Pyetjet ku duhet të përqëndrohemi



Download 129,01 Kb.
bet5/7
Sana23.06.2017
Hajmi129,01 Kb.
#13626
1   2   3   4   5   6   7

Vjetari i njëzetegjashtë

Në vitin 1930, Shoqata Kombëtare për Studimin e Arsimit (SSSE), shoqatë nderi me seli në Universitetin e Çikagos, botoi vjetarin e njëzetegjashtë të saj në dy pjesë, Përpilimi i kurrikulës: e shkuara dhe e sotmja dhe Bazat e përpilimit të kurrikulës.92

Komiteti që hartoi dy vëllimet, përbëhej nga dymbëdhjetë anëtarë, ndër të cilët ishin Harold Rag (kryetar), Uilliam Bagli, Franklin Bobit, Uerret Çarters, Xhorxh Kaunts, Çarls Xhud dhe Uilliam Kilpatrik. Drejtuesit e zhvillimit të kurrikulës gjatë kësaj periudhe ishin kryesisht të orientuar nga shkenca (përfshirë studiuesit Bobit dhe Çarters) dhe progresivë (përfshirë Kaunts, Xhud dhe Kilpatrik). Shumë prej tyre ishin anëtarë të Universitetit të Çikagos, që e vinte theksin në shkencën e arsimit.

Vjetari përbëhej nga dy pjesë. Pjesa e parë fillonte me një kritikë të ashpër të arsimit tradicional, i cili i kushtonte rëndësi të madhe përmbajtjes, mësimit përmendësh, ushtrimeve mekanike dhe zhvillimit mendor. Më pas bëhej një sintezë e praktikave dhe programeve progresive të shkollave publike dhe private në të gjithë vendin. Pjesa e dytë u bë tekst referimi. Në të përshkruhej niveli bashkëkohor i përpilimit të kurrikulës deri në atë kohë dhe përfshihej një deklaratë e miratuar nga grupi në lidhje me natyrën e përpilimit të kurrikulës. Ajo ka vlerë edhe sot.

Komiteti pranoi nevojën për reformë në kurrikul dhe nevojën që, “ata që ndërtojnë kurrikulën tonë të shkollës,” të përcaktojnë një vështrim të përgjithshëm ... [dhe] orientim ... në përpilimin e kurrikulës.93 Me këtë ide në mendje, Vjetari përmblodhi karakteristikat e kurrikulës ideale, një kurrikul që:


  1. Përqëndrohet në problemet e jetës njerëzore.

  2. Merret me faktet dhe problemet e komunitetit vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar.

  3. I aftëson nxënësit të mendojnë në mënyrë krtike për format e ndryshme të qeverisjes.

  4. Informon dhe zhvillon qëndrimin e hapur.

  5. Merr parasysh interesat dhe nevojat e nxënësve si dhe mundësitë për debat, diskutim dhe shkëmbim idesh.

  6. Trajton çështje të jetës së sotme dhe aspektet kulturore dhe historike të shoqërisë.

  7. Përfshin praktikë në zgjedhjen e alternativave dhe veprimtari për zgjidhjen e problemeve.

  8. Përbëhet nga organizimi i përshkallëzuar me kujdes i problemave dhe ushtrimeve.

  9. Merret me tema humanitare dhe qëndrime e kërkime të qëllimshme dhe konstruktive.94

Ky përshkrim i kurrikulës ideale është në thelb ai që mund të zhvillohet sot.

Në të njëjtën linjë, Harold Rag mbrojti idenë se njerëzit duhet të formulojnë qëllimet dhe synimet e arsimit nëpërmjet komiteteve ose grupeve legjislative; materialet dhe metodat e përshtatshme të mësimdhënies “nëpërmjet të cilave duhet të realizohen këto qëllime dhe synime [ishin] ... teknike ... dhe kërkonin përgatitje të posaçme profesionale.” Roli i specialistëve të përgatitur të kurrikulës ishte ta planifikonin kurrikulën paraprakisht dhe të përfshinin në të katër detyra (që më vonë do të bëheshin baza e katër parimeve të Tilerit): (1) “shpallja e objektivave, (2) renditja e përvojave [për realizimin] e objektivave, (3) përmbajtja dhe lënda që konstatohet se është ... mjeti më i mirë i angazhimit në përvoja, dhe (4) shpallja e rezultateve të drejpërdrejta të arritjeve që duhet të burojnë nga përvojat.” Rag arriti në përfundimin se kurrikula po u përshtatej metodave shkencore dhe se ekzistonte nevoja “për specializim dhe kualifikim ... profesional.”95 Mësuesit dhe specialistët me përvojë në përpilimin e kurrikulës duhej të punojnë bashkë për të organizuar përmbajtjen dhe materialet brenda fushave të ndryshme të përmbajtjes, atë që bëjnë sot shumë shkolla.

Vjetari shënoi një përparim shumë të madh në drejtim të sqarimit të problemeve me të cilat po ndesheshin hartuesit e kurrikulave, dhe në propozimin e procedurave për hartimin e kurrikulave në të ardhmen. Ai pati mjaft ndikim në shumë zona shkollore (të vogla e të mëdha, qofshin në qytete, lagje periferike apo fshatra). Ky ndikim vihet re në planin që më pas u quajt “Studimi tetëvjeçar”, dhe në idetë e Ralf Tilerit e Hilda Tabas, të shprehura në tekstet klasike të tyre 20 e 30 vjet më pas.



Rag dhe Kasuell: periudha e zhvillimit
Gjatë fundit të viteve 1920 e 1930 dhe fillimit të viteve 1940, u botuan një numër librash të rëndësishëm mbi parimet dhe proceset e kurrikulës dhe teknikat në ndihmë të mësuesve në përpilimin e kurrikulave. Harold Rag (1886-1960), kryetari i Vjetarit të NSSE-së, u bashkua me studiuesit Bobit dhe Çarters në besimin për një “shkencë të kurrikulës”. Rag ishte inxhinjer por, ashtu si Djui, kishte një botëkuptim të gjerë për kurrikulën e përqëndruar tek fëmija në tërësi dhe mënyrën si do të përballej fëmija me shoqërinë në ndryshim. Në këtë drejtim Rag ishte mendimtar progresiv dhe pararendës i rikonstruksionizmit.

Në vitin 1928, Rag dhe Shumaker ishin bashkautorë të tekstit polemik Shkolla e përqëndruar tek fëmija. Në një epokë që e vinte theksin tek roli i nxënësit në planifikimin e kurrikulës, autorët i kushtuan vëmendje nevojës që kurrikula të ndërtohej nga specialistët e kurrikulës.96 Ata theksuan gjithashtu rolin e mësuesit në zbatimin e kurrikulës në klasë dhe në procesin mësimor. Për rrjedhojë, mësuesi duhej të parapërgatitej; ideja e rolit të nxënësit u hodh poshtë nga Rag, ashtu si dhe ideja e kurrikulës së mbështetur në nevojat dhe interesat e nxënësve. Kësaj kurrikule do t’i mungonte drejtimi dhe logjika. Por ideja e kurrikulës së parapërgatitur e të përcaktuar binte ndesh me doktrinën progresive që po ushtronte ndikim më të madh në këtë kohë. Megjithatë, duke anuar më shumë nga progresivizmi, Rag mbrojti idenë e bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve të arsimit të fushave të ndryshme, përfshirë mësuesit, administratorët, ekspertët e testeve dhe specialistët e kurrikulës të fushave të ndryshme.

Vëmendja e studiuesit Rag në vitet 1930 dhe 1940 u zhvendos pothuajse plotësisht në integrimin e historisë, gjeografisë, qytetarisë dhe ekonomisë, të quajtura përgjithësisht lëndë shoqërore. Disa nga idetë e tij për historinë e punës dhe kolektivizmin, kritika që i bëri jetës amerikane, si dhe veprimtaritë e tij në sindikatën e mësuesve, nxitën kritika të shumta nga grupe të ndryshme. Ashtu si Kaunts dhe Djui, Rag dallohej nga të tjerët, sepse edhe ai kishte dosje në FBI.97

Gjatë mesit të viteve 1920 dhe 1930, shumica e zonave shkollore dhe departamenteve shtetërore të arsimit kishin nisur përpilimin e udhëzuesve për kurrikulat. Megjithatë, përzgjedhja e metodave dhe veprimtarive u ishte lënë në dorë mësuesve. Hollis Kasuell (1901-1989) doli me shqetësimin se kjo praktikë ishte e kufizuar; ai dëshironte ta zhvendoste theksin nga formulimi i një kursi studimor në përmirësimin e mësimdhënies. Ai e përfytyronte përpilimin e kurrikulës si mjet për të ndihmuar mësuesit në bashkërendimin e veprimtarive të tyre mësimore me përmbajtjen, nevojat dhe interesat e nxënësve. Ai i vlerësonte kurset studimore si udhëzuese ose burime që mësuesit mund t’i shfrytëzonin për të planifikuar punën e tyre të përditshme, por jo si plane që ata duhej t’i zbatonin me përpikmëri. Ai u përpoq të gërshetonte tre elementë përbërës kryesorë të kurrikulës: përmbajtjen, mësimdhënien e mësuesit dhe përvetësimin nga ana e nxënësit.

Kasuell u orvat t’i ndihmonte mësuesit duke ofruar një procedurë hap pas hapi për hartimin e kurrikulës. Ai dhe kolegët e tij përshkruan shtatë pika, në formë pyetjesh, që e ruajnë përkatësinë edhe sot:


  1. Çfarë është kurrikula?

  2. Përse është i nevojshëm rishikimi i kurrikulës?

  3. Çfarë funksioni ka përmbajtja?

  4. Si i përcaktojmë objektivat arsimorë?

  5. Si e organizojmë kurrikulën?

  6. Si e përzgjedhim përmbajtjen?

  7. Si i masim rezultatet e mësimdhënies?98

Duke qenë nën ndikimin e përkufizimit të kurrikulës nga Bobit, si “ajo tërësi gjërash që fëmijët dhe të rinjtë duhet të mësojnë dhe të brendësojnë,” në tekstin e tyre klasik Zhvillimi i kurrikulës, Kasuell dhe Kembëll mbrojtën idenë se kurrikula duhet të shqyrtojë “të gjithë elementët në përvojën e nxënësit.”99 Ata mendonin se kurrikula duhet të sintetizojë fushat e filozofisë, psikologjisë dhe sociologjisë, që specialistët e tjerë të kurrikulave do t‘i quanin më pas bazat e kurrikulës. Në përgjithësi, Kasuell e përfytyronte kurrikulën si një fushë me pak kufizime në përmbajtje; më tepër ai mendonte se kurrikula përfaqësone një procedurë a proces që mplekste hapat shkencorë të zhvillimit, organizimit, mësimdhënies dhe vlerësimit.

Kasuell dhe Kembëll besonin se kurrikula duhet të trajtojë e zgjidhë tri elementë themelorë: interesat e fëmijëve, funksionet shoqërore dhe dijen e organizuar. Kurrikula duhej të jepte fushën e duhur të zbatimit të përmbajtjes dhe renditjen e saj sipas nivelit të çdo viti shkollor. Fusha e zbatimit duhej të përfaqësonte temat e gjera mbi funksionet shoqërore (të përafërta me synimet arsimore), si ruajtja e burimeve natyrore, pjesëmarrja aktive në familje, jetesa demokratike, e kështu me radhë. Renditja mbështetej në përvojat sipas interesave të fëmijës. Përmbajtja sugjerohej t’u përshtatej funksioneve shoqërore dhe interesave të nxënësit; njohuritë që mësoheshin duhej të vlerësoheshin si rezultate të mësimdhënies.
Studimi tetëvjeçar. Megjithëse në kurrikulën e shkollës sundonin përmbajtja dhe metoda tradicionale, lëvizja progresive vazhdonte të ushtronte ndikim në disa pjesë të vendit, sidomos në Denver, St. Luis dhe Vinetka. Ndërkohë që shumica e shkollave të mesme zbatuan kurrikulën tradicionale, në radhët e mësuesve progresivë të shkollave tetëvjeçare pati kritika të ashpra dhe mosmarrëveshje të dukshme. Shumica e mësuesve dhe drejtorëve të shkollave të mesme nuk kishin dëshirë të zbatonin ndryshimet progresive, sepse kurrikula ishte (siç është edhe sot) e orientuar nga testimi dhe e sunduar nga kërkesat e pranimit në kolegje.100

Nga viti 1932 në vitin 1940, Shoqata e Arsimit Progresiv ndërmori një “Studim tetëvjeçar” për të treguar se një kurrikul e re që synonte përmbushjen e nevojave dhe interesave të nxënësve, ishte po aq e efektshme sa një kurrikul e hartuar duke patur parasysh testet tradicionale dhe kërkesat e pranimit në kolegj. Rreth 30 shkolla të mesme eksperimentale ose progresive dhe 1475 të diplomuar u krahasuan me po aq shkolla dhe nxënës të kurseve tradicionale parapërgatitore për kolegj. U konstatua se, në drejtim të bazave njohëse, shoqërore dhe psikologjike, grupi eksperimental ose progresiv eci po aq mirë ose më mirë se grupi i kontrollit ose tradicional.

Megjithëse të dhënat tregonin se kurrikula progresive ishte po aq e mirë ose edhe më e mirë për përgatitjen në kolegj, programi akademik tradicional mbisundoi. Prapëseprapë, studimi demonstroi parimet themelore të përpilimit të kurrikulës të parashtruara në Vjetarin e Njëzetegjashtë të Shoqatës Kombëtare për Studimin e Arsimit (NSSE). Studimi vijoi me ngritjen e një komisioni për kurrikulën, kryesisht rreth ideve të studiuesit Rag (dhe Vjetarit), dhe bëri të dalin në dritë një sërë librash; ndër më të njohurit janë ata të studiuesve Uilford Aiken dhe Harri Xhails.101 Një ndër pjesëmarrësit kryesorë në projekt ishte kolegu i Xhailsit, Ralf Tiler. Shumë nga idetë e Tilerit, që më vonë u botuan në veprën Parimet themelore të kurrikulës dhe mësimdhënies, buruan nga parimet dhe idetë që dha Studimi (si dhe Vjetari i NSSE-së).



Ndonëse ideja e shpalljes së objektivave në terma bihevioristë ishte hedhur rreth njëzet vjet para studimit, ishte ky grup specialistësh të kurrikulave ai që e futi atë për herë të parë në nivel kombëtar; dhe, për shkak të peshës së Studimit, ajo ka mbetur një metodë standarde që nga ajo kohë. Grupi i studimit këmbënguli në klasifikimin ose grupimin e objektivave në lloje homogjene ose kategori të përafërta. Më vonë Tiler dhe Taba do t‘a shfrytëzonin këtë ide si bazë për klasifikimin e objektivave në vijim: (1) përvetësimi i dijes, (2) shprehitë intelektuale, (3) qëndrimet dhe ndjenjat, dhe (4) shprehitë akademike ose mënyrat e të studjuarit.102 Shih Çështje kryesore të kurrikulës 3-4.

Çështje kryesore të kurrikulës 3-4
Klasifikimi i objektivave
Ata që përgjigjen për formulimin e objektivave duhet t’i kushtojnë vëmendje të ngushtë shndërrimit të synimeve të shkollës në objektiva. Procesi është i dyfishtë: (1) formulimi i objektivave sipas lëndëve dhe/ose viteve shkollore, shpesh të quajtura objektiva të programeve, dhe (2) kategorizimi i objektivave në kategori ose grupe të përafërta. Shembulli më poshtë, i nxjerrë nga zona shkollore Sauth Bend, përfshin studime fillestare sociale dhe u zhvillua gjatë periudhës së Studimit Tetëvjeçar. Ai përfshin tre ndër katër kategoritë e mbrojtura më pas nga Tiler dhe Taba si metodë për grupimin e objektivave. Më interesante, është se objektivat janë të përshtatshëm edhe sot.
1. Fëmijët duhet të kuptojnë (dija):

  1. Se të gjithë njerëzit në botë janë në njëfarë mënyre të varur nga njëri-tjetri dhe duhet të ecin me njëri-tjetrin.

  2. Se bota jonë është në ndryshim të pandërprerë.

  3. Se ngjarjet, zbulimet dhe shpikjet mund të përmirësojnë disa mënyra jetese por krijojnë probleme tek të tjerat.

  4. Se njerëzit kanë formuar komunitete dhe qeveri për realizimin e nevojave të tyre.

  5. Se grupet zhvillojnë tradita, vlera dhe mënyra për kryerjen e gjërave, ndërsa brezat e rinj i mësojnë këto nga më të rriturit.

  6. Se gjeografia fizike e një vendi ndikon në mënyrën si jetojnë njerëzit.

2. Fëmijët duhet të mësojnë si (shprehitë):

  1. Të kërkojnë informacion nga shumë burime dhe të gjykojnë vlefshmërinë e tij.

  2. Të organizojnë faktet dhe të formulojnë përgjithësime mbështetur në këto fakte.

  3. Të realizojnë një diskutim mbështetur në fakte dhe të arrijnë në përgjithësime ose përfundime.

  4. Të planifikojnë, të realizojnë planet dhe të vlerësojnë punën dhe planifikimin.

  5. Ta pranojnë përgjegjësinë si pjesë të jetës.

  6. Të zhvillojnë një tërësi vlerash për gjykimin e veprimeve të drejta e të gabuara.

3. Fëmijët duhet të bëhen (qëndrimet):

  1. Të gatshëm të ndërmarrin dhe të realizojnë një punë deri në fund.

  2. Të papërtueshëm për të ndihmuar të tjerët dhe për të punuar me të tjerët për qëllime të dëshirueshme të grupit.

  3. Vlerësues të të tjerëve qofshin të ngjashëm apo të ndryshëm prej tyre.

_____________



Burimi: For Our Time: A Handbook for Elementary Social Studies (Për kohën tonë: Doracak për mësuesit e studimeve sociale fillestare), (South Bend, Ind.: School City of South Bend, 1949), f. 229-230.

Anëtarët e Studimit Tetëvjeçar e kuptuan se arsimi kishte për synim të ndryshonte njerëzit (ide që i kishte rrënjët tek Djui dhe Thorndaiku) dhe se objektivat duhej të klasifikonin ndryshimet e dëshiruara në sjellje. Gjithashtu, u kuptua se natyra e objektivave kërkonte një vlerësim për të përcaktuar nëse ishin realizuar ose deri në çfarë mase ishin realizuar. Studimi vërtetoi nevojën për vlerësim të përgjithshëm, si pjesë e hartimit të kurrikulës, përfshirë të dhënat mbi (1) arritjet e nxënësve, të tilla si nivelet fillestare të përvetësimit, testet e standardizuara, shprehitë shoqërore e psikologjike dhe krijimtaria; (2) faktorët shoqërorë, si shtresa sociale, grupmoshat, modelet e komunitetit dhe aftësitë motivuese; (3) proceset e mësimdhënies dhe të mësuarit, si administrimi i klasës, caktimi i detyrave të shtëpisë dhe ndërveprimi nxënës-mësues; dhe (4) metodat e mësimdhënies, si diskutimet, demonstrimet, zgjidhja e problemeve dhe zbulimi.

Taba punoi me ekipin e vlerësimit të Studimit, bashkë me Tilerin, dhe më vonë zhvilloi idenë e vlerësimit të përgjithshëm në punën e saj si kryetare e Komisionit të ASCD-së mbi Vlerësimin, në vitet 1940 dhe 1950, dhe në tekstin e saj klasik Zhvillimi i kurrikulës: teoria dhe praktika, në vitin 1962. Tiler luajti rol kyç edhe në vlerësimin e Studimit, dhe disa nga idetë e tij ishin baza e elementit përbërës të vlerësimit në Studim; ato u përpunuan më tej në tekstin klasik të tij, Parimet themelore të kurrikuës dhe mësimdhënies, në vitin 1949.

Më vonë u bë e qartë se idetë e hartimit të kurrikulës të zhvilluara nga Studimi nuk filtruan deri tek shkollat, sepse mësuesit nuk ishin mjaft të përfshirë në kurrikul. Shumica e komiteteve të kurrikulave nuk arritën t’i angazhojnë mësuesit, por i kufizuan në shqyrtimin e teksteve dhe materialeve të klasës ose në rregullimin e udhëzuesve të kurrikulës, të hartuar nga zyrat qendrore të zonës shkollore. Përjashtimi i mësuesve nga përcaktimi i qëllimeve të shkollës dhe objektivave të programit, nga organizimi i përmbajtjes dhe veprimtarive mësimore, si dhe nga pjesëmarrja në procesin e vlerësimit, vërtetuan praktikën tradicionale nga lart-poshtë në hartimin e kurrikulës në atë kohë.



Tiler: parimet themelore
Shtjellimi i kurrikulës si fushë nuk është i plotë nëse nuk diskutohet për Ralf Tilerin (1902-1994). Megjithëse Tiler botoi më se 700 artikuj dhe gjashtëmbëdhjetë libra rreth kurrikulës, mësimdhënies dhe vlerësimit, ai njihet më së miri për librin e tij të vogël, Parimet themelore të kurrikulës dhe mësimdhënies.103 Fillimisht i shkruajtur si program kursi për studentët e tij në Universitetin e Çikagos, libri u botua në vitin 1949; deri më sot ai është botuar mëse tridhjetë e pesë herë.

Në 128 faqe, Tiler trajton pyetjet themelore që ai beson se duhet t’u jepet përgjigje nga kushdo që është i përfshirë në planifikimin ose shkrimin e një kurrikule për çdo lëndë ose vit shkollor.




  1. Çfarë qëllimesh arsimore duhet të kërkojë të realizojë shkolla?

  2. Çfarë përvojash arsimore duhet të ofrohen, që mund të ndihmojnë në arritjen e këtyre qëllimeve?

  3. Si mund të organizohen me efikasitet këto përvoja arsimore?

  4. Si mund të përcaktojmë nëse këto qëllime po arrihen?104

Tiler u ndikua mjaft nga teoritë sociale progresive të Xhudit dhe Djuit, si dhe nga teoritë e të mësuarit të Thorndaikut dhe Piazhesë. Ai mori edhe nga bihevioristët, përfshirë studiuesit Bobit dhe Çarters. Filozofia dhe parimet e tij të kurrikulës u ndikuan nga bashkëkohës më të vjetër, si Xhorxh Kaunts (ndërsa Tiler ishte në Universitetin e Çikagos) dhe Boid Bode (kur ishte në Universitetin Shtetëror të Ohaios).

Modelin e Tilerit mund ta vlerësojmë si përpunim të katër detyrave kryesore të kurrikulës të studiuesit Rag dhe si një version i përmbledhur i Vjetarit të Njëzetegjashtë të NSSE-së. Modeli i Tilerit përshkruan një metodë racionale, logjike dhe sistematike për hartimin e kurrikulës. Megjithëse nuk përqafon asnjë prirje filozofike ose politike, në kuptimin që çdo lëndë mund të organizohet sipas modelit, idetë e tij i kanë rrënjët tek progresivizmi (ai e vë theksin mbi nevojat e nxënësit), procedurat shkencore (parimet e tij janë të zbatueshme në situata të ndryshme) dhe biheviorizmi (objektivat e tij janë vlerësimi më i rëndësishëm, sipas fjalëve të vetë Tilerit).

Megjithatë, libri i Tilerit ka patur ndikim mjaft të madh për shkak të metodës së tij racionale, të logjikshme dhe të pandërprerë. Vetëm në 100 faqe, Tiler parashtroi një procedurë themelore që vijon me shembuj lehtësisht të kuptueshëm. Tiler u jep studentëve një përshkrim të pranueshëm, një përmbledhje të etapave të planifikimit të kurrikulës.

Kritikët e kanë gjykuar modelin e Tilerit si të paplotë, naiv, tejet të ngurtë dhe teknokratik. Ata e kanë çensuruar për pikëpamjen tepër të thjeshtuar të kurrikulës, domethënë, si grumbullim copëzash të vogla të sjelljes.105 Megjithatë, ky model është ende i vlefshëm për shumë njerëz, pasi është i thjeshtë dhe shërben si pikënisje për studentët e kurrikulës (çka ishte synimi fillestar i tij).

Ndoshta arsyeja më e rëndësishme e këtij ndikimi të Tilerit është se, krahas Tabas, ai punoi ngushtë me një numër kolegësh me emër si Pol Diderih, Harold Dunkel, Moris Hartung, Virxhil Herrik dhe Xhosef Shvab, të cilët pranuan shumë nga idetë e tij, madje ushtruan ndikimin e tyre në kurrikul. Krahas kësaj, shumë prej studentëve të Tilerit në Universitetin Shtetëror të Ohaios, si Edgar Deill, Luis Heill, Luis Raths dhe Harold Shein, si dhe në Universitetin e Çikagos, si Eliot Eisner, Ned Flanders, Thomas Hastings, Daid Krathvol, Malkolm Provus dhe Luizë Tier, u ndikuan nga Tiler, madje u bënë të shquar në këtë fushë. Më e rëndësishmja është se një numër studentësh të tjerë të Tilerit, përfshirë Ben Blum, Li Kronbah, Xhon Gudlad, Ken Rehazh, Ole Sand dhe Herbert Thelen, ishin edhe kolegë të tij për shumë vjet.106 Me përjashtim të Eisnerit, këta kolegë e lëvdonin vazhdimisht punën e Tilerit në literaturën profesionale. Tabela 3-5 jep një vështrim të përgjithshëm të teoricienëve deri tek Tiler, duke përfshirë edhe atë vetë.



TABELA 3-5 Vështrim i përgjithshëm i teoricienëve të kurrikulës 1918-1949

TEORICIENËT


QËLLIMI

PARIMET

PËRMBAJTJA

LIBRAT KRYESORË

Franklin Bobit

(1876-1956)

Uerret Çarters

(1875-1952)

Uilliam Kilpatrik

(1871-1965)


Harold Rag (1886-1960)

Hollis Kasuell

(1901-1989)

Ralf W. Tiler


Kurrikula si shkencë
Theksi tek nevojat e nxënësve
Të përgatiten nxënësit për jetën si të rritur
Arsimi me leverdi ekonomike
Kurrikula si shkencë
Theksi tek nevojat e nxënësve (dhe vlerësimi i nevojave)
Lidhja e teorisë me praktikën në kurrikul

Shkolla si përvojë shoqërore dhe komuniteti


Kurrikula e identifikuar si veprimtari të qëllimta
Kurrikula me qendër fëmijën
Zhvillimi dhe rritja e fëmijës

Arsimi në kontekst me shoqërinë


Kurrikula e përqëndruar tek fëmija
Specialisti i kurrikulës si inxhinjer
Bazat e arsimit (historia, filozofia, etj.) ndikojnë në zhvillimin e kurrikulës
Lidhja e tre përbërësve kryesorë: kurrikula, mësimdhënia dhe të mësuarit
Nevojat dhe interesat e nxënësve
Kurrikula e organizuar rreth funksioneve (temave) shoqërore, dijes së organizuar dhe interesave të nxënësve
Kurrikula si shkencë dhe zgjerim i filozofisë së shkollës
Shtjellimi i qëllimeve (objektivave) me studime të nxënësve dhe jetës bashkëkohore, sugjerime nga specialistët e lëndëve dhe shfrytëzimi i filozofisë dhe psikologjisë
Nevojat dhe interesat e studentëve
Lidhjet midis kurrikulës dhe mësimdhënies

Grupimi dhe renditja e objektivave me veprimtaritë gjegjëse
Shtjellimi i specifikave dhe detyrave të mësimdhënies
Proceset e kurrikulës, të përshkruara si analizë e punës
Lista e objektivave dhe veprimtarive përkatëse
Verifikimi i objektivave nëpërmjet vlerësimit
Metoda e projektit, shkrirje e biheviorizmit dhe progresivizmit
Planifikimi i mësuesit dhe nxënësve, theksi tek nxënësi
Theksi tek pedagogjia ose veprimtaritë mësimore:

Projektet krijuese, lidhjet shoqërore dhe mësimdhënia në grupe të vogla


Shpallja e objektivave, përvojat gjegjëse të të mësuarit dhe rezultatet
Mësuesi e planifikon kurrikulën paraprakisht
Kurrikula si një tërësi përvojash.
Udhëzuesit e kurrikulave si burim për planifikimin nga mësuesi
Mësuesit bashkërendojnë veprimtaritë mësimore për zbatimin e kurrikulës

Kurrikula si proces racional


Përdorimi i objektivave për zgjedhjen dhe organizimin e përvojave të të mësuarit
Përdorimi i vlerësimit për përcaktimin e rezultateve (nëse janë arritur objektivat)
Lidhja vertikale dhe horizontale e kurrikulës


Tre R-të bazë në shkollat tetëvjeçare
Lëndët akademike në shkollën e mesme
Përmbajtja dhe veprimtaritë përkatëse të planifikuara nga mësuesi

Përmbajtja e lidhur me objektivat


Përmbajtja dhe veprimtaritë përkatëse të planifikuara nga mësuesi

Arsimi i përgjithshëm, jo i profilizuar


Përmbajtja e integruar
Zgjidhja e problemeve

Theksi tek studimet shoqërore

Përmbajtja e organizuar sipas nevojave dhe interesave të nxënësve
Përmbajtja e zhvilluar rreth funksioneve shoqërore dhe interesave të nxënësve.

Përmbajtja e organizuar në drejtim të njohurive, shprehive dhe vlerave


Theksi tek zgjidhja e problemeve
Arsimi i përgjithshëm, jo i profilizuar


Kurrikula, 1918
Si të bëjmë një kurrikul, 1924


Ndërtimi i kurrikulës, 1923

Bazat e metodës, 1926


Kurrikula me qendër fëmijën (me Ann Shumaker), 1928


Zhvillimi i kurrikulës (me Doak Kembëll), 1935


Parimet themelore të kurrikulës dhe mësimdhënies, 1949

Download 129,01 Kb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish