Nr. Data palët faqe


Gjykata e Rrethit Mallakaster, me vendimin nr.35, date 24.12.1996, ka vendosur



Download 1,35 Mb.
bet26/33
Sana27.06.2017
Hajmi1,35 Mb.
#17000
1   ...   22   23   24   25   26   27   28   29   ...   33

Gjykata e Rrethit Mallakaster, me vendimin nr.35, date 24.12.1996, ka vendosur:


Te deklaroje fajtor te pandehurin Luan Qorri per vepren penale te vrasjes me dashje dhe ne baze te nenit 76 te K.Penal, e denon me 20 vjet burgim.

Te deklaroje fajtor te pandehurin Luan Qorri per vepren penale te plagosjes se rende me dashje dhe ne baze te nenit 88/1 i K.Penal, e denon me 7 vjet.

Ne baze te nenit 55/2 te K.Penal, ne bashkim te dy vendimeve, e denon me 25 vjet burgim.
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.397, date 12.11.1997, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.35, date 24.12.1996 te Gjykates se Rrethit Mallakaster, persa i perket deklarimit fajtor dhe denimit te te pandehurit Luan Qorri per vepren penale te vrasjes me dashje te shtetasit Fuat Qorri.

Prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes per akuzen e plagosjes se rende me dashje ne dem te shteteses Rajmonda Qorri, per shkak te ligjit nr.6202, date 27.03.1997 “Per amnistine”.
Kunder vendimeve te gjykates se rrethit dhe asaj te apelit ka paraqitur rekurs i gjykuari Luan Qorri, i cili parashtron keto shkaqe:

- Gjykata padrejtesisht refuzoi kerkesen time per gjykim te shkurtuar, pasi une e kam pranuar fajesine dhe çeshtja mund te zgjidhej ne gjendjen qe ishin aktet.

- Gjykata me ka dhene maksimumin e denimit qe parashikon dispozita perkatese, duke mos me aplikuar rrethanat lehtesuese qe me favorizonin.

- Gjykata e apelit, ne dhenien e vendimit, ka kryer shkelje proceduriale, pasi ne dipsozitivin e vendimit nuk eshte shprehur ne lidhje me masen e denimit, duke lene ne fakt masen e denimit te vendosur nga gjykata e rrethit me 25 vjet, duke pushuar akuzen e plagosjes se rende me dashje.

- Vepra e kryer nga ana e ime nuk duhet te kualifikohet si vrasje me dashje, por ajo ka elementet e vepres penale te kapercimit te kufijve te mbrojtjes se nevojshme.

- Gjykimi ne gjykaten e apelit eshte bere ne mungesen e te pandehurit Luan Qorri dhe pa avokat te tij, ose te caktuar kryesisht. Gjykimi ne gjykaten e apelit eshte bere ne mungesen e te pandehurit Luan Qorri dhe ne dosje nuk ndodhet asnje njoftim qe te jete firmosur nga ana e tij, avokatit te caktuar nga ai dhe nga ana e familjareve te tij.

- Gjykata e apelit ka vepruar ne kundeshtim me kriteret e percaktuara ne nenin 351 te K.Pr.Penale, pasi nuk ka deklaruar mungesen e te pandehurit Luan Qorri dhe nuk ka caktuar asnje avokat, qofte edhe kryesisht, per te mbrojtur te pandehurin.

- Kerkojme prishjen e vendimit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; Prokurorin prane Gjykates se Larte, Artur Selmani, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit, dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues; Av. Adriatik Bakiasi, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit; si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Vendimi nr.397, date 12.11.1997 i Gjykates se Apelit Tirane eshte i pavlefshem, ne kuptim te nenit 128/1/c te Kodit te Procedures Penale, pasi nuk jane respektuar dispozitat qe bejne fjale per thirrjen e te pandehurit dhe pranine e mbrojtesit, ne nje kohe qe keto veprime ishin te detyrueshme per t’u kryer nga ajo gjykate. Konkretisht, i pandehuri Luan Qorri eshte gjykuar nga gjykata e apelit pa u konfirmuar njoftimi i tij per diten dhe oren e gjykimit. Vete gjykata e apelit ka shtyre seancat gjyqesore disa here, duke konsideruar te domosdoshme njoftimin e te pandehurit e megjithate ka zhvilluar gjykimin pa patur konfirmim per njoftimin e tij. Ftesa e fundit ne drejtim te pandehurit e dates 30.10.1997 nuk mund te konsiderohet konfirmim njoftimi, pasi ajo nuk permbush kushtet e nenit 140 te K.Pr.Penale, pasi personi qe ka nenshkruar per marresin nuk perfaqeson ose se paku nuk vertetohet te jete nje nga personat qe parashikohen ne nenin 140 K.Pr.Penale. Ne te tilla rrethana, gjykata e apelit duhej te procedonte sipas percaktimeve te nenit 141 te K.Pr.Penale, me vendimin e mosgjetjes dhe te njoftonte mbrojtesin e te pandehurit per t’i komunikuar kete vendim.

Gjithashtu, gjykata e apelit rezulton se ka derguar njoftim per mbrojtesin qe i pandehuri ka patur ne gjykimin ne shkalle te pare, por megjithese nuk ka patur konfirmim per njoftimin e tij, ka vazhduar dhe perfunduar gjykimin e çeshtjes. Gjykata e apelit kishte detyrimin ligjor qe, pasi te kishte marre njoftimin per dijenine e mbrojtesit dhe verifikuar mosparaqitjen e tij, duhej qe konform nenit 141/3 te K.Pr.Penale, t’i caktonte te pandehurit nje avokat kryesisht.

Mosrespektimi i dispozitave te siperpermendura, eshte bere objekt shqyrtimi ne disa raste edhe nga Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise, e cila i ka cilesuar keto raste si “nje proçes jo te rregullt ligjor” ne vendimet e saj nr.31, date 14.07.1998; nr.9, date 22.02.2001; nr.17, date 04.04.2001 dhe nr.23, date 23.04.2001.

Gjykata e apelit ka vepruar edhe ne kundershtim me nenin 351 te K.Pr.Penale, pasi edhe duke e konsideruar te njoftuar te pandehurin, ajo duhej te deklaronte mungesen e tij dhe ne çdo rast, sipas kesaj dispozite, duhej te vazhdonte gjykimin ne prani te mbrojtesit te te pandehurit, qofte ky i caktuar dhe kryesisht.

Ne te tilla rrethana, Kolegji Penal i Gjykates se Larte vlereson se vendimi nr.397, date 12.11.1997 i Gjykates se Apelit Tirane eshte marre ne shkelje te disozitave procedurale penale dhe si i tille ai duhet te prishet dhe çeshtja duhet te dergohet per rigjykim ne ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 433 te K.P.Penale,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.397 date 12.11.1997 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, më 08.04.2009

Nr.1462/667 i Regj. Themeltar

Nr.167 Vendimit
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:
Gani Dizdari Kryesues

Besnik Imeraj Anëtar

Majlinda Andrea Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Spiro Spiro Anëtar
në seancën gjyqësore të datës 08.04.2009, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:
TË PANDEHURËS: VALBONA SULA (HUSA), e bija e Abdullait, e datl.1977, banuese në Tiranë, e padënuar.

A K U Z U A R:

Për krimin e fallsifikimit të pashaportave ose vizave,

që parashikohet në nenin 189/I të K.Penal.

Gjykata e shkallës së parë Korçë, me vendimin nr.8, date 10.01.2007, vendosi:

Deklarimin fajtore të të pandehurës Valbona Sula (Husa), për krimin e fallsifikimit të letërnjoftimeve, pashaportave ose vizave dhe, në zbatim të nenit 189/I të K.Penal, dënimin e saj me 9 (nëntë) muaj burgim dhe 600 (gjashtëqind mijë) lekë gjobë. Në zbatim të nenit 406 të K.Penal, e pandehura Valbona u dënua përfundimisht, me 6 (gjashtë) muaj burgim dhe 400 (katërqind mijë) lekë gjobë, duke u urdhëruar që gjoba të paguhet menjëherë mbasi vendimi të marrë formë të prerë.

U vendos që prova materiale (pasaporta 1976065) të asgjësohet.
Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.66, date 22.05.2007, të saj.
Kundër të dy vendimeve ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë mbrojtësi i të gjykuarës, av. N.Tarelli, me të cilin kërkon aplikimin e nenit 59 të K.Penal, duke parashtruar:

- E gjykuara është nëna e dy fëmijëve të mitur; është e divorcuar dhe ish bashkëshorti i saj është duke vuajtur dënimin prej 25 vjet burgim; është e papunë dhe pa precedent të mëparshëm penal.


KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Spiro Spiro; prokurorin H. Keta, i cili kërkoi pranimin e kërkesës dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,


V Ë R E N

Se, në rekursin e paraqitur nga mbrojtësi i të gjykuarës Valbona Sula (Husa), parashtrohen shkaqe, të cilat gjejnë pasqyrim në aktet e procedimit penal që i përket asaj dhe si i tille duhet të pranohet.

Gjatë shqyrtimit të akteve të këtij procedimi penal (ashtu sikundër i pranojnë faktet, Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit Korçë), u konstatua që e gjykuara u kap nga policia Italiane, duke patur në përdorim, për kalimin e kufirit, të atij shteti, një pashaportë të fallsifikuar, veprim ky që shërbeu si shkak për shoqërimin dhe kthimin e saj në Shqipëri, ku filloi procedimi penal ndaj saj. Në përfundim, me vendimin nr.8, date 10.01.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçe (lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.66, date 22.05.2007, të saj), ajo u deklarua fajtore për krimin e përdorimit të pashaportave të fallsifikuara dhe, në zbatim të nenit 189/I të K.Penal, u dënua me 6 (gjashtë) muaj burgim dhe 400 (katërqind) mijë lekë, gjobë.

Me rekursin e paraqitur në Gjykatën e Lartë, e gjykuara kërkon, që në zbatim të nenit 59 të K.Penal, të urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim si më sipër, duke parashtruar si argument pendimin për veprën e kryer, gjëndjen ekonomike të dobët të saj, qënien nënë e dy fëmijëve të mitur (7 dhe 5 vjeç) dhe person i vetëm për rritjen e edukimin e tyre (pasi figuron e shkurorëzuar dhe ish bashkëshorti është duke vuajtur dënimin me 25 vjet burgim), si dhe faktin që nuk është e dënuar më parë, rrethana këto, për të cilat Kolegji Penal i kësaj Gjykate konstaton se gjejnë pasqyrim në aktet e dosjes.

Prandaj në këto rrethana, ky Kolegj arriti në përfundimin se ekzistojnë kushtet që, ndaj të gjykuarës Valbona të caktohet, si lloj dënimi, dënimi alternativ, që parashikohet në nenin 59 të K.Penal.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/“a” të K.Pr.Penale,


V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.8, datë 10.01.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe nr.66, datë 22.05.2007 të Gjykatës së Apelit Korçë, për deklarimin fajtore e masën e dënimit dhe ndryshimin e tyre, për llojin e dënimit, duke urdhëruar (në zbatim të nenit 59 të K.Penal), pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim për 18 (tetëmbëdhjetë) muaj kohë.


Tiranë, më 08.04.2009

Nr.53801-00066-00-2009 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-36 i Vendimit (170)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:
Spiro Spiro Kryesues

Fatos Lulo Anëtar

Majlinda Andrea Anëtare

Besnik Imeraj Anëtar

Andi Çeliku Anëtar
në seancen gjyqesore të datës 15.04.2009 mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:
TË GJYKUARVE: 1. AGIM HASKU

2. HILMI BLETA

3. FATMIRA TARAKU
A K U Z U A R:

Per vepren penale te fallsifikimit te dokumentave,

parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.



Download 1,35 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   22   23   24   25   26   27   28   29   ...   33




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish