Gjykata e rrethit gjyqesor Shkoder, me vendimin nr.55, date 16.03.2004, ka vendosur:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Pjerin Gjin Brushtulli per vepren penale te vrasjes me paramendim, parashikuar nga neni 78/1 e denimin e tij me 15 vjet burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Pjerin Gjin Brushtulli per vepren penale te armembajtjes pa leje, te parashikuar nga neni 278/2 K.Penal dhe denimin e tij me 2 vjet burgim. Ne bashkim te denimeve, ne aplikim te nenit 55 te K.P., e denon perfundimishte me 15 vjet burgim.
Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Tonin Gjin Brushtulli per vepren penale te “vrasjes me paramendim, parashikuar nga neni 78/1 i K.Penal.
Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Tonin Gjin Brushtulli per vepren penale te armembajtjes pa leje, te parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal.
Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.63, date 21.03.2005, ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.55, date 16.03.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder.
Provat materiale, kaseta e pergjimit, i kalon per ruajtje Prokurorise prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder.
Kunder vendimeve te gjykates se rrethit dhe gjykates se apelit ka paraqitur rekurs i gjykuari, Pjerin Brushtulli i cili kerkon prishjen e vendimeve te gjykatave dhe pushimin e çeshtjes, duke parashtruar keto shkaqe:
- Vendimi i gjykates ne lidhje me fajesine e te gjykuarit Pjerin Brushtulli, eshte mbeshetur ne akte absolutisht te pavlefshme dhe se ne gjykimin e kesaj çeshtje jane lejuar shkelje proceduriale qe kane ndikuar ne dhenien e vendimit.
- Ne kundershtim me kriteret e percaktuara ne nenin 380, pika 1 e K.Pr.Penale, ne arritjen e konkluzionit ne lidhje me motivin e vrasjes, nuk e mbeshtet ne provat qe ka administruar ne seance gjyqesore, duke vepruar ne kundershtim te hapur me kerkesat e ligjit.
- Gjykata ka vepruar ne kundershtim me nenin 383, pika 1 e K.Pr.Penale, pasi ne vendimin e saj nuk ka shprehur arsyet per te cilat gjykata i quan te papranueshme provat e paraqitura nga ana e mbrojtes, ku vertetohet se i pandehuri Pjerin Brushtulli, ne kohen e kryerjes se vrasjes ka qene jashte shtetit.
- Ne pyetjen e deshmitareve Brulinda Brushtulli, gruaja e te gjykuarit Pjerin Brushtulli dhe kunates se tij Nikoleta Brushtulli, nga oficeri i policise gjyqesore, nuk jane respektuar kerkesat e ligjit, nuk eshte respektuar neni 158, pika 1 e 297/2 te K.Pr.Penale dhe mosrespektimi i ketyre dispozitave e ben deshmine te pavlefshme.
- Proçes verbalet e transkriptimit te pergjimeve jane te pavlefshme, pasi mungon nenshkrimi i oficerit te policise gjyqesore qe ka bere transkriptimin e pergjimit.
- Veprimet e pergjimit jane ne kundershtim me nenin 223/3 e 4 te K.Pr.Penale dhe sipas nenit 226/1 ato nuk mund te perdoreshin si prove ne gjykate.
- Kerkojme prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes ne ngarkim te te pandehurit Pjerin Brushtulli.
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; Prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder; av.Qazim Gjonaj, qe kerkoi prishjen e te dy vendimeve dhe kthimin e akteve per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Shkoder dhe si shqyrtoi ne teresi çeshtjen,
V Ë R E N
Ka rezultuar e provuar se, me daten 06.10.2002 rreth ores 19.30, eshte vrare me arme zjarri ne fshatin Berdice te Rrethit Shkoder shtetasi Kolec Hila (Nushi), ne momentin kur po ecte ne nje rrugice prane baneses se tij.
Prokuroria e Rrethit Shkoder ne lidhje me kete ngjarje, ka filluar çeshtjen penale, ne ngarkim te te pandehurve Pjerin Brushtulli e Tonin Brushtulli (vellezer), per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim dhe armembajtjes pa leje, te parashikuar nga nenet 78/2 - 25 e 278/2 te K.Penal.
Ne gjykim, duke qene se organi i prokurorise terhoqi akuzen ndaj Tonin Brushtullit, gjykata e shkalles se pare vendosi pushimin e çeshtjes per kete te pandehur, ndersa te pandehurin Pjerin Brushtulli e deklaroi fajtor dhe denoi sipas nenit 78/1 dhe 278/2 te K.Penal. Ky vendim eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Shkoder.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte, duke gjetur te pabazuara ne ligj pretendimet e ngritura ne rekurs çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder duhet te lihet ne fuqi. Ajo gjykate, ne dhenien e vendimit ka vepruar konform dispozitave te nenit 152 dhe 380 te K.Pr.Penale.
Pretendimi i mbrojtjes se gjykata ka arritur ne perfundim lidhur me motivin e vrasjes duke mos ja nenshtruar kete motiv provave te administruara gjate shqyrtimit gjyqesor, nuk qendron. Nga materialet e administruara ne gjykim rezulton se gjykata e apelit, lidhur me motivin e vrasjes, eshte bazuar ne shpjegimet e dhena ne seance nga nje numer deshmitaresh, siç eshte gruaja e viktimes, Lume Hila, deshmitareve Engjell Hila, Cen Carku, etj., sipas te cileve vrasja eshte kryer pasi vite me pare, shume vite me pare, viktima ka patur marredhenie dashurie me nenen e te gjykuarit, Gjyste Brushtulli. Kete marredhenie ne vitet 90 e ka marre vesh edhe babai i te gjykuarit, i cili per kete shkak ka tentuar t’i vrase te dy duke hedhur nje bombe, veprim per te cilin ai eshte denuar penalisht me burgim, ku edhe ka vdekur. Per kete fak,t gjykata e apelit ka kerkuar njoftim zyrtar edhe nga Drejtoria e Policise dhe Drejtoria e Burgjeve, por pergjigjet negative lidhen me demtimin e arkivave te asaj kohe.
I pabazuar gjendet edhe pretendimi i mbrojtes, sipas te ciles gjykatat per arsyetimin e vendimeve kane perdorur proçes verbalet e transkriptimit te bisedave, te cilat jane te pavlefshme. Eshte e vertete se proçes verbaleve te transkriptimit te bisedave te pergjuara ndermjet deshmitareve Nikoleta Brushtulli dhe Brulinda Brushtulli (e para gruaja dhe tjetra kunata e te pandehurit Pjerin) dhe Nikoleta Brushtulli e Anila Zefi, ne datat 06 - 07.10.2002 ne ambjentet e Komisariatit te Policise Shkoder, i mungon neneshkrimi i oficerit te policise gjyqesore qe i ka mbajtur, por Gjykata e Apelit Shkoder, duke konstatuar kete fakt, ne pranine e paleve, ka realizuar degjimin ne salle te bisedave te mesiperme.
Lidhur me pretendimin e mbrojtjes se gjykatat kane vepruar ne kundershtim me dispoziten e nenit 158 te K.Pr.Penale, pasi organi i akuzes nuk ka paralajmeruar disa deshmitare qe perfitojne nga e drejta per te mos deshmuar, Kolegji e gjen te pabazuar. Eshte e vertete qe kur jane pyetur gjate hetimit, deshmitareve Brunilda e Nikoleta Brushtulli nuk ju eshte bere e ditur e drejta per te mos deshmuar, por ne seance gjyqesore, nga ana e gjykates ato jane pyetur pasi nuk kane dashur te perfitojne nga kjo e drejte.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/a te K.Pr.Penale,
V E N D O S I
Lenjen ne fuqi te vendimit nr.63, date 21.03.2005 te Gjykates se Apelit Shkoder.
Tiranë, më 01.04.2009
Nr.52102-00235-00-2008 Regj. Themeltar
Nr.00-2009-42 i Vendimit (148)
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:
Spiro Spiro Kryesues
Ardian Dvorani Anëtar
Majlinda Andrea Anëtare
Besnik Imeraj Anëtar
Andi Çeliku Anëtar
në seancen gjyqesore të datës 01.04.2009 mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:
TË GJYKUARIT: ASTRIT ZEKA
A K U Z U A R:
Për kryerjen e veprës penale të vrasjes me dashje,
parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
Gjykata e shkallës së parë Korçë, me vendimin nr.266, datë 17.10.2005, ka vendosur:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Zeka për veprën penale të vrasjes me dashje, parashikuar nga neni 76 i K.Penal dhe dënimin e tij me 11 vjet burgim.
Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.45, datë 24.03.2006, ka vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.266, datë 17.10.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, si më poshtë:
Të deklarojë fajtor të pandehurin Astrit Zeka për veprën penale të vrasjes së kryer në kushtet e kapërcimit të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, të parashikuar nga neni 83 i K.Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
Kundër vendimit nr.45, datë 24.03.2006 të Gjykatës së Apelit Korçë ka bërë rekurs prokurori i apelit, për shkaqet:
-
Gjykata e apelit nuk ka marrë asnjë provë të re që të ndryshonte gjendjen e provave.
-
Dëshmitarët, mbi të cilët ajo mbështet arsyetimin e saj, janë ata që janë pyetur në shkallë të parë dhe gjykata e shkallës së parë ju ka dhënë një vlerë në raport me provat e tjera.
-
I pandehuri nuk është venë në peshën e një sulmi, por ka qenë një grindje reciproke që i pandehuri e ka zgjidhur me përdorimin e armës.
- Në asnjë moment nuk është parë nga dëshmitarët që ka pasur tentativë nga persona, ndërmjet tyre edhe viktima, për të marrë armën të pandehurit.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte, me vendimin nr.538, date 27.06.2007, ka vendosur:
Prishjen e vendimit nr.45, date 24.03.2006 te Gjykates se Apelit Korçe dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.266, date 17.10.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korçe.
Gjykata Kushtetuese, me vendimin nr.5 date 04.03.2008, ka vendosur:
Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.538, datë 27.06.2007 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; Prokurorin Hysen Keta, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Korçe dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Korçe; av. B.Lahi qe kerkoi pushimin e çeshtjes ne Gjykaten e Larte dhe si shqyrtoi ne teresi çeshtjen,
V Ë R E N
Do'stlaringiz bilan baham: |