REPUBLIKA E SHQIPERISE
GJYKATA E APELIT
TIRANE
NR. 4260/1423 REGJ. NR. 1534 VENDIMI
(21258-02860-30-2011)
DT. 11.11.2011 REGJ. DT. 14.06.2012 VENDIMI
V E N D I M
“Në emër të Republikës”
Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë prej:
Anëtar : Zamir PODA,
Anëtar : Ilir TOSKA,
asistuar nga sekretarja gjyqësore Dhurata Hasa, mori në shqyrtim në Tiranë, në datë 14.06.2012, në seancë gjyqësore me dyer të hapura, çështjen civile nr. 4260/1423, datë 11.11.2011, që i përket :
PADITËSE : Shoqëria “ALBtelekom” sh.a, përfaqësuar nga Suela Zyberaj dhe Valbona Greva.
TË PADITUR : 1. Nexhmedin Dingo; 2. Leonard Pajolli, në mungesë; 3. Gribos Licaj, në mungesë; 4. Suzana Muho, në mungesë; 5. Hider Lala, në mungesë.
OBJEKTI : - Detyrimin e të paditurve të paguajnë respektivisht shumat, Leonard Pajolli shumën 25933.66 Lekë; Gribos Licaj shumën 25973,8 Lekë; Nexhmedin Dingo shumën 25154.7 lekë; Suzana Muho shumën 25183.67 Lekë; Hider Lala shumën 26641.77 Lekë, si detyrim i papaguar nga shërbimi telefonik fiks.
BAZA LIGJORE : Neni 153 e vijues i Kodit të Procedurës Civile; nenet 419, 690, 698 e vijues të Kodit Civil, Ligji nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”.
Me vendimin nr. 5174, datë 15.06.2011, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur :
-
Pranimin e kërkesë-padisë.
-
Detyrimin e të paditurit Leonard Pajolli , të përmbushë detyrimin kontraktual të papërmbushur si dhe kamatvonesat në përmbushjen e tij, duke i paguar “Albtelecom” sh.a, në total vlerën 25933.66 (njëzet e pesë mijë e nëntëqind e tridhjetë e tre pikë gjashtëdhjetë e gjashtë )lekë.
-
Detyrimin e të paditurit Gribos Licaj , të përmbushë detyrimin kontraktual të papërmbushur si dhe kamatvonesat në përmbushjen e tij, duke i paguar “Albtelecom” sh.a, në total vlerën 25973.8 (njëzet e pesë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tre pikë tetë) lekë.
-
Detyrimin e të paditurit Nexhmedin Dingo , të përmbushë detyrimin kontraktual të papërmbushur si dhe kamatvonesat në përmbushjen e tij, duke i paguar “Albtelecom” sh.a, në total vlerën 25154.7 (njëzet e pesë mijë e njëqind e pesëdhjetë e katër pikë shtatë) lekë.
-
Detyrimin e të paditurës Suzana Muho , të përmbushë detyrimin kontraktual të papërmbushur si dhe kamatvonesat në përmbushjen e tij, duke i paguar “Albtelecom” sh.a, në total vlerën 25183.67 (njëzetë e pesë mijë e njëqind e tetëdhjetë e tre pikë gjashtëdhjetë e shtatë) lekë.
-
Detyrimin e të paditurit Hider Lala , të përmbushë detyrimin kontraktual të papërmbushur si dhe kamatvonesat në përmbushjen e tij, duke i paguar “Albtelecom” sh.a, në total vlerën 26641.77 (njëzet e gjashtë mijë e gjashtëqind e dyzet e një mijë pikë shtatëdhjetë e shtatë ) lekë.
-
Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palëve të paditura.
Kundër vendimit ka bërë ankim vetëm i padituri Nexhmedin Dingo, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe rrëzimin e padisë, duke paraqitur shkaqet e mëposhtme:
-
Më datë 30.04.11, kam shlyer detyrimin tim dhe kam mbyllur kontratën për këtë shërbim me “ALBtelekom” sh.a, në total vlerën 25.154.7 Lekë;
-
Më datë 03.07.2011 jam njohur me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nëpërmjet Postës Shqiptare.
GJYKATA E APELIT TIRANE
pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Edlira Petri; palën paditëse shoqërinë “ALBtelekom”sh.a, e cila konfirmoi pagesën e detyrimit nga ana e të paditurit dhe hoqi dorë nga e drejta e padisë; si dhe bisedoi çështjen në tërësi
V E R E N
Pranë Gjykatës së Apelit Tiranë është paraqitur ankimi i të paditurit Nexhmedin Dingo, kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin është pranuar padia e palës paditëse, shoqëria “ALBtelecom” sh.a., me objekt “Detyrimin e të paditurit të paguajë shumën 25154.7 lekë, si detyrim i papaguar nga shërbimi telefonik fiks”.
Në ankimin e tij, i padituri ka pretenduar se, para përfundimit të gjykimit dhe dhënies së vendimit objekt ankimi, ai i kish përmbushur detyrimet e tij kontraktore, ndaj palës paditëse. Duke qenë se ankimit, i është bashkëlidhur një fotokopje e librezës së telefonit, gjykata e apelit ka kërkuar paraqitjen personalisht të palëve, pasi asnjëra prej tyre nuk është paraqitur në gjykimin në shkallë të dytë.
Me paraqitjen e palëve ndërgjyqëse, përfaqësueset e palës paditëse, kanë konfirmuar pretendimin e të paditurit, Dingo dhe në këto kushte kanë hequr dorë nga e drejta e padisë.
Në nenin 201, paragrafi i dytë të Kodit të Procedurës Civile, përcaktohet se :
“Paditësi në çdo fazë të gjykimit mund të heqë dorë krejtësisht ose pjesërisht nga e drejta e padisë. Në këtë rast padia rrëzohet dhe paditësi nuk ka të drejtë të ngrejë përsëri po këtë padi. Heqja dorë nga e drejta e padisë përpara Gjykatës së Apelit sjell si rrjedhojë prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe rrëzimin e padisë.”
Në zbatim të dispozitës së mësipërme, Gjykata e Apelit Tiranë vlerëson se në kushtet kur pala paditëse hoqi dorë nga e drejta e padisë, ndaj të paditurit Nexhmedin Dingo, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duhet të prishet e të rrëzohet padia për këtë të paditur.
Për sa i përket disponimit lidhur me të paditurit e tjerë, gjykata e apelit nuk e merr në shqyrtim çështjen, pasi asnjë prej këtyre të fundit, nuk ka ushtruar ankim ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë.
PER KETO ARSYE
Gjykata e Apelit Tiranë, bazuar në nenin 201, paragrafi i dytë të Kodit të Procedurës Civile
VENDOSI :
-
Prishjen e vendimit nr. 5174, datë 15.06.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për të paditurin Nexhmedin Dingo dhe rrëzimin e padisë.
Tiranë, 14.06.2012.
ANËTAR ANËTAR KRYESUESE
Zamir PODA Ilir TOSKA Edlira PETRI
d.v. d.v. d.v.
Vërtetohet njësia me origjinalin
KANCELAR
ALTIN GJANA
Dh.H.
Do'stlaringiz bilan baham: |