OBJEKTI I PADISË:
Kundershtim i vendimit nr.358, date 15.05.2006 te KShC.
Baza Ligjore: Neni 8/3 i ligjit nr.8549, date 11.11.1999,
VKM nr.172, date 29.03.2006,
neni 116 i K.Pr.A., neni 36 i K.Pr.C.
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.150, date 23.04.2007, ka vendosur:
Rrezimin e kerkese-padise se ngritur nga paditesi Drejtoria e Pergjithshme e Doganave kunder te paditurit Namik Blaceri, si te pabazuar ne ligj e ne prova.
Kunder vendimit nr.150, date 23.04.2007 te Gjykates se Apelit Tirane, ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.C., ka ushtruar rekurs pala paditese Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, duke kerkuar prishjen e vendimit, per keto shkaqe:
- Punonjesit e administrates doganore nuk e kane statusin e nepunesit civil. Ky fakt eshte shprehur edhe ne vendimet e Gjykates se Larte.
- Vendimi i KShC eshte akt absolutisht i pavlefshem, i nxjerre ne kundershtim me formen dhe proceduren e kerkuar nga ligji.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi gjyqtarin Fatos Lulo; perfaqesuesin e pales paditese, juristin E. Papagjoni, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit, prishjen e vendimit te KShC dhe dergimin e çeshtjes per gjykim ne Gjykaten e shkalles se pare Pogradec; ne mungese te pales se paditur; si dhe pasi shqyrtoi çeshtjen ne teresi,
V Ë R E N
I padituri Namik Blaceri rezulton te kete punuar prane Deges se Doganes Durres me detyren doganier i peshores, kategoria C3. Nga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore pasqyrohet fakti se i padituri, ne cilesine e doganierit, ka marre pjese ne procedurat e shqyrtimit te dokumentacionit doganor te paraqitur nga shtetasi E. H. ne date 22.11.2005. Pas nje kontrolli te ushtruar nga strukturat e antikontrabandes, ka rezultuar se ne mjetin e shtetasit E. H., perveç mallrave te deklaruara, gjendeshin dhe mallra te tjera, per te cilat ishte shmangur shlyerja e detyrimit doganor. Per kete episod, strukturat perkatese ne DPD kane nisur procedimin disiplinor nga doganieri i kontrollit fizik dhe doganierit te peshores, ne rastin konkret i padituri Namik Blaceri.
Nga permbajtja e akteve te administruara, rezulton se ne perfundim te procedimit, DPD ne date 22.12.2005 ka dhene ndaj te paditurit masen disiplinore “verejtje me paralajmerim”. Nderkohe i padituri ka pretenduar se per te njejten shkelje, DPD ka nxjerre aktin date 21.02.2006 ku vendosej largimi i tij nga detyra.
Akti i Drejtorit te Pergjithshem te DPD per largim nga detyra eshte ankimuar prane KShC, ku ky i fundit, me vendimin nr.358, date 15.05.2006, ka vendosur shfuqizimin e tij, kthimin e te paditurit ne vendin e punes dhe detyrimin e DPD per pagesen e pages deri diten e zbatimit te vendimit. KShC ne kete vendim ka arsyetuar se per te njejten shkelje disiplinore nuk mund te merren me shume se nje mase, duke iu referuar nenit 25/2 te ligjit nr.8549, date 11.11.1999 “Per statusin e nepunesit civil”.
Vendimi i KShC eshte ankimuar nga DPD ne Gjykaten e Apelit Tirane, e kjo e fundit ka vendosur rrezimin e kerkeses, duke e gjetur te bazuar ne ligj vendimin e KShC.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte marre ne zbatim te gabuar te ligjit dhe se bashku me ate te KShC, ai duhet te prishet. Ky Kolegj mori ne shqyrtim çeshtjen konkrete, mbi rekursin e Drejtorise se Pergjithshme te Doganave, e cila ne gjykimin e saj iu referohet vendimeve unifikues nr.8, date 12.09.2007 dhe nr.10, date 12.09.2007 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte. Sipas vendimit nr.8, date 12.09.2007, Kolegjet e Bashkuara, kane konkluduar se punonjesit e doganave nuk kane qene dhe nuk jane punonjes te sherbimit civil, per pasoje ata nuk jane subjekt i ligjit per statusin e nepunesit civil nr.8549, date 11.11.1999.
Bazuar ne kete perfundim, konstatohet se e gjithe procedura ankimore e ndjekur si rezultat i kuptimit te gabuar te ligjit, fillimisht nga punonjesi i larguar nga detyra dhe me tej edhe nga subjektet e tjere te ketij gjykimi, eshte ne kundershtim me ligjin. Ne interpretim te gabuar te ligjit, ankimi kunder vendimit te largimit nga detyra, i eshte drejtuar juridiksionit administrativ, Komisionit te Sherbimit Civil, i cili ka bere verifikimin e pare, duke kryer funksione te peraferta me nje trup gjyqesor dhe me pas, kunder vendimit te ketij komisioni, eshte bere padi ne gjykate nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, duke ju referuar unifikimit te praktikes gjyqesore, ne kete gjykim konstaton shkelje te ligjit ne investimin dhe shqyrtimin e çeshtjes fillimisht nga KShC dhe ne vijim nga gjykata e apelit. Rruga administrative e ndjekur per kundershtimin e mases disiplinore, sikurse u nenvizua me lart, ka qene e gabuar nderkohe qe pala e paditur ne kete gjykim, Namik Blaceri, duhej te kishte ngritur padi ne gjykaten e shkalles se pare perkatese, duke ju referuar dispozitave te K.Doganor dhe K.Punes.
Pasoje e ketyre shkeljeve ka qene zhvillimi i nje procedimi qe nga fillimi ne zbatim te gabuar te ligjit, duke e bere te gjithe ate te kunderligjshem. Juridiksioni i shqyrtimit te ankimit ndaj vendimit te largimit nga puna si mase disiplinore ka qene ai gjyqesor dhe jo ai administrativ. Gjithashtu, baza ligjore e percaktuar per gjykimin e kesaj mosmarreveshje eshte e gabuar.
Kolegji Civil çmon se ankimi qe ka bere Namik Blaceri ne Komisionin e Sherbimit Civil per kundershtimin e aktit nr.9836/46 prot., date 22.02.2006, permban te gjithe elementet e padise dhe qe gabimisht ai nuk i eshte drejtuar gjykates se shkalles se pare, por Komisionit te Sherbimit Civil.
Kolegji Civil, duke konsideruar ankimin e shtetasit Namik Blaceri si nje kerkese padi, çmon se kompetente per gjykimin e mosmarreveshjes eshte Gjykata e shkalles se pare Pogradec.
Ne lidhje me kompetencen per shqyrtimin e çeshtjeve, te cilat do te shqyrtoheshin pas prishjes se vendimeve gjyqesore qe ishin marre si pasoje e ndjekjes se procedures qe i konsideronte doganieret si nepunes civile, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne vendimin e tyre nr.10, date 12.09.2007, konkluduan se: “Padia duhet te ngrihet ne gjykaten kompetente te rrethit gjyqesor duke ju referuar dispozitave te K.Punes, K.Pr.Civile dhe atyre te ligjeve te tjera te posaçme qe eventualisht permbajne rregulla specifike te lidhura me mosmarreveshjen qe i parashtrohet shqyrtimit gjyqesor. Ndersa, nese jane dhene, vendimet e Komisionit te Sherbimit Civil dhe te gjykatave me objekt, shkak ligjor e ndergjyqesi si me siper, duhet te prishen dhe shfuqizohen respektivisht dhe aktet e gjykimit te çeshtjes duhet t’i kalojne per juridiksion e kompetence gjykates perkatese te shkalles se pare, referuar neneve 36, 43/2, 53 e 54 te K.Pr.Civile”.
Bazuar ne dispozitat perkatese te K.Pr.C., vendimet unifikuese te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, per shkakun se referimi ligjor., mbi te cilin u mbeshteten kerkimet e paleve., kane qene te gabuara, ky Kolegj vjen ne perfundimin se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.150, date 23.04.2007 dhe vendimi i Komisionit te Sherbimit Civil nr.358, date 15.05.2006, duhet te prishen dhe shfuqizohen respektivisht dhe aktet e gjykimit te kesaj çeshtje duhet t’i kalojne per juridiksion e kompetence Gjykates se shkalles se pare Pogradec, referuar neneve 36, 43/2, 53 e 54 te K.Pr.Civile. Ky Kolegj konstaton se kompetenca tokesore, per shqyrtimin e mosmarreveshjes ne lidhje me marredhenien e punes, i takon Gjykates se shkalles se pare Pogradec, pasi rezulton se shtetasi Namik Blaceri e ka vendbanimin e tij ne kete qytet.
Meqenese kjo çeshtje ka filluar me nje procedure te ndryshme nga sa udhezohet me kete vendim, gjykata duhet te orientoje palet lidhur me sa eshte konkluduar dhe mbetet ne disponimin e paditesit qe te beje rregullimet perkatese lidhur me shkakun e padise, referuar dispozites se nenit 185 te K.Pr.Civile.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/ç te Kodit te Proçedures Civile,
V E N D O S I
Prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane nr.150, date 23.04.2007 dhe vendimit te Komisionit te Sherbimit Civil dhe kthimin e çeshtjes per gjykim ne Gjykaten e shkalles se pare Pogradec.
Tiranë, më 23.04.2009
Nr.11241-00195-2007 i Regj.Themeltar
Nr.00-2009-493 i Vendimit (157)
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:
Perikli Zaharia Kryesues
Irma Bala Anetare
Arjana Fullani Anetare
Guxim Zenelaj Anetar
Aleksander Muskaj Anetar
ne daten 28.04.2009 mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore, çeshtjen civile me pale:
PADITËS: DHIMITER PINE, ne mungese
TË PADITUR: NDERMARRJA E TRAJTIMIT TE STUDENTEVE SH.A. KORÇE, ne mungese.
OBJEKTI:
Detyrimin per pagimin e pages se nje viti
per shkak te zgjidhjes se kontrates se punes;
shperblimin per dy muaj per mosrespektim te procedurave te njoftimit;
si dhe shperblim per vjetersi ne pune.
Rikthimin ne pune.
Baza Ligjore: Nenet 143, 144, 145 e 146/3 te Kodit te Punes.
Gjykata e shkalles se pare Korçe, me vendimin civil nr.1155, date 25.05.2006, ka vendosur:
Pranimin e kerkese padise, duke u detyruar pala e paditur, Ndermarrja e Trajtimit te Studenteve sh.a., t’i paguaje paditesit Dhimiter Pina nje demshperblim prej 2 pagash mujore per mosrespektim te procedurave te zgjidhjes se kontrates.
Detyrimin e pales se paditur, Ndermarrja e Trajtimit te Studenteve sh.a., t’i paguaje paditesit Dhimiter Pina nje demshperblim prej 12 pagash mujore, per zgjidhje te menjehershme, te pajustifikuar te kontrates.
Rrezimin e pjeses tjeter te kerkese padise, qe ben fjale per rikthimin ne pune te paditesit si i larguar padrejtesisht.
Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin civil nr.258, date 16.11.2006, ka vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.1155, date 25.05.2006 te Gjykates se rrethit gjyqesor Korçe, si me poshte:
Rrezimin e padise si te pabazuar ne prova e ne ligj.
Kunder ketij vendimi, ka bere rekurs paditesi Dhimiter Pine, me anen e te cilit kane kerkuar, prishjen e vendimit nr.258, date 16.11.2006 te Gjykates se Apelit Korçe dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.1155, date 25.05.2006 te Gjykates se shkalles se pare, Korçe.
Si shkaqe te ankimit, pala ankuese paraqet:
- Per te rregulluar marredheniet financiare me palen e paditur paditesi ka lidhur kontraten individuale me afat, qe mban daten 01.11.2004, ku ne nennin 2 te saj eshte percaktuar afati deri ne date 30.09.2005.
- Perpara mbarimit te ketij afati e pikerisht ne date 30.07.2005, midis Sindikates dhe pales se paditur eshte nenshkruar kontrata kolektive e punes, efektet e se ciles shtriheshin per 6 muaj, deri ne date 30.01.2006.
- Ne baze te kontrates se punes dhe nenit 171, pika 2 e K.Punes, çdo dispozite e kontrates individuale te punes qe eshte me pak e favorshme per punemarresin se dispozita e kontrates kolektive, zevendesohet nga kjo e fundit.
- Me te drejte Gjykata e shkalles se pare Korçe ka konsideruar perfundimin e kontrates se punes midis paleve ne date 30.01.2006 dhe jo ne date 30.09.2005.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Aleksander Muskaj; ne mungese te pjesemarresve ne proçes dhe si e shqyrtoi çeshtjen ne teresi,
V Ë R E N
Se vendimi nr.258, date 16.11.2006 i Gjykates se Apelit Korçe eshte i drejte, i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte.
I. Rrethanat e faktit.
1. Paditesi Dhimiter Pine, ka qene ne marredhenie pune me palen e paditur, Ndermarrja e Trajtimit te Studenteve, sh.a. Korçe, me detyren e administratorit (kujdestar konvikti).
2. Marredheniet e punes midis paleve ne kete gjykim jane rregulluar me kontraten e punes te lidhur ne date 01.11.2004, ne te cilen jane parashikuar te drejtat e detyrimet e seciles pale.
3. Ne nenin 2 te kontrates se punes, te cituar me siper, eshte parashikuar se kjo kontrate pune eshte me afat 11 muaj e perfundonte pikerisht ne date 30.09.2005.
4. Ne zbatim te kushteve te kontrates, pala e paditur, Ndermarrja e Trajtimit te Studenteve sh.a. Korçe, ka njoftuar paditesin Dhimiter Pine per nderprerjen e marredhenieve te punes.
5. Duke mos qene dakord me kete vendim te pales se paditur, paditesi Dhimiter Pine i eshte drejtuar Gjykates se shkalles se pare Korçe me kerkese padi, me objektin e cituar ne pjesen hyrese te ketij vendimi.
-
Procedurat gjyqesore
6. Gjykata e shkalles se pare Korçe, me vendimin civil nr.1155, date 25.05.2006, ka vendosur:
Pranimin e kerkese padise, duke u detyruar pala e paditur, Ndermarrja e Trajtimit te Studenteve sh.a., t’i paguaje paditesit Dhimiter Pina nje demshperblim prej 2 pagash mujore per mosrespektim te procedurave te zgjidhjes se kontrates.
Detyrimin e pales se paditur, Ndermarrja e Trajtimit te Studenteve sh.a., t’i paguaje paditesit Dhimiter Pina nje demshperblim prej 12 pagash mujore per zgjidhje te menjehershme te pajustifikuar te kontrates.
Rrezimin e pjeses tjeter te kerkese padise, qe ben fjale per rikthimin ne pune te paditesit si i larguar padrejtesisht.
7. Mbi ankimin e paditesit Dhimiter Pine, Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin civil nr.258, date 16.11.2006, ka vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.1155, date 25.05.2006 te Gjykates se rrethit gjyqesor Korçe, si me poshte:
Rrezimin e padise si te pabazuar ne prova e ne ligj.
8. Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs paditesi Dhimiter Pine, me anen e te cilit kane kerkuar prishjen e vendimit nr.258, date 16.11.2006, te Gjykates se Apelit Korçe dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.1155, date 25.05.2006 te Gjykates se shkalles se pare Korçe, me shkaqet dhe pretendimet e cituara ne pjesen hyrese te ketij vendimi.
III. Arsyetimi ligjor
9. Ne perfundim te shqyrtimit te kesaj mosmarreveshje, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, pasi analizoi çeshtjen ne teresi, shqyrtoi pretendimet e pjesemarresve ne proçes, arrin ne konkluzionin se vendimi nr.258, date 16.11.2006 te Gjykates se Apelit Korçe eshte i drejte, i bazuar ne ligj dhe si i tille, ai do te lihet ne fuqi.
10. Gjykata e Apelit Korçe me te drejte ka arritur ne perfundimin se, kontrata e punes e lidhur ndermjet paditesit Dhimiter Pine dhe pales se paditur Ndermarrja e Trajtimit te Studenteve sh.a. Korçe, ka perfunduar ne date 30.09.2005.
11. Ne nenin 149, te K.Punes, parashikohet se: “1) kontrata me afat te caktuar perfundon ne fund te kohes se parashikuar, pa zgjidhje paraprake ...”.
12. Ne nenin 2 te kontrates se punes, e cila rregullon marredhenien juridike te punes te lidhur midis paleve pjesemarrese ne kete proçes, me vullnetin e lire te paleve, eshte percaktuar se: “... kjo kontrate lidhet per nje periudhe kohe prej 11 muaj. Zbatimi i kontrates fillon me 01.11.2004 dhe eshte e vlefshme deri me date 30.09.2005 ...”.
13. Ne veshtrim te parashikimit ligjor dhe kushteve te kontrates se punes te permendur me siper, kontrata e punes e lidhur midis paditesit Dhimiter Pine dhe pales se paditur Ndermarrja e Trajtimit te Studenteve sh.a. Korçe ka mbaruar ne date 30.09.2005.
14. Ne te tilla rrethana, zgjidhja e kontrates se punes eshte rrjedhim i drejteperdrejt i kushteve te parashikuara dhe te pranuara nga palet ne kontraten e punes date 01.11.2004 dhe i zbatimit korrekt te ligjit (Kodit te Punes).
15. Perfundimi i arritur nga Gjykata e shkalles se pare Korçe se kontrata e punes eshte zgjidhur ne menyre te menjehershme dhe te pajustifikuar nga ana e punedhenesit (Ndermarrja e Trajtimit te Studenteve sh.a. Korçe), me te drejte eshte vleresuar i gabuar nga ana e Gjykates se Apelit Korçe.
16. Gjykata e shkalles se pare Korçe ka arritur ne kete perfundim si pasoje e interpretimit te gabuar te percaktimeve te ligjvenesit ne nenin 171, pika 2 e Kodit te Punes.
17. Ne nenin 171, pika 2 e Kodit te Punes percaktohet se: “... çdo dispozite e kontrates individuale te punes, qe eshte me pak e favorshme per punemarresin se dispozita e kontrates kolektive, eshte e pavlefshme dhe zevendesohet nga kjo dispozite ...”.
18. Kjo dispozite, duhet pare ne korelacion me te gjitha dispozitat e tjera te ketij Kodi e ne menyre te veçante me dispozitat qe rregullojne kontraten kolektive te punes, parashikuar ne Kreun XV, nenet 159 – 175, te ketj Kodi.
19. Ne veshtrim te ketij rregullimi ligjor, kontrata kolektive e punes, percakton kushtet e pergjithshme lidhur me punesimin, lidhjen, permbajtjen dhe perfundimin e kontratave individuale te punes, formimin profesional, si dhe mbi marredheniet midis paleve kontraktuese.
20. Qellimi i ligjit ka qene i tille qe te ruaje punemarresit nga qendrimet apo kushtet e disfavorshme eventuale nga ana e punedhenesit, por jo qe, nepermjet kontratave kolektive te punes, te ndryshoje kushtet e kontratave individuale, kur ato jane te vendosura ne respektim korrekt te ligjit dhe te vullnetit te shprehur te paleve kontraktuese.
21. Afati i kontrates se punes date 01.11.2004, te lidhur midis paditesit Dhimiter Pine dhe pales se paditur Ndermarrja e Trajtimit te Studenteve sh.a. Korçe, eshte pjese perberese e kontrates se punes e detyrueshme (kur kontrata eshte me afat), e vendosur nga ligjvenesi ne nenin 21 te Kodit te Punes (... 3. kontrata e punes e lidhur me shkrim duhet te permbaje sidomos: a. identitetin paleve; ... e. kohezgjatjen kur palet lidhin kontate me afat te caktuar... ).
IV. Ne lidhje me ankimin (rekursin).
22. Shkaqet e parashtruara ne rekurs, pasi u analizuan nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte, kane rezultuara te pabazuara ne ligj (neni 472 K.Pr.Civile) e si te tilla ato, nuk do te pranohen.
i. pretendimi i ngritur ne rekurs nga ana e paditesit Dhimiter Pine se: “... perpara mbarimit te ketij afati e pikerisht ne date 30.07.2005, midis Sindikates dhe pales se paditur, eshte nenshkruar kontrata kolektive e punes, efektet e se ciles shtriheshin per 6 muaj, deri ne date 30.01.2006 ...”, eshte i pabazuar. Siç eshte arsyetuar me siper ne pjesen pershkruese-arsyetuese te ketij vendimi, nepermjet kontrates kolektive te punes nuk mundet te ndryshojne kushtet e kontratave individuale, kur ato jane te vendosura ne respektim korrekt te ligjit dhe te vullnetit te shprehur te paleve kontraktuese.
ii. me te njejtin arsyetim, Kolegji Civil i Gjykates se Larte i jep pergjigje edhe pretendimit tjeter te rekursit se: “... ne baze te kontrates se punes dhe nenit 171, pika 2 e K.Punes, çdo dispozite e kontrates individuale te punes qe eshte me pak e favorshme per punemarresin se dispozita e kontrates kolektive, zevendesohet nga kjo e fundit ...”.
V. Ne lidhje me zgjidhjen e çeshtjes.
23. Gjykata e Apelit Korçe ka zgjidhur drejt çeshtjen si ne zbatimin e ligjit procedural, ashtu edhe ne zbatimin e ligjit material. Me te drejte gjykata e apelit ka vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.1155, date 25.05.2006 te Gjykates se rrethit gjyqesor Korçe, si me poshte:
Rrezimin e padise si te pabazuar ne prova e ne ligj.
24. Vendimi i Gjykates se Apelit Korçe, eshte rezultat i interpretimit dhe zbatimit te drejte te ligjit. Ne kushtet e parashtruara, vendimi nr.258, date 16.11.2006 i Gjykates se Apelit Korçe eshte i drejte e per keto shkaqe do te lihet ne fuqi.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar ne percaktimet e nenit 485, shkonja “a” te K.Pr.Civile,
V E N D O S I
Lenien ne fuqi te vendimit nr.258, date 16.11.2006, te Gjykates se Apelit Korçe.
Tirane, me 28.04.2009
Nr.11241-00248-00-2007 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-563 i Vendimit (158)
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga
Perikli Zaharia Kryesues
Irma Bala Anetare
Arjana Fullani Anetar
Aleksander Muskaj Anetar
Guxim Zenelaj Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 28.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:
PADITËS: DREJTORIA E PERGJITHSHME E DOGANAVE, perfaqesuar nga Juristi Erion Papagjoni
TË PADITUR: KOMISIONI I SHERBIMIT CIVIL, ne mungese
PERSONI I TRETË: LULEZIM GODOLE, ne mungese
OBJEKTI PADISË:
Kundershtimi i vendimit nr.432, date 15.6.2006
te Komisionit te Sherbimit Civil.
Baza Ligjore: Neni 8/3 i Ligjit nr.8549, date 11.11.1999
“Per Statusin e Nepunesit Civil”.
Komisioni i Sherbimit Civil, me vendimin nr.432, date 15.6.2006, ka vendosur:
Pranimin e ankeses dhe shfuqizimin e aktit administrativ nr.1355/31 prot., date 08.03.2006, te Drejtorit te Pergjithshem te Doganave.
Kthimin ne pozicionin e meparshem e pagimin e pages nga momenti i nderprerjes se marredhenieve financiare, deri ne zbatimin e ketij vendimi.
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.219, date 17.11.2006, ka vendosur:
Kthimin e akteve paditesit, Drejtoria e Pergjitheshme e Doganave, per te ndrequr te metat e padise, brenda 5 diteve nga shpallja e ketij vendimi.
Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs pala paditese Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, e cila kerkon prishjen e vendimit te çeshtjes ne themel, duke parashtruar keto shkaqe:
- Ne baze te nenit 154 te K.Pr.Civile, gjykata ka te drejte te caktoje nje afat per plotesimin e te metave te padise se depozituar dhe brenda ketij afati D.P.Doganave e plotesoi kerkesen e gjykates.
- Ne fakt, gjykata nuk mori fare parasysh plotesimin ne kohe te te gjitha kerkesave, por vendosi kthimin e akteve.
- Eshte plotesisht e vertetuar se adresa e paraqitur nga ana e D.P.Doganave eshte plotesisht e sakte, pasi ajo eshte e regjistruar ne dosjen personale te pales se trete ne drejtorine e personelit.
- Njoftimi i pales se trete, meqenese nuk ishte e mundur te njoftohej me fletethirrje, mundet te behej edhe me shpallje, pasi nga informacionet qe kemi personi eshte jashte shtetit. Kjo eshte dhe ne praktiken e gjykates se apelit dhe po ky trup gjykues ka bere njoftim me shpallje.
- Kthimi i akteve duke mos e gjykuar fare çeshtjen ne themel, na ka vene perpara pamundesise per te ushtruar te drejten Kushtetuese te ankimit dhe te pamundesise per te ngritur padine, duke sjelle si pasoje shuarjen e padise, ne kundershtim edhe me nenin 300 te K.P.Civile, dhe te drejten e parashikuar nga neni 42/2 i Kushtetutes.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Guxim Zenelaj; Juristin Erion Papagjoni, i cili kerkoi prishjen e vendimeve dhe kthimin per rigjykim ne Gjykaten e shkalles se pare Tirane; si dhe pasi diskutoi çeshtjen ne teresi,
V Ë R E N
Vendimi i gjykatës së apelit është marrë në kundërshtim me ligjin e për këtë shkak ai duhet të prishet dhe bashkë me të edhe vendimi i KSHC.
Ne keto kushte, çështja duhet të kalojë për shqyrtim në Gjykatën e rrethit gjyqësor Tirane.
Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se personi i trete ne kete gjykim, Lulezim Godole, ka punuar prane pales paditese, Drejtorise se Pergjithshme te Doganave, qe nga viti 1996 dhe se fundi doganier i kontrollit fizik, kategoria C2, ne Degen e Doganes Durres.
Drejtori i Pergjithshem i Doganave, me vendimin nr.1355/31, date 08.03.2006 ka vendosur largimin nga puna te personit trete Lulezim Godole per shkak te konfliktit te interesave (perfshirje ne rrethin e personave qe ushtrojne veprimtari tregtare apo qe jane te lidhur me ta), pasi bie ndesh me detyren e tij funksionale.
Kunder ketij vendimi eshte ankuar personi i trete, Lulezim Godole, ne Komisionin e Sherbimit Civil, i cili me vendimin nr.432, date 15.06.2006 ka vendosur shfuqizimin e vendimit per largimin e personit te trete nga puna, si akt i kunderligjshem dhe ka vendosur kthimin ne punen e meparshme, si dhe pagimin e pages per kohen e qendrimit pa pune qe nga momenti i nderprerjes financiare, deri ne ekzekutimin e keij vendimi.
Pala paditese, Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, me padine kunder Komisionit te Sherbimit Civil, ka kundershtuar vendimin nr.432, date 15.06.2006 te KSHC, bazuar ne nenin 8/3 te Ligjit nr.8549, date 11.11.1999 “Per Statusin e Nepunesit Civil”.
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.219, date 17.11.2006, ka vendosur kthimin e akteve paditesit Drejtoria e Pergjitheshme e Doganave per te ndrequr te metat e padise brenda 5 diteve nga shpallja e ketij vendimi.
Mbi rekursin e Drejtorisë se Përgjithshme të Doganave çështja shqyrtohet në Gjykatën e Lartë, e cila ne gjykimin e saj i referohet vendimeve unifikuese nr.3, date 24.01.2007 dhe nr.8, date 12.09.2007. Sipas këtij të fundit, Kolegjet e Bashkuara kane arritur në përfundimin se punonjësit e doganave nuk kanë qenë dhe nuk janë punonjës të shërbimit civil. Për pasojë, ata nuk janë subjekt i ligjit për statusin e nënpunesit civil.
Mbi këtë arsyetim arrihet në përfundimin se e gjithë procedura ankimore e ndjekur si rezultat i kuptimit te gabuar te ligjit, fillimisht nga punonjësi i larguar nga detyra dhe më tej edhe nga subjektet e tjerë të këtij gjykimi, është në kundërshtim me ligjin. Ankimi kundër vendimit të largimit te personit te trete nga detyra gabimisht është ushtruar brenda juridiksionit administrativ. KSHC ka bërë verifikimin e parë, duke kryer funksione të përafërta me ato të një trupi gjyqësor dhe më pas, kundër vendimit të këtij komisioni është bërë padi në gjykatë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Duke iu referuar unifikimit të praktikës gjyqësore, Kolegji Civil, në këtë gjykim, gjen dy shkelje të ligjit me pasojë pavlefshmërinë e vendimit të gjykatës së apelit dhe vendimit të KSHC:
-
Rruga e ndjekur për kundërshtimin e masës disiplinore në rrugë administrative ka qenë e gabuar, ndërkohë që personi i tretë në këtë gjykim, Lulezim Godole, duhej të kishte ngritur padi ne gjykatën e rrethit gjyqësor, duke iu referuar dispozitave të Kodit Doganor dhe Kodit të Punës.
-
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka paditur gabimisht KSHC në gjykatë, ndërkohë që ligji për shërbimin civil në nenin 8/3 shprehet se kundër këtij vendimi behet ankim ne gjykatë. Si pasojë e këtyre shkeljeve është zhvilluar një procedurë e kundërligjshme që nga fillimi.
Juridiksioni i shqyrtimit të ankimit ndaj vendimit të largimit nga puna, si masë disiplinore, ka qenë ai gjyqësor dhe jo ai administrativ. Për pasojë, si baza ligjore e përcaktuar, ashtu edhe ndërgjyqesia që është krijuar në gjykimin e kësaj mosmarrëveshje është e gabuar.
Kolegji Civil çmon se padia, në këtë rast është ankimi që ka bërë Lulezim Godole përpara KSHC për kundërshtimin e aktit nr.105, date 24.02.2006, por që gabimisht ai nuk i është drejtuar gjykatës së rrethit gjyqësor, por KSHC.
Gjykata e apelit, duke e konsideruar ankimin e Lulezim Godoles si një padi, ka bere dhe kthimin e akteve bazuar ne nenin 154 te K.Pr.C., duke bere nje zgjidhje te gabuar te çeshtjes.
Keshtu ne nenin 8, pika 3, paragrafi i dyte i ligjit nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i Nepunesit Civil”, kemi: “Institucionet e administrates qendrore apo vendore mund te ankohen ne gjykatat e apelit kunder vendimeve te KSHC, te marra ne perputhje me piken 2 te ketij neni, brenda 30 diteve nga komunikimi i vendimit”. Ne referim te kesaj dispozite dhe vendimeve unifikuese, del qarte se ne kete rast nuk jemi para nje padie sipas percaktimeve ne K.Pr.C., por para thjesht nje ankimi, ndaj te cilit duhej te zbatoheshin dispozitat proceduriale per ankimin, e per pasoje gjykata e apelit ka gabuar ne kthimin e akteve sipas nenit 154 te K.Pr.C., duke trajtuar kete ankim si nje padi.
Ne keto kushte, bazuar në nenin 467/d të K.Pr.C., për shkak se ndergjyqësia në këtë rast dhe referimi ligjor kanë qenë të gabuara, Kolegji Civil konkludon se:
Vendimi i gjykates se apelit, i cili nuk ka gjykuar çeshtjen ne themel, por ka bere kthimin e akteve sipas nenit 154 te K.Pr.C., duhet te prishet per shkaqet e analizuara me siper dhe si rregull, çeshtja duhet te kthehet per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues per gjykimin ne themel te padise. Por ne vijim te vendimeve unifikuese te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, ku nepunesit e doganave nuk gezojne statusin e nepunesit civil, gjykata e apelit eshte e detyruar t’i ktheje aktet Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane per gjykimin e padise sipas objektit.
Duke qene se ne kete rast jemi para nje uniformiteti formal ne zbatim te procedures, ku anashkalimi i se ciles nuk sjell pasoja dhe per t’i prere rrugen zhvillimit te disa seancave gjyqesore thjesht formale, dhe ne zbatim te frymes se Kushtetutes se RSH dhe Konventes Europiane te Drejtave te Njeriut per nje gjykim te efektshem, vendimi i Gjykates se Apelit Tiranë nr.219, datë 17.11.2006 dhe vendimi i KSHC nr.432, date 15.06.2006 duhet të prishen dhe të shfuqizohen, aktet e gjykimit të kësaj çështjeje duhet t’i kalojnë për juridiksion e kompetencë Gjykatës së rrethit gjyqësor Tirane.
Meqënëse kjo çështje ka filluar me një procedurë të ndryshme nga sa udhëzohet me këtë vendim, gjykata duhet të orientojë palët lidhur me sa është konkluduar.
Mbetet në disponimin e paditësit (personit te trete), që të bëjë rregullimet përkatëse lidhur me shkakun e padisë, referuar nenit 185 të K.Pr.C. Përsa i përket objektit të padisë ai mbetet i pandryshuar, pasi në themel kërkohet kthimi në punën e mëparshme dhe pagimi për kohën e qëndrimit padrejtësisht pa punë. Pavarësisht nga ligji i aplikuar, objekti i kërkimit është i njëjtë.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/ç te K.Pr.Civile,
V E N D O S I
Prishjen e vendimit nr.219, datë 17.11.2006 te Gjykatës së Apelit Tirane, si dhe te vendimit nr.432, date 15.06.2006 te KSHC dhe dërgimin e akteve për gjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tirane.
Tirane, me 28.04.2009
Nr.31003-00187-00-2007 i Regj. Themeltar
Nr.00-2008-469 i Vendimit (159)
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:
Perikli Zaharia Kryesues
Aleksander Muskaj Anëtar
Arjana Fullani Anëtare
Guxim Zenelaj Anëtar
Irma Bala Anëtare
në seancen gjyqesore të datës 28.04.2009 mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:
PADITËS: ROZALINA SPORE, ne mungese
I PADITUR: DREJTORIA E POLICISE ELEKTRIKE TIRANE, ne mungese
DEGA E POLICISE ELEKTRIKE GJIROKASTER, ne mungese
PERSON I TRETË: KORPORATA ELEKTRO-ENERGJETIKE SHQIPTARE, perfaqesuar nga juristi Artan Cela.
XHEVDET SHTINO, i pranishem
OBJEKTI:
Anullimi i gjobes se vendosur nga Dega e Policise Elektrike Gjirokaster,
nepermjet proçes verbalit te gjobes me nr.PE019055, date 04.11.2005,
lene ne fuqi me vendimin nr.508, date 14.12,2005
te Drejtorise se Policise Elektrike Tirane.
Baza Ligjore: Nenet 328, 330 e 324 te K.Pr.Civile.
Gjykata e Shkalles se Pare Gjirokaster, me vendimin nr.505, date 13.06.2006, ka vendosur :
Rrezimin e kerkese padise se paditeses Rozalina Spore si te pabazuar ne ligj dhe ne prova.
Lenien ne fuqi te gjobes se vendosur nepermjet proces verbalit nr.PE019055, date 04.11.2005 nga Dega e Policise Elektrike Gjirokaster, lene ne fuqi me vendimin nr.508, date 14.12.2005 te Drejtorise se Policise Elektrike Tirane.
Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.343, date 11.10.2006, ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.505, date 13.06.2006 te Gjykates se Shkalles se Pare Gjirokaster.
Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka bere rekurs paditesja Rozalina Skore, e cila ka kerkuar prishjen e tij per keto shkaqe:
- Gjykatat kane zbatuar gabim ligjin, pasi nuk i jane referuar dispozitave te K.Civil dhe konkretisht neneve 722-783, ku gjen rregullim ligjor kontrata tip e furnizimit te energjise elektrike qe KESH lidh me abonentet jofamiljare.
- Sipas kontrates tip te furnizimit me energji elektrike (pika 7.1.7) “Klienti nuk mund te jape apo te shese energji elektrike klienteve te tjere nga rrjeti i tij”.
- Nuk do te konsiderohet si aktivitet shperndarjeje i klientit zoterimi, shfrytezimi, administrimi dhe kontrolli i mjeteve te shperndarjes te vendosura ne pronen private, ose ne pronen e tij private te dhene me qira te tjereve dhe qe perdoren vetem per te transportuar ose dhene energji elektrike tek personi qe i zoteron, i shfrytezon, administron dhe kontrollon keto mjete.
- Gjykatat jane bazuar ne paragrafin e pare te pikes 7.1.7 te kontrates furnizimit, ku eshte vendosur rregulli i pergjithshem se ndalohet shitja apo dhenia e energjise nga kushdo, perveç KESH. Por paragrafi i dyte i kesaj pike parashikon perjashtimin ligjor nga rregulli, duke percaktuar se nuk do konsiderohet shitje energjie shfrytezimi, zoterimi apo kontrolli i mjeteve te shperndarjes te vendosura ne pronen e dhene me qira, qe do te thote se per qiramarresin nuk ka ndonje detyrim per lidhje te re kontrate furnizimi me energji elektrike, sepse energjia qe perdor qiramarresi e ka brenda aktivitetit te shfrytezimit dhe zoterimit te energjise prej vete qiradhenesit.
- Ne baze te neneve 772-783 te K.Civil, qe bazohet kontrata tip e furnizimit, nuk ka ndonje percaktim ligjor per mbartjen e detyrimit kontraktor per rastin kur i furnizuari i cili eshte edhe pronar i objektit dhe e ka dhene me qira tek paditesja.
- Per shkak se energjia e konsumuar ne kete rast eshte paguar plotesisht nga qiradhenesi Xhevdet Shtina, vendosja e gjobes per qiramarresin (paditesen) Rozalina Spore eshte akt administrativ i pavlefshem, sepse eshte ne kundershtim me qellimin qe ka ligji, konkretisht neni 10/c i ligjit nr.8637, date 06.07.2000 “Per Policine Elektrike”.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,
V Ë R E N
Vendimi nr.505, date 13.06.2006 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe vendimi nr.343, date 11.10.2006 i Gjykates Apelit Tirane, qe ka lene ate ne fuqi, jane marre jo ne zbatim te ligjit, si te tille duhet te ndryshohen dhe te pranohet padia e paditeses.
Nga gjykimi, ka rezultuar se paditesja, Rozalina Spore, ka marre me qira nje ambjent me siperfaqe 16 m2, prone e personit te trete Xhevdet Shtino, per te ushtruar aktivitetin e rrobaqepeses. Sipas kontrates se qirase eshte percaktuar se te gjitha detyrimet me shtetin, duke perfshire edhe energjine elektrike, i merr persiper personi i trete.
Me vendimin date 04.11.2005, bazuar ne proçes-verbalin perkates, inspektoret e policise elektrike kane vendosur detyrimin e paditeses te paguaje gjoben ne shumen 50.000 leke per kundravajtje administrative te lidhjes se energjise elektrike pa kontrate.
Paditesja eshte ankuar ne rruge administrative ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise Elektrike, e cila me vendimin nr.508, date 14.12.2005, ka lene ne fuqi gjoben me te njejtin arsyetim per lidhje ne rrjetin elektrik pa kontrate.
Me pas, paditesja i eshte drejtuar gjykates me padine objekt gjykimi dhe ka kerkuar anullimin e gjobes, ne baze te neneve 324, 325 te K.Pr.Civile.
Ne perfundim te gjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster ka konkluduar se gjoba eshte e ligjshme dhe e ka lene ne fuqi ate, me arsyetimin se paditesja, si qiramarrese nuk ka lidhur kontrate me Zonen Elektrike per furnizimin me energji elektrike per ushtrimin e aktivitetit privat, por e paguante si nenkontraktore ndaj qiradhenesit Xhevat Shtina, duke kryer kundervajtjen administrative te parashikuar ne nenin 10/2, pika “c” te ligjit nr.8637, date 06.07.2000 “Per Policine Elektrike”.
Me ankimin e paditeses, Gjykata e Apelit Gjirokaster ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, me te njejtin arsyetim.
Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs paditesja, e cila pretendon se eshte zbatuar gabim ligji, pasi qiramarresi nuk ka detyrim per te lidhur kontrate tjeter me energjine elektrike.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte gjykon se vendimet e dy gjykatave jane marre ne zbatim te gabuar te ligjit, per rrjedhoje duhet te ndryshohen dhe perfundimisht padia e paditeses duhet te pranohet.
Ne vendosjen e gjobes ndaj paditeses, pala e paditur eshte bazuar ne nenin 10/2, pika “c” te ligjit nr.8637, date 06.07.2000 “Per Policine Elektrike”. Nga permbajtja e kesaj dispozite rezulton se lidhja elektrike pa kontrate nga ana e nje subjekti privat denohet me gjobe nga 50.000 -100.000leke .
Ligjvenesi ka patur per qellim te parandaloje dhe te ndeshkoje abuzimet apo marrjet e paligjshme te energjise elektrike nga ana e subjekteve te ndryshem private apo shteterore, per te shmangur rastet qe sjellin mosvjeljen e te ardhurave shteterore, qe administrohen nga KESH sipas energjise elektrike realisht te konsumuar.
Nga gjykimi ka rezultuar e provuar se pronari i objektit dhe njekohesisht personi i trete ne kete gjykim me cilesine e qiradhenesit Xhevdet Shtino, ka patur kontrate te rregullt per furnizimin dhe shitjen e energjise elektrike zona 16, date 16.07.1998, fakt i provuar ne gjykim me shkresen nr.651, date 08.06.2006 te njesise se menaxhimit KESH Gjirokaster dhe kontraten perkatese bashkangjitur asaj.
Sipas vertetimit date 12.06.2006 te Njesise se Menaxhimit Gjirokaster KESH, rezulton se Xhevdet Shtino me kontrate nr.22, zona 16 nuk eshte debitor i energjise elektrike prane KESH sh.a, Njesia e Menaxhimit Gjirokaster, pra ka shlyer rregullisht detyrimet qe rrjedhin nga kontrata me te padituren.
Fakti qe paditesja nuk ka lidhur kontrate per furnizimin me energji elektrike me KESH, pas marrjes se objektit me qira, por ka vazhduar te furnizohet me energji elektrike sipas kontrates qe ka pronari i objektit me KESH nuk perben kundravajtje administrative, qe parashikohet si e tille nga neni 10/2, pika “a” i ligjit nr.8637, date 06.07.2000 “Per Policine Elektrike”.
Ne rrethanat e siperme, Kolegji Civil çmon se vendosja e gjobes ndaj paditeses eshte e paligjshme, sepse paditesja nuk ka bere lidhje elektrike pa kontrate dhe energjia realisht e konsumuar ne objektin e dhene me qira eshte paguar teresisht nga qiradhenesi, personi i trete Xhevdet Shtina.
Sa siper, vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe vendimi i Gjykates se Apelit Tirane duhet te ndryshohen dhe te pranohet kerkese padia e paditeses.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 480/d te Kodit te Proçedures Civile,
V E N D O S I
Ndryshimin e vendimit nr.343, date 11.10.2006 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe te vendimit nr.505, date 13.06.2006 te Gjykates se shkalles se pare Gjirokaster ne kete menyre :
Pranimin e padise se paditeses Rozalina Spore.
Anullimin e aktit te nxjerre nga Dega e Policise Elektrike Gjirokaster, procesverbalit nr.PE 019055, date 04.11.2005, te gjobes ne shumen 50.000 leke, lene ne fuqi me vendimin nr.508, date 14.12.2005 te Drejtorise se Policise Elektrike Tirane.
Tiranë, më 28.04.2009
Nr.11243-02057-00-2006 i Regj. Themeltar
Nr.00-2008-481 i Vendimit (160)
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:
Perikli Zaharia Kryesues
Aleksander Muskaj Anëtar
Arjana Fullani Anëtare
Guxim Zenelaj Anëtar
Irma Bala Anëtare
në seancen gjyqesore të datës 28.04.2009 mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:
PADITËS : JANI SHQAU, ne mungese
I PADITUR: I.N.S.I.G DEGA ELBASAN, perfaqesuar nga juristi Arsen Balteza.
OBJEKTI I PADISË:
Kerkohet deklarimi i shuarjes se titullit ekzekutiv,
qe i perket vendimit nr.88, date 23.01.1995 te Gjykates se Rrethit Elbasan.
Baza Ligjore: Neni 609 i K.Pr.Civile.
Gjykata e Shkalles se Pare Elbasan, me vendimin nr.2016, date 16.12.2005, ka vendosur:
Pranimin e padise.
Deklarimin e pavlefshem te titullit te ekzekutimit te vendimit nr.88, date 23.01.1995 te Gjykates se Elbasanit, pasi e drejta per ekzekutimin e detyrimit te ketij vendimi eshte parashkruar.
Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.503, date 01.11.2006, ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.2016, date 16.12.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan.
Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur INSIG Dega Elbasan, e cila kerkon prishjen e tij duke parashtruar keto shkaqe:
- Baza ligjore neni 113 i K.Civil te cilit i referohet gjykata, shprehet per padite qe nuk parashkruhen dhe persa i perket paragrafit te fundit, ai shprehet per afatin e parashkrimit te kerkeses per ekzekutim te detyrueshem ne lidhje me padite te cilat nuk parashkruhen. Me pas gjykata i referohet nenit 115, pika “dh”, i cili shprehet ne lidhje me parashkrimin e kerkesave per ekzekutim te detyrueshem te ketyre padive.
- Gjykata, si afat te parashkrimit te titullit ekzekutiv, duhet t’i ishte referuar nenit 114 te K.Civil, ku thuhet se per afatet e parashkrimit, kur ne ligj nuk eshte parashkruar ndryshe, parashkruhen brenda 10 vjeteve te gjitha padite, nen ky qe i referohet edhe punonjesve te Zyres se Permbarimit.
- Persa i perket nenit 181 te K.Civil nuk e kuptojme qellimin pse gjykata i referohet ketij neni pse nuk citon nenet 476 dhe 480 te K.Civil. Eshte pranuar nga debitori se ne vitin kur ky detyrim ka qene per ekzekutim prane permbaruesit dhe eshte pushuar, debitori ka qene ne marredhenie pune dhe ka pasur mundesi shlyerje detyrimi, por qe me dashje s’e ka bere me shkakun se nuk ka pasur mundesi financiare.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala; Juristin Arsen Balteza, i cili kerkoi ndryshimin e dy vendimeve dhe rrezimin e kerkese padise; dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,
V Ë R E N
Vendimi nr.503, date 01.11.2006 i Gjykates se Apelit Durres, me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi nr.2016, date 16.12.2005 i Gjykates se shkalles se pare Elbasan, duke pranuar padine, eshte i drejte, si i tille lihet ne fuqi.
Paditesi Jani Shqau ka kerkuar pavlefshmerine e titullit ekzekutiv me ane te cilit detyrohet t’i paguaje INSIG sha, Dega Elbasan, shumen 361.465 leke, duke pretenduar se detyrimi qe permban titulli ekzekutiv (vendimi i formes se prere nr.88, date 23.01.1995), eshte nje detyrim qe nuk mund te kerkohet te ekzekutohet ne vitin 2003, pasi kjo e drejte eshte e parashkruar.
Ka rezultuar nga gjykimi, se padia e themelit, qe i perket gjykimit per te cilen ben fjale vendimi i formes se prere i sipercituar, eshte padia me te cilen INSIG sh.a, pasi ka shperblyer demin kontraktor me nje subjekt tjeter pale ne kontrate sigurimi, i kerkon me padi regresi kthimin e shumes se paguar te sigurimit pales tjeter, qe ne gjykimin e themelit eshte Jani Shqau, me cilesine e te paditurit, padi e zgjidhur tashme me vendimin e formes se prere, me te cilen eshte detyruar Jani Shqau te ktheje shumen 361.465 leke INSIG sh.a.
Ka rezultuar se pala e paditur (INSIG), ka kerkuar ta vere ne ekzekutim vendimin e siperm (titullin ekzekutiv), me date 14.02.1996, kerkese kjo drejtuar Zyres se Permbarimit Elbasan, por nga permbaruesi eshte vendosur me 18.12.1997, pushimi i ekzekutimit per shkak se debitori nuk ka patur pasuri te sekuestrueshme.
Me vendimin nr.1410, date 17.03.2003 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan (me kerkese te kreditorit), eshte leshuar urdher tjeter ekzekutimi i titullit ekzekutiv, perfshire dhe urdheri qe jane depozituar ne Zyren e Permbarimit Elbasan me date 11.04.2005.
Me marrjen dijeni per venien ne ekzekutim te titullit ekzekutiv, paditesi (pala debitore), ka ngritur padine ne gjykim, me te cilen ka kerkuar pavlefshmerine e titullit ekzekutiv, me pretendimin se detyrimi qe permban titullin ekzekutiv (vendimi gjyqesor) eshte shuar, pasi ekzekutimi i ketij vendimi gjyqesor eshte parashkruar se bashku me padine kryesore, pasi kane kaluar aftet ligjore te parashkrimit.
Gjykata e shkalles se pare Elbasan me vendimin nr.2016, date 16.12.2005, ka vendosur pranimin e padise. Deklarimin e pavlefshem te titullit ekzekutiv te vendimit nr.88, date 23.01.1995 te Gjykates se Elbasanit, duke arsyetuar mes te tjerave se e drejta e ekzekutimit te detyrimit eshte parashkruar, ne zbatim te nenit 113, te K.Civil.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte gjykon se vendimi i Gjykates se Apelit Durres, me te cilin lihet ne fuqi vendimi i Gjykates se shkalles se pare Elbasan, eshte i bazuar ne ligj.
Gjykatat kane zbatuar e interpretuar drejt nenin 113, 115/dh te K.Civil, duke arsyetuar parashkrimin e ekzekutimit te titujve ekzekutive qe lidhen me padi per te cilat zbatohen afate parashkrimi.
Neni 113, paragrafi i fundit i K.Civil ka parashikuar se:
“Nuk parashkruhen dhe kerkesat per ekzekutimin e detyrueshem te vendimeve qe jane te lidhura me padi, per te cilat nuk zbatohet parashkrimi”.
Ne mungese te nje norme juridike te shprehur ne K.Civil apo ne K.Pr.Civile, me te cilen te jete rregulluar parashkrimi i ekzekutimit te titujve ekzekutive, gje qe nuk mund te pengoje gjykaten te zgjidhe çeshtjen, ajo duke interpretuar drejt normat juridike te tjera te K.Civil, nenin 113 dhe 115 te K.Civil, i ka dhene zgjidhje çeshtjes.
Keshtu me te drejte gjykatat kane konkluduar se neni 113/“dh” ka lidhur mungesen e parashkrimit te ekzekutimit te detyrueshem te vendimeve te formes se prere, vetem per ato vendime qe jane te lidhura me padi, per te cilat nuk zbatohet parashkrimi, pra vetem per keto lloj padi Kodi ka parashikuar parashkrimin e ekzekutimit te vendimit gjyqesor, siç nuk mund te ndodhë e njejta gje (per shkak te ketij rregullimi), ne ato raste qe lidhen me ekzekutimin e vendimit gjyqesor (tituj ekzekutive), te lidhura me padi qe parashkruhen.
Ne zbatim e interpretim edhe te nenit 115/“dh” te K.Civil ne te cilen jane parashikuar afate parashkrimi per padite per shperblim demi jo kontraktor dhe per padite per kthimin e perfitimit pasuror pa te drejte, me te drejte gjykatat ,duke e cilesuar si nje te tille edhe padine e ngritur nga INSIG, me te cilen i kerkon atij t’i ktheje shumen e paguar personit qe i ka shkatuar dem (sipas kontrates se sigurimit), padi e zgjidhur tashme me vendimin e formes se prere qe kerkohet te vihet ne ekzekutim nga INSIG dhe qe kundershtohet me padine e ngritur ne kete gjykim nga paditesi Jani Shqau, te cilen e ka pranuar.
Nga gjykata eshte konkluduar me te drejte se, me kalimin e afatit 3 vjeçar te parashkrimit te padise (per te cilen ben fjale titulli ekzekutiv), fakt i provuar me provat e analizuara nga gjykata, eshte parashkruar edhe e drejta e kreditorit per te kerkuar ekzekutimin e detyrueshem te vendimit gjyqesor, duke e bere te pavlefshem titullin ekzekutiv.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te Kodit te Proçedures Civile,
V E N D O S I
Lenien ne fuqi te vendimit nr.503, date 01.11.2006 te Gjykates se Apelit Durres.
Tiranë, më 28.04.2009
Nr.11115-00585-00-2007 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-451 i Vendimit (161)
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:
Shpresa Beçaj Kryesuese
Evjeni Sinoimeri Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Evelina Qirjako Anetare
Fatos Lulo Anetar
ne daten 24.04.2009, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile qe u perket paleve:
PADITËS/TË K/PADITUR: HAMIJET ZOGOLLI, e bija e Hasanit, e vtl.1929, lindur e banuese ne Tirane, perfaqesuar nga avokati Altin Naqe.
TË PADITUR NË K/PADI: LIRI FORTUZI, e vtl.1943, lindur dhe banuese ne Tirane.
ASTRIT FORTUZI, i biri i Lavdiut, i vtl.1962, lindur dhe banues ne Tirane.
FISNIK FORTUZI, i biri i Lavdiut, i vtl.1969, lindur dhe banues ne Tirane.
INDRIT STRAZIMIT, i biri i Lutfiut, i vtl.1959, lindur dhe banues ne Tirane.
DONARD STRAZIMIRI, i biri i Lutfiut, i vtl.1961, lindur e banues ne Tirane.
BEDRIE FLORINI (FORTUZI), e bija e Beqirit, e vtl.1941, lindur dhe banuese ne Tirane.
BLEDAR FLORINI (FORTUZI), i biri i Ismailit, i vtl.1974, lindur dhe banues ne Tirane.
ALMA HYKA (FLORINI), e bija e Ismailit, e vtl.1970, lindur dhe banues ne Tirane.
FISNIK PREZA, i biri i Zyberit, i vtl.1934, lindur e banues ne Tirane.
DHURATA KARAJANI (PREZA), e bija e Zyberit, e vtl.1929, lindur dhe banuese ne Tirane.
AFERDITA HUSHA (PREZA), e bijae Zyberit, e vtl.1937, lindur dhe banuese ne Tirane.
FATBARDHA AGUSHI (PREZA), e bija e Zyberit, e vtl.1932, lindur dhe banuese ne Tirane.
AGIM FORTUZI, i biri i Avniut, i vtl.1926, lindur e banues ne Tirane.
LUAN FORTUZI, i biri i Gencit, i vtl.1951, lindur e banues ne Tirane.
ARBEN FORTUZI, i biri i Gencit, i vtl.1955, lindur dhe banues ne Tirane.
MIRANDA FORTUZI, e bija e Gencit, e vtl.1958, lindur dhe banuese ne Tirane.
EVA FORTUZI, e bija e Gencit, e vtl.1961, lindur dhe banuese ne Tirane.
AVNI FORTUZI, i biri i Gencit, i vtl.1963, lindur dhe banues ne Tirane.
LUMNIE LAKU (FORTUZI), e bija e Avniut, e vtl.1929, lindur dhe banuese ne Tirane.
BUJAR FORTUZI, i biri i Avniut, i vtl.1932, lindur dhe banues ne Tirane.
MUSIN PILKU, i biri i Hysenit, i vtl.1934, lindur dhe banues ne Tirane.
LIRA KASHARAJ, e bija e Hysenit, e vtl.1928, lindur dhe banuese ne Tirane.
NIMET PILKU, e bija e Sherifit, e vtl.1944, lindur dhe banuese ne Tirane.
NIADA PILKU, e bija e Atnandit, e vtl.1970, lindur dhe banuese ne Tirane.
FLORAN PILKU, i biri i Atnandit, i vtl.1973, lindur dhe banues ne Tirane.
TEFTA DISHNICA, e bija e Hasanit, e vtl.1926, lindur dhe banuese ne Tirane.
BARDHYL ZOGOLLI, i biri i Hasanit, i vtl.1943, lindur dhe banues ne Tirane.
NAZIME ZOGOLLI, e bija e Zijait, e vtl.1935, lindur dhe banuese ne Tirane.
ADRIAN ZOGOLLI, i biri i Moisit, i vtl.1961, lindur dhe banues ne Tirane.
HASAN ZOGOLLI, i biri i Moisit, i vtl.1964, lindur dhe banues ne Tirane.
ERION ZOGOLLI, i biri i Halitit, i vtl.1974, lindur e banues ne Tirane.
HELGA ZOGOLLI, e bija e Halitit, e vtl.1977, lindur dhe banuese ne Tirane.
MYBERA ZAGOLLI, e bija e Saliut, e vtl.1947, lindur dhe banuese ne Tirane.
FATRI LLAGAMI, i biri i Bedriut, i vtl.1933, lindur dhe banues ne Tirane.
BUJAR LLAGAMI, i biri i Bedriut, i vtl.1931, lindur e banues ne Tirane.
VERA PANARITI, e bija e Bedriut, e vtl.1930, lindur dhe banuese ne Tirane.
MIRANDA NOSI, e bija e Ymerit, e vtl.1961, lindur dhe banuese ne Tirane.
DASHURI LLAGAMI, e bija e Sulejmanit, e vtl.1949, lindur dhe banuese ne Tirane.
DENIS LLAGAMI, i biri i Arjanit, i vtl.1973, lindur dhe banues ne Tirane.
HELIDON LLGAMI, i biri i Arjanit, i vtl.1975, lindur dhe banues ne Tirane, perfaqesuar te gjithe nga av. Altin Naqe.
KOMITETI SHTETEROR I KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TE PRONAVE, ZYRA VENDORE TIRANE, ne mungese
TË PADITUR K/PADITËS: MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCES, perfaqesuar nga avokati i Shtetit Abaz Deda dhe juristja Zhaneta Bedaj me autorizim.
UNIVERSITETI I TIRANES-REKTORATI, perfaqesuar nga juristet Ana Golloshi dhe Ferdinand Bega me autorizim.
AVOKATURA E SHTETIT, perfaqesuar nga av. i Shtetit Abaz Deda.
Do'stlaringiz bilan baham: |