Nr. Data palët faqe


Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.65 akti, date 22.01.2009, ka vendosur



Download 1,35 Mb.
bet22/33
Sana27.06.2017
Hajmi1,35 Mb.
#17000
1   ...   18   19   20   21   22   23   24   25   ...   33

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.65 akti, date 22.01.2009, ka vendosur:


Vleftesimin si te ligjshem te ndalimit per shtetasin Astrit Hasaj.

Caktimin si mase sigurimi te arrestit ne burg pa afat, parashikuar nga neni 283 i K.Penal.


Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.38, date 12.02.2009, ka vendosur:

Miratimin e vendimit nr.65 akti, date 22.01.2009 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.


Kunder vendimeve te mesiperme ka paraqitur rekurs i pandehuri Astrit Hasaj nepermjet av.Prel Martini, i cili kerkon ndryshimin e ketyre vendimeve dhe zevendesimin e mases nga “arrest ne burg”, ne “arrest shtepie”, duke parashtruar keto shkaqe:

- Shtetasi Astrit Hasaj nuk ka kryer asnje veper penale dhe dyshimet qe pretendon prokuroria nuk kane asnje prove ligjore. Nga prokuroria eshte prertenduar se ky shtetas eshte pergjuar rreth 8 muaj ne numrat 0683642232 dhe 0683072274, nderkohe qe sipas dokumentit te AMC, provohet se numri i pare eshte i shtetasit Shkelzen Malgjonaj.

- Prokuroria pretendon se ky numer eshte perdorur nga shtetasi Astrit Hasa, nderkohe qe ky dyshim nuk mbeshtetet ne asnje prove, ndersa lidhur me numrin e dyte nuk eshte paraqitur asnje prove nga pergjimet telefonike qe ky shtetas te kete komunikuar me persona te tjere per te transportuar njerez jashte shtetit.

- Lidhur me pergjimet qe i perkasin numrit celular 0683642232 le te pergjigjet Shkelzen Malgjonaj, ndersa nga pergjimet qe i perkasin numrit te te dyshuarit, rezulton se ato nuk tregojne per veprime te kundraligjshme te kryera prej tij.

- Fakti qe policia ka ndaluar disa shtetas qe kane dashur te dalin jashte kufijve, nuk eshte prove qe e implikon ate dhe per me shume, asnjeri prej tyre nuk ka deklaruar se ka lidhje me Astrit Hasen.

- Ky shtetas nuk paraqet rrezikshmeri te theksuar shoqerore sikurse pretendojne gjykata ne vendim, ai eshte i padenuar, me sjellje shume te mira si ne shoqeri dhe ne familje.

- Gjykatat duhet te kishin aplikuar nje mase sigurimi me te bute, duke patur parasysh dhe kushtet e tij ekonomike dhe familjare.
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; prokurorin Artur Selmani, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane; avokatin Prel Martini, i cili kerkoi prishjen e vendimeve te dy gjykatave dhe rrezimin e kerkeses se prokurorit per caktimin e mases se sigurimit dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendimin e saj nr.65, date 22.01.2009, ka vendosur si te ligjshem te ndalimit te shtetasit Astrit Hasaj dhe caktimin e mases se sigurimit personal per kete shtetas, ate te arrestit ne burg, te parashikuar nga neni 238 i Kodit te Procedures Penale. Ky vendim eshte miratuar nga ana e Gjykates se Apelit Tirane, me vendimin e saj nr.38, date 12.02.2009.

Nga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore rezulton se, ne daten 07.07.2008, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka regjistruar procedimin penal nr.2273, pa autor te identifikuar, per veprat penale te dhenies ndihme per kalimin e paligjshem te kufirit dhe fallsifikimit te leternjoftimeve, pasaportave dhe vizave, te parashikuar nga nenet 298/3 dhe 189/2 te Kodit Penal. Pas disa veprimeve hetimore te kryera, kryesisht pergjime telefonike, me daten 19.01.2009 eshte ekzekutuar urdheri i ndalimit i shtetasit Astrit Hasaj i dates 15.01.2009, pasi veprimet e ketij shtetasi jane konsideruar se kane elemente te vepres penale te parashikuar nga neni 298/3 te Kodit Penal (ndihme per kalimin e paligjshem te kufirit).

Sipas kerkeses te paraqitur nga organi i Prokurorise per vleresimin si te ligjshem te ketij ndalimi dhe caktimin si mase sigurimi te shtetasit Astrit Hasaj ate te arrestit ne burg, por edhe sipas arsyetimit te te dy vendimeve te gjykatave, te cilat kane pranuar kete kerkese, ekzistojne dyshime te arsyeshme te bazuara ne prova se shtetasi Astrit Hasaj eshte pjese e nje rrjeti kriminal per dhenien ndihme per kalim te paligjshem te kufirit, kundrejt shperblimit nga shtetas te ndryshem. Ky fakt, per te cilin zhvillohen hetime ndaj shtetasit Astrit Hasaj, nuk rezulton i mbeshtetur ne asnje nga aktet qe i jane bashkengjitur kerkeses se Prokurorise dhe qe jane administruar ne seance gjyqesore. Keshtu, eshte pretenduar se nepermjet komunikimit me numrat e telefonit 0683642232 dhe 0683072274 shtetasi Astrit Hasaj ka kerkuar nga persona te tjere mundesi per sigurimin e vizave apo krijimin e lehtesirave per kalim te paligjshem te kufirit, ne favor te shtetasve te ndryshem. Nga proçesverbalet per pergjimin e telekomunikimeve te administruara, nuk rezulton asnje bisede e kryer nga shtetasi Astrit Hasaj me numrin e tij te telefonit 0683072274 (regjistruar ne emer te tij) qe te implikoje kete te fundit si bashkepunetor ne kete rrjet kriminal. Nga ana tjeter, persa i perket proçesverbaleve te pergjimit, nga numri i telefonit 0683642232 rezulton edhe nga operatori perkates i telefonise celulare, se ky numer eshte regjistruar ne emer te shtetasit Shkelzen Malgjonaj. Pretendimi i Prokurorise, i pranuar nga te dy gjykatat, se ky numer telefoni perdorej nga shtetasi Astrit Hasaj, nuk gjen mbeshtetje ne asnje nga aktet e administruara. Edhe nga permbajtja e pergjimeve ne kete numer telefoni, personi qe ka perdorur kete numer, nuk prezantohet per asnje moment me emrin Astrit apo te thirret me kete emer nga telefonuesi tjeter.

Per sa siper, Kolegji Penal i Gjykates se Larte vlereson se, ne rastin konkret, nuk ekzistojne kushtet per caktimin e masave te sigurimit personal te percaktuara ne nenin 228 te Kodit te Procedures Penale, e sidomos kushti i percaktuar ne piken 1 te ketij neni, sipas te cilit askush nuk mund t‘i nenshtrohet masave te sigurimit personal, ne qofte se ne ngarkim te tij nuk ekziston nje dyshim i arsyeshem, i bazuar ne prova. Te paligjshem e konsideron ky Kolegj edhe ndalimin e ketij shtetasi, pasi nuk ekzistojne rrethanat e nenit 253 te Kodit te Procedures Penale.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/c te Kodit te Proçedures Penale,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.65 akti, date 22.01.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe vendimit nr.38, date 12.02.2009 te Gjykates e Apelit Tirane dhe rrezimin e kerkeses se Prokurorise per vleftesimin e ndalimit dhe caktimin e mases se sigurimit personal per te gjykuarin Astrit Hasaj.

Urdherohet lirimi i menjehershem i te gjykuarit Astrit Marash Hasaj nga dhomat e paraburgimit, neqoftese nuk mbahet per ndonje shkak tjeter ligjor.

Njoftohet Prokuroria e Pergjithshme per ekzekutimin e ketij vendimi.


Tiranë, më 01.04.2009
Nr.104 i Regj.Themeltar

Nr.92 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:
Gani Dizdari Kryesues

Spiro Spiro Anetar

Besnik Imeraj Anetar

Majlinda Andrea Anetare

Andi Çeliku Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 15.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:
KËRKUES: PROKURORIA PRANE GJYKATES SE KRIMEVE TE RENDA TIRANE
OBJEKTI:

Caktim mase sigurimi personal “arrest ne burg”,

parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale

Baza ligjore: Nenet 244, 245 të Kodit të Procedurës Penale.


KUNDËR: PERSONIT NEN HETIM LUAN KLOSI
A K U Z U A R:

Për veprat penale te ndihmes per kalim te paligjshem te kufirit,

fallsifikimit te leternjoftimeve, pasaportave apo vizave,

parashikuar nga nenet 189/2, 298 te Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë Tirane, me vendimin nr.40 Akti, datë 16.01.2009, ka vendosur:

Caktimin si mase sigurimi personal ndaj shtetasit Luan Klosi, ate te “arrestit ne burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.


Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.46, datë 17.02.2009, ka vendosur:

Miratimin e vendimit nr.40 akti, date 16.01.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane.


Kunder vendimit te gjykatës së apelit ka bërë rekurs personi nen hetim Luan Klosi, nepermjet avokatit te tij, duke parashtruar keto shkaqe për prishjen e tij:

- 1. Me vendimet e te dy gjykatave nuk jemi dakord, duke i konsideruar si te pabazuara ne ligj e ne prova, ku nuk jane respektuar normat proceduriale penale, pasi gjykata eshte bazuar per “dyshimin e arsyeshem” ndaj ketij te pandehuri vetem ne rezultatet e pergjimeve dhe tabulateve te telefonave qe kane perdorur i pandehuri Luan Klosi dhe persona te tjere.

- 2. Vendimet e gjykatave jane te paarsyetuara, pasi kane cituar vetem kriteret e pergjithshme e te veçanta te caktimit te mases se sigurimit, duke mos arsyetuar se ku qendron dyshimi i arsyeshem, kur ne fakt nuk ekziston asnje deshmitar qe te provonte se Luan Klosi te kete dhene ndihme per kalim te paligjshem te kufirit, madje dhe ne pergjimet behet fjale qe ky person ishte i nteresuar per njerez te ndryshem qe te kalojne kufirin por asnjehere kundrejt shperblimit dhe thjesht me rruge kembesore.

- 3. Lidhur me akuzen e fallsifikimit te pasaportave e vizave ne e kemi thene se ajo nuk qendron, pasi edhe sikur te qendroje provokimi i nje punonjesi te infiltruar te policise se i ka kerkuar Luanit qe te interesohej per nxjerrjen e nje vize kundrejt shumes prej 3000 eurove, prapeseprape gjendemi para faktit qe po te mos ishte provokimi nuk do te kishim implikim te te pandehurit Luan Klosi ne kete veprimtari, pra nuk do te kishim veper penale.

- 4. Edhe sikur te marrim te vertete faktin qe Luan Klosi ka ndihmuar persona te ndryshem per te nxjerre viza, siç eshte rasti i personit te infiltruar, nxjerrja e ketyre vizave nuk eshte krim dhe prokuroria nuk disponon asnje akt-ekspertimi qe keta viza te jene fallso, per me teper qe ky veprim nuk eshte kryer per perfitim, fakt i provuar dhe me gjendjen ekonomike dhe familjare te tij, ku ka ne ngarkim dy femije te mitur dhe nuk i eshte gjendur asnje lloj pasurie e dyshimte ne kontrollin e ushtruar ne banesen e tij.
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi i relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokurorin Hysen Keta, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane; avokatin Skender Demiraj, qe kerkoi ndryshimin e mases se sigurimit penal nga “arrest ne burg” ne “arrest ne shtepi”; e si analizoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Se vendimi nr.40 akti, date 16.01.2009 i Gjykates se shkalles se pare Tirane, me te cilin personit nen hetim Luan Klosi i eshte caktuar si mase sigurimi personal “arrest ne burg” dhe vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.46, date 17.02.2009, me te cilin eshte miratuar vendimi i mesiperm, duhet ndryshuar duke i caktuar atij nje mase sigurimi me te lehte.

Nga aktet e administruara ne gjykim, informacionet qe dispononte policia gjyqesore, seksioni kunder krimit ekonomik financiar, ka rezultuar se personi nen hetim Luan Klosi, ne bashkepunim me persona te tjere nder te cilet Alfred Çikani, Ilir Balliu, etj., ne menyre te perseritur kane rekretuar persona te ndryshem per t’iu siguruar viza shengen dhe derguar jashte shtetit ne menyre te kunderligjshme.

Personi nen hetim, Luan Klosi, akuzohet edhe per fabrikimin dhe fallsifikimin e vizave. Per kete arsye nga organi i akuzes eshte dhene autorizim per kryerjen e veprimeve stimuluese, si rezultat i te cilave eshte arritur te nxirret pasaporte e fallsifikuar per nje shtetas.


Per personin nen hetim Luan Klosi gjykatat pranojne se ai ka organizuar dhe levizjen per jashte shtetit ne menyre te paligjshme te disa shtetasve, nder te cilet dhe familjareve shtetasit Frederik Alushi, shtetasen Rudina Damzi dhe femijet e saj, te cilet jane ndaluar nga policia.

Duke arsyetuar se ekzistojne dyshime te bazuara ne prova se ky shtetas, ne bashkepunim me persona te tjere, ka dhene ndihme per kalim te paligjshem te kufirit, si dhe ka fallsifikuar lertenjoftime, pasaporta apo viza, organi i prokurorise ka kerkuar ne gjykate qe ndaj personit nen hetim Luan Klosi te caktohet si mase sigurimi personal ajo e “arrestit ne burg”.

Te dy gjykatat, duke arsyetuar se ekziston nje dyshim i arsyeshem i bazuar ne prova se ky person nen hetim mund te kete kryer veprat penale per te cilat akuzohet, kane pranuar kerkesen e prokurorise, duke i caktuar atij si mase sigurimi personal ate te “arrestit ne burg”.

Ne ndryshim me sa pretendohet ne rekurs, Kolegji Penal i Gjykates se Larte nuk hyn ne vleresimin e provave, por çmon se gjykatat nuk kane zbatuar drejte kerkesat ligjore per caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg”.

Nisur nga natyra dhe shkalla e rrezikshmerise shoqerore te veprave penale per te cilat akuzohet i dyshuari Luan Klosi dhe pasojat e ardhura prej tyre, si dhe qendrimi i tij ndaj vepres, arrihet ne konkluzion se nga ana e te dy shkalleve te gjykimit nuk jane patur si duhet per baze kriteret e nenit 229 te K.Pr.Penale, sipas te cilit, ne caktimin e masave te sigurimit, gjykata mban parasysh pershtatshmerine e seciles prej tyre me shkallen e nevojave te sigurimit.

Ne nenin 230 te K.Pr.Penale, percaktohet qarte se “arresti ne burg”, mund te vendoset vetem kur çdo mase tjeter eshte e papershtateshme per shkak te rrezikshmerise se veçante te vepres penale dhe te te pandehurit. Gjithashtu sipas nenit 228 te K.Pr.Penale, si kusht per caktimin e mases se sigurimit personal eshte kur ekzistojne shkaqe te rendesishme qe vene ne rrezik marrjen ose vertetesine e proves, kur ekziston rreziku qe ai te largohet ose t’i fshihet procedimit, apo kur ka te dhena se ka rrezik te kryeje krime te tjera.

Nga te dhenat e administruara, aq me teper ato familjare, rezulton se nuk ka prova, te dhena apo dyshime, se ky person mund te ike, te vere ne rrezik marrjen ose vertetesine e proves, perkundrazi ai ka dhene shpjegime per veprimet e tij dhe gjithe provat e nevojshme per te mbrojtur akuzen organi i hetimit i ka te administruara.

Gjithashtu ne caktimin e mases se sigurimit personal gjykatat, krahas sa me siper, duhet te kishin parasysh edhe kushtet ekonomike e familjare te personit nen hetim, i cili siç rezulton nga dokumentet e administruara ka 2 femije te mitur, nuk ka asnje njeri te punesuar dhe nuk trajtohet as me ndihme ekonomike, fakt i gjendjes se tij ekonomike eshte edhe proçes verbali i kqyrjes se baneses dhe i kontrollit te tij personal, nga ku rezulton se ai ka patur vetem 1300 leke.

Persa siper, duke mos ekzistuar kushtet dhe kriteret ligjore te parashikuara nga nenet 228, 229 dhe 230 te K.Pr.Penale, per caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg”, Kolegji Penal çmon se ndaj te dyshuarit Luan Ismail Klosi duhet te caktohet si mase sigurimi personal “arrest ne shtepi”.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te neneve 441/1, germa “d” te K.Pr.Penale,

V E N D O S I

Ndryshimin e vendimit nr.46, date 17.02.2009 te Gjykates se Apelit Tirane dhe te vendimit nr.40, date 16.01.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, duke i caktuar personit nen hetim Luan Ismail Klosi si mase sigurimi personal ate te “arrestit ne shtepi”.

Urdherohet lirimi i tij i menjehershem nga dhomat e paraburgimit, neqoftese nuk mbahet per shkak tjeter ligjor.

Njoftohet Prokuroria e Pergjithshme per ekzekutimin e ketij vendimi.

Tirane, me 15.04.2009

Nr.92 i Regj. Themeltar

Nr.93 Vendimit
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:
Gani Dizdari Kryesues

Besnik Imeraj Anëtar

Majlinda Andrea Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Spiro Spiro Anëtar
në seancën gjyqësore të datës 15.04.2009, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:
KËRKUES: PROKURORIA E RRETHIT GJYQËSOR DURRËS
OBJEKTI:

Vleftësim ndalimi dhe caktim mase sigurimi personal.


KUNDËR SHTETASIT: ILIR KOKALARI, i biri i Tomorrit, i datl.1975, banues në Durrës, i padënuar

.
Gjykata e shkallës së parë Durrës, me vendimin nr.923, date 24.12.2008:

Vleftësoi të ligjshëm ndalimin e shtetasit Ilir Kokalari dhe caktoi, ndaj tij masën e sigurimit personal të arrestit në shtëpi, vendim ky, i cili u miratua edhe nga Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.28, date 29.01.2009, të saj.


Kundër të dy vendimeve ka paraqitur rekurs prokurori i apelit, me të cilin kërkon ndryshimin e tyre dhe caktimin, si masë sigurimi personal ndaj shtetasit I. Kokalari, atë të arrestit në burg, duke parashtruar:

- Gabimisht gjykatat arritën në përfundimin se mungon rrezikshmëria e veçantë e veprës dhe autorit të saj. Autori ka vepruar në ambjent të hapur publik dhe në prani të shumë personave. Gjykatat gabojnë kur arsyetojnë se prokuroria nuk solli fakte që autori mund t’i fshihet hetimit.


KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Spiro Spiro; prokurorin B. Sheshi, i cili kërkoi pranimin e rekursit dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,


V Ë R E N

Se, gjatë shqyrtimit të akteve të procedimit penal që i përket personit nën hetim Ilir Kokalari u konstatua që me vendimin nr.923, date 24.12.2008 të Gjykatës së Shkallës Së Parë Durrës (i miratuar edhe nga Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.28, date 29.01.2009, të saj), pasi u vlefstësua i ligjshëm ndalimi, datë 21.12.2008, ndaj tij u caktua masa e sigurimit personal arrest në shtëpi, parashikuar në nenin 237 të K.Pr.Penale.

Si provë mbi të cilën bazohet dyshimi i arsyeshëm për krimet e vrasjes, të mbetur në tentativë dhe të mbajtjes pa leje të armëve luftarake, vepra këto që parashikohen, përkatësisht, në nenin 76, në lidhje me nenet 22 e 25 të K.Penal dhe nenin 278/II të tij, gjykatat kanë pranuar deklarimet e shtetasit Enver Buçi, që ishte dëshmitar okular i ngjarjes në të cilën mbeti i plagosur, me armë zjarri, shtetasi Arben Bashkhysa.

Ndryshe nga pretendimet që përmban rekursi, në caktimin e kësaj mase, gjykatat morën në konsideratë të gjitha rrethanat, si të ngjarjes, ashtu edhte të vetë personit nën hetim, për të cilin është caktuar kjo lloj mase, sigurimi personal, në çështjen objekt shqyrtimi.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/“a” të K.Pr.Penale,


V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimeve nr.923, datë 24.12.2008, të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe nr.28, datë 29.01.2009 të Gjykatës së Apelit Durrës.

Tiranë, më 15.04.2009


Nr.1724/914 i Regj.Themeltar

Nr.98 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:
Gani Dizdari Kryesues

Spiro Spiro Anetar

Besnik Imeraj Anetar

Majlinda Andrea Anetare

Andi Çeliku Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 18.03.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHURVE: QANI XHIXHA

ASTRIT BUSHI

A K U Z U A R:

Se ka kryer vepren penale te shperdorimit te detyres,

parashikuar nga neni 248 i K.Penal.


TË PANDEHURIT: VLADIMIR BAJRAMI
A K U Z U A R:

Se ka kryer vepren penale

te fallsifikimit te akteve te gjendjes civile,

parashikuar nga neni 191/1 i K.Penal.




Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, me vendimin nr.45, date 21.01.2005, ka vendosur:

1. Te pushoje gjykimin e çeshtjes penale ne ngarkim te te pandehurit Qani Xhixha, i akuzuar per vepren penale “te shperdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi çeshtja ne ngarkim te tij nuk duhet e vazhdoje.

-Heqjen e mases shtrenguese te “arrestit ne shtepi” vene nga gjykata me vendimin date 03.07.2004.

2. Te pushoje gjykimin e çeshtjes ne ngarkim te te pandehurit Astrit Bushi, i akuzuar per vepren penale “te shperdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi çeshtja ne ngarkim te tij nuk duhet te vazhdoje.

3. Te dekalaroje fajtor te pandehurin Vladimir Bajrami per vepren penale “te fallsifikimit te akteve te Gjendjes Civile”, parashikuar nga neni 191/1 te K.Penal, duke e denuar me 150 mije leke gjobe.

Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale, te pandehurin Vladimir Bajrami e denon perfundimisht me 100 mije leke gjobe.

Gjoba te paguhet me dy keste, secili kest nga 50.000 leke dhe brenda afatit 2 mujor nga dita kur vendimi merr forme te prere.
Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.152, date 04.05.2005, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.45, date 21.01.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres, persa u perket te pandehurve Qani Xhixha dhe Astrit Bushi dhe pushimin e çeshtjes ne ngarkim te tyre per vepren penale te parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte me vendimin nr.227, date 19.04.2006, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.152, date 04.05.2005 te Gjykates se Apelit Durres dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim prane kesaj gjykate, me trup tjeter gjykues.


Ne rigjykim, Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.7, date 15.01.2007, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.45, date 21.01.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres dhe dergimin e çeshtjes per kompetence gjykimi Gjykates Ushtarake te Shkalles se Pare Tirane.


Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres ka paraqitur rekurs prokurori i Prokurorise se Apelit Durres, duke parashtruar keto shkaqe:

- Te gjykuarit Qani Xhixha dhe Astrit Bushi nuk bejne pjese ne strukturat ushtarake, kjo sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise miratuar ne vitin 1998.

- Te gjykuarit nuk jane subjekt te veprave penale ushtarake sipas K.Penal Ushtarak neni 70.

- Gjithashtu duhej vleresuar fakti se çeshtja ne apel gjykohej mbi bazen e rikthimit per gjykim nga Gjykata e Larte. Kjo e fundit, nese do te konstatonte problem kompetence, do ta kishte derguar vete çeshtjen ne gjykaten kompetente.


Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres, kane paraqitur rekurs te gjykuarit Qani Xhixha dhe Astrit Bushi, nepermjet mbrojtesve te tyre, duke parashtruar keto shkaqe:

- Edhe pse trajtimi i punonjesve te Policise se Shtetit behet sipas statusit te ushtarakut te forcave te armatosura, ato jane subjekte te juridiksionit penal te zakonshem dhe jo atij ushtarak, siç arsyeton gjykata e apelit ne vendimin e saj, bazuar tek neni 56 i ligjit nr.8553, date 25.11.1999 “Per Policine e Shtetit”, neni 6 i Kodit Penal Ushtarak, vendimi nr.2, date 30.06.2004 i Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte.

- Vepra penale “e shperdorimit te detyres”, parashikuar nga neni.70 i K.P.Ushtarak, ka si subjekt vetem ato persona qe perfshihen ne kuadrin komandues, keshtu qe ne rastin konkret te gjykuarit nuk mund te akuzohen per kete veper penale, pasi ata nuk jane subjekt i kryerjes se kesaj vepre, sepse ne kohen e kryerjes se vepres per te cilen ato akuzohen rezulton te kene qene ne detyren e inspektorit te policise dhe jo me detyre komanduese, siç e kerkon neni 70 i K.P.Ushtarak.

- Kjo çeshtje eshte gjykuar nga Gjykata e Larte, e cila me vendimin e saj nr.227, date 19.04.2006 ka vendosur prishjen e vendimit nr.152, date 04.05.2005 te Gjykates se Apelit Durres dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim prane kesaj gjykate, me trup tjeter gjykues, pra Gjykata e Larte e ka konsideruar te mireqene gjykimin e çeshtjes te kryer nga gjykatat e zakonshme.

- Ne keto kushte, gjykata e apelit ka vepruar ne kundershtim me kerkesat e nenit 440 te K.Pr.Penale.
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi prishjen e vendimit nr.07, date 15.01.2007 te Gjykates se Apelit Durres dhe dergimin e akteve per rishqyrtim ne po ate gjykate dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N

Vendimi i Gjykates se Apelit Durres nr.7, date 15.01.2007, me te cilin eshte vendosur prishja e vendimit nr.45, date 21.01.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres dhe dergimin e çeshtjes per kompetence gjykimi Gjykates Ushtarake te Shkalles se Pare Tirane, eshte marre ne kundershtim me K.Pr.Penale, e per pasoje duhet te prishet.

Gjykimi i çeshtjes ne ngarkim te te gjykuarve Qani Xhixha, Astrit Bushi e Vladimir Bajrami ne Gjykaten e Apelit Durres eshte bere pas kthimit te saj nga Kolegji Penal i Gjykates se Larte me vendimin nr.227, date 19.04.2006, ne te cilin liheshin detyra konkrete per sqarimin e çeshtjes. Gjykata e Apelit Durres, duke anashkaluar vendimin e Kolegjit Penal te Gjykates se Larte, ne rigjykim, eshte ndaluar kryesisht ne problemin e kompetences se gjykimit. Ne vendimin e marre prej asaj gjykate, arsyetohet se gjykata e shkalles se pare qe ka gjykuar çeshtjen ne ngarkim te te pandehurve Qani Xhixha e Astrit Bushi nuk ka qene kompetente, pasi duhej te gjykoheshin nga Gjykata Ushtarake e Shkalles se Pare Tirane. Ne kete perfundim, gjykata e apelit ka arritur pasi analizon se ata dy te pandehur jane punonjes policie, pra subjekte ushtarake dhe se vepra penale e shperdorimit te detyres per te cilen ata jane akuzuar, parashikuar nga neni 70 i K.P.Ushtarak.

Mbi kete baze, gjykata e apelit e ka derguar çeshtjen per shqyrtim ne Gjykaten Ushtarake te Shkalles se Pare Tirane.

Pavaresisht nga fakti se te gjykuarit Qani Xhixha e Astrit Bushi jane apo jo subjekte ushtarake (problem ky i trajtuar e zgjidhur me vendimin unifikues te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte), aktualisht ndodhemi para nje riorganizimi e situate te re ne sistemin gjyqesor. Sipas nenit 3/1 te ligjit nr.9877, date 18.02.2008 “Per organizimin e Pushtetit Gjyqesor ne Republiken e Shqiperise”, “pushteti gjyqesor ushtrohet nga gjykatat e shkalles se pare, gjykatat e apelit dhe Gjykata e Larte”, gje qe nenkupton suprimimin e gjykatave ushtarake dhe pamundesine e shqyrtimit te çeshtjes sipas vendimit te Gjykates se Apelit Durres.

Ndodhur ne keto kushte, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se, ne rastin konkret, vendimi i gjykates se apelit per dergimin e çeshtjes per gjykim prane gjykates ushtarake nuk mund te gjeje zbatim, prandaj çeshtja duhet dergohet po ne Gjykaten e Apelit Durres per vazhdimin e shqyrtimit te kesaj çeshtje.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te neneve 441/ç te K.Pr.Penale,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.7, date 15.01.2007 te Gjykates se Apelit Durres dhe dergimin e akteve per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 18.03.2009

Nr.119 i Regj. Themeltar

Nr.109 i Vendimit
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Gani Dizdari Kryesues

Spiro Spiro Anetar

Besnik Imeraj Anetar

Majlinda Andrea Anetare

Andi Çeliku Anetar


ne seancen gjyqesore te dates 22.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale, qe i perket:
KËRKUES: PROKURORIA E RRETHIT GJYQESOR TIRANE

KUNDËR: PERSONIT NEN HETIM YLLI SHABA


A K U Z U A R:

Per kryerjen e vepres penale te “Mashtrimit”,

“Vjedhjes me shperdorim detyre”,

dhe “Fallsifikim te dokumentave”,

parashikuar nga nenet 143/1, 135, 186/2 te K.Penal.

OBJEKTI:

Caktimin e mases se sigurimit personal

me karakter shtengues “arrestit ne burg” ndaj tij.

Baza Ligjore: Nenet 228, 229, 230, 238, 244, 252, 258

dhe 259 te K.Pr.Penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendimin nr.210 Akti, date 02.03.2009 ka vendosur:

Caktimin si mase sigurimi ndaj personit nen hetim Ylli Shaba, ate te “arrestit ne burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Urdherohet policia gjyqesore per zbatimin e ketij vendimi.
Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.95, date 25.03.2009 ka vendosur:

Miratimin e vendimit nr.210 Akti, date 02.03.2009 te Gjykates se Rrethit Tirane.


Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs personi nen hetim Ylli Shaba, i cili kerkon ndryshimin e mases se sigurimit nga “arrest ne burg” ne ate te paraqitjes, deri ne perfundim te gjykimit duke parashtruar sa me poshte:

- Vendimi i gjykates se apelit eshte i pambeshetur ne prova dhe ne ligj.

- Vendimi i gjykates eshte i pabazuar, pasi nuk ekzistojne dyshimet e arsyeshme qe te vendoset masa e sigurimit shtengues dhe aq me teper si ajo e “arrestit ne burg”, si ne rastin tone.

- Organi i akuzes ka dy vjet qe po heton kete çeshtje.

- Masa e sigurimit eshte vendosur ne nje seance teper te ngutshme nga gjykata e rrethit, ne nje kohe kur çeshtja ishte ne hetim prej dy vjetesh dhe i dyshuari Ylli Shaba kishte deponuar ne prokurori sa here qe ishte thirur prej saj.

- Seanca gjyqesore per masen e sigurise eshte zhvilluar ne mungese te te dyshuarit dhe pa pranine e avokatit.

- Po keshtu, ne vendimin nr.210, date 02.03.2009 te gjykates se rrethit, per masen e sigurimit ka shume mosperputhje.

- Vendimi i gjykates per masen e sigurise ne ngarkim te shtetasit Ylli Shaba eshte i padrejte dhe nuk permbush asnje nga kushtet e percaktuara nga nenet 228/3, germa a, 229/1/2, 230/1 te K.Penal.

- Çeshtja ka ndodhur ne vitin 2003-2004, para 5-6 vjetesh dhe Ylli Shaba, per periudhen prej 6 vitesh nuk ka shfaqur asnje rrezik ikje te ketij lloji dhe as me te rende se ky qe po hetohet.

- I pandehuri nuk ka qene i denuar ndonjehere, dhe duke pare se rrezikshmeria e tij eshte e paket dhe akuza eshte per nje veper prej 6 vjetesh, kerkojme ndryshimin e mases se sigurimit ne ngarkim te pandehurit Ylli Shaba.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; Prokurorin prane Gjykates se Larte, Hysen Keta, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane; av. Ilir Haklaj, i cili kerkoi ndryshimin e mases se sigurimit nga “arrest ne burg” ne ate te detyrimit per paraqitje ne policine gjyqesore; pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Me vendimin nr.210 date 02.03.2009, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka caktuar si mase sigurimi personal ndaj personit nen hetim Ylli Shaba ate te “arrestit ne burg”, te parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal. Ky vendim eshte miratuar nga Gjykata e Apelit Tirane me vendimin e saj nr.95, date 25.03.2009. Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs personi nen hetim Ylli Shaba, nepermjet avokatit te tij, per shkaqet e pershkruara ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte vlereson se te dyja vendimet e gjykatave qe caktojne dhe miratojne si mase sigurimi personal per personin nen hetim Ylli Shaba ate te “arrestit ne burg”, duhet te ndryshohen, pasi bien ndesh me kushtet dhe kriteret per caktimin e nje mase te tille sigurimi personal te percaktuara ne nenet 228/3, 229/1/2 e 230/1 te Kodit te Procedures Penale.

Keshtu, nga materialet bashkangjitur kerkeses se prokurorit “Per caktim mase sigurimi personal” dhe te administruara ne gjykim, rezulton se Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, mbi bazen e nje materiali kallezues te ardhur nga Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes, me daten 13.02.2007 ka filluar procedimin penal nr.442 (pa autor) per vepren penale te “shperdorimit te detyres”, te parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Ne kete procedim rezulton te jete pyetur e marre si person nen hetim edhe shtetasi Ylli Shaba, te cilit i atribuohen veprat penale te parashikuara nga nenet 143/1, 135 e 186/2 te Kodit Penal, per nje pjese te periudhes qe ka qene me detyre likuidator i Shoqerise ne likuidim” Miniera e Qymyrgurit Mushqeta” sha, konkretisht vitet 2003-2004.

Veprimet e kundraligjshme qe i atribuohen ketij shtetasi kane te bejne kryesisht me mospermbushjen e rregullt te detyres se likuidatorit, si: mos arketimi i parave te ardhura nga shitjet e pasurive te Shoqerise, mos administrimi i mire i mjeteve (humbje, lenie ne perdorim te paautorizuar, etj.), hartimin e inventareve vjetore ne kundershtim me ligjin e qe te gjitha se bashku pretendohet te kene sjelle nje dem ne vleren 2.401.860 leke. Rezulton se nga ana e Prokurorise eshte kryer nje volum i konsiderueshem veprimesh per kete procedim si mbledhje e dokumentacionit, pyetje e personave qe kane dijeni per rrethana te hetimit, si dhe akt ekspertimi per percaktimin e mases se demit te shkaktuar. Konstatojme se veprimet e fundit hetimore i perkasin muajit prill 2008. Nderkohe me date 24.02.2009, pra pas 10 muajsh qe nuk ka kryer asnje veprim hetimor, organi i prokurorise i kerkon gjykates se shkalles se pare caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg” per personin nen hetim Ylli Shaba, ndaj te cilit ne dy vjet qe kishte filluar procedimi penal nuk ishte kerkuar asnje lloj mase sigurimi. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka caktuar ne mungese te shtetasit Ylli Shaba masen e sigurimit “arrest ne burg”.

Gjykata e Apelit Tirane, megjithese ne faqen 5 te arsyetimit te vendimit te saj, i ka vleresuar te drejta pretendimet e mbrojtjes per periudhen e fillimit te procedimit dhe mungesen e shkaqeve per marrjen e mases se sigurimit ne menyre te ngutshme dhe ne mungese, nuk i reflekton keto fakte ne pjesen urdheruese te vendimit, por miraton vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, per caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg” ndaj shtetasit Agim Shaba.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte vlereson se, ne veshtrim te nenit 230 te K.Pr.Penale, ne raport me rrezikshmerine e vepres dhe personit nen hetim, ekzistojne masa te tjera sigurimi personal te pershtatshme per personin nen hetim Ylli Shaba. Eshte e vertete se nje pjese e dyshimeve te arsyeshme te akuzes gjejne mbeshtetje ne prova, gje qe i jep te drejte prokurorise te kerkoje caktimin e nje mase sigurimi (228/1 i K.Pr.Penale), por kjo nuk do te thote se kjo mase sigurimi mund te jete “arresti ne burg”.

Nga ana tjeter, nisur nga fakti qe personi nen hetim Ylli Shaba nuk i eshte shmangur asnjehere hetimit dhe per dy vjet te zhvillimit te procedimit eshte paraqitur ne prokurori aq here sa eshte thirrur, kur i gjithe dokumentacioni i nevojshem eshte mbledhur nga Prokuroria dhe shtetasve qe kane dijeni per rrethanat e hetimit i jane marre deklarimet, kur ai rezulton i padenuar me pare, i martuar, me tre femije dhe me probleme shendetesore, si dhe ne veshtrim te neneve 228/3 dhe 229/1/2 te K.Pr.Penale, masa e sigurimit me e pershtatshme per kete person, ne raport me shkallen e nevojave te sigurimit, rendesine e faktit dhe sanksionin qe parashikohet, eshte ajo e detyrimit per paraqitje ne policine gjyqesore ne baze te nenit 234 te K.Pr.Penale.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441 te Kodit te Proçedures Penale,

V E N D O S I

Ndryshimin e vendimit nr.210, date 02.03.2009, te Gjykates se Shkalles se pare Tirane dhe vendimit nr.95, date 25.03.2009, te Gjykates se Apelit Tirane.

Caktimin si mase sigurimi personal per shtetesin Ylli Hamza Shaba, ate te detyrimit per paraqitje ne policine gjyqesore çdo te hene te pare te muajit, ora 10.00.

Urdherohet lirimi i menjehereshem i shtetasit Ylli Hamza Shaba nga dhomat e paraburgimit.

Te njoftohet Prokuroria e Pergjithshme per ekzekutimin e ketij vendimi.

Tirane, më 22.04.2009



Nr.107 i Regj. Themeltar

Nr.110 i Vendimit
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Gani Dizdari Kryesues

Spiro Spiro Anetar

Besnik Imeraj Anetar

Majlinda Andrea Anetare

Andi Çeliku Anetar


ne seancen gjyqesore te dates 22.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale, qe i perket:
TË PANDEHURIT: KOZMA JANI LEKA
OBJEKTI:

Konstatimi i humbjes së fuqisë së paraburgimit, për shkak të tejkalimit të afateve maksimale pas dhenies se vendimit nga gjykata e shkalles se pare.

A K U Z U A R:

Per kryerjen e vepres penale

te “korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike”,

parashikuar nga neni 259 te K.Penal.


Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.4, date 03.03.2009, ka vendosur:

Rrezimin e kerkeses se te pandehurit Kozma Leka per humbjen e fuqisë së paraburgimit, pasi është e pabazuar ne ligj e ne prova.
Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs i pandehuri Kozma Leka, nepermjet avokatit te tij, duke kerkuar ndryshimin e vendimit dhe pranimin e kerkeses me arsyetimin se paraburgimi i te pandehurit e ka humbur fuqine, pasi kane kaluar afatet procedurale.
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin e çeshtjes ne Gjykaten e shkalles se pare Vlore, per shkak te moskompetences se asaj gjykate per shqyrtimin e kerkeses; av.Luftar Cunaj, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe pranimin e kerkeses dhe si shqyrtoi ne teresi çeshtjen,


V Ë R E N

Ndaj te pandehurit Kozma Leka, organi i akuzes ka filluar ndjekjen penale duke e akuzuar sipas nenit 259 te K.Penal dhe hetimi ne ngarkim te tij eshte zhvilluar nen masen e sigurimit personal “arrest ne burg”, caktuar me vendimin nr.141, date 23.07.2007 te Gjykates se Rrethit Vlore.

Pas perfundimit te hetimeve, çeshtja eshte derguar per gjykim dhe Gjykata e Rrethit Vlore, me vendimin nr.180, date 30.05.2008, ka vendosur deklarimin e tij fajtor sipas nenit 259 te K.Penal dhe denimin me 3 (tre) vjet burgim dhe 1.000.000 leke gjobe. Ky vendim rezulton te jete ankimuar ne Gjykaten e Apelit Vlore, por gjykimi nuk ka perfunduar.

Kerkuesi, duke pretenduar se nga dita e dhenies se vendimit te denimit te tij nga gjykata e shkalles se pare kane kaluar afatet qe parashikon dispozita e nenit 263/3-b te K.Pr.Penale pa u dhene vendimi i denimit ne gjykaten e apelit, ka kerkuar humbjen e fuqise se paraburgimit.

Gjykata e Apelit Vlore, duke bazuar arsyetimin e saj ne dispoziten e nenit 264/3 te K.Pr.Penale, ka rrezuar kerkesen e kerkuesit.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Vlore eshte marre ne shkelje te dispozitave procedurale penale.

Rezulton e provuar se nga dita qe Gjykata e shkalles se pare Vlore ka dhene vendimin e denimit me burgim ndaj te pandehurit Kozma Leka dhe qe eshte data 30.05.2008, Gjykata e Apelit Vlore nuk ka dhene ndonje vendim denimi.

Sipas dispozites se nenit 263/3-b te K.Pr.Penale eshte parashikuar se: “Paraburgimi e humbet fuqine ne qofte se nga dita e dhenies se vendimit te gjykates se shkalles se pare kane kaluar 6 muaj pa u dhene vendimi i denimit ne gjykaten e apelit”. Nga permbajtja e kesaj dispozite, gjykata, ne shqyrtimin e kerkeses per shuarje te afateve te paraburgimit per kete shkak ligjor, ka detyrimin procedurial te verifikoje nese pas dhenies se vendimit te denimit nga gjykata e shkalles se pare eshte dhene ose jo vendimi i gjykates se apelit. Nese ky vendim nuk eshte dhene dhe kane kaluar 6 muaj, çdo vendimmarrje e kundert me humbjen e fuqise se paraburgimit eshte e kunderligjshme dhe shkel rende te drejtat dhe lirite themelore te individit te mbrojtura nga KEDNJ dhe Kushtetuta e Shqiperise. Asnje shkak apo arsye qe lidhet me menyren e organizimit te trupave gjykues, apo ngarkeses se gjyqtareve nuk mund te justifikoje moszbatimin e ligjit dhe te cenoje lirite dhe te drejtat vetjake.

Nga aktet qe ndodhen ne dosjen gjyqesore rezulton se nga dhenia e vendimit te denimit te te pandehurit Kozma Leka nga Gjykata e shkalles se pare Vlore te dates 30.05.2008 dhe deri ne shqyrtimin e kerkeses se tij per humbjen e fuqise se paraburgimit, kishin kaluar me shume se 6 muaj pa u dhene vendimi i denimit nga Gjykata e Apelit Vlore. Edhe pse e ndodhur para ketij fakti, Gjykata e Apelit Vlore ne kundershtim me detyrimet ligjore ka rrezuar kerkesen e tij per shuarjen e paraburgimit. Arsyetimi i perdorur nga kjo gjykate se nuk jane plotesuar afatet e parashikuara ne nenin 264/3, eshte krejtesisht i paligjshem, pasi kjo dispozite lidhet me zgjatjen e paraburgimit dhe jo me humbjen e fuqise se tij.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte e gjen te pambeshtetur ne ligj pretendimin e organit te prokurorise lidhur me moskompetencen e shqyrtimit te kesaj kerkese nga Gjykata e Apelit Vlore.


Si nga praktika tashme e konsoliduar gjyqesore, ashtu edhe nga qendrimet ne vazhdim te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte, kerkesat qe lidhen me shuarjen, zevendesimin apo revokimin e masave te sigurimit personal, pra qe lidhen me afatet e paraburgimit, i drejtohen dhe shqyrtohen nga gjykata ne te cilen ndodhet çeshtja per gjykim ne momentin qe paraqitet kerkesa, pavaresisht faktit nese ka filluar ose jo shqyrtimi gjyqesor. Ky qendrim eshte mbajtur edhe ne vendimin nr.38, date 29.03.2005 apo vendimin nr.43, date 20.02.2009 te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte, sipas te cilit “… kompetenca per shqyrtimin e kerkesave per shuarje te masave te sigurimit personal i takon gjykates qe ka çeshtjen ne gjykim …” dhe qe ne rastin konkret ishte Gjykata e Apelit Vlore.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/b te K.Pr.Penale,

V E N D O S I

Ndryshimin e vendimit nr.4, date 03.03.2009 të Gjykatës së Apelit Vlore.

Pranimin e kerkeses se kerkuesit Kozma Leka.

Heqjen e mases se sigurimit personal “Arrest ne burg” per kerkuesin Kozma Leka, per shkak te humbjes se fuqise se paraburgimit.

Urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehurit Kozma Leka nga dhomat e paraburgimit nese nuk mbahet per shkak tjeter.

Nje kopje e ketij vendimi te dergohet per ekzekutim ne Prokurorine e Pergjithshme.

Tirane, më 22.04.2009

Nr.102 i Regj. Themeltar

Nr.111 i Vendimit
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Gani Dizdari Kryesues

Spiro Spiro Anetar

Besnik Imeraj Anetar

Majlinda Andrea Anetar

Andi Çeliku Anetar


ne seancen gjyqesore te dates 22.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale, qe i perket:
KËRKUES: ALI ALIAJ
OBJEKTI:

Kundërshtim i vendimit nr.56, date 26.02.2009

të Gjykatës së Apelit Tirane

për caktimin e mases se sigurimit personal “Arrest ne shtepi”.

A K U Z U A R:

Per vepren penale te parashikuar nga

nenet 186/3 e 25 dhe 248 e 25 te K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.152, date 10.02.2009, ka vendosur:

Caktimin si mase te sigurimit personal ndaj shtetasit Ali Aliaj ate te “Arrestit ne shtepi”.
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.56, date 26.02.2009, ka vendosur:

Miratimin e vendimit nr.152 date 10.02.2009 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.


Kunder te dy vendimeve ka bere rekurs personi nen hetim Ali Aliaj, duke pretenduar se:

- Masa e sigurimit te caktuar nuk i pergjigjet kerkesave ligjore te parashikuara nga nenet 228, 229 dhe 230 te K.Pr.Penale.


KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin përkatës, prokurorin H. Keta, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane; av. H.Kule, qe kerkoi ndryshimin e dy vendimeve dhe caktimin e nje mase sigurimi me te bute dhe si shqyrtoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Se ne ngarkim te personit nen hetim Ali Aliaj, Prokuroria e rrethit Tirane ka filluar nje procedim penal per veprat penale te “fallsifikimit te dokumentave nga persona qe kane per detyre t’i leshoje” dhe te “shperdorimit te detyres”, kryer ne bashkepunim, te parashikuara nga nenet 186/3 e 25 dhe 248 e 25 te K.Penal.

Siç rezulton nga provat e administruara ne dosje, personi nen hetim Ali Aliaj ka punuar me detyren e pergjegjesit juridik prane Drejtorise Rajonale te Kompensimit te Pronave ne Qarkun Tirane.

Sipas organit te akuzes, ky person ne bashkepunim me persona te tjere punonjes te kesaj drejtorie, duke fallsifikuar dokumenta dhe me veprime qe vijne ndesh me kryerjen e rregullt te detyres, kane marre vendimin nr.235, date 14 gusht 2008, per kthimin e kompensimin e prones ne emer te shtetasve Jonuz e Nexhmije Shijaku.

Duke çmuar se ekziston nje dyshim i bazuar ne prova ne ngarkim te personit nen hetim Ali Aliaj, per kryerjen e veprave penale te parashikuara nga nenet 186/3 e 25 dhe 248 e 25 te K.Penal, Gjykata e rrethit dhe ajo e Apelit Tirane kane pranuar kerkesen e organit te akuzes per t’i caktuar ketij personi masen e sigurimit personal “ arrest ne shtepi”.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se te dyja gjykatat e faktit kane vepruar drejt duke caktuar nje mase sigurimi personal per personin nen hetim Ali Aliaj, po ato kane gabuar ne caktimin e llojit te mases se sigurimit personal, duke vepruar keshtu ndesh me kerkesat e nenit 229 te K.Pr.Penale.

Gjykatat e faktit jo vetem nuk kane mundur te arsyetojne se cili eshte dyshimi i arsyeshem ne ngarkim te personit nen hetim, i cili, edhe pse nuk ka asnje lidhje me aktin e verifikimit te prones ne terren, eshte akuzuar se ka kryer fallsifikimin e ketij akti, por ato nuk kane mbajtur parasysh as pershtatshmerine e mases se caktuar me nevojat e sigurimit dhe as rendesine e faktit me sanksionin qe parashikon dispozita per te cilen dyshohet te kete kryer personi nen hetim. Ne caktimin e mases se sigurimit personal arrest ne shtepi gjithashtu gjykatat e faktit nuk kane mbajtur parasysh as personalitetin e personit nen hetim. Ne dosjen gjyqesore nuk ka ndonje prove apo dyshim te arsyeshem qe ky person te paraqese rrezikshmeri te veçante shoqerore, apo te kete rrezik ikje.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se masa me e pershtatshme per ti caktuar personit nen hetim Ali Aliaj ka qene ajo e detyrimit per t’u paraqitur ne policine gjyqesore, mase e cila nuk e pengon organin e akuzes te zhvilloje hetimet e metejshme te kesaj çeshtje.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne kerkesat e nenit 441/b te K.Pr.Penale,

V E N D O S I

Ndryshimin e vendimit nr.56, date 26.02.2009 te Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimit nr.152, date 10.02.2009 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Caktimin si mase te sigurimit personal per te pandehurin Ali Aliaj ate te detyrimit per t’u paraqitur ne policine gjyqesore prane Prokurorise se rrethit Tirane te henen e pare te çdo muaji, ne oren 10.00.

Ky vendim i komunikohet per ekzekutim Prokurorise se Pergjithshme.

Tirane, më 22.04.2009

Nr.38 i Regj. Themeltar

Nr.112 i Vendimit
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Gani Dizdari Kryesues

Spiro Spiro Anetar

Besnik Imeraj Anetar

Majlinda Andrea Anetare

Andi Çeliku Anetar


ne seancen gjyqesore te dates 22.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale, qe i perket:
TË PANDEHURIT: ROBERT PECI
OBJEKTI:

Konstatimi i humbjes së fuqisë së paraburgimit,

për shkak të tejkalimit të afateve maksimale të tij

dhe urdherimin për lirimin e menjehershëm të tij.

A K U Z U A R:

Per kryerjen e vepres penale te

“Prodhimit e shitjes se narkotikeve”, te kryer ne bashkepunim,

parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.


Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane, me vendimin nr.20/71, date 05.12.2008, ka vendosur:

Rrezimin e te gjitha kerkesave te paraqitura nga i pandehuri Robert Peci lidhur me humbjen e fuqisë së paraburgimit.
Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane, me vendimin nr.1, date 08.01.2009, ka vendosur:

Miratimin e vendimit nr.20/71 akti, date 05.12.2008 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane.


Kunder ketij vendimi, ka paraqitur rekurs i pandehuri Robert Peci, nepermjet avokatit te tij, duke kerkuar ndryshimin e vendimit dhe pranimin e kerkeses, me arsyetimin se paraburgimi i te pandehurit e ka humbur fuqine pasi kane kaluar afatet procedurale.
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda dhe Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane dhe caktimin e mases se sigurimit “arrest ne shtepi” per te pandehurin Robert Peci; av. Brahim Lahi, qe kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe pranimin e kerkeses dhe si shqyrtoi ne teresi çeshtjen,


V Ë R E N

I pandehuri Robert Peci eshte hetuar dhe eshte duke u gjykuar nen masen e sigurimit personal “arrest ne burg” prej dates 30.03.2006. Ai akuzohet se, ne bashkepunim me te pandehurit Eervin Tavanxhi dhe Xhiliano Xhoxhi, ka kryer vepren penale te parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.

Duke pretenduar se nga data e arrestimit dhe deri ne diten kur ka paraqitur kerkesen ne gjykate te shkalles se pare kishin kaluar afatet teresore te paraburgimit qe percaktohen ne dispoziten e nenit 263/6 te K.Pr.Penale, i pandehuri ka kerkuar humbjen e fuqise se paraburgimit. Te dyja gjykatat e faktit, duke arsyetuar se afati paraburgimit per te pandehurin, i parashikuar nga dispozita e nenit 263/6, sipas germes “c” eshte tre vjet dhe se ky afat nuk eshte tejkaluar per shkak se eshte pezulluar sipas kerkesave te nenit 265/1 te K.Pr.Penale, kane rrezuar kerkesen e te pandehurit si te pabazuar ne ligj.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, duke i gjetur te bazuara ne ligj vendimet e te dyja gjykatave te faktit, çmon se ato duhet te lihen ne fuqi, por konstaton se qendrimi i tejzgjatur ne paraburgim i te pandehurit Robert Peci eshte rrjedhoje e mos veçimit te çeshtjes ne ngarkim te ketij te pandehuri nga çeshtja penale qe ben fjale per te pandehurit Ilir Kocija, etj.

Eshte e vertete se afati teresor i paraburgimit per te pandehurin Robert Peci nuk ka kaluar tre vjet, siç parashikon dispozita e nenit 265/6-c e K.Pr.Penale, sepse rezulton qe Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane, ne disa seanca gjyqesore, ka vendosur pezullimin e ketyre afateve edhe pse kjo nuk ka patur asnje lidhje me te pandehurin Robert Peci, por duke qene se ai nuk ka ankimuar vendimin e ndermjetem te gjykates lidhur me keto pezullime, Kolegji çmon se afati teresor konsiderohet jo i tejkaluar.

Por nga studimi i materialave te dosjes gjyqesore, rezulton se i pandehuri Robert Peci eshte duke u gjykuar nga Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane, vetem per faktin se dy prej bashkepunetoreve te tij ne veper penale akuzohen, ne bashkepunim me persona te tjere, per nje veper qe eshte ne kompetence te kesaj gjykate dhe duke qene se keta te fundit nuk paraqiten ne gjykim, i pandehuri Robert Peci vazhdon te qendroje ne paraburgim ne pritje te proçesit gjyqesor. Kolegji Penal çmon se ky eshte njeri prej rasteve qe gjykata e shkalles se pare duhet te vendosi ndarjen e çeshtjes qe ben fjale per te pandehurin Robert Peci nga çeshtja me te pandehur Ilir Kociaj, etj., te akuzuar sipas nenit 283/a-3, 283/a-2 e 278/2 te K.Penal.

Ky veçim nuk mund te demtoje vertetimin e fakteve, te cilat nuk lidhen me veprimet kriminale te te pandehurit Robert Peci.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/a te K.Pr.Penale,

V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.1, date 08.01.2009 te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane.

Tirane, më 22.04.2009

Nr.1371/583 i Regj.Themeltar

Nr.139 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:
Gani Dizdari Kryesues

Spiro Spiro Anetar

Besnik Imeraj Anetar

Majlinda Andrea Anetare

Andi Çeliku Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 11.03.2009, 01.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHURIT: ALBAN AGAJ


A K U Z U A R:

Per vepren penale te vrasjes me dashje, te mbetur ne tentative

dhe te armembajtjes pa leje,

te parashikuara nga nenet 76-22 dhe 278/2 te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kruje, me vendimin nr.106, date 09.10.2006, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Alban Agaj per kryerjen e vepres penale te vrasjes me dashje te mbetur ne tentative, te parashikuar nga neni 76-22 i K.Penal dhe ne baze te ketij neni, denimin e tij me 6 vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Alban Agaj per kryerjen e vepres penale te armembajtjes pa leje, te parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe ne baze te ketij neni, denimin e tij me 1 vit burgim.

Ne zbatim te nenit 55 te Kodit Penal, e denon te pandehurit Alban Agaj me 6 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.219, date 28.03.2007, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.106, date 09.10.2006 te Gjykates se shkalles se pare Kruje, persa i perket vepres penale te armembajtjes pa leje, parashikuar nga neni 278/2 te Kodit Penal.

Ndryshimin e vendimit nr.106, date 09.10.2006, te Gjykates se shkalles se pare Kruje per pjesen tjeter.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Alban Agaj per kryerjen e vepres penale te plagosjes se lehte, te parashikuar nga neni 89 i K.Penal dhe ne baze te ketij neni denimin e tij me 1 vit burgim.

Ne zbatim te nenit 55 te Kodit Penal, e denon te pandehurin Alban Agaj me 1 vit e 6 muaj burgim.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka paraqitur rekurs Prokuori i Prokurorise se Apelit Tirane, i cili ka kerkuar prishjen e tij dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates se apelit nuk eshte i drejte, pasi ndryshimi i akuzes nga vrasje te mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 76-22 i Kodit Penal, ne plagosje te lehte, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal, nuk qendron per vete faktin se deshmitari Albert Lika, qe ka qene prezent ne momentin e ngjarjes, duke ndryshuar deklarimet e tij eshte deklaruar fajtor per deshmi te rreme.

- Fakti qe eshte qelluar me arme ne nje distance te afert, ne trup, tregon se i pandehuri ka qelluar me koshience per te realizuar vepren penale, prandaj pretendimi se meqenese eshte qelluar vetem nje here nuk tregon te kunderten, per me teper qe mos ardhja e pasojes eshte fakti se ka nderhyre vete i demtuari qe i ka marre armen.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi i relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane e lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit; mbrojtesin e te gjykuarit Alban Agaj, avokatin Baftjar Rusi, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit; e si analizoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.219, date 28.03.2007, eshte i drejte, ne zbatim te ligjit material e procedural penal e duhet te lihet ne fuqi.

Ne vendimet e marra, Gjykata e Rrethit gjyqesor Kruje dhe Gjykata e Apelit Tirane, pranojne njelloj rrethanat e kryerjes se vepres penale nga i gjykuari Alban Agaj, ku prej tij u plagos me arme zjarri (pistolete) i demtuari Naim Guni. Rezulton se me daten 01.10.2005, i gjykuari dhe i demtuari jane takuar ne nje lokal ku kane shkembyer fjale lidhur me heqjen e prizes te nje frigoriferi, ku i demtuari kishte vendosur nje sasi peshku. Duke mos pranuar se kishte hequr prizen (siç pretendonte i demtuari), i gjykuari Alban i ka thene atij te dilnin jashte, ku, pasi kane vazhduar debatin, ai ka nxjerre nje arme zjarri (pistolete) qe e mbante pa leje, e ka mbushur ate. Duke qene afer, i demtuari ka tentuar t’i marre armen nga duart e ne kete kohe, i gjykuari ka shkrehur armen duke i shkaktuar te demtuarit ne krah plage qe, sipas aktit te ekspertimit mjeko ligjor nr.374, date 04.10.2005, hyn ne kategorine e plagosjeve te lehta. Pasi i demtuari mori armen e la ate ne toke, ndersa i gjykuari, pa kryer asnje veprim, u largua nga vendi i ngjarjes.

Ndonese gjykatat pranojne te njejtin mekanizem te kryerjes se vepres penale, kane mbajtur qendrime te ndryshme per cilesimin ligjor te vepres.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Kruje, ka konkluduar se ne veprimet e te gjykuarit jane elementet e vepres penale te vrasjes me dashje te mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 76 e 22 i K.Penal. Kete cilesim ajo e arsyeton se ndodhemi para vepres penale te vrasjes me dashje te mbetur ne tentative, duke patur parasysh shkakun nga i cili i gjykuari ndermori vepren, motivet qe e shtyne dhe reagimi qe pati pas kryerjes se vepres. Gjykata ka rrezuar si te pabazuar pretendimin dhe kerkesen e bere gjate seances gjyqesore per ndryshimin e cilesimit ligjor te vepres nga vrasje me dashje mbetur ne tenmtative, parashikuar nga neni 76 e 22 te K.Penal, ne plagosje te lehte me dashje, parashikuar nga neni 89 i K.Penal. Kerkesa e mbrojtesit shprehet gjykata, eshte e pabazuar ne faktet qe i perkasin çeshtjes penale dhe ne provat shkresore qe ndodhen ne dosje dhe çmon se ndodhemi para vepres penale te vrasjes me dashje mbetur ne tentative, pasi ekzistojne elementet qe e percaktojne ate si te tille.

Ne teresine e tij, vendimi i gjykates se rrethit nuk ka arsyetim te plote e bindes se ku konsistojne elementet e vepres penale te vrasjes me dashje te mbetur ne tentative dhe cilat jane arsyet qe kerkesa e mbrojtesit per ndryshimin e cilesimit ligjor te vepres eshte e pabazuar.

Mbrojtesi i te gjykuarit Alban Agaj ka perseritur kerkesen e tij edhe ne kerkesen ankimore drejtuar gjykates se apelit, si dhe ne seancen gjyqesore te kesaj gjykate me daten 28.03.2007. Kete kerkese mbrojtesi e ka mbeshtetur ne arsyetimin se i pandehuri nuk ka dashur qe te vriste te demtuarin, fakti qe kishte shtate fisheke ne pistolete, se nuk pati asnje faktor qe ta pengonte te realizonte vrasjen nese e deshironte, gje qe, sipas tij, e ka pranuar dhe vete i demtuari.

Gjykata e Apelit Tirane, ne perfundim te gjykimit, ka gjetur te bazuara pretendimet e mbrojtesit dhe ka vendosur ndryshimin e cilesimit ligjor te vepres, duke e deklaruar Alban Agaj fajtor e denuar per vepren penale te plagosjes se lehte me dashje. Ne vendim kjo gjykate shprehet se i pandehuri, nepermjet mekanizmit te kryerjes se vepres, shkakut nga i cili ka ndermarre kete veper, motivet qe e kane nxitur dhe reagimin pas kryerjes se vepres, tregon se nuk ka patur qellim per ta vrare te demtuarin por vetem per t’a trembur dhe goditja me arme ka ardhur si pasoje e nderhyrjes se te demtuarit per t’i marre armen nga duart te gjykuarit.

Gjithashtu gjykata e apelit ka patur parasysh dhe ka çmuar, krahas provave te tjera, edhe deshmine e te demtuarit ne seancen gjyqesore, ku eshte shprehur se i gjykuari nxorri pistoleten per t’a trembur, u kapem me duar dhe shtiu pa dashje duke me qelluar ne krah; se ai nuk donte te me vriste e po te kishte kete qellim, ai do me kish vrare qe nga momenti qe dolem nga lokali.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte nuk ben çmimin e analizen e provave, por gjen te bazuar ndryshimin e cilesimit ligjor te vepres, bere me vendim te Gjykates se Apelit Tirane, i cili eshte i bazuar edhe ne nenin 375 te K.Pr.Penale, sipas te cilit gjykata, me vendimin perfundimtar, mund t’i jape faktit nje percaktim te ndryshem nga ai qe ka bere prokurori, me te lehte apo me te rende, me kusht qe vepra penale te jete ne kompetencen e saj.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te neneve 441/a te K.Pr.Penale,


V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.219, date 28.03.2007 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 01.04.2009

Nr.1345/558 i Regj. Themeltar

Nr.147 i Vendimit
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:
Gani Dizdari Kryesues

Spiro Spiro Anëtar

Majlinda Andrea Anëtare

Besnik Imeraj Anëtar

Andi Çeliku Anëtar
në seancen gjyqesore të datës 01.04.2009 mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:
TË GJYKUARVE: PJERIN BRUSHTULLI,

TONIN BRUSHTULLI


A K U Z U A R:

Per kryerjen e vepres penale,

te “vrasjes me paramendin”, ne bashkepunim,

dhe “armbajtjes pa leje”,

te parashikuara nga nenet 78/2 - 25 dhe 278/2 te K.Penal



Download 1,35 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   18   19   20   21   22   23   24   25   ...   33




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish