Nr. Data palët faqe



Download 1,35 Mb.
bet21/33
Sana27.06.2017
Hajmi1,35 Mb.
#17000
1   ...   17   18   19   20   21   22   23   24   ...   33

ÇËSHTJE PENALE

Nr.5 i Regj. Themeltar

Nr.5 i Vendimit
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i caktuar me shortin e datës 12.12.2008, i përbërë nga:
Spiro Spiro Kryesues

Perikli Zaharia Anëtar

Irma Bala Anëtare

Besnik Imeraj Anëtar

Aleksander Muskaj Anëtar
me pjesëmarrjen e sekretareve gjyqësore Drita Qerimi dhe Matilda Spaho, në seancat gjyqësore të zhvilluara me dyer te hapura, të datave 30.01.2009, 27.02.2009, 16.03.2009 dhe 10.04.2009, mori në shqyrtim çështjen penale, e cila, sipas Regjistrit Themeltar të Gjykatës së Lartë, mban nr.5 të vitit 2009, me palë:
KËRKUES: PROKURORIA E PËRGJITHSHME E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, e përfaqësuar me autorizimin datë s’ka, Janar 2009 të Prokurores së Përgjithshme, nga prokurorët Artur Selmani e Arben Kraja.

PERSON NËN HETIM: LULZIM BASHA, i biri i Xhelalit dhe i Remzies, lindur në Tiranë, më 12.06.1974, banues në Rrugën “Demir Gashi”, nr.1, Tiranë, me arsim të lartë (juridik), deputet dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, i padënuar, në gjëndje të lirë, i mbrojtur (me prokurë të posaçme dhe deklarim) nga avokati Zef Nikaj.

I PANDEHUR: ANDI TOMA, i biri i Luigjit dhe i Luizës, lindur në Tiranë, më 16.12.1969, banues në Rrugën “Muhamet Gjollesha”, Kulla nr.1, Tiranë, me arsim të lartë (matematikë dhe juridik), i martuar, në gjëndje të lirë, i mbrojtur nga avokati Genci Gjokutaj (me deklarim).
TË AKUZUAR:

(sipas kërkesës për gjykim)

Per krimet e shpërdorimit të detyrës dhe të shkeljes së barazisë

së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike,

të kryera në bashkëpunim, që parashikohen,

përkatësisht, nga nenet 248 dhe 258 te Kodit Penal,

në lidhje me nenin 25 të tij.

Kolegji Penal, pasi mori në shqyrtim kërkesat paraprake të paraqitura nga personi nën hetim Lulzim BASHA dhe i pandehuri Andi TOMA, nëpërmjet mbrojtësve të tyre, si dhe prapësimet e paraqitura nga përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me to,


V Ë R E N

Me shkresën nr.1048.86, datë 05.12.2008 të Prokurorisë së Përgjithshme, u soll për gjykim në Gjykatën e Lartë procedimi penal nr.1, i vitit 2007. Sipas kërkesës për gjykim, që mban të njëjtën datë (05.12.2008), personi nën hetim, Lulzim BASHA - deputet i Kuvendit dhe aktualisht Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë (më parë - Ministër i Punëve Publike dhe Rregullimit të Territorit – MPPRT) dhe Andi TOMA, jurist dhe më pas Drejtor i Drejtorisë Juridike të asaj Ministrie (aktualisht Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve - DDPR), akuzohen për krimet e shpërdorimit të detyrës dhe të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, që parashikohen përkatësisht, nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 25 të tij.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë konstatoi se, kjo çështje bën pjesë në çështjet penale për të cilat, në zbatim të nenit 141/1 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenit 75/b, pika 2 të Kodit të Procedurës Penale, Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar për gjykimin e akuzave (veprave) penale kundër një kategorie të caktuar personash që ushtrojnë funksione të rëndësishme Kushtetuese, midis të cilëve përfshihen edhe deputetët dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave (kur janë në këto funksione në kohën e gjykimit), sikurse është personi nën hetim Lulzim BASHA. Gjykata konstatoi gjithashtu se, mbas kërkesës që, në zbatim të urdhërimeve të nenit 73/2 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale, Prokurori i Përgjithshëm i paraqiti më 15.10.2007 Kuvendit të Shqipërisë, Kryetarja e tij, me shkresën nr.4262, date 31.12.2007, dërgoi në Prokurorinë e Përgjithshme vendimin nr.152, datë 27.12.2007, me të cilin Kuvendi i Shqipërisë dha autorizim për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit Lulzim BASHA.

Në seancën gjyqësore të datës 27.02.2009, menjëherë pas legjitimimit të palëve, sikundër parashikohet në nenin 354 të Kodit të Procedurës Penale, avokatët - Zef NIKAJ e Genci GjOKUTAJ paraqitën kërkesat paraprake si më poshtë:

•Dërgimi i kësaj çështjeje penale në gjykatë, përderisa ekzistojnë dy vendime gjyqësore të formës së prerë, me të cilat është vendosur:

Për të pandehurin Andi TOMA - pranimi i ankimit të tij, me objekt kundërshtimin e vendimit të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, në lidhje me zgjatjen e afatit të hetimeve të procedimit penal nr.1, të vitit 2007, nga data 06.11.2008 deri më datë 06.12.2008, si dhe shfuqizimi i vetë vendimit datë 06.11.2008 i prokurorit pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, në lidhje me zgjatjen e afatit një mujor, që ka të bëjë me procedimin penal nr.1, të vitit 2007;

Për personin nën hetim, Lulzim BASHA - deklarimi i pavlefshëm i akteve procedurale, të fletë-thirrjes së datës 24.11.2008 të prokurorit pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, të akt-njoftimit datë 27.11.2008 të po këtij prokurori, si dhe pavlefshmëria e akteve të mëpasme të ndërmarra nga prokuroria, që varen nga aktet e deklaruara të pavlefshme, është edhe ai (dërgimi i çështjes në gjyq) i pavlefshëm.

Duke argumentuar pikërisht me disponimet, që përmbajnë këto dy vendime të formës së prerë të Gjykatave të shkallës së parë dhe të Apelit Tiranë, gjykimin në Gjykatën e Lartë mbrojtësit e quajtën të pavlefshëm dhe prandaj kërkuan pushimin e tij, ende pa u deklaruar i hapur shqyrtimi gjyqësor (neni 355 i Kodit të Procedurës Penale) dhe pa filluar hetimi gjyqësor (neni 359 i Kodit të Procedurës Penale) për të.

Përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme, në përgjigje të kërkesave paraprake si më sipër, në zbatim të pikës 2 të dispozitës së nenit 334 të Kodit të Procedurës Penale, parashtruan se, vendimet e Gjykatave të shkallës së parë dhe të Apelit Tiranë nuk mund të konsiderohen pengesë për vazhdimin e gjykimit. Sipas tyre, të dy vendimet e Gjykatës së Apelit Tiranë, me të cilat u vendos lënia në fuqi e dy vendimeve respektive të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, përderisa kundër tyre është paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, nuk mund të konsiderohen vendime penale të formës së prerë.

Në mbështetje të këtij pretendimi ata paraqitën dy shkresa (njëra me nr.31, datë 20.01.2009 dhe tjetra me nr.73, datë 20.02.2009), të nënshkruara nga drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Tiranë, të cilat i qenë bashkëlidhur rekurseve të paraqitura kundër vendimeve nr.564, datë 23.12.2008 dhe 21.02.2009 të Gjykatës së Apelit Tiranë, me objekt shqyrtimin e kërkesave, përkatësisht, të të pandehurit Andi TOMA e personit nën hetim, Lulzim BASHA, të cilat kanë lidhje me pretendimet e parashtruara si më sipër, në kërkesat paraprake të bëra prej mbrojtësve të tyre para kësaj gjykate.

Këto dy dokumente, pasi u gjetën të rregullta në aspektin e elementeve (rekuizitave), që duhet të kenë dokumentet zyrtare dhe pasi me to u njohën edhe personi nën hetim Lulzim BASHA dhe i pandehuri Andi TOMA, si dhe mbrojtësit e tyre, u përfshine në fashikullin e gjykimit të çështjes.

Sipas përfaqësuesve të Prokurorisë së Përgjithshme, pavarësisht disponimeve, si më sipër, të Gjykatës së Rrethit dhe asaj të Apelit Tiranë, në të dy rastet, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, që ka për gjykim themelin e çështjes, është kompetent për të marrë ne shqyrtim edhe pretendimet e mbrojtësve për pavlefshmëri dhe se, në eventualitetin që do t’i deklarojë përsëri të pavlefshme aktet procedurale objekt shqyrtimi, ky Kolegj, sipas tyre, në zbatim të nenit 131 të Kodit të Procedurës Penale, ka të drejtë të urdhërojë përsëritjen e tyre.

Ata pretenduan gjithashtu edhe se, qëndrimi i mëparshëm i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, lidhur me aktet procedurale për të cilat pretendohet pavlefshmëria, është i kundërt me atë që kanë mbajtur Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit Tiranë në rastin e personit nën hetim Lulzim BASHA dhe të pandehurit Andi TOMA, duke sjellë para gjykatës tre vendime të këtij Kolegji (Vendimet: nr.430, date 16.07.2003, nr.67, date 04.02.2004 dhe nr.536, date 13.07.2005).

Lidhur me zbatimin e detyrimit, që rrjedh nga përmbajtja e pikës 2 të nenit 327 të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit, prokurori para se të vendosë dërgimin e çështjes në gjykatë, duhet të sigurohet që i pandehuri ose mbrojtësi i tij janë njohur me aktet e fashikullit të procedimit penal, përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme parashtruan se: Për shkak të mosparaqitjes së mbrojtësit të personit nën hetim Lulzim BASHA (megjithëse, sipas tyre, ishte thirrur rregullisht për t’u kryer ky veprim procedural), më 05.12.2008 (datë, të cilën mbajnë, si vendimi për dërgimin e çështjes në gjyq, ashtu edhe kërkesa për gjykim), nëpërmjet korierit të Prokurorisë së Përgjithshme, tetë volumet e akteve të procedimit penal në ngarkim të tij u dërguan në selinë ë Ministrisë së Punëve të Jashtme, prej nga, brenda ditës, u kthyen mbrapsht, duke u lënë tek dezhurni i Prokurorisë së Përgjithshme. Shtuan gjithashtu se, në të njëjtën datë (05.12.2008), krahas dërgimit të tetë fashikujve në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kërkesa për gjykim, bashkë me shtatë fashikuj, që përmbanin aktet e procedimit penal nr.1, të vitit 2007, u dërguan në Gjykatën e Lartë.

Për të justifikuar hartimin e të gjithë këtyre akteve dhe kryerjen e të gjithë këtyre veprimeve brënda të njëjtës ditë, ata sollën si argument faktin që, të nesërmen, më 06.12.2008, këtij procedimi penal i përfundonte afati ligjor i hetimeve.

Gjatë verifikimit të pretendimeve dhe prapësimeve, që u renditën më lart, u konstatua se:

Procedimi penal, objekt shqyrtimi në Gjykatën e Lartë, fillimisht është regjistruar më 09.03.2007 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Si shkak shërbeu intervista e botuar në gazetën “Shekulli”, dhënë një ditë më parë nga shtetasi Arben MEÇE, në atë kohë në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Punëve Publike dhe Rregullimit të Territorit në MPPRT. Në atë intervistë bëhej fjalë për dijeninë e tij rreth disa shpërdorimeve në atë Ministri, gjatë zbatimit të projekteve të financuara me fonde publike. Me arsyetimin se, ishin administruar fakte rreth të cilave duheshin zhvilluar hetime edhe ndaj ish Ministrit te MPPRT, Lulzim BASHA, bazuar në nenin 141/1 të Kushtetutës dhe nenet 28 e 74/1 të Kodit të Procedurës Penale, më 07.09.2007, dy ditë pasi regjistruan në Regjister, veç të tjerëve, edhe emrin e shtetasit Andi TOMA dhe një ditë pasi atij i njoftuan akuzën për krimin e shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal në lidhje me nenin 25 të tij, prokurorët e asaj Prokurorie (Llambi BAKO e Ervin KARANXHA) shpallën moskompetencën lëndore, duke ia kaluar aktet Prokurorisë së Përgjithshme. Kjo e fundit, më 13.09.2007 e regjistroi këtë procedim në Regjistrin e Procedimeve Penale pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Më 27.09.2007 në këtë Regjistër u regjistrua, si person nën hetim, i dyshuar për krimin e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal në lidhje me nenin 25 të tij, edhe emri i deputetit Lulzim BASHA. Mbas kësaj, më 15.10.2007 u dërgua në Kuvendin e Shqipërisë kërkesa për dhënien e autorizimit për procedimin penal të tij, autorizim, i cili sikurse u përmend, u dërgua në Prokurorinë e Përgjithshme më 31 Dhjetor të atij viti.

Më 22.10.2007, d.m.th. shtatë ditë mbas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për dhënien e autorizimit për procedim, në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm ishte regjistruar një kërkesë, e cila ishte dërguar me shkrim nga personi nën hetim Lulzim BASHA, për ballafaqim rreth akuzave që përmbante kërkesa për dhënien e autorizimit për procedim dërguar Kuvendit, veprim, i cili u realizua më 10.12.2007 nga prokurorët A. KRAJA e Xh. HANA dhe që u emërtua: “Proçesverbal për pyetjen e deputetit Lulzim BASHA”.

Me 24.11.2008, d.m.th. rreth 11 muaj pas dhënies së autorizimit për procedim, atij i u dërgua fletë-thirrja për t’u njohur me akuzën, kurse tre ditë më pas, më 27.11.2008, iu dërgua Akti i Njoftimit të Akuzës, akt ky që iu dërgua edhe avokatit Zef NIKAJ, i cili në shkresën përcjellëse shënoi se njoftimi ishte i pavlefshëm. Të dy këto akte procedurale, sikundër do të trajtohet me hollësi më poshtë, u kundërshtuan në gjykatë.

Por, përpara se të trajtohet mënyra e zgjidhjes së çështjeve penale të vëna në lëvizje mbi ankimin e personit nën hetim Lulzim BASHA, ky Kolegj vëren se konstatohet një hapësirë kohore mjaft e gjatë, që nga momenti i dhënies së autorizimit për procedim, deri ditën kur nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, me kërkesën e së cilës ishte dhënë ky autorizim, personit nën hetim Lulzim BASHA iu dërgua fletë-thirrja për t’u njohur me akuzën. Sikurse del nga akti datë 24.11.2008 “Për njoftimin e akuzës”, kjo vonesë ndodh në një kohë kur vetë përmbajtja e tij, në mënyrë të përmbledhur, konsistonte në kryerjen prej këtij personi pikërisht të atyre veprimeve, për të cilat ishte bërë edhe kërkesa drejtuar Kuvendit të Shqipërise për dhënien e autorizimit për procedim. Sqarohet se, u konstatua gjithashtu që edhe dy aktet e ekspertimit (të cilat, sipas akteve të dosjes, janë aktet kryesore që u administruan pas dhënies së autorizimit për procedim), kishin arritur në Prokurorinë e Përgjithshme shumë kohë para datës së dërgimit të aktit për njoftimin e akuzës - i pari mban datën 18.07.2007, kurse i dyti datën 29.09.2008.

Veçohet ky moment, pasi ky Kolegj vlerëson që, në çështjet penale për të cilat, sipas nenit 141/1 të Kushtetutës, Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar, autorizimi për procedimin e personave qe i nënshtrohen këtij juridiksioni, veç faktit që është parakusht imperativ për vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ai është edhe një garanci më shumë për të parandaluar veprimet e pabazuara apo të parakohëshme të organeve të procedimit penal ndaj kësaj kategorie personash, garanci kjo, e cila fillon që në momentin kur organi i procedimit penal krijon bindje se, sipas tij, plotësohen kushtet për të formuluar kërkesën që do t’i drejtohet organit kompetent, rast pas rasti, për dhënien e autorizimit për procedim.

Me plotësim të kushteve, në të tilla raste, duhet kuptuar që faktet e kundërligjshme, që përbëjnë veprimet ose mosveprimet e personit, për të cilin kërkohet autorizimi për procedim, të grumbulluara nga organi i procedimit deri atëherë (deri në momentin e formulimit të kërkesës), duhet të jenë të tilla që në aspektin ligjor të provojnë se prej tij është kryer vepër penale, kurse në aspektin sasior, të mjaftueshme në atë masë sa, që në momentin e parë mbas dhënies së autorizimit për procedim, ato të shërbejnë si bazë e mjaftueshme ligjore për t’i komunikuar atij akuzën (thënë ndryshe, për ta marrë atë si të pandehur).

Duke patur parasysh sa më sipër, evidentohet fakti që kërkesa për dhënien e autorizimit dhe vetë autorizimi për procedim janë dy akte të rëndësishme procedurale, të cilat duhet të shërbejnë si premisë se, ndaj personit të cilit i referohen rast pas rasti, do të zhvillohet një proces i rregullt ligjor. Aq më e madhe bëhet rëndësia e këtyre dy akteve, në rastin kur autorizimi për procedim kërkohet dhe jepet për persona me funksione të rëndësishme Kushtetuese (sikurse është deputeti dhe Ministri Lulzim BASHA), për gjykimin e akuzave penale ndaj të cilëve ka juridiksion fillestar Gjykata e Lartë dhe në kushtet kur Kolegji Penal i saj, në këto raste, gjykon çështjen si gjykatë e shkallës së parë, me veçantinë që vendimi i saj është i formës së prerë dhe i paankimueshëm në rrugën e zakonshme procedurale-penale.

Ndërkohë që, më 06.11.2008 i pandehuri Andi TOMA dhe bashkëipandehuri me të - Armand TELITI (për të cilin më vonë u vendos pushimi i çështjes nga prokurori), kishin paraqitur kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, me të cilën kundërshtonin Vendimin e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për zgjatjen e afatit të hetimeve të procedimit penal nr.1, të vitit 2007, për periudhën 06.11.2008 deri 06.12.2008, kohë kjo, gjatë së cilës kishte kaluar mbi një vit nga data (27.09.2007), në të cilën ishte shënuar në Regjistrin e Veprave Penale si person nën hetim (në të njëjtin procedim penal me të pandehurit Andi TOMA e Armand TELITI), edhe emri i deputetit Lulzim BASHA.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.1495 Akti, datë 18.11.2008, vendim, i cili u la në fuqi, si nga Gjykata e Apelit Tiranë, ashtu edhe nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë (me përbërje të ndryshme nga ky Kolegj), me vendimet, përkatësisht: nr.564, date 23.12.2008 dhe nr.135, date 25.03.2009, kishte pranuar ankimin e të pandehurve dhe kishte shfuqizuar vendimin datë 06.11.2008 të prokurorit prane Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, për zgjatjen e afatit një mujor të hetimeve të këtij procedimi penal.

Megjithatë, në kundërshtim me urdhërimin kategorik të parashikuar në pikën 3 të dispozitës së nenit 325 të Kodit të Procedurës Penale (sipas së cilës, kur gjykata pranon ankesën e bërë kundër vendimit për zgjatjen e afatit të hetimeve dhe nuk cakton ndonjë afat tjetër, sikundër ka ndodhur në rastin konkret, hetimet nuk mund të vazhdojnë më tej), gjatë kohës kur çështja ishte ende pa u shqyrtuar nga gjykata e apelit (ku kishte shkuar me ankimin e bërë kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë nga vetë prokurori), në datat 24.11.2008 dhe 27.11.2008, personit nën hetim Lulzim BASHA iu dërguan dy akte të rëndësishme procedurale, sikurse janë, përkatësisht, fletë-thirrja për t’u njohur me akuzën dhe akti i njoftimit të saj. Kurse me 24 Nëntor 2008, po duke anashkaluar vendimin e mësipërm, të pandehurit Andi TOMA iu komunikua nga prokurori vendimi për plotësimin e akuzës edhe për krimin e shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, të kryer në bashkëpunim, që parashikohet në nenin 258 të Kodit Penal në lidhje me nenin 25 të tij.

Ankim në gjykatë, për të kërkuar pavlefshmërinë e dy akteve procedurale që u përmendën më lart (të fletë-thirrjes datë 24.11.2008, për t’u njohur me akuzën dhe të vetë aktit të njoftimit të akuzës, datë 27.11.2008), paraqiti edhe personi nën hetim Lulzim BASHA. Me vendimin nr.1623 Akti, datë 15.12.2008 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, i cili u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.21, date 02.02.2009 të saj, të dy këto akte u deklaruan të pavlefshëm. Me këtë rast, në zbatim të urdhërimit të pikës 1 të dispozitës së nenit 131 të Kodit të Procedurës Penale (sipas së cilës pavlefshmëria e një akti i bën të pavlefshme aktet e mëpasme që varen nga ai që është deklaruar i pavlefshëm), gjykatat u shprehën edhe për aktet e mëpasme të prokurorisë, të cilat varen nga aktet e deklaruara të pavlefshme si më sipër, akte te mëpasme këto, që u deklaruan edhe ato të pavlefshme më vonë, me vendimet gjyqësore që u dhanë nga gjykatat mbi ankimin e personit nën hetim Lulzim BASHA.

Bazuar në sa u parashtruan më lart, rezulton që të pavlefshme janë edhe vendimi për dërgimin e çështjes në gjyq dhe kërkesa për gjykim, akte këto po ashtu të rëndësishme procedurale, të cilat mbajnë të njëjtën datë, 05.12.2008. Të dy këto akte i përkasin si personit nën hetim Lulzim BASHA, ashtu edhe të pandehurit Andi TOMA.

Lidhur me rëndësinë e këtyre akteve procedurale gjykata sjell në vëmëndje faktin që, si për dërgimin e çështjes në gjyq, ashtu edhe për kërkesën për gjykim (akte këto, të cilat lidhen ngushtësisht me njëri tjetrin), ligjvënësi shqiptar ka vendosur standard mjaft të lartë në drejtim të garantimit të të drejtave të personave, të cilët, megjithëse kanë cilësinë e të pandehurit, para se çështja në ngarkim të tyre të dërgohet në gjyq, duhet t’u vihen në dispozicion (vetë atyre ose mbrojtësve) të gjitha aktet e procedimit penal që u përkasin atyre. Ligjvënësi ka percaktuar procedura qartësisht të shprehura (eksplicite), respektimi me përpikmëri dhe rigorozitet i të cilave garanton, në mënyrë efektive, të drejtat e personit të njohura nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) dhe Kushtetuta e Shqipërisë për një proçes të rregullt ligjor.

Gjykata sqaron se, lidhja e ngushtë midis vendimit për dërgimin e çështjes në gjyq, nga njëra anë dhe kërkesës për gjykim, nga ana tjetër, konsiston në faktin që, bazuar në përmbajtjen e dispozitës së nenit 331 të Kodit të Procedurës Penale (e cila titullohet “Dërgimi i çështjes në gjykatë”, në të cilën përcaktohet përmbajtja e kërkesës për gjykim dhe renditen elementët përbërës të saj), ligjvënësi ka vënë si parakusht që, para se të hartohet nga prokurori kërkesa për gjykim, duhet të jetë marrë prej tij vendimi për dërgimin e çështjes në gjyq. Ndërsa, për marrjen e këtij vendimi (vendimit për dërgimin e çështjes në gjyq), po nga prokurori (bazuar në përmbajtjen e pikës 2 të dispozitës së nenit 327 të Kodit të Procedurës Penale), ligjvënësi ka vendosur, si parakusht imperativ, që ai duhet të jetë siguruar më parë që i pandehuri ose mbrojtësi i tij janë njohur me aktet e çështjes.

Nga mënyra e formulimit të kësaj dispozite del që, njohja me aktet e çështjes nuk duhet kuptuar si një veprim thjesht formal. Ligjvënësi, duke përdorur shprehjen sipas së cilës, “... prokurori, pasi ... sigurohet që i pandehuri ose mbrojtësi (i tij) është njohur me aktet (e çështjes), vendos ... dërgimin e çështjes në gjykatë”, kërkon siguri të plotë përsa i përket proçesit të realizimit të njohjes së këtyre akteve nga personi që i nënshtrohet ndjekjes penale dhe për të cilin kryhen, apo kundër të cilit drejtohen veprimet e prokurorit në fazën e hetimeve paraprake, përfshirë edhe ato veprime, të cilat emërtohen “Akte procedurale”, sikundër janë edhe vendimi për dërgimin e çështjes në gjykatë dhe kërkesa për gjykim.

Gjykata vë në dukje se, nëpërmjet realizimit si duhet të proçesit të njohjes së të pandehurit apo mbrojtësit me aktet e çështjes penale në ngarkim të tij, atij i jepet mundësia që, së pari, të paraqesë pretendimet eventuale rreth rregullshmërisë së procedurës së ndjekur gjatë kryerjes së veprimeve të ndryshme hetimore apo rezultateve të tyre dhe, ç’është akoma më e rëndësishme, për të përgatitur një mbrojtje sa më efektive, të cilën do ta përdorë gjatë ecurisë së mëtejshme, deri në përfundimin në gjykatë të proçesit penal në ngarkim të tij. Trajtimi në këtë mënyrë i rëndësisë së këtij proçesi është në përputhje me frymën që del nga permbajtja e nenit 31/a, b të Kushtetutës së Shqipërisë, ku parashikohet se: Gjatë proçesit penal kushdo ka të drejtë: a) të vihet në dijeni menjëherë dhe hollësisht për akuzën që i bëhet ...; b) të ketë kohën dhe lehtësitë e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e vet.

Nga ana tjeter, ky trajtim pajtohet edhe me frymën që i jep artikulli 6(3)(a) i KEDNJ të drejtës për t’u informuar mbi akuzën dhe që i përgjigjet pretendimit legjitim të personit për të ditur pse shteti ka vepruar kundër tij, si dhe qëllimit për t’i dhënë atij informacionin që do t’i nevojitet për të përgatitur mbrojtjen.

Përsa i përket kërkesës për gjykim, gjykata sjell në vëmëndje se, rëndësia e këtij akti përfundimtar procedural konsiston jo vetëm në atë që, në të bëhet përmbledhja e parashtrimeve të prokurorit lidhur me faktin kriminal për të cilin akuzohet i pandehuri dhe përshkruhen burimet e provës dhe faktet, të cilave ato u referohen, por edhe se ai është akti i vetëm procedural, me të cilin vihet në lëvizje gjykata për gjykimin e çdo çështje penale, pavarësisht natyrës së saj dhe cilësive individuale të personave që janë marrë si të pandehur në to. Është, si të thuash, çelësi me të cilin prokurori çel “derën” e gjykatës, ku ai, gjatë shqyrtimit gjyqësor, ka të drejtë të paraqesë burimet e provave në favor të akuzës dhe të bëjë prapësimet e tij për provat e paraqitura nga mbrojtja, si dhe kur e çmon, të replikojë rreth pretendimeve të bëra prej saj. Kuptohet që, mungesa e këtij akti, për gjykatën, dëshmon për mungesën edhe të vetë çështjes penale për gjykim para saj.

Një situatë faktike e këtij lloji konstatohet nga ky Kolegj se është krijuar, si me vendimin për dërgimin e çështjes në gjyq, ashtu edhe me kërkesën për gjykim në çështjen objekt gjykimi në Gjykatën e Larte, përsa i përket të dy personave që akuzohen sipas kërkesës për gjykim, hartuar nga Prokuroria e Përgjithshme më 05.12.2008 kundër personit nën hetim Lulzim BASHA dhe të pandehurit Andi TOMA.

Sikurse u përmend, në prapësimet e paraqitura prej tyre përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme pretenduan, përpos të tjerave, edhe se, pavarësisht disponimeve të Gjykatës së Rrethit dhe asaj të Apelit Tiranë, në vendimet, përkatësisht: nr.1623 akti, datë 15.12.2008 e nr.21, date 02.02.2009 për personin nën hetim Lulzim BASHA dhe nr.1495 akti, datë 18.11.2008 dhe nr.564, date 23.12.2008 për të pandehurin Andi TOMA, perderisa Gjykata e Lartë ka për gjykim themelin e çështjes, ajo është kompetente për të marrë në shqyrtim edhe pretendimet e mbrojtësve për pavlefshmëri dhe, në eventualitetin që do t’i deklarojë përsëri të pavlefshme aktet procedurale të përmendura, Kolegji Penal i saj, në zbatim të nenit 131 të Kodit të Procedurës Penale, ka të drejtë të urdhërojë përsëritjen e tyre, prapësim, të cilin ky Kolegj e gjen të pabazuar në ligj.

Në këtë përfundim arrihet, bazuar në përcaktimet e parashikuara lidhur me pavlefshmërinë e akteve procedurale në dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Penale, sikurse janë dispozitat e neneve 128 dhe 129 të tij, në të cilat parashikohen, përkatësisht, pavlefshmëria absolute (neni 128) dhe pavlefshmëria relative (neni 129) e akteve procedurale.

Përsa i përket pavlefshmërisë relative, si e tille, sipas përmbajtjes së pikës 2 të dispozitës së nenit 129 të Kodit të Procedurës Penale, është edhe pavlefshmëria e akteve që përpilohen nga subjektet e procedimit penal gjatë hetimeve paraprake, sikundër janë edhe fletë-thirrja datë 24.11.2008 për t’u njohur me akuzën, Akti datë 27.11.2008 i dërgimit të aktit të akuzës, ftesa datë 04.12.2008 (që i përkasin personit nën hetim Lulzim BASHA), vendimi datë 02.12.2008 për njoftimin, me telefon, të avokatit Genci GjOKUTAJ për t’u njohur me aktet e procedimit penal dhe ftesa datë 04.12.2008, për t’u njohur me aktet e procedimit penal (që i përkasin të pandehurit Andi TOMA), si dhe vendimi për dërgimin e çështjes në gjyq e kërkesa për gjykim të datës 05.12.2008, që u përkasin të dy këtyre personave. Këto akte u deklaruan të pavlefshme që në fillim, ose u bënë më pas të pavlefshme me vendimet gjyqësore që u përmenden më lart, për shkak të disponimeve për pavlefshmëri të veprimeve procedurale të mëpasme, parashikuar prej tyre, pavlefshmëri këto të cilat nuk mund të riparohen nga ky Kolegj, sikundër do të argumentohet më poshtë, veç të tjerave, edhe për shkak të vetë sistemit procedural që është pranuar nga ligjvënësi shqiptar, me miratimin e Kodit të Procedurës Penale në fuqi.

Lidhur me referimin nga përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme në dispozitën e nenit 131 të Kodit të Procedurës Penale, sipas së cilës, gjykata që deklaron pavlefshmërinë e një akti urdhëron përsëritjen e tij, ky Kolegj thekson se këtë lloj detyrimi të gjykatës ligjvënësi e ka kushtëzuar, së pari, me nevojën reale të proçesit për t’u përsëritur aktet e deklaruara të pavlefshme prej saj dhe së dyti, me mundësinë, sipas rrethanave konkrete të çdo procedimi penal, që ekziston realisht për gjykatën për këtë lloj përsëritjeje, rast pas rasti, kushte këto që duhet të ekzistojnë, njëkohësisht, të dy e së bashku. Një mundësi e kësaj natyre, në kushtet kur për deklarimin e pavlefshmërisë së akteve të përmendura, që i përkasin këtij procedimi, ekzistojnë vendime gjyqësore të formës së prerë, fuqia e të cilave, sikurse dihet, për çështjen konkrete në të cilën janë dhënë barazohet me fuqinë e ligjit, kuptohet që, në çështjen objekt gjykimi në Gjykatën e Lartë, nuk ekziston më. Qëndrimi i kundërt do të binte ndesh me urdhërimin kategorik të pikës 2 të dispozitës së nenit 128 të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilës një akt i cilësuar me ligj absolutisht i pavlefshëm nuk mund të bëhet më i vlefshëm.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon me vënd që të vërë në dukje faktin se, të gjithë aktet procedurale të deklaruara të pavlefshme nga gjykatat, në të dy rastet e procedimit penal nr.1, të vitit 2007, i përkasin fazës së hetimeve paraprake, veprimet procedurale gjatë së cilës kryhen (apo, edhe kur kryhen nga policia gjyqesore), drejtohen, kontrollohen dhe në disa raste vleftësohen po nga prokurori. Kjo, jo vetëm që parashikohet shprehimisht në dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Penale (neni 25 i tij), por ç’ka është më e rëndësishme dhe duhet theksuar është fakti që prokuroria është i vetmi organ, të cilit, me Kushtetutë (neni 148/1) i është ngarkuar funksioni i ndjekjes penale.


Gjatë ushtrimit të funksionit të ndjekjes penale prokuroria zbaton dispozitat e neneve 277 deri 338 të Kodit të Procedurës Penale, të cilat, në tërësinë e tyre, kanë për objekt rregullimin ligjor pikërisht të këtij proçesi. Prandaj, pikërisht për shkak të rëndësisë që ka faza e ndjekjes penale, si njëra prej fazave të proçesit penal në tërësi, mosrespektimin e dispozitave që lidhen me të drejtën e prokurorit për ushtrimin e ndjekjes penale, ligjvënësi, në përmbajtjen e shkronjës “b” të dispozitës së nenit 128 të Kodit të Procedurës Penale, e konsideron njërin prej tre rasteve të pavlefshmërisë absolute të akteve procedurale, që përcaktohen rigorozisht në këtë dispozite.

Për rrjedhojë, meqenëse të gjitha aktet procedurale të këtij procedimi penal, të cilat u deklaruan të pavlefshme me vendimet gjyqësore të formës së prerë që u përmenden më lart, përfshihen, sikundër u argumentua, në ato akte që kanë të bëjnë me të drejtën e prokurorit për ushtrimin e ndjekjes penale (në kuptimin që jepet për pavlefshmërinë absolute të akteve procedurale në shkronjën “b” të dispozitës së nenit 128 të Kodit të Procedurës Penale), të gjitha këto akte jane absolutisht të pavlefshme.

Arsyeja tjetër për shkak të së cilës nuk mund të riparohen më, duke u bërë nga vetë kjo gjykatë, edhe një herë, aktet e deklaruara më parë të pavlefshme me vendim të formës së prerë nga gjykatat e tjera, sikundër u përmend, është edhe natyra e vetë sistemit akuzator të proçesit penal, që është pranuar nga ligjvënësi shqiptar me miratimin e Kodit të Procedurës Penale, që aktualisht është në fuqi tek ne. Dihet që, sipas këtij sistemi procedural (ndryshe nga sistemi inkuizitor, që zbatohej tek ne para miratimit të Kodit të Procedurës Penale në fuqi), roli aktiv i gjykatës është i kufizuar. Përjashtim nga roli i arbitrit midis palëve (prokurorit, nga njëra anë dhe të pandehurit e mbrojtësit të tij, nga ana tjetër), që ka sot gjykata tek ne, bëhet vetëm në fare pak raste, të cilat janë parashikuar nga ligjvënësi në formë qartësisht të shprehur në vetë këtë Kod. Sikurse dihet, raste të kësaj natyre janë sidomos: Mundësia që ka gjykata për të disponuar në marrjen e provave, veç atyre të kërkuara nga palët (neni 367 i Kodit të Procedurës Penale); vendosja, edhe kryesisht, prej saj, të leximit të akteve të prokurorisë, në rast kundërshtimi të thënieve të bëra gjatë hetimit të çështjes (neni 369 i Kodit të Procedurës Penale) dhe e drejta, që i njihet gjykatës së apelit, për të vendosur edhe kryesisht përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor (neni 427/2 i Kodit të Procedurës Penale). Rol aktiv (por jo në kuptimin e sistemit inkuizitor), në Kodin e Procedurës Penale në fuqi, i është njohur gjykatave të apelit dhe Gjykatës së Lartë (kur kjo e fundit gjykon çështjen mbi rekurset e paraqitura nga palët, kundër vendimeve të formës së prerë) edhe lidhur me zgjerimin e kufijve të shqyrtimit gjyqësor, duke e shtrirë atë (vetëm në rastet kur bëhet fjalë për probleme ligjore dhe jo për prova), si tej shkaqeve të ankimit, ashtu dhe në pjesën që u takon bashkëtëpandehurve, të cilët nuk kanë bërë ankim (neni 425 i Kodit të Procedurës Penale). Kurse për veprimet procedurale të fazës së hetimeve paraprake, të cilat gjejnë pasqyrim në akte procedurale, si njoftimi i akuzës fillestare, vendimi për dërgimin e çështjes në gjyq dhe kërkesa për gjykim, në asnjërën prej dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, që i përkasin fazës së gjykimit të çështjes, nuk parashikohen disponime të kësaj natyre.

Lidhur me akuzën, në kreun II të Kodit të Procedurës Penale, që i përket shqyrtimit gjyqësor, në një seksion të posaçëm (seksioni IV), që titullohet “Akuzat e reja”, përfshihen edhe tre dispozita, sikurse janë ato të neneve 372, 373 dhe 374, të cilat bëjnë fjalë, përkatësisht, për rastet e ndryshimit të akuzës fillestare me të cilën i pandehuri është dërguar në gjykatë; për rastet kur gjatë shqyrtimit gjyqësor del një vepër penale tjetër, që ka lidhje me atë që gjykohet ose një rrethanë rënduese, që nuk është përmendur në kërkesën për gjykim; si dhe për rastet kur, gjatë shqyrtimit gjyqësor, del një fakt i ri në ngarkim të të pandehurit, i cili nuk ka qenë përmëndur në kërkesën për gjykim. Kuptohet që, në të tre këto dispozita bëhet fjalë për procedimin, gjithmonë nga ana e prokurorit, gjatë shqyrtimit gjyqësor (natyrisht, me vendim të ndërmjetëm të gjykatës), me një person, i cili, që në momentin kur çështja penale në ngarkim të tij është dërguar në gjykatë, ka patur cilësinë e të pandehurit, cilësi kjo, për shkaqet që u parashtruan më lart në këtë vendim, nuk e ka patur deputeti Lulzim BASHA.

Përsa i përket rastit që parashikohet në dispozitën e nenit 373 të Kodit të Procedurës Penale, sipas së cilës prokurori mund të procedojë me personin që gjykohet, kur gjatë shqyrtimit gjyqesor del një vepër tjetër penale, që ka lidhje me atë për të cilën ai është duke u gjykuar, në kushtet në të cilat, sikundër u parashtrua më lart, akti i plotësimit të akuzës është deklaruar i pavlefshëm me një vendim gjyqësor të formës së prerë, konstatohet që, plotësimi i akuzës ndaj të pandehurit Andi TOMA, për krimin e shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike, nuk mund t’i komunikohet më atij. Kjo pasi, veç faktit që akti i komunikimit të saj është deklaruar i pavlefshëm me një vendim gjyqësor të formës së prerë, por edhe për shkak të pavlefshmërisë së dy akteve të tjera procedurale të mëpasme, sikurse është vendimi për dërgimin e çështjes në gjyq dhe kërkesa për gjykim, që i përkasin, si atij, ashtu edhe personit nën hetim Lulzim BASHA, që nuk mund te ribëhen më, pasi, sikundër u shtjellua më lart, edhe ato janë akte procedurale të deklaruara tashmë të pavlefshme me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lidhur me tre vendimet gjyqësore të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, që u paraqitën si praktikë e kundërt me qëndrimin e mbajtur nga Gjykatat e Shkallës së Parë dhe të Apelit Tiranë në gjykimin e ankimeve të personit nën hetim Lulzim BASHA dhe të pandehurit Andi TOMA, Kolegji Penal konstatoi që, si rrethanat faktike, ashtu dhe situatat juridike në çështjen objekt gjykimi nga ky Kolegj, janë te ndryshme. Kjo, pasi u konstatua që, me kërkesat për gjykim në të tre çështjet penale, të cilave u përkasin vendimet nr.430, date 16.07.2003, nr.67, date 04.02.2004 dhe nr.536, date 13.07.2005 te Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, ishin dërguar për t’u gjykuar persona, të cilët kishin cilësinë e të pandehurit, cilësi të cilën e kishin marrë me komunikimin, rregullisht, të akuzës në fazën e hetimeve paraprake, nga prokurori. Kjo cilësi, sipas përmbajtjes së pikës 3 të dispozitës së nenit 34 të Kodit Penal ruhet në çdo gjendje dhe shkallë të proçesit, derisa të ketë marrë formë të prerë vendimi i pushimit, i pafajësisë, ose i dënimit. Kurse për shkaqet e parashtruara më lart në këtë vendim, personi nën hetim Lulzim BASHA nuk e ka patur këtë cilësi që në fillim dhe gjatë gjithë ecurisë së procedimit penal nr.1, të vitit 2007. Ndërsa, përsa i përket të pandehurit Andi TOMA, i cili cilësinë e të pandehurit e kishte marrë, fillimisht, konform kërkesave të ligjit procedural penal, pavlefshmëria e vendosur nga gjykatat që shqyrtuan kërkesat e mbrojtësve gjatë fazës së hetimeve paraprake, për akte procedurale të tilla, si vendimi për dërgimin e çështjes në gjyq dhe kërkesa për gjykim, njëlloj si edhe për personin nën hetim Lulzim BASHA, në zbatim të urdhërimit që përmban shkronja “e” e nenit 290 te Kodit të Procedurës Penale në lidhje me urdhërimin e shkronjës “b” të nenit 128 të tij, është rrethanë juridike që sjell si pasojë me natyrë ndaluese - moslejimin e vazhdimit të procedimit penal në ngarkim të tij. Ndërsa, në çështjet penale, të cilave u përkasin tre vendimet e mësipërme, procedurat e ndjekura në to filluan dhe kanë vijuar rrugën e zakonshme të fazave procedurale të një procedimi penal, sikurse janë: faza e hetimeve paraprake dhe ajo e gjykimit në shkallë të parë, në apel, deri në Gjykatën e Lartë, ku kanë ardhur me rekurset e paraqitura nga palët, kundër vendimeve të formës së prerë, në secilin rast, pa patur në asnjërën prej tyre vendime gjyqësore, me të cilat t’u jetë dhënë, ndërkohë, zgjidhje kërkesave (pavarësisht aspektit procedural të tyre) të palëve, bërë gjatë fazës së hetimeve paraprake për pavlefshmëri aktesh procedurale që i përkasin kësaj faze të procedimit penal.

Situatë krejt e ndryshme konstatohet në rastin e çështjes penale, objekt shqyrtimi në Gjykatën e Lartë, për të cilën, sikurse u shtjellua, Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar dhe Kolegji Penal i së cilës, në gjykimin e saj, zbaton procedurat e gjykimit të shkallës së parë. Në fazën e kërkesave paraprake të këtyre procedurave, mbrojtësit paraqitën dy vendime të formës së prerë (fuqia e të cilave, sikurse u përmend, për çështjen konkrete së cilës i përkasin barazohet me fuqinë e ligjit), me objekt pavlefshmërinë e akteve procedurale që u përmendën më lart. Marrja në konsideratë dhe respektimi ligjor i zgjidhjeve të dhëna prej këtyre vendimeve të formës së prerë është e detyrueshme për gjykatën, e cila ka për gjykim, si gjykatë e shkallës së parë, çështjen e themelit (shqyrtimit të akteve penale).

Përsa i përket justifikimit të përfaqësuesve të Prokurorisë së Përgjithshme për përpilimin e disa akteve të rëndësishme procedurale brënda të njëjtës ditë (05.12.2008), akte këto që u përmendën më lart, argumenti i përfundimit, sipas tyre, të afatit të hetimit të çështjes të nesërmen, më 06.12.2009, nuk ka bazë ligjore.

Këto janë pikërisht shkaqet për të cilat ky Kolegj nuk mund të fillojë shqyrtimin e akuzave që përmban kërkesa për gjykim, tashmë e pavlefshme.

Ky Kolegj sjell në vëmendje se, sipas nenit 42/1 të Kushtetutës, veç lirisë dhe pronës, edhe të drejtat e tjera të njohura me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cënohen pa një proçes të rregullt ligjor.

Për rrjedhojë, në përfundim, ky Kolegj vë në dukje se: Mangësitë e konstatuara në procedimin penal ndaj personit nën hetim - Lulzim BASHA dhe të pandehurit - Andi TOMA, gjatë fazës së hetimeve paraprake, tregojnë në fakt për një proçes jo të rregullt ligjor, të kryer nga Prokuroria e Përgjithshme, proçes ky, i cili vuri në lëvizje Gjykatën e Lartë në mënyrë formale dhe që përbën një formë të “aktivizmit gjyqësor”.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenet 128/b, 290/e dhe 354/3 të Kodit të Procedurës Penale,


V E N D O S I

Pushimin e gjykimit të çështjes penale nr.1, të vitit 2007, që i përket deputetit Lulzim BASHA dhe shtetasit Andi TOMA.

Ky vendim është i formës së prerë.

Tiranë, më 10.04.2009



Nr.52700-00366-00-2008 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-21 i Vendimit (37/1)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Gani Dizdari Kryesues

Spiro Spiro Anetar

Besnik Imeraj Anetar

Majlinda Andrea Anetare

Andi Çeliku Anetar


ne dhomen e keshillimit te dates 28.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale, qe i perket:
KËRKUESIT: DHIMITER XHALLO
OBJEKTI:

Ndreqje e vendimit nr.37, date 11.02.2009

te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte.

Baza Ligjore: Neni 385, pika “1” i K.Pr.Penale




Kolegji Penal i Gjykates se Larte, me vendimin nr.37, date 11.02.2009 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.59, date 02.02.2007 te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte, vendimit nr.63, date 15.05.2006 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe vendimit nr.54, date 30.04.2003 te Gjykates se shkalles se pare Gjirokaster, per kerkuesin (te denuarin) Dhimiter Xhallo dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e shkalles se pare Gjirokaster, me tjeter trup gjykues.


Ne veshtrim te nenit 385, pika “1” te K.Pr.Penale, Kolegji Penal konstaton se ne dispozitivin e vendimit te tij nr.37, date 11.02.2009 eshte bere gabim material, ndaj kryesisht procedon per ndreqjen e ketij vendimi (dispozitivi) duke korigjuar kete gabimin material.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin perkates; si dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,
V Ë R E N

Mbi kerkesen per rishikimin e vendimit te te denuarit Dhimiter Xhallo, ne seancen e dates 11.02.2009, Kolegji Penal ka marre ne shqyrtim kete kerkese dhe ne perfundim, ka vendosur prishjen e vendimit nr.59, date 02.02.2007 te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte, vendimit nr.63, date 15.05.2006 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe vendimit nr.54, date 30.04.2003 te Gjykates se shkalles se pare Gjirokaster, per kerkuesin (te denuarin) Dhimiter Xhallo dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e shkalles se pare Gjirokaster, me tjeter trup gjykues.

Kolegji Penal çmon se, megjithese ne themel te arsyetimit te vendimit nr.37, date 11.02.2009 te Gjykates se Larte, rezulton se vendimet e gjykatave jane prishur vetem per te denuarin Dhimiter Xhallo dhe jo per te denuarin Besnik Bakiaj e per te gjykuarin Shpetim Beqaraj, ku per kete te fundit Gjykata e Apelit Gjirokaster kishte urdheruar mjekimin e tij te detyruar ne nje institucion mjekesor.

Ne kushtet si me siper, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 385, pika “1”, kryesisht konstaton se ne rastin konkret, kemi te bejme me nje gabim material dhe duhet proceduar per ndreqjen e tij, duke e korigjuar kete gabim.

Bazuar ne sa me siper, Gjykata e Larte me vendimin nr.37, date 11.02.2009 edhe pse ka prishur vendimet e gjykatave vetem persa i perket kerkuesit (te denuarit) Dhimiter Xhallo, gabimisht ne dispozitiv eshte shprehur per prishjen teresisht te ketyre vendimeve.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 385 te Kodit te Proçedures Penale,

V E N D O S I

Ndreqjen e vendimit nr.37, date 11.02.2009 te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte, duke e korigjuar si vijon:

Prishjen e vendimit nr.59, date 02.02.2007 te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte, vendimit nr.63, date 15.05.2006 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe vendimit nr.54, date 30.04.2003 te Gjykates se shkalles se pare Gjirokaster, per kerkuesin (te denuarin) Dhimiter Xhallo dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e shkalles se pare Gjirokaster, me tjeter trup gjykues.

Tirane, më 28.04.2009
Nr.79 i Regj. Themeltar

Nr.87 i Vendimit
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:
Gani Dizdari Kryesues

Spiro Spiro Anetar

Besnik Imeraj Anetar

Majlinda Andrea Anetar

Andi Çeliku Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 01.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.79, qe i perket:
TË PANDEHURIT: ASTRIT HASAJ
A K U Z U A R:

Se ka kryer vepren penale

te ndihmes per kalimin e paligjshem te kufijve,

parashikuar nga neni 298/3 i K.Penal.

OBJEKTI:

Vleftesim ndalimi dhe caktim mase sigurimi,

parashikuar nga nenet 228, 229, 230 dhe 238 te K.Pr.Penale.



Download 1,35 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   17   18   19   20   21   22   23   24   ...   33




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2025
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish