Drejtoria e përgjithshme e shërbimeve mbështetëse drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve sektori I burimeve njerëzore dhe it



Download 90,55 Kb.
Sana10.09.2017
Hajmi90,55 Kb.
#21804
16-ministria-mjedisi-01


DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE DHE SHËRBIMEVE

SEKTORI I BURIMEVE NJERËZORE DHE IT

Lënda: Të dhëna për arsimin, kualifikimet e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit.
Z. Lefter KOKA

Mban pozicionin e Ministrit të Mjedisit, që prej shtatorit 2013. Është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Juridike, në Tetovë. Gjatë karrierës së tij ka ushtruar funksionin e Kryetarit të Bashkisë, Durrës në vitet 2003-2007, ka qenë Deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në vitet 2009-2013.


Z. Kledi XHAXHIU

Mban pozicionin e Zëvendës Ministrit të Mjedisit që prej marsit 2016. Është diplomuar në degën Kimi Ushqimore, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Tiranës në vitin 2002. Mban titullin Profesor Doktor që prej vitit 2005, titullin Docent që prej shtatorit 2010 dhe titullin Profesor i Asociuar që prej vitit 2012 dhe prej korrikut 2016 mban titullin Profesor. Ka një karrierë kryesisht në botën akademike. Ka qënë pjesë e një sërë konferencave, trajnimeve brenda dhe jashtë vendit që lidhen me fushën e tij të studimit. Autor i një sërë artikujve shkencorë.


Z. Argent ALLTARI

Mban pozicionin e Drejtorit të Kabinetit, në Ministrinë e Mjedisit që prej tetorit 2013.Është diplomuar për Administrim Biznes, në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës në vitin 1996. Dallohet për një karrierë në sistemin bankar në pozicione të ndryshme si ekonomist sporteli, ekonomist në Agjencinë e Valutës në FEFAD bank, shef i sportelit dhe i arkës, asistent i zv. Presidentit në intesa San Paolo, shef i njësisë së rekrutimit të kredive.



Z. Alqi BLLAKO

Mban pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm, në Ministrinë e Mjedisit, që prej shtatorit 2013. Eshtë diplomuar në degën Financë, nga Universiteti “Empire State College”, Neë York dhe Universiteti i Neë York, në Tiranë. Ka kryer Masterin Shkencor për Administrim Biznes, në Financë-Bankë, në Institutin Universitar Kurt Bosch, në Zvicër dhe Universitteti i Neë York, në Tiranë. Gjithashtu ka kryer master Shkencor në Financë dhe kontabilitet, në Universitetin e Neë York, në Tiranë. Ka kryer specializim në “Microeconomics of Competitiveness”, në Harvard Bussiness School dhe Universiteti i Neë York, në Tiranë. Që nga nëntori 2012 është kandidat për titullin Profesor Doktor në Financë, në Universitetin e Neë York, në Tiranë. Gjatë karrierës së tij ka qenë lektor, asistent pedagog në vitet 2010 deri në mars 2013. Nga shtatori 2010 - shtator 2011 ka qënë pjëse e Vodafone Albania nëpërmjet Programit “Graduate Program”. Menaxher Financiar në një biznes. Ka qenë Koordinator Projektesh në Rrjetin e Studentëve Shqiptarë në Botë në vitet 2008-2009.


Znj. Ana KEKEZI

Mban pozicionin e Këshilltarit për Mediat, në Ministrinë e Mjedisit. Është diplomuar në bachelor për drejtësi. Ka kryer studimet master në Menaxhim/Biznes Marketingu Ndërkombëtar, në Universitetin Europian të Tiranës. Ka ndjekur programin e Shkencave Ekonomike në Shkollën Doktorale, drejtimi Menaxhim, në Universitetin Europian të Tiranës që prej vitit 2011. Ka punuar që prejt vitit 2014 deri në vitin 2015 si Këshilltare e Ministrit të Transportit për Mediat. Ka punuar në bankë, në media, në universitet etj në fushën e menaxhimit.


Znj. Zhaneta PRIFTI

Mban pozicionin e Këshilltares për Teknologjinë dhe Inovacionin, në Ministrinë e Mjedisit që prej vitit 2013. Është diplomuar në Degën Inxhinieri, në Fakultetin e Pyjeve, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në vitin 1982. Ka qënë pjesë e një sërë kurseve kualifikimi apo seminare që në fokus të tyre kanë pasur Mjedisin. Përsa i përket eksperiencës profesionale ka një karrierë të gjatë në fushën e Mjedisit.


Z. Bledar DODAJ

Mban pozicionin e Këshiiltarit në Ministrinë e Mjedisit që prej qershorit 2016. Ka mbaruar degën Arkitekturë, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, në Fakultetin Politeknik, të Tiranës. Ka mbaruar Master Shkencor në Degën Arkitekturë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në vitin 2015. Nga viti 2010-2015 ka ushtruar profesionin e Arkitektit.


Z. Pëllumb ABESHI

Mban pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Politikave Mjedisore dhe Jetësimit të Prioriteteve, në Ministrinë e Mjedisit që prej vitit 2009. Ka mbaruar studimet e larta në degën Agronomi e Përgjithshme, në Fakultetin e Agronomisë, në Institutin e Lartë Bujqësor në vitin 1983. Në gusht të vitit 1996 ka marrë gradën shkencore “Doktor”. Në vitin 2000 ka marrë titullin “Mjeshtër kërkimesh”, lëshuar nga Komisioni i Kualifikimit Shkencor në pajtim me Vendimin e Këshillit të Ministrave. Në vitin 2007 ka marrë titullin “Profesor”.

Ka një karrierë të gjatë, ka qënë pjesë edhe e botës akademike në vitet 2002-2012, 2002-2009 ka qënë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit. Nga viti 2009 e deri më sot mban pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Politikave Mjedisore dhe Jetësimit të Prioriteteve etj.
Znj. Valbona BALLGJINI

Mban pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Mjedisit. Që prej tetorit 2013. Ka mbaruar studimet e larta për Italisht, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në Universitetin e Tiranës. Zotëron diplomë të nivelit Master Shkencor në Administrim Biznes, mbaruar në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, në Durrës. Ka punuar pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në vitet 2011-2013, tek Volsëagen sh.p.k, mësuese,Vodafone Albania etj.


Z. Athanas KARAJA

Mban pozicionin e Drejtorit të Mjedisit dhe Jetësimit të Prioriteteve që nga maji 2016. Ka mbaruar studimet e larta në degën Mercollogji, në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës, në vitin 1993. Në vitin 2003 është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës. Në 2004 është pajisur me titullin “ Avokat” . Ka një përvojë punë disa vjeçare në institucione të ndryshme si Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ka qenë i punësuar si Avokat në një studio ligjore gjatë viteve 2006-2008.



Znj. Alba THOMA

Mban pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë Juridike, Komunikimit dhe Prokurimeve, në Ministrinë e Mjedisit. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, 2005. Zotëron diplomë në Master i Shkencave me profil “e Drejtë Publike”, mbaruar në Universitetin “Marin Barleti”. Ka ushtruar profesionin e Juristes që prej vitit 2004 ku ka qenë asistente e Avokatit të bashkisë, Tiranë, më pas juriste në Ministrinë e Mbrojtjes, juriste kompanie.


Znj. Ardiana SOKOLI

Mban pozicionin e Drejtorit të Integrimit në BE dhe Koordinimit të Projekteve në Ministrinë e Mjedisit. Ka mbaruar studimet e larta në Degën Ekonomi Agrare, në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin Bujqësor, të Tiranës, në vitin 1993. Ka kryer studimet pasuniversitare në Master Shkencor në “Master Europian për Administrimin Publik”, në Leuven, Belgjikë. Zotëron një diplomë ndërkombëtare si “Trajnues Bankar nëpërmjet pjësemarrjes në programin e zhvilluar nga Akademia Gjermane, në Frankurt. Ka një karrierë kryesisht në ssitemin bankar ku ka mbajtur disa pozicione si Menaxhere e Portofolit të Klientit, Zv. CEO dhe Drejtor i Divizionit të Koorporatave dhe drejtor i Departamentit të Kredisë. Ka qënë lektore në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër në vitet 1994-1997, Specialistë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Drejtoreshë Kabineti në Ministrinë e Mjedisit.


Z. Fran GJINI

Mban pozicionin e Drejtorit të Audititmit të Brendshëm, në Ministrinë e Mjedisit. Ka mbaruar studimet e larta në degën kontabilitet në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në vitin 1979. Ka kryer studimet pasuniversitetare në lëndët kontabilitet dhe financë. Zotëron çertifikatë si Auditues në Sektorin publik. Ka një eksperiencë disa vjeçare në administratën publike në pozicione të ndryshme si Kryetar i Degës së Financës në qytete të ndryshme, kryetar bashkie dhe që nga viti 2009 si drejtor i Auditit të brendshëm në Ministrinë e Mjedisit.


Znj. Juxhina GJONI

Mban pozicionin e Drejtorit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve, në Ministrinë e Mjedisit që prej shkurtit 2014. Ka mbaruar studimet e larta për Shkenca Sociale në Universitetin e Tiranës, në vitin 2010. Zotëron diplomë të Nivelit Parë për “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, në Universitetin Europian të Tiranës dhe diplomë në Master i Shkencave për “Studime Strategjike”. Kandidatë për titullin profesor Doktor që nga viti 20011 në Universitetin Europian të Tiranës. Ka punuar si asistente pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës, moderatore në takimet të zhvilluara në kuadër të sigurisë. Pjesë e një sërë konferencave apo seminareve te zhvilluara brenda dhe jashtë vendit për sigurinë.


Znj. Klodiana MARIKA

Mban pozicionin e Drejtorit të Biodiversitetit dhe Zonave të Mbrojtura në Ministrinë e Mjedisit, që nga shkurti 2014. Ka mbaruar studimet e larta, në degën Biologji, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Tiranës, në vitin 1992. Ka kryer Master shkencor “për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Mjedisit”, në Universitetin e Middlesex, në Londër. Në vitin 2004 është diplomuarnë programin Master në Administrim Publik, në universitetin e Nebraskës, Linkoln. Ka një karrierë disavjeçare në fushën e Mjedisit ku ka qënë e angazhuar si Koordinatore kombëtare në Sistemin Informativ Mjedisor, Menaxhere në programin “Pikat e Nxehta Mjedisiore” Pedagoge e Jashtme në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, menaxhere në projektin “ Vetvlerësimi i Kapaciteteve Kombëtare” etj.


Z. Trajan VASILI

Mban pozicionin e Drejtorit të Financës dhe Buxhetit, në Ministrinë e Mjedisit. Ka mbaruar studimet e larta në degën e Ekonomisë Politike, në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës, në vitin 1979. Ka një eksperiencë punë disa vjeçare, ka punuar revizor në Bashkinë e Tiranës në vitet 1991-1992, drejtor në Ndërrmarrjen turistike “Drini” në vitet 1992-1997, drejtor ekzekutiv në biznes privat, drejtor në Agjencinë e privatizimit, drejtor në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, drejtor në Ministrinë e Mjedisit që nga viti 2001 e deri më sot.


Z. Ylli HOXHA

Mban pozicionin e Drejtorit T ëmbrojtjes dhe Trajtimit të Pyjeve, në Ministrinë e Mjedisit. Ka kryer studimet e larta, në Degën inxhinieri Pyjesh, në Fakultetin e pyjeve, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në vitin 2000. Zotëron diplomë të nivelit Master në Shkencat Pyjore. Nga viti 2009 kandidat për marrjen e titullit Doktor, në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ka një karrierë disa vjçare në fushën e Mjedisit. Nga viti 2012 deri më tani ka qenë drejtor i pyjeve, nga viti 20017-2012 drejtor i Departamentit të Transferimit të Teknologjive, nga 200-2006 ka punuar si kërkues shkencor pranë Departamentit të Mbarështimit të Pyjeve etj.






Adresa: Bulevardi Zhan D’ARK, Nr. 23, Tiranë, www.moe.gov.al

Download 90,55 Kb.

Do'stlaringiz bilan baham:




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish