Gjykata e apelit



Download 171 Kb.
Sana23.06.2017
Hajmi171 Kb.
#13480

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E APELIT

TIRANË
Nr. 3749/934 i Regj Themeltar

Nr. 941 i Vendimit
V E N D I M

NE EMËR TË REPUBLIKËS”


Gjykata e Apelit Tiranë e përbërë prej:
KRYESUES : ZEGJINE SOLLAKU

ANËTAR     : DALIP BUSHI

ANËTAR     : HYSNI DEMIRAJ
Asistuar nga sekretare gjyqsore Stella Fama, sot në dt. 18.04.2012, mori në shqyrtim, në seancë gjyqsore publike, në shkallë të dytë, çështjen civile që u përket :
PADITËS : Byroja Shqiptare e Sigurimit, me adresë Rr.“Gjergj

Fishta”, pall. Edil-Al-It Tiranë, në mungesë, dijeni me

shpallje sipas ligjit.
TË PADITUR : Kuvendi i Shqipërisë, me adresë Bulev. “Dëshmorët e

Kombit”, në mungesë, dijeni me shpallje sipas ligjit.


Gëzim Karapici, banues në Tiranë përfaqsuar në gjykim

me Prokurë të Posaçme, nga av.Arben Isaku.



OBJEKTI : Kthim shume prej 27470 (njëzetë e shtatë mijë e katërqind e shtatëdhjetë) lekë e cila është paguar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit për dëmin material që i është shkaktuar automjetit me targë DR 3683 E, me pronar Erila Velaj si dhe shpenzimet gjyqësore.
BAZA LIGJORE : Neni 1142 i Kodit Civil, Neni 2, 13, 14, 17, 24 i

Dekretit nr.295, dt 15.09.1992 “Për Sigurimin e

detyrueshëm të Mbajtëseve të mjeteve motorike

për përgjegjësinë ndaj personave të tretë”, si dhe

Ligji 7641, datë 01.12.1992 “Për miratimin me

ndryshime të Dekretit nr.295,dt. 15.09.1992 “Për

Sigurimin e Detyrueshëm të Mbajtëseve të mjete

motorike për përgjegjësinë ndaj personave tretë”.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin Nr.3060, dt.19.04.2011, ka vendosur :


  • Pranimin e pjesshëm të padisë.

  • Detyrimin e të paditurit, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, të paguajë në favor të paditëses Byroja Shqiptare e Sigurimit detyrimin në shumën prej 27.470 (njëzetë e shtatë mijë e katërqind e shtatëdhjetë) lekë.

  • Rrëzimin për pjesën tjetër të padisë kundër të paditurit Gëzim Karapici.

  • Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur.



Ndaj këtij vendimi ka paraqitur ankim pala paditëse byroja Shqiptare e Sigurimit Tiranë, e cila ka kërkuar ndryshimin e vendimit dhe pranimin e kërkesë – padisë dhe për të paditurin Gëzim Karapici duke parashtruar se :


    • Vendimi i gjykatës nuk është i drejtë e i bazuar në ligj e në prova.

    • Në kushtet që mjeti shkaktar dëmi ka qenë i pasiguruar në asnjë prej shoqërive të sigurimit, bazuar në Dekretin Nr.295, datë 15.09.1992 “Për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve motorrike për përgjegjësinë ndaj palëve të treta”, i ka paguar të dëmtuarës shumën prej 27.470 lekë.

    • Padia e regresit bazohet në dispozitat të cilave i referohemi dhe ky detyrim i përket të dy të paditurve në padi.


Ndaj këtij vendimi ka paraqitur ankim edhe pala e paditur Kuvëndi i Shqipërisë, i cili ka kërkuar prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes duke parashtruar se :


    • Ne kemi qënë duke plotësuar praktikat për pajisjen me policën e sigurimit për të gjitha mjetet që kemi në pronësi, por për këtë duhet një kohë e arsyeshme.

    • I padituri Gëzim Karapici ka qënë në dijeni të këtij fakti.

    • Kuvendi sipas vendimit nr.68, dt.20.02.2003 “Për mënyrën e trajtimit të deputetëve” pika VI përcakton se : Kuvendi nuk përgjigjet për sigurimin e mjeteve private të deputeteve, si dhe nuk mbulon shpenzimet për dëmet që vijnë si pasoje e keqpërdorimit të makinës nga përdoruesi.

    • si rrjedhoje Kuvendi nuk është i detyruar të mbulojë shpenzimet për këtë dëm.



GJYKATA E APELIT TIRANË
Pasi dëgjoi relatimin e çështjes nga gjyqtare Z. Sollaku, përfaqësuesin e palës së paditur Av.Arben Isaku, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit, në mungesë të palës paditëse Byroja Shqiptare e Sigurimit dhe palës së paditur Kuvendi i Shqipërisë, njoftuar rregullisht me shpallje sipas ligjit, si e shqyrtoi dhe e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N
Se vendimi nr.3060, dt.19.04.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqsor Tiranë është marrë në interpretim dhe vlerësim të drejtë të provave të administruara në dosje dhe është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit proçedurial dhe material, ndaj si i tillë ai duhet të lihet në fuqi.
Ka rezultuar se në datë 08.04.2008, në rrugën “Abdi Toptani”, pranë lokalit “Kafe Sarajet”, mjeti tip Wolksvagen me targe TR 6880 E, me drejtues shtetasin Gezim Karapici ka shkaktuar aksident, me pasoje dëm material në dëm të pasurisë, automjetit me targë DR 3683 E në pronësi të shtetases Erila Velaj. Ky fakt është provuar me proçes verbalin e konstatimit të shkeljes të Policisë Rrugore, mbajtur në të njëjtën datë.
Ka rezultuar gjithashtu se drejtuesi i automjetit nuk ka qenë i siguruar për përgjegjësinë e tij ndaj paleve të treta, sipas Dekretit nr.295, datë 15.09.1992 “Për Sigurimin e Detyrueshem të Mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj personave të tretë”.
Në këto kushte, paditësi ka kryer proçedurën e vleresimit të dëmit në një nga operatoret në fushën e sigurimeve dhe më pas ka likuiduar vlerën e plotë të dëmit të pësuar në masën 27.470 (njëzet e shtatë mijë e katërqind e shtatëdhjetë) lekë të dëmtuarës, shtetases Erila Velaj. Kjo e fundit rezulton ta ketë tërhequr vlerën monetare duke pranuar në këtë mënyrë vlerën e dëmit.
Ndodhur çështja në rrethanat e mësipërme, paditësi Byroja Shqiptare e Sigurimit më pas me padi regresi drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqsor Tiranë, sipas objektit të padisë i ka kërkuar palëve të paditura Kuvendi i Shqipërisë dhe Gëzim Karapici t’i kthejnë shumën prej 27470 (njëzetë e shtatë mijë e katërqind e shtatëdhjetë) lekë, paguar nga ana e tij.
Gjykata e Rrethit Gjyqsorë Tiranë me vendimin Nr.3060, dt.19.04.2011, ka pranuar pjesërisht kërkesë - padinë e paditësit dhe detyruar të paditurin Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, të paguajë në favor të paditëses Byroja Shqiptare e Sigurimit detyrimin në shumën prej 27.470 (njëzetë e shtatë mijë e katërqind e shtatëdhjetë) lekë dhe rrëzuar padinë për pjesën tjetër në lidhje me të paditurit Gëzim Karapici.
Ndaj këtij vendimi duke mos qenë dakort me të, brënda afateve ligjore kanë paraqitur ankim pala paditëse BSHS dhe pala e paditur Kuvendi i Republikës, duke ngritur ato shkaqe të pasqyruara si më lart në vendim dhe kërkuar paditësi ndryshimin e vendimit dhe pranimin e padisë duke u detyruar solidarisht të dy të paditurit dhe i padituri prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes.

Kolegji Civil i Gjykatës së Apelit Tiranë, si e shqyrtoi dhe e bisedoi çështjen, provat shkresore të ndodhura në dosje dhe shkaqet e pretenduara në ankim, arriti në përfundimin se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqsorë Tiranë është i drejtë, i bazuar si në ligj dhe në prova dhe se nuk ka shkaqe ligjore dhe provuese që ta bëjnë të cënueshëm vendimin e të passjellin ndryshimin e tij dhe rrëzimin e kërkesë – padisë.

Referuar tërësisë së akteve dhe provave në dosje Gjykata e Apelit Tiranë, çmon se kërkimi i paditësit si në objektin e padisë rezulton i drejtë i bazuar në ligj dhe në prova dhe drejtë ka vepruar gjykata e shkallës së parë që ka pranuar kërkesë – padinë e paditësit.

Arrihet në këtë përfundim për faktin se; Paditësi, Byroja Shqiptare e Sigurimit, në bazë të Dekretit nr.295, datë 15.09.1992 “Për Sigurimin e Detyrueshëm të Mbajtëseve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj personave të tretë” (i ndryshuar) ka detyrimin, ndër të tjera, të sigurojë përgjegjësinë e mbajtësve të mjeteve motorike, të përdoruesëve të automjeteve që nuk disponojnë kontratat e sigurimit të parashikuara në dekretin e sipërcituar dhe që shkaktojnë dëmtim të interesave të të tretëve.


Në kushtet kur paditësi përfshihet në skemën e sigurimit për mbrojtjen e interesave të mësipërme edhe në rastet e mungesës së kontratës së sigurimit sipas dekretit të sipërcituar, ai ka të drejtën t’i kundrejtohet me padi shkaktarit të dëmit me qëllim rimbursimin e shumës së akorduar.

Kështu sipas nenit 1142 të K.Civil parashikohet se : “Siguruesi që ka paguar shpërblimin e sigurimit ka të drejtë të kërkojë kthimin e shumës së paguar nga personat që janë përgjegjës për shkaktimin e dëmit”.


Nga provat shkresore të administruara në dosje ka rezultuar e provuar se si pasojë e veprimeve të fajshme të shtetasit Gezim Karapici në drejtimin e automjetit në pronësi të të paditurit Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, është shkaktuar dëm në pasurinë e shtetases Erila Velaj, dëm që është paguar nga paditësi Byroja Shqiptare Sigurimit. Nga aktet shkresore, konkretisht shkresa me nr. 5004/1 prot, datë 28.07.2009, të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor rezulton e provuar se automjeti është në pronësi të të paditurit Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe se drejtuesi i automjetit, i padituri Gëzim Karapici ka qenë deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në momentin e shkaktimit të dëmit.
Ka rezultuar e provuar se i padituri Gëzim Karapici, ka qenë përdorues i mjetit të Kuvendit të Shqipërisë në bazë të detyrimit që ky i fundit ka për të pajisur deputetët me makina për përdorim. Nga vehtë përfaqësuesit e të paditurve është pranuar se Kuvendi ka qënë në proçedurë për lidhjen e kontratave të sigurimit për makinat në pronësi të tij, përfshirë edhe ato në përdorim nga deputetët.
Sipas nenit 618 të Kodit të Proçedurës Civile “Punëdhënësi është përgjegjës për dëmet e shkaktuara të tretëve për fajin e punonjësve që janë në shërbim të tij gjatë ushtrimit të detyrave që u janë besuar prej tij.

Personi juridik është përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga organet e tij në kryerjen e detyrave të tyre”.
Në këto rrethana, i padituri Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, është i detyruar t’i paguajë paditësit vlerën monetare me anë të së cilës është rimbursuar e dëmtuara Erila Velaj.
Përfundimisht, ky kolegj arrin në përfundimin se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është i drejtë, i bazuar në ligj dhe në prova dhe se në ankimin e palës paditëse dhe të paditur nuk gjenden shkaqe ligjore dhe provuese që të bëjnë të cënueshëm vendimin, ndaj si i tillë vendimi Nr. 3060, dt. 19.04.2011, objekt ankimi duhet të lihet në fuqi.


PËR KËTO ARËSYE
Gjykata e Apelit Tiranë, në bazë të nenit 466/a të K.Pr.Civile,
V E N D O S I
Lënien në fuqi të vendimit Nr.3060, dt. 19.04.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

U shpall në Tiranë

Sot në datë 18.04.2012
ANËTAR                      ANËTAR                      KRYESUES

Dalip BUSHI Hysni DEMIRAJ Zegjine SOLLAKU

d.v. d.v. d.v.

Vertetohet njesia me Origjinalin

KANCELAR

Altin GJANA





Download 171 Kb.

Do'stlaringiz bilan baham:




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish