Nr. Data palët faqe


Nr.11242-00526-00-2009 i Regj. Themeltar



Download 1,35 Mb.
bet16/33
Sana27.06.2017
Hajmi1,35 Mb.
#17000
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   ...   33

Nr.11242-00526-00-2009 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-439 i Vendimit (151)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga

Evjeni Sinoimeri Kryesuese

Fatos Lulo Anetar

Arjana Fullani Anetare

Evelina Qirjako Anetare

Ardian Dvorani Anetar


ne seancen gjyqesore te dates 23.04.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile, qe i perket:
PADITËS: PERPARIM DAKA, ne mungese

E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQERORE, ne mungese


OBJEKTI I PADISË:

Detyrimi i anes se paditur

te kryeje llogaritjet reale te pagave dhe kontributeve,

duke marre per baze vitet 1990, 1991 dhe 1992,

pasi ne llogaritjen e pensionit jane bere llogaritje te padrejta

dhe te pabazuara ne te verteten.

Baza Ligjore: Neni 32 i K.Pr.Civile,

ligji nr.7703 “Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise”,

me ndryshimet.


Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.2056 akti, date 23.02.2009, ka vendosur:

Shpalljen e moskompetences se kesaj gjykate ne shqyrtimin e çështjes me nr.2056 Akti.

Dergimin e çështjes, si dhe akteve bashkalidhur seksionit te shqyrtimit te mosmarreveshjeve administrative te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane.
Kunder vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, ne baze te nenit 64/2 te Kodit te Procedures Civile, ka parashtruar qendrimin e saj Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, e cila kerkon rregullimin e kompetences, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- Ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane ekziston ndarja ne seksione te dhomes civile, si: seksioni i civiles se pergjithshme, administrativ, tregtar, familjar, etj. Mirepo per shkak te ngarkeses se madhe ne hedhjen e shortit keto seksione bashkohen, ku dhe une si gjyqtare e seksionit administrativ kam gjykuar dhe çeshtje te seksioneve te tjera.

- Arsyetimi i gjyqtares qe e shpall çeshtjen jashte kompetence bie ndesh me nenet 61, 62, 322, 324 te K.Pr.Civile. Gjyqtarja ka detyrim te pranoje per gjykim çështjen qe i vjen nepermjet nje shorti te ndershem dhe korrekt.

- Neni 61 i K.Pr.Civile ka parashikuar mundesine e shpalljes se kompetences dhe dergimin e akteve per kompetence ne nje gjykate tjeter e jo brenda se njejtes gjykate e aq me pak brenda te njejtes Dhome Civile.

- Duke e pare te qarte se eshte e ndaluar nga ligji (neni 64 i K.Pr.Civile), krijimi i konfliktit per kompetence brenda te njejtes gjykate, e vetmja menyre e ligjshme per te zhbere praktiken e pambeshtetur ne ligj eshte parashtrimi i qendrimit ne Gjykate te Larte, e cila rregullon kompetencen.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani; dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Vendimi nr.2056 akti, date 23.02.2009 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane nuk eshte i mbeshtetur ne ligj, prandaj duhet te prishet dhe çeshtja t’i dergohet po te njejtes gjykate per vazhdimin e gjykimit, si gjykate komptente.

Me kerkese padine objekt gjykimi, Perparim Daka kerkon nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, te detyrohet i padituri Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore Tirane, te kryeje llogaritje reale te pagave e kontributeve me baze vitet 1990-1992, sepse llogaritjet aktuale jane te gabuara dhe jo te verteta.

Padia e mesiperme eshte regjistruar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane ne daten 15.09.2008. Sipas rregullave ligjore mbi caktimin e shortit dhe rregullave te brendshme te asaj gjykate per ndarjen e punes ne seksione e tek gjyqtaret e veçante, çeshtja i eshte caktuar gjyqtares Mariana Dedi.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, e formuar me gjyqtar te vetem si me siper, ne seance gjyqesore, pas marrjes ne shqyrtim kryesisht te kompetences lendore per gjykimin e çeshtjes, ka vendosur shpalljen e moskompetences se asaj gjykate dhe dergimin e akteve bashkelidhur seksionit te shqyrtimit te mosmarreveshjeve administrative te po se njejtes gjykate.

Gjyqtari i seksionit tregtar qe ka marre ne shqyrtim çeshtjen e derguar per kompetence ne menyren e sipertreguar, duke çmuar se ndodhej perpara ndalimit te konfliktit per kompetencen, sipas nenit 64 te Kodit te Procedures Civile, i ka parashtruar qendrimin e tij Gjykates se Larte per te vendosur per rregullimin e kompetences. Ne kete qendrim parashtrohet se ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane ekziston ndarja ne disa seksione te dhomes civile si seksioni i pergjithshem, administrativ, familjar, etj. Ndersa per shkak te ngarkeses se çeshtjeve dhe dinamikes se tyre, mbeshtetur ne Kodin e Procedures Civile dhe Ligjin per Organizimin e Pushtetit Gjyqesor, ne short dhe gjykime marrin pjese edhe gjyqtare te seksioneve te ndryshme, pavaresisht nga natyra e mosmarreveshjes. Neni 61 i Kodit parashikon mundesine e dergimit te çeshtjes per kompetence ndermjet gjykatave te ndryshme dhe jo brenda se njejtes gjykate.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se qendrimi i lartpermendur eshte i mbeshtetur ne ligj, prandaj vendimi objekt gjykimi duhet te prishet dhe çeshtja t’i dergohet te njejtit trup gjykues te asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit te saj.

Çeshtja objekt shqyrtimi eshte mosmarreveshje e natyres administrative. Prandaj, duke qene se pala e paditur ka seline ne Tirane, si kompetenca lendore, ashtu edhe ajo tokesore i perket Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, e cila, sipas dispozitave ne fuqi, ka te ngritur brenda saj seksion per gjykimit e çeshtjeve administrative.

Sipas nenit 320 ne lidhje me nenet 324 e 327 te Kodit te Procedures Civile, çeshtja me objekt mosmarreveshje administrative shqyrtohet nga seksioni administrativ i gjykates. Por njekohesisht, neni 322 i ketij Kodi lejon perjashtimin qe: “kur eshte ne interesin e nje ndarje te drejte te punes”, kryetari i gjykates te ngarkoje gjyqtaret me shqyrtimin e çeshtjeve qe nuk kane objekt mosmarreveshje te njejte ne lende me ate te seksionit ku bejne pjese. Nje parashikim te njejte ne parim dhe te ngjashem ne disiplinim ben edhe neni 18, pika 1 e ligjit nr.9877 date 18.02.2008 “Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise”.

Ne interpretim te drejte te dispozitave te lartpermendura, gjyqtari i caktuar me short per te shqyrtuar nje çeshtje, edhe pse natyra e mosmarreveshjes eshte e ndryshme ne lende, ka kompetencen tokesore e lendore dhe eshte i detyruar ta shqyrtoje ate. Nga ana tjeter eshte ne te drejten dhe çmimin e kryetarit te gjykates per te caktuar nje gjyqtar te nje seksioni tjeter qe te shqyrtoje nepermjet shortit, perjashtimisht, apo sipas situates se ngarkeses se punes, edhe çeshtje qe nga natyra jane per gjykim nga seksione te ndryshme nga ai ku ben pjese. Ne kete kuptim, perveçse kur sipas natyres se mosmarreveshjes ligji e ndalon shprehimisht, nuk mund te kete “dergim per kompetence” dhe as “konflikt kompetencash” per shqyrtimin e se njejtes çeshtje ndermjet gjyqtareve te se njejtes gjykate. Nisur nga dispozita e nenit 332, nje ndalim i tille nuk ekziston lidhur me mosmarreveshjet e parashikuara ne nenin 320 te Kodit te Procedures Civile.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 64 te Kodit te Procedures Civile,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.2056 akti, date 23.02.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe dergimin e çeshtjes per shqyrtim te njejtit trup gjykues te po asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit si gjykate komptente.


Tirane, me 23.04.2009


Nr.11243-00522-00-2009 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-491 i Vendimit (152)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Evjeni Sinoimeri Kryesuese

Ardian Dvorani Anetar

Fatos Lulo Anetar

Arjana Fullani Anetare

Evelina Qirjako Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 23.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:
PADITËS: PETRO VIDHI, ne mungese

TË PADITUR: TRUSHI SILO, AGRON SILO, ne mungese

DREJTORIA E ADMINISTRIMIT DHE MBROJTJES SE TOKES QARKUT FIER, ne mungese

ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TE PASURISE FIER, ne mungese.


OBJEKTI PADISË:

Detyrim per regjistrim te pasurise se paluajtshme.

Pajisje me çertifikate per vertetim pronesie.

Goditje te akteve te marrjes se tokes ne pronesi

te te paditurve Trushi Silo dhe Agron Silo.

Korrigjim te kartelave te pasurise se paluajtshme.



Baza Ligjore: Nenet 31-153 e vijues te K.Pr.Civile,

ligji nr.7843, date 13.07.1994 me ndryshimet e mevonshme

“Per Regjistrimin e pasurive te paluajtshme”.

Gjykata e Shkalles se Pare Fier, me vendimin nr.296, date 23.02.2009, ka vendosur:

Te deklaroje mungesen e juridiksionit gjyqesor te çështjes civile qe i perket paditesit Petro Vidhi, kunder te paditurve Trushi Silo, Agron Silo, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes se Tokes Qarkut Fier, Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive Fier, persa i perket objektit te padise “Goditje te akteve te marrjes se tokes ne pronesi te te paditurve Trushi Silo dhe Agron Silo”, per shkak se kjo çështje hyn ne juridiksionin administrativ.

Rrezimin e kerkese-padise se pales paditese Petro Vidhi kunder te paditurve Trushi Silo, Agron Silo, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes se Tokes Qarkut Fier, Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive Fier, me objekt “Detyrim per regjistrim te pasurise se paluajtshme (toke bujqesore), pajisje me çertifikate per vertetim pronesie, korigjim i kartelave te pasurise se paluajtshme”, si te pambeshtetur ne ligj.


Kunder vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Fier, ne baze te nenit 59/2 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar ankim te veçante Petro Vidhi, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe vazhdimin e gjykimit, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:
Shkaqet e parashtruara ne ankimin e veçante te Petro Vidhit:

- Gjykata ne vendimin e saj ka gabuar, pasi nuk eshte bazuar ne provat e administruara ne seance gjyqesore, te cilat tregonin me se miri se kjo çështje eshte ne juridiksionin gjyqesor.

- Gjykata Civile e Shkalles se Pare Fier ne vendimin e saj ka zbatuar keq ligjin procedurial civil e konkretisht nenet 41-59 e vijues te K.Pr.Civile, si dhe te ligjit me nr.9948, date 07.07.2008 “Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore“. Padia ishte bere perpara ligjit nr.9948.

- Gjykata vendimin e saj e ka marre ne kundershtim edhe me vendimin Unifikues nr.3, date 12.02.2008, ku shprehimisht ne piken 38.3 te tij thuhet:

Nese pretendohet pavlefshmeria absolute e akteve, kerkim qe nuk eshte i varur nga ndonje afat parashkrimi, gjykata nuk mund ta nxjerre çeshtjen jashte juridiksionit gjyqesor, pasi ne zbatim te nenit 121 te K.Pr.Administrative dhe nenit 331 te K.Pr.Civile, konstaton pavlefshmerine per efekt te zgjidhjes se pasojave juridike qe jane krijuar nga akti.
Shkaqet e parashtruara ne k/ankimin e Trushi e Agron Silo:

- Çeshtja eshte zgjidhur drejt nga gjykata dhe ankimi i paraqitur nga pala paditese nuk duhet pranuar.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Vendimi nr.296, date 23.02.2009 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier, ne lidhje me disponimin per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes persa i perket kerkimit te padise goditje e akteve te marrjes se tokes ne pronesi, nuk eshte i mbeshtetur ne ligj. Prandaj, per kete pjese, ky vendim duhet te prishet dhe çeshtja t’i dergohet po asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Me padine objekt gjykimi, ndermjet kerkimeve te tjera, paditesi Petro Vidhi ka kerkuar goditjen e akteve te marrjes se tokes ne pronesi te te paditurve Trushi Silo dhe Agron Silo.

Gjykata, pasi ka zhvilluar hetimin gjyqesor, ka arritur ne perfundimin se lidhur me kerkimin per goditjen e akteve te marrjes se tokes ne pronesi te te paditurve Trushi e Agron Silo, çeshtja te nxirret jashte juridiksionit gjyqesor. Ajo arsyeton se, per kete kerkim, mosmarreveshja nuk mund te zgjidhet ne rruge gjyqesore por ne rruge administrative, nepermjet procedurave e kompetencave qe ligji i ka dhene komisionit vendor te vleresimit te titujve te pronesise te krijuara prane prefektit te çdo qarku. Ne mbeshtetje ligjore te ketij perfundimi, gjykata sjell hyrjen ne fuqi te ligjit nr.9948, date 07.07.2008 “Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore”, i cili, ne nenet 7 dhe 8 te tij, parashikon kompetencen dhe funksionimin e komisioneve vendore per shqyrtimin e vlefshmerise se titujve te pronesise dhe te mosmarreveshjeve mes subjekteve ne lidhje me keto tituj.

Ne lidhje me kete disponim te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier ka ushtruar ankim te veçante paditesi Petro Vidhi, i cili ne thelb pretendon se ligji i lartpermendur ka hyre ne fuqi pasi ishte depozituar dhe ishte filluar shqyrtimi i padise dhe se gjykata arsyeton edhe ne kundershtim me vendimin unifikues nr.3 date 12.02.2008 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, ne lidhje me pavlefshmerite e veprimeve juridike dhe te akteve administrative.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se ankimi i veçante i paditesit permban shkaqe te mbeshtetura ne ligj. Prandaj, lidhur me disponimin per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes per kerkimin e padise goditje te akteve te marrjes se tokes ne pronesi, vendimi i gjykates se shkalles se pare duhe te prishet dhe çeshtja t’i dergohet po asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit per kete pjese.

Se pari, sikurse rezulton nga vendimi Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier dhe aktet e administruara e te pranuara prej saj ne gjykim, paditesi ka depozituar ne gjykate padine objekt i ketij gjykimi ne daten 17.06.2008. Nderkohe qe, ligji nr.9948 date 07.07.2008 “Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore”, ka hyre ne fuqi ne daten 16.08.2008. Ne rrethana te tilla, duke qene se ky ligj ka hyre ne fuqi pas fillimit te shqyrtimit gjyqesor te padise, eshte ligjerisht i gabuar vendimi i dhene nga gjykata per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes, me arsyetimin se ka hyre ne fuqi ligji i lartpermendur.

Se dyti, jo vetem qe ky ligj nuk ben ndonje parashikim retroaktiv per dergimin nga juridiksioni gjyqesor ne juridiksionin administrativ te shqyrtimit te mosmarrveshjeve administrative mbi titujt e pronesise se tokes bujqesore qe jane duke u gjykuar ne sistemin gjyqesor, por, nje norme a zgjidhje e tille, do te vinte ndesh edhe me parimet e normat mbi te cilat ngrihet rendi kushtetues dhe juridik ne Shqiperi. Ne nenin 7 te Kushtetutes parashikohet se: “Sistemi i qeverisjes ne Republiken e Shqiperise bazohet ne ndarjen dhe balancimin ndermjet pushteteve ligjvenes, ekzekutiv dhe gjyqesor.” Ndersa ne nenin 145, pika 3, parashikohet qe: “Nderhyrja ne veprimtarine e gjykatave ose te gjyqtareve passjell pergjegjesi sipas ligjit.” Edhe ne kete kuptim, arsyetimi i gjykates per deklarimin e mungeses se juridiksionit gjyqesor se çeshtja hyn ne juridiksionin administrativ, perben interpretim te gabuar te ligjit dhe te vete Kushtetutes.

Se treti, nuk ka vend per juridiksion administrativ te zgjidhjes se mosmarreveshjes edhe nisur nga rrethanat e pranuara ne vendimin e gjykates dhe aktet e administruara ne dosjen gjyqesore. Ne nje gjykim te meparshem eshte marre ne shqyrtim dhe eshte vendosur pranimi i padise se rivendikimit te ngritur nga paditesi Petro Vidhi, kunder te paditurve Trushi dhe Agron Silo. Objekt rivendikimi ka qene i njejti send, parcelat e tokes bujqesore 2/8 dhe 2/9, qe gjithashtu jane ne objektin material te padise per goditjen e akteve te marrjes se tokes ne pronesi ne kete gjykim. Keshtu, me vendimin nr.532, date 15.03.1996, te Gjykates se Shkalles se Pare Fier, i cili ka marre forme te prere, eshte vendosur detyrimi i te paditurve Trushi dhe Agron Silo (te paditur edhe ne gjykimin e sotem) qe t’i lirojne dhe kthejne paditesit Petro Vidhi (padites edhe ne gjykimin e sotem) parcelat e tokes bujqesore 2/8 e 2/9 me siperfaqe 28.450 m2. Edhe e vetme, kjo rrethane pengon gjykaten te disponoje nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, sepse asnje organ administrativ, perfshire edhe ato te parashikuara ne ligjin e ri nr.9948, date 07.07.2008, nuk kane asnje mundesi e kompetence te vene ne diskutim perfundimet dhe disponimet e nje vendimi gjyqesor te formes se prere. Pra, organi administrativ nuk mund te çmoje dhe vendose ndryshe ne lidhje me disponimin e vendimit gjyqesor per lirimin dhe dorezimin e prones nga poseduesi jopronar tek pronari joposedues. Sikurse u arsyetua me siper, çdo pretendim dhe qendrim i kundert nga ana e gjykatave do te vinte ndesh me parimet e normat kushtetuese.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte konstaton qe, ndonese eshte arsyetuar dhe disponuar ne lidhje me juridiksionin per zgjidhjen e mosmarreveshjes objekt gjykimi, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, duke zbatuar gabim ligjin procedurial ne arsyetimin e vendimit te saj, ka marre ne analize duke parashtruar perfundimet perkatese edhe ne lidhje me themelin e kerkimit te padise per goditjen e akteve te marrjes se tokes ne pronesi. Gjykata, nga njera ane lexon dhe pranon qe me vendimin e formes se prere nr.532, date 15.03.1996 te Gjykates se Shkalles se pare Fier eshte vendosur pranimi i padise se rivendikimit dhe se “… ai permban shprehimisht detyrimin e paditurit Trushi e Agron Silo t’i kthje paditesit Petro Vidhi …” siperfaqet e tokes objekt gjykimi. Por, nga ana tjeter, gjykata merr persiper te beje interpretime e te arrije ne perfundimin se, pavaresisht nga kjo, vendimi gjyqesor nr.532, date 15.03.1996 “nuk e ka bere pronar paditesin ...” dhe se ai vendim “… nuk shprehet as per titull pronesie e as per anullim te aktit te marrjes se tokes ne pronesi”. Madje arrin ne perfundime se aktet e marrjes se tokes ne pronesi per te gjitha palet ndergjyqese jane aktive dhe te vlefshme. Ne lidhje me nje qendrim te tille, Kolegji Civil i Gjykates se Larte i terheq vemendjen gjykates, sepse ajo nuk mund te marre ne shqyrtim, analizoje dhe arrije ne perfundime ne lidhje me themelin e kerkimit te padise, nese paraprakisht çmon te shprehet dhe me pas ka vendosur te disponoje se gjykimi i çeshtjes nuk hyn ne juridikisionin gjyqesor, por ne ate administrativ.

Perveç kesaj, eshte rasti qe gjykates t’i terhiqet vemendja edhe lidhur me arsyetimet e saj per venien ne diskutim apo qendrimin se gjyqfituesi ne vendimin nr.532, date 15.03.1996, Petro Vidhi, nuk ka titull pronesie, ndonese me ate vendim gjyqesor te formes se prere eshte vendosur pranimi i padise se ngritur prej tij per rivendikimin e sendit ne cilesine e pronarit joposedues dhe se te paditurit jane çmuar si posedues te paligjshem (jopronare) te parcelave te tokes bujqesore 2/8 e 2/9 (objekt material edhe i ketij gjykimi).

Se fundi, Kolegji Civil i Gjykates se Larte shikon me vend qe t’i terheqe vemendjen gjykates edhe per kohezgjatjen e pajustifikuar te shqyrtimit gjyqesor te çeshtjes ne rrethanat konkrete te pranimit, gjykimit dhe llojit te vendimit te dhene prej saj. Ndonese mbetet thelbesor per dhenien e drejtesise qe çeshtja te zgjidhet drejt sipas ligjit, pas nje hetimi gjyqesor ezaurues ku palet te mundesohen per te kerkuar e mbrojtur interesat e tyre te ligjshme, perseri, ne kuader te zhvillimit te nje proçesi te rregullt ligjor, ka nje rendesi te posaçme edhe fillimi e perfundimi i shqyrtimit te çeshtjes ne nje afat te arsyeshem (neni 42, pika 2 e Kushtetutes dhe neni 6, pika 1 e Konventes per te Drejtat e Njeriut dhe Lirite Themelore).

Ne çeshtjen objekt gjykimi padia eshte depozituar ne 17.06.2008, ndersa ligji nr.9948, date 07.07.2008 ka hyre ne fuqi ne 16.08.2008. Lidhur me dijenine e ligjit prezumimi ekziston edhe per palet, pra nuk mund te behet fjale qe gjykata e di ligjin (iuria novit curia).
Ne rrethana te tilla, Kolegji Civil çmon se nuk e gjen te justifikuar kohezgjatjen dhe vazhdimin e hetimit gjyqesor te metejshem te çeshtjes, madje duke vene ne bisedim pretendimet e provat lidhur me themelin e padise, nderkohe qe perfundimisht jepet vendim per nxjerrje jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes, pikerisht per shkak te hyrjes ne fuqi te ligjit te lartpermendur. Aq me teper kur, qe nga koha e ardhjes ne dijeni te hyrjes ne fuqi te ketij ligji dhe deri ne dhenien e vendimit te gjykates, kane kaluar me shume se 6 muaj.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 59 te Kodit te Procedures Civile,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.296, date 23.02.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier, ne pjesen ku disponohet per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes, lidhur me kerkimin e padise goditje e akteve te marrjes se tokes ne pronesi te te paditurve Trushi Silo dhe Agron Silo dhe dergimin e çeshtjes po asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit per kete pjese.

Tirane, me 23.04.2009

Nr.11241-00997-00-2007 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-622 i Vendimit (153)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:
Shpresa Beçaj Kryesues

Evjeni Sinoimeri Anetare

Ardian Dvorani Anetar

Fatos Lulo Anetar

Evelina Qirjako Anetare
ne seancen gjyqesore te dates 23.04.2009 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:
PADITËS: ALBAN TORO, perfaqesuar me procure te posaçme nga av. Flonja Tashko.

E PADITUR: AGJENSIA E SIGURIMEVE TE DEPOZITAVE, perfaqesuar nga juristja Ermila Petoshati.


OBJEKTI:

1. Detyrimin e te paditurit te me paguaje demshperblimin

per zgjidhjen e pajustifikuar te marredhenies se punes.

Shperblimin per vjetersine ne pune dhe pushimet e papaguara.

2. Demshperblimin e barabarte me 1 vit page

per arsye te zgjidhjes pa shkak te arsyeshem me motiv abuziv.

Baza Ligjore: Neni 153 i K.Pr.Civile.

Nenet 94/5, 145, 146, 152, 155 te K.Punes.


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, me vendimin nr.1547, datë 20.03.2006 ka vendosur:

Pranimin e padise.

Detyrimin e te paditurit te demshperbleje paditesin me nje shume sa paga e 1 viti pune per zgjidhjen e menjehershme, te pajustifikuar te kontrates se punes.

Detyrimin e te paditurit te demshperbleje paditesin me nje shume sa paga e nje viti pune per zgjidhjen e kontrates pa shkaqe te arsyeshme.

Detyrimin e te paditurit t`i paguaje paditesit 2 muaj page per mosrespektim te afateve te njoftimit.

Detyrimin e te paditurit t`i paguaje paditesit 1 muaj e 15 dite page si shperblim per vjetersi ne pune.

Detyrimin e te paditurit t`i paguaje paditesit pushimet vjetore te vitit 2005.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.123, datë 08.02.2007, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.1547, date 20.03.2006 te Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane.


Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tirane ka ushtruar rekurs pala e paditur Agjensia e Sigurimit te Depozitave, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- Akti administrativ per nderprerjen e marredhenieve te punes paditesit i ploteson te gjitha kushtet per te qene i vlefshem ligjerisht, si dhe per te qene i justifikuar sipas nenit 134 te K.Punes, sepse eshte bazuar ne Rregulloren e Personelit miratuar me vendimin nr.74, date 28.01.2004 ; ne rregulloren per Sektorin Juridik dhe Burimet Njerezore te Agjensise se Sigurimeve te Depozitave dhe nenet 23, pika 1 dhe 26, pika 1 te K.Punes.

- Gjykatat kane interpretuar ne kundershtim me provat e administruara prej saj.

- Gjykata arsyeton gabim vendimin, duke cituar se zgjidhja e kontrates eshte e menjehershme, e pajustifikuar dhe pa shkaqe te arsyeshme. Shprehja pa shkaqe te arsyeshme dhe e pajustifikuar jane e njejta gje dhe ne keto kushte, punedhenesi nuk mund te penalizohet dy here per te njejtin veprim.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relatimin e gjyqtares Shpresa Beçaj; perfaqesuesin e pales se paditur, Ermila Petoshati, qe kerkoi ndryshimin e dy vendimeve te gjykatave dhe rrezimin e padise; perfaqesuesin e pales paditese Av. Flonja Tashko, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Vendimi nr.123, date 08.02.2007 i Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimi nr.1547, date 20.03.2006 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, jane pjeserisht te pabazuar ne ligj dhe prandaj duhet te ndryshohen.

Nga aktet e dosjes gjyqesore dhe gjykimi i çeshtjes ne shkalle te pare dhe ne appel, rezulton se paditesi Alban Toro eshte punesuar prane pales se paditur ne daten 31.12.2002 me detyren fillimisht jurist dhe me vone pergjegjes i Sektorit Juridik, Burimeve Njerezore dhe Maredhenieve me Publikun. Me shkresen nr.14, date 09.01.2006 te Drejtorit te Pergjithshem eshte vendosur dhe komunikuar fillimi i procedimit disiplinor per marrjen e mases te largimit nga puna. Paditesi ka paraqitur qendrimin e tij me shkrim tek titullari i institucionit, i cili megjithate ka vendosur largimin e tij nga puna me shkresen nr.32, date 18.01.2006. Pas nderprerjes se maredhenieve te punes paditesi i eshte drejtuar gjykates me padi, duke pretenduar se zgjidhja e kontrates se punes eshte e menjehershme e pajustifikuar sipas nenit 153, si dhe eshte edhe pa shkaqe te arsyeshme sipas nenit 146 te Kodit te Punes, duke kerkuar edhe zgjidhjen e pasojave qe rrjedhin prej tyre.

Gjate gjykimit te çeshtjes, gjykata e shkalles se pare ka konstatuar se nuk eshte respektuar afati i njoftimit i parashikuar ne nenin 143 te Kodit te Punes, qe ne rastin e paditesit ky afat ishte 2 muaj, dhe ka vleresuar se zgjidhja e kontrates se punes nga punedhenesi eshte e menjehershme, e pajustifikuar pasojat e te ciles rregullohen sipas nenit 155 te Kodit te Punes, duke vendosur nje demshperblim per palen e paditur ne masen e pages se nje viti pune. Gjithashtu, gjykata ka vleresuar se zgjidhja e kontrates se punes nga punedhenesi eshte bere edhe pa shkaqe te arsyeshme dhe ne zbatim te nenit 146 te Kodit te Punes, ka vendosur edhe nje demshperblim tjeter ne masen e nje viti page. Ne vendim arsyetohet se: “Ne analize me te plote te konkluzioneve per dhenien e ketyre dy demshperblimeve gjykata ka bere interpretimin ligjor te dispozitave te zbatuara prej saj ne rastin ne shqyrtim, duke vene ne dukje se zgjidhja e kontrates se punes sipas nenit 146 te Kodit te Punes nuk konkuron zgjidhjen e saj sipas nenit 153 te tij. Ne rast se gjate gjykimit, pala qe ngre pretendimin provon edhe moszbatimin e kushteve te nenit 153, edhe te nenit 146 te Kodit te Punes, gjykata rregullon me vendim pasojat sipas te dy dispozitave te mesiperme ne menyre kumulative dhe jo alternative, apo perjashtimore”. Perfundimisht, gjykata ka arritur ne konkluzionin se zgjidhja e kontrates se punes te paditesit eshte e menjehereshme, e pajustifikuar, por edhe pa shkaqe te arsyeshme, duke e detyruar palen e paditur te demshperbleje paditesin me pagen e dy viteve pune.

Gjykata e Apelit Tirane pranon te njejtat aresyetime, e vlereson te drejte interpretimin per aplikimin kumulativ dhe jo alternativ te neneve 153 dhe 146 te Kodit te Punes dhe, pasi edhe ajo ben interpretimin e ketyre dy dispozitave, arrin ne perfundimin se vendimi i gjykates se shkalles se pare eshte i bazuar ne ligj, duke e lene ne fuqi ate.

Ne rekursin drejtuar Gjykates se Larte pala e paditur, nder te tjera, parashtron se interpretimi i dy gjykatave per aplikimin kumulativ te neneve 153 dhe 146 te Kodit te Punes, duke i njohur pales paditese demshperblimin ne masen dy vite page eshte ne kundershtim me frymen e dispozitave te Kodit te Punes, pasi ai penalizon ne menyre te dyfishte punedhenesin per te njejtin veprim.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, pasi e shqyrtoi çeshtjen ne teresi, vlereson se pretendimet e ngritura ne rekurs nga pala e paditur perbejne pjeserisht shkaqe ligjore qe percaktohen ne nenin 472 te Kodit te Procedures Civile per ndryshimin e vendimit te gjykates se apelit dhe te gjykates se shkalles se pare.

Interpretimi qe bejne dy gjykatat per aplikimin kumulativ te neneve 146 dhe 153-156 te Kodit te Punes eshte i gabuar dhe per rrjedhim, gjykatat e kane zbatuar keq ligjin. Nga aktet e dosjes dhe gjykimi i çeshtjes rezulton e provuar se zgjidhja e kontrates se punes te paditesit eshte bere me efekt te menjehershem, te pajustifikuar, ne kundershtim me nenet 153-155 dhe, gjithashtu se kontrata eshte zgjidhur edhe pa shkaqe te arsyeshme te percaktuara ne nenin 146, duke pranuar ekzistencen e njekohshme te shkaqeve te pajustifikuara dhe te shkaqeve te paarsyeshme per zgjidhjen e kontrates. Pavaresisht se situata juridike e problemit ka percaktime dhe rregullime ligjore jo shume te qarta dhe te sakta, Kolegji vlereson se keto dispozita permbajne dy forma te ndryshme te zgjidhjes se kontrates se punes, te cilat si ne rastin kur vertetohen veças njera-tjetres, ashtu edhe kur vertetohen se bashku, kane te njejtin efekt apo pasoje juridike, perfundimin e marredhenieve juridike te punes te punemarresit dhe detyrimin e punedhenesit me nje demshperblim vjetor. Ne rastin ne shqyrtim, kemi te bejme me nje kontrate pune me kohezgjatje te pacaktuar, e cila eshte zgjidhur pa shkaqe te arsyeshme dhe, gjithashtu kjo kontrate eshte zgjidhur edhe me efekt te menjehershem, te pajustifikuar, qe ju perkasin respektivisht neneve 146 dhe 153-155 te Kodit te Punes. Neni 146 trajton formen e zgjidhjes se kontrates kur afati i njoftimit eshte respektuar, por shkaqet per zgjidhjen e saj kane qene te paarsyeshme. Kur njera nga palet e zgjidh kontraten pa respektuar afatin e njoftimit, sipas nenit 143/4, zgjidhja trajtohet si zgjidhje e kontrates me efekt te menjehershem, duke ju referuar zbatimit te neneve 153-155 qe permbajne formen tjeter te zgjidhjes se kontrates. Keto dispozita jane te zbatueshme veças njera-tjetres kur vertetohet se zgjidhja e kontrates nga punedhenesi eshte bere ne njeren nga dy format e permendura, duke vendosur demshperblimin deri ne nje vit page. Parashikimi i demshperblimit ne dy dispozitat e permendura ka si qellim kryesor marrjen ne mbrojtje te punemarresit ne rastet e pushimit te paligjshem nga puna nepermjet garantimit te pagimit te nje demshperblimi nga punedhenesi. Pra, detyrimi maksimal i punedhenesit eshte pagimi i demshperblimit deri ne nje vit page, pavaresisht se vertetohet njera forme e zgjidhjes se paligjshme te kontrates, ose vertetohet forma tjeter. Por, kur zgjidhja e kontrates per shkaqe te paarsyeshme dhe zgjidhja e menjehershme, e pajustifikuar, vertetohen njeheresh, pra vertetohen te dyja format e zgjidhjes se kontrates nga punedhenesi, atehere keto dispozita duhet te zbatohen ne menyre konkuruese, sepse sjellin sebashku vetem nje pasoje juridike, perfundimin e marredhenieve juridike te punes te punemarresit ne kundershtim me ligjin, nepermjet zgjidhjes se kontrates se punes me nje akt pushimi nga puna te pambeshtetur ne ligj te punedhenesit. Per rrjedhoje, per punedhenesin duhet te vendoset vetem nje demshperblim vjetor.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i gjykates se apelit dhe i gjykates se shkalles se pare jane pjeserisht te pabazuar ne ligj dhe duhet te ndryshohen, duke vendosur vetem nje demshperblim ne masen e pages te nje viti pune dhe duke lene te pandryshuar detyrimet e tjera per palen e paditur.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/d te Kodit te Procedures Civile,


V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.123, date 08.02.2007 te Gjykates se Apelit Tirane ne lidhje me detyrimin e Agjensise se Sigurimit te Depozitave te demshperbleje paditesin me pagen e nje viti pune per zgjidhjen e menjehershme e te pajustifikuar te kontrates se punes, per te paguar pagen per 2 muaj per mosrepektim te afatit te njoftimit, per te paguar shperblim per vjetersi per nje muaj e gjysem page, per te paguar shperblimin per pushimin vjetor te vitit 2005.

Ndryshimin e vendimit nr.123, date 08.02.2007 te Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimit nr.1547, date 20.03.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe rrezimin e kerkimit te padise se paditesit per detyrimin e pales se paditur per demshperblimin me pagen e nje viti pune, per zgjidhje te kontrates se punes pa shkaqe te arsyeshme me motiv abuziv.
Tirane, me 23.04.2009
Nr.11118-02031-00-2006 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-644 i Vendimit (154)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:
Shpresa Beçaj Kryesues

Evjeni Sinoimeri Anëtare

Ardian Dvorani Anëtar

Fatos Lulo Anëtar

Evelina Qirjako Anëtare

ne seancen gjyqesore te dates 23.04.2009 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:


PADITËS: AFRIM LULJA, perfaqesuar nga Av. Roland Samarxhi

E PADITUR: SHOQERIA “VEFA HOLDING” SH.P.K. NEN ADMINISTRIM, perfaqesuar nga juristi Luan Muha


OBJEKTI:

Detyrimin e te paditurit per te me shperblyer demin e shkaktuar,

duke mbajtur ne perdorim te tyre ne menyre te paligjshme dhe me faj

truallin prej 5000 m2 prej dates 06 Korrik 2002 deri me daten 13 Nentor 2002,

ne shumen prej 2.945.000 Leke plus shpenzimet gjyqesore te bera per kete çeshtje,

plus fitimin e munguar deri ne ekzekutimin e vendimit.

Baza ligjore: Neni 608 e 640 i K.Civil.


Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore me vendimin nr.2464, date 21.11.2005 ka vendosur:

Pranimin pjeserisht te padise te paditesit Afrim Lulja. Detyrimin e te paditurit Administratoret e Perbashket te Shoqerise “VEFA” Holding sh.p.k. nen administrim, t’i jape paditesit Afrim Lulja shperblimin ne shumen 158.695 leke.


Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.417, date 07.07.2006 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.2464, date 21.11.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore.


Kunder vendimeve te mesiperme ka ushtruar rekurs paditesi, Afrim Lulja, i cili kerkon prishjen e vendimeve te mesiperme dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Vlore, me tjeter trup gjykues.
Paditesi ne rekursin e tij ka parashtruar keto shkaqe:

- Nuk jemi dakord me vendimin e gjykates se shkalles se pare persa i perket faktit se midis paleve ka nje kontrate qiraje verbale, pasi nuk kemi paraqitur dhe nuk kemi patur ndonjehere kontrate te tille.

- Ne kundershtim me vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore, gjykata e apelit arsyeton se nuk jemi para kontrates se qirase, por perpara demit te shkaktuar paditesit si pasoje e perdorimit te prones se tij nga ana e paditur, por ne kundershtim me kete arsyetim kjo gjykate le ne fuqi vleren e vendosur nga gjykata e faktit duke e mbeshtetur ne aktin e ekspertimit kontabel, ne nje kohe qe ne ne aktin e ekspertimit nuk permendet nje shume e tille

- Te dyja Gjykatat, si ajo e faktit dhe ajo e Apelit Vlore kane dhene vendimet e tyre perfundimtare ne kundershtim me nenin 224/b te K.Pr.Civile. Kur gjykatat kane mendim te kundert me ekspertin duhet te arsyetojne me hollesi kete mendim ne vendimin perfundimtar.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako; avokatin e pales paditese Roland Samarxhi, i cili kerkoi prishjen e vendimeve te dy gjykatave dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Vlore, me tjeter trup gjykues; perfaqesuesin e pales se paditur, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne gjykaten e apelit me tjeter trup gjykues, dhe si bisedoi çështjen ne teresi,


V Ë R E N

Gjykatat kane pranuar rrethanat dhe faktet e meposhtme:

Paditesi eshte pronar i nje siperfaqe trualli prej 5000 m2, e cila eshte pjese e siperfaqes teknologjike te Fabrikes se Tullave Vlore. Pronesia e paditesit mbi kete prone vertetohet me vertetimin e pronesise date 03.03.2005 leshuar nga ZRPP Vlore, ku prona figuron e regjistruar ne emer ne paditesit me nr.2567 hipoteke, date 19.05.1995.

Paditesi pronen e mesiperme e ka fituar ne menyre te prejardhur, me ane te kontrates se dhurimit nr.380 rep., dhe nr.13 kol., date 08.05.1995 nga dhuruesja Shyqyrane Ferra (Lulja), e cila e kishte fituar kete prone me vendim te Komisionit te K.K.P. nr.63, date 17.01.1995.

Nga aktet qe ndodhen ne dosje rezulton se pikerisht kjo siperfaqe eshte perdorur si ambient teknologjik nga subjekte, te cilet e kane pasur ne perdorim dhe me vone ne pronesi Fabriken e Tullave Vlore dhe konkretisht nga Bashkia Vlore, Z. Vehbi Alimuça, Shoqeria “Vefa Holding” sh.p.k. nen administrim, etj.

Ne keto kushte, ne vitin 1997 paditesi i eshte drejtuar Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore me padi, me anen e se ciles ai ka kerkuar “Detyrimin e te paditurve Bashkia Vlore dhe Vehbi Alimuça ne cilesine e pronarit te Shoqerise “Vefa Holding” sh.p.k. per te paguar respektivisht shumat prej 8000 USD, si rrjedhim i perfitimit pasuror pa te drejte, bazuar ne nenin 655 te K.Civil. Ne perfundim te ketij gjykimi, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, me vendimin e saj me nr.631, date 17.11.1997, ka vendosur” “Te pranoje padine e paditesit Afrim Lulja dhe te detyroje Bashkine e Vlores te paguaje shumen prej 4000 USD. Te detyroje te paditurin Vehbi Alimuça, president i firmes “Vefa Holding” sh.p.k. t’i paguaje paditesit shumen prej 8000 USD”.

Ky detyrim ne ngarkim te Z. Vehbi Alimuça eshte njohur me vone dhe nga shoqeria “Vefa Holding” sh.p.k. nen administrim, e cila me shkresen e saj me nr.protokolli 327, date 28.1.1998, dhe shkresen nr.268, date 02.05.2001 ka pranuar te paguaje ndaj paditesit qirane e tokes per periudhen qe kjo kompani ka qene nen administrim, sipas kushteve te caktuara ne vendimin e gjykates te siperpermendur. Kjo pagese do te llogaritej nga 24.11.1997 deri diten qe do te shitej objekti. Pagesa do te realizohej ne momentin qe do te merreshin te ardhurat nga shitja e objektit.

Ka rezultuar qe ana e paditur ka realizuar disa pagesa kundrejt paditesit. Nderkohe me kontraten e shitblerjes me nr.2710 rep., dhe nr.132 kol., date 13.11.2002, objekti Fabrika e Tullave Vlore eshte shitur ne ankand nga administratoret e shoqerise “Vefa Holding” sh.p.k.

Ne keto kushte, paditesi i eshte drejtuar Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore me kerkese padi, duke kerkuar nga shoqeria “VEFA Holding” sh.p.k. nen administrim, ne cilesine e te paditurit, t’a demshperbleje ne shumen 2.945.000 Leke, duke pretenduar se pala e paditur i ka shkaktuar nje dem atij duke shfrytezuar ne menyre te paligjshme dhe me faj truallin prej 5000 m2 per periudhen nga 06.07.2002 deri me 13.11.2002.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore me vendimin nr.2464, date 21.11.2005 ka vendosur:

“Pranimin pjeserisht te padise se paditesit Afrim Lulja. Detyrimin e te paditurit Administratoret e Perbashket te Shoqerise “VEFA Holding” sh.p.k. nen administrim, t’i jape paditesit Afrim Lulja shperblimin ne shumen 158.695 Leke”.

Gjykata arsyeton ne vendimin e saj se “nuk qendron pretendimi i paditesit ne lidhje me shperblimin e demit nga shfrytezimi pa nje te drejte te njohur prej tij per periudhen ne fjale.

Kjo gjykate argumenton se midis paleve ka ekzistuar nje kontrate qiraje verbale me te drejta dhe detyrime reciproke dhe se per periudhen e pretenduar nga paditesi, prej te paditurit nuk eshte permbushur detyrimi per pagimin e qirase nga perdorimi i truallit.

Kjo gjykate arsyeton se ne kushtet kur kemi nje detyrim kontraktor te pa zbatuar, i cili ka te beje me vonesen ne pagimin e nje shume parash, shperblimi i demit, ne baze te nenit 650 te K.Civil, percaktohet ne kamatat e arrira prej dates se fillimit te voneses se debitorit ne monedhen zyrtare ku behet pagimi i llogaritur ne baze te perqindjes se caktuar me ligj.”

Per kete qellim, gjykata ka caktuar dhe nje ekspert, i cili ka bere llogaritjet perkatese ne disa variante si per shperblimin e demit dhe fitimin e munguar, ashtu dhe per mospagimin e qirase per periudhen qe kerkohet.



Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.417, date 07.07.2006 ka vendosur:

“Lenien ne fuqi te vendimit nr.2464, date 21.11.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore”.

Por kjo gjykate nuk ka qene plotesisht dakord me arsyetimin e vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore. Ne vendimin e saj ajo arsyeton se nuk jemi para nje marredhenieje juridike siç eshte kontrata e qirase, pasi mes paleve nuk ka patur asnjehere marredhenie kontraktore. Nga provat qe ndodhen ne dosje vertetohet ekzistenca e demit dhe paligjshmeria e veprimeve te pales se paditur, pasi kjo pale ka perdorur truallin pa vullnetin e shprehur te paditesit.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs ne Gjykaten e Larte paditesi, i cili ka kerkuar prishjen e vendimeve te dy gjykatave dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne gjykaten e apelit, me tjeter trup gjykues.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se rekursi i paraqitur nga paditesi permban shkaqe nga ato te parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Vlore nr.417, date 07.07.2006, qe ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore nr.2464, date 21.11.2005, vjen ne kundershtim me ligjin.

Ky Kolegj veren se konkluzioni i arritur nga Gjykata e Apelit Vlore se midis paleve nuk ka ekzistuar marredhenie kontraktuale dhe palet nuk ndodhen ne kushtet e nje kontrate qiraje verbale eshte i sakte. Pavaresisht se palet ne korrespondencen e tyre permendin fjalen qira per truallin prone te paditesit, nuk ekziston asnje kontrate qiraje e realizuar mes paleve. Ne baze te nenit 803 te K.Civil, paragrafi i fundit, kontrata e qirase, kur afati i saj eshte mbi nje vit, duhet bere me shkrese. Pra kusht i vlefshmerise se nje kontrate qiraje me afat per me shume se nje vit eshte forma e saj shkresore. Nga provat qe ndodhen ne dosjen gjyqesore rezulton se i padituri pronen e paditesit e ka perdorur per me shume se nje vit. Pala e paditur, “Vefa Holding” sh.p.k. nen administrim, pavaresisht ndryshimeve ne pronesine e kapitalit te saj, e perdor pronen e paditesit qe prej vitit 1997. Ne kushtet kur nuk ekziston nje kontrate qiraje, midis paleve nuk mund te pretendohet per mosplotesim te detyrimeve kontraktuale.

Fakti qe nuk ka asnje prove shkresore per te provuar çfare lloj marredhenie juridike kane realizuar palet i jep te drejten paditesit te ngreje padi per te kerkuar shperblimin e demit jashtekontraktor te ardhur si pasoje e perdorimit te paligjshem te sendit nga te tretet (neni 31 i K.Pr.Civile dhe neni 608 i K.Civil).

Kolegji Civil i Gjykates se Larte nenvizon se eshte pikerisht paditesi ai, i cili percakton dhe disponon objektin e padise, bazuar ne nenin 5 te K.Pr.Civile. Gjykata pas nje hetimi te plote dhe te gjithanshem, bazuar ne nenet 12,14 te K.Pr.Civile, çmon nese kerkimi i paditesit, me ate shkak dhe ate objekt, qendron apo jo. Gjykata shprehet vetem per ate qe kerkohet, pa kaluar kufijte e objektit te padise. Gjykata nuk mundet qe te dale jashte kerkimeve te paleve, te ndryshoje objektin e padise dhe aq me teper te percaktoje marredheniet juridike te paleve jashte ekzistences se provave qe e vertetojne ate.

Ka rezultuar qe ana e paditur eshte detyruar qe te paguaje nje shume prej 8000 USD per dy vjet (1996-1997), jo si pasoje e marredhenieve kontraktuale, por si pasoje e nje vendimi gjyqesor nr.631, date 17.11.1997. Padia e ngritur nga paditesi Afrim Lulja ne kete gjykim ka qene: “Detyrimi i Vehbi Alimuçes dhe i Bashkise Vlore per te paguar respektivisht shumat prej 8000 USD si perfitim pasur pa te drejte, ne baze te nenit 655 te K.C.” Pra, kerkimi i paditesit ne kete gjykim ka qene i qarte dhe ka konsistuar ne perfitimin pasuror pa te drejte.

Duke pranuar konkluzionin qe jemi para kerkimit per shperblimin e demit jashtekontraktor, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se Gjykata e Apelit Vlore, ne rigjykim, duhet te beje nje hetim te plote dhe te gjithanshem persa i perket ekzistences se kater elementeve te demit jashtekontraktor dhe ne menyre te veçante te elementit faj te anes se paditur. Kjo per faktin se siç rezulton nga provat qe ndodhen ne dosjen gjyqesore, paditesi ka pranuar dhe vazhduar te marre te hollat nga ana e paditur ne masen e rene dakort dhe nderkohe, siç vertetohet nga shkresa me nr.327 protokolli, date 28.01.1998, ai ka pranuar qe te marre shumen qe i takon ne momentin kur do te arketoheshin te ardhurat nga shitja e objektit.

Gjithashtu Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se Gjykata e Apelit Vlore ka gabuar ne vendimin e saj kur ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore, persa i perket vleres se demit te shkaktuar. Rezulton qe konkluzionet e dy gjykatave jane te kunderta. Ndersa Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore e ka trajtuar detyrimin e anes se paditur si qira trualli dhe e ka detyruar ate qe te paguaje ne favor te paditesit nje shume prej 158.695 Leke, Gjykata e Apelit Vlore e ka trajtur si dem te shkaktuar dhe e ka detyruar anen e paditur po me te njejten shume.

Konkluzioni i gjykates se apelit vjen ne kundershtim dhe me aktin e ekspertimit, i cili persa i perket demit te shkaktuar (arsyetimi qe ka pranuar gjykata e apelit) dhe fitimit te munguar (ne formen e interesave bankare), ka nxjerre vlera krejt te ndryshme. Vendimi i kesaj gjykate vjen ne kundershtim me nenin 224/b te K.Pr.Civile, qe parashikon se: “Mendimi i ekspertit nuk eshte i detyrueshem per gjykaten dhe kur kjo ka mendim te kundert me ekspertin, duhet te arsyetoje me hollesi kete mendim ne vendimin perfundimtar, ose ne nje vendim qe jep gjate gjykimit”.

Gjykata e apelit ne vendimin e saj ka nje mungese te plote arsyetimi persa i perket faktit se perse ka pranuar te detyroje anen e paditur me te njejten vlere si ajo e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore, ne nje kohe qe arsyetimi i dy gjykatave per marredhenien juridike midis paleve eshte i ndryshem. Kjo mungese arsyetimi ka lidhje te drejtperdrejte me proven thelbesore te ketij gjykimi. Ne keto kushte, arsyetimi i vendimit te gjykates se apelit eshte ne kontradikte me dispozitivin.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se ne kushtet qe Gjykata e Apelit Vlore ka bere nje trajtim tjeter juridik nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore persa i perket konfliktit midis paleve ndergjygjese, ajo ishte e detyruar qe ose t’i referohej aktit te ekspertimit, ose ne rast se ky akt ekspertimi nuk permbushte kriteret ligjore te parashikuara nga neni 229 i K.Pr.Civile, kjo gjykate duhet te riçelte qofte dhe kryesisht hetimin gjyqesor dhe te caktonte nje ekspert te fushes perkatese, i cili do te llogariste pikerisht demin e shkaktuar dhe fitimin e munguar te ardhur si pasoje e perdorimit te sendit.

Percaktimi i qarte i vleres se demit eshte nje prove shume e rendesishme per zgjidhjen e plote dhe perfundimtare te konfliktit mes paleve.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Vlore, i cili ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore, duhet prishur dhe per nje fakt tjeter, pasi gjykata e shkalles se pare ne dispozitivin e vendimit te saj eshte shprehur per “Detyrimin e te paditurit Administratoret e perbashket te shoqerise “Vefa Holding” sh.p.k. ne administrim”.

Te paditur ne kete gjykim nuk jane administratoret e shoqerise si persona fizike, siç e ka cilesuar gjykata ne dispozitiv, por eshte personi juridik Shoqeria “Vefa Holding” sh.p.k. nen administrim, e cila perfaqesohet ne gjykim nga administratoret e saj. Kjo pasaktesi ne dispozitivin e vendimit ka lidhje te drejteperdrejte me ekzekutimin e tij dhe mund te sjelle pasoja per persona fizike, te cilet nuk jane te paditur ne kete proçes.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.417, date 07.07.2006 te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim prane kesaj gjykate, me tjeter trup gjykues.


Tirane, me 23.04. 2009

Nr.11227-00004-00-2007 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-553 i Vendimit (155)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Shpresa Beçaj Kryesuese

Evjeni Sinoimeri Anetare

Ardian Dvorani Anetar

Fatos Lulo Anetar

Evelina Qirjako Anetare


ne seancen gjyqesore te dates 23.04.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:
PADITËS: RIZA DIDA, ILMI SPATA, perfaqesuar nga Av. Vadiola Muço

FLAMUR AVDYLI, perfaqesuar nga Av. Shpetim Beqiraj

TË PADITUR: ILMI TOLLJA, prezent

KUJTIM BAJOLLARI, HAJRIJE LAMCE, SANIJE LAMKAJ, perfaqesuar nga Av. Vezir Barolli.


OBJEKTI:

Kthimin e shumes prej 35.631.817 leke,

te paguara per hotel ”Butrintin”,

si dhe shperblimin e demit te shkaktuar

per shkak te mospermbushjes ne afat te detyrimit.

Detyrimin e te paditurve te kthejne shumen 16.637.348 leke,

shperblimin e demit te shkaktuar per shkak te mospermbushjes ne afat

te detyrimit per pagimin e vleres se shpenzimeve te kryera ne pronen e tyre.

Baza Ligjore: Neni 32/b, 202 i K.Pr.C.,

nenet 445, 450, 640, 1050 te K.C.




Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.2187, date 10.11.2004, ka vendosur:

Pranimin pjeserisht te kerkese-padise se paditesave Riza Dida, Ilmi Spata, Flamur Avdyli, duke detyruar te paditurit Ilmi Tollja, Kujtim Bajollari, Hajrije Lamce, Sanije Lamkaj qe t’i kthejne solidarisht paditesave shumat e meposhtme:

Paditesit Riza Dida 47.860.782 leke, e perbere nga detyrimi principal 17.541.763 leke dhe dem 30.319.019 leke.

Paditesit Ilmi Spata 49.355.977 leke, e perbere nga detyrimi principal 18.090.054 leke dhe dem 31.265.923 leke.

Paditesit Flamur Avdyli 46.508.200, e perbere nga principali 16.637.348 leke dhe dem 29.870.856 leke.

Detyrimin e te paditurve Ilmi Tollja, Kujtim Bajollari, Hajrije Lamce, Sanije Lamkaj t’i paguajne paditesit Flamur Avdyli shumen 9.092.780 leke, qe i perket vleres se punimeve te kryera ne pronen e te paditurve.

Rrezimin e padise persa i perket pageses se shumes qe lidhet me vonesat ne ekzekutimin e detyrimit kryesor, si e pabazuar ne ligj.
Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.465, date 04.10.2006, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.2187, date 10.11.2004 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Durres.


Kunder vendimit te gjykates se apelit kane ushtruar rekurs te paditurit Kujtim Bajollari, Hajrije Lamce, Sanije Lamkaj, te cilet kerkojne prishjen e vendimeve gjyqesore dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e rrethit gjyqesor Durres, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykatat nuk kane analizuar provat mbi te cilat bazojne vendimet e tyre, duke shkelur kerkesat e nenit 126, 310/2 te K.Pr.Civile.

- Gjykata e apelit nuk pranoi qe eksperti te jape me shkrim pergjigjet e pyetjeve te bera nga ne te paditurit dhe disave prej tyre nuk i dha pergjigje as verbalisht, duke shkelur nenin 228/2 te K.Pr.Civile.

- Gjykatat kane zbatuar gabim ligjin, nenet 424, 423, 1050 e vijues te K.Civil.

- Gjykata e apelit shprehet se tre te paditurit ne vitin 1995 kane mare letra me vlere nga Ilmi Spata dhe Riza Dida. Ky perfundim nuk bazohet ne asnje prove shkresore.

- Ne gjykimin e meparshem (te vitit 1998) eshte konkluduar se Ilmi Tollja ka mare leke priviatizimi … ne te kundert Kujtim Bajollari dhe Xhemal Lila nuk eshte kryer asnje veprim i tille.

- E pabazuar eshte dhe pjesa e vendimit qe na detyron te paguajme shpenzimet, qe sipas gjykates paditesi Flamur ka bere ne mirebesim ne hotelin prone e jona, perkundrazi pretendojme se paditesi Flamur ka qene ne keqbesim, pasi ishte ne dijeni qe ne ishim ne konflikt me njeri-tjetrin dhe se kjo prone eshte pjestuar.

- Gjykata nuk mban parasysh se hoteli eshte pjestuar me vendimin nr.1036, date 16.07.2003, vendim i lene ne fuqi me vendimin nr.233, date 21.4.2004, duke u ndare ne natyre mes ne tre bashkepronareve. Ilmi Tolja pjesen e tij ia ka dhene Flamur Avdylit.

- Paditesi Flamur nuk ka vene ne dijeni ne bashkepronaret Kujtim dhe Xhemal (i ndjeri), per kalimin e kredive te tyre, e megjithate gjykata e merr te mireqene kete fakt.

- Sipas nenit 505 te K.Civil, paditesi Flamur nuk provon me dokumenta kredine e tij, ne kontratat per kalimin e kredise ne favor te tij nuk eshte marre nenshkrimi as i te paditurit Ilmi Tollja, e aq me pak ndaj nesh. Sipas nenit 500 te K.Civil, kredia kalon se bashku me privilegjet, por ne kontratat e lidhura nga paditesi Flamur nuk permendet nje gje e tille.

- Per shumat qe kerkojne paditesat, gjykatat jane mbeshtetur vetem ne dy deklarata noteriale te leshuara nga Ilmi Tollja dhe Ilmi Spata, por keto nuk perbejne prove te plota ne kuptim te nenit 262 te K.Pr.Civile.

- Interesat e llogaritura nga eksperti nuk jane te qarta se çfare banke i perkasin.


Kunder vendimit kane paraqitur rekurs dhe paditesat Riza Dida dhe Ilmi Spata, te cilet kerkojne ndryshimin e vendimit dhe pranimin e plote te padise, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykatat duhet te mbanin parasysh ne llogaritjen e demit te ardhur nga pagimi me vonese deri ne diten e ekzekutimit te vendimit, duke na takuar 9509 leke per çdo dite vonese…

- Padrejtesisht gjykatat nuk e kane pranuar padine tone plotesisht.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinojmeri; Av. Vadiola Muco, qe kerkon lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Durres; Av. Vezir Barolli, i cili kerkoi prishjen e te dy vendimeve te gjykatave dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e shkalles se pare Durres; Av. Shpetim Beqiraj, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Durres; si dhe analizoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Rekursi i paraqitur nga te paditurit Kujtim Bajollari, Sanije Lamka e Hajrije Lamce, nuk permban asnje shkak, nga ato te parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, qe te beje te cenueshem vendimin e Gjykates se Apelit Durres, nr.465 date 04.10.2006, me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi i Gjykates se Rrethit Durres. Ky vendim ka pranuar pjeserisht padine e paditesave Riza Dida, Ilmi Spata dhe Flamur Avdyli, duke detyruar te gjithe te paditurit t’i kthejne solidarisht atyre shumat respektive te percaktuara ne vendim, te cilat perbehen nga detyrimi principal dhe demi, ndersa per paditesin Flamur edhe nga vlera e punimeve te kryera ne pronen e te paditurve. Per rrjedhoje, vendimi i mesiperm duhet te lihet ne fuqi si i drejte e i bazuar ne ligj.

Te dy gjykatat kane pranuar rrethanat e çeshtjes si vijon: paditesat Ilmi Spata dhe Riza Dida ne vitin 1995 kane marre letra me vlere nga persona te ndryshem qe i kishin perfituar me statusin e ish te perndjekurit politik dhe ja kane dhene ato te paditurit Ilmi Tollja, me qellim per t’i perdorur per blerjen e nje objekti Hotel “Butrinti”, te ndodhur ne qytetin e Durresit. Po keshtu, i padituri Ilmi Tollja ka marre letra me vlere edhe nga shume persona te tjere qe nuk jane pale ne kete gjykim, pasi kredine e tyre ja kane kaluar paditesit Flamur Avdyli. Ne fakt objekti eshte blere jo vetem nga i padituri Ilmi, por dhe nga i padituri tjeter Kujtim Bajollari, si dhe Xhemal Lila (trashegimlenesi i dy te paditurve te tjere) ne daten 05.06.1995 dhe per to jane perdorur teresisht letrat me vlere te paditesave.

Nderkohe ne aktet qe vertetojne dhenjen e letrave me vlere eshte parashikuar se ato do t’u ktheheshin ne vleren e plote - pra 100 % paditesave mbas nje viti dhe ne rast moskthimi, te gjithe ata do te beheshin aksionere te objektit te blere.


Ka rezultuar se te paditurit nuk e kane permbushur ne afat detyrimin dhe nisur nga sa u tha me lart ne daten 01.05.1996 te gjithe te paditurit (tashme pronare te hotelit) dhe nje komision i kreditoreve (te konsideruar si aksionere te hotelit), kane bere nje akt marreveshje duke rene dakord qe objekti te shitej dhe me te ardhurat e arketuara nga shitja te behej shlyerja e detyrimeve.

Detyrimi i marre persiper ne kete marreveshje nuk u realizua dhe per kete shkak te tre paditesat, ne nje gjykim tjeter, kane kerkuar te detyrohen te paditurit t’i njohin bashkepronare mbi objektin. Gjykimi ka perfunduar ne vititn 2002, kur Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte kane rrezuar padine per njohje bashkepronesie te paditesave, duke arsyetuar se marredheniet e huase jane marredhenie detyrimi dhe jo pronesie dhe per kete shkak ata kane te drejten e kredise per te kerkuar shumat e dhena, por jo te drejta bashkepronesie mbi objektin.

Pikerisht ky ka qene dhe objekti i kerkimit ne çeshtjen objekt gjykimi, ku veç shumave te dhena eshte kerkuar edhe shperblimi i demit te shkaktuar nga mospermbushja e detyrimit ne afat. Ndersa paditesi Flamur Avdyli veç sa me siper, ka kerkuar edhe pagimin e shpenzimeve te kryera ne objekt mbas kalimit te kredise atij prej kreditoreve te tjere - gje qe sipas marreveshjes e ka bere te ndihet si bashkepronar i tij.

Gjykata e rrethit pranon ne vendimin e saj se ekzistenca e detyrimit kryesor ne favor te secilit nga paditesat eshte vertetuar plotesisht me aktet e administruara ne dosje. Per kete detyrim, sipas saj, duhet te pergjigjen solidarisht te paditurit ne mbeshtetje te nenit 423 te K.Civil, pasi ata ne menyre vullnetare e kane pranuar perdorimin per blerje te letrave me vlere te marra nga paditesat prej njerit nga te paditurit. Se bashku me pagimin e detyrimit kryesor, te paditurit duhet te pergjigjen dhe per demin e ardhur nga mospermbushja ne kohe te detyrimit (sipas vlerave te percaktuara per secilin prej paditesave ne menyre te specifikuar ne vendimin gjyqesor).

Lidhur me paditesin Flamur, gjykata ka pranuar se te paditurit duhet te pergjigjen ndaj tij ne vleren e detyrimit qe kane patur ndaj disa personave te tjere, te cilet me nje kontrate ja kane kaluar kredine ketij te fundit. Gjykata pranon se ky kalim eshte bere konform kerkesave ligjore dhe per kete jane vene ne dijeni dhe te paditurit. Veç kesaj ajo ka pranuar se paditesi Flamur, ne kushte mirebesimi, duke e ndier veten bashkepronar te objektit (per shkak edhe te disa vendimeve gjyqesore qe me pas jane prishur), ka kryer disa punime qe ja kane rritur atij vleren. Vlera e punimeve eshte percaktuar nga ekspertet e thirrur nga gjykata dhe per kete jane detyruar gjithashtu solidarisht te paditurit.

Gjykata e apelit, duke konsideruar te drejte e te bazuar vendimin e gjykates se rrethit per po ato shkaqe qe permendem ne vendimin e kesaj te fundit, i ka dhene njekohesisht pergjigje edhe pretendimeve te ngritura ne ankim nga te paditurit. Keto pretendime kane qene lidhur me perjashtimin e dy te paditurve te tjere nga detyrimi, pasi sipas tyre ai i takon vetem te paditurit Ilmi. Gjithashtu sipas tyre, paditesi Flamur e ka shfrytezuar vete 1/3 e hotelit, ndaj nuk i takon te marre shpenzimet e bera ne te. Pretendime kane patur edhe te paditurat Sanije e Hajrije si trashegimtare te njerit prej bashkepronareve te hotelit, pasi sipas tyre ato nuk mund te pergjigjen tej vleres se pasurise trashegimore.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte arriti ne perfundimin se vendimi i gjykates se apelit eshte i drejte e i bazuar ne ligj.

Ekzistenca e detyrimit ka dale e provuar plotesisht gjate gjykimeve dhe ajo nuk eshte kontestuar asnjehere nga i padituri Ilmi Tollja. Kontestime ka patur vetem nga te paditurit e tjere, te cilet kane pretenduar se per te duhet te pergjigjet vetem i padituri Ilmi.

Gjykata e apelit me te drejte i ka dhene pergjigje ketij pretendimi, duke e konsideruar detyrimin solidar e per rrjedhoje te gjithe te paditurit pergjegjes per te. Eshte fakt qe per blerjen e hotelit jane perdorur teresisht letrat me vlere te paditesave, qe u jane marre atyre nga i padituri Ilmi Tollja. Por bashkepronare me kete te fundit jane te gjithe te paditurit, te cilet edhe pse nuk kane nenshkruar per marrjen e letrave me vlere, ne fakt kane pranuar t’i perdorin ato. Me te drejte gjykata, lidhur me kete, i eshte referuar akt marreveshjes date 01.05.1996, ku te gjithe te paditurit vullnetarisht kane pranuar pamundesine e shlyerjes se detyrimit dhe kane qene dakord qe ta shesin hotelin per ta shlyer kete detyrim. Pra vete te paditurit kane pranuar se jane pergjegjes solidare per mos shlyerjen e tij. Neni 424 i K.Civil parashikon:”detyrimi eshte solidar kur del nga vullneti i paleve, ose eshte parashikuar ne ligj”. Ne keto kushte, me te drejte kreditoret kane kerkuar dhe gjykata ka pranuar qe ekzekutimi te behet teresisht nga te gjithe debitoret se bashku, si nje nder alternativat e parashikuara ne nenin 423 te K.Civil.

Lidhur me masen e detyrimit ajo eshte percaktuar drejt nga ekspertet e thirrur nga gjykata e rrethit, te cilet jane ripyetur edhe gjate gjykimit ne apel. Po keshtu me te drejte, si mase demi shkaktuar nga mosshlyerja ne kohe e detyrimit, eshte pranuar ai i caktuar ne aktin e ekspertimit.

Drejt ka arsyetuar gjykata edhe lidhur me kalimin e kredise paditesit Flamur Avdyli. Ky kalim ka rezultuar te jete bere konform kerkesave te neneve 499 e vijus te K.Civil dhe nuk rezulton qe ajo te jete ndaluar nga ligji, apo ndonje marreveshje mes paleve. Per kete arsye, me te drejte ai ka zene vendin e kreditoreve ne kerkimin karshi te paditurve jo vetem lidhur me detyrimin principal, por edhe me demin e shkaktuar nga vonesa ne permbushjen e detyrimit. Kete te drejte atij ja jep neni 500/1 i K.Civil, i cili parashikon: “Kredia kalon se bashku me privilegjet, garancite dhe aksesoret e tjere, duke perfshire dhe kamatat per kohen e kaluar, perveç kur ne kontrate parashikohet ndryshe”. Pikerisht per sa u tha me lart, eshte i pabazuar pretendimi i te paditurve ne rekurs se paditesit Flamur nuk i kane kaluar kamatat, pasi nje gje e tille nuk eshte parashikuar ne kontraten per kalimin e kredise. Ligji e prezumon perfshirjen ne kalimin e kredise edhe te kamatave dhe ben perjashtim nga kjo perfshirje vetem kur shprehimisht palet kane parashikuar ne marreveshje qe keto te mos kalojne.

I pabazuar eshte gjithashtu pretendimi i ngritur ne rekurs se kalimi eshte i paligjshem, pasi per te nuk eshte marre me pare miratimi i debitoreve. Kjo per faktin se vete neni 499 parashikon nje lejim te tille ne raste te veçanta e konkretisht: “Kreditori mund t’i kaloje kredine e vet nje personi tjeter edhe pa miratimin e debitorit, me kusht qe kredia te mos kete karakter te ngushte personal dhe te mos jete e ndaluar nga ligji ...”.

Ne kete situate te krijuar dhe duke qene teresisht ne kushte mirebesimi, me te drejte gjykata i ka njohur ketij paditesi dhe te drejten e kerkimit te shpenzimeve te kryera mbi sendin, mbi te cilin ai e konsideronte veten si nje nder bashkepronaret. Me te drejte gjykata ka rrezuar gjithashtu edhe pretendimin e te paditurve se paditesi Flamur nuk mund te kerkoje shpenzimet, sepse ai e ka perdorur per vete 1/3 pjese te sendit. Nje gje e tille nuk ka rezultuar gjate gjykimit, sepse nuk ka qene pjese e kerkimeve te ndonjeres nga palet.

Nga sa me siper nuk rezulton asnje shkak ligjor qe te beje te cenueshem vendimin e mesiperm.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,


V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.465, date 04.10.2006 te Gjykates se Apelit Durres.


Tirane, me 23.04.2009
Nr.31001-01921-00-2007 i Regj. Themeltar

Nr.00-2008-418 i Vendimit (156)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:
Shpresa Beçaj Kryesuese

Evjeni Sinoimeri Anetare

Ardian Dvorani Anetar

Evelina Qirjako Anetare

Fatos Lulo Anetar
ne daten 23/04/2009, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile, qe u perket paleve:
PADITËS: DREJTORIA E PERGJITHSHME E DOGANAVE, perfaqesuar me autorizim nga juristi E. Papagjoni.

I PADITUR: NAMIK BLACERI, i biri i Rexhepit, i vtl.1963, lindur ne Kukes, banues ne Pogradec, ne mungese.



Download 1,35 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   ...   33




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish