Nr. Data palët faqe


Nr. 23000-01951-00-2007 i Regj. Themeltar



Download 1,35 Mb.
bet15/33
Sana27.06.2017
Hajmi1,35 Mb.
#17000
1   ...   11   12   13   14   15   16   17   18   ...   33

Nr. 23000-01951-00-2007 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2008-535 i Vendimit (148)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:
Perikli Zaharia Kryesues

Aleksander Muskaj Anëtar

Arjana Fullani Anëtare

Guxim Zenelaj Anëtar

Irma Bala Anëtare
në seancen gjyqesore të datës 21.04.2009 mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:
PADITËS: E. SH., ne mungese

I PADITUR: G. K., ne mungese



OBJEKTI:

Ndryshimin e vendimit gjyqesor nr.220, date 18.02.2004,

persa i perket pergjegjesise prinderore ne lidhje

me lenien per rritje e edukim te femijes G. K., mua kerkueses.

Baza Ligjore: Neni 159 i K.Familjes.




Gjykata e Shkalles se Pare Shkoder, me vendimin nr.1662, date 12.07.2006 ka vendosur:

Pranimin e pjeseshem te kerkeses.

Ndryshimin e vendimit nr.220, date 18.02.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder vetem persa i perket te drejtes se takimit te kerkueses E. Nuh Sh. (Gj.), duke percaktuar keto periudha kohore 20 Dhjetor deri me 20 Janar dhe 01 Gusht deri me 31 Gusht te çdo viti.
Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.390, date 20.11.2006, ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr.1662, date 12.07.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder.


Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile ka bere rekurs pala paditese E. Sh. (Gj.), e cila ka kerkuar prishjen e tij per keto shkaqe:

- Meqenese kushtet e mia kane ndryshuar, i kam kerkuar gjykates te me caktoje pergjegjesine prinderore persa i perket vajzes sime, e cila eshte 4 vjeç dhe ka nevoje te jetoje me mua, nenen e saj, pasi kam kushte shume me te mira se i padituri dhe qe eshte ne interes te femijes.

- Gjykata nuk mori parasysh kushtet e mia dhe as nuk pranoi kerkesen per thirrjen e nje eksperti psikolog, i cili mund te pasqyronte se prane cilit prind femija mund te rritej dhe edukohej me normalisht.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relatimin e gjyqtares Irma Bala; si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Vendimi nr.390, date 20.11.2006 i Gjyklates se Apelit Shkoder eshte marre ne zbatim te keq te ligjit, si i tille duhet te prishet dhe çeshtja t’i dergohet per rishqyrtim asaj gjykate.

Me vendimin nr.220, date 18.02.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder, palet (ish bashkeshorte) kane zgjidhur martesen dhe femija G. i eshte lene per rritje dhe edukim te paditurit G. K., duke ju njohur e drejta e takimit te femijes paditeses E. Sh. (Gj.), çdo vit ne muajin janar nga data 05 deri me date 20 janar dhe me 05 deri 20 gusht .

Me padine objekt gjykimi, paditesja ka kerkuar ndryshimin e vendimit nr.220, date 18.02.2004 te Gjykates se rrethit Gjyqesor Shkoder, duke ja lene asaj per rritje dhe edukim femijen G. K., bazuar ne nenin 159 te K.Familjes.

Gjykata e shkalles se Pare Shkoder ka vendosur: “Ndryshimin e vendimit nr.220, date 18.02.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder vetem persa i perket te drejtes se takimit te kerkueses E. Sh. (G.), duke percaktuar keto periudha kohore: 20 Dhjetor deri me 20 Janar dhe 01 Gusht deri me 31 Gusht te çdo viti”.

Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Shkoder, me arsyetimin se, meqenese koha e qendrimit te nenes me femijen e saj ka qene shume e paket dhe femija per te gjithe kete periudhe eshte rritur nen kujdesin e babait G., eshte konsideruar e papershtatshme koha ne te cilen kerkohet ndryshimi i vendimit ne lidhje me pergjegjesine prinderore, por eshte zgjatur koha e takimit te kerkueses me femijen e saj, qe krijon mundesine e mevonshme te ndryshimit te vendimit ne lidhje me ushtrimin e pergjegjesise prinderore nga kerkuesia E. Sh. (Gj.).

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs pala paditese E. Sh., e cila pretendon se gjykata nuk ka marre parasysh kushtet e saj dhe as nuk pranoi kerkesen per thirrjen e nje eksperti psikolog, i cili mund te pasqyronte se prane cilit prind femija mund te rritej dhe edukohej me normalisht.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, gjykon se vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder eshte marre jo ne zbatim te kerkesave te nenit 126, 224 te K.Pr.Civile, si dhe nenet 6, 155, 157 te K.Familjes.

Gjykata e apelit nuk rezulton se ka permbushur detyrimet qe cakton neni 126 i K.Pr.Civile ne lidhje me permbajtjen e tij, si dhe rregullat per marrjen e provave qe parashikon neni 224 i K.Pr.Civile. Permbajtja e vendimit nuk eshte e bazuar ne fakte dhe konkluzione llogjike, qe lejojne ate te konkludoje nese jane rrethanat per te pranuar kerkesen e paditeses per ndryshimin e vendimit te formes se prere nr.220, date 18.02.2006 sa i perket pretendimit te pergjegjesise prinderore te femijes G., duke ja kaluar ate paditeses.

Ne teresine e permbajtjes se vendimit te saj, gjykata eshte bazuar ne arsyetimin se “koha e qendrimit te nenes me femijen e saj ka qene shume e paket dhe se femija per gjithe kete periudhe eshte rritur nen kujdesin e te paditurit”, (i ati), duke mos analizuar asnje prove a pretendim tjeter qe do ta pengonte gjykaten te ndryshonte pergjegjesine prinderore per femijen, permbajtje kjo qe nuk e bazon vendimin e gjykates ne kerkesat e nenit 6, 155 e 157 te K.Familjes.

Ne arsyetimin e vendimit te gjykates nuk gjen pasqyrim zbatimi i parimeve te Konventes per te Drejtat e Femijes (miratuar nga Asambleja e Pergjithshme e Organizates se Kombeve te Bashkuara, nentor 1999, si dhe “Deklarata per te drejtat e femijes”.

Sikurse theksohet ne pjese te deklarates se sipercituar “femija per shkak te papjekurise se tij fizike dhe intelektuale ka nevoje per nje mbrojtje dhe kujdesje te posaçme, perfshire mbrojtjen juridike te pershtatshme para dhe pas lindjes”.

Ne veshtrim te sa siper, gjykata duhej te argumentonte ne vendimin e saj cila eshte mbrojtja me e pershtatshme qe i sigurohet femijes, ne zbatim te nenit 155, 157 te K.Familjes, kur i duhet te rishqyrtoje ndryshimin e kerkuar ne padi te ushtrimit te pergjegjesise prinderore. Parimi i interesit me te larte te femijes eshte parimi qe ka perparesi ne vendimmarrjen e gjykates per zgjidhjen e mundshme te kujdestarit tjeter per femijen, duke argumentuar se cila eshte alternativa me e mire e mireqenies dhe e mirembajtjes qe prindi ka mundesi t’i siguroje femijes, qe i sherben interesit me te larte te femijes per rritjen dhe edukimin e tij.

Ne rishqyrtimin e çeshtjes, gjykata duhet te marre mendimin e nje grupi ekspertesh psikologe per te dhene mendimin e tyre me shkrim, pas kontaktit me femijen dhe prinderit dhe detyrimit te alternativave qe ato ngarkojne per rritjen e femijes, duhet patur parasysh edhe mosha e saj. Ekspertet mund te thirren per t’u degjuar ne seance gjyqesore dhe te pyeten per mendimin dhene nga gjykata dhe palet.

Nese shihet e nevojshme, gjykata mund te zgjeroje hetimin gjyqesor duke pyetur si deshmitare persona te aferm te paleve, apo te kerkoje dokumenta perkatese per te krijuar bindjen ne lidhje me alternativen me te mire te mireqenies qe garanton secili nga prinderit per femijen G., duke zgjidhur perfundimisht mosmarreveshjen mes paleve e duke shprehur per te gjitha kerkimet sipas padise, nese i pranon apo jo ato.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 480/c te Kodit te Proçedures Civile,
V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.390, date 20.11.2006 te Gjykates se Apelit Shkoder dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Shkoder, me tjeter trup gjykues.

Tiranë, më 21.04.2009

Nr.11243-00471-00-2009 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-576 i Vendimit (149)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:
Perikli Zaharia Kryesues

Irma Bala Anetare

Fatos Lulo Anetar

Guxim Zenelaj Anetar

Aleksander Muskaj Anetar

ne daten 14.04.2009 dhe 21.04.2009, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore, çeshtjen civile me pale:


PADITËS: TRASHEGIMTARET E HASIM DHE MESHTANE KOKOSHI, ZYBEJTE KOKOSHI, FLLADI KOKOSHI, MESHTAN KOKOSHI (TELEZI), HASIM KOKOSHI, IKBALE KOKOSHI, QAZIM KOKOSHI, VILI, MINAROLLI, DEVI MINAROLLI, ARTAN KOKOSHI, perfaqesuar nga av. Arqile Nini, ne mungese (ne shpallje)

I PADITUR: AGJENSIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TE PRONAVE TIRANE ne mungese

PERSON I TRETË: ZYRA RAJONALE E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TE PRONAVE QARKU VLORE, ne mungese
OBJEKTI:

Kostatimi i pavlefshmerise absolute

te vendimit nr.405, date 09.11.2007

te Agjensise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, si haptazi i kunderligjshem

dhe lenia ne fuqi e vendimit nr.123, date 29.05.2006

te Komisionit Vendor te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave te Qarkut Vlore.

Baza Ligjore: Neni 6, 18, pika 1, paragrafi 2 i ligjit nr.9235, date 29.07.2004

“Per kthimin dhe kompensimin e prones” te ndryshuar,

si dhe neni 331/2 i K.Pr.Civile, neni 141/2 te K.Pr.Administrative,

nenet 328/2 dhe 331/3 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.584, date 23.02.2009, vendosi:

Rrezimin e kerkeses per nxjerrjen e çeshtjes civile nr.584, jashte juridiksionit gjyqesor.

Kunder ketij vendimi, ka bere ankim pala e paditur, Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Tirane, me anen e te cilit ka kerkuar prishjen e vendimit te ndermjetem te dates 23.02.2009 te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit.

Si shkaqe te ankimit, pala ankuese paraqet:

- A.K.K.P., me vendimin e saj nr.405, date 09.11.2007, ka vendosur shfuqizimin e vendimit nr.123, date 29.05.2006 te K.K.K.Pronave Vlore dhene ne favor te trashegimtareve te subjektit te shpronesuar Hasim Kokoshi, dhe kthimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Z.R.K.K.P. Qarku Vlore, duke lene disa detyra.

- Neni 18 i ligjit nr.9235, date 29.07.2004 “Per Kthimin dhe Kompensimin e Prones”, i ndryshuar, percakton ne menyre te qarte te drejten e ankimit per rastet e pikes “a” dhe “b”.

- Nderkohe qe ne paragrafin e fundit te ketij neni, ndryshe nga pika “a” dhe “b”, nuk parashikohet e drejta e pales se interesuar per t’iu drejtuar me ankim gjykates kunder vendimit te dhene nga Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Tirane, kur jemi para rastit te kthimit te çeshtjes per rishqyrtim ne Zyren Rajonale te Kthimit dhe Kompensimit te Prones.

- Me anen e kesaj dispozite, ligjvenesi ka sanksionuar se, ne rastin e pikes “c”, rruga administrative e shqyrtimit te kerkeses per njohjen, kthimin dhe kompensimin e prones nuk eshte ezauruar , prandaj çeshtje te tilla mbeten ende ne juridiksion administrativ.

- Ky qendrim eshte mbajtur dhe nga ana e Kolegjit Civil te Gjykates se Larte me vendimin nr.293, date 29.05.2008.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Aleksander Muskaj; perfaqesuesin e paditesave, av.Arqile Nini, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te ndermjetem te Gjykates se shkalles se pare Tirane, te rrezimit te kerkeses per nxjerrjen e çeshtjes civile me nr.584 akti, jashte juridiksionit gjyqesor; ne mungese te pales se paditur dhe personit te trete Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Tirane dhe Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave te Qarkut Vlore; dhe si e shqyrtoi çeshtjen ne teresi,
V Ë R E N

Se vendimi nr.584 akti, date 23.02.2009 i Gjykates se shkalles se pare Tirane eshte i drejte i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte, pasi mosmarreveshja objekt i ketij gjykimi nuk ben pjese ne juridiksionin administrativ, por ate gjyqesor.



I. Rrethanat e faktit.

Paditesat Zybejte Kokoshi, Flladi Kokoshi, Hasim Kokoshi, etj., jane trashegimtare ligjore te trashegimlenesve Hasim Kokoshi e Meshtane Kokoshi.

Paditesat Zybejte Kokoshi, Flladi Kokoshi, Hasim Kokoshi, etj., me cilesine e trashegimtareve ligjore te trashegimlenesve Hasim dhe Meshtane Kokoshi, me pretendimin se ne emer te trashegimlenesve te tyre figuron nje truall ne qytetin e Vlores, i jane drejtuar me kerkese Zyres Rajonale te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave te Qarkut Vlore.

Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Qarkut Vlore, pas shqyrtimit te kerkeses se pales paditese, me vendimin nr.123, date 24.05.2006 ka vendosur: “te njohe te drejten e pronesise per pronen truall te subjektit te shpronesuar Hasim Kokoshi me siperfaqe 53.445 m2, te ndodhur ne Zonen Kadastrale nr.8602, me kufizime : Lindje - Vellazeri Kokoshaj e kanali i madh, Perendimi - Rruga Vlore-Skele, Veriu - prone e Eftali Jorgji Apostoli (Strati) dhe rruga e kalase, Jugu - prone e te zot.



Nga kjo prone , subjektit te shpronesuar Hasim Kokoshi i eshte kthyer siperfaqja prej 23.178 m2 dhe i eshte kompensuar siperfaqja prej 28.368 m2, si dhe e drejta e parablerjes trashegimtareve te subjektit te shpronesuar per objektin pishine me siperfaqe 1881 m2....

Agjensia Qendrore e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Tirane, mbi raportin e Departamentit te Kontrollit te Brendshem dhe Antikorrupsion, ka marre ne shqyrtim vendimin nr.123, date 29.05.2006 te Zyres Rajonale te Kthimit dhe Kompensimit te Prones Vlore dhe ne perfundim, me vendimin nr.405, date 12.11.2007, ka vendosur: “shfuqizimi i vendimit nr.123, date 29.05.2006 te K.K.K.Pronave Vlore, dhene ne favor te subjektit te trashegimtareve te subjektit te shpronesuar Hasim Kokoshi dhe kthimin e çeshtjes per rishqyrtim ne ZRKKP Qarku Vlore, me detyrat perkatese.

Sipas vendimit nr.405, date 12.11.2007 te Agjenssise Qendrore te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, kthimi ne Zyren Rajonale te Kthimit dhe Kompensimit te Prones se Qarkut Vlore behet duke lene detyrat per hetimin e kesaj dosje dhe qe konsistojne ne:

i. Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit te Prones se Qarkut Vlore te marre konfirmime ne ZRPP Qarkut Vlore, per transkriptimin e siperfaqes prej 5000 m2, bere personave te trete, e cila eshte anulluar me shkrese te Ministrise se Finacave date 21.09.1946 dhe transkriptuar ne volumin nr.14, nr.10.

ii. Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit te Prones se Qarkut Vlore te shprehet konform ligjit per te gjithe siperfaqen prej 60.000 m2 te pretenduar nga subjekti dhe nje plan-vendosje e prones se pretenduar te jete ne perputhje me kufijte dhe siperfaqen e vendimit te gjykates.

iii. Te kryhet akt-verifikimi dhe te behet pershkrimi i gjendjes faktike te prones se pretenduar.

iv. Te kryhet akt-verifikimi dhe te behet pershkrimi i gjendjes faktike te prones se pretenduar.

Duke mos qene dakord me kete vendim te Agjensise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Tirane, paditesat Zybejte Kokoshi, Flladi Kokoshi, Hasim Kokoshi, etj., nepermjet perfaqesuesit te tyre me prokure Rifat Lalo, i jane drejtuar Gjykates se shkalles se pare Tirane me kerkese padi, me objektin e cituar ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

Ne seancen e date 19.02.2009, perfaqesuesit e pales se paditur dhe te pales se trete ne kete gjykim kane kerkuar qe çeshtja te nxirret jashte juridiksionit gjyqesor.

Kerkimi perfaqesuesit e pales se paditur dhe te pales se trete ne kete gjykim eshte bazuar ne nenin 18/1, te ligjit nr.9235, date 29.07.2004 “Per Komisionin e Kthimit dhe Kompensimit te Prones”, i ndryshuar.



Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin civil nr.584 akti, date 23.02.2009, ka vendosur: Rrezimin e kerkeses per nxjerrjen e çeshtjes civile nr.584 akti jashte juridiksionit gjyqesor.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte e vlereson te drejte konkluzionin e arritur nga gjykata e shkalles se pare Tirane ne lidhje me juridiksionin.
Neni 59 i Kodit te Procedures Civile parashikon se: " Gjykata ne çdo faze dhe shkalle te gjykimit, qofte edhe kryesisht, merr ne shqyrtim nese çeshtja qe shqyrton ben pjese ne juridiksionin gjyqesor apo administrativ ...”

Ne respektim te kesaj dispozite, Gjykata e shkalles se pare Tirane, mbi kerkesen e bere nga perfaqesuesit e pales se paditur dhe te pales se trete ne kete gjykim, ka marre ne shqyrtim nese çeshtja ben pjese ne juridiksionin gjyqesor apo ate administrativ dhe me te drejte ka arritur ne konkluzionin se çeshtja objekt gjykimi nuk ben pjese ne juridiksionin administrativ, por ate gjyqesor.

Ky Kolegj ve ne dukje se objekt i kesaj padie eshte "konstatimi i pavlefshmerise absolute te vendimit nr.405, date 09.11.2007 te AKKP Tirane". Pra paditesat kane kerkuar perpara gjykates konstatimin absolutisht te pavlefshem te nje akti administrativ, i cili, sipas tyre, nuk passjell asnje pasoje juridike.

Sipas nenit 117/1 te Kodit te Procedurave Administrative, aktet administrative absolutisht te pavlefshme nuk prodhojne pasoja ligjore, pavaresisht nga fakti nese jane deklaruar apo jo si te tille. Rastet e pavlefshmerise absolute te akteve administrative parashikohen ne nenin 116 te ketij Kodi. Duke iu referuar njerit prej ketyre rasteve, paditesat nuk kane asnje ndalim qe t'i drejtohen gjykates me padi, per te konstatuar pavlefshmerine e aktit te mesiperm administrativ.

Ngritja e kesaj padie eshte ne pajtim me percaktimet e Kodit te Procedures Civile lidhur me gjykimin e mosmarreveshjeve administrative. Keshtu, sipas nenit 331 te ketij Kodi, gjykata, ne vendimin e saj perfundimtar te ketyre mosmarreveshjeve, vendos, veç te tjerave, konstatimin e pavlefshmerise se aktit administrativ.

Nga ana tjeter, edhe vete AKKP Tirane i ka permendur ne menyre te shprehur paditesave te drejten e ankimit ne gjykaten e shkalles se pare.



Ne lidhje me ankimin

Shkaqet e parashtruara ne ankim nukjane te bazuara ne ligj.

Referenca e pales se paditur ne vendimin nr.293, date 29.05.2008 te Gjykates se Larte, per te argumentuar pretendimin e saj se çeshtja i takon juridiksionit administrativ, eshte e gabuar.

Ne ate rast, qendrimi i Gjykates se Larte ka qene i lidhur me nje objekt tjeter, te ndryshem nga rasti ne shqyrtim, pra jo me konstatimin e pavlefshmerise absolute te aktit administrativ.



Ne lidhje me zgjidhjen e çeshtjes

Gjykata e shkalles se pare Tirane ka kuptuar dhe zbatuar drejt ligjin. Ajo me te drejte ka vendosur rrezimin e kerkeses per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes.

Ne kushtet e parashtruara, vendimi nr.584 akti, date 23.02.2009, i Gjykates se shkalles se pare Tirane duhet te lihet ne fuqi, pasi mosmarreveshja objekt i ketij gjykimi nuk ben pjese ne juridiksionin administrativ, por i perket juridiksionit gjyqesor.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te Kodit te Procedures Civile,


V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit te ndermjetem nr.584 akti, date 23.02.2009 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Tirane, me 21.04.2009

MENDIMI I PAKICËS

Une, gjyqtari Aleksander Muskaj, anetar i trupit gjykues, nuk jam dakord me vendimin e gjykates (shumices) dhe shfaq kete mendim per zgjidhjen e çeshtjes:

Vendimi nr.584 akti, date 23.02.2009 i Gjykates se shkalles se pare Tirane eshte marre ne interpretim te gabuar te ligjit dhe si i tille duhet te prishej nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte, pasi mosmarreveshja objekt i ketij gjykimi ben pjese ne juridiksionin administrativ.

Paditesat Zybejte Kokoshi, Flladi Kokoshi, Hasim Kokoshi, etj., jane trashegimtare ligjore te trashegimlenesve Hasim Kokoshi e Meshtane Kokoshi.

Paditesat Zybejte Kokoshi, Flladi Kokoshi, Hasim Kokoshi, etj., me cilesine e trashegimtareve ligjore te trashegimlenesve Hasim dhe Meshtane Kokoshi, me pretendimin se,ne emer te trashegimlenesve te tyre figuron nje trruall ne qytetin e Vlores, i jane drejtuar me kerkese Zyres Rajonale te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Vlore.

Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave te Qarkut Vlore, pas shqyrtirnit te kerkeses se pales paditese, me vendimin nr.123, date 24.05.2006, ka vendosur: “te njohe te drejten e pronesise per pronen truall te subjektit te shponesuar Hasim Kokoshi me siperfaqe 53.445 m2, te ndodhur ne Zonen Kadastrale nr.8602, me kufizimet: Lindje - Vellazeri Kokoshaj e kanali i madh, Perendimi - Rruga Vlore-Skele, Veriu - prone e Eftali Jorgji Apostoli (Strati) dhe rruga e kalase, Jugu - prone e te zot.

Nga kjo prone, subjektit te shpronesuar Hasim Kokoshi, i eshte kthyer siperfaqja prej 23.178 m2 dhe i eshte kompensuar siperfaqja prej 28.368 m2.

Agjensia Qendrore e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Tirane, mbi raportin e Departamentit te Kontrollit te Brendshem dhe Antikorrupsion, ka marre ne shqyrtim vendimin nr.123, date 29.05.2006 te Zyres Rajonale te Kthimit dhe Kompensimit te Prones Vlore dhe ne perfundim, me vendimin nr. 405, date 12.11.2007, ka vendosur:

shfuqizimin e vendimit nr.123, date 29.05.2006 te K.K.K.Pronave Vlore dhene ne favor te subjektit te shpronesuar Hasim Kokoshi, dhe kthimin e çeshtjes per rishqyrtim ne ZRKKP Qarku Vlore”.

Sipas vendimit nr.405, date 12.11.2007 te Agjensise Qendrore e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, kthimi ne Zyren Rajonale te Kthimit dhe Kompensimit te Prones se Qarkut Vlore, behet duke lene detyrat perkatese.

Duke mos qene dakord me kete vendim te Agjensise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Tirane, paditesat Zybejte Kokoshi, Flladi Kokoshi, Hasim Kokoshi, etj., nepermjet perfaqesuesit te tyre me prokure Rifat Lalo, i jane drejtuar Gjykates se shkalles se pare Tirane me kerkese padi, me objektin e cituar ne pjesen hyrese te ketij vendimi.
Ne seancen e dates 19.02.2009, perfaqesuesit e pales se paditur dhe te pales se trete ne kete gjykim, kane kerkuar qe çeshtja te nxirret jashte juridiksionit gjyqesor.

Kerkimi i perfaqesuesit te pales se paditur dhe te pales se trete ne kete gjykim, bazohet ne nenin 18/1 te ligjit nr.9235, date 29.07.2004 “Per Komisionin e Kthimit dhe Kompensimit te Prones”, i ndryshuar.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin civil nr.584 akti, date 23.02.2009, ka vendosur: Rrezimin e kerkeses per nxjerrjen e çeshtjes civile nr.584, jashte juridiksionit gjyqesor.

Ligji nr.9235 date 29.07.2004, i ndryshuar, me ligjin nr.9684, date 06.02.2007, ne nenin 18/1, parashikon se: “... kunder vendimit te njohjes se te drejtes se pronesise, kthimit dhe kompensimit te prones, si dhe te drejtave te tjera reale, ... subjekti i shpronesuar ose avokatura e shtetit kane te drejte te bejne ankim ne zyren e AKKP-se ne qender...”.

Sipas kesaj dispozite, Drejtori i Pergjithshem, ka te drejte, mbi bazen e kerkesave ankimore, qofte edhe kryesisht, te shqyrtoje çeshtjen dhe vendos:

a. Ienien ne fuqi te vendimit, b. shfuqizimin e vendimit dhe zgjidhjen ne themel te saj, c. kthimin per rishqyrtim ne Zyren Rajonale te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave.

Ne veshtrim te ketij parashikimi te ligjvenesit, meqenese çeshtja nuk eshte shqyrtuar ne themel nga organi me i larte administrativ, Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit Tirane, proçesi administrativ nuk ka perfunduar.

Ne te tilla rrethana, vleresoj se vendimi i Gjykates se shkalles se pare Tirane duhej te prishej e çeshtja te nxirrej jashte juridiksionit gjyqesor.
Aleksander Muskaj
Nr.11111-00523-00-2009 i Regj.Themeltar

Nr.00-2009-492 i Vendimit (150)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:
Evjeni Sinoimeri Kryesuese

Ardian Dvorani Anetar

Fatos Lulo Anetar

Arjana Fullani Anetare

Evelina Qirjako Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 23.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me pale:


PADITËS: THOMA MILE, ne mungese

LAVDIJE MILE, ne mungese

NATASHA SPIROLLARI, ne mungese

TË PADITUR: ZYRA E REGJISTRIMIT TE PASURISE SE PALUAJTSHME POGRADEC, ne mungese

PETRAQ MILE, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:

Konstatimin e pavlefshmerise se veprimit juridik te regjistrimit

te pasurise ne zonen kadastrale 8582,

pasurine me nr.3/25 te nje siperfaqeje prej 355 m2 truall

dhe ndertese 181 m2 dhe fshirjen e ketij regjistrimi.

Baza Ligjore: Nenet 92, 196, 302 te Kodit Civil,

nenet 27 dhe 44 te Ligjit nr.7843, date 13.07.1994

“Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme”.

Gjykata e Shkalles se Pare Pogradec, me vendimin nr.1107, date 27.11.2008 ka vendosur:

Te shpalle moskompetencen e Gjykates se Shkalles se Pare Pogradec.

Te dergoje aktet e çështjes ne Gjykaten e Shkalles se Pare Korçë, Seksioni Administrativ.


Kunder vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Pogradec, ne baze te nenit 64/ 2 te Kodit te Procedures Civile, ka parashtruar qendrimin e saj Gjykata e Shkalles se Pare Korçë, e cila kerkon rregullimin e kompetences duke kaluar çeshtjen Gjykates Shkalles se Pare Pogradec si gjykate kompetente, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- Gjyqtari ka bere interpretim te thelbit te konfliktit nisur nga pretendimet e pales paditese, duke e klasifikuar çeshtjen si konflikt administrativ, per shkak se palet i drejtohen gjykates pas ezaurimit te rruges administrative per kerkimin e dyte te padise. Ky interpretim eshte i gabuar, pasi nuk jemi perpara anullimit te aktit administrativ, por perpara pavlefshmerise se veprimit juridik.

- Eshte vepruar ne kundershtim me nenin 6 te K.Pr.Civile, pasi gjykata nuk disponon te drejten mbi objektin e padise, kete te drejte e ka vetem paditesi dhe gjykata nuk mund te beje reference tjeter ligjore nga ajo qe ka bere paditesi.

- Ne vendim behet referimi ne disa vendime te Gjykates se Larte, por keto vendime, tek te cilat mbeshtetet, nuk jane te njejta me kete çeshtje.

- Gjykata çmon se çeshtja objekt gjykimi duhet te gjykohet nga Gjykata e Shkalles se Pare Pogradec, pasi nuk kemi te bejme me çeshtje me karakter administrativ, por me nje çeshtje me karakter te pergjithshem.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani; dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Vendimi nr.1107, date 27.11.2008 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Pogradec eshte i mbeshtetur ne ligj. Kompetenca lendore e tokesore per shqyrtimin e çeshtjes objekt i ketij gjykimi i perket Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korçe.

Me kerkese padine objekt gjykimi, te regjistruar ne gjykate ne daten 01.03.2007, paditesit Thoma Mile, etj., kerkojne ne rruge gjyqesore qe te detyrohet i padituri Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Pogradec te fshije regjistrimet e prones te bera ne emer te te paditurit Petraq Mile, per shkak se jane te kryer ne kundershtim me ligj dhe si te tilla te pavlefshme.

Kjo çeshtje (me nr.326 regj. them., date 01.03.2007), sipas vendimit te asaj gjykate te dates 24.06.2007, eshte bashkuar njehere per t’u shqyrtuar me nje çeshtje tjeter (ate me nr.65/767 regj. them., date 18.10.2006). Nderkohe qe po kjo gjykate, me nje vendim tjeter te mevonshem te dates 11.09.2007, ka vendosur perseri ndarjen e tyre.

Pasi ka zhvilluar nje numer seancash gjyqesore, me vendimin nr.1107, date 27.11.2008, gjykata ka vendosur te shpalle moskompetencen e saj per shqyrtimin e çeshtjes dhe dergimin e akteve Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korçe, seksioni administrativ, si gjykate kompetente. Ne arsyetimin e vendimit gjykata shprehet se nga shqyrtimi i pretendimeve te paditesit te permbajtura ne kerkese padi dhe shpjegimeve te dhena ne gjykim, rezulton se ato jane qartesisht te lidhura me nje mosmarreveshje te natyres administrative, ne thelb, mes paditesve dhe Zyres Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, pavaresisht nga mangesite qe permbahen ne formulimin e objektit dhe shkakut ligjor te padise. Prandaj, duke qene mosmarreveshje administrative, gjykata ka disponuar per shpalljen e moskompetences se saj dhe dergimin e akteve Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korçe, ku funksionon seksioni perkates administrativ, qe ka kompetencen lendore dhe tokesore per shqyrtimin e çeshtjes objekt gjykimi.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korçe, ne zbatim te nenit 64 te Kodit te Procedures Civile, ka parashtruar perpara Gjykates se Larte qendrimin e saj per kompetencen ne shqyrtimin e çeshtjes, objekt i ketij gjykimi. Gjykata parashtron se, duke iu referuar kerkese padise, ne pjesen hyrese te saj, ne objektin e padise paditesi ka kerkuar pavlefshmerine e nje veprimi juridik, te te paditurit ZRRPP Pogradec per regjistrimin e pasurise ne emer te te paditurit Petraq Mile dhe fshirjen e ketij regjistrimi. Ndersa si baze ligjore ka vendosur, krahas dispozitave te ligjit nr.7843, date 13.07.1994 “Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme”, edhe nenet 92, 196 dhe 302 te Kodit Civil. Prandaj Gjykata e Rrethit Gjyqesor Pogradec, duke zbatuar gabim ligjin, ka bere nje interpretim te thelbit te konfliktit, duke hyre ne çmimin e disponimit mbi shkakun ligjor dhe objektin e padise, qe jane e drejte eskluzive vetem e paditesit. Nderkohe qe, sipas nenit 6 te Kodit te Procedures Civile, gjykata duhet te shprehet per gjithçka qe kerkohet dhe vetem per ate qe kerkohet. Ne kete kuptim nuk kemi te bejme me nje çeshtje me karakter administrativ, por me nje çeshtje civile me karakter te pergjithshem.

Kolegji Civil çmon se Gjykata e Rrethit Gjyqesor Pogradec ka zbatuar drejt ligjin. Sipas nenit 2, 5, 6, 16 dhe 28 te Kodit te Procedures Civile jane palet ato qe vene ne levizje gjykaten dhe qe percaktojne objektin e mosmarreveshjes, nepermjet padise dhe pretendimeve e shpjegimeve te dhena gjate gjykimit, nderkohe qe gjykata e gjykon mosmarreveshjen dhe shprehet brenda kufijve te padise, per gjithçka qe kerkohet e vetem per ate qe kerkohet, por, gjithmone duke zbatuar vetem ato dispozita ligjore qe jane te detyrueshme per te, pa u lidhur me percaktimet e paleve dhe pa ndryshuar kryesisht bazen juridike te padise. Gjate gjykimit dhe, veçanerisht ne veprimet pergatitore, pa nderhyre ne te drejten e disponimit maksimal te padise nga paditesi, me qellim qe te percaktohet qarte natyra e mosmarreveshjes, pra e drejta qe realisht ka sjelle paditesin ne gjykate dhe per te cilen pretendohet t’i jete shkelur nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme te pales tjeter, e ne kete kuptim, per te qartesuar thelbin e objektit dhe shkakut ligjor te padise, gjykata ka jo vetem te drejten por edhe detyrimin t’u kerkoje paleve ndergjyqese shpjegimet e nevojshme.

Ne kete menyre, duke u kujdesur maksimalisht per te qendruar e paanshme, gjykata qarteson edhe objektin e mosmarreveshjes, ate qe efektivisht kerkohet te realizohet nga palet ndergjyqese nepermjet gjykimit, pa nderhyre ne vullnetin, disponimin e tyre, mbi objektin dhe shkakun ligjor te padise. Prandaj, si organ kushtetues i specializuar e qe njeh ligjin (iuria novit curia), permbush thelbin e misionit te saj, per t’i krijuar paleve ndergjyqese aksesin, mundesine efektive, qe te degjohet drejtesisht prej saj, qysh ne fillim dhe me pas gjate zhvillimit te gjykimit, per kerkimin e mbrojtjen perpara gjykates te interesave te tyre te ligjshme, pra per zhvillimin e nje proçesi te rregullt ligjor, ne perfundim te te cilit ajo duhet te jape drejtesi, duke zgjidhur çeshtjen me nje gjykim te drejte dhe te paanshem (Neni 42 pika 3 Kushtetutes, neni 6 pika 1 e KEDNJ).

Kolegji Civil, pasi shqyrtoi aktet e dosjes gjyqesore, perfshire edhe kerkese padine, çmon se ne çeshtjen objekt gjykimi qartesisht rezulton se ajo qe kerkon paditesi nga gjykata eshte çmuarja e pavlefshmerise dhe si pasoje fshirja, jo e veprimeve juridike, por e veprimeve administrative te realizuara nga nje organ administrativ, i padituri ZRRPPP Pogradec. Ne te gjitha shpjegimet e qendrimet qe rezultojne ne permbajtjen e saj, kerkese padia i kunderdrejtohet vetem veprimeve a mosveprimeve qartesisht administrative te kryera ose jo nga i padituri ZRRPP, si dhe mosrespektimit te procedurave dhe mungeses se akteve qe sherbejne per regjistrimin e prones (leshim çertifikate pa kaluar afati 90 ditor, mungese deklaratash te kufitareve, mosperputhja e siperfaqes se regjistruar me ate te parashtruar ne kerkesen per regjistrim, mangesi a mosperputhje te hartes treguese, etj.).

Duke qene krejtesisht e qarte sa me siper, ne hyrje te padise eshte shkruar se kerkohet pavlefshmeri e “veprimit juridik” te “regjistrimit te pasurise”. Ne interpretim te drejte te ligjit, eshte e vetekuptueshme se veprimet qe kryen zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme jane veprime administrative dhe jo veprime juridike. Ndaj perben non sens shprehja ne padi “veprim juridik i regjistrimit te pasurise”. Pavaresisht se si e ka formuluar paditesi kerkimin lidhur me kete aspekt, duke qene i vertete prezumimi se ai e njeh ligjin, gjykata mban parasysh se ne thelbin e nje gjykimi eshte identifikimi i asaj qe prej paleve kerkohet te zgjidhet nga gjykata dhe dhenia e vendimit te drejte mbi ate kerkim.

Ne kete gjykim, qartesisht paditesi kerkon te godase aktet, veprimet e mosveprimet administrative te te paditurit ZRRPP Pogradec dhe te riparoje shkeljet administrative perkatese. Prandaj, nisur nga rrethanat krejt te posaçme te çeshtjes objekt i ketij gjykimi, ne lidhje me shqyrtimin e mosmarreveshjes dhe pasi qartesohet natyra e saj, ne zbatim te parimit se ajo e njeh ligjin, gjykata nuk ka asnje detyrim qe te mbaje parasysh e te pengohet nga perdorimi i panevojshem dhe pa asnje lidhje me vete thelbin e vullnetit e te kerkimit te paditesit, te shprehjes “veprim juridik”, e per pasoje, edhe te nenit 92 te Kodit Civil qe perkatesisht ben fjale vetem per pavlefshmerine e veprimeve juridike, pra jo atyre administrative.

Prandaj, drejt ka disponuar Gjykata e Rrethit Gjyqesor Pogradec duke e derguar çeshtjen Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korçe, seksioni administrativ, si gjykata qe ka kompetencen lendore e tokesore per shqyrtimin e saj.

Se fundi, Kolegji Civil çmon se eshte vendi t’i terhiqet vemendja gjykates per faktin se ndonese ka zgjidhur drejt çeshtjen, nisur nga sa arsyetohet me siper ne kete vendim, nuk gjendet e justifikuar kohezgjatja mbi 10 mujore per arritjen ne kete perfundim. Kohezgjatja e proçesit gjyqesor lidhet me respektimin e proçesit te rregullt ligjor, persa i perket respektimit te parimit te shqyrtimit te çeshtjes dhe dhenies se vendimit ne nje afat te arsyeshem.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 64 te Kodit te Procedures Civile,


V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.1107, date 27.11.2008 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Pogradec.


Tirane, me 23.04.2009

Download 1,35 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   11   12   13   14   15   16   17   18   ...   33




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish