Me daten 26.08.1994, rreth ores 9.30, ne afersi te bankes se shtetit ne qytetin e Korçes, i gjykuari Astrit Zeka ne grindje e siper me viktimen Roland Koruni, ka nxjerre pistoleten dhe e ka qelluar kete te fundit nje here, duke i shkaktuar vdekjen.
Diten e ngjarjes, pak para ndodhjes se saj, i gjykuari eshte takuar rastesisht me deshmitaren Mimoza Skenderasi dhe pasi e ka pyetur ate per oren e ka ndjekur deri ne momentin qe kjo eshte takuar me viktimen, me te cilin kishte marredhenie dashurie. Ne kohen e takimit, ne afersi te tyre ka qendruar i gjykuari. I bezdisur nga ky fakt, viktima i eshte drejtuar atij me fjalet: ″çfare ke qe rri ketu″. Kjo ka sherbyer si shkak dhe ata kane filluar te grinden, duke shkembyer edhe goditje reciproke me njeri tjetrin. Ne keto rrethana, deshmitarja Mimoza eshte larguar per te thirrur per ndihme vellain e viktimes, por i gjykuari Astrit Zeka (duke qene polic, por diten e ngjarjes ka qene i veshur civil), ka nxjerre pistoleten duke qelluar mbi viktimen, ku ky i fundit ka vdekur ne spital.
Nderkohe qe gjykata e rrethit, pas çmuarjes dhe vleresimit te provave, ka krijuar bindjen se me veprimet e tij i gjykuari e ka kryer me dashje vrasjen e shtetasit Roland Koruni, Gjykata e Apelit Korce ka ndryshuar cilesimin ligjor te vepres me arsyetimin se i gjykuari vrasjen e ka kryer ne kushtet e mbrojtjes se nevojshme dhe e ka deklaruar ate fajtor dhe denuar sipas nenit 83 te K.Penal.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte e merr ne shqyrtim kete çeshtje pasi Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.538, datë 27.06.2007 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe e ka derguar çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Lartë, por konstaton se gjykimi i kesaj çeshtje nuk mund te vazhdoje.
Nga ana e mbrojtesit te te gjykuarit Astrit Zeka u paraqit vendimi nr.8, date 14.04.2006 i Gjykates se Apelit Korçe, sipas te cilit i denuari Astrit Zeka eshte perjashtuar nga vuajtja e denimit te dhene me vendimin penal nr.45, date 24.03.2006 te Gjykates se Apelit Korçe per shkak te perfitimit nga ligji nr.8202, date 27.03.1997 “Per amnistine”.
Ndodhur perpara nje vendimi te tille, i cili eshte i formes se prere, çeshtja ne ngarkim te Astrit Zekes nuk mund te vazhdoje dhe ne zbatim te detyrimeve te nenit 290 te K.Pr.Penale ky procedim duhet te pushoje.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 290/e dhe 328/d te K.Pr.Penale,
V E N D O S I
Pushimin e çeshtjes penale ne ngarkim te te gjykuarit Astrit Zeka per shkak se ndjekja penale ndaj tij nuk mund te vazhdoje “Per shkak te amnistise”.
Tiranë, më 01.04.2009
Nr.1149/385 i Regj. Themeltar
Nr.149 i Vendimit
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:
Gani Dizdari Kryesues
Spiro Spiro Anetar
Besnik Imeraj Anetar
Majlinda Andrea Anetare
Andi Çeliku Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 01.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:
TË PANDEHURIT: PJETER PRELA
A K U Z U A R:
Se ka kryer vepren penale
te perdorimit te dokumentave te fallsifikuara,
parashikuar nga neni 186/1 i K.Penal.
Gjykata e Rrethit gjyqesor Lezhe, me vendimin nr.72, date 17.05.2006, ka vendosur:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Pjeter Prela, per vepren penale te perdorimit te dokumentave te falsifikuara, parashikuar nga neni 186/1 i K.P. dhe denimin e tij me 100.000 leke gjobe.
Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale, denimin perfundimisht te te pandehurit Pjeter Prela me 66.660 leke gjobe.
Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.253, date 02.10.2006, ka vendosur:
Prishjen e vendimit nr.72, date 17.05.2006 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Lezhe dhe pushimin e çeshtjes.
Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder ka paraqitur rekurs Prokurori prane Gjykates se Apelit Shkoder, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Lezhe, duke parashtruar keto shkaqe:
- Me provat e administruara nga gjykata provohet plotesisht se i pandehuri Pjeter Prela, per periudhen 2001 deri 2003, ka perdorur dokumenta te fallsifikuara dhe konkretisht nje vertetim zhdoganimi, nje deklarate doganore dhe nje mandat arketimi, te leshuar ne emer te Deges se Doganes Durres dhe Bankes se Kursimit me date 07.07.2001, mbi bazen e te cilave ka marre targen e mjetit ne Drejtorine Rajonale te Transportit Rrugor Laç.
- Per te njejtin mjet, i pandehuri ka marre nje vertetim zhdoganimi ne Degen e Doganes Tirane date 16.09.2003, nje deklarate doganore dhe nje M.A. ne B.K.T, po me kete date, akte me te cilat ka plotesuar dosjen e automjetit, por tashme me dy pale dokumenta. Nga verifikimi i tyre rezulton se aktet e para me te cilat automjeti eshte pajisur me targa te Lezhes kane qene te fallsifikuara, ndersa aktet e dyta te plotesuara pas tre vjetesh jane reale. Ne keto rrethana provohet se gjate tre vjeteve 2001-2003, i pandehuri ka perdorur dokumenta te fallsifikuara. Fakti se ai e ka riparuar kete shkelje te ligjit ne vitin 2003, nuk do te thote se ai nuk ka pergjegjesi penale, po kjo eshte nje rrethane lehtesuese qe eshte marre ne konsiderate nga gjykata e shkalles se pare.
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; Prokurorin prane Gjykates se Larte, Artur Selmani, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues; av. P.Hysi, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit ; si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,
V Ë R E N
Vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder nr.253, date 02.10.2006 ndaj te cilit ka paraqitur rekurs prokurori, eshte i drejte, i bazuar ne ligj, ndaj ai duhet lene ne fuqi. Me kete vendim Gjykata e Apelit Shkoder ka pushuar çeshtjen pasi ka prishur vendimin nr.72, date 17.05.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe, qe deklaronte fajtor dhe denonte me gjobe te pandehurin Pjeter Prela per vepren penale te perdorimit te dokumentave te fallsifikuara, te parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal.
Nga aktet e administruara gjate gjykimit te çeshtjes, ka rezultuar se ne vitin 2001 i pandehuri ka bere hyrje ne Degen e Doganes Durres nje automjet te tipit "Iveco". Veprimet per targimin e ketij mjeti i pandehuri Pjeter Prela i ka kryer me ndihmen e personave te trete, duke u pajisur me vertetim zhdoganimi, deklarate doganore dhe mandat arketimin e bankes se Kursimeve Durres te dates 07.07.2001. Nga viti 2001 deri ne vitin 2003 ai ka perdorur mjetin tip "Iveco" pa asnje pengese nga autoritetet kompetente, derisa ne kete vit eshte vene ne dijeni nga keto autoritete se aktet e siperpermendura te perdorura per targimin e mjetit ishin te fallsifikuara. Eshte provuar se menjehere i pandehuri Pjeter Prela eshte paraqitur perpara autoriteteve doganore dhe eshte pajisur me date 16.09.2003 me vertetim te ri zhdoganimi dhe deklarate doganore, si dhe ka paguar detyrimet per mjetin vertetuar me mandat arketimin perkates, prane Bankes se Kursimeve Tirane. Qe nga kjo periudhe e ne vazhdim i pandehuri ka shfrytezuar pa asnje pengese mjetin prone e tij, nderkohe qe ne vitin 2005 ka nisur ndaj tij procedimi penal per vepren penale te perdorimit te dokumentave te fallsifikuara, te parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal, konkretisht per perdorimin nga viti 2001 deri ne vitin 2003 te dokumentave te fallsifikuara te mjetit (deklarate doganore, vertetim zhdoganimi, mandat arketimi te vitit 2001).
Kolegji Penal i Gjykates se Larte vlereson se sikunder ka arsyetuar edhe gjykata e apelit, i pandehuri Pjeter Prela nuk mund te pergjigjet ne kete rast per vepren penale te perdorimit te dokumentave te fallsifikuara, te parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal. Me te drejte gjykata e apelit, duke konstatuar padijenine e te pandehurit se po perdorte dokumenta te fallsifikuara, konkludon se ai nuk mund te pergjigjet per akuzen qe i ngarkohet, pasi krimi i perdorimit te dokumenteve te fallsifikuara kryhet vetem me dashje direkte.
Ne momentin qe nga autoritetet i eshte bllokuar mjeti dhe eshte njoftuar per kete fakt, i pandehuri nuk i ka perdorur per asnje moment dokumentet e fallsifikuara, perkundrazi ka rikryer te gjitha procedurat doganore dhe pagesat perkatese ne banke.
Perfundimisht, Kolegji Penal i Gjykates se Larte vlereson lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/”a” te K.P.Penale,
V E N D O S I
Lenien ne fuqi te vendimit nr.253, date 02.10.2006 te Gjykates se Apelit Shkoder.
Tirane, më 01.04.2009
Nr.1647.839 i Regj. Themeltar
Nr.150 Vendimit
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:
Shpresa Beçaj Kryesuese
Gani Dizdari Anëtar
Besnik Imeraj Anëtar
Andi Çeliku Anëtar
Spiro Spiro Anëtar
në seancën gjyqësore të datës 01.04.2009, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:
KËRKUES: PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË BERAT
OBJEKTI:
Njohja e vendimit penal të huaj që i përket të dënuarve:
Sokol Bega, Ferdinand Ismaili, Artan Cani dhe Berti Tase.
Gjykata e shkallës së parë Berat, me vendimin 1-Akti, datë 26.03.2007, vendosi:
Rrëzimin e kërkesës.
Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin 140, datë 13.07.2007, vendosi:
Ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke bërë njohjen e vendimit datë 24.09.2004 të Gjykatës së Breshias (Itali) dhe duke bërë konvertimin e dënimit si më poshtë:
Për të dënuarin Sokol Bega - nga 27 në 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
Për të dënuarin Artan Cani nga - 18.7 në 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
Për të dënuarin Berti Tase - nga 18.7 në 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Për të dënuarin Ferdinand Ismaili - nga 18.7 në 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Kundër vendimit të gjykatës së apelit kane paraqitur rekurs të dënuarit Artan Cani e Ferdinand Ismaili, si dhe mbrojtësi (me prokurë) i të dënuarit Berti Tase, av.Spiro Kaso, me të cilin kërkojnë prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke parashtruar:
- Është zbatuar gabim neni 514/dh i K.Pr.Penale, pasi ndaj këtyre personave është duke u zhvilluar një procedim penal nga gjykatat shqiptare për të njëjtin fakt për të cilin ata u deklaruan fajtorë dhe u dënuan nga Gjykata Italiane. Janë shkelur dispozitat e K.Pr.Penale, lidhur me papajtueshmërinë e gjyqtarit. Gjyqtari V. Hanxhari ka marrë pjesë edhe në caktimin e masave të sigurimit personal ndaj këtyre personave.
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Spiro Spiro; prokurorin B. Sheshi, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit; mbrojtësit e të gjykuarve B. Tase e A. Cani, përkatësisht - av. S.Kaso e H.Spahiu, të cilët kërkuan prishjen e vendimit të gjykatës së apelit e lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N
Se, në aktet e procedimit penal që u përket të gjykuarve Sokol Bega, Ferdinand Ismaili, Artan Cani dhe Berti Tase, u konstatua që, me vendimin nr.8/2004 të Regj. të Vendimeve të Gjykatës së Apelit Penal të qytetit të Breshës-Itali, ata janë deklaruar fajtorë për veprat penale të parashikuara në nenet 81, 110, 112, 156, 575, 577 e 3 të K.Penal Italian dhe u dënuan, përkatësisht: i gjykuari Sokol-me 27 (njëzet e shtatë) vjet burgim, kurse tre të tjerët-me nga 18 (tetëmbëdhjetë) vjet e 7 (shtatë) muaj burgim, secili.
Me kërkesën datë 04.01.2007 të Prokurorisë Berat, me objekt njohjen e këtij vendimi dhe konvertimin e dënimeve penale të mësipërme sipas legjislacionit Shqiptar, me arsyetimin se, për të njëjtin fakt kriminal, ishte regjistruar dhe vazhdonte të gjykohej një procedim penal nga Prokuroria e Rrethit Berat dhe gjykatat shqiptare, Gjykata e Shkallës së Parë Berat, me vendimin nr.1-Akti, date 26.03.2007, vendosi rrëzimin e kërkesës. Kurse Gjykata e Apelit Vlorë, e vënë në lëvizje me ankim të prokurorit, me vendimin nr.140, date 13.07.2007, ndryshoi vendimin e Gjykates se Shkallës së Parë Berat, duke vendosur njohjen e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Penal të qytetit Breshia-Itali dhe konvertimin e dënimeve të dhëna prej saj, për secilin prej të gjykuarve, sipas parashikimeve të dispozitave përkatëse të Kodit Penal të Republikes së Shqipërisë.
Kundër vendimit të gjykatës së apelit është bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, me të cilin kërkohet prishja e tij dhe lënia në fuqi e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke parashtruar shkaqet e përshkruara në pjesën e parë (hyrëse) të këtij vendimi.
Gjatë shqyrtimit të akteve u konstatua që pretendimi lidhur me shkeljet procedurale, që konsistojnë në papajtueshmërinë e gjyqtarit V. Hanxhari për shkak të pjesëmarrjes në procedim, nisur nga specifika që paraqet çështja objekt shqyrtimi, gjen mbështetje dhe duhet pranuar.
Në këtë përfundim u arrit pasi u konstatua që gjyqtari V. Hanxhari, (papajtueshmëria e të cilit pretendohet në rastin konkret), në një kohë kur kishte marrë pjesë në shqyrtimin e kërkesës së të gjykuarit B. Tase, për zëvëndësimin e masës së sigurimit personal të arrestit në burg (që ishte vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat, për efekte të njohjes pikërisht të vendimit penal të huaj, i cili përbën objektin edhe të vendimit nr.140, date 13.07.2007 të Gjykatës së Apelit Vlorë), mori pjesë edhe në gjykimin e çështjes penale, në shkallën e dytë, gjykim në të cilin ai ishte edhe kryesues i trupit gjykues, pjesëmarrje kjo që vjen në kundërshtim me urdhërimin kategorik që parashikohet në pikën 2 të dispozitës së nenit 15 të K.Pr.Penale. Sipas përmbajtjes së shkronjës “a” të dispozitës së nenit 128 të K.Pr.Penale, kjo shkelje procedurale e bën vendimin (nr.140, date 13.07.2007) absolutisht të pavlefshëm.
E njëjta shkelje u konstatua edhe lidhur me pjesëmarrjen, si në gjykimin e kërkesës për zëvëndësimin e masës së sigurimit personal caktuar ndaj të gjykuarit B.Tase, ashtu edhe në përbërje të trupit gjykues të gjykatës së apelit që dha vendimin nr.140, date 13.07.2007 të gjyqtares A. Liçaj.
Përpos kësaj, gjatë shqyrtimit të akteve, u konstatua që gjyqtari V. Hanxhari kishte marrë pjesë edhe në gjykimin në apel të çështjes së themelit, dërguar në gjykatë mbi procedimin penal, regjistruar për të njëjtin fakt kriminal nga Prokuroria Berat, gjykim, në përfundim të të cilit u dha vendimi nr.221, date 14.07.2003, i cili u prish nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.534, date 06.07.2005, të tij. Edhe pse ky ishte gjykim themeli, i ndryshëm, përsa i përket llojit nga gjykimi i zhvilluar për njohjen e vendimit penal të huaj, objekt shqyrtimi i vendimit nr.140, date 13.07.2007 dhe mospjesëmarrja e njëkohëshme në to, nuk parashikohet si ndalim i shprehur në dispozitën e nenit 15 të K.Pr.Penale, në kontekstin e çështjes objekt shqyrtimi, nuk mund të konsiderohet se del jashtë kuptimit të zgjeruar të përmbajtjes së shkronjës “c” të dispozitës së nenit 17 të K.Pr.Penale, rrethanë kjo, prania e të cilës detyron gjyqtarin të heq dorë nga gjykimi i çështjes së mëpasme.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/“ç” të K.Pr.Penale,
V E N D O S I
Prishjen e vendimit nr.140, datë 13.07.2007 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe kthimin e akteve, për rishqyrtim, në po atë gjykatë, me trup gjykues tjetër.
Tiranë, më 01.04.2009
Nr.1362.574 i Regj.Themeltar
Nr.162 i Vendimit
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:
Gani Dizdari Kryesues
Spiro Spiro Anetar
Besnik Imeraj Anetar
Majlinda Andrea Anetare
Andi Çeliku Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 08.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:
TË PANDEHURIT: HIL BASHAJ
A K U Z U A R:
Per vepren penale te vjedhjes,
parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder, me vendimin nr.209, date 20.06.2006, ka vendosur:
Të deklarojë fajtor të pandehurin Hil Bashaj për veprën penale të vjedhjes, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit të fillojë nga dita e zbatimit të vendimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.356, date 26.12.2006, ka vendosur:
Prishjen e vendimit nr.209, date 20.062006 te Gjykates se shkalles se pare Shkoder dhe pushimin e çeshtjes penale ne ngarkim te te pandehurit Hil Bashaj, akuzuar per vepren penale te vjedhjes, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder, ka paraqitur rekurs prokurori i Prokurorise se Apelit Shkoder, i cili ka kerkuar prishjen e tij dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:
- Me vendimin e Gjykates se Apelit Shkoder nuk jemi dakord, pasi eshte provuar teresisht se i pandehuri Hil Bashaj ka konsumuar elementet e vepres penale te vjedhjes se motorit tip “Modenas”, te cilen i demtuari Besnik Kola e kishte blere nga shtetasi Gjon Kola ne shumen 1.200.000 leke.
- I demtuari e ka njohur motorin e tij, pikerisht bazuar ne disa detaje qe vetem ai i ka ditur, prandaj deshmia e sakte dhe me te gjitha hollesite e te dy deshmitareve Rrok e Fran Kola, te cilet e kane patur ne perdorim motorin ne kohen kur eshte njohur nga i demtuari Besnik, tregojne qarte se kete motor e kane blere nga i pandehuri Hil Bashaj ne shumen 280 euro.
- Nje prove tjeter perben dhe fakti se i pandehuri ka qene njohur me pare nga i demtuari Besnik Kodra, pasi kane qene njohur me pare ne Greqi, prandaj dhe ne periudhen e veres, ne gusht te vitit 2005 eshte pare ne Velipoje nga i demtuari, gje qe korrespondon dhe me faktin se poseduesit e motorit e kane blere kete motor nga i pandehuri Hil Bashaj.
- Avokati i te pandehurit gjate gjithe shqyrtimit gjyqesor nuk ka dhene ndonje alibi per akuzen qe i behej, megjithese kishte prokuren e te pandehurit, pra ky i fundit ishte ne dijeni te akuzes qe i behej, por nuk dha asnje variant mbrojtje edhe pse akuzohej drejteperdrejteper nje veper penale nga persona konkrete.
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Shkoder; Av. Ylli Kamberi, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder; si analizoi çeshtjen ne teresi,
V Ë R E N
Se vendimi nr.356, date 26.12.2006, i Gjykates se Apelit Shkoder, eshte rezultat i zbatimit te drejte te ligjit, e si i tille duhet lene ne fuqi.
Nga provat e administruara ne seance gjyqesore, ka rezultuar se me date 09.11.2005, rreth ores 12.00, shtetasi Besnik Kodra ka qene ne qender te fshatit Hajmel, duke pire kafe tek nje lokal dhe ka pare nje motor qe i ngjante motorit te tij te vjedhur disa dite me pare. I demtuari eshte afruar me kujdes tek vendi ku ishte i parkuar motori dhe perfundimisht eshte bindur se ai ishte pikerisht motori qe i ishte vjedhur ne Velipoje. Ai ka pyetur personin qe do ta merrte, te cilin nuk e njihte dhe pasi personi eshte afruar, ka njoftuar policine e Laç Vau i Dejes dhe me pas ka bere kallzim ne posten e policise.
Pas ketij moment, te demtuarit i eshte kujtuar se i pandehuri Hil Bashaj kishte vajtur disa here ne Velipoje dhe eshte qartesuar me ne fund se i dyshuari i kesaj vjedhje ishte pikerisht ky person. I pandehuri ka shpjeguar se ai e kishte njohur motorin nder shenjat e tjera edhe nga sedilja e shqyer ne disa vende, se nga ana e jashtme motori ka patur pjese te thyera, etj.
I pyetur se ku e kishte marre motorin, shtetasi Rok Kodra ka deshmuar se kete motor ia kishte blere te pandehurit Hil Bashaj ne fshatin Kaç, tek servisi i motorave ne vleren 280 euro. Ky deshmitar deklaroi se te pandehurin Hil Bashaj e njeh, se e ka bashkefshatar dhe e ka pyetur per motorin nese e kishte te tij, apo te vjedhur dhe i pandehuri eshte betuar se e kishte te tij motorin. Ne keto kushte deshmitari Rrok Kodra, ne prani edhe te babait te tij Fran Kodra, ka blere motorin, i cili u identifikua nga Besnik Kodra se motori ishte i tij.
Ne kushtet si me siper, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder e ka deklaruar fajtor te gjykuarin Hil Kodra dhe ne baze te nenit 134/1 te K.Penal e ka denuar me pese muaj burgim, ndersa Gjykata e Apelit Shkoder ka prishur vendimin e mesiperm te Gjykates se shkalles se pare Shkoder dhe ka vendosur pushimin e çeshtjes penale ne ngarkim te te gjykuarit Hil Luigj Bashaj.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte u investua ne gjykimin e kesaj çeshtje mbi rekursin e paraqitur nga ana e prokurorit prane Prokurorise se Gjykates se Apelit Shkoder. Ne themel te ketij rekursi pretendohet se nga ana e gjykates se apelit nuk eshte bere çmuarja e drejte e provave konform dispozites se nenit 152 te K.Pr.Penale.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne ndryshim me sa pretendohet ne rekurs dhe pranohet nga gjykata e shkalles se pare, çmon se Gjykata e Apelit Shkoder, duke zbatuar drejt dispozitat e nenit 152 e 4 te K.Pr.Penale, ka arritur ne konkluzion te drejte se nuk provohet qe i gjykuari Hil Bashaj ka kryer vepren penale per te cilen akuzohet.
Gjykata e apelit arsyeton se me provat e marra e te shqyrtuara ne seance gjyqesore nuk provohet fakti se shtetasi Besnik Kodra ka patur motor, aq me teper nuk provohet menyra e marrjes apo e kalimit te ketij motori nga ky person tek i gjykuari Hil Bashaj. Fakti se i gjykuari Hil Bashaj i ka shitur me pare motorin tip “MODEAS” shtetasit Rrok Kodra, nuk perben prove te plote e te pakundershtueshme se i gjykuari Hil Bashaj eshte autori i vjedhjes se motorit, aq me teper qe shtetasi Besnik Marku nuk kishte bere me pare kallzim per humbjen e motorit ku te percaktonte karakteristikat e motorit, vendim, kohen e humbur te motorit, etj.; gjithashtu ky shtetas asnje here nuk ka paraqitur ndonje dokument qe te provoje pronesine apo posedimin mbi kete objekt te vjedhur.
Kolegji Penal e gjen te bazuar edhe arsyetimin tjeter te gjykates se apelit se vetem theniet e deshmitarit Besnik Kodra, i cili ne fillim nuk dyshonte tek askush, por me vone ka filluar te dyshoje tek nje person i cili quhej Hil dhe me te kishte ndenjur ne Athine, vetem per faktin se kishte ardhur disa here ne Velipoje, nuk mund te perbeje prove per fajesine e te gjykuarit per vjedhjen e motorit.
Perfundimisht çmohet se ne thelb te pretendimeve te parashtruara ne rekursin e organit te akuzes qendrojne shkaqe qe ky Kolegj nuk i gjen te pajtueshme me permbajtjen e dispozites se nenit 432 te K.Pr.Penale, persa kohe konstatohet se nga ana e gjykates se apelit, provat e shqyrtuara dhe te administruara jane çmuar ne perputhje me dispoziten e nenit 152 dhe 380 te K.Pr.Penale. Ne keto kushte, Kolegji Penal vlereson se vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder eshte i drejte e i bazuar ne ligj e si i tille duhet lene ne fuqi.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te neneve 441/“a” te K.Pr.Penale,
V E N D O S I
Lenien ne fuqi te vendimit nr.356, date 26.12.2006, te Gjykates se Apelit Shkoder.
Tirane, me 08.04.2009
Nr.1440/645 Regj. Themeltar
Nr.163 i Vendimit
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:
Gani Dizdari Kryesues
Spiro Spiro Anëtar
Majlinda Andrea Anëtare
Besnik Imeraj Anëtar
Andi Çeliku Anëtar
në seancen gjyqesore të datës 08.04.2009 mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:
TË GJYKUARIT: NIKOLLAQ MENI
A K U Z U A R:
Per kryerjen e vepres penale
te “Fallsifikimit te dokumentave”,
parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal.
Gjykata e rrethit gjyqësor Fier, me vendimin nr.1, date 05.01.2007, ka vendosur:
Te deklaroje fajtor te pandehurin Nikollaq Meni per vepren penale te “Fallsifikimit te dokumentave” dhe ne baze te nenit 186/1 te Kodit Penal denimin e tij me 1 (nje) vit burgim dhe 400.000 (katerqind mije) leke gjobe.
Detyrimin e te pandehurit Nikollaq Meni, qe kete gjobe ta paguaje brenda nje viti nga dita e marrjes forme te prere te ketij vendimi.
Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.191, date 05.06.2007, ka vendosur:
Prishjen e vendimit nr.1, date 05.01.2007 te Gjykates se Rrethit Fier dhe pushimin e çeshtjes ne ngarkim te pandehurit Nikollaq Meni.
Kundër vendimit nr.191, date 05.06.2007 të Gjykatës së Apelit Vlore ka bërë rekurs Pokurori i Apelit Vlore, për shkaqet:
- Nota e transkriptimit e paraqitur ne gjykim nga i pandehuri eshte e ndryshme nga ajo qe eshte gjendur ne Arkive, si persa i perket permbajtjes ashtu dhe formes.
- Keto elemente mund te konstatohen dhe me sy te lire.
- Si nota e traskriptimit e paraqitur ne gjykate nga i pandehuri Nikollaq Meni, ashtu dhe ajo ne emer te shtetasit Gaqi Llukan Vasiu, i perkasin te njejtes flete regjistri.
- Te dy dokumentet e mesiperme jane fotokopje, por qe shoqerohen me shkresen percjellese se Drejtorise se Arkivave, praktike kjo e njohur.
- Edhe arsyetimi i gjykates eshte i gabuar, pasi nga njera ane thote qe mungojne elemente te anes subjektive dhe elemente te tjere te vepres penale dhe nga ana tjeter çeshtja pushohet se nuk provohet fajesia e te pandehurit.
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
Do'stlaringiz bilan baham: |