Standardet e zhvillimit dhe të TË nxënit të FËmijëve 3-6 vjeç Shtator, 2015



Download 426,67 Kb.
bet1/8
Sana28.06.2017
Hajmi426,67 Kb.
#18636
  1   2   3   4   5   6   7   8

c:\users\flovia - izha\documents\unicef-logo.gif

c:\users\flovia - izha\documents\logo mas.jpg

c:\users\flovia - izha\documents\logo izha\cd_logo_izha\izha.jpg



STANDARDET E ZHVILLIMIT DHE TË TË NXËNIT

TË FËMIJËVE 3-6 VJEÇ

Shtator, 2015

Dokumenti “Standardet e zhvillimit dhe të të nxënit të fëmijëve 3-6 vjeç” u hartua në kuadrin e bashkëpunimit të Institutit tëZhvillimit tëe Arsimit me UNICEF-in.

UNICEF–i mundësoi mbështetjen financiare dhe teknike. Nën kontributim dhe konsulencën e ekspertes ndërkombëtare, Sharon Lynn Kagan Ed.D nga Kolegji i Mësuesve, Universiteti i Kolumbisë, Qendra për Studimet e Fëmijës, Universiteti i Yale, ShBA, u hartua dokumenti-draft i Standardeve të Zhvillimit dhe të të Nxënit të Fëmijëve 3-6 vjeç.
Grupi i punës u udhëhoq nga:

Aurela Zisi, Specialiste e arsimit fillor dhe parashkollor, IZHA

Shqiponja Lamçe, Specialiste e arsimit parashkollor, MAS

Ermira Kurti, Eksperte në fëmijërinë e hershme, Partnerë për Fëmijët


Në hartimin e standardeve kanë kontribuar specialistë të arsimit parashkollor pranë drejtorive Arsimore Rajonale, pedagogë të Fakultit të Shkencave sociale dhe të Fakulteve të mësuesisë, mësues dhe drejtues të arsimit parashkollor, përfaqësues nga organizat e shoqërisë civile etj., ndër të cilët Besjona Dede, Jonida Matohiti, Edlira Sina, Majlinda Xhamo, Eniana Veli, Nikolin Gërmenji, Gerda Sula, Alda Kondakçiu, Lindita Lutaj, Elda Hallkaj, Sarie Hafizi, Ermelinda Ikonomi, Anjeza Vila, Mirela Kondili, Flovia Selmani, Livia Nano, Vasilika Shtëpani, Florian Kulla, Silva Haxhiaj, Donika Naqi, Marina Ndrio, Alketa Braka, Natasha Ismailaj, Vjollca Duka, Enkelejda Hanmja, Vjollca Krymi.

Tabela e Përmbajtjes

HYRJE 4

Çfarë janë standardet e zhvillimit dhe të të nxënit të fëmijëve 3-6 vjeç 5

Parimet që janë mbajtur parasysh në hartimin e standardeve 5

Organizimi i standarteve 7

FUSHA: SHËNDETI, MIRËQËNIA FIZIKE DHE ZHVILLIMI MOTORIK 13

Përshkrimi i fushës 13

I.1 ZHVILLIMI FIZIK 15

I.2 SHËNDETI, KUJDESI DHE HIGJIENA PERSONALE 15

FUSHA: ZHVILLIMI SOCIAL DHE EMOCIONAL 27

Përshkrimi i fushës 27

II.1 ZHVILLIMI SOCIAL 28

II.2 ZHVILLIMI EMOCIONAL 28

FUSHA: ZHVILLIMI NJOHËS DHE NJOHURI TË PËRGJITHSHME 44

Përshkrimi i fushës 44

Nënfushat dhe përshkrimi i tyre 44

FUSHA: ZHVILLIMI GJUHËSOR, LEXIMI DHE SHKRIMI 66

Përshkrimi i fushës 66

Nënfushat dhe përshkrimi i tyre 66

FUSHA: PËRQASJET NDAJ TË NXËNIT 79

Përshkrimi i fushës 79

Nënfushat dhe përshkrimi i tyre 80


HYRJE

Shqipëria është në procesin e zhvillimit të një modeli gjithëpërfshirës dhe të integruar të arsimit parashkollor, në të cilën kombinohen shumë natyrshëm procesi i edukimit, i kujdesit shëndetësor, i arsimimit, lojës së fëmijëve dhe kujdesit profesional ndaj zhvillimit të tyre. Kjo qasje gjithëpërfshirëse ka zënë vendin e saj mjaft të rëndësishëm edhe në planin strategjik, në të cilin Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka përcaktuar qëllimet dhe pritshmëritë për të rritur dhe zhvilluar më tej komponentet përbërëse të këtij edukimi.


Gjithashtu ndërhyrjet rrënjësore për të rritur cilësinë e edukimit dhe të mësimdhënies në këtë nivel të sistemit arsimor parauniversitar po paraprihen nga politikat e reja që po ndërmerr MAS, të tilla si:


  • Përgatitja e të gjitha kushteve për ta bërë arsimin për moshën 5-6-vjeçare të detyruar,

  • Zgjatja e arsimit të detyruar nga 9 në 10 vjet, i cili do të fillojë me klasën përgatitore,

  • Përafrimi i kurrikulës së re të arsimit parashkollor me kurrikulën e Kosovës, në kuadrin e përafrimit dhe të unifikimit të kurrikulave të arsimit parauniversitar të të dy vendeve.

Në thelb të kësaj ndërhyrjeje do të mbetet sigurimi që të gjithë fëmijët pa dallim gjinie, aftësie, dhe etnie të kenë qasje të barabartë në shërbimet e ofruara, si dhe të nxitet dhe promovohet një qasje cilësore edukative me fëmijët përmes rritjes së ndërgjegjësimit mbarëkombëtar mbi rëndësinë e madhe të investimit në arsimin parashkollor.


Dokumenti i hartuar i standardeve të zhvillimit dhe të të nxënit të fëmijëve 3-6 vjeç fokusohet në qasjen e re të bazuar në kompetenca dhe pritet të ndikojë në mënyrë mjaft pozitive te të gjithë përdoruesit e tij. Duke patur në qendër fëmijët dhe duke u hartuar për ta, ky dokument prezanton arritjet e fëmijëve në periudha të caktuara moshore në fusha të ndryshme zhvillimi, dhe njëkohësisht ofron modele dhe stimuj se si duhen mbështetur dhe inkurajuar fëmijët për t’i arritur këto standarde.
Duke marrë në konsideratë që është një dokument që i referohet të gjithë fëmijëve në Shqipëri, secili prej nesh mund ta shfrytëzojë atë me qëllimin kryesor mbështetjen e zhvillimit më të mirë të fëmijëve tanë.


Çfarë janë standardet e zhvillimit dhe të të nxënit të fëmijëve 3-6 vjeç

Standardet e zhvillimit dhe të të nxënit të fëmijërisë së hershme i referohen moshës së fëmijëve nga 3-6 vjeç. Këto standarde përshkruajnë sjelljet, aftësitë dhe njohuritë që duhet të kenë ose të jenë të aftë t'i tregojnë fëmijët e kësaj grupmoshe. Standardet përcaktojnë çfarë mund dhe janë në gjendje të bëjnë, të thonë dhe të demonstrojnë fëmijët gjatë rritjes, zhvillimit dhe kalimit nga njëra grupmoshë në tjetrën.


Përcaktimi i standardeve, i treguesve dhe i strategjive për përmbushjen e tyre ka për qëllim edukimin dhe transmetimin e vlerave njerëzore dhe të cilësive më të mira të popullit shqiptar, si: krenaria kombëtare, bashkëpunimi, ndihma, respektimi i të tjerëve, empatia, ndershmëria, dashuria, vullneti, këmbëngulja, menazhimi i emocioneve, toleranca, mirëkuptimi, diversiteti etj.
Dokumenti i standardeve do t’u shërbejë:


  • Politikbërësve të cilët mund t'i përdorin standartet si një udhërrëfyes në hartimin e politikave mbështetëse për zhvillimin dhe edukimin e fëmijërisë së hershme;

  • Institucioneve Universitare, të cilët mund t'i përdorin këto standarte si një kornizë për hartimin e kurrikulave bashkëkohore për përgatitjen e mësuesve/eve të arsimit parashkollor;

  • Specialistëve të kurrikulës për hartimin e një kurrikule parashkollori cilësore;

  • Drejtuesve/eve të institucioneve parashkollore për të krijuar një mjedis që mundëson zbatimin e këtyre standardeve;

  • Mësuesve/eve të parashkollorit për të mbështetur zhvillimin dhe të nxënit e fëmijëve nëpërmjet temave mësimore, veprimtarive praktike dhe lojërave në përshtatje me treguesit e standardeve të fushave të zhvillimit;

  • Prindërve të fëmijëve parashkollorë për të mësuar çfarë ndodh me rritjen e fëmijës dhe cila është kurba e zhvillimit të tij/të saj sipas fushave të përcaktuara.

Dokumenti i standarteve nuk ka për qëllim:




  • Të përdoret thjesht si një listë kontrolli për të vlerësuar fëmijët;

  • Të përdoret për vlerësimin apo diagnostikimin e fazave të zhvillimit të fëmijëve,

  • Të përdoret për të vlerësuar cilësinë e punës së mësuesve/eve të arsimit parashkollor;

  • Të zëvendësojë kurrikulën e parashkollorit;

  • Të përdoret për të mospranuar në institucionin e arsimit parashkollor një fëmijë,

  • Të përdoret për të krijuar sisteme dënimi apo shpërblimi për fëmijë apo për stafin edukativ.

  • Të ngurtësojë dhe të mbajë të lidhur mësuesit/et vetëm rreth treguesve të dhënë.




Download 426,67 Kb.

Do'stlaringiz bilan baham:
  1   2   3   4   5   6   7   8




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish