OBJEKTI I PADISË:
Detyrimi i te paditurve te lirojne e dorezojne sendin,
godine dykateshe, ndodhur ne rrugen e Kavajes.
Pagimin e qirase per periudhen nga data 24.02.2001 deri ne lirimin e sendit.
Baza Ligjore: Neni 7/2 i ligjit nr.7698, date 15.04.1993
dhe Udhezimi nr.3, date 21.06.1993 i K.M.
OBJEKTI I K/PADISË:
Kundershtimi i vendimit te K.K.K.P. Tirane nr.419, date 09.11.2000.
Baza Ligjore: Ligji nr.7698, date 15.04.1993
dhe Udhezimi nr.3, date 21.06.1993 i K.M.
Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.7457, date 16.12.2005, ka vendosur:
Konstatimin e pavlefshmerise se vendimit nr.419, date 11.09.2000 te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Tirane.
Rrezimin e padise.
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1358, date 26.12.2006, ka vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.7457, date 16.12.2005 te Gjykates se Shkalles se pare Tirane ne kete menyre:
Pranimin e padise dhe detyrimin e pales se paditur kunderpaditese te liroje dhe dorezoje sendin, ish konviktin “Naim Frasheri” ndodhur ne Rrugen e “Kavajes” Tirane, pronareve te ligjshem padites te kunderpaditur dhe te paditurve ne kunderpadi.
Detyrimin e pales se paditur kunderpaditese te paguaje ne favor te bashkepronareve qirane e papaguar ne shumen 504.720 leke per çdo muaj, duke filluar nga data e regjistrimit te padise 04.10.2002 e deri ne ekzekutim te ketij vendimi.
Rrezimin e kunderpadise si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.
Kunder vendimit nr.1358, date 26.12.2006 te Gjykates se Apelit Tirane, ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.Civile, brenda afatit ligjor, ka ushtruar rekurs pala e paditur k/paditese MASh dhe Rektorati i UT, duke kerkuar prishjen e vendimeve dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare, per keto shkaqe:
- Gjykata e apelit nuk u thellua asnjehere ne shqyrtimin e kunderpadise dhe nuk ka kryer nje hetim te plote te te gjitha fakteve e provave te parashtruara e te ndodhura ne dosje.
- Vendimi i nxjerre nga K.K.K.Pronave eshte akt absolutisht i pavlefshem ne kuptim te nenit 117/a te K.Pr.Adm.
- Ne lidhje me shkresen (vendim i K.K.K.Pronave i nenshkruar nga te gjithe anetaret e komisionit), te paraqitur ne gjykim nga ana e pales paditese se k/paditur, mendojme se nuk duhet pranuar, pasi ajo e ka pasur tere kohen e nevojshme ne dispozicion (rreth tre vjet qe zhvillohej gjyqi ne gjykaten e rrethit) dhe se K.K.K.P. mund ta paraqiste ne çdo kohe te gjykimit, pasi ka marre pjese ne gjykim dhe se u dorezua ne gjykaten e apelit, kur vete K.K.K.P. nuk ishte prezent.
- K.K.K.P. duhej te kishte pasur parasysh se kemi te bejme me nje objekt te rendesise se veçante qe eshte Muzeu i Shkencave Natyrore, i cili eshte nje objekt publik dhe nese kishte pretendime pronesie, organi perkates duhej te ishte shprehur me nje vendim kompensimi dhe jo ta kthente ate.
- Qe K.K.K.P. te shprehej me nje vendim per nje rast te tille, detyrimisht duhej te respektonte proceduren qe kerkon ligji, pra duke i marre ne radhe te pare nje prononcim zyrtar Ministrise.
- Prova e paraqitur nga pala paditese e k/paditur (kontrata e shitjes date 02.02.1942) nuk perben prove bindese qe te vertetoje faktin se kjo prove, qe ata kane shitur, eshte e njejta me kete qe po gjykohet, pasi konvikti “Naim Frasheri” ka qene shoqeri aksionere e jo shtepi banimi, siç pretendohet.
- Pavaresisht se gjykata e apelit gjykoi ne baze te nenit 465 te K.Pr.Civile duke pranuar nje prove te re dhe duke gjykuar k/padine, ajo perseri nuk mundej te shprehej rreth themelit te saj, nderkohe qe Gjykata e Rrethit Tirane nuk ishte shprehur per kete kunderpadi.
- Kerkojme prishjen e vendimit te gjykates dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim.
Kunder vendimit nr.1358, date 26.12.2006 te Gjykates se Apelit Tirane, ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs Zyra Vendore Tirane e Avokatures se Shtetit, duke kerkuar prishjen e vendimeve dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare, per keto shkaqe:
- Gjykata e apelit e rrezoi k/padine pa kryer nje hetim te plote te te gjithe fakteve e provave te parashtruara e te ndodhura ne dosjen gjyqesore.
- Vendimi i nxjerre nga K.K.K.P. eshte i pavlefshem, pasi ai eshte nenshkruar vetem nga kryetari dhe se Kryetari i K.K.K.P. nuk ka disponuar te drejten e nxjerrjes e te nenshkrimit te ketij vendimi, pasi ai nuk mund te kryente nje funksion te tille, sa kohe ishte i angazhuar ne nje fushate elektorale.
- Gjykata e apelit nuk mund te shprehej per k/padine pa u shprehur me pare gjykata e rrethit, aq me teper vetem me nje seance, pa marre ne shqyrtim provat mbi te cilat mbeshtetej kjo k/padi.
- Vendimi i K.K.K.P. bie ne kundershtim me nenin 4 te vete ligjit material nr.7698, date 15.04.1993 “Per kthimin e kompensimin e pronave”, pasi kemi te bejme me nje ndertese qe eshte “Muzeu i Shkencave Natyrore”, i cili eshte objekt publik dhe nese kish pretendime pronesie, organi perkates duhej te kish disponuar me nje vendim kompensimi. Po keshtu, percaktohet dhe definicioni i trojeve te zena dhe ne piken 1 te Udhezimit te K.M. nr.3, date 21.06.1993.
- Qe K.K.K.P. te shprehej me vendim per nje rast te tille, detyrimisht duhej te respektonte proceduren qe kerkon ligji, pra, duke marre ne rradhe te pare nje prononcim zyrtar te Ministrise se linjes, si perfaqesuese e pronarit shtet dhe si administruese e asaj prone.
- Gjykata e apelit, pavaresisht se gjykoi ne baze te nenit 465 te K.Pr.Civile, duke pranuar nje prove te re dhe duke gjykuar k/padine, perseri ajo nuk mundej te shprehej per themelin e saj, nderkohe qe Gjykata e Rrethit Tirane nuk ishte shprehur per kete k/padi.
- Kerkojme prishjen e vendimit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim.
Ne mbeshtetje te nenit 477 te K.Pr.Civile, brenda afatit ligjor, ka paraqitur kunder-rekurs pala paditese, duke kerkuar mospranimin e rekursit per keto shkaqe:
- Nga Av. e Shtetit nuk paraqitet asnje argument veç atij qe eshte objekt publik, muze me vlera te medha, qe te plotesoje kriteret e nenit 472 te K.Pr.Civile.
- Pretendimet e parashtruara ne ankim u faktuan si jo te verteta ne prova ne gjykimin ne apel dhe aktin e ekspertimit, sipas te cilit shtesat zene 17.18% te prones.
- E kunderta e vendimit te shkalles se pare u provua ne apel lidhur me mungesen e formalitetit te vendimmarjes se vendimit nr.419 te K.K.K.P.
- Fakti i pronesise sone mbi kete prone nuk u kontestua ne asnje rresht te vendimit.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi gjyqtarin Fatos Lulo; perfaqesuesit e paleve ndergjyqese, Avokatin e Shtetit Abaz Deda, juristet Zhaneta Bedaj, Ana Golloshi, Ferdinand Bega, te cilet kerkuan prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane; avokatin Altin Naqe, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe pasi shqyrtoi çeshtjen ne teresi,
V Ë R E N
Nga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore, ka rezultuar se me vendimin nr.419, date 09.11.2000 Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ish Pronareve te Bashkise Tirane, ne piken 1 te dispozitivit te tij, i ka kthyer subjekteve te shpronesuara te drejten e pronesise mbi godinen e ish konviktit “Naim Frasheri”, sot muzeu i Shkencave te Natyres dhe Gjeologjise - UT dhe nje siperfaqje trualli prej 4600 m2. Ne kete vendim, si subjekte te shpronesuara jane trajtuar trashegimtaret e z. Avni Fortuzi, Bedri Llagami, Zyber Preza e Selim Florini (Fortuzi).
Vendimi i mesiperm i K.K.K.P. te Bashkise Tirane eshte ndryshuar pjeserisht me vendimin e formes se prere te Gjykates se shkalles se pare Tirane nr.2928, date 31.07.2001, ku ne cilesine e bashkepronareve te prones se mesiperme jane njohur dhe trashegimtaret ligjore te shtetasve Kadrie Piliku dhe Naze Hazbegaj. Ky vendim i K.K.K.P. te Bashkise Tirane eshte regjistruar ne regjistrat hipotekore me nr.62, date 19.03.2002, sikurse pasqyrohet ne vertetimin perkates te leshuar nga Z.R.P.P. Tirane me date 19.03.2002.
Ne cilesine e aktit te shpronesimit, subjektet perkatese kane paraqitur dekretin e Presidiumit te Kuvendit Popullor nr.355, date 02.07.1947, ku per nevoja te Ministrise se Mbrojtjes shtetezohej ndertesa e ish konviktit “Naim Frasheri” me kufij perkates.
Me cilesine e pronarit te sendit, fillimisht paditesi, me date 04.10.2002, ka ngritur padine e rivendikimit, bazuar ne nenin 296 e vijues te Kodit Civil, duke kerkuar lirimin e dorezimin e sendit dhe pagesen e qirase nga data 24.02.2001 deri ne lirimin e sendit. Ne vijim te shqyrtimit gjyqesor, pala paditese ka ndryshuar shkakun ligjor te kerkimit, duke iu referuar nenit 7/2 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993.
Gjate shqyrtimit gjyqesor, pala e paditur MASh dhe Rektorati i UT kane ngritur kunderpadi, duke kundershtuar vendimin e K.K.K.P. te Bashkise Tirane nr.419, date 09.11.2000. Ne kete kunderpadi pretendohet se vendimi i K.K.K.P. eshte nxjerre ne kundershtim me ligjin nr.7698, date 15.04.1993, persa kohe eshte vendosur kthimi i te drejtes se pronesise mbi nje send (truall dhe objekt), qe ne zbatim te udhezimit te K.M. nr.3, date 21.06.1993 do te duhej te konsiderohet si e zene nga nje objekt i perhershem me interes publik, pasi ne te gjendej nje pasuri e konsiderueshme muzeale.
Nderkohe, ne konkluzionet perfundimtare, gjate gjykimit te çeshtjes ne gjykaten e shkalles se pare, pala e paditur e kunder paditese UT dhe Avokatura e Shtetit kane pretenduar se me dekretin e date 03.09.1940, nga ana e autoriteteve shteterore te kohes eshte vendosur shpronesimi me shperblim i pasurise se trajtuar nga K.K.K.P. Tirane. Ne te njejten kohe eshte pretenduar shkelje e procedurave per nxjerrjen e vendimit te K.K.K.P. te Bashkise Tirane, persa kohe vendimi eshte nenshkruar vetem nga kryetari i komisionit, ky i fundit ne momentin e nenshkrimit te ketij vendimi nuk e ka gezuar më ate cilesi, duke qene se ishte zgjedhur kryetar i nje njesie minibashkiake te kryeqytetit, mungonte proçesverbali i mbledhjes gjate te ciles eshte dhene vendimi qe kundershtohet me kunderpadi. Po ashtu eshte pretenduar se gjate kohes qe objekti ka qene ne pronesi shteterore jane bere investime te konsiderueshme, duke shtuar siperfaqe ndertimore. Nga ana e gjykates eshte urdheruar kryerja e nje akti ekspertimi, ne te cilin eshte konkluduar se punimet shtese te kryera jane nen 20% te vleres se objektit te shpronesuar (shih shtesen e aktit te ekspertimit date 24.06.2004, fq.47 e dosjes gjyqesore).
Pala paditese e kunder paditur ka pretenduar se nuk provohet qe shpronesimi i vitit 1947 te jete bere me kundervlere, sikurse ne te njejten pozite qendrojne dhe per shpronesimin e pretenduar te vitit 1940. Pala paditese e kunder paditur pretendon se shpronesimi i vitit 1940 nuk eshte kryer persa kohe ne vitin 1947, Presidiumi i Kuvendit Popullor nxorri dekretin e shpronesimit ne emer te trashegimlenesve te tyre. Faktin e mos shpronesimit per efekt te dekretit te vitit 1940, kjo pale e argumenton dhe me transkriptime te pjeseve te kesaj prone nga pronaret e saj gjate viteve te mepasshme (note transkriptimi e vitit 1942, fq.82 e dosjes).
Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, pas nje proçesi gjyqesor qe konstatohet se zgjati 3 vjet, ka vendosur te konstatoje pavlefshmerine absolute te vendimit te K.K.K.P. te Bashkise Tirane nr.491, date 09.11.2000, duke argumentuar ekzistencen e rasteve te parashikuara nga neni 116/a/c i Kodit te Procedures Administrative. Sipas Gjykates se shkalles se pare Tirane, vendimi i lartpermendur i K.K.K.P. te Bashkise Tirane eshte nxjerre ne kundershtim me proceduren e parashikuar (neni 116/c i K.Pr.A.) nga dispozitat e ligjit nr.8480, date 27.05.1999 “Per funksionimin e organeve kolegjiale te administrates shteterore dhe enteve publike”. Kjo per shkak se ne dokumentacionin e percjelle nga ana e K.K.K.P. Qarku Tirane me shkresen date 28.06.2005, vendimi nr.491, date 09.11.2000 paraqitej i nenshkruar vetem nga kryetari i ketij organi administrativ, nuk pasqyrohej perberja e komisionit, mungonte pasqyrimi ne aktin perkates i menyres se votimit se anetareve ne lidhje me çeshtjen e trajtuar.
Po ashtu, Gjykata e shkalles se pare Tirane vleresonte ne vendimin e saj se vendimi i K.K.K.P. te Bashkise Tirane nr.491, date 09.11.2000, do te duhej te konstatohej si absolutisht i pavlefshem dhe per faktin se ne veshtrim te nenit 116/a te K.Pr.A., ishte nxjerre nga nje organ administrativ i paidentifikuar. Sipas kesaj gjykate, kryetari i K.K.K.P. te Bashkise Tirane, z. Bodinaku, qe kishte nenshkruar aktin administrativ, nuk e gezonte me kete tager (Kryetar i K.K.K.P.), per shkak se kishte mbaruar mandati i organeve te qeverisjes vendore, persa kohe ishin zhvilluar zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore ne date 01.10.2000. Ne zbatim te VKM nr.301, date 14.06.1993, sekretari i Keshillit te Bashkise kryente funksionin e Kryetarit te K.K.K.P. prane Bashkise perkatese. Gjykata e Shkalles se Pare Tirane e gjeti te pavertete permbajtjen e shkreses date 29.03.2004 te Bashkise Tirane, ku pasqyrohej fakti se z. Bodinaku kish qene ne cilesine e Sekretarit te Keshillit Bashkiak dhe Kryetarit te K.K.K.P. te kesaj Bashkie deri me date 15.12.2000. Te njejtin konkluzion arriti gjykata e shkalles se pare dhe ne lidhje me permbajtjen e kopjes se vertetuar te vendimit te Keshillit Bashkiak nr.8, date 08.12.2000, me ane te se ciles ne detyren e sekretarit te ketij keshilli ishte emeruar z. L.Yzeiri. Kjo gjykate arsyetonte se z. Bodinaku nuk mund te kryente detyren e sekretarit te Keshillit Bashkiak dhe ate te kryetarit te K.K.K.P. te Bashkise Tirane edhe per faktin se ne balotazhin e dates 15.10.2000 ai ishte zgjedhur kryetar i njeres nga njesite bashkiake te qytetit te Tiranes dhe ky rezultat ishte shpallur nga KQZ dhe botuar ne Fletoren Zyrtare nr.36/2000.
Rezulton se Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, pavaresisht konstatimit te pavlefshmerise absolute te vendimit nr.419, date 09.11.2000 te K.K.K.P. te Bashkise Tirane, argumentoi dhe ne lidhje me zbatimin e ligjit material ne dhenien e ketij vendimi nga ana e organit administrativ. Megjithese gjykata e shkalles se pare vendosi kryerjen e ekspertimit dhe administroi aktin perkates ne lidhje me vleren e objektit te shpronesuar, ne vendimin gjyqesor argumentohet se K.K.K.P. i Bashkise Tirane shkeli ligjin persa kohe nuk perllogariti dhe nuk u shpreh ne lidhje me vleren e punimeve shtese te kryera ne objektin e shpronesuar, ne veshtrim te nenit 13 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve”.
Mbi ankimin e pales paditese te kunder paditur, te paditur ne kunder padi dhe Zyres Vendore te Avokatures se Shtetit, çeshtja u shqyrtua ne Gjykaten e Apelit Tirane.
Ne ankimin e saj, pala paditese e kunder paditur, e paditur ne kunder padi, ngrinte pretendime ne lidhje me intepretimin qe i bente ligjit gjykata e shkalles se pare ne lidhje me pavlefshmerine absolute te vendimit nr.419, date 09.11.2000 te K.K.K.P. te Bashkise Tirane, sikunder parashtronte argumentat e saj ne lidhje me ligjshmerine e rifitimit te titullit te pronesise nga ana e subjekteve te shpronesuar, ne perputhje me parashikimet e dispozitave te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve” dhe akteve nenligjore te dala ne zbatim te tij.
Nderkohe, ne ankimin e Zyres Vendore te Avokatures se Shtetit pretendohej per ometimin nga ana e Gjykates se shkalles se pare Tirane per disponimin ne lidhje me kunderpadine e paraqitur.
Rezultoi se Gjykata e Apelit Tirane, gjate shqyrtimit gjyqesor te çeshtjes ne perputhje me dispoziten e nenit 465 te K.Pr.C., perseriti pjeserisht hetimin gjyqesor, duke disponuar ne lidhje me suksedimin procedurial te disa subjekteve te gjykimit qe kishin ndrruar jete gjate kohes qe çeshtja pritej te gjykohej, administrimin e aktit te ri te perfaqesimit, administrimin e shkreses date 19.12.2005 te K.K.K.P. Qarku Tirane, qe percillte kopje te vendimit nr.419, date 09.11.2000 te ketij organi e qe mbante firmen e te gjithe anetareve te tij, si dhe hetimin e faktit nese ishte shkelur permbajtja e nenit 6 te K.Pr.C. persa kohe ne kunderpadi nuk ishte kerkuar pavlefshmeria absolute e vendimit te K.K.K.P. te Bashkise Tirane.
Ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor te çeshtjes, Gjykata e Apelit Tirane ka vendosur ndryshimin e vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane duke vendosur pranimin e padise, lirimin dhe dorezimin e sendit, si dhe detyrimin e pales se paditur kunder paditese te paguaje vleren e qirase nga momenti i ngritjes se padise deri ne daten e ekzekutimit te ketij vendimi.
Ne vendimin e saj Gjykata e Apelit Tirane ka argumentuar se nga pikepamja e respektimit te procedurave ne nxjerrjen e vendimit nr.419, date 09.11.2000, nuk ka shkelje te ligjit, te cilat ne kuptim te nenit 116/c te Kodit te Procedures Administrative te passjellin pavlefshmerine absolute te aktit.
Duke iu referuar kopjes se vendimit nr.419, date 09.11.2000 te percjelle me shkresen date 19.12.2005 te K.K.K.P. Qarku Tirane, Gjykata e Apelit Tirane ka konstatuar se ne akt jane pasqyruar emrat e te gjithe anetareve te organit kolgjial (K.K.K.P. Bashkia Tirane), menyra e votimit te tyre, si dhe nenshkrimi i aktit nga secili prej tyre. Ne keto rrethana, kjo gjykate e ka gjetur ne perputhje me dispozitat e ligjit nr.8480, date 27.05.1999 “Per funksionimin e organeve kolegjiale te administrates shteterore dhe enteve publike”, si dhe te VKM nr.301, date 14.06.1993, vendimarrjen e K.K.K.P. te Bashkise Tirane e shprehur ne vendimin nr.419, date 09.11.2000.
Duke marre ne shqyrtim arsyetimin e Gjykates se shkalles se pare Tirane ne lidhje me ekzistencen e shkaqeve te parashikuara nga neni 116/a i Kodit te Procedures Adiministrative, te cilat sillnin si pasoje pavlefshmerine absolute te vendimit nr.419, date 09.11.2000 te K.K.K.P. te Bashkise Tirane, gjykata e apelit ka argumentuar se z. Perparim Bodinaku ne momentin e nxjerrjes se aktit (date 09.11.2000) vazhdonte te ishte ne cilesine e Sekretarit te Keshillit Bashkiak e per rrjedhoje ne ate te Kryetarit te K.K.K.P. te Bashkise Tirane, pasi rezultati i votimeve per organet e qeverisjes vendore te zhvilluara ne date 01 dhe 15 tetor 2000 ishte shpallur me vendimin nr.44, date 07.11.2000 te KQZ, vendim ky qe ishte botuar ne Fletoren Zyrtare nr.36, date 15.11.2000. Per rrjedhoje, gjykata e apelit ka argumentuar se vetem pas botimit ne Fletoren Zyrtare, z. Perparim Bodinaku merrte cilesine e Kryetarit te Njesise Bashkiake, duke perfunduar mandatin ligjor te sekretarit te Keshillit Bashkiak dhe Kryetarit te K.K.K.P. te Bashkise Tirane.
Gjykata e Apelit Tirane ka konsideruar si shkelje te dispozites se nenit 6 te K.Pr.C., faktin se Gjykata e shkalles se pare Tirane ka vendosur konstatimin e pavlefshmerise absolute te vendimit nr.419, date 09.11.2000 te K.K.K.P. te Bashkise Tirane, persa kohe nje kerkim i tille nuk ishte objekt i kunderpadise se shqyrtuar nga kjo gjykate. Gjykata e apelit ka vleresuar se padrejtesisht vendimi i Gjykates se shkalles se pare Tirane, duke konstatuar pavlerfshmerine absolute te aktit administrativ, kishte disponuar dhe me objekte te tjera te shpronesuara, te cilat gjenin trajtim ne ate vendim e qe nuk ishin objekt te mosmarreveshjes mes paleve.
Edhe argumentimin qe i bente Gjykata e shkalles se pare Tirane zbatimit te ligjit material ne nxjerrjen e vendimit nr.419, date 09.11.2000 te K.K.K.P. te Bashkise Tirane, ç’ka perbente objektin e kerkimeve te kunderpadise, gjykata e apelit e ka gjetur ne interpretim te gabuar te ligjit. Sipas gjykates se apelit, eshte gjetur e provuar origjina e pronesise e pales paditese te kunder paditur dhe te paditurve ne kunder padi. Gjykata e apelit ka vleresuar se dekreti i vitit 1940 ne lidhje me shpronesimin e ish konviktit “Naim Frasheri”, nxjerre ne emer te trashegimlenesve te pales paditese te kunder paditur dhe te paditurve ne kunder padi nuk eshte provuar te jete pasuar me pagesen e vleres se kundershperblimit nga ana e autoriteteve te asaj kohe. Gjykata e apelit, duke vleresuar provat e administruara gjate shqyrtimit te çeshtjes ne Gjykaten e shkalles se pare Tirane, ka arritur ne konkluzionin se fakti se bashkepronaret e ketij objekti kane kryer veprime qe kane te bejne me tjetersimin e titullit te pronesise gjate vitit 1942, tregon se sendi, pavaresisht nxjerrjes se aktit, nuk ishte shtetezuar.
Ne vijim te ketij argumentimi, Gjykata e Apelit Tirane ka vleresuar nxjerrjen e dekretit te Presidiumit te Kuvendit Popullor nr.355, date 02.04.1947 per shpronesimin e godines se ish-konviktit “Naim Frasheri”, ku si pronare konsideroheshin trashegimlenesit te pales paditese,te kunder paditur dhe te paditurve ne kunder padi. Edhe nota perkatese e transkriptimit te ketij dekreti, e administruar ne dosjen gjyqesore, eshte konsideruar me vlere provuese nga ana e Gjykates se Apelit Tirane, per shkak se ne te pasqyrohej se kalimi i pronesise behej nga trashegimlenesit e pales se permendur me lart ne emer te shtetit. Edhe ne kete rast, sipas Gjykates se Apelit Tirane, nuk eshte administruar ndonje akt i nxjerre nga ana e administrates shteterore, per te provuar faktin e shperblimit te subjekteve te shpronesuara.
Ne lidhje me pretendimin e ngritur ne kunderpadi se K.K.K.P. te Bashkise Tirane nuk do te duhej te ishte shprehur ne lidhje me kete objekt te shpronesuar, pasi ai perfaqesonte nje institucion me karakter publik, Gjykata e Apelit Tirane ka arritur ne konkluzionin se vendimi nr.419, date 09.11.2000 i K.K.K.P. te Bashkise Tirane eshte nxjerre ne perputhje me dispozitat e nenit 7/2 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve”. Gjykata e apelit, duke iu referuar aktit te ekspertimit te urdheruar e administruar gjate shqyrtimit te çeshtjes ne Gjykaten e shkalles se pare Tirane, ka konkluduar gjithashtu se vendimi nr.419, date 09.11.2000 i K.K.K.P. te Bashkise Tirane, ne veshtrim te nenit 13 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993, nuk behet i cenueshem persa kohe vlera e punimeve te kryera ne objekt jo nga ana e pronareve ishte nen 20% te vleres se pergjithshme.
Gjykata e Apelit Tirane, ne vendimin e saj, konstaton gjithashtu se subjektet e shpronesuara, ne zbatim te nenit 7/2 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve”, jane perpjekur per te realizuar lidhjen e kontrates se qirase, sikunder parashikonte dhe Udhezimi i Keshillit te Ministrave nr.3, date 21.06.1993. Porse ne kushtet kur rektorati i UT nuk ka kthyer pergjigje ne lidhje me kerkesen e mesiperme, duhej te detyrohej kjo pale te paguante vleren e qirase te percaktuar nga ekspertet ne aktin perkates te administruar ne dosje, deri ne momentin e lirimit te sendit.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte konstaton se kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane kane ushtruar rekurs Zyra Vendore Tirane e Avokatures se Shtetit, Ministria e Arsimit e Shkences dhe Rektorati i Universitetit Tirane.
Ne lidhje me shkaqet e pretenduara ne rekursin e perbashket te paraqitur nga ana e Ministrise se Arsimit dhe Shkences dhe Rektoratit te UT, Avokatura e Shtetit, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se ato nuk e bejne te cenueshem vendimin e Gjykates se Apelit Tirane.
-
Ky Kolegj çmon fillimisht te nevojshem te nenvizoje qendrimin qe Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte kane mbajtur ne vendimin unifkues nr.24, date 13.03.2002 ne lidhje me frymen e ligjit per kthimin dhe kompensimin e prones, teksa shprehen: “Ligji nr.7514, date 30.9.1991 “Per pafajesine, amnistine dhe rehabilitimin e ish te perndjekurve politike” dhe ligji nr.7698, date 15.04.1993 “Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish Pronareve”, nuk jane menyra te reja te fitimit te pronesise, por korigjim i padrejtesise se bere dhe per kete qellim, shfuqizojne ipso lege te gjitha aktet e meparshme ligjore, me te cilat u ishte marre prona pronareve padrejtesisht. Ato nuk krijojne nje situate te re (nuk kane efekt konstituitiv), por ristabilizojne ligjshmerine dhe drejtesine. Shfuqizimi i akteve te siperpermendura ka si efekt kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme, duke rregulluar, ne masen me te mundshme, situaten e paligjshmerise lidhur me te drejten reale me te rendesishme, ate te pronesise (jo te drejta te tjera reale e aq me pak te drejtat e detyrimeve)”.
Ne zbatim te dispozitave te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve”, me disa akte nenligjore, mes te cilave dhe VKM nr.301, date 14.06.1993, eshte rregulluar menyra e funksionimit te strukturave te administrates shteterore, e cila do te shqyrtonte dhe dispononte ne lidhje me kerkesat e subjekteve te shpronesuara padrejtesisht gjate periudhes se parashikuar ne nenin 1 te ligjit te lartpermendur.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon si te bazuar argumentimin qe i ben Gjykata e Apelit Tirane vendimit te saj ne lidhje me zbatimin e procedures se parashikuar ne ligj per nxjerrjen e vendimit nr.419, date 09.11.2000 te K.K.K.P. te Bashkise Tirane. Konform dispozites se nenit 465 te K.Pr.Civile, Gjykata e Apelit Tirane, duke vepruar ne cilesine e gjykates se faktit, ka vendosur perseritjen e shqyrtimit gjyqesor, duke administruar nder te tjera dhe kopjen e vendimit te mesiperm te K.K.K.P. te Bashkise Tirane, percjelle me shkresen perkatese nr.1220/1 prot., date 19.12.2005 te K.K.K.P. Qarku Tirane. Sikunder me te drejte arsyeton Gjykata e Apelit Tirane, permbajtja e ketij akti zyrtar provon se nga ana e organit administrativ jane zbatuar kerkesat e ligjit specifik, atij nr.7698, date 15.04.1993, VKM nr.301, date 14.06.1993, si dhe ligjit nr.8480, date 27.05.1999 “Per funksionimin e organeve kolegjiale te administrates shteterore dhe eneteve publike”. Akti ne fjale ka te pasqyruar perberjen e komisionit, menyren e votimit, nenshkrimet e secilit prej anetareve, te cilet ne rastin konkret jane shprehur te gjithe pro dispozitivit te nr.419, date 09.11.2000 i K.K.K.P. te Bashkise Tirane.
Ne dosjen gjyqesore jane paraqitur gjithashtu dhe nje sere proçesverbalesh te mbajtura nga personat perkates te K.K.K.P. te Bashkise Tirane qe prej vitit 1994 e deri ne vitin 2000, qe vertetojne shqyrtimin ne vijimesi te kerkeses se paraqitur nga ana e pales paditese te kunder paditur, te paditur ne kunder padi. Bazuar ne nenin 253 te K.Pr.C., akti ne fjale eshte nxjerre nga organi perkates, brenda kufijve te kompetences se tij, duke perbere prove te plote. Ne rastin konkret, asnje nga palet ndergjyqese nuk ka paraqitur pretendime ne lidhje me fallsitetin e ketij aktit e ne keto rrethana momenti i paraqitjes se tij me vonese, sikurse pretendohet ne rekurs, nuk mund te vere ne diskutim permbajtjen e tij. Persa me lart, eshte ligjor perfundimi i arritur nga ana e Gjykates se Apelit Tirane qe ka rrezuar argumentimin e Gjykates se shkalles se pare Tirane ne lidhje me ekzistencen e kushteve te parashikuara nga neni 116/c i Kodit te Procedures Administrative, ne nxjerrjen e vendimit nr.419, date 09.11.2000.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon se me te drejte Gjykata e Apelit Tirane e ka konsideruar si te pabazuar ne ligj konkluzionin e arritur nga gjykata e shkalles se pare ne lidhje me ekzistencen e kushteve te parashikuara nga neni 116/a i Kodit te Procedures Administrative, ne nxjerrjen e vendimit nr.419, date 09.11.2000 te K.K.K.P. te Bashkise Tirane. Perkunder sa ka arsyetuar Gjykata e shkalles se pare Tirane, Kryetari i K.K.K.P. te Bashkise Tirane ne momentin e nxjerrjes se aktit ka qene ne funksionin e tij si Sekretar i Keshillit Bashkiak te Bashkise Tirane, e ne zbatim te VKM nr.301, date 14.06.1993, dhe Kryetar i K.K.K.P. te kesaj Bashkie. Ne zbatim te ligjit, Gjykata e Apelit Tirane ka argumentuar se z. Bodinaku, ne date 09.11.2000 (date kur eshte nxjerre vendimi qe i ka kthyer te drejten e pronesise subjektit te shpronesuar), ka qene ende ne kete detyre, pavaresisht faktit se ai kishte kandiduar e rezultuar fitues si kryetar i njeres prej njesive bashkiake ne Bashkine e Tiranes.
Ne ligjin nr.8609, date 08.05.2000 “Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise”, ne nenin 152, parashikohet se mandati i organeve te qeverisjes vendore perfundonte me mbledhjen e pare te keshillit vendor te zgjedhur nga zgjedhjet e vitit 2000. Sikunder eshte arsyetuar dhe ne vendimin e Gjykates se Apelit Tirane, rezultatet e zgjedhjeve per qeverisjen vendore te vitit 2000 jane shpallur me vendimin nr.44, date 07.11.2000 te KQZ. Ne reference te nenit 19 te ligjit nr.8609, date 08.05.2000, aktet e nxjerra nga ana e KQZ merrnin fuqi juridike vetem pas botimit te tyre ne Fletoren Zyrtare. Ka rezultuar se vendimi nr.44, date 07.11.2000 i KQZ u botua ne Fletoren Zyrtare nr.36, e cila doli nga shtypi ne date 15.11.2000. Ne keto kushte, ne momentin e nxjerrjes se aktit, vendimit nr.419, date 09.11.2000 te K.K.K.P. te Bashkise Tirane, z. Bodinaku ka qene ende ne detyre si Kryetar i K.K.K.P. te kesaj bashkie, e ne kete menyre nenshkrimi i vendimeve te kesaj strukture prej tij nuk do te duhej te konsiderohej si nxjerrje akti nga nje organ administrativ i paidentifikuar ne veshtrim te nenit 116/a te Kodit te Procedures Administrative. Gjykata e Apelit Tirane me te drejte ka gjetur me vlere te plote provuese shkresen date 29.03.2004 dhe kopjen e vendimit nr.8, date 08.12.2000 te leshuara nga ana e Bashkise Tirane (neni 245 i K.Pr.C.).
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon se nuk qendron pretendimi i ngritur ne rekurs se Gjykata e Apelit Tirane mori ne shqyrtim kunderpadine, pa u shprehur me pare me vendim per ato kerkime Gjykata e shkalles se pare Tirane. Rezulton se Gjykata e shkalles se pare Tirane konstatoi pavlefshmerine absolute te vendimit nr.419, date 09.11.2000 te K.K.K.P. te Bashkise Tirane, pikerisht gjate shqyrtimit te kunderpadise se paraqitur nga ana e Ministrise se Arsimit. Duke qene se objekti i kunderpadise ishte kundershtimi i vendimit nr.419, date 09.11.2000 i K.K.K.P. te Bashkise Tirane, Gjykata e shkalles se pare Tirane, teksa arriti ne perfundimin se gjendej perpara kushteve te pavlefshmerise absolute te aktit administrativ, konstatoi pavlefshmerine e tij, duke zgjidhur dhe pasojat e mosmarreveshjes mes paleve, qe ne rastin konkret perbenin objektin e padise. Pra ne rastin konkret nuk kemi ometim nga ana e Gjykates se shkalles se pare Tirane ne lidhje me kerkimin qe perbente objektin e kunderpadise, porse me kufizimin e disponimit ne lidhje me konstatimin e pavlefshmerise se aktit dhe zgjidhjen e pasojave juridike.
Sikurse u parashtrua me lart, Gjykata e shkalles se pare Tirane, gjate 3 viteve ne te cilat u zhvillua gjykimi, administroi nje sere provash, sikurse ishte dokumentacioni i paraqitur nga K.K.K.P. te Bashkise Tirane, akte te nxjerra nga Arkivi Qendror Shteteror, Arkivi Qendror Teknik, aktet e ekspertimit ne lidhje me vleren e punimeve, etj., te cilat ia nenshtroi shqyrtimit gjyqesor. Ne argumentimin qe i ben vendimit te saj, Gjykata e shkalles se pare Tirane, nder te tjera, e konsideroi vendimin nr.419, date 09.11.2000 i K.K.K.P. te Bashkise Tirane si te nxjerre ne kundershtim me ligjin e posacem nr.7698, date 15.04.1993 “Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish Pronareve”, per shkaqet e siperpermendura ne kete vendim.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se, me te drejte, Gjykata e Apelit Tirane arriti ne nje konkluzion te kundert me Gjykaten e shkalles se pare Tirane ne lidhje me zbatimin e ligjit ne nxjerrjen e vendimit te K.K.K.P. te Bashkise Tirane. Duke e shqyrtuar çeshtjen me atributet e gjykates se faktit, sikunder parashikojne dispozitat e K.Pr.C., Gjykata e Apelit Tirane ka argumentuar ne perputhje me dispozitat perkatese se ne rastin konkret objekti dhe trualli perkates, pronesia mbi te cilin, qe i kaloi paditesit te kunder paditur, te paditurve ne kunder padi nga K.K.K.P. te Bashkise Tirane, bejne pjese ne kategorine e sendeve, te cilet trajtohen sipas parashikimeve te nenit 1 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993. Gjykata e Apelit Tirane, rezultoi se mori ne shqyrtim te gjitha pretendimet e ngritura nga pala e paditur kunder paditese ne lidhje me faktin nese kerkesa e subjekteve te shpronesuara plotesonte kriteret per t’u trajtuar ne kuadrin e zbatimit te legjislacionit per kthimin e prones. Pavaresisht pretendimeve se sendi ne fjale ishte shpronesuar qe ne vitin 1940, nepermjet Dekretit te nxjerre nga administrata shteterore e atekohshme, ne asnje rast nuk u provua se subjektet qe kishin pronesine te ishin shperblyer.
Ky Kolegj e gjen te drejte arsyetimin qe i ben gjykata e apelit ketij fakti, duke iu referuar dhe disa veprimeve juridike te kryera e te transkriptuara ne regjistrat perkates se pasurive te paluajtshme pergjate periudhes 1940-1942, te cilet tregojne se titullaret joshteterore te se drejtes se pronesise, duke kryer kalimin e titullit te pronesise tek disa prej trashegimlenesve te pales paditese te kunder paditur, te paditur ne kunder padi, e kane gezuar pa asnje kufizim kete te drejte (pronesine). Konstatohet se pala e paditur kunder paditese nuk paraqiti prova te cilat te konfirmonin te kunderten e sa me lart, ne lidhje me cenimin e titullit te pronesise para dates 29 nentor 1944. Ne veshtrim te dispozites se nenit 29 te K.Pr.Civile, eshte detyrim i subjekteve te gjykimit t’i parashtrojne gjykates provat ne te cilat mbeshtesin pretendimet e tyre.
Ne vijim te kesaj linje argumentimi, Kolegji Civil i Gjykates se Larte veren se me te drejte Gjykata e Apelit Tirane ka vleresuar se dekreti i shpronesimit i Presidiumit te Kuvendit Popullor nr.355, date 02.04.1947 eshte prove e pakontestueshme se objekti ish konvikti “Naim Frasheri” dhe siperfaqja perkatese duhen trajtuar ne zbatim te nenit 1, te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve”, ku parashikohet si vijon: “Ky ligj u njeh ish-pronarëve a trashëgimtarëve të tyre të drejtën e pronësisë për pronat e shtetëzuara, të shpronësuara ose të konfiskuara sipas akteve ligjore (duke përfshirë edhe ligjin nr.37, datë 13.1.1945 "Për tatimin e jashtëzakonshëm"), nënligjore e vendimeve të gjykatës të dala pas datës 29 nëntor 1944, ose të marra pa të drejtë nga shteti me çdo mënyrë tjetër, si dhe përcakton mënyrat dhe masat për kthimin a kompensimin e tyre".
Duke qene se dekreti ne fjale ka dale ne emer te te njejteve pronare, per te cilet bente fjale dekreti i vitit 1940, me te drejte eshte vleresuar se pronesia mbi kete send, nuk kishte kaluar asnjehere ne favor te shtetit perpara dates 29 Nentor 1944. Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane, gjendet i argumentuar nga ky Kolegj edhe ne lidhje me rrezimin e pretendimeve te pales te paditur kunder paditese persa i perket faktit te pageses se shperblimit ne favor te pronareve, pas daljes se dekretit te shpronesimit nr.355, date 02.04.1947. Per te njejtin shkak ligjor te trajtuar me lart, parashikimi i dispozites se nenit 29 te K.Pr.C., ka qene detyrim i pales qe ngrinte pretendimin ta bazonte ate ne prova qe duhet te ishin administruar gjate shqyrtimit gjyqesor, gje qe nuk rezulton. Per me teper. ne arsyetimin e saj, Gjykata e Apelit Tirane ka cituar dhe permbajtjen e aktit nr.28, date 05.07.1948 te Komitetit Ekzekutiv te Qytetit Tirane, ku jepej mendim negativ ne lidhje me shperblimin e pronareve te shpronesuar me dekretin nr.355, date 02.04.1947.
Ne nenin 7/2 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve” parashikohet si vijon: “Kur ndërtesat nuk janë shembur dhe nuk janë blerë nga shteti, edhe kur përdoren për qëllime publike, u njihet pronësia ish-pronarëve. Shteti do të lidhë kontratë qiramarrje me ish-pronarët në përputhje me dispozitat e hartuara për këtë qëllim nga Këshilli i Ministrave. Me kërkesën e ish-pronarëve pas një periudhe prej 3 vjetësh, shteti detyrohet t'u kthejë ndërtesat pronarëve të tyre”.
Ne rastin konkret, nuk qendron pretendimi i ngritur ne lidhje me konceptimin e terminologjise “e zene” ne zbatim te ligjit te mesiperm. Kjo pasi ne kete kategori pronash te shpronesuara, pra ato qe konsideroheshin si “te zena”, nuk perfshiheshin siperfaqet e truallit dhe ndertesat e ngritura mbi to, kur shpronesimi i pronareve ishte bere ne kete gjendje te tyre, pra ishin shpronesuar per ndertimin dhe truallin. Termi “i zene”, pasqyrohet ne piken 1 te Udhezimit nr.3, date 21.06.1993 dhe se eshte e qarte se objekti ish konvikti “Naim Frasheri” nuk mund te konsiderohet si i tille.
Nderkohe qe ne interpretim te dispozites se nenit 7/2 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve”, Udhezimi nr.3, date 21.06.1993 “Per zbatimin e ligjit “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve”, pika 3/a parashikon si vijon: “Per efekt te nenit 7 te zbatohen percaktimet e meposhtme: a) Me perdorimin e ndertesave per qellime publike kuptohet ushtrimi ne to i veprimtarive jo-ekonomike qe mbulohen teresisht nga buxheti i shtetit si arsimi, kultura, shendetesia, mbrojtja e administrate shteterore. Ne keto raste kur kemi te bejme me ndertesa te shtetezuara, te konfiskuara, ose te marra pa shperblim nga shteti, ato i kthehen ish-pronarit, i cili lidh kontrate qiraje me entin publik qe e ka ate ne perdorim ...”.
Eshte e qarte se ne rastin konkret, pavaresisht se godina e ish konviktit “Naim Frasheri” sot sherben si nje institucion i cili mbulohet nga buxheti i shtetit, duke perfaqesuar nje godine universitare, ky fakt nuk perben pengese per shkak se ka qene vullneti i ligjvenesit i shprehur ne ligjin nr.7698, date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve” te perfshije ne kategorine e sendeve qe u ktheheshin subjekteve te shpronesuara edhe keto godina dhe siperfaqet e trojeve perkatese.
Eshte pranuar nga palet ndergjyqese se me fitimin e titullit te pronesise nga pala paditese e kunder paditur, te paditur ne kunderpadi, kane filluar perpjekjet per te gjetur zgjidhjen ligjore ne frymen e dispozites se nenit 7/2 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 dhe akteve nenligjore te nxjerra ne zbatim te tij, te cilat kane perfunduar pa u gjetur nje marreveshje per shkak te refuzimit te UT per te zbatuar parashikimin ligjor te mesiperm. Ne keto kushte, me te drejte pala paditese e kunder paditur, te paditur ne kunderpadi, kane kerkuar gjyqesisht zgjidhjen e mosmarreveshjes duke iu referuar si shkak ligjor dispozites se nenit 7/2 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se, Gjykata e Apelit Tirane, ne cilesine e gjykates se faktit, ka interpretuar drejt dhe permbajtjen e dispozites se nenit 13 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve”, kur konkludon se bazuar ne perfundimet e arritura ne aktin e ekspertimit perkates te grupit te eksperteve te caktuar konform nenit 224/a te K.Pr.C. per te perllogaritur vleren e shtesave te kryera ne godine nga ana e organeve shteterore nder vite, ajo nuk e kalon masen 20%, duke bere te mundur keshtu kthimin e prones subjektit te shpronesuar pa kundershperblim. Rezulton se akti i ekspertimit, i administruar gjate gjykimit te çeshtjes ne Gjykaten e shkalles se pare Tirane, eshte hartuar e marre ne shqyrtim konform dispozitave te 225 e vijues te K.Pr.C., duke u dhene mundesine paleve te paraqesin pyetjet perkatese dhe te diskutojne ne lidhje me perfundimet e arritura nga specialistet e fushes.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te Kodit te Proçedures Civile,
V E N D O S I
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1358, date 26.12.2006 te Gjykates se Apelit Tirane.
Tirane, me 24.04.2009
Do'stlaringiz bilan baham: |