Nr. Data palët faqe


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; Prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe si shqyrtoi ne teresi çeshtjen



Download 1,35 Mb.
bet29/33
Sana27.06.2017
Hajmi1,35 Mb.
#17000
1   ...   25   26   27   28   29   30   31   32   33

pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; Prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe si shqyrtoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E N

Ne daten 05.06.2004 e demtuara Sonila Avdiu, pasi eshte kthyer nga tualeti ku po bente banje, ka hyre ne dhomen e saj. Ne dollapin e dhomes se gjumit te familjes ka qene i fshehur nje person, i cili, sipas pretendimit te se demtuares, ishte i pandehuri Arjan Maksuti. E demtuara ne shtepi ka qene se bashku me motren dhe vellain e saj. Pasi ka hyre ne dhome per te krehur floket, nga dollapi ka dale nje person i armatosur me pistolete, i cili i ka kerkuar te mos levize dhe t’i jape te gjitha parate qe kishte. Me pas personi e ka terhequr prej krahu ka mbyllur deren e dhomes dhe nen kercenimin e armes ka kryer marredhenie seksuale me dhune me te. Me pas personi eshte larguar duke i kerkuar te falur. Menjehere e demtuara eshte paraqitur ne organet kompetente ku ka bere kallezimin per faktin e ngjare. Mbi bazen e kallezimit te demtuares ka filluar procedimi penal i regjistruar nga prokuroria ne daten 10.06.2004. Ne daten 26.07.2004 e demtuara Sonila Avdiu ka kryer veprimin procedurial te njohjes se personit dhe ka deklaruar se personi qe ka kryer marredhenie seksuale me te ishte i pandehuri Arjan Maksuti. Ne kete menyre ka filluar procedimi penal ne ngarkim te pandehurit Arjan Maksuti, i akuzuar per kryerjen e vepres penale te “Marredhenies seksuale me dhune me te mitur”, parashikuar nga neni 101/1 i K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, mbi bazen e provave te marra gjate shqyrtimit gjyqesor, duke mos i dhene vlere te paracaktuar asnjeres prej tyre, pasi ka çmuar se vepra penale nuk provohet te jete kryer nga i gjykuari Arjan Maksuti, ka vendosur ta deklaroje ate te pafajshem.

Ky vendim eshte ndryshuar nga ana e Gjykates se Apelit Tirane, e cila duke bere nje vleresim te ndryshem te provave dhe duke i dhene vlere te paracaktuar deshmise se te demtuares, ka deklaruar fajtor dhe denuar te gjykuarin sipas nenit 101/1 te K.Penal.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, duke gjetur te bazuara pretendimet e ngritura ne rekurs nga i gjykuari Arjan Maksuti, çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte rrjedhoje e çmuarjes dhe vleresimit te gabuar te provave dhe si i tille duhet te prishet, duke u lene ne fuqi vendimi i Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Gjate hetimit gjyqesor ne gjykaten e shkalles se pare, nder te tjera eshte pyetur me cilesine e deshmitares se kerkuar nga prokuroria, konform nenit 357 te K.Pr.Penale, shtetasja Mimoza Avdiu. Nga deshmia e saj, e marre sipas neneve 360 e vijues te K.Pr.Penale, rezulton se ajo ka ardhur ne dijeni te ngjarjes e informuar nga e bija dhe vjehrra dhe se nuk ka qene deshmitare okulare ne vendngjarje, pasi ishte duke shitur ne vendin e punes. Duke qene se deshmia e saj eshte indirekte, sipas nenit 154, gjykata pyeti me cilesine e deshmitarit personin qe ka qene burimi nga ka mesuar faktet, deshmitarja Drita Avdiu, vjehrra e saj. E pyetur me cilesine e deshmitares, shtetasja Drita Avdiu deklaroi se e demtuara Sonila pasi kishte shkuar ne shtepi i kishte thene se e kishte kapur (perdhunuar) vellai i Fatmires dhe se Sonila e njihte mire te pandehurin. Po keshtu deshmitarja deklaroi se goca e saj, pra halla e te demtuares, jane kunata me motren e te pandehurit. Duke qene se midis personave te pyetur kishte mosperputhje te hapur rreth faktit se a e njihte e demtuara te pandehurin, gjykata procedoi me ballafaqimin e tyre. Pasi iu kujtuan deshmitareve respektivisht theniet e tyre, u pyeten nese i qendronin atyre qe kishin thene. Te dyja deshmitaret deklaruan se i qendronin thenieve te tyre dhe perkatesisht: E demtuara deklaroi se nuk e njihte, kurse deshmitarja Drita Avdiu, gjyshja e saj, deklaroi se e mbesa i kishte thene se ishte vellai i Fatmires qe me perdhunoi. Ne deshmine e saj, deshmitarja Mimoza Avdiu deklaron se e njihte te pandehurin sepse ai kalonte shpesh andej, por vajzen e saj nuk e kishte ngacmuar asnjehere me pare. Nga ana e prokurorise u paraqit si prove proçesverbali per njohjen e personit i dates 26.07.2004, i bere konform neneve 171 dhe 172 te K.Pr.Penale. Ne permbajtjen e saj citohet se i pandehuri Arjan Maksuti ka qene i pozicionuar i dyti dhe ka mbajtur numrin 2. E demtuara ka njohur personin, i cili mbante numrin 2. Nderkohe qe nga tabelat fotografike shoqeruese rezulton se i pandehuri ka mbajtur numrin 4 dhe se numrin 2 e ka mbajtur nje person tjeter. Ne tabelat fotografike ka nje konfuzion, sepse i pandehuri here paraqitet me numrin 2 ne dy fotografi dhe pastaj ne nje fotografi tjeter paraqitet me numrin 4. Keshtu qe kjo prove nuk paraqet nje riprodhin besnik te faktit te ngjare, si dhe te veprimit procedurial te kryer.

Nga akti i ekspertimit mjeko ligjor nr.594, date 05.06.2004 rezulton se e demtuara Sonila Avdiu eshte defloruar dhe mbi te gjenden shenja ekimotike, por kjo prove nuk paraqet autorin e kryerjes se ketyre veprimeve. Nga aktet e ekspertimit biologjik nr.4330, 4331, 5964, eshte nxjerre perfundimi se njollat e kuqe te gjetura ne vendngjarje dhe njollat e bardha jane perkatesisht njolla gjaku dhe njolla sperme dhe jane te vlefshme per t’iu nenshtruar ekspertimit te ADN. Me aktin e ekspertimit date 26.01.2005, pergjegjesi i qendres se D.M.K.GJ. ka parashtruar se nuk eshte ne gjendje te beje nje krahasim midis profilit gjenetik te te pandehurit dhe mostres objekt ekspertimi, pasi nuk ka qene e mundur te perftohet profil gjenetik pas ekstratimit te ADN. Ne kete menyre eshte bere i mundur dergimi i materialeve gjenetike per ekzaminim me te kualifikuar ne shtetin Italian dhe nga akti i ekspertimit te kryer nga Sherbimi i Policise Shkencore ne Rome i dates 17.02.2006, rezulton se: nuk mund te percaktohet autoresia e gjurmeve biologjike, pasi nga analiza e gjurmeve te proves materiale nr.1 nuk ka qene e mundur te nxirret asnje profil gjenetik i dobishem. Nisur nga analiza ne teresi e provave te mesiperme, gjykata e shkalles se parre me te drejte ka arritur ne perfundimin se edhe keto prova shkencore te pakontestueshme nuk arrijne te bejne lidhjen e qarte ndermjet autorit te dyshuar dhe vepres penale per te cilen ai akuzohet.

Po keshtu, nga ana e prokurorise jane sjelle me cilesine e proves shkresore aktet e ekspertimit daktiloskopik nr.3373, 4186, 5932, nga te cilat rezulton se gjurmet papilare te gjetura ne vendngjarje te vlefshme per ekzaminim, pasi i jane nenshtruar ekzaminimit shkencor, kane perjashtuar te pandehurin si autorin e tyre. Pra gjurmet e gjetura e fiksuar ne vendngjare nuk jane lene nga i pandehuri Arjan Maksuti. Nisur nga shpjegimet e te demtuares dhe aktet e ekspertimit daktiloskopik, gjykata ka arritur ne perfundimin se nga menyra se si eshte pretenduar se eshte kryer vepra penale dhe konkluzionet e provave shkencore te mesiperme, nuk provohet se vepren penale e ka kryer i pandehuri Arjan Maksuti. Kjo per faktin se e demtuara shpjegon se i pandehuri ishte fshehur ne dollap dhe pasi e hapi ate doli ne drejtim te saj. Duke pare se sipas te demtuares i pandehuri nuk duhet te kishte mbathur doreza, atehere rrjedhimisht ai duhet te kishte lene ne vendngjarje gjurmet e tij papilare. Por sipas proves shkencore ekspertimi daktiloskopik ky fakt nuk rezultoi i tille.

Ne perfundim, gjykata e shkalles se pare ka arsyetuar se, duke analizuar elementet e figures se vepres penale te marredhenieve seksuale me dhune me te mitura dhe nga shqyrtimi ne teresi i situates faktike te sjelle nepermjet provave te administruara gjate gjykimit, arrin ne perfundimin se midis faktit te ngjare dhe te gjykuarit Arjan Maksuti nuk mund te behet lidhja shkakesore. Nga te gjitha provat e paraqitura prej organit te akuzes per te provuar dyshimet e ngritura ndaj ketij personi, nuk arriten te sillnin para gjykates riprodhim te fakteve dhe rrethanave te ngjara te lidhura me fajesine e te gjykuarit Arjan Maksuti.

Ndryshe nga gjykata e shkalles se pare, Gjykata e Apelit Tirane, duke bazuar vendimin e saj vetem ne shpjegimet e dhena prej te demtuares dhe duke i dhene kesaj prove nje vlere te paracaktuar, ne shkelje te dispozitave se nenit 152/1 te K.Pr.Penale te parimit se “çdo dyshim eshte ne favor te te pandehurit”, e ka deklaruar ate fajtor, nderkohe qe nuk rezulton e provuar fajesia e tij. Fakti i provuar se ndaj te demtuares eshte ushtruar dhune per kryerje te marredhenieve seksuale dhe se ajo nderkohe ka qene e mitur nuk eshte prove qe tregon se autor i kesaj vepre eshte i gjykuari Arjan Maksuti.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/d te K.Pr.Penale,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.302, date 20.04.2007 te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.432, date 28.04.2006 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Tiranë, më 22.04.2009



Nr.1610/803 i Regj. Themeltar

Nr.217 i Vendimit
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:
Gani Dizdari Kryesues

Spiro Spiro Anëtar

Majlinda Andrea Anëtare

Besnik Imeraj Anëtar

Andi Çeliku Anëtar
në seancen gjyqesore të datës 22.04.2009 mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:
TË GJYKUARVE: 1. ENDRIT QYQJA, i dtl.12.12.1983
A K U Z U A R:

Për veprat penale të “Vrasjes me dashje”,

“Mbajtje pa leje te armeve te zjarrit”

te parashikuar nga nenet 76, 278/2 te K.Penal.


2. RUBENS SELA
A K U Z U A R:

Për veprat penale të “Moskallzimit te krimit”

e “Mbajtjes pa leje te armeve te zjarrit”

te parashikuara nga nenet 300/1 e 278/2 te K.Penal.


3. LULEZIM ISMAILI

A K U Z U A R:

Per kryerjen e vepres penale te “Moskallzimit te krimit”,

te parashikuar nga neni 300/1 i K.Penal.


4. IGLI SELITA,

A K U Z U A R:

Per kryerjen e vepres penale te “Moskallzimit te krimit”,

te parashikuar nga neni 300/1 i K.Penal.


PADITËS CIVIL

NË PROÇESIN PENAL: XHEVAT KOCIA, perfaqesuar nga Av.Bashkim Asllani.

I PADITUR: ENDRIT QYQJA, perfaqesuar nga Av. Agim Dishnica.
OBJEKTI:

Detyrim i te paditurit te shperbleje demin e shkaktuar

ne formen e shpenzimeve te kryera,

si dhe shpenzimet gjyqesore.

Vendimi te shpallet me ekzekutim te perkohshem.

Baza Ligjore: Nenet 61, 375, 378/2, 394, 396 te K.Pr.Penale

dhe neni 640 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit gjyqësor Tirane, me vendimin nr.1243, date 11.12.2006, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Endrit Qyqja per kryerjen e vepres penale te “Vrasjes me dashje”, te parashikuar nga neni 76 i K.Penal dhe denimin e tij me 18 vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Endrit Qyqja per kryerjen e vepres penale te “Mbajtjes pa leje te armeve luftarake”, te parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe denimin e tij me me 4 vjet burgim.

Ne mbeshtetje te nenit 55 te K.Penal, gjykata e denon perfundimisht me 18 vjet burgim.

Vuajtja e denimit per te pandehurin Endrit Qyqja fillon nga dita e arrestimit te tij ne flagrance.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Rubens Sela per kryerjen e vepres penale te “Moskallzimit te krimit”, te parashikuar nga neni 300/1 i K.Penal dhe denimin e tij me 2 vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Rubens Sela per kryerjen e vepres penale te “Mbajtjes pa leje te armeve luftarake”, te parashikuar ne nenin 278/2 i K.Penal dhe denimin e tij me 5 vjet burgim.

Ne mbeshtetje te nenit 55 te K.Penal, gjykata e denon perfundimisht te pandehurin Rubens Sela me 5 vjet burgim, ne mungese.

Vuajtja e denimit per te pandehurin Rubens Sela fillon nga dita e ekzekutimit te ketij vendimi.

Detyrimin e te pandehurit Endrit Qyqja te beje pagesen e demshperblimit ne shumen 600.000 (gjashteqind mije) leke ne favor te paditesit civil Xhevat Kocia.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Lulezim Ismaili per kryerjen e vepres penale te “Moskallzimit te krimit”, te parashikuar nga neni 300/1 i K.Penal dhe denimin e tij me 18 muaj burgim.

Deklarimin fajtor te pandehurin Igli Selita per kryerjen e vepres penale te “Moskallzimit te krimit”, te parashikuar nga neni 300/1 i K.Penal dhe denimin e tij me 18 muaj burgim.

Ne baze te nenit 59 te K.Penal, per pjesen e pa vuajtur te denimit te aplikohet denimi me kusht per nje kohe prove prej 2 vjetesh, me kusht qe i pandehuri te mos kryeje veper tjeter kaq te rende, ose me te rende se kjo.


Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.431, date 31.05.2007, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.1243, date 11.12.2006 te Gjykates se shkalles se pare Tirane, persa i perket te pandehurve Endrit Qyqja, Rubens Sela, Lulezim Ismaili dhe Igli Selita.

Prishjen e vendimit persa i perket padise civile ne procesin penal dhe kthimin e akteve per rishqyrtim ne po ate gjykate civile, me tjeter trup gjykues.
Kundër vendimit nr.431, date 31.05.2007 të Gjykatës së Apelit Tirane ka bërë rekurs i gjykuari Endrit Qyqja, Rubens Sela dhe paditesi civil Xhevat Kocia, për shkaqet:
Rekursi i te gjykuarit Endrit Qyqja:

- Kualifikimi ligjor i vepres i bere nga ana e gjykatave eshte i gabuar, pasi nuk jemi para vepres penale te vrasjes me dashje, por ne rastin konkret ndodhemi perpara kushteve te mbrojtjes se nevojshme, e parashikuar nga neni 19 i K.Penal.

- Gjate gjykimit u vertetua se i gjykuari nuk njihej me viktimen dhe per rrjedhoje ai nuk kishte shkak apo motiv per te kryer vrasjen.

- Nga gjykimi i çeshtjes u vertetua se vrasja ka ardhur jashte vullnetit te tij dhe pa deshiruar pasojen e ardhur, ç’ka do te thote se ne rastin konkret mungon elementi i dashjes e per rrjedhoje nuk ndodhemi para ketij kualifikimi te vepres penale.

- Ne gjykim u provua se i gjykuari Endrit Qyqja gjate gjithe ngjarjes ka qene inaktiv dhe nuk ka marre pjese ne te, por kur eshte goditur me leve ne koke, i ka sjelle humbjen e ekulibrit mendor dhe nuk ka patur mundesine per te arsyetuar me gjakftohtesi per te gjetur rrugen dhe mjetin e duhur per sprapsjen e ketij sulmi, pa sjelle pasojen e rende.

- Te gjykuarit, ne gjendjen qe ishte i pavullnetshem per te sprapsur sulmin dhe mbrojtur jeten e tij, i eshte shkrehur pistoleta duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme te viktimes.

- Arsyetimi i gjykates, se nuk jemi para mbrojtjes se nevojshme ne proporcion me rrezikshmerine e sulmit me tavell duhani te bere nga viktima e per rrjedhoje sipas gjykates nuk ka vend per t’u pranuar se ndodhemi para kushteve te mbrojtjes se nevojshme, eshte i gabuar dhe i pa mbeshtetur ne provat e administruara ne gjykim.

- Rrezimi i kerkeses sone per gjykim te shkurtuar nga ana e gjykates se rrethit me vendim te ndermjetem, na ka mohur nje te drejte qe na njeh ligji procedurial penal nepermjet zbatimit te neneve 403 e vijues te ketij Kodi, pretendime keto qe nuk jane marre ne konsiderate nga te dyja gjykatat.


Rekursi i te gjykuarit Rubens Sela:

- Vendimi i gjykates se apelit eshte dhene ne zbatim te keq te ligjit penal dhe i pabazuar ne fakt.

- Pretendimet e gjykatave jane te paligjshme, per arsye se veprat per te cilat akuzohet i gjykuari Rubens Sela jane haptazi te paverteta dhe te pa mbeshetura ne prova.

- Nga provat e administruara ne gjykim, e ne veçanti provat e paraqitura nga organi i akuzes, ka rezultuar e pa provuar fajesia e te pandehurit.

- Vendimi i gjykates qe ka deklaruar fajtor te pandehurin Rubens Sela per armembajtje pa leje eshte jo logjik dhe i pambeshtetur ne prova dhe ne ligj.

- I pandehuri Rubens nuk ka mbajtuar ne asnje rast arme pa leje, pasi dhe gjate gjykimit nuk u paraqit asnje prove qe te vertetoje sa me siper.

- Mungesa e provave materiale, midis te cilave e armes dhe eskpertimit teknik te saj, krijojne dyshime te plota ne lidhje me provueshmerine e akuzes, ndersa aktet e ekspertimeve daktiloskopike te gjurmeve te gjetura nuk kane lidhje me provueshmerine e akuzave ndaj te pandehurit Rubens Sela.

- Ne gjykim nuk u vertetua me provat e administruara se nga ana e te pandehurit Rubenc Sela te jete kryer vepra penale e moskallzimit te krimit, te parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

- Gjykata nuk ka zbatuar drejt nenin 47 te K.Penal, duke mos mbajtur parasysh rrezikshmerine shoqerore te vepres se autorit, shkallen e fajit dhe rrethanat lehtesuese.
Rekursi i paditesit civil ne procesin penal Xhevat Kocia:

- Nuk jemi dakord me vendimin e Gjykates se Apelit Tirane, qe rrezoi kerkesen tone per te thirrur ne cilesine e te paditurit civil edhe te pandehurin tjeter Rubens Sela.

- Percaktimi i akuzave ne ngarkim te te pandehurve eshte i gabuar, mbasi nuk mbeshtetet ne provat e administruara, pasi ata duhen te akuzoheshin per vrasje ne rrethana te cilesuara.

- Vrasja eshte kryer ne bashkepunim dhe ajo eshte kryer me paramendim.


KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

Download 1,35 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   25   26   27   28   29   30   31   32   33




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish