Pyetjet ku duhet të përqëndrohemi



Download 129,01 Kb.
bet1/7
Sana23.06.2017
Hajmi129,01 Kb.
#13626
  1   2   3   4   5   6   7

KREU 3


3
BAZAT HISTORIKE TË KURRIKULËS


Pyetjet ku duhet të përqëndrohemi





  1. Përse është e rëndësishme njohja e bazave historike të kurrikulës?

  2. Si i modifikuan shkollat amerikane idetë evropiane mbi arsimin?

  3. Si ndihmuan idetë demokratike amerikane në lindjen e shkollimit publik në Shtetet e Bashkuara?

  4. Në ç’drejtime ndikoi mbi kurrikulën nacionalizmi amerikan gjatë gjysmës së parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë?

  5. Si ndikuan në kurrikulën e shkollës amerikane pionierët evropianë të pedagogjisë në shekullin e nëntëmbëdhjetë?

  6. Çfarë problemesh të veçanta dolën në pah në shekullin e nëntëmbëdhjetë me zhvillimin e kurrikulës së arsimit tetëvjeçar (të mesëm)?

  7. Si ndikoi në kurrikul Komiteti i të Pesëmbëdhjetëve dhe Komiteti i të Dhjetëve gjatë shekullit të njëzetë?

  8. Si ndikoi shkenca e arsimit në hartimin e kurrikulës?

  9. Ç’role mund të luajnë historianët e kurrikulës brenda fushës së kurrikulës?

  10. Ç’vlerë i jepni pranisë së ndjenjës historike të kurrikulës?

Të gjitha veprimtaritë njerëzore, përfshirë ato që realizohen brenda fushës së kurrikulës, ndodhin në një kohë të caktuar, brenda një konteksti. Ndonëse pak njerëz do ta kundërshtonin këtë pohim, shumë dijetarë, sidomos zbatuesit në fushën e kurrikulës, i harrojnë bazat historike të veprimtarisë për kurrikulën, ose nuk e vlerësojnë njohjen e tyre si vendimtare. Ndoshta pak prej tyre ndjejnë që vështrim i historisë do të thotë hedhje e shikimit në të kaluarën.

Një numër gjithnjë e më i madh njerëzish brenda fushës së kurrikulës pranojnë që, në të vërtetë, ne kemi nevojë për trajtimin historik të saj. Fusha e kurrikulës nuk është e vjetër. Pjesa më e madhe e dijetarëve do të quanin lindje të saj vitin 1918, me botimin e librit të dijetarit Franklin Bobit, Kurrikula. Sigurisht, me këtë botim kurrikula u bë epiqendra e diturisë. Megjithatë, interesi për të ka qenë gjithnjë i pranishëm, madje edhe para se të fillonim të përdornim konceptin kurrikul. Sot historia e kurrikulës është një fushë e respektuar e dijes. Ajo na ndihmon ta kuptojmë më mirë kurrikulën, si të mëparshmen ashtu dhe të sotmen. Bazat historike të kurrikulës gjenden në historinë e arsimit amerikan, prandaj, në vijim po japim një pamje të përgjithshme të kësaj historie.

Në analizën e historisë e arsimit dhe të edukimit amerikan dhe, kësisoj, historisë së kurrikulës, fillimisht kurrikulën mund ta vështrojmë në drejtim të zhvillimit të lëndës ose përmbajtjes dhe të filozofisë sunduese të perenializmit. Sidoqoftë, për ta kuptuar sa më mirë këtë fushë, të shkuarën dhe të sotmen e saj, do të ndihmonte mjaft mendimi se kurrikula merret më pak me çështje epistemologjike dhe më shumë me sociologjinë e dijes. Gjatë 200 (ose më shumë) viteve të para të jetës së kurrikulës, arsimtarët treguan interes në rritje për rëndësinë sociale dhe ekonomike të përmbajtjes që duhej të mësohej në shkollë.1 Kjo sociologji e dijes i forcoi themelet e saj me lindjen e progresivizmit pas periudhës së hershme të biheviorizmit dhe filozofisë së shkencës në arsim.

Kur shqyrtojmë bazat historike të kurrikulës, mund të mendojmë se do të arrijmë një kuptim të qartë për historinë e kurrikulës. Mirëpo, nëse thellohemi në analizat historike, do të konstatojmë shpalosjen e një shumëllojshmërie pikëpamjesh, kuptimin e interpretimeve të koklavitura dhe vlerësimin e këtyre interpretimeve. Gjatë studimit të kësaj baze të kurrikulës do të vërejmë se ajo është në rivlerësim të parreshtur. Një ndërhyrje e tillë bëhet e domosdoshme nga njohja më e plotë e bazave të kurrikulës.2 Gjithësesi, një gjë është e sigurtë, pra, që konteksti është i rëndësishëm. Njerëzi i krijojnë kurrikulat brenda situatave kohore, politike, sociale, ekonomike dhe kulturore. Ata veprojnë sipas bindjeve të tyre në lidhje me veprimet e duhura sociale, sipas pikëpamjeve për dijen, pranimit të ideologjive politike, besnikërisë ndaj sistemeve të vlerave klasore, përfshirjes së motiveve ekonomike, madje edhe besnikërisë ndaj bindjeve fetare. Siç do të vërejmë, vendimi për llojin e kurrikulës që duhet mësuar është kundërshtuar gjithmonë.3

Po e nisim diskutimin tonë me periudhën koloniale, për të vazhduar me shekujt tetëmbëdhjetë, nëntëmbëdhjetë e njëzetë. Pjesa më e madhe e diskutimit tonë do të përqëndrohet në njëqind vjeçarin e fundit. Për t’i rënë shkurt, do të shqyrtojmë vetëm shtrirjen e kurrikulës dhe si ka evoluar ajo.



PERIUDHA KOLONIALE: 1642-1776
Bazat historike të kurrikulës i kanë rrënjët kryesisht në përvojat arsimore të Masaçusetsit kolonial. Masaçusets u banua më tepër nga puritanët, të cilët u përmbaheshin parimeve të rrepta të teologjisë. Ndryshe nga shkollat bashkëkohore, shkollat e para në Anglinë e Re ishin të lidhura ngushtë me kishën puritane. Qëllimi kryesor i shkollës, sipas historianëve të arsimit, ishte t’u mësonte fëmijëve të lexonin shkrimet e shenjta dhe njoftimet për çështjet civile.4

Për rrjedhojë, leximi ishte lënda më e rëndësishme, i ndjekur nga shkrimi dhe bukurshkrimi, me qëllim që të kuptoheshin katekizmi dhe e drejta zakonore. Prandaj, që në kohët e kolonizimit, leximi dhe shprehitë gjuhësore lidhur me të, kanë patur rëndësi themelore në arsimin amerikan dhe në kurrikulën e arsimit tetëvjeçar.



Tre rajonet koloniale
Shkollat koloniale të themeluara në Masaçusets vinin nga dy burime: legjislacioni i vitit 1642, që u kërkonte prindërve dhe kujdestarëve të fëmijëve të siguronin që, ata për të cilët përgjigjeshin, të mund të lexonin dhe kuptonin parimet e fesë dhe ligjet e Komonuellthit; dhe Akti i vitit 1647 i “Satanit të vjetër mashtrues”, që i kërkonte çdo qyteti prej pesëdhjetë a më shumë familjesh të emëronte një mësues të leximit e shkrimit. Qytetet prej njëqind ose më shumë familjesh duhej të punësonin një mësues të latinishtes, me qëllim që nxënësit të përgatiteshin për hyrje në Kolegjin e Harvardit.5 Kolonitë e tjera të Anglisë së Re, përveç Rod Ajlënd, ndoqën shembullin e Masaçusetsit.

Këto ligje të hershme zbulojnë sa i rëndësishëm ishte arsimi për kolonët puritanë. Disa historianë i kanë vlerësuar këto ligje si rrënjët e legjislacionit amerikan për shkollën dhe të lëvizjes për shkollën publike. Është e qartë se puritanët nuk dëshironin që në Amerikën koloniale të rritej një klasë analfabetësh. Ata druheshin se një klasë e tillë mund të përbënte një grup të varfërish të ndërvarur, një klasë të ulët që do t’u kujtonte atë të Anglisë dhe pjesëve të tjera të Evropës, dhe që ata dëshironin ta shmangnin. Gjithashtu, ata dëshironin të siguroheshin që fëmijët e tyre do të rriteshin me përkushtimin ndaj doktrinave fetare.

Në kolonitë e mesme, ndryshe nga Anglia e Re, nuk kishte fe ose gjuhë të përbashkët. Xhorxh Boshamp shkruante, “Konkurrenca ndërmjet grupeve politike dhe fetare vonoi gadishmërinë për të shpenzuar fonde publike për qëllime arsimore.”6 Nuk u arrit të vendosej as edhe një sistem i vetëm shkollor. Në vend të kësaj, evoluan shkollat provinciale dhe të pavarura, që kishin të bënin me grupe të ndryshme etnike ose fetare, si dhe ideja e kontrollit vendor ose komunitar të shkollave (përkundrejt konceptit të shkollave qendrore ose në bazë zone në Anglinë e Re). Në këtë mënyrë, nocioni i sotëm i pluralizmit kulturor u përvijua dhe mori formë rreth 200 vjet më parë.

Deri në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë, vendimet për arsimin në kolonitë jugore në përgjithësi iu lanë në dorë familjes. Megjithatë, masat legjislative u ndërmorën në emër të fëmijëve të varfër, jetimëve dhe fëmijëve të paligjshëm – për të siguruar që kujdestarët t’i pajisnin me shprehitë arsimore ose profesionale. Sidoqoftë, sistemet e pronësisë së plantacioneve, skllavërisë dhe fisnikërisë krijuan një shtresë të vogël të privilegjuar fëmijësh të bardhë (fëmijët e pronarëve të plantacioneve), të cilët kishin mundësinë e pajtimit të mësuesve privatë. Për shumicën e të varfërve që punonin tokën, arsimi publik nuk ekzistonte. Të paaftë për të lexuar e shkruar, shumë syresh u rritën si bujq që punonin për të siguruar jetesën, njësoj si prindërit e tyre dikur. Fëmijëve të skllevërve zezakë u ndalohej të mësonin të lexonin e të shkruanin dhe përçmoheshin duke u quajtur klasë e ulët e sistemit të plantacioneve. Me një fjaë, sistemi politik dhe ekonomik i Jugut të hershëm “pati prirjen ta vononte zhvillimin e sistemit të gjerë të shkollave. Kjo [vonesë] në arsim u ndje për një kohë të gjatë pas periudhës së Luftës Civile.”7

Megjithë dallimet rajonale midis shkollave të Anglisë së Re, kolonive të Atlantikut të mesëm dhe atyre të Jugut, të gjitha zonat u ndikuan nga idetë politike angleze. Dhe, megjithë ndryshimet në gjuhë, fe dhe sisteme ekonomike, përkushtimi fetar pati përparësi të lartë në gjithë shkollat dhe shoqërinë; edhe familja luajti rol madhor në socializimin dhe arsimimin e të gjithë fëmijëve. Ato që më vonë do të bëheshin tre R-të, evoluan nga këto shkolla.

“Kurrikula e shkollave koloniale përbëhej nga këndimi, shkrimi dhe [pak] aritmetikë, bashkë me fillesat e besimit fetar dhe mësimet që synonin të zhvillonin mënyrat e sjelljes dhe moralin.”8 Ajo ishte një kurrikul tradicionale që e vinte theksin mbi përvetësimin e shprehive bazë, vlerat e amshuara dhe absolute, pajtueshmërinë shoqërore dhe fetare, bindjen ndaj autoritetit, dijen për hir të dijes, të mësuarin mekanik dhe të mësuarin përmendësh. Ajo mbështetej në nocionin e shthurjes së fëmijës (fëmijët lindnin në mëkat, loja ishte kotësi e përtaci, kurse bisedat e fëmijëve dokrra) prandaj mësuesi duhej të zbatonte disiplinën pa ndërprerje. Kjo prirje ndaj kurrikulës sundoi në arsimin amerikan deri në lindjen e progresivizmit.



Shkollat koloniale
Shkollat ishin institucione të rëndësishme për shoqërinë koloniale, siç janë edhe në shoqërinë e sotme. Dallimi në krahasim me sot është se përqindja e fëmijëve moshë, që ndiqnin rregullisht shkollën fillore e tetëvjeçare, ishte e vogël. Po kështu, përqindja e të rinjve që ndiqnin shkollën e mesme ishte mjaft e ulët, ndërkohë që shumë më pak diplomoheshin.
Shkolla e qytetit. Në kolonitë e Anglisë së Re, shkolla e qytetit kontrollohej nga vendasit dhe ishte shkollë tetëvjeçare popullore. Shpesh ajo ishte një strukturë një-dhomëshe e papajisur, ku binte në sy katedra e mësuesit përpara klasës. Atje shkonin djemtë dhe vajzat e komunitetit. Nxënësit uleshin në banka dhe studionin e përgatisnin detyrat që u ngarkoheshin, derisa u vinte radha të thirreshin nga drejtori i shkollës për të recituar. Mosha e fëmijëve luhatej nga 5 ose 6 deri në 13 e 14 vjeç. Pjesëmarrja nuk ishte gjithnjë e rregullt; ajo varej nga kushtet e motit dhe nga nevojat e familjeve të veçanta që i çonin fëmijët e tyre për të punuar në ferma.9
Shkolla provinciale dhe ajo private. Në kolonitë e mesme sunduan shkollat provinciale dhe ato private; shkollat tetëvjeçare u ngritën nga shoqëri dhe grupe të ndryshme fetare dhe etnike, për edukimin e fëmijëve të tyre. Ashtu si shkollat e qytetit në Anglinë e Re, këto shkolla u përqëndruan tek këndimi, shkrimi dhe predikimet fetare. Në Jug, fëmijët e shtresës së lartë ndiqnin shkolla private të orientuara nga këndimi, shkrimi, aritmetika, dhe studimi i abetares dhe Biblës; fëmijët e familjeve jo të kamura ndiqnin shkolla bamirësie (po të kishin fat) dhe përgatiteshin në tre R-të, në recitimin e himneve fetare (që ishte më pak kërkues se leximi i Biblës) dhe në formimin me shprehitë profesionale.
Shkollat e gramatikës latine. Në arsimin e mesëm, djemtë e shtresave të larta ndiqnin shkollat e gramatikës latine, të themeluara për herë të parë në Boston në vitin 1635, dhe përgatiteshin për të hyrë në kolegj. Këto shkolla u shërbenin atyre që synonin të fitonin profesione (mjekësi, drejtësi, mësimdhënie dhe fe), ose të bëheshin afaristë apo tregtarë.10

Një djalë e fillonte shkollën e gramatikës latine në moshën 8 ose 9 vjeç, dhe qëndronte aty për tetë vjet. Kurrikulën e saj e përbënte studimi i klasikëve. “Kishte disa kurse në greqishte; por, pa dyshim, latinishtja përbënte tre të katërtat e kurrikulës në shumicën e shkollave të gramatikës, ose dhe më shumë...”11 Arteve dhe shkencave të tjera u kushtohej pak ose aspak vëmendje. “Atmosfera fetare ndihej plotësisht ... si dikur në shkollën tetëvjeçare,” ku “zoti mësues lutej rregullisht së bashku me nxënësit e tij” dhe i pyeste “me imtësi në lidhje me predikimet....12 Regjimi i studimit ishte i lodhshëm dhe aspak tërheqës; kurse roli i shkollës ishte ai i ndihmëses së kishës. Siç na kujton Samuel Morrison, shkolla e gramatikës latine përbënte një ndër lidhjet më të ngushta të Amerikës koloniale me shkollat evropiane dhe kurrikula e saj i përngjasonte kurrikulës klasike humaniste të Rilindjes (kur shkollat synoheshin pikësëpari për fëmijët e shtresave të larta dhe roli i tyre ishte mbështetja e institucioneve fetare dhe shoqërore të asaj epoke).13


Akademia. E themeluar në vitin 1751, akademia ishte institucioni i dytë arsimor amerikan në ciklin e shkollës së mesme. Mbështetur në idetë e Benjamin Franklinit dhe me synim sigurimin e një kurrikule praktike për ata që nuk shkonin në kolegj, ajo zbatonte një kurrikul të larmishme ku përfshiheshin gramatika angleze, klasikët, kompozimi, retorika dhe ligjërimi publik.14 Latinishtja nuk vlerësohej më si lëndë kyçe. Nxënësit mund të zgjidhnin një gjuhë të huaj sipas nevojave profesionale të tyre – për shembull, nxënësi që do të bëhej klerik, mund të studionte latinisht ose greqisht, kurse një biznesmen i ardhshëm mund të mësonte gjermanisht, frëngjisht ose spanjisht. Matematika mësohej më tepër për zbatim praktik në një punë se sa si ushtrim intelektual abstrakt. Lënda kryesore etike ishte historia, jo feja. Akademia futi në kurrikulën zyrtare edhe mjaft shprehi praktike dhe të punës së dorës; këto përbënë bazat e kurrikulës profesionale në shekullin e njëzetë: zdrukthtaria, skalitja, shtypshkrimi, piktura, puna me dru, bujqësia, llogaria, e kështu me radhë.
Kolegji. Pasi mbaronin shkollën e gramatikës latine, shumica e nxënësve shkonin në Harvard ose Jalë. Kolegji mbështetej në konceptimin puritan se ata që thirreshin për shërbesa fetare, duhej të arsimoheshin plotësisht në klasikët dhe shkrimet e shenjta. Studentët duhej të demonstronin zotësinë e tyre në latinisht, greqisht dhe klasikët.

Shkollat e gramatikës latine i përgatisnin nxënësit për të shkuar në kolegjin e Harvardit ose të Jalës, ashtu si sot programet akademike të shkollave të mesme i përgatisin nxënësit për në kolegj. Në fakt, lidhjet e sotme midis kurseve që ofrojnë shkollat e mesme dhe kërkesave të pranimit në kolegj, u vunë në lëvizje më shumë se 200 vjet më parë. Ellvud Kjubërli shkruan, “Nxënësi pranohej në kolegj ‘sipas një provimi’ ku duhej të tregonte aftësinë ‘për të lexuar e analizuar Pars Tulin, Virgjilin dhe Dhjatën Greke, për të shkruajtur latinisht në prozë, për të kuptuar rregullat e Metrikës dhe të Artimetikës së Përgjithshme’ dhe për të sjellë ‘prova të jetës së tij pa mëkate dhe të padëmshme’.”15

Kurrikula e Harvardit/Jalës përbëhej nga kurse në latinishte, gramatikë, logjikë, retorikë, aritmetikë, astronomi, etikë, metafizikë dhe shkencat e natyrës. Kurrikula për shërbesat fetare ose profesionet e tjera përfshinte edhe greqishten, ebraishten dhe historinë e lashtë.

Tekstet e vjetra, lexuesit e vjetër
Për shkak se libri i brirtë, abetarja, libri i psalmeve, Dhjata dhe Bibla quheshin tekste shkollore, ato lexoheshin gjerësisht (në varësi të shprehive të nxënësve për këndim). Në pjesën më të madhe, shumica e teksteve deri në kohën e Revolucionit Amerikan ishin me origjinë angleze ose imitime të drejtpërdrejta të teksteve angleze.16 Fëmijët mësonin alfabetin, atynën1, disa rrokje, fjalë dhe fjali. Ata mësonin përmendësh librin e brirtë – një dërrasë në formën e lopatës së varkës, ku ishte fiksuar një fletë e vetme pergameni e mbuluar me një këllëf të tejdukshëm prodhur nga petëzimi i brirëve të bagëtisë.

Botimi i Abetares së Anglisë së Re në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit të shtatëmbëdhjetë, zëvendësoi abetaren angleze. Ky nuk ishte vetëm libri i parë themeltar amerikan, por edhe teksti më i përdorur në koloni për më shumë se 100 vjet; numri i kopjeve të shitura e kaloi shifrën e 3 milionëve. Abetarja e Anglisë së Re përshkohej nga doktrina fetare dhe morale. Kasta e zymtë e fesë dhe moraleve puritane binte në sy. Nxënësit mësonin përmendësh predikimet, kurse ABC-në e mësonin nëpërmjet recitimit dhe ushtrimeve mekanike.


A – Pas Rënies së Adamit

Mëkatuam të gjithë

B – Që jetën ta korrigjosh

Këtë libër të mësosh

C – Cjapi vërtet luan

Edhe pas therjes

Z – Zakeu

Iu ngjit pemës

Të shihte Zotin e tij17
Në vitin 1740, Diluorth botoi tekstin Udhëzues i ri për gjuhën angleze, që përmbante një përzjerje të gramatikës, shkrimit dhe materialeve fetare. Një vit më pas, ai u pasua nga Ndihmësi i drejtorit të shkollës, një tekst matematike mjaft i përdorur.

Ngushtësia e kurrikulës së tetëvjeçares dhe përdorimi i kufizuar i teksteve shkollore u ilustruan vite më vonë nga Noah Uebster, një nacionalist i zellshëm i kulturës, në një letër drejtuar Henri Barnardit, aso kohe Komisioner i Arsimit në Konektikat:


para Revolucionit ... librat e përdorur ishin kryesisht ose vetëm Librat e Shkrimit të Diluorthit, libri i psalmeve, Dhjata dhe Bibla. Gjeografia nuk studiohej para se Dr. Mors të botonte librat e vegjël rreth kësaj lënde, në vitin 1786 ose 1787. As historia nuk lexohej, mesa di unë, pasi nuk kishte përmbledhje të historisë së Shteteve të Bashkuara. Përveç librave të lart-përmendur, asnjë libër këndimi nuk u përdor para se Instituti im të botonte Pjesën e Tretë në vitin 1785.... Hyrja e Librit tim të Shkrimit, botuar për herë të parë në vitin 1783, solli një ndryshim të madh në fushën e shkrimit. ... Kur isha i ri, në përgjithësi gramatika angleze nuk mësohej në shkollat e përgjithshme, përveç se në Diluorth, madje dhe kjo pa i shërbyer ndonjë qëllimi.18

PERIUDHA KOMBËTARE: 1776-1850
Gjatë periudhës së Revolucionit filloi lindja e një misioni të ri për arsimin, që vazhdoi gjatë tërë periudhës së hershme kombëtare. Shumë udhëheqës filluan ta lidhin shkollimin e lirë publik me idetë e qeverisjes popullore dhe lirisë politike. Presidenti Medison shkruante, “Një qeveri popullore pa informacion popullor, ose pa mjetet e sigurimit të tij, nuk është veçse prolog i një farse a tragjedie, ose ndoshta i të dyjave.” Xheferson shprehte një bindje të ngjashme kur pohonte, “Nëse një komb pret që të jetë i paarsimuar dhe i lirë në një situatë qytetërimi, ai pret atë që s’ka qenë dhe s’do të jetë asnjëherë.”

Theksi mbi jetën, lirinë dhe barazinë spikati në dokumentet kryesore të asaj epoke: Deklarata e Pavarësisë, Karta e të Drejtave dhe Dekretet e Veriperëndimit. Në vitin 1785, këto dekrete e ndanë Territorin e Veriperëndimit në rajone administrative dhe rezervuan zonën e gjashtëmbëdhjetë të “çdo rajoni administrativ për ngritjen e shkollave publike.” Në vitin 1787, ato ripohuan që “shkollat dhe mjetet e arsimit duhet të nxiten përherë” nga shtetet. Kështu, qeveria federale pranoi angazhimin e saj për arsimin dhe shfaqi gatishmërinë për ta çuar përpara kauzën e tij duke siguruar autonominë e shkollave shtetërore dhe vendore, të garantuar me Kushtetutën e SHBA-së. Si pasojë e këtyre Dekreteve, tridhjetë e nëntë shtete morën nga qeveria federale mbi 154 milion akra tokë për shkolla.19

Në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, forcat laike ishin zhvilluar aq sa të kundërshtonin dhe, në fund, të sillnin rënien e ndikimit të fesë në shkollat tetëvjeçare, tetëvjeçare të mesme. Ndër këto forca laike ishin zhvillimi i demokracisë, zhvillimi i një qeverie të fortë federale, lindja e nacionalizmi kulturor, ideja e lirisë fetare dhe zbulimet e reja në shkencat e natyrës.

Rash: shkenca, përparimi dhe arsimi i lirë
Kjo epokë e re u përfaqësua nga Dr. Benjamin Rash (1745-1813). Në vitin 1791, ai shkroi që theksi mbi klasikët bëri që masat e gjera të paragjykonin institucionet mësimore. Për sa kohë që në kurrikul mbizotëroi latinishtja dhe greqishtja, arsimi universal përtej nocioneve themelore mbeti vetëm një dëshirë. Në një vend të ri, ku detyra kryesore ishte kërkimi dhe zhvillimi i burimeve natyrore, si dhe zhvillimi i demokracisë, arsimi duhej të ishte në funksion të këtyre interesave. “Në këto rrethana, të harxhosh katër a pesë vjet për mësimin e dy gjuhëve të vdekura është njësoj si t’i kthesh krahët një miniere ari për t’u kënaqur duke kapur flutura.” Nëse koha e harxhuar për latinishten dhe greqishten do t’u kushtohej shkencave, vazhdonte ky mbrojtës i pragmatizmit, “gjendja njerëzore do të përmirësohej mjaft.”20

Rash vazhdoi me konturimin e një plani arsimor për Pensilvaninë dhe Republikën e re: shkolla të lira tetëvjeçare në çdo rajon administrativ që përbëhej nga 100 a më shumë familje, një akademi të lirë në nivel krahine, dhe kolegje e universitete falas në nivel shtetëror për udhëheqësit e ardhshëm të shoqërisë. Për shpenzimet do të paguante publiku por, në fund të fundit, Rash argumentonte se sistemi arsimor do të ulte taksat, sepse prej tij do të dilte një fuqi punëtore prodhuese e mirë-administruar dhe një forcë sipërmarrëse. (Ndër të tjera, ky ishte i njëjti argument që Horac Man do të përdorte 30 vjet më pas, kur të vihej në krye të lëvizjes së përgjithshme për shkollën.) Kurrikula e Rashit e vinte theksin mbi leximin, shkrimin dhe artimetikën në nivelin e arsimit tetëvjeçar; anglishtja, gjermanishtja, artet dhe sidomos shkencat në nivelin e shkollës së mesme e të kolegjit; sjellja e mirë dhe parimet morale nga fillimi deri në fund të viteve shkollore.





Download 129,01 Kb.

Do'stlaringiz bilan baham:
  1   2   3   4   5   6   7




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish