Sipas nenit 129 “Pavlefshmeria lidhur me aktet e hetimeve paraprake …. duhet te kundershtohet para se te filloje shqyrtimi gjyqesor.”, pra shqyrtimi i kerkeses per gjykim te çeshtjes penale. Nderkohe qe, sipas pikes 4 te nenit 130 te ketij Kodi, gjate fazes se hetimeve paraprake çmuarja e pavlefshmerise behet vetem nga prokurori. Ndersa ne nenin 131 parashikohet se: “Gjykata qe deklaron pavlefshmerine e nje akti urdheron perseritjen e tij, kur eshte e nevojshme dhe e mundshme …”. Sipas interpretimit te drejte te kesaj dispozite ne harmoni me ato qe i paraprijne, kemi te bejme gjithmone me te njejten gjykate, me ate qe, sipas pikes 2 te nenit 129, ka kompetencen lendore te shqyrtimit gjyqesor te kerkeses per gjykim dhe vetem pasi kjo kerkese per gjykim, ne kuptim te neneve 231 e 233 te Kodit te Procedures Penale, te jete depozituar ne gjykaten kompetente. Nga ana tjeter, vetem kur parashikohet shprehimisht ndryshe, ligji procedurial lejon ankimin ne gjykate ndaj akteve proceduriale e veprimeve hetimore qe kryhen ne fazen e hetimit paraprak. Ndermjet te tjerave mund te merren si shembull kerkesat dhe ankesat lidhur me masat e sigurimit, apo vete neni 325 i ketij Kodi, ku shprehimisht parashikohet e drejta e ankimit kunder zgjatjes se afatit te hetimit, raste ne te cilat gjykatat investohen per shqyrtimin e tyre qysh ne fazen e hetimeve paraprake, pra pa pritur perfundimin e hetimit dhe dergimin e çeshtjes per gjykim, apo pushimin e saj nga prokurori.
Kolegji Penal, duke arritur ne perfundimin se gjykatat me te ulta nuk kishin kompetence lendore dhe per rrjedhoje vendimet e tyre jane absolutisht te pavlefshme, çmon se eshte thelbesore te mbahet parasysh qe mosrespektimi i ligjes proceduriale lidhur me kompetencen lendore, perben nje cenim te rende te rendit kushtetues dhe juridik, cenim te drejtperdrejte te proçesit te rregullt ligjor, shkelje e cila bie ndesh me piken 2 te nenit 42 te Kushtetutes.
Ne lidhje me kete perfundim, Gjykata Kushtetuese ka nje praktike te konsoliduar. Keshtu, kjo gjykate, ndermjet te tjerave, ne vendimet nr.41, datë 29.12.2005, nr.14, date 17.04.2007 dhe nr.11, date 23.04.2009 ka disponuar se shprehja “gjykatë ... e caktuar me ligj” në nenin 42/2 të Kushtetutës mbulon jo vetëm bazën ligjore për vetë ekzistencën e gjykatës, por edhe kompozimin e trupit gjykues të ngarkuar për shqyrtimin e çdo çështje konkrete”.
Me tej, ne vendimet e saj Gjykata Kushtetuese shprehet se: “Vetë kompetenca lëndore e gjykatës është e lidhur ngushtë me kompozimin e trupit gjykues të ngarkuar për shqyrtimin e çdo çështje konkrete. Në këtë kontekst, fjala “ligj”, sipas nenit 42 të Kushtetutës, përfshin edhe legjislacionin për krijimin dhe kompetencën e gjykateve, ku kompeteca për gjykimin e çështjeve penale ka të bëjë me rrethin e akuzave, shqyrtimi i të cilave është atribut i gjykatave të llojeve dhe niveleve të ndryshme.
Në përputhje me sa më sipër, gjykata vlerëson se, nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar të pandehurin në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës, ajo nuk është “e krijuar me ligj”, sipas kuptimit të nenit 42/2 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të Konventës Evropiane”.
Po keshtu, Gjykata Kushtetuese shprehet edhe per qendrimin e gjykates ne lidhje me kompetencen lendore: “Detyrimi i respektimit nga gjyqtari të kufirit të kompetencës është ndër të tjera parakusht për të mos lejuar që shumë gjyqtarë të ushtrojnë të njëjtin pushtet me vendime për një fakt të caktuar, duke cenuar parimin kushtetues të ligjshmërisë apo të gjykimit të një personi dy herë për të njëjtën vepër (ne bis in idem), të parashikuar përkatësisht në nenet 4/1 dhe 34 të Kushtetutës. Prandaj, për çdo rast dhe çështje të mundshme, ligji ka parashikuar një gjykatë kompetente për të gjykuar”.
Po ne lidhje me rendesine e respektimit te kompetences lendore, Gjykata Kushtetuese shprehet edhe se shqyrtimi i nje çeshtje “... nga një gjykatë jo kompetente nuk përbën në çdo rast vetëm një shkelje procedurale, por ka të bëjë edhe me respektimin e të drejtës kushtetuese për tu gjykuar nga një gjykatë e caktuar me ligj. Marrja nga një gjykatë e kompetencës që i takon me ligj një gjykate tjetër, mund të bëhet vetëm nëse e lejon ligji dhe vetëm nga gjykatat që ai cakton”.
Me tej, Gjykata Kushtetuese arrin ne perfundimin se: “Mosrespektimi i kompetencës lëndore e bën vendimin gjyqësor absolutisht të pavlefshëm dhe pretendimi për respektimin e kësaj kompetence mund të ngrihet si nga i pandehuri/i gjykuari, ashtu edhe kryesisht në çdo fazë të procesit ... gjykimi i nje çeshtje ne komptencen lendore te nje gjykate tjeter perben “një proçes jo të rregullt ligjor në kuptim të nenit 42 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut”.
Se fundi, Gjykata Kushtetuese eshte shprehur ne menyre te qarte dhe direkte se “Gjykata e Lartë, si organi më i lartë i pushtetit gjyqësor, ka për detyrë funksionale që të mbajë të gjitha gjykatat brenda kufijve të kompetencave të tyre (sidomos kompetencës lëndore) ...... Pretendimi i mungesës së kompetencës lëndore është i rëndësishëm për verifikimin e kushtetutshmërisë së proçesit të zhvilluar në ato gjykata. Gjykata e Lartë duhet të investohej në shqyrtimin e rekursit dhe të mbante një qëndrim të shprehur ... kontrolli i respektimit të standardeve kushtetuese për një proçes të rregullt ligjor, është funksion edhe i gjykatave të zakonshme, e aq më tepër i Gjykatës së Lartë”.
Per efekt te nevojes per te ardhur ne perfundime te mbeshtetura ne ligj per zgjidhjen e çeshtjes, ne lidhje me rekursin e paraqitur nga prokurori kunder vendimit nr.21, date 02.02.2009 te Gjykates se Apelit Tirane, qe nga ana e tij kishte lene ne fuqi vendimin nr.1623, date 15.12.2008 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, me te cilin ishte pranuar kerkesa e personit nen hetim Lulezim Basha per deklarimin e pavlefshem te disa akteve proceduriale te nxjerra nga prokurori ne fazen e hetimeve paraprake, ky Kolegj Penal i Gjykates se Larte, ne ushtrimin e funksionit te tij kushtetues te rishikimit (si gjykate ligji), mbajti parasysh edhe analizen e perfundimet ligjore te arritura ne vendimin nr.5, date 10.04.2009 te dhene nga Kolegji tjeter Penal i Gjykates se Larte, i cili ishte caktuar me short te posaçem per te shqyrtuar ne juridiksion fillestar, si gjykate e shkalles se pare, themelin e kerkeses per gjykim te çeshtjes penale ne ngarkim te subjektit te posaçem, personit nen hetim Lulezim Basha dhe personave te tjere.
Ne rekursin e prokurorit parashtrohen edhe shkaqe te tjera qe lidhen me pretendime per zbatim te gabuar te ligjes nga gjykatat, persa i perket rasteve dhe kushteve te deklarimit te pavlefshem te akteve proceduriale. Meqenese, sikurse arsyetohet me siper, vendimet gjyqesore te kundershtuara ne rekurs konstatohen qe jane absolutisht te pavlefshme per shkak te vesit thelbesor, shkeljes se kompetences lendore, atehere Kolegji Penal çmon se nuk eshte vendi te vijoje me tej me dhenien e pergjigjes per pretendimet e rekursit mbi zbatimin ose jo te drejte te ligjit nga ato gjykata ne lidhje me deklarimin e pavlefshem te akteve proceduriale.
Per arsyet e mesiperme, veçanerisht ne mbeshtetje te pikes 2 te nenit 13, nenit 75/b, 83, shkronjes “a” te pikes 1 te nenit 128, shkronjave “a” dhe “b” te pikes 1 te nenit 432 te Kodit te Procedures Penale, Kolegji Penal çmon se Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane dhe Gjykata e Apelit Tirane nuk kane qene kompetente ne aspektin lendor per shqyrtimin e gjykimin e kerkeses se paraqitur nga shtetasi Lulezim Basha, per deklarimin e pavlefshmerise se disa akteve proceduriale te nxjerra nga prokuroria ne fazen e hetimeve paraprake, si per shkak se ky i fundit eshte subjekt i posaçem ne kuptim te nenit 141 te Kushtetutes, ashtu edhe per shkak te mungeses se kompetences lendore te gjykatave (ne mungese te nje dispozite konkrete qe te parashikoje shprehimisht ndryshe) per te marre ne shqyrtim ne formen e kerkesave ankimore te veçanta pavlefshmerine e veprimeve dhe akteve proceduriale ne fazen e hetimeve paraprake, pra perpara dergimit te çeshtjes penale per gjykim.
Prandaj edhe vendimet e dhena nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane dhe Gjykata e Apelit Tirane, jane dhene ne interpretim e zbatim te gabuar te Kushtetutes dhe ligjit procedurial penal, me vese, shkelje qe kane si pasoje pavlefshmerine absolute te ketyre vendimeve sipas shkronjes “a” te pikes 1 te nenit 128 te Kodit te Procedures Penale.
Duke konstatuar pavlefshmerine absolute te te dy vendimeve gjyqesore, sepse ato nuk kishin kompetence lendore per te gjykuar nje kerkese te tille, sipas nenit 83 e vijues dhe shkronjes “c” te pikes 1 te nenit 441 te Kodit te Procedures Penale, çeshtja duhet t’i dergohej gjykates kompetente, e cila, ne rastin e çeshtjes objekt gjykimi ka vendosur te pushoje gjykimin e çeshtjes se themelit ne ngarkim te kerkuesit dhe personave te tjere. Per pasoje, Kolegji Penal çmon se gjykimi i çeshtjes duhet te pushohet.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjen “a” te pikes 1 te nenit 128, shkronjen “c” te pikes 1 te nenit 441 dhe shkronjen “b” te pikes 1 te nenit 442 te Kodit te Proçedures Penale,
V E N D O S I
Prishjen e vendimit nr.1623, date 15.12.2008 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe vendimit nr.21, date 02.02.2009 te Gjykates se Apelit Tirane, si vendime absolutisht te pavlefshme dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes ne Gjykaten e Larte.
Tirane, më 30.04.2009
MENDIMI I PAKICËS
Ne vendimin nr.240, date 30.04.2009 te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte Tirane.
Ne gjyqtaret ne pakice, Gani Dizdari dhe Guxim Zenelaj, nuk jemi dakord me vendimin nr.240, date 30.04.2009 te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte (shumices se gjyqtareve), me te cilin eshte vendosur prishja e vendimit nr.1623, date 15.12.2008 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe vendimit nr.21, date 02.02.2009 te Gjykates se Apelit Tirane, si vendime absolutisht te pavlefshme dhe eshte pushuar gjykimi i çeshtjes ne Gjykaten e Larte.
Nga aktet e administruara ne dosjen penale, ashtu siç pranohet edhe ne vendimin e Kolegjit Penal, ka rezultuar se kerkuesi Lulezim Basha, ne daten 26.11.2008 i eshte drejtuar Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me kerkese per deklarimin e pavlefshem te aktit procedurial “Flete-thirrje” te dates 24.11.2008, me numer protokolli 1048/84 te zyres se Prokurorit te Pergjithshem, mbeshtetur ne nenet 128, 129 e vijues te K.Pr.Penale.
Me daten 02.12.2008, kerkuesi Lulezim Basha shton ne objektin e kerkeses se tij edhe deklarimin e pavlefshem te “Akt njoftimit te akuzes ndaj Lulezim Bashes”, te derguar me poste me shkresen nr.1048 protokolli te dates 27.11.2008 te Prokurorise se Pergjithshme.
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.1623, date 15.12.2008, ka pranuar kerkesen, duke i deklaruar te pavlefshem keto akte. Kete vendim e ka lene ne fuqi edhe Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.21, date 02.02.2009.
Nderkohe, çeshtja penale e themelit ne ngarkim te Lulezim Bashes, etj., ne zbatim te nenit 76/b, pika “2” te K.Pr.Penale (juridiksion fillestar) i eshte derguar per gjykim Gjykates se Larte, e cila (Kolegji Penal) ka marre ne shqyrtim kete çeshtje dhe siç pranohet edhe ne vendimin objekt kundershtimi (te shumices), me vendimin nr.5, date 10.04.2009 ka vendosur pushimin e gjykimit te kesaj çeshtje.
Ne kushtet si me siper, kur per themelin e kesaj çeshtje eshte vendosur pushimi i gjykimit te çeshtjes, pra kur kemi nje vendim themeli, perfundimtar dhe te formes se prere, ne ndryshim me sa pranon Kolegji Penal (shumica), pakica eshte e mendimit se shqyrtimi i rekursit kunder vendimit per deklarimin e pavlefshem te disa akteve te veçanta proceduriale, pjese e dosjes se themelit, brenda saj dhe ne funkison te zgjidhjes se çeshtjes, nuk mund dhe nuk duhet te trajtohen te shkeputura nga kjo çeshtje, e per rrjedhoje çeshtja nuk duhet te shqyrtohet nga Kolegji Penal i Gjykates se Larte, por duhet te vendoset mospranimi i rekurit ose pushimi i gjykimit te çeshtjes ne kete gjykate, mbasi ky gjykim tashme e ka humbur qellimin e vet, eshte i pakuptimte dhe nuk sjell asnje pasoje.
Kjo ka qene arsyeja qe ne, pakica, edhe kur u be shqyrtimi i kesaj çeshtje ne dhomen e keshillimit (ne Gjykaten e Larte) ishim per mospranimin e rekursit.
Marrja ne konsiderate dhe respektimi ligjor i zgjidhjes se dhene nga nje vendim themeli, perfundimtar dhe i formes se prere, i nje Kolegji Penal te Gjykates se Larte, mendojme se ka qene e detyrueshme per gjykaten (Kolegjin) qe shqyrton pavlefshmerine e akteve te veçanta qe i perkasin ketij procedimi penal, kesaj dosje penale, ne baze te te cilave eshte marre vendimi i themelit, vendimi i formes se prere.
Nga ana tjeter, perfundimi i arritur nga Kolegji Penal (shumica), duke konstatuar absolutisht te pavlefshem vendimet e gjykatave te faktit (gjykates se shkalles se pare dhe te apelit), pra te vendimeve qe nuk sjellin pasoja juridiko proceduriale, ne nje fare forme evidenton, konfirmon paligjshmerine e nje vendimi penal te nje Kolegji te Gjykates se Larte dhene mbi bazen e ketyre vendimeve te konstatuara absolutisht te pavlefshme. Pra ky lloj konfirmimin per paligjshmerine e nje vendimi tjeter te nje Kolegji te Gjykates se Larte, nga nje Kolegj tjeter i saj, eshte i gabuar ligjerisht (procedurialisht) dhe me pasoja te renda.
Mendojme se te tilla situata siç arsyetohet ne vendimin e Kolegjit (nga shumica), kerkojne qe Kolegji qe konstaton pavlefshmerine e nje vendimi te meparshem te nje Kolegji tjeter, duhet te mos i japin zgjidhje çeshtjes ne shqyrtim, por te vendosin kalimin e çeshtjes ne Kolegje te Bashkuara per unifikimin e praktikes, gje qe duhet ta bente dhe ky Kolegj.
Kalimi i çeshtjes ne Kolegjet e Bashkuara, meqenese Kolegji (shumica) iu fut shqyrtimit te çeshtjes penale ne themel dhe konstatoi pavlefshmerine absolute te vendimeve te gjykatave te faktit per shkak te kompetences lendore te gjykates, behej e domosdoshme per unifikimin e praktikes gjyqesore, mbasi ky perfundim i arritur prej tij vjen ndesh me praktiken e meparshme te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte, konkretisht me vendimet nr.15, date 29.09.2008 dhe numer 16 e 17, date 29.09.2008, etj., me te cilet eshte shpallur moskompetenca lendore e Gjykates se Larte per shqyrtimin e kerkesave te Prokurorise se Pergjithshme gjate hetimeve paraprake, dhe si gjykate kompetente (ne te kunderten e vendimit objekt shqyrtimi), ka shpallur Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane.
Kalimin e kesaj çeshtje ne Kolegjet e Bashkuara, meqenese Kolegji Penal iu fut shqyrtimit te saj ne themel, mendojme se e bente te nevojshme edhe fakti se ne rastin konkret kerkesa per pavlefshmeri te akteve proceduriale eshte bere me argumentin se ato jane marre jashte afatit ligjor. Por ne kuptim te nenit 98 e vijues te K.Pr.Penale, per te qene i pavlefshem nje akt duhet te saktesohet shprehimisht nje gje e tille, mangesite e aktit perkates, etj., ndersa per aktet qe merren jashte afatit hetimor ligji procedurial nuk shprehet per paligjshmeri, por vetem qe nuk mund te perdoren (neni 324, pika 4 e K.Pr.Penale).
Kuptimi i kesaj dispozite, per paperdorshmeri te veprimeve hetimore, mendojme se ka nevoje per interpretim, nese eshte fjala per paperdorshmeri te te gjitha veprimeve te marra jashte afatit procedurial, siç eshte vendimi per perfundimin e hetimeve, kalimin e çeshtjes per gjykim, kerkesa e bere para gjykates per gjykimin e saj, etj., apo per ato veprime hetimore qe kane te bejne me provat dhe marrjen e tyre.
Ne keto raste do te ishte e nevojshme te sqarohet se cili eshte kuptimi i mosperdorimit te ketyre veprimeve hetimore, çfare pasojash sjell per procesin penal mosperdorimi i tyre, a mund te perseriten siç ndodh ne gjykim ne lidhje me provat.
Pra ne rastin ne shqyrtim, duhet diskutuar per mungese te kompetences lendore te gjykatave, apo per mungese te objektit te gjykimit.
Se fundi, pakica mendon se edhe nga ana formale, zgjidhja e dhene ne dispozitivin e ketij vendimi eshte e gabuar, mbasi kur gjykata vendos pushimin e gjykimit (ndonese ne K.Pr.Penale per raste te tilla nuk parashikohet pushim gjykimi ne Gjykaten e Larte), nenkuptohet qe gjykata nuk mund t’i futet shqyrtimit te çeshtjes, aq me pak te arrije deri ne ate shkalle sa te prishen vendimet e gjykatave te faktit. Pra, gjykata nga njera ane nuk mund te vendose prishjen e vendimeve, e nga ana tjeter te pushoje gjykimin, mbasi ky perfundim eshte kontradiktor me shqyrtimin e çeshtjes ne themel, pushimi i gjykimit nuk mund te ekzistoje me.
Pakica mendon se po u arrit ne perfundimin se duhen prishur vendimet per mungese te kompetences lendore, detyrimisht aktet duhet te dergohen per shqyrtim gjykates kompetente, ne te kundert, neqofte se nuk ekziston kjo mundesi, siç arsyeton Kolegji (shumica), atehere vendimet objekt shqyrtimi nuk mund te cenohen e per rrjedhoje perfundimi i arritur nga Kolegji duhet te ishte ai i parashtruar si me lart nga pakica.
Gani Dizdari Guxim Zenelaj
Do'stlaringiz bilan baham: |