Nr. Data palët faqe


Nr.11243-00105-00-2007 i Regj.Themeltar



Download 1,35 Mb.
bet13/33
Sana27.06.2017
Hajmi1,35 Mb.
#17000
1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   ...   33

Nr.11243-00105-00-2007 i Regj.Themeltar

Nr.00-2009-589 i Vendimit (143)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:
Perikli Zaharia Kryesues

Evjeni Sinoimeri Anetare

Ardian Dvorani Anëtar

Fatos Lulo Anëtar

Evelina Qirjako Anëtare

ne seancen gjyqesore te dates 16.04.2009, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:


PADITËS: VJOLLCA BITRI, ne mungese

SOKOL BITRI, ne mungese

OLSI BITRI, ne mungese

E PADITUR: AGJENSIA KOMBETARE E PRIVATIZIMIT, DEGA ELBASAN, ne mungese

PERSON I TRETË: ALFRED BALLIU, ne mungese

DRITA SHEHU, ne mungese

SHOQERIA RINGJALLJA, ne mungese

EDMOND GJONI, ne mungese

RAIFFEISEN BANK, ne mungese
OBJEKT I PADISË:

Konstatimi i pavlefshmerise te kontratave te shitblerjes

te nderteses magazine dy kate te ish NTSH-se Elbasan date 22.11.1994,

te truallit funksional te kesaj magazine date 24.04.1997.

Njohjen pronare mbi magazinen dy kate.

Sigurim padie.

Baza Ligjore: Nenet 92, 162, 163 i K.Civil,

neni 202 e vijues i K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkalles se Pare Elbasan, me vendimin nr.1904, date 05.12.2005, ka vendosur:

Pushimin e gjykimit te çështjes civile nr.396/28 akti, qe i perket pales paditese: Vjollca Bitri, Sokol Bitri, etj., e paditur A.K.P. Dega Elbasan, persona te trete: Alfred Balliu, Drita Shehu, etj., me objekt “Pavlefshmeri kontrate” e njohje pronar.

Heqjen e mases se sigurimit te padise, e cila do te zbatohet kur ky vendim te marre forme te prere.
Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.453, date 02.10.2006, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.1904, date 05.12.2005 te Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan.


Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, kane ushtruar rekurs paditeset Vjollca, Sokol dhe Olsi Bitri, te cilet kerkojne prishjen e ketij vendimi dhe vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan nr.1904, date 05.12.2005 dhe dergimin e çështjes per rigjykim ne Gjykate te Shkalles se Pare Elbasan, ndersa personat e trete kane ushtruar k/padi, duke kerkuar mospranimin e rekursit, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:
Shkaqet e parashtruara ne rekursin e paditesasve Vjollca, Sokol dhe Olsi Bitri:

- Te dyja gjykatat nuk kane marre ne konsiderate te drejten e pales paditese per te argumentuar pretendimet e saj, si dhe te paraqese provat ne mbeshtetje te pretendimeve per te cilat paditesat kane dhe nje praktike gjyqesore, ku dhe i referohen.

- Bazuar tek nenet 6, 28, 31 e 32/a te K.Pr.Civile, te dy gjykatat duhej te ishin shprehur per kerkimin e parashtruar nga paditesat dhe brenda caqeve te kerkimit te shprehura ne objektin e padise. Perderisa vete ne si paditesa nuk kemi shprehur kerkimin ndaj personave te trete, nuk mund qe gjykata te shprehet se ky detyrim nuk mund te bjere ndaj personave te trete.

- Gjykatat nuk kane marre ne konsiderate faktin se personat e trete nuk jane pale nenshkruese te kontrates se dates 22.11.1994, pasi pronesia e tyre rezulton te jete regjistruar mbi bazen e nje deklarate noteriale.


Shkaqet e parashtruara ne k/rekursin e personave te trete, Alfred Balliu dhe Drita Shehu:

- Sipas kerkesave te nenit 4 te K.Pr.Civile, Gjykata e Shkalles se Pare Elbasan i ka kerkuar pales paditese rregullimin e ndergjyqesise, duke thirrur si te paditur dhe personat e trete, Alfred Balliu dhe Drita Shehu, me qellimin e vetem zhvillimin e nje proçesi te rregullt gjyqesor, por pala paditese nuk ka pranuar.

- Gjykata e shkalles se pare dhe ajo e apelit kane zbatuar drejt kerkesat ligjore te parashikuara ne nenin 299/c te K.Pr.Civile, per shkak se ndergjyqesia nuk ishte ngritur drejt, Gjykata e Shkalles se Pare Elbasan ka vendosur pushimin e gjykimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe si e bisedoi çeshtjen,
V Ë R E N

Vendimi nr.453, date 02.10.2006 i Gjykates se Apelit Durres dhe vendimi nr.1904, date 05.12.2005 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan jane dhene ne zbatim te gabuar te ligjit dhe ne shkelje te normave proceduriale. Prandaj, ne interpretim te dispozitave te shkronjes “c” te nenit 467, shkronjave “a” e “b” te nenit 472 dhe shkronjes “ç” te nenit 485 te Kodit te Procedures Penale, te dy vendimet gjyqesore duhet te prishen dhe çeshtja te dergohet per rishqyrtim ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Elbasan, me tjeter trup gjykues.

Nga gjykimi i çeshtjes ne gjykaten e shkalles se pare dhe te apelit ka rezultuar se paditesit Vjollca Bitri, Sokol Bitri dhe Olsi Bitri kane ngritur padi ne gjykate, duke thirrur si te paditur Agjencine Kombetare te Privatizimit - Dega Elbasan dhe, ne poziten e personit te trete, Alfred Balliun, Drita Shehun, Shoqerine “Ringjallja” dhe Banken Raiffeisen. Ndersa gjate gjykimit, paditesit kane thirrur si person te trete edhe shtetasin Edmond Gjoni.

Pala paditese, me ane te padise, kerkon nga gjykata te konstatoje pavlefshmerine e kontrates se shitblerjes me ane privatizimi, per pasurine e paluajtshme ndertese magazine dy kateshe te ish NTSH Elbasan, te lidhur ne daten 22.11.1994 ndermjet pales se paditur AKP Elbasan dhe personit te trete Shoqeria “Ringjallja”; pavlefshmerine e kontrates se shitblerjes me ane privatizimi per truallin funksional te kesaj ndertese te lidhur ne daten 24.04.1997 ndermjet te paditurit AKP Elbasan dhe personave te trete Alfred Balliu e Drita Shehu. Lidhur me dy kerkimet e lartpermendura, gjate gjykimit, paditesit kane kerkuar te thirret si person i trete edhe Edmond Gjoni, me pretendimin se ka qene pjestar i Shoqerise “Ringjallja”, kerkese e cila eshte pranuar nga gjykata. Gjithashtu, gjate gjykimit, paditesit kane paraqitur kerkese per shtimin e objektit te padise, duke kerkuar qe i padituri AKP Elbasan te detyrohet t’i njohe pronare te objektit material te gjykimit sikurse permendet me siper, kerkese e cila eshte pranuar nga gjykata.

Ne padi, pala paditese pretendon se me vendimin nr.7, date 28.09.1993 te KKKP Elbasan, trashegimtareve te ish pronarit Pal Bitri, i eshte njohur e drejta e pronesise mbi nje siperfaqe trualli ku perfshihet edhe ai mbi te cilin eshte ndertuar magazina dykateshe e ish NTSH Elbasan, objekt material i ketij gjykimi. Mbi kerkimin e paditesve, ky vendim i KKKP Elbasan eshte ndryshuar me vendimin nr.1757, date 12.07.1995 te Gjykates se shkalles se pare Elbasan dhe perfundimisht, me interpretimin e ketij vendimi, te bere nga po kjo gjykate ne vitin 1998, paditesve u eshte njohur e drejta e parablerjes per objektet e percaktuara ne vendimin gjyqesor te interpretuar, ku perfshihet edhe magazina dy kateshe objekt i mosmarreveshjes ne kete gjykim.

Ne keto rrethana, pala paditese pretendon se tjetersimi me ane te shitblerjes nepermjet procedurave te privatizmit, te pasurive te paluajtshme ndertese magazine dhe truall, nepermjet kontratave sikurse citohen me siper ne kete vendim, i kryer ndermjet te paditurit dhe personave te trete, jane realizuar ne kundershtim me dispozita urdheruese te Kodit Civil mbi vlefshmerine e veprimeve juridike dhe te drejten e pronesise, me legjislacionin perkates per privatizimin dhe ate per kthimin e kompensimin e prones ish pronareve, nderkohe qe kjo e drejte, nepermjet te drejtes se parablerjes, i perket vetem pales paditese.

Ne fillim te gjykimit, person i trete Alfred Balliu kerkoi nga gjykata ndryshimin e pozites procedurale te tij ne ate te te paditurit. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan ka çmuar se nuk ka hapesire ligjore te pranoje nje kerkese te tille, me arsyetimin se ajo nuk mund te ndryshonte kryesisht ne kete menyre ndergjyqesine nese kjo nuk kerkohej dhe pranohej nga pala paditese, e cila ka disponimin mbi padine dhe ndergjyqesine e ketij gjykimi. Ne vijim, gjykata i ka kerkuar paditesve te marrin ne konsiderate mundesine e ndryshimit te ndergjyqesise per te thirrur personat e trete Balliu dhe Shehu si te paditur. Por, pala paditese, duke evidentuar se ka disponimin maksimal, ka vijuar te pretendoje se ka ngritur drejt padine dhe ndergjyqesine.

Ne rrethana te tilla, pa i hyre themelit te çeshtjes, me vendimin nr.1904, date 05.12.2005, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan ka vendosur pushimin e gjykimit te çeshtjes. Kjo gjykate ka arritur ne perfundimin se gjykimi nuk mund te vazhdoje më me kete ndergjyqesi. Perveç sa permendet ne paragrafin e mesiperm, gjykata arsyeton se ajo nuk mund të disponojë mbi padinë, në të gjithë elementët e saj. Përcaktimi dhe ndërtimi i saktë i ndërgjyqësisë është detyrë e paditësit. Nga ana tjeter, gjykata arsyeton se ajo ka detyrimin të kujdeset për respektimin e proçesit të rregullt ligjor, duke siguruar mundësi të barabarta për palët në proçes. Ne padi pretendohet jo vetëm konstatimi i pavlefshmërisë së kontratave të shitblerjes, të cilat kanë prodhuar pasoja juridike për personat e tretë Alfred Balliu dhe Drita Shehu, por edhe njohja e pronësisë se paditesve mbi këtë prone. Ky kerkim, në fakt, nënkupton zhveshjen e personave të tretë nga pronësia. Gjykata vijon arsyetimin se, me këtë ndërgjyqësi nuk mund të ngarkojë personat e tretë me detyrime për njohjen e pronësisë mbi truallin dhe ndërtesën objekt gjykimi. Gjykata procedurialisht nuk mund t’i ngarkojë personat e tretë me detyrime apo t’i zhveshë nga të drejtat e tyre, pa i dhënë të drejtën për t’u mbrojtur apo për të realizuar të drejtat e tyre, për shkak të kësaj pozite proceduriale që ato kanë në këtë proçes. Jo vetëm kërkimi për njohje pronar, por edhe konstatimi i pavlefshmërisë absolute të kontratave, në zgjidhjen e pasojave të tyre, mund të ndikojnë drejtpërdrejt në interesat e personit të tretë.

Gjykata e Apelit Durres ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare. Gjykata e apelit konfirmon arsyetimin e gjykates se shkalles se pare duke çmuar se nisur nga kerkimet e padise, me këtë ndërgjyqësi, gjykata nuk mund të detyrojë personat e tretë të njohin paditesit pronare mbi truallin dhe objektin. Sipas nenit 195 të Kodit te Procedures Civile, personat e tretë nuk kanë të drejtën e disponimit të objektit të padisë. Gjykata e apelit arrin edhe ne perfundimin se, sipas nenit 299/c të ketij Kodi, gjykata mund te pushoje gjykimin e çeshtjes kur parashikohet shprehimisht në ligj. Se fundi, gjykata e apelit arsyeton që, nëse gjykata e shkallës së parë nuk do të vendoste pushimin e gjykimit në bazë të nenit 299/c të K.Pr.Civile, atehere gjykata e apelit, sipas nenit 466, shkronja “ç” e 467, shkronja “d” do ta prishte vendimin e do ta dërgonte për rigjykim për mosformim të drejtë të ndërgjyqësisë.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs pala paditese. Kjo pale kerkon prishjen e vendimeve te dhena nga gjykata e apelit dhe ajo e shkalles se pare, duke e derguar çeshtjen per rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me tjetër trup gjykues. Ne rekurs, perveç te tjerave, paditesit pretendojne se te dy gjykatat nuk i kane lejuar te ushtrojne te drejten e tyre per te paraqitur provat dhe argumentet ne mbeshtetje te themelit te kerkimeve te padise. Ne padi kerkimi mbi detyrimin per njohjen pronar i kunderdrejtohet te paditurit AKP dega Elbasan. Gjykatat, pa i hyrë themelit të çështjes, kanë argumentuar se ky detyrim nuk mund të bjerë mbi personat e tretë, sepse kjo pronë figuron e regjistruar në emër të tyre pikërisht mbi bazën e kontratave objekt gjykimi. Bazuar në nenet 6, 28, 31, 32/a të K.Pr.Civile, gjykatat duhej të ishin shprehur për kërkimin e parashtruar nga paditësit dhe brenda caqeve të kërkimit të shprehur në objektin e padisë. Ne padi është kërkuar që i padituri, AKP - Dega Elbasan të na njohë të drejtën e pronësisë me cilësinë e ish pronarit, te cilen paditesit e kane fituar perpara regjistrimit të pronës në emër të personave të tretë. Përderisa vetë paditësat nuk janë shprehur se kërkimi i tyre nuk i drejtohet personave të tretë, nuk mundet që vete gjykata (ex-officio) të shprehet se ai detyrim nuk mund të bjerë ndaj personave të tretë.

Nga ana tjeter, kane parashtruar kunder rekurs personat e tretë, Afrid Balliu dhe Drita Shehu, të cilët kërkojnë mospranimin e rekursit. Sipas tyre, kerkimi i padise “konstatim i pavlefshmërisë së veprimit juridik kontratë shitje objekti dhe trualli nën objekt” krijon pasoja juridike për personat e trete. Prandaj me të drejtë gjykata ka vendosur pushimin e gjykimit, pasi nuk mund të ngarkonte personat e tretë me detyrime, apo t’i zhvishte ato nga të drejtat e tyre pa i dhënë pozitën e duhur proceduriale në këtë proçes.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon se rekursi i parashtruar nga paditesit permban shkaqe nga ato te parashikuara ne shkronjat “a” dhe “b” te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile.

Gjykata e apelit dhe ajo e shkalles se pare nuk i kane hyre shqyrtimit ne themel te kerkimeve te paditesit, apo prapesimeve te te paditurit dhe personave te trete dhe as nuk kane marre ne shqyrtim nese jemi apo jo perpara nje padie qe nuk mund te ngrihet. Ato kane vene ne bisedim vetem çeshtjen e formimit te ndergjyqesise, duke patur parasysh kerkimet e padise dhe ndergjyqesine e kerkuar nga vete paditesi. Keshtu, gjykatat kane vleresuar vetem gjendjen ne te cilen ndodhej gjykimi i kesaj çeshtje dhe kane nxjerre perfundimet e tyre, duke u nisur nga pozita qe ka personi i trete kur thirret ne gjykim nga njera apo te dy palet ndergjyqese. Ne kete menyre, ne kushtet kur nuk mund t’i ndryshojne kryesisht ndergjyqesine e caktuar nga paditesi dhe kerkimet e padise dhe, nga ana tjeter, nisur nga pozita proceduriale e personit te trete dhe nevoja e garantimit te proçesit te rregullt ligjor e te barazise se armeve ne gjykim, gjykatat kane arritur ne perfundimin se duhet te pushohet gjykimi i çeshtjes. Nisur nga pozita, te drejtat dhe detyrimet e personit te trete ne gjykimin civil, gjykatat arsyetojne se nuk mund te ngarkojne me detyrime personat e trete pa u dhene mundesi te mbrohen ne gjykim.

Kolegji Civil çmon se garantimi i proçesit te rregullt ligjor per palet pjesemarrese ne gjykim, perfshire edhe barazia e armeve per te kerkuar dhe mbrojtur interesat e tyre te ligjshme, jane pjese thelbesore te misionit te gjykates ne gjykimin civil. Por, ne çeshtjen objekt i ketij gjykimi, jemi perpara interpretimit te gabuar te ligjit nga vete gjykatat dhe mospermbushjes (kapercimit) se disa veprimeve proceduriale te domosdoshme, per pasoje te te cilave, jo vetem palet (ne mbrojtje te pozites se tyre), por edhe vete gjykatat, jane gjendur ne veshtiresi per zgjidhjen e drejte te çeshtjes.

Kjo situate eshte rrjedhoje e interpretimit te gabuar nga gjykatat te dispozitave proceduriale civile mbi poziten e personit te trete, dallimit te tyre nga palet ndergjyqese (paditesi dhe i padituri), rasteve dhe arsyeve qe bejne te pranueshme, si dhe mbi mjetet e momentet e thirrjes se personit te trete ne gjykim, perfshire rolin qe duhet te luaje gjykata lidhur me sa me siper.

Gjithashtu, rrjedhoje tjeter e ketij interpretimi te gabuar eshte edhe qendrimi i gjykatave, te cilat, duke vendosur pushimin e gjykimit te çeshtjes per shkak te “mungeses se barazise se armeve” nisur nga pozita ligjore e personit te trete, de facto, kane vendosur te mos permbushin misionin e tyre te shqyrtimit dhe dhenies se vendimit per çeshtjen (neni 2 i K.Pr.Civile), duke ia ngarkuar “pergjegjesine” e kesaj gjendjeje, si kembenguljes se paditesit (ne ushtrimin e se drejtes se tij disponuese) per te mos ndryshuar poziten e personave te trete ne ate te te paditurit, ashtu edhe vete pozites se pafavorshme proceduriale te cilen ligjvenesi ia ka caktuar personave te trete ne Kodin e Procedures Civile.

Nga njera ane, eshte i drejte arsyetimi i gjykatave se ato nuk mund te nderhyjne ne arsyen e kerkimeve te padise (objekti dhe shkaku ligjor), si dhe ne personin a personat te cileve paditesi i kunderdrejtohet (te paditurve). Por, nga ana tjeter, si gjykata e apelit dhe ajo e shkalles se pare, nuk kane patur parasysh se ligjvenesi ka percaktuar disa kushte, pra nuk i lejon paditesit apo te paditurit, disponim maksimal, te pakufizuar, persa i perket te drejtes se tyre per thirrjen e personave te trete ne gjykim.

Keshtu, ne interpretim te nenit 31 e vijues te K.Pr.Civile, padia ngrihet nga paditesi dhe i kunderdrejtohet te paditurit, te cilet jane palet ndergjyqese ne gjykim. Paditesi eshte pala qe kerkon njohjen a rivendosjen e nje te drejte te shkelur, e cila i mohohet ose shkelet nga pala tjeter, pra nga i padituri. Keto pale duhet te kene legjitimin aktiv dhe pasiv. Nese njera prej tyre nuk provohet ne gjykim, padia rrezohet. Prandaj, mosmarreveshja ne gjykim eshte ndermjet paleve ndergjyqese (paditesit dhe te paditurit) dhe, ne kete kuptim, kerkimi i padise per njohjen a rivendosjen e nje te drejte te shkelur nuk i kunderdrejtohet personit te trete. Ndonese, nese thirret rregullisht si pale pjesemarrese ne gjykim, efektet e vendimit te dhene ne lidhje me padine shtrihen edhe ndaj personit te trete.

Nje person i trete mund te marre pjese ne gjykim me kerkesen e tij, pra si nderhyres kryesor (neni 189), apo si nderhyres dytesor (neni 191), ose duke u thirrur nga njera pale ndergjyqese (neni 192), a vete gjykata (neni 193).

Pikerisht, duke qene se pale ndergjyqese quhen vetem paditesi dhe i padituri, ligjvenesi shprehet per “thirrjen” e personit te trete ne gjykim, te cilet i bashkohen apo kerkohet t’i bashkohen paditesit ose te paditurit dhe qe nuk kane pozite te pavarur prej tyre. Pra palet ndergjyqese nuk kane disponim maksimal per thirrjen e personit te trete, sikurse edhe keta te fundit, nuk kane te drejte te disponojne mbi padine. Efektet e vendimit gjyqesor shtrihen edhe tek personat e trete, pavaresisht nga pozicionimi i tyre nga pikepamja e interesit, me paditesin apo te paditurin.

Rastet dhe arsyet e thirrjes se nje personi te trete ne gjykim nga nje pale ndergjyqese jane parashikuar qarte ne nenin 192 dhe 193 te ketij Kodi. Ne kuptim te tyre dhe persa arsyetohet me siper, si rregull, e drejta e thirrjes se personit te trete i takon fazes se gjykimit, pas paraqitjes se padise ne gjykate dhe regjistrimit te saj. Keshtu qe, edhe shqyrtimi i rregullshmerise se ketij veprimi duhet te kryhet menjehere pasi gjykata merr dijeni per kerkesen e thirrjes se personit te trete ne gjykim (neni 154, 158, 158/a, 161, 192, 194, 195).

Ne nenin 192 parashikohet se “secila pale mund te therrase ne gjykimin e çeshtjes nje person me te cilin mendon se e ka te perbashket çeshtjen, ose nga i cili mund te kerkohet nje garanci ose shperblim, qe lidhet me perfundimin e çeshtjes ...”. Ndersa, ne nenin 193 parashikohet edhe se gjykata “kur çmon se proçesi gjyqesor duhet te zhvillohet ne prani te nje personi te trete, i cili rezulton se ka interes ne çeshtje, e therret ate dhe per kete qellim shtyn seancen gjyqesore ...”.

Ne interpretim te drejte te nenit 192, ne rastin e pare, paditesi mund te therrase person te trete vetem ate person, i cili nuk ka pranuar apo nuk mund te detyrohet nga paditesi qe t’i bashkohet atij ne te njejten cilesi. Natyrisht behet fjale per personin me te cilin paditesi e ka interesin e perbashket, pra qe mund te kete legjitimitet aktiv, si padites. Nga ana tjeter, i padituri mund te therrase si person te trete vetem ate person te cilin paditesi nuk ka deshiruar te disponoje per ta thirrur si te paditur dhe as nuk mund te detyrohet prej te paditurit qe te disponoje per ta thirrur ne kete cilesi. Ketu behet fjale per persona me te cilin i padituri i treguar nga paditesi ka interesin e perbashket, pra per nje person qe mund te kete legjitimitetin pasiv, si i paditur ne ate gjykim.

Prandaj, perben non sense juridik qe, gjate gjykimit paditesi nuk mund te therrase si person te trete ate person per te cilin pretendon se interesin e ka te perbashket me palen tjeter, me te paditurin. Po keshtu edhe e kunderta, i padituri nuk mund te therrase si person te trete ate qe e ka interesin e perbashket me paditesin. Kjo nuk cenon as parimin e disponimit maksimal te padise dhe ndergjyqesise se paditesit, as te drejtat proceduriale te te paditurit. Kjo ka te beje me interpetimin e drejte te ligjit, i cili, jo pa qellim, nuk i parashikon paditesit te drejten qe te therrase si person te trete nje person me te cilin nuk e ka interesin e perbashket. Keshtu, duke qene se ligji i ka njohur paditesit te gjitha mundesite ligjore dhe disponimin maksimal mbi padine, ai nuk ka asnje pengese qe ta therrase nje person si te paditur, ne menyre qe ndergjyqesia te çmohet si e ndertuar drejt nga gjykata qe shqyrton çeshtjen.



Ne rastin e dyte, jemi perpara denoncimit te padise (litis denuntiatio), ku personi i trete thirret ne gjykim nga njera pale ndergjyqese (paditesi ose i padituri), e cila, si rregull, pretendon se ka si burim te interesit te saj te ligjshem, pra ka fituar nje te drejte, pikerisht nga personi i trete. Prandaj edhe e therret personin e trete ne gjykim me synimin legjitim per ta ndihmuar apo garantuar ne mbrojtjen e interesit te saj te ligjshem ose me qellimin per te shmangur ne te ardhmen kundershtimin qe do t’i bente ky person i trete, pra per t’a detyruar ate qe ta shperbleje palen ndergjyqese qe e ka thirrur (regresi) nese ajo humbet çeshtjen kundrejt pales tjeter ndergjyqese.

Si ne rastin e pare ashtu edhe ne rastin e dyte, personi i trete ka interesin t’i bashkohet pales qe e therret ne menyre qe t’a kundershtoje palen tjeter, ose per arsyen se ka interes te perbashket per te mbrojtur (rasti i pare), ose per shkak se i intereson te evitoje ne te ardhmen apo ne ate gjykim qe pala qe e therret t’i kunderdrejtohet apo kerkoje garancine a shperblimin perkates (regresi).

Por, nese personi i trete, apo edhe pala tjeter ndergjyqese, nuk eshte dakord qe ai te thirret ne gjykim ne kete cilesi, menjehere pas thirrjes dhe paraqitjes para gjykates, ka te drejten t’i parashtroje kete kundershtim gjykates, e cila duhet te vendose me vendim te motivuar te ndermjetem. Nga ana tjeter, edhe nese nuk i paraqitet ndonje ankim, vete gjykata ka detyrimin qe te marre ne shqyrtim kryesisht ligjshmerine e mjetit dhe arsyes se thirrjes ne ate gjykim te personit te trete. Keto mjete proceduriale te verifikimit te ligjshmerise se thirrjes se personit te trete ne gjykim kane te bejne me nje nga elementet thelbesore te misionit, perkatesisht, detyrimit te gjykates per te garantuar “ndergjyqesine e drejte” ne gjykim, mospermbushja e se ciles perben nje nga shkaqet e shkeljes se rende proceduriale te parashikuar ne shkronjen “d” te nenit 467 te K.Pr.Civile. Keshtu, merr kuptim dhe respektohet edhe moscenimi i parimit te disponibilitetit maksimal te paditesit, i cili, nder te tjera, lidhet me te drejten eskluzive te tij per te caktuar kerkimet e padise dhe palen e paditur, ndaj te ciles e ngre padine e tij.

Pikerisht, sa me siper, eshte parashikuar ne dispoziten e nenit 194 te K.Pr.Civile: “Gjykata pranon marrjen pjese te personit ne gjykimin civil me vendim te ndermjetem. Kunder vendimit qe refuzon marrjen pjese te personit te trete mund te behet ankim i veçante”.

Nese, ne çeshtjen objekt gjykimi, do te ishin interpretuar drejt dhe zbatuar dispozitat e lartpermendura gjykatat nuk do te gjendeshin ne veshtiresi dhe duke u shtrenguar te japin vendim per pushimin e çeshtjes pa mundur te argumentojne shkakun e pushimit te parashikuar nga ndonje dispozite konkrete e ligjit. Ne kete menyre, do te ishte e panevojshme qe gjykatat te merreshin me arsyetime te lidhura me barazine e armeve mes paleve ne gjykim, nese mbi provat e çmuara ne gjykim dhe bindjes se brendshme te krijuar prej tyre, do te arrinin ne perfundimin e drejte mbi faktin nese prania e personit te trete eshte ose jo e justifikuar ligjerisht.

Prandaj, Kolegji Civil i Gjykates se Larte arrin ne perfundimin se, ne çeshtjen objekt gjykimi, ndonese duhet ta konsideronin qysh ne fillim te fazave te gjykimit te çeshtjes, gjykatat nuk kane hetuar dhe as nuk kane orientuar palet ndergjyqese qe, fillimisht te debatojne ne lidhje me arsyen e thirrjes se personave te trete ne gjykim. Per rrjedhoje, gjykatat nuk kane arritur te nxjerrin perfundimin e domosdoshem dhe te drejte ligjor, ne funksion te zbatimit te drejte te dispozitave te lartpermendura, nese jemi perpara rastit te pare (thirrjes si persona te trete me pretendimin se çeshtja eshte e perbashket me palen qe i ka thirrur), perpara rastit te dyte (thirrjes me pretendimin se ndaj personave te trete kerkohet nje garanci a shperblim nese pala ndergjyqese qe i therret rezulton gjyqhumbes nga gjykimi), apo asnjerit prej ketyre dy rasteve qe kerkon ligji. Prandaj, duke degjuar palet ndergjyqese dhe çmuar provat, me fillimin e rigjykimit te çeshtjes, gjykata e shkalles se pare te hetoje per sa me siper dhe te jape vendimin perkates sipas nenit 194 te K.Pr.Civile. Me pas, eshte ne çmimin e saj qe, duke zbatuar ligjin, te vijoje me zgjidhjen e çeshtjes.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te shkronjes “ç” te nenit 485 te Kodit te Procedures Civile,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.453, date 02.10.2006 i Gjykates se Apelit Durres dhe vendimi nr.1904, date 05.12.2005 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Elbasan, me tjeter trup gjykues.


Tirane, me 16.04.2009
Download 1,35 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   ...   33




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish