Diber, me vendimin nr.229,date 05.11.2008, ka vendosur:

Te shpalle inkompetencen e Gjykates se rrethit gjyqesor Diber dhe t’i kaloje per kompetence çeshtjen Gjykates se Rrethit Gjyqesor Mat.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Mat, bazuar ne nenin 64 te K.Pr.Civile i ka parashtruar qendrimin e saj Gjykates se Larte, duke kerkuar rregullimin e kompetences per gjykimin e çeshtjes, me pretendimin se shpallja e moskompetences nga Gjykata e rrethit gjyqesor Diber (Godina Bulqize) dhe dergimi i akteve per kompetence Gjykates se Rrethit Gjyqesor Mat, eshte marre ne kundershtim me nenet 42 e 43/2 te K.Pr.Civile.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala; si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N

Vendimi nr.229, date 05.11.2008 i Gjykates se Shkalles se Pare Diber eshte marre ne zbatim te gabuar te ligjit, si i tille duhet te prishet dhe te dergohen aktet per vazhdimin e gjykimit po asaj gjykate, si gjykate kompetente.

Nga gjykimi ka rezultuar se pala paditese, SH.A. Ujesjellesi Bulqize, ka paraqitur padi ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Diber (Godina Bulqize), me te cilen kerkon shpalljen e pavlefshmerise se pjesshme te faturave te energjise elektrike te muajve Janar-Shkurt-Mars-Prill-Maj-Qeshor-Korrik-Gusht-Shtator te vitit 2008, qe faturojne stacionin e pompimit te ujesjellesit Kovashic-Bulqize, detyrimin e pales paditur per matjen e harxhimit te energjise me matesit elektrike te vendosur nga Agjensia Elektrike Bulqize dhe pezullimin e faturave.

Kerkese padia eshte bazuar ne nenin 52 te ligjit nr.9072, date 22.05.2003 “Per sektorin e energjise elektrike” dhe nenet 32 e 609/1 te Kodit te Procedures Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Diber, me vendimin nr.229, date 05.11.2008 ka vendosur: “Te shpalle inkompetencen e Gjykates se rrethit Gjyqesor Diber (Godina Bulqize) dhe t’i kaloje per kompetence çeshtjen Gjykates se Rrethit Gjyqesor Mat”, me arsyetimin se qendra e te paditurit eshte ne qytetin e Burrelit dhe marredheniet juridike nuk jane me agjensine e Bulqizes por me Operatorin e Shperndarjes Dega Burrel dhe Gjykata e Rrethit Gjyqesor Diber eshte kompetente per gjykimin e çeshtjes.

Faturat e furnizimit te energjise elektrike, per te cilat kerkohet pavlefshmeria e tyre, ka pretenduar se jane perpiluar nga Agjensia Elektrike Bulqize, e cila njekohesisht ben leximin, faturimin, shperndarjen dhe arketimin e sasise se energjise te harxhuar nga konsumatoret e Rrethit Bulqize.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte gjykon se mosmarreveshja e lindur mes paleve eshte e tille qe zgjidhet nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Diber, pasi ajo sipas ligjit eshte gjykate kompetente.

Neni 43 i K.Pr.Civile ka parashikuar se: “Kur i padituri eshte person juridik, padite ngrihen ne gjykaten e vendit ku personi juridik ka qendren e tij.

Padite qe rrjedhin nga marredhenie juridike me dege ose agjensi lokale te personit juridik, mund te ngrihen edhe ne gjykaten ku ka qendren dega ose agjensia, si dhe ne gjykaten e shkalles se pare ku personi juridik ka ndertese me aktivitet ose nje perfaqesues te autorizuar qe te paraqitet ne gjykim per objektin e padise”.

Nga aktet e dosjes gjyqesore rezulton se pala e paditur, Operatori i Sistemit te Shperndarjes se Energjise Elektrike, Drejtoria Zonale Burrel, eshte person juridik me agjensi ne Bulqize, e cila nepermjet punonjesve te saj ben leximin, faturimin, shperndarjen e arketimin e sasise se energjise te harxhuar nga konsumatoret e Rrethit Bulqize.

Ne rastin ne gjykim, padia rrjedh nga marredhenie juridike e kryer me palen e paditur Agjensine Elektrike Bulqize, agjensi lokale OSSHE Burrel me qender ne Bulqize, pasi faturimet objekt i padise ne gjykim jane leshuar nga kjo agjensi.

Neni 43 i K.Pr.Civile, qe parashikon kompetencen e gjykatave per te gjykuar kete mosmarreveshje, bazon edhe kompetencen e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Diber, per te gjykuar çeshtjen, pasi ajo eshte gjykata e rrethit (vendit) ku ka qendren agjensia lokale perkatese e personit juridik, ku dhe eshte regjistruar padia, gjykata e cila me te drejte eshte zgjedhur edhe nga paditesi per te gjykuar padine e ngritur.

Sa siper, ne baze te nenit 64 te K.Pr.Civile, vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Diber duhet te prishet dhe çeshtja t’i dergohet asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 64 te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.229, date 05.11.2008 te Gjykates se Shkalles se Pare Diber dhe dergimin e akteve per vazhdimin e gjykimit po asaj gjykate, si gjykate kompetente.

Tiranë, më 14.04.2009



Nr.31001-00467-00-2009 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-434 i Vendimit (134)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:
Perikli Zaharia Kryesues

Fatos Lulo Anëtar

Aleksander Muskaj Anëtar

Guxim Zenelaj Anëtar

Irma Bala Anëtare
në seancen gjyqesore të datës 14.04.2009 mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:
PADITËS: KOSTANDIN GJIKA, ne mungese

I PADITUR: Z.R.P.P. GJIROKASTER, ne mungese

PERSON I TRETË: KOÇO TORI, i pranishem

OBJEKTI:

Shfuqizimi i urdherit te brendshem nr.135 prot., date 14.04.2004

te Regjistrit te Z.R.P.Paluajtshme Gjirokaster

dhe rregullimin e pasojave te ardhura prej tij.

Baza Ligjore: Neni 51 e vijues i ligjit nr.7843, date 13.07.1994

dhe neni 324 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkalles se Pare Gjirokaster, me vendimin nr.265, date 20.02.2009 ka vendosur :

Deklarimin e mungeses se juridiksionit gjyqesor te çeshtjes civile nr.1838/82 akti me padites Kostandin Gjika kunder Z.R.P.P. Gjirokaster, me person te trete Koço Toti, me objekt shfuqizimin e urdherit te brendshem te Regjistruesit nr.135 prot., date 14.04.2004.
Kunder vendimit te Gjykates se shkalles se pare Gjirokaster, ne baze te nenit 59 te K.Pr.Civile, ka bere ankim te veçante paditesi Kostandin Gjika, i cili ka kerkuar prishjen e tij per keto shkaqe:

- Gjykata arsyeton gabim se nenet 51,52 te ligjit nr.7843, date 13.07.1994 nuk kane parashikuar afat per shqyrtimin e ankimit ne rruge administrative, sepse ne dispozitat e ligjit nr.7843, date 13.07.1994, percaktohet afati 30 ditor, brenda te cilit Kryeregjistruesi duhet te shprehet mbi ankimin e paraqitur prane tij per shqyrtim dhe nese Kryeregjistruesi nuk jep mendimin vete brenda ketij afati, pala qe ka paraqitur ankimin prane tij, ka te drejte t’i drejtohet gjykates per zgjidhjen e problemit ne rruge gjyqesore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala; si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi ,


V Ë R E N

Vendimi nr.265, date 20.02.2009 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, me te cilin eshte nxjerre çeshtja jashte juridiksionit gjyqesor, eshte marre ne zbatim te gabuar te ligjit, si i tille duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per vazhdimin e gjykimit asaj gjykate.

Nga gjykimi ka rezultuar se paditesi Kostandin Gjika ka patur te regjistruar ne ZRPP Gjirokaster, pasurine me nr.110/79 Z.K-2357, fshati Labove e Madhe-Gjirokaster, nje siperfaqe trualli prej 176 m2 dhe banese 42 m2.

Me urdherin e brendshem nr.135, date 14.04.2004 te Regjistruesit te ZRPP Gjirokaster, eshte mbyllur kartela me nr.110/79 ne emrin e paditesit dhe jane hapur kartela te reja ne emer te trashegimtareve “Toti”.

Me date 07.07.2008, paditesi ka depozituar ankimin drejtuar Kryeregjistruesit per anullimin e urdherit te Regjistruesit dhe rregullimin e pasojave te ardhura nga ky urdher i paligjshem, me pretendimin se pasurine e tij ja kane tjetersuar personit te trete Koço Toti.

Paditesi ka pretenduar se nga Kryeregjistruesi nuk eshte shqyrtuar ankesa dhe nuk i eshte kthyer pergjigje brenda afatit 30 ditor, prandaj i eshte drejtuar gjykates me padine objekt gjykimi, me te cilen kerkon shfuqizimin e urdherit te brendshem nr.135, date 14.04.2004 te Regjistruesit te Z.R.P.P. Gjirokaster dhe rregullimin e pasojave te ardhura prej tij.

Gjykata e shkalles se pare ka vendosur “nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor”, me arsyetimin se nuk eshte konsumuar rruga administrative e ankimit.

Kunder vendimit per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor ka bere ankim te veçante paditesi, i cili pretendon se, perderisa organi administrativ nuk ka kthyer pergjigje brenda afatit ligjor 30 diteve, çeshtja hyn ne juridiksionin gjyqesor.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte gjykon se ankimi i paditesit duhet pranuar, pasi vendimi i gjykates se shkalles se pare eshte marre ne zbatim te keq te ligjit.

Me padine objekt gjykimi, paditesi ka kundershtuar vendimin e regjistruesit me te cilin eshte mbyllur kartela e pronesise ne emrin e paditesit, me pretendimin se akti administrativ eshe i paligjshem dhe se atij i cenohen interesat dhe te drejtat e tij.

Ne baze te nenit 141 te Kodit te Procedures Administrative: “Organi administrativ kompetent shqyrton ankimin administrativ dhe del me nje vendim brenda nje muaji nga data e depozitimit te ankimit.

Ne qoftese me kalimin e periudhes se parashikuar ne paragrafin e pare te ketij neni nuk eshte marre asnje vendim ne lidhje me ankimin nga ana e organit administrativ kompetent, pala e interesuar fiton te drejten per t’iu drejtuar gjykates, sipas paragrafit te dyte te nenit 328 te K.Pr.Civile”.

Ne paragrafin e dyte te nenit 328 te K.Pr.Civile, parashikohet se: “… Kur organi administrativ me i larte nuk ka shqyrtuar ankimin ne afatin e caktuar me ligj, ose kur organi kompetent administrativ nuk ka shqyrtuar kerkesen e shtetasit ne afatin e caktuar me ligj dhe kunder aktit te tij parashikohet ankimi drejtperdrejt ne gjykate, shtetasi ka te drejte t’i drejtohet gjykates brenda afateve te caktuara ne paragrafin e pare te ketij neni, edhe pse nuk i eshte dhene pergjigje per kerkesen ose ankesen e parashtruar”.

Ne rastin konkret, ka rezultuar se Zyra Qendrore e R.P.Paluajtshme “Kryeregjistruesi”, si organ kompetent administrativ, nuk ka shqyrtuar kerkesen e paditesit ne afatin e caktuar me ligj dhe nuk i ka dhene pergjigje. Me te drejte pala paditese i eshte drejtuar gjykates per zgjidhjen e mosmarreveshjes qe i ka lindur me Z.R.P.P. Gjirokaster, te cilen duhej ta pranonte per gjykim dhe jo ta nxirrte jashte juridiksionit gjyqesor.

Sa siper, Kolegji Civil gjykon se vendimi i Gjykates se rrethit gjyqesor Gjirokaster, me te cilin eshte vendosur nxjerrja e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, nuk eshte i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet ne ate gjykate per vazhdimin e gjykimit.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.265, date 20.02.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster dhe dergimin e akteve asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 14.04.2009

Nr.11111-00469-00-2007 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-561 i Vendimit (135)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:
Perikli Zaharia Kryesues

Irma Bala Anëtare

Fatos Lulo Anëtar

Guxim Zenelaj Anëtar

Aleksander Muskaj Anëtar
ne seancen gjyqesore te dates 14.04.2009, morri ne shqyrtim çështjen civile me palë:
PADITËS: AHMET BEGU, përfaqësuar nga av. Seit Hoxha

E PADITUR: ZYRA E REGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTSHME, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:

Detyrimin e ZRPP Tirane te beje regjistrimin e vendimit

nr.26, date 25.06.1997 te KKKP per ish pronarin Ismail Begu;

detyrimin e ZRPP Tirane te beje regjistrimin e vendimit

nr.675, date 21.02.2003 te Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane,

si dhe detyrimin e ZRPP Tirane per te paguar demin e shkaktuar

nga mosregjistrimi i vendimit nr.26, date 25.06.1997 te KKKP

dhe vendimit nr.675, date 21.02.2003 te Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane.

Baza Ligjore: Neni 38 i ligjit nr.7843, date 14.07.1994

“Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme”;

nenet 192, 193/h e 196 te K.C.,

ligji nr.7698, date 15.04.1993 te KKKP;

nenet 608/1, 609/1 dhe 640 te K.C.

dhe neni 142/2 i K.Pr.A.


Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.775, date 05.02.2009, ka vendosur:

Nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.
Kunder ketij vendimi ka paraqitur ankim te veçante paditesi Ahmet Begu, i cili parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:

- Vendimi nr.675, date 21.02.2003 i gjykates se shkalles se pare eshte vendim i formes se prere dhe ne baze te neneve 451 e 451/a te K.Pr.C. eshte i detyrueshem per t’u zbatuar nga ZRPP Tirane.

- Paditesi ka konsumuar ankimin administrativ prej 5 vitesh, por ka marre pergjigje negative nga ZRPP Tirane.

- Gjykata nuk duhej ta nxirrte çeshtjen jashte juridiksionit gjyqesor, por pas paraqitjes se shkreses nr.3/2 Prot., date 21.01.2009 te ZRQPP, duhet te pezullonte gjykimin e çeshtjes ne baze te nenit 297/a te K.Pr.C.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTE

pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Guxim Zenelaj; perfaqesuesin e paditesit, avokatin Seit Hoxha, i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane dhe kthimin e çeshtjes per vazhdimin e gjykimit ne po ate gjykate dhe si bisedoi çështjen ne teresi,


V Ë R E N

Vendimi nr.775, date 05.02.2009 i Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane, qe ka nxjerre çeshtjen jashte juridiksionit gjyqesor, eshte i drejte, i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Rezulton se, paditesi Ahmet Begu i eshte drejtuar ZRPP Tirane per te regjistruar vendimin nr.26, date 25.06.1997 te KKKP prane Keshillit te Rrethit Tirane, me te cilin ish pronarit Ismail Begu, trashegimlenesit te paditesit, i eshte kthyer nje siperfaqe 19.270 m2 pyll ne fshatin Surrel, Komuna Dajt.

Po keshtu, paditesi ka kerkuar edhe regjistrimin e vendimit nr.675, date 21.02.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane, me te cilin eshte vendosur anullimi i aktit te marrjes se tokes ne pronesi se nje personi te trete dhe kthimi i siperfaqes qe gjendet brenda siperfaqes se kthyer paditesit me vendimin e mesiperm te KKKP.

Pas aplikimit te paraqitur per regjistrim prej paditesit prane ZVRPP Tirane, nga kjo zyre eshte bere verifikimi i prones qe kerkohet qe te regjistrohet dhe ka rezultuar mbivendosje midis kesaj prone dhe atyre te regjistruara personave te tjere, mbi bazen e akteve te marrjes se pronave ne pronesi. Mbi kete verifikim te bere, ZVRPP Tirane ka vendosur refuzimin e regjistrimit te kerkuar nga paditesi.

Pas ankimit te paraqitur prane ZQRPP, rezulton se me date 21.01.2009 eshte kthyer per rishqyrtim projekt urdheri nr.1264, date 31.12.2008 i ZVRPP Tirane per refuzimin e kerkeses se paditesit. Sipas ZQRPP, duke qene se shumica e parcelave qe krijojne mbivendosje me pronen e paditesit, jane perfituar me akte te marrjes se tokes ne pronesi, duhet te kerkohet prej Komisionit te Verifikimit te Titujve te Pronesise prane Prefektures Tirane qe te shprehet ne lidhje me ligjshmerine e tyre dhe me pas te shprehet ZVRPP Tirane ne lidhje me kerkesen per regjistrim te paditesit.

Nderkohe, paditesi i eshte drejtuar gjykates, duke kerkuar detyrimin e ZRPP Tirane te beje regjistrimin e vendimit nr.26, date 25.06.1997 te KKKP per ish pronarin Ismail Begu; detyrimin e ZRPP Tirane te beje regjistrimin e vendimit nr.675, date 21.02.2003 te Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane, si dhe detyrimin e ZRPP Tirane per te paguar demin e shkaktuar nga mosregjistrimi i vendimit nr.26, date 25.06.1997 te KKKP dhe vendimit nr.675, date 21.02.2003 te Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane.

Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane me vendimin nr.775, date 05.02.2009 ka nxjerre çeshtjen jashte juridiksionit gjyqesor, pasi ka konstatuar nga provat e paraqitura se organet administrative jane duke verifikuar titujt e pronesise qe mbivendosen me pronen e kthyer paditesit. Pala e paditur nuk ka nxjerre nje akt administrativ qe mund te jete objekt kundershtimi ne gjykate.

Ky Kolegj e gjen te drejte vendimin e mesiperm, te bazuar ne nenin 59 te K.Pr.C., pasi çeshtja i perket juridiksionit administrativ, ZVRPP Tirane nuk eshte shprehur ne lidhje me kerkimin e paditesit per regjistrim te prones, pasi akti i saj eshte kthyer per rishqyrtim nga ZQRPP, organi me i larte administrativ.

ZQRPP Tirane ka kthyer pergjigje nepermjet ZVRPP Tirane, duke vene ne dijeni dhe Komisionin Vendor te Verifikimit te Titujve te Pronesise prane Qarkut Tirane, si dhe paditesin Ahmet Begu se, vetem pas verifikimit te titujve te pronesise nga komisioni i mesiperm ne baze te ligjit 9948, date 07.07.2008, ZVRPP Tirane do t’i ktheje pergjigje perfundimtare paditesit, akt i cili ezauron teresisht rrugen administrative dhe paditesi me pas mund t’i drejtohet gjykates.

Edhe persa i perket objektit te padise per shperblim demi, e cila eshte ne juridiksionin gjyqesor, nuk mund te vazhdoje gjykimi, duke qene se ky kerkim eshte i lidhur me zgjidhjen e pjeses tjeter te objektit te padise per te cilen gjykata eshte shprehur se eshte jashte juridiksionit gjyqesor.

Per sa me siper, nuk qendrojne pretendimet e paraqitur ne ankimin e veçante se, çeshtja i perket juridiksionit gjyqesor.

Ne keto kushte, vendimi i Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane nr.775, date 05.02.2009 duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile

V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.775, date 05.02.2009 te Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane.

Tirane, me 14.04.2009


Nr.11241-00080-00-2007 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-562 i Vendimit (136)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:
Perikli Zaharia Kryesues

Irma Bala Anëtare

Fatos Lulo Anëtar

Aleksander Muskaj Anëtar

Guxim Zenelaj Anëtar
ne seancen gjyqesore te dates 14.04.2009, mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:
ANKUES: MINISTRIA E EKONOMISE, TREGTISE DHE ENERGJITIKES, në mungese

PERSONA TË TRETË: ILIR MALAJ, në mungese

KOMISIONI I SHERBIMIT CIVIL, në mungese

DEPARTAMENTI I ADMINSITRATES PUBLIKE, në mungese


OBJEKTI:

Kundershtim i vendimit nr.225, date 03.04.2006

te Komisionit te Sherbimit Civil.

Baza Ligjore: Neni 8/3 i ligjit nr.8549, date 11.11.1999

“Per statusin e nepunesit civil”.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.239, date 23.11.2006 ka vendosur:

Pranimin e ankeses se ngritur nga ankuesi Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes.

Anullimin e vendimit nr.224, date 03.04.2006 te Komisionit te Sherbimit Civil.


Kunder ketij vendimi ka bere rekurs personi i trete Ilir Malaj, i cili parashtron keto shkaqe per prishjen e tij:

- Gjate shqyrtimit te ankeses sime prane Komisionit te Sherbimit Civil, nga verifikimi i struktures se re, rezultoi se ne Drejtorine e Politikave Industriale ishin 3 vende te lira. Mbi kete baze KSHC mori vendimin per shfuqizimin e aktit administrativ per lirimin tim nga detyra dhe kalimin ne listen e pritjes.

- Gjykata e apelit ne marrjen e vendimit ka argumentuar se, ne kushtet kur pas ristrukturimit te institucionit, nuk ka pasur vende te lira pune ne ate nivel apo ne nivel me te ulet, me te drejte eshte bere kalimi i personit te trete Ilir Malaj ne liste pritje. Nje moment i tille eshte miratuar edhe nga Departamenti i Administrates Publike, me shkresen nr.1250/1, date 04.01.2004. Ne argumentimin e vendimit te gjykates se apelit nuk eshte pasur parasysh se ka vende te lira per specialiste ne Drejtorine e Politikave Industriale.

- Ne nenin 23 te ligjit nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil” thuhet se, ne rastet e ristrukturimit te institucioneve te administrates publike, nepunesve civile, vendet e te cileve jane deklaruar te tepert, do t’u ofrohet nje vend i te njejtit nivel ose ne pamundesi nje vend i nje niveli me te ulet. Pas ristrukturimit kishte dhe ka akoma vende ne strukture te paplotesuara.

- Ne nenin 24 te ligjit nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil” thuhet se, ne rastin e ndryshimit te kerkesave per vendin e punes, per shkak te ndryshimit te pershkrimit te punes, nepunesit civil i lihet 6 muaj kohe per t’u pershtatur me kerkesat e reja, kohe gjate te ciles nepunesi civil i nenshtrohet veprimtarive te detyrueshme te trajnimit. As kjo dispozite nuk eshte zbatuar nga pala ankuese, e cila duhet te me ofronte nje vend pune me pershkrim pune te ndryshme me ate te punes sime te meparshme.

- Gjate viteve 2003 - 2005 te punes sime prane pales ankuese, kam pasur nje vleresim maksimal.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Guxim Zenelaj; ne mungese te paleve ndergjyqese dhe bisedoi çështjen ne teresi,


V Ë R E N

Vendimin nr.239, date 23.11.2006 i Gjykates se Apelit Tirane eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj, e per pasoje duhet te lihet ne fuqi.

Rezulton se, personi i trete Ilir Malaj ka punuar prane pales ankuese Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes, si pergjegjes i Sektorit te Minierave dhe Hidrokarbureve ne Drejtorine e Privatizimit te Sektoreve Strategjike.

Me urdherin nr.18/41, date 05.01.2006 te Sekretarit te Pergjithshem, eshte vendosur lirimi nga detyra i tij dhe kalimi ne liste pritje, per shkak te ristrukturimit te institucionit, pasi eshte bere bashkimi i Ministrise se Ekonomise me ate te Industrise.

Pas ankimit te personit te trete prane Komisionit te Sherbimit Civil, ky i fundit me vendimin nr.225, date 03.04.2006 ka vendosur:

Pranimin e ankeses, duke shfuqizuar aktin administrativ, urdherin nr.18/41, date 05.01.2006 te Sekretarit te Pergjithshem, si akt i pabazuar ne prova dhe i nxjerre ne kundershtim me formen dhe proceduren e kerkuar nga ligji. Detyrimin e Sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes t’i ofroje ankuesit Ilir Malaj nje nga vendet e lira per pozicionin specialist ne Drejtorine e Politikave Industriale.

Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes ka bere ankim kunder vendimit te mesiperm prane gjykates se apelit, me pretendimin se ai eshte dhene ne kundershtim me ligjin.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.239, date 23.11.2006 ka vendosur pranimin e ankeses, duke anulluar vendimin nr.224, date 03.04.2006 te Komisionit te Sherbimit Civil.

Sipas kesaj gjykate, gjate gjykimit u provua se, ne kuader te ristrukturimit, drejtoria dhe sektori ku efektivisht ka punuar personi i trete jane suprimuar e per rrjedhoje edhe vendet e punes ne kete institucion jane pakesuar.

Ky Kolegj e gjen te drejte vendimin e gjykates se apelit, pasi largimi nga detyra dhe kalimi i personit te trete Ilir Malaj ne listen e pritjes eshte bere ne perputhje me kerkesat e ligjit nr.8549, date 11.11.1999 “Per statusin e nepunesit civil”, si dhe VKM nr.360 date 14.04.2000 “Per largimin nga sherbimi civil”.

Ne baze te nenit 23/2 te ligjit nr.8549, date 11.11.1999 “Per statusin e nepunesit civil”, ne rastet e ristrukturimit te institucioneve te administrates publike, nepunesve civile, vendet e te cileve jane deklaruar te tepert, do t’u ofrohet nje vend i te njejtit nivel ne nje ministri apo institucion tjeter te administrates publike qendrore apo vendore ose ne pamundesi, nje vend i nje niveli me te ulet. Nepunesi civil vazhdon te gezoje te drejtat e vendit te tij te meparshem deri sa atij t’i ofrohet nje vend tjeter, por jo per me teper se nje vit.

Po keshtu, sipas VKM nr.360, date 14.04.2000, vendimi per kalimin e nepunesit ne listen e pritjes, per shkak te ristrukturimit te institucionit, merret nga sekretari i pergjithshem i ketij institucioni. Nepunesit e larguar, ne kuader te ristrukturimit te institucionit, regjistrohen ne nje liste pritje, qe mbahet nga Departamenti i Administrates Publike per institucionet e administrates qendrore dhe nga departamenti, drejtoria apo seksioni i personelit, drejtoria e personelit e institucioneve te pavarura, te cilet, ne rastin e pare, kur rezulton nje vend i lire dhe nese kandidati ploteson kerkesat e veçanta per vendin e lire, e emerojne ne ate vend, pa konkurim.

Ne kushtet kur pas ristrukturimit te institucionit nuk ka pasur vende te lira pune ne ate nivel apo edhe me te ulet, me te drejte eshte bere kalimi i personit te trete Ilir Malaj ne liste pritje. Pra, urdheri nr.18/41, date 05.01.2006 i Sekretarit te Pergjithshem ka qene akt administrativ i nxjerre ne baze te ligjit, ne formen e kerkuar prej tij dhe nga organi kompetent.

Pretendimi i paraqitur nga personi i trete ne rekurs, se vendimi i KSHC per shfuqizimin e aktit administrativ eshte i drejte, pasi ne strukturen e re ka vende te lira pune si specialist, nuk qendron. Ne baze te VKM nr.360, date 14.04.2000, jane ata nepunes, te cilet kane kryer pune me pershkrim te njejte apo te ngjashem me pershkrimin e vendeve te reja, te krijuara apo te mbetura, dhe te ristrukturuara, qe jane vleresuar pozitivisht dy vitet e fundit, qe do te mbahen ne pune ne kufirin e pergjithshem te vendeve te miratuara.

Persa i perket rekursit te KSHC, nga ky Kolegj nuk mund te merret ne shqyrtim per shkak moslegjitimimi, ne vijim te vendimit unifikues nr.3, date 24.01.2007 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, ku KSHC ka tiparet e nje trupe (organi) me funksion dhe kompetence quasi gjyqesore, e per pasoje nuk mund te beje rekurs ndaj vendimit te gjykates qe ka prishur vendimin e tij.

Ne keto kushte, me te drejte vendimi nr.225, date 03.04.2006 i Komisionit te Sherbimit Civil eshte anulluar nga Gjykata e Apelit Tirane, edhe per detyrimin qe personit te trete t’i ofrohet nje nga vendet e lira ne pozicionin e specialistit, pasi ky pozicion nuk ka qene sipas kerkesave te VKM nr.360, date 14.04.2000 per t’u kaluar i trete ne ate vend. Prandaj, vendimi nr.239, date 23.11.2006 i Gjykates se Apelit Tirane duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,


V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.239, date 23.11.2006 te Gjykatës së Apelit Tirane.

Tirane, me 14.04.2009


Download 1,35 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   33




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish