OBJEKTI I PADISË:
Pjestim pasurie ne bashkepronesi.
Baza Ligjore: Neni 207 i Kodit Civil,
neni 270 e vijues i K.Pr.Civile.
Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr. s’ka, date 25.03.2004, ka vendosur:
Pranimin e pjesshem te kerkese-padise.
Lejimin e fazes se pare te pjestimit te pasurise se paluajtshme truall me siperfaqe totale 459 m2, nga i cili 92 m2 eshte siperfaqe e zene me ndertim, pus dhe depo me qerpiç, te cilat figurojne te regjistruara prane ZRPP Tirana 1, sipas regjistrimit hipotekor me nr.2026, date 15.03.1996, me nr.8/7 pasurie, me nr.8370 Zone Kadastrale, e ndodhur ne Rr.“4 Deshmoret”, me kufizime: veri-pasuria nr.8/62, Lindje-pasuria nr.9/3, Jug-pasuria nr.8/9, Perendim-pasuria nr.8/4 dhe 8/6.
Pjestimi i kesaj pasurie te behet midis bashkepronareve Hilmi Halimi dhe Krenar Halimi ne pjese ideale ne raportin, Hilmi Halimi merr 2/3 pjese te pasurise dhe Krenar Halimi merr 1/3 pjese te pasurise.
Rrezimin e kerkese padise per pjesen tjeter.
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.307, date 10.03.2005, ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.194 akti, date 25.03.2004 te Gjykates se Shkalles se pare Tirane, me ndryshimin qe nga pjestimi te perjashtohet depua me qerpiç.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.1133, date 11.10.2006, ka vendosur:
Prishjen e vendimit nr.307, date 10.03.2005 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.357, date 27.03.2007, ka vendosur:
Prishjen e vendimit civil nr.194 akti, date 25.03.2004 te Gjykates te Shkalles se Pare Tirane dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.
Kunder vendimit nr.357, date 27.03.2007 te Gjykates se Apelit Tirane, ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.C., brenda afatit ligjor, ka ushtruar rekurs i padituri Krenar Halimi, duke kerkuar prishjen e vendimit dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, per keto shkaqe:
- E vetmja detyre qe kishte lene Gjykata e Larte per tu plotesuar gjate rigjykimit te çeshtjes ishte te hetonte ne lidhje me depon e qerpiçit. Gjykata e apelit nuk kishte te drejte te vinte ne diskutim pjeset e tjera te vendimit.
- Duke pranuar pretendimet e pales paditese se ne pasurine e perbashket duhet te perfshihet edhe shtepia dykateshe, gjykata e apelit ka shkuar ndesh me ate qe ka pranuar dhe vendosur Gjykata e Larte, pra ka shkuar ndesh me dispoziten e nenit 486 te K.Pr.Civile.
Ne mbeshtetje te nenit 477 te K.Pr.C., ka ushtruar kunderrekurs pala paditese Hilmi Halili, duke kerkuar mospranimin e rekursit.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi rgjyqtarin Fatos Lulo; perfaqesuesin e pales se paditur, av.Agim Tartari, qe kerkoi prishjen e vendimit dhe dergimin e çeshtjes ne gjykaten e shkalles se pare per vazhdimin e gjykimit te fazes se dyte te pjestimit; si dhe pasi shqyrtoi çeshtjen ne teresi,
V Ë R E N
Nga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore rezulton se ne vitin 1943, me ane te kontrates noteriale perkatese, shtetesja Distra Halimi i ka shitur bashkeshortit te saj Siri Halimi nje shtepi banimi prej dy katesh ne qytetin e Tiranes, sot ne adresen Rrugen “4 deshmoret”. Palet ndergjyqese jane djemte e bashkeshorteve Halimi.
Nga deshmia e trashegimise date 04.09.1989, rezulton se ne vitin 1962 ka nderruar jete shtetasi Siri Halimi. Nga akti perkates konstatohet se Distra, Hilmi dhe Krenar Halimi jane njohur trashegimtare te te ndjerit Siri, secili ne 1/3 pjese.
Rezulton se ne vitin 1989, shtetesja Distra Halimi ka ngritur nje padi me objekt pjestimin e pasurise se perbashket. Si pale e paditur ne ate gjykim jane thirrur dy djemte e saj, ndergjyqesit aktuale. Rezulton se mbi kerkesen per mbrojtje ligjshmerie te kryetarit te Gjykates se Larte, pasi çeshtja u zgjidh nga gjykata e rrethit dhe ajo e zones, Kolegji Civil i Gjykates se Larte e mori çeshtjen ne shqyrtim. Me vendimin nr.227, date 03.11.1990, Kolegji Civil i Gjykates se Larte vendosi prishjen e vendimit te gjykates se zones dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit, ku kjo e fundit kishte rrezuar padine per pjestimin e pasurise.
Ne vendimin e Kolegjit Civil te Gjykates se Larte te vitit 1990, arsyetohet se prej 23 vitesh palet ndergjyqese kishin bere nje pjestim vullnetar te sendit, duke qendruar ne katin e dyte te baneses Distra dhe Hilmi Halimi dhe ne katin e pare Krenar Halimi. Pavaresisht se nga Kolegji Civil eshte konstatuar se veprimi juridik i pjestimit nuk eshte kryer ne formen e kerkuar nga ligji, ne veshtrim te institutit te parashkrimit fitues do te duhej te konsiderohej se pjeset takuese te paleve ishin te percaktuara tashme, e per kete shkak padia e pjestimit duhej te rrezohej.
Deri ne vitin 1996, shtepia dhe oborri rrethues i saj, rezultonin ne regjistrat e ZRPP Tirane si ne bashkepronesi ideale mes Distres dhe dy djemve te saj. Me kontraten e dhurimit date 15.03.1996, konstatohet se Distra Halimi pjeset e saj takuese ne pasurine ne fjale ia kalonte djalit te saj, paditesit Hilmi. Kontrata u transkriptua ne regjistrat e ZRPP Tirane.
Nga vertetimi i pronesise date 07.11.2002, rezulton se palet ndergjyqese jane te regjistruar si bashkepronare ne pjese te pandare te nje shtepie 2 kateshe, plus dhe depo me qerpiç. Ne kete vertetim pronesise eshte shenuar se paditesi Hilmi ka perfituar dhe pjesen takuese te Distra Halimit.
Ne keto kushte, paditesi Hilmi ka kerkuar gjyqesisht pjestimin e sendit te perbashket, nje shtepi dhe truallin perkates. Paditesi Hilmi ka pretenduar se gjate pjestimit gjykata duhet te mbante parasysh se ai ishte titullar i 3/6 pjese e pronesise qe i kishin kaluar nga nena si bashkepronare me atin ne shtepi, 1/3 pjese e pronesise qe i kishin kaluar nga nena si trashegimtare e atit te tyre, dhe 1/3 pjese e pronesise qe i kishte kaluar si trashegim atij vete nga ati i tij, pra gjithsej 5/6 pjese.
Ne fazen e pare te pjestimit, Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.25.03.2004, ka vendosur pranimin pjeserisht te padise. Gjykata e shkalles se pare Tirane e ka konsideruar gjë te gjykuar pjestimin e shtepise, duke iu referuar vendimit nr.227, date 03.11.1990 te Gjykates se Larte, e ne kete menyre e ka perjashtuar ate nga sendet e perfshira ne proçesin e shuarjes se bashkepronesise.
Ky vendim u ankimua dhe Gjykata e Apelit Tirane, e cila e la ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare, duke ndryshuar vetem rrethin e sendeve te cilat duhet te pjestoheshin, duke perjashtuar depon me qerpiç, e cila rezultonte si pjese e pasurise ne vertetimin e pronesise perkates. Çeshtja u shqyrtua dhe nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i cili me vendimin nr.1133, date 11.10.2006, arriti ne konkluzionin se vendimi i gjykates se apelit, qe la ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare dhene ne shqyrtimin e fazes se pare te pjestimit, duhej te prishej dhe çeshtja te dergohej per rishqyrtim vetem per te hetuar ne lidhje me ekzistencen e depos me qerpiç, kohen e ndertimit dhe marredheniet e pronesine mbi te. Nderkohe qe per pjeset e tjera, vendimi i gjykates se apelit u gjet i drejte nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte.
Pasi çeshtja u kthye per rigjykim, me detyrat perkatese te lena nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte, gjykata e apelit, gjate rishqyrtimit te çeshtjes, arriti ne konkluzionin se vendimi i gjykates se shkalles se pare per fazen e pare te pjestimit duhej te prishej pasi nuk ishin zbatuar kerkesat e ligjit per percaktimin e vleres se padise e per rrjedhoje nuk ishte respektuar dispozita e nenit 35 te K.Pr.Civile per formimin e trupit gjykues.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte marre ne zbatim te gabuar te dispozitave te K.Pr.Civile dhe si i tille ai duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per rigjykim ne po ate gjykate.
Sikurse u parashtrua me lart ne kete vendim, gjykata e apelit e rishqyrtoi çeshtjen konkrete, pasi Kolegji Civil i Gjykates se Larte prishi vendimin e meparshem te marre nga ajo gjykate fakti, duke lene detyrat perkatese per zbatim gjate rigjykimit. Neni 486 i K.Pr.Civile parashikon si vijon: “Udhëzimet dhe konkluzionet e Gjykatës së Lartë janë të detyrueshme për gjykatën që rishqyrton çështjen.” Pavaresisht permbajtjes se kesaj dispozite, rezultoi se Gjykata e Apelit Tirane gjate rigjykimit te çeshtjes nuk vendosi perseritjen e hetimit gjyqesor. Rezulton se u zhvillua nje seance e vetme gjyqesore, ne perfundim te se ciles u arrit ne konkluzionin se gjykata e shkalles se pare kishte lejuar shkelje proceduriale, te cilat sillnin si pasoje prishjen e vendimit te dhene prej saj.
Nderkohe, ky Kolegj çmon se gjate shqyrtimit te çeshtjes, qe konkludoi ne marrjen e vendimit nr.1133, date 11.10.2006, Gjykata e Larte i ka patur parasysh dhe shtruar per diskutim te gjithe elementet e gjykimit te zhvilluar deri ne ate faze, perfshire ate ne gjykate te shkalles se pare, qe lidhen si me anen proceduriale ashtu dhe me zgjidhjen e themelit te konfliktit mes paleve ndergjyqese.
Duke vepruar sikurse u parashtrua me lart, gjykata e apelit ka shkelur urdherimin ligjor qe e detyronte kete gjykate fakti, qe ne rigjykimin e çeshtjes, ne çdo rrethane, te zbatonte udhezimet dhe detyrat e lena nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte ne vendimin nr.1133, date 11.10.2006. Ka qene detyrim i kesaj gjykate, qe ne perputhje me dispoziten e nenit 486, 465 te K.Pr.Civile te vendoste perseritjen e hetimit gjyqesor per te hetuar mbi ekzistencen e sendit “depo me qerpiç”, kohen e ndertimit, marredheniet e pronesise, sikurse arsyetonte ne vendimin e tij Kolegji Civil i Gjykates se Larte.
Gjykata e apelit duhet te ftonte palet per te paraqitur provat perkatese per te arritur ne nje konkluzion ligjor per kete çeshtje, ashtu sikunder parashikon dispozita e nenit 9 te K.Pr.Civile. Pasi t’i administronte provat perkatese, kjo gjykate duhej te vendoste persa kerkohej nga palet (neni 6 i K.Pr.C.), duke vendosur ne lidhje me ekzistencen eventuale te bashkepronesise mbi sendit, raportet perkatese, si pjese keto te disponimit te gjykates gjate gjykimit te fazes se pare te pjestimit.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te Kodit te Proçedures Civile,
V E N D O S I
Prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane nr.357, date 27.03.2007 dhe kthimin per rigjykim te çeshtjes ne po kete gjykate, me trup tjeter gjykues.
Tirane, me 30.04.2009
Nr.11115-01985-00-2006 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-756 i Vendimit (166)
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:
Perikli Zaharia Kryesuese
Arjana Fullani Anëtare
Irma Bala Anetar
Guxim Zenelaj Anëtar
Aleksander Muskaj Anëtar
ne seancen gjyqesore te dates 30.04.2009, mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:
PADITËS TË K/PADITUR: ZIJA ÇELIKU, RAMAZAN ÇELIKU, NATASHA ÇELIKU, HOLTA ÇELIKU, ROVENA DAJA (ÇELIKU), NAIM ÇELIKU, ENGJELLUSHE ÇELIKU (HOXHA), BAJRAM ÇELIKU, FATBARDHA HUQI, (ÇELIKU), SIGI ÇELIKU, OLIVIA ÇELIKU ENGJELLUSHE ÇELIKU, perfaqesuar nga av. M.Ostreni
TË PADITUR K/PADITËS: BAJRAM ZAJMI, NAZMI FILOLLI, JONUZ HALILI, BANUSH SHABA, HALIME GJAKRASA, VIKTOR GJAKRASA, ARTAN GJAKROSA, MERLINA GJAKROSA, ne mungese
TË PADITUR: QERE BIRACI, VILMA GJAKROSA, ERISA GJAKROSA, MIRELA GJAKROSA, ILIR BIRACI, EDUART BIRACI, RUDINA BIRACI, RENALDO ZAJMI, MIMOZA ZAJMI, FILE FILOLLI, SABRI FILOLLI, ESTREF FILOLLI, MET FILOLLI, NIFE HALILI, IDRIZ HALILI, SILVANA HALILI, NAZMIE SHABA, MIGENA SHABA, ne mungese
KOMUNA FARKE, ne mungese
KESHILLI I QARKUT TIRANE, ne mungese
K.K.K.PRONAVE, ne mungese
ZYRA E REGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTSHME TIRANE, ne mungese
OBJEKTI I PADISË:
Detyrimi i te paditurve te na njohin pronare
ne nje siperfaqe trualli 22000 m2
te ndodhur ne fshatin “Shkoze” te Komunes se Tiranes.
Anullimi si te pavlefshem te akteve te marrjes se tokes ne pronesi.
Baza Ligjore: Neni 296 i K.Civil,
Ligji nr.7501, date 19.07.1991 “Per token”.
OBJEKTI I K/PADISË:
Anullimi i vendimit te K.K.K.Pronave
nr.264, date 17.08.2000, si i kunderligjshem.
Fshirjen nga Regjistrat e Pasurive te Paluajtshme Tirane
te prones ne emer te paditesave te k/paditur.
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendim nr.2030, date 11.04.2005, ka vendosur:
Rrezimin e padise.
Pranimin pjeserisht te kunderpadise.
Ndryshimin pjeserisht te vendimit nr.264, date 17.08.2000 te K.K.K.Pronave persa i perket kthimit ne natyre te siperfaqeve te trajtuara me ligjin per token, konkretisht:
siperfaqes prej 4000 m2 te familjes se Jonuz Halilit;
siperfaqes prej 9200 m2 te familjes Halit Xhakrosa;
siperfaqes prej 5500 m2 te familjes se Mustafa Biraci;
siperfaqes prej 700 m2 te familjes Banush Shaba;
siperfaqes prej 2000 m2 te familjes se Nazmi Filolli;
siperfaqes prej 5000 m2 te familjes Bajram Zajmit.
Gjykata e Apelit Tirane, me vendim nr.888, date 12.07.2006, ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.2030, date 11.04.2005 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.
Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe vendimit te gjykates se shkalles se pare kane paraqitur rekurs paditesat, perfaqesuar nga av. Maks Ostreni, te cilet kerkojne ndryshimin e vendimeve rrezimin e kunder padise dhe pranimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe:
- Vendimi i gjykates se apelit nuk eshte i bazuar ne ligj e ne prova.
- Kunder padia e bere nga te paditurit kunderpadites vjen ndesh me ligjin, pasi ne te jane perfshire pale te cilat nuk jane ne padi.
- Akti i marrjes se tokes ne pronesi i dhene nga komisioni i ndarjes se tokes te fshatit Shkoze eshte absolutisht i pavlefshem, pasi ky komision nuk ishte kompetent per te ndare kete toke qe ishte brenda vijes kufizuese te qytetit te Tiranes.
- Ky fakt provohet jo vetem me vendimin nr.45, date 07.02.1990, i cili ben fjale per futjen e kesaj toke brenda vijes se verdhe te qytetit te Tiranes, por edhe me proçes-verbalin e dates 01.09.1998 te Komunes Farke, nga i cili del se toka objekt konflikti eshte ndare ne kundershtim me ligjin nr.7501.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Guxim Zenelaj; avokatin e pales paditese te kunderpaditur; Maks Ostreni; i cili kerkoi ndryshimin e te dy vendimeve Gjykates se Apelit Tirane dhe Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe pranimin e kerkese padise; avokat Ardian Kasapi, perfaqesues me prokure per te paditurit kunderpadites Bajram Zajmi, Nazmi Filolli, Jonuz Halili dhe Artan Gjakrosa, i cili kerkoi lenien ne fuqi te dy vendimeve te Gjykates se Apelit Tirane dhe Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane; avokat Sokol Shehu, perfaqesues me prokure i te paditurit kunderpadites Banush Shaba, i cili kerkoi lenien ne fuqi te dy vendimeve te Gjykates se Apelit Tirane dhe Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane; ne mungese te paleve te tjera dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,
V Ë R E N
Vendimi nr.888, date 12.07.2006 i Gjykates se Apelit Tirane, i cili ka lene ne fuqi vendimin nr.2030, date 11.04.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, eshte i drejte, i bazuar ne ligje e per pasoje duhet te lihet ne fuqi.
Nga dosja ka rezultuar se:
Paditesave te kunderpaditur me vendimin nr.264, date 17.08.2000 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Tirane u eshte njohur pronesia mbi nje siperfaqe toke prej 75.200 m2, me kufizimet perkatese. Nga kjo siperfaqe komisioni u ka kthyer e kompensuar ne natyre ne pronen e tyre nje siperfaqe totale te lire prej 37.500, nga te cilat 15000 m2 si siperfaqe e lire qe u takon sipas ligjit, 15000 m2 si siperfaqe e lire, por qe u kompensohet ne truallin e tyre ne natyre dhe sip. prej 7500 m2 qe eshte 10% i sip. totale. Pjesa tjeter prej 37500 m2 do t’i kompensohet sipas ligjit.
Nga ana tjeter te paditurve kunderpadites, nga komisioni i ndarjes se tokes se fshatit Shkoze, ne baze te ligjit nr.7501 date 19.07.1991 “Per Token”, u ka kaluar ne fillim toke ne perdorim si ish-anetare te Nd.Bujqesore “Gjergj Dimitrov”, e me pas ne pronesi siperfaqe toke si toke bujqesore, te cilet jane pajisur me aktet e marrjes se tokes ne pronesi (tapi) dhe me pas çertifikatat e pronesise per secilin.
Ne keto kushte, pala paditese ka kerkuar me padi ne gjykate, detyrimin e te paditurve t’i njohin pronare te nje siperfaqe trualli prej 22.000 m2 te ndodhura ne fshatin “Shkoze” te Komunes Farke. Anullimin si te pavlefshem te akteve te marrjes se tokes ne pronesi me pretendimin se, kjo siperfaqe toke eshte prone e tyre, pasi eshte brenda vijes se verdhe te qytetit Tiranes dhe me pa te drejte komisioni i ndarjes se tokes se fshatit Shkoze e ka ndare si toke bujqesore, pasi eshte toke truall, e kthyer me vendim te K.K.K.P. pales paditese.
Po keshtu, nga ana tjeter te paditurit kunderpadites kane kerkuar me kunderpadi, anullimin e vendimit nr.264, date 17.08.2000 te K.K.K.P. me te cilin jane njohur pronare paditesat dhe fshirjen e regjistrimit ne hipoteke ne favor te tyre, me pretendimin se jane pronare te kesaj siperfaqe toke me tituj pronesie te rregullt, pasi siperfaqja objekt konflikti ka qene toke bujqesore, e ndare me ligjin nr.7501 “Per Token” dhe nuk mund te ndahej me vendim te K.K.K.P.-ve nje toke qe eshte trajtuar me pare me ligjin e mesiperm.
Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane, me vendim nr.2030, date 11.04.2005, ka vendosur:
Rrezimin e padise.
Pranimin pjeserisht te kunderpadise.
Ndryshimin pjeserisht te vendimit nr.264, date 17.08.2000 te K.K.K.Pronave persa i perket kthimit ne natyre te siperfaqeve te trajtuara me ligjin per token konkretisht:
-
siperfaqes prej 4000 m2 te familjes se Jonuz Halilit;
-
siperfaqes prej 9200 m2 te familjes Halit Xhakrosa;
-
siperfaqes prej 5500 m2 te familjes se Mustafa Biraci;
-
siperfaqes prej 700 m2 te familjes Banush Shaba;
-
siperfaqes prej 2000 m2 te familjes se Nazmi Filolli;
-
siperfaqes prej 5000 m2 te familjes Bajram Zajmit.
Gjykata e Apelit Tirane, me vendim nr.888, date 12.07.2006, ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.2030, date 11.04.2005 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.
Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe vendimit te gjykates se shkalles se pare, kane paraqitur rekurs paditesat, perfaqesuar nga av. Maks Ostreni, te cilet kerkojne ndryshimin e vendimeve rrezimin e kunder padise dhe pranimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe:
- Vendimi i gjykates se apelit nuk eshte i bazuar ne ligj e ne prova.
- Kunder padia e bere nga te paditurit kunderpadites vjen ndesh me ligjin pasi ne te jane perfshire pale te cilet nuk jane ne padi.
- Akti i marrjes se tokes ne pronesi i dhene nga komisioni i ndarjes se tokes te fshatit Shkoze eshte absolutisht i pavlefshem, pasi ky komision nuk ishte kompetent per te ndare kete toke qe ishte brenda vijes kufizuese te qytetit te Tiranes. Ky fakt provohet jo vetem me vendimin nr.45, date 07.02.1990, i cili ben fjale per futjen e kesaj toke brenda vijes se verdhe te Qytetit te Tiranes, por edhe me proçes-verbalin e dates 01.09.1998 te Komunes Farke, nga i cili del se toka objekt konflikti eshte ndare ne kundershtim me ligjin nr.7501.
Ka rezultuar se te paditurit kunderpadites dhe te paditurit ne kete gjykim si ish-anetare te Ndermarrjes Bujqesore jane pajisur ne fillim me aktet e marrjes ne perdorim te tokes bujqesore e me pas u ka kaluar toka ne pronesi me aktet e marrjes ne pronesi te tokes dhe jane regjistruar ne zyren e R.P.P. e pajisur me pas me çertifikatat perkatese.
Veprimet e kryera nga pala e paditur Komuna Farke per dhenien e tokes ne pronesi te familjeve me cilesine e te paditurve ne kete gjykim, jane te kryera ne zbatim te ligjit nr.8053, date 21.12.1995.
Ligji nr.8053, date 21.12.1995 "Per kalimin ne pronesi, pa shperblim te tokes bujqesore ", ka per qellim kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesore familjeve bujqesore ose individeve qe e kane ate ne perdorim, qellim ky i shprehur qarte ne nenin 1 te ketij ligji.
Ne gjykim eshte provuar se te paditurit kunderpadites, ne kohen e hyrjes ne fuqi te ketij ligji, e kane patur token ne perdorim dhe jo ne pronesi. Me aktet e marrjes se tokes ne pronesi te siperpermendurit jane pajisur ne vitin 1998, pra pas daljes se ligjit nr.8053.
Edhe ne keto kushte, shihet qarte se veprimtaria e ketij ligji nuk i shtrin efektet mbi siperfaqen e tokes objekt i ketij konflikti gjyqesor, ne vijim te nenit 2 te ligjit te siperpermendur.
Ne nenin 2 te ketij ligji percaktohet se:
"Perjashtohen nga dhenia ne pronesi:
1. Tokat bujqesore qe ne daten e hyrjes ne fuqi te ketij ligji, ndodhen brenda vijes kufizuese te qyteteve, fshatrave ose qendarve te banuara.
2. Tokat bujqesore te perfshira ne zonal me perparesi turizmin, sipas VKM nr.38, date 01.03.1993.
Ne piken 1 dhe 2 nuk perfshihen familjet ose individet qe i kane fituar keto toka bujqesore si bashkethemelues te ish-kooperativave bujqesore, apo te ndermarrjeve bujqesore ...".
Ne veshtrim te dispozites te sipercituar, ligjvenesi ka patur qellimin qe te perjashtoje nga dhenia (kalimi) ne pronesi, tokat bujqesore qe perfshihen ne pikat 1 dhe 2 te kesaj dispozite. Por, ne paragrafin e trete te po kesaj dispozite, ai (ligjvenesi) ben nje perjashtim nga perjashtimi (pika 1 dhe 2), qe do te thote se tokat bujqesore qe i kane fituar familjet ose individet si bashkethemelues te ish-kooperativave bujqesore, apo ndermarrjeve bujqesore, do t'u kalojne ne pronesi atyre.
Ne gjykim eshte provuar se te paditurit kunderpadites kane qene bashke-themelues te kooperatives bujqesore dhe te ndermarrjeve bujqesore. Ky fakt eshte provuar qarte ne gjykim me vertetimet e Komunes Farke date 29.06.2004, vendimin e Keshillit te Rrethit Tirane (Komisioni i tokes) nr.8, date 25.09.1998, si dhe me çertifikatat e gjendjes familjare te vitit 1947, ku pasqyrohet se ne momentin e hyrjes ne fuqi te ligjit nr.7501, date 19.07.1991, keto familje kane qene banore te fshatit Shkoze dhe anetare te Ndermarrjes Bujqesore. Pra edhe ne kete fakt (te supozuar), toka objekt konflikti duhej t'iu kalonte ne pronesi te paditurve kunderpadites.
I pabazuar ne ligj eshte edhe pretendimi i paditesve te kunderpaditur i parashtruar ne rekursin e paraqitur se, siperfaqja e tokes objekt konflikti eshte "toke truall" dhe jo "toke bujqesore", pasi ndodhet brenda vijave kufizuese (vijes se verdhe) te qytetit te Tiranes, kjo sipas vendimit nr.45, date 07.02.1990, i cili ben fjale per futjen e kesaj toke brenda vijes se verdhe te Qytetit te Tiranes, por edhe me proçes-verbalin e dates 01.09.1998 i mbajtur nga komisioni per verifikimin e dokumentacionit te tokes se fshatit Shkoze te ngritur me vendim te komisionit te tokes se rrethit Tirane, nga i cili del se toka objekt konflikti eshte ndare ne kundershtim me ligjin nr.7501, si siperfaqe toke brenda vijes se verdhe.
Fakti qe toka objekt gjykimi ndodhet brenda vijave kufizuese te qytetit te Tiranes (vijes se verdhe), nuk e ben ate "apriori" truall. Vija e verdhe nuk eshte kriter juridik por kriter teknik qe sherben per te percaktuar kufirin e ndertimeve ne nje zone te caktuar, dhe nuk ka te beje me percaktimin ose vijen ndarese se siperfaqet qe ndodhen brenda vijes se verdhe jane troje dhe ato jashte kesaj vije jane toka bujqesore. Ky konkluzion perkon tashme dhe me percaktimet ligjore te bera ne ligjin nr.7501, date 19.07.1991 “Per Token”, si dhe gjithe ligjet e tjera qe pasqyrojne perkufizimet per token, qofte per token bujqesore apo ate truall.
Keshtu Ligji nr.7501, date 19.07.1991 "Per Token", ne nenin 1 te tij, ka bere percaktimin e sakte te nocionit juridik te tokes bujqesore e konkretisht:
"Ne Republiken e Shqiperise, toka ndahet ne ... a) Toka bujqesore te lena me bimet e arave, pemishtet, vreshtat dhe ullishtet, kudo qe ndodhen, ne fshatra, qytete e qendra te tjera te banuara, pavaresisht nga madhesia e tyre”.
Toka objekt konflikti, ne kohen e hyrjes ne fuqi te ketij ligji, ka qene toke e mbjelle dhe si e tille, pavaresisht vendndodhjes dhe madhesise se saj, ka qene toke bujqesore ne kuptim te ketij ligji e pra edhe objekt i veprimit te ketij (ligjit).
Pikerisht ne zbatim te ketij ligji, Komisioni i Ndarjes se Tokes, pasi ka kryer te gjitha procedurat ligjore ne zbatim te tij, ka pajisur me toke ne perdorim e me pas ne pronesi te paditurit kunderpadites nepermjet Aktit te Marrjes se Tokes ne Pronesi.
Fakti qe kjo siperfaqe toke ka qene toke bujqesore, del qarte edhe nga permbajtja e pikes 1 te nenit 2 te ligjit nr.8053, date 21.12.1995, sipas te cilit: "... tokat bujqesore qe ne daten e hyrjes ne fuqi te ketij ligji ndodhen brenda vijave kufizuese te qyteteve, fshatrave ose qendrave te banuara ...".
Ne interpretim te kesaj dispozite, del qarte se "vija e verdhe" nuk ndan apriori "token bujqesore" nga "trualli", pasi toke bujqesore ka patur edhe "... brenda vijave kufizuese te qyteteve, fshatrave ose te qendrave te banuara ...", duke qene keshtu ne koneksitet me percaktimet e nenit 1 te ligjit nr.7501, date 19.07.1991 "Per Token".
Qe toka objekt gjykimi eshte toke bujqesore del qarte dhe nga shkresa nr.806/1, date 17.06.2002 e Keshillit te Qarkut Tirane, ku pasqyrohet se: “Bazuar ne dokumentacionin qe disponon Sektori i Administrimit Mbrojtjes se Tokes, Qarku Tirane, per fshatin Shkoze, Komuna Farke para vitit 1991 rezulton se toka objekt gjykimi ndodhet e regjistruar toke bujqesore “Are ...”, qe do te thote se regjimi juridik i kesaj toke nuk ka ndryshuar dhe me te drejte komisioni i ndarjes se tokes e ka ndare si te tille bazuar ne ligjin nr.7501 “Per Token”.
Drejt kane vepruar te dy gjykatat edhe ne lidhje me pretendimin e pales se paditur kunderpaditese persa i perket pranimit te kunderpadise per anullimin e vendimit nr.264, date 17.08.2000 te K.K.K.P.-ve,qe ka disponuar ne favor te pales paditese per token objekt gjykimi.
K.K.K.Pronave prane Bashkise Tirane, ka vepruar tej kompetencave te tij te percaktuara ne ligjin nr.7693, date 15.04.1993 "Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish-pronareve".
Ka rezultuar e provuar ne gjykim se, siperfaqja e tokes objekt konflikti ka patur dhe ka regjimin juridik "toke bujqesore". Ne kohen e hyrjes ne fuqi te ligjit nr.7698, date 15.04.1993, siperfaqja e tokes ne konflikt, per te cilen ka disponuar K.K.K.Pronave prane Bashkise Tirane, me vendimin nr.264, date 17.08.2000, ne favor te paditesave kunderpadites, ka qene "toke bujqesore".
Ne keto kushte, kjo siperfaqe toke, nuk ka qene objekt i veprimit te ligjit nr.7698, date 15.01.1993. Objekti i ketij ligji percaktohet qarte ne nenin 2/1 te tij, sipas te cilit: "per shkak te ketij ligji me prone do te kuptohet pasuria e paluajtshme ne formmen e tokes truall, ndertesave dhe çdo gje tjeter qe eshte bashkuar ne menyre te qendrueshme me to, si godina banimi, labrika, punishte, dyqane, magazina e cdo ngrehine tjeter”.
K.K.K.Pronave prane Bashkise Tirane nuk kishte diskrecion te dispononte mbi ate pasuri qe ishte "toke bujqesore". Kete te drejte, ky Komision do ta kishte vetem ne qofte se toka objekt gjykimi ne kohen e hyrjes ne fuqi te ketij ligji, do te ishte shndrruar ne truall, ne respektim te rregullit te percaktuar ne nenin 3/3 te ketij ligji.
Por siç eshte arsyetuar gjeresisht me siper ne pjesen pershkuesearsyetuese te ketij vendimi, siperfaqja e tokes objekt gjykimi, ne momentin e hyrjes ne fuqi te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 ka patur regjimin juridik "toke bujqesore", per me teper i ndare nga komisioni i ndarjes se tokes sipas ligjit nr.7501 “Per Token”, qe do te thote se K.K.K.P. prane Bashkise Tirane nuk kishte te drejte te dispononte me per kete siperfaqe per dy arsye : se pari eshte vepruar ne kundershtim me dispoziten ndaluese te nenit 2 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993, ku percaktohet nder te tjera: “Ky ligj nuk perfshin pasurine e paluajtshme ne formen e tokes te trajtuar nga ligji “Per token” dhe se dyti, duke qene se kjo pasuri kishte kaluar ne pronesi te personave me cilesine e te paditurve kunderpadites ne kete gjykim ne baze te nje ligji, shteti nuk e dispononte me kete siperfaqe, per kete fakt nuk munde te kalonte te drejta te tjereve te cilat nuk i ka, e per pasoje edhe organi i ngarkuar me ligj, siç eshte K.K.K.P.-ve prane bashkise ka dale tej kompetencave te veta kur eshte shprehur me vendim per kete siperfaqe objekt gjykimi.
Persa i perket pretendimit te parashtruar ne rekurs nga pala paditese se - kunder padia e bere nga te paditurit kunderpadites vjen ndesh me ligjin pasi ne te jane perfshire pale te cilet nuk jane ne padi, Kolegji Civil i Gjykates se Larte konkludon se pretendimi qendron, por nuk eshte shkak deri ne ate shkalle sa te çoje ne cenimin e vendimit.
Eshte e vertete qe ne padine objekt gjykimi jane kater te paditur Halil Xhakrosa, Nazmi Fjolli, Jonuz Halili dhe Mustafa Biraci, nga ku tre te paditurit e pare kane ngritur kunderpadi me vete dhe i padituri Mustafa Biraci po kunderpadi me vete, por me te cilin jane bashkuar ne kunderpadi dhe Bajram Zajmi dhe Banush Shaba (qe nuk jane si te paditur ne kete padi) te cilet kane kerkuar anullimin e vendimit te K.K.K.P.-ve qe u ka njohur dhe kthyer pronen objekt konflikti pales paditese.
Megjithese ne kete gjykim nga ana formale jane me cilesine e te paditurve kunderpadites, ne fakt kete kerkim mund ta benin ose me padi te veçante sipas rregullave te pergjithshme, ose me cilesine e nderhyresit kryesor (neni 189 i K.Pr.C.). Pavaresisht pozites proceduriale, nga ana formale keta kane bere padi kunder pales paditese (neni 189 i K.Pr.C.) ne formen e kunderpadise duke u bashkuar me te paditurit.
Pra ne vijim te arsyetimit te mesiperm ku keta persona veçse nuk jane te paditur, plotesojne te gjithe kushtet e tjera te nenit 189 e vijues te K.Pr.C. dhe duke qene se kjo parregullsi nuk passjell pasoja ne kete proçes dhe duke pare dhe ne vijim te parimit te nje gjykimi efektiv dhe per ekonomi gjyqesore, ku ky proçes ka qe ne vitin 2000 qe ka filluar, mund te ngelet vetem ne kuadrin e verejtjes dhe mosperseritjen ne te ardhmen e veprimeve te tilla.
Per sa siper, ne keto rrethana, Kolegji Civil i Gjykates se Larte arrin ne perfundimin se vendimi nr.888, date 12.07.2006 i Gjykates se Apelit Tirane, i cili ka lene ne fuqi vendimin nr.2030, date 11.04.2005 te Gjykates se shkalles se pare Tirane, eshte i drejte e duhet lene ne fuqi.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te Kodit Procedures Civile,
V E N D O S I
Lenien ne fuqi te vendimit nr.888, date 12.07.2006 te Gjykates se Apelit Tirane.
Tirane, me 30.04.2009
Do'stlaringiz bilan baham: |