Teatri epik I bertolt brehtit



Download 89,82 Kb.
bet1/3
Sana27.06.2017
Hajmi89,82 Kb.
#16993
  1   2   3
logo_altirana01logo
UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA

DEPARTAMENTI I GJUHËS GJERMANE


AUTOREFERAT
TEATRI EPIK I BERTOLT BREHTIT

VËSHTRIM MBI DRAMATURGJINË



Punim për gradën “Doktor i Shkencave”

në letërsinë gjermane

Disertante: Udhëheqës Shkencor:

Ma. Marsela Likaj Prof.dr. Josif Papagjoni

Tiranë, 2015
UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA

DEPARTAMENTI I GJUHËS GJERMANE

AUTOREFERAT
TEATRI EPIK I BERTOLT BREHTIT

VËSHTRIM MBI DRAMATURGJINË


Punim për gradën “Doktor i Shkencave”

në letërsinë gjermane

Disertante: Udhëheqës Shkencor:

Ma. Marsela Likaj Prof.dr. Josif Papagjoni
FALËNDERIME

Me mirënjohje të thellë dua të falënderoj Prof. dr. Josif Papagjonin për ndihmën e tij tё vyer, këshillat, sugjerimet, durimin dhe motivimin e pёrhershёm që, më ka dhënë me shumë bujari e pa u kursyer, duke më orientuar dhe drejtuar hap pas hapi gjatë gjithë përgatitjes së këtij punimi. Vërejtjet dhe sugjerimet e tij kanë luajtur pa diskutim një rol të rëndësishëm në hartimin e kësaj teze.

Falënderoj kolegёt e mi tё Departamentit tё Gjermanishtes pёr mbёshtetjen, inkurajimin dhe sygjerimet e tyre. Do të dëshiroja të falënderoja të gjithë ata që më kanë mbështetur në trajtimin e këtij punimi, realizimi me sukses i të cilit pa ndihmën e tyre nuk do të kishte qenë i mundur.
Fjalët e fundit janë në adresë të familjes sime të shtrenjtë, së cilës ia kushtoj këtë punim duke e falënderuar për mbështetjen, durimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë gjithë kësaj kohe.

HYRJE



      1. Përligjja e temës

Zgjedhja e temës së këtij disertacioni në fushën e letërsisë gjermane është bërë për disa arsye. Së pari do të përmendja faktin se Bertolt Brehti renditet ndër shkrimtarët dhe dramaturgët gjermanë më në zë, i cili me një prodhimtari tejet të pasur dhe me një teori të re teatrore ndikoi skenën teatrore gjermane dhe botërorë të shekullit XX.


Ky punim synon një studim të thelluar të dramës epike të Bertolt Brehtit, i cili konsiderohet një nga dramaturgët më të mëdhenj të shekullit XX që solli risi në shkrimin dhe sidomos në vënien në skenë të kësaj drame. Ai pati një ndikim të madh në shumë autorë të mëvonshëm, dhe renditet ndër dramaturgët më të vënë në skenë në rang botëror.Bertolt Breht është bërë objekt polemikash dhe kritike si në Republikën Federale Gjermane ashtu edhe në Republikën Demokratike Gjermane. Koha ka bërë që dimensioni i veprës së Brehtit të vlerësohet tashmë pa paragjykime.
Ndonëse objekti i këtij studimi është drama epike me karakter politik dhe edukativ e Bertolt Brehtit, specifikat që shfaqi procesi i tij krijues dhe realizimi skenik, elementet e reja të propozuara prej tij, qasja ndaj publikut, vështrimi i kritikës, prania dhe ndikimi i modelit të tij teatror, si edhe trajtimi jo i gjerë i studimeve në gjuhën shqipe, nxisin nevojën për një rrokje më gjithëpërfshirëse të krijimtarisë së tij. Brehti jetoi në një kohë ku ideologjitë mbi bazën e të cilave u ngritën dy sisteme të ndryshme ishin në provë. Njohu kapitalizmin e egër në fillimet e tij dhe natyrshëm, siç pozicionohen shumë shkrimtarë, edhe Brehti u vu në kahun e mbrojtjes së interesave të njerëzve më të dobët të shoqërisë, duke i bërë oponencë sistemit. Bindjet e majta dhe frymëzimi nga teoria marksiste nuk ishte një tipar karakterizues vetëm i këtij autori. Shumë prej autorëve të atyre viteve, veçanërisht autorët evropianë, të cilët përjetuan Luftën e Parë Botërore dhe ndikimin e Revolucionit të Tetorit u pozicionuan në kampin e majtë. Nga ana tjetër ai nuk jetoi zhvlerësimin e ideologjisë komuniste, e cila rezultoi të ishte utopi, ndonëse vitet e fundit shprehu kritikë ndaj mënyrës së të drejtuarit dhe disa veprimeve politike në Gjermaninë Lindore.Për të kuptuar rolin e këtij dramaturgu në zhvillimin e dramaturgjisë gjermane, botërore madje edhe asaj shqiptare nevojitet ta shohim atë si pjesë të sistemit letrar dhe dramaturgjik botëror.
Vepra e tij dramatike dhe teoria e tij teatrore erdhi në një kohë kur drama po tentonte hapjen e formës duke eksperimentuar me forma të reja të saj. Botëkuptimi i dramës moderne kishte sjellë një qasje të re në trajtimin e materialit dramatik. Ndryshimet e shpeshta historike, politike dhe shoqërore kërkonin një trajtim më të gjerë dhe krijuan terrenin e nevojshëm për një shtrirje të dramës dhe futjen në të të elementeve epike, të cilat Brehti i shndërroi në gur themeli të teatrit epik.
Nga pikëpamja teorike studimi i dramës brehtiane do të kryhet në dy rrafshe, në atë diakronik dhe atë sinkronik.Përmes një vështrimi diakronik të zhvillimit të dramës para ardhjes së tij në letërsinë gjermane do të kuptojmë vlerën që ka vepra e Brehtit dhe vendin që ze ajo në trashëgiminë letrare. Studimi sinkronik na ndihmon të kuptojmë se në ç’raporte është ajo me veprën e bashkëkohësve të vet, të nxjerrim në pah karakteristikat e përbashkëta dhe risitë që ajo sjell.
Një nga synimet e këtij punimi është dhënia e ndihmesës në spektrin e studimeve shqiptare për dramën botërore. Duke qenë studimi i parë i thelluar në këtë fushë,ky punim synon të kontribuojë në zgjerimin e njohurive lidhur me teorinë dhe praktikat brehtiane si për studentët e gjuhës dhe letërsisë gjermane në veçanti, ashtu edhe studentët e letërsisë dhe dramaturgjisë në përgjithësi.
Disertacioni do të ndihmojë gjithashtu në njohjen e mëtejshme të lexuesit shqiptar me këtë personalitet të rëndësishëm të mendimit estetik dhe letrar të kulturës gjermane. Nëpërmjet analizës së veprës, pasqyrimit të mendimit kritik bashkëkohor për veprën dhe praktikën teatrore të Bertolt Brehtit, ky studim do të përpiqet të sjellë një kontribut modest në zhvillimin e kritikës letrare dhe teatrore në Shqipëri.
Analizat e detajuara për disa çështje kanë si qëllim motivimin dhe ngacmimin e interesit për leximin dhe shfrytëzimin praktik të këtij studimi. Është bërë përpjekje që konceptet kryesore të shpjegohen në një masë të mjaftueshme nga ana teorike, në mënyrë që t’u krijohet mundësi të interesuarve, veçanёrisht studentёve, tё cilёt do të dëshironin ta lexonin këtë punim, për të përvetësuar aspektet më të rëndësishme të tij.


      1. Objekti i punimit dhe hipotezat e tij

Objekt i këtij studimi është vepra teorike dhe dramatike e Bertolt Brehtit, janë ato pjesë të veprës së tij, të cilat kanë patur një ndikim më të madh dhe janë bërë më së shumti objekt kërkimesh shkencore. Një vëmendje e veçantë i kushtohet teorisë së tij të teatrit epik, të cilën e ka zhvilluar paralelisht me vënien në skenë të pjesëve të tij si pjesë praktike e kësaj teorie. Për sa i përket shkrimeve teorike të autorit jemi fokusuar në analizën e teksteve: “Messingkauf”, „Organoni i vogël për teatrin“si edhe në „Shkrimet për teatrin“ në të cilat autori ka përcjellë mendime dhe ide për një teatër të ri në përputhje me kërkesat e kohës.

Në këtë studim trajtohen pjesët kryesore të tij, si „Nëna kurajo dhe bijtë e saj“,“Njeriu i mirë i Secuanit“, „Shën Johana e therrtoreve“, „Frikë dhe mjerim në Rajhun e tretë“ etj., të cilat përfaqësojnë shembuj tipikë të teatrit epik dhe kanë patur jehonë botërore. Objekt i këtij studimi janë edhe ato vepra të këtij autori, të cilat janë sjellë në shqip apo edhe janë vënë me sukses në skenat tona, ndër të cilat “Jeta e Galileit“, „Arturo Ui“, „Opera për tri grosh“, „Spiuni“etj, si edhe ato pjesë që përfshihen në tekstet shkollore dhe universitare, dhe jo vetëm në Gjermani.
Rëndësi i kushtohet edhe Brehtit si dramaturg me vënien në skenë të dramave të tij, duke lënë një pasuri të tërë shkrimesh të vlefshme për mënyrën e vënies në skenë të këtyre pjesëve. Elementet tjetërsuese në rrafshin gjuhësor, skenik, muzikor, teknikat e montazhit të përdorura gjerësisht në dramat epike, teknika e distancimit të aktorit nga roli dhe gjesti si element shoqëror janë evidentuar dhe analizuar gjatë shqyrtimit të shembujve të ndryshëm në këtë punim.

Studimi do të mbështetet në hipotezën kryesore se krijimtaria e Bertolt Brehtit vjen te lexuesi, spektatori dhe kritika si një vepër eksperimentuese me një larmi teknikash dramatike, të cilat mundësojnë një qasje edukative në trajtimin e temave me karakter historik, politik dhe shoqëror.

Për një trajtim më të plotë dhe për t’u dhënë përgjigje të argumentuar çështjeve të ndryshme, në punim janë paraqitur analiza teorike dhe kritika nga studiuesit më përfaqësues në këtë fushë, me një orvatje për një trajtim origjinal që përmban dhe vlerësimin tonë vetiak.
Një hipotezë e rëndësishme e punimit është zhvillimi i teatrit politik në shoqëri në momente kyçe historike. Përvoja e teatrit politik të Brehtit në kushtet e zhvillimeve historiko-shoqërore në periudhën midis dy luftërave botërore mund të vlejë si një model për zhvillimin e këtij lloj teatri në Shqipëri, në kushtet e ndryshimit nga sistemi socialist në atë të ekonomisë së tregut, duke bërë një dallim midis teatrit të agjitpropit të aplikuar rëndom para viteve ’90.
Studimi shoqërohet në tërësinë e vet me shembuj analize dramash, me anë të të cilëve synohet perceptimi më i qartë dhe evidentimi i vlerave që përmban kjo praktikë teatrore, si një nxitje për aplikimin e tyre në skenën teatrore shqiptare.
Njё tjetër qëllim i rёndёsishёm i këtij punimi është që të pasqyrojë mundësitë që ofron praktika teatrore brehtiane në qasjen ndaj temave aktuale historike dhe shoqërore. Në këtë kontekst, studimi synon edhe të tregojë se si mund të kontribuojë kjo teori dhe praktikë teatrore, për të sjellë në skenën shqiptare tematika aktuale me një këndvështrim kritik dhe duke synuar një efekt edukativ shoqëror.


    1. Struktura e punimit dhe metoda e studimit

Gjithë punimi është ndarë dhe strukturuar në pesë kapituj, të cilët përmbajnë nënndarjet përkatëse. Në fund të punimit gjenden përfundimet e përgjithshme të tij.



Në kreun I është trajtuar drama në përgjithësi dhe drama moderne në veçanti, ndryshimet në formën e dramës moderne dhe qasja e re në trajtimin e materialit dramatik. Këtu janë trajtuar aspekte biografike dhe historike të veprës së Brehtit, protesta ndaj provincialitetit, përpjekja për një stil të ri teatror, bashkëpunimi në fushën teatrore si edhe ndikimi nga “Studimet marksiste” dhe stili i “Realizmit të Ri”. Jeta e tij u përcaktua në një farë mase nga zhvillimet historike të shekullit XX që nga fundi i Perandorisë Gjermane e deri në fillimin e Luftës së Ftohtë, kështu që vepra e tij trajton këto zhvillime dhe vjen si një përpjekje për të analizuar me mjete artistike ngjarjet katastrofale të historisë së Gjermanisë, shkaqet politike e shoqërore për të krijuar mundësinë e premisave për një të ardhme më të mirë. Shumë vepra të tij nuk do të kuptoheshin pa njohjen e kontekstit kohor.
Në kreun II trajtohen bazat e dramaturgjisë epike dhe zhvillimi i saj. Rëndësi të veçantë në këtë kapitull i kushtohet teorisë së“Teatrit Epik” si një formë e re e propozuar nga Brehti, si edhe analizës së elementeve të veçantë të këtij teatri. Rëndësi i kushtohet strukturave epike në dramë, teknikave të tjetërsimit në teatrin brehtian, ku analizohen përmes shembujve nga drama të ndryshme teknikat e tjetërsimit në rrafshin gjuhësor, në rrafshin skenik dhe në rrafshin muzikor, teknika epike e montazhit. Refuzimi që i bën Brehti praktikës teatrore të sugjestionimit dhe mënyrës emocionale të interpretimit të roleve nga aktorët reflektohet në teknikat e distancimit të aktorit nga roli dhe futjen e elementit të gjestit me një funksion shoqëror, të përshkruara në mënyrë të detajuar në shënimet shoqëruese të pjesëve dhe të analizuara gjerësisht në këtë kapitull.
Në kreun III analizohen konkretisht këto elemente në disa nga dramat kryesore të këtij autori, si edhe realizimi i tyre skenik, në kuadrin e “teatrit epik”. Në fokus kryesor të analizës janë vendosur dramat më domethënëse të këtij autori si “Nëna Kurajo dhe bijtë e saj”, “Rrethi kaukazian prej tebeshiri”, etj., të cilat paraqiten si modele tipike të “teatrit epik”, tek të cilat ai ka vënë në jetë teorinë e tij mbi këtë lloj teatri.

Rëndësi i është kushtuar edhe përzgjedhjes së dramave të njohura për publikun shqiptar të cilat janë sjellë në shqip apo edhe janë vënë në skenë në mënyrë të pjesshme në periudha kohore të ndryshme. Janë analizuar gjithashtu karakteret shoqërore të përzgjedhur nga Brehti e të vendosur në qendër të dramave të tij, duke vlerësuar edhe mundësinë e kësaj forme teatrore në tipizimin e këtyre karaktereve. Përmes një analize krahasuese të karaktereve theksohen kontraste dhe paralele midis figurave, situatave dhe këndvështrimit mbi to.Risitë e teknikës në realizimin dramaturgjik të pjesëve nënvizojnë mundësitë qëofron teatri epik në konteksin e ri të zhvillimit të dramës. Pjesë e këtij kreu është edhe shqyrtimmi i pjesëve edukative të Brehtit dhe roli didaktik i tyre.


Kreun IV, trajtohet teatri politik në përgjithësi, zhvillimi i këtij teatri në Gjermani dhe kontributi i Brehtit në fushën e teatrit politik. Në këtë kapitull është marrë në shqyrtimi edhe teatri politik në Shqipëri, i përfaqësuar deri në vitet ’90 me teatrin e agjitpropit si shembull ekstremisht i politizuar i teatrit politik. Një rëndësi e veçantë në këtë kapitull i kushtohet teorisë së Brehtit mbi fashizmin si dhe dramave antifashiste të tij. Ndër dramat antifashiste të Brehtit merren në shqyrtim dramat “Koka rrumbullake dhe koka majuce”, “Frikë dhe mjerim në Rajhun e Tretë”, “Shën Johana e therrtoreve”etj. Si model i teatrit politik analizohet drama “Arturo Ui”, në të cilën hiqen paralele midis ngjarjeve dhe personazheve në dramë me zhvillimet në Gjermani dhe ardhjen e Hitlerit në pushtet. As këtu nuk lihen jashtë vëmendjes elementet epike dhe realizimi dramaturgjik nëpërmjet efekteve tjetërsuese në disa rrafshe, duke synuar evidentimin e mundësive që krijon ky lloj teatri në risjelljen në sytë e publikut të figurave dhe ngjarjeve të ndryshme historike, madje edhe nga historia jonë.
Kreu V paraqet një studim mbi kushtet e krijimit të veprave dramaturgjike, sjelljen përpara publikut dhe vënien në skenë të veprave të Brehtit, varësisht nga kushtet historiko-shoqërore dhe zhvillimet politike në Gjermani. Këtu trajtohet gjerësishtdhe suksesi ndërkombëtar i dramave të Brehtit, receptimi i veprave në botë dhe në Shqipëri. Një vend të veçantë në këtë kapitull zë debati i kritikës gjermane për veprat e Brehtit dhe ndarja e saj në dy kampe kryesisht për shkak të përmbajtjes ideologjike dhe mbështetjes së autorit në teorinë marksiste. Po në këtë kapitull merren në shqyrtim koncepte epike të bashkëkohësve të Brehtit dhe nënvizohet aktualiteti i teatrit epik, ilustruar dhe me vënien e vazhdueshme në skenë të pjesëve të tij deri në ditët e sotme.
Në kreun e fundit përmblidhen përfundimet kryesore të këtij studimi, theksohen vlerat e njohjes që ofron ky studim dhe mundësitë e vënies në dobi të teatrit në Shqipëri.
Metoda e studimit e përdorur në këtë punim është ajo sintetike, që nënkupton shqyrtimin e tipareve të veprës dramaturgjike të Brehtit, e ndërthurur kjo me elemente analitike, duke e krahasuar dramën brehtiane me dramën e traditës dhe atë bashkëkohore, për të arritur tek një vlerësim sa më i plotë i risive që solli Brehti në kulturën teatrore botërore.

Tekstet letrare në këtë punim janë analizuar duke përdorur koncepte të kritikës letrare bashkëkohore. Pjesë e metodologjisë do të jetë krahasimi në rrafshin tematik, estetik, stilistikor dhe gjuhësor.


Në këtë punim është përdorur një korpus i gjerë letrar në përmbushje të nevojave të punimit. Për një analizë sa më të plotë janë marrë si referencë krahasuese teoricienë të ndryshëm të poetikës së dramës, që nga Aristoteli, Niçeja, Hegeli, Szondi, Adorno etj, si edhe është bazuar në studime biografike, interpretative apo ese studimore të botuara në botë lidhur me këtë temë. Literatura e përdorur ka qenë kryesisht në gjuhën gjermane dhe në gjuhën shqipe dhe pjesërisht në atë italiane, angleze dhe franceze.
Teatri epik dhe teoria e brehtiane
Bertolt Breht është i vetmi ndër autorët epiko-dramatikë modernë, që e ka shoqëruar veprën e tij me shkrime teorike. Këto shkrime teorike përfshijnë jo vetëm një dramaturgji të dramës moderne, por edhe një teori të teatrit në përgjithësi, ku Brehti solli gjithë përvojën e tij si dramaturg, regjisor dhe ideolog. Në shkrimin e tij teorik “Organon i vogël për teatrin” Brehti hedh bazat e vizionit të tij të ri mbi botën, të frymëzuar nga teoria marksiste. Në këtë tekst ai përshkruan edhe funksionin e ri të teatrit në kushtet e riorganizimit shoqëror.

Sipas Brehtit dramaturgu epik i përdor ngjarjet dhe situatat e ndryshme të shkëputura nga vendi dhe koha, duke i vënë në një kontekst të caktuar për spektatorin. Ai bën të mundur paraqitjen e ngjarjeve në simultanitetin e tyre, duke pasur të mundur përsëritjen e veprimit dhe të parët nga një tjetër këndvështrim, ndërprerjen dhe komentimin e ngjarjes. Pikërisht kjo lirshmëri përkundrejt materialit që trajton, mundësia që krijon për të komentuar e bën më të përshtatshme dramaturgjinë epike për teatrin e ri vizionar.

Në shënimet për operën “Ngritja dhe rënia e qytetit Mahagoni” Brehti vendos përballë njëra-tjetrës dramatiken dhe epiken, ku siç thekson ai skema nuk tregon kundërshti absolute, por vetëm zhvendosje të theksit.
Kjo vënie përballë njëra-tjetrës ka të bëjë më tepër me mënyrën e paraqitjes së ngjarjeve. Lidhur me kundërvënien “ndjenjë - arsye”, e cila ka ngjallur edhe një numër të madh diskutimesh, Brehti sqaron se nuk bëhet fjalë për heqje dorë nga emocionet. Unë mendoj se kjo kundërvënie duhet parë dhe analizuar ndoshta e lidhur me qëllimet e teatrit brehtian.

Në këtë kontekst është i drejtë përcaktimi i Ernst Blohut sipas së cilit drama e Brehtit është një dramë edukative, ndërsa teatri brehtian një “institucion paradigmatik”.

Megjithatë do të ishte i gabuar interpretimi si një lloj drame primitive shkollore, përkundrazi ky lloj teatri edukativ është më tepër një teatër filozofik dhe iluminues. Publiku e sheh teatrin brehtian më tepër si një “provë” mbi një model prej të cilit mund të mësojë. Dramat e Brehtit ndjekin rrugë nga më të ndryshmet, ato ngrenë për diskutim raste të veçanta, duke shërbyer si një “laborator i kombinimit të teorisë me praktikën, ku një eksperiment ndodh pa pasojat dramatike, ku jepen vazhdimisht alternativa të mundshme”.

Në “Organonin e vogël për teatrin” Brehti e përshkruan këtë teatër si një lloj “punishtje në të cilën praktikohet skicimi i shoqërisë, duke qenë në gjendje të influencosh në të”. Veç kësaj, teatri brehtian shërben për të nxitur dhe ushtruar procesin e “të menduarit”. Shumë prej dramave brehtiane ngrenë probleme, por nuk japin zgjidhje, gjë që e ka bërë objekt të kritikës staliniste.

Koncepti i Brehtit për “dramën joaristoteliane” përmban një kritikë të trefishtë ndaj “poetikës së Aristotelit”. Në radhë të parë refuzohet koncepti aristotelian i “katharsis”-it, të cilin autori e cilëson si një përvojë paralizuese të spektatorit, që nuk e lë apo nuk i jep mundësinë atij të bëhet aktiv. Për këtë arsye ai thekson në teorinë e tij vendosjen e një distance kritike midis spektatorit dhe shfaqjes, në mënyrë që ai të mund të analizojë dhe të mbajë një qëndrim aktiv. Elementi i dytë që kritikon Brehti është konceptimi i një vepre arti si një “tërësi organike”, të cilës ai i kundërvë konceptimin si një vepër tekniko-konstruktive që të jetë artificiale dhe artistike njëkohësisht, ku bashkimi i elementeve heterogjene të zëvendësojë rritjen e një “organizmi homogjen”. Aspekti i tretë i kritikës së Brehtit ka të bëjë me strukturën e ngurtë dhe të mbyllur të dramës, ku pjesët të jenë të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën, siç paraqiten në skemën piramidale të Gustav Frajtagut.

Në vend të saj Brehti propozon një strukturë të lirshme, me një radhitje të pavarur të skenave, ku secila të qëndrojë si një pjesëz e së tërës dhe ku secila skenë të mund të ndryshojë vend, të zvogëlohet apo të zgjerohet sipas dëshirës apo rastit. Pra e thënë në vija të përgjithshme, ngjarjet e paraqitura nga Brehti pasojnë dhe plotësojnë njëra- tjetrën, jo si një zhvillim logjik që i vendos në lidhjen e përcaktuar në poetikën aristoteliane ku njëra skenë i paraprin tjetrës dhe e dyta vjen si rrjedhë logjike e së parës, e kështu me radhë. Kjo skemë e propozuar nga Brehti i hap udhë paraqitjeve biografike dhe kronike, për shembull paraqitjen e gjithë jetës së një individi apo një grupi të caktuar, që veprojnë si protagonistë apo si antagonistë. Roli i kundërshtarit i atribuohet më tepër një force shoqërore të caktuar, një institucioni apo dhe historisë, si për shembull kisha si institucion në veprën “Jeta e Galileit”, ose “Lufta 30-vjeçare” në veprën “Nëna Kurajë dhe fëmijët e saj”.

Vetëm një tezë të poetikës aristoteliane Brehti e mbështet tërësisht dhe e cilëson si të përbashkët, atë që thotë se thelbi i punës për shkrimin apo inskenimin e një pjese është “fabula”.

Ndryshe nga pasuesit e Shekspirit, përfaqësuesit e lëvizjes “Stuhi dhe vrull”, dhe të “Natyralizmit”, siç është Gerhart Hauptman, drama e Brehtit është e mbështetur në radhë të parë në historinë që tregohet , në lojën e personazheve, në ballafaqimin e këtyre personazheve me njëri-tjetrin. Në të nuk i kushtohet rëndësi botës së brendëshme të njerëzve, por i kushtohet rëndësi marrëdhënieve ndërmjet njerëzve. Tensionet shoqërore dhe historike që përcillen nëpërmjet ngjarjes janë ato që kanë një përparësi të dukshme në dramën brehtiane, karshi detajeve e ngacmimeve shpirtërore të individit. Këto tensione nuk zbuten dhe harmonizohen në ndërveprimin e personazheve, por paraqiten të mprehta nëpërmjet figurash të dyzuara. Kështu për shembull Kurajo është e ndarë në nënën e dhembshur dhe tregtaren e ftohtë, apo Galilei midis shkencëtarit që ngulmon drejt së vërtetës dhe njeriut që, për të mos duruar dhimbje, heq dorë përkohësisht prej së vërtetës, etj.

Koncepti bazë i teorisë së Brehtit është ai i teatrit epik. Ky koncept mbështetet në një lojë aktoriale epike, në vend të asaj dramatike. Pikërisht në këtë pikë teatri epik bie ndesh me konceptin e “katharsis”-it në dramën aristoteliane. Aktori nuk duhet të paraqitet përpara publikut si personazhi të cilin sjell në skenë, të mos identifikohet me të dhe të mos provokojë iluzionin tek spektatori. Aktori paraqitet në skenë në dy forma, si vetja e tij dhe si personazhi, të cilin sjell përpara publikut.
Autori e shpreh qartë, se koncepti i tij për “dramën joaristoteliane” i referohet kryesisht ndërtimit të pjesës, ndërsa koncepti i “teatrit epik” i referohet në radhë të parë realizimit të pjesës, vënies në skenë, lojës aktoriale. Epiciteti i një teksti “joaristotelian”është kusht për një “inskenim epik”, i cili nga ana e tij mundëson një perceptim “joaristotelian” të veprës në tërësi nga publiku. Të gjitha i shërbejnë një qëllimi të vetëm, që historia që paraqet pjesa të tregohet në atë mënyrë që të ndikojë dhe të lërë një përshtypje sa më të fortë tek publiku. Për këtë arsye merr kuptim dalja në skenë e tregimtarit epiko-dramatik, i cili e njeh të gjithë historinë. Megjithëse secili rast është një shembull më vete, mund të themi se rasti më i suksesshëm i kësaj paraqitje është në dramën “Rrethi kaukazian prej tebeshiri”, në të cilën ky tregimtar epik shfaqet në skenë së bashku me muzikantët shoqërues, shpaloset si një tregimtar romani auktorial, si njeriu që di gjithçka, si një instancë që qëndron mbi të gjithë të tjerët, thuajse në lartësinë e zotit, që parathotë të ardhmen dhe i kthehet në retrospektivë të shkuarës. Ai i njeh deri në detaje edhe ndjenjat e pashprehura të personazheve, edhe vendimet që ata do të marrin dhe i shpreh ato duke iu kthyer herë njërës rrjedhë të veprimit të ngjarjes e herë rrjedhës tjetër, në një mënyrë të harmonizuar. Kjo mënyrë të treguari shfaqet e theksuar në disa lloje inskenimesh të teatrit epik, duke shfrytëzuar dhe zgjeruar mundësitë që jep struktura tregimtare auktoriale.

Veprimi në teatrin epik është potencialisht i vazhdueshëm. Ndërtimi i dramës nuk ndjek logjikën e zhvillimit progresiv të veprimit. Në vend të një radhe të përcaktuar të akteve dhe skenave, që krijon një formë të mbyllur veprimi, paraqitet një renditje e lirshme tablosh ku secila prej tyre përmban një vlerë të rëndësishme në vetvete. Spektatori nuk duhet të presë me padurim zhvillimin e ngjarjes drejt fundit, por të tregojë interesim për sjelljen e personazheve. Në shumë drama të Brehtit veprimi mund të vazhdojë edhe pas mbylljes së perdes. Ky fund i hapur ka gjithmonë një synim. E rëndësishme nuk është që ngjarja të ketë një mbyllje, pra veprimi të marrë një zgjidhje, por që spektatori, nëpërmjet të kuptuarit që i përcjell teatri, të kërkojë zgjidhje për veprime të caktuara në kontekstin shoqëror.

Brehit zhvilloi teknika regjisoriale1 që mundësojnë distancimin e aktorit nga roli, si element tjetërsues, në mënyrë që t’ua bëjë të qartë aktorëve që të mbajnë distancë nga figura të cilën prezantojnë dhe të mos identifikohen me të. Një prej këtyre teknikave është që aktori “tregon” rolin që do të luajë në skenë duke e prezantuar përpara publikut. Këtë Brehti e vlerëson si kusht për të mundësuar tjetërsimin.

Për të mundësuar një shndërrim total dhe tjetërsim të shprehjeve dhe veprimeve të personazheve, Brehti parashikon tri mjete ndihmëse që duhet të përdorë aktori:


1. Die Überführung in die dritte Person./ Kalimi në vetën e tretë.

2. Die Überführung in die Vergangenheit./ Kalimi në kohën e shkuar.

3. Das Mitsprechen von Spielanweisungen und Kommentaren./ Artikulimi me zë i udhëzimeve të rolit dhe komenteve.”
Brehti shmanget me vetëdije nga principet strukturore të rëndësishme të formës klasike të dramës, pasi ato janë të ndërtuara mbi bazën e përjetimit. Forma klasike e dramës krijon sugjestionin e një skene struktura e së cilës është në përputhje me logjikën e botës reale. Rendi kohor i zhvillimit të ngjarjeve në skenë përkon me rendin e ngjarjeve reale dhe të gjitha pjesët e veprimit qëndrojnë në lidhje logjike me njëra-tjetrën, veprimi realizohet kryesisht nëpërmjet dialogut të figurave skenike, të cilat veprojnë brenda kornizës skenike.

Veprimi në një dramë të tillë të mbyllur ndjek një kurbë të caktuar të tensionit, që provokon edhe një tension emocional tek spektatori dhe e mban atë të gozhduar në këtë qëndrim përjetues. Ky tension shkarkohet vetëm në fund të dramës, i cili përkon me fundin e veprimit. Brehti e zëvendëson këtë dramaturgji të mbyllur me një formë të hapur, pasi teatri i tij, në vend të përjetimit synon një distancë kritike të spektatorit me ngjarjen e sjellë në skenë. Fakti që Brehti e emërton teatrin e tij “teatër epik” mbështetet në argumentin se letërsia epike, ku përfshihet tregimi, novela dhe romani, e përcjell ngjarjen në një formë shumë më të distancuar se drama klasike, të paktën në format e saj tradicionale. Letërsia epike përdor shpesh tregimtarin fiktiv, i cili ka një farë sovraniteti ndaj asaj që tregon. Ai tregon nga një pozicion tjetër nga vetë ngjarja dhe mund ta ndryshojë rendin e ngjarjes së treguar apo të bëjë kapërcime në hapësirë dhe në kohë. Shpesh tregimtari e plotëson ngjarjen e treguar nëpërmjet komenteve, reflektimeve, vlerësimeve, të cilat mund të vijnë edhe në formën e ligjërimit të drejtpërdrejtë. Pjesët e Brehtit përmbajnë mjete dramaturgjike të ngjashme, që e tjetërsojnë logjikën e veprimit skenik dhe e vendosin në një distancë kritike ndaj spektatorit. Funksioni i epizimit në këtë rast është nxjerrja në pah e marrëdhënieve të caktuara psikologjike dhe shoqërore dhe kritika ndaj këtyre marrëdhënieve.

Një dallim tjetër midis epikës dhe dramatikës shtrihet në rrafshin e ligjërimit, në kundërvënien midis të treguarit dhe paraqitjes. Në tekstet narrative vihet re prania e një sistemi komunikimi ndërmjetësues, i cili mungon në tekstet dramatike. Tendenca e futjes së këtij sistemi ndërmjetësues komunikimi në dramë është vërejtur përpara përpara se Brehti të paraqiste teorinë e tij mbi teatrin epik, por është meritë e Brehtit që e ngriti këtë tendencë përballë teorisë së gjinisë së pastër dhe e realizoi në mënyrë konseguente në dramat e tij. Nëpërmjet përdorimit sistematik të teknikave dramaturgjike, si prologu dhe epilogu, kori dhe këngët, montazhi, projeksionet, hyrje -daljet në rol, që të gjitha në vetvete kontribuojnë në krijimin e një sistemi komunikimi ndërmjetësues, ai krijoi një dramë në të cilën epizimi nuk ka efekt rastësor, por duke i mbivendosur lojës aktoriale reflektimin dhe komentimin strukturojnë një sistem komunikimi ndërmjetësues. Në rrafshin estetik, kjo formë epizimi ka një funksion anti-iluzionist që e shkatërron çdo tendencë të spektatorit për t’u identifikuar me figurat dhe situatat që i paraqiten, distancë kjo që i bën të mundur qëndrimin kritik.


Download 89,82 Kb.

Do'stlaringiz bilan baham:
  1   2   3




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish