Gutenbergu
Edhe pse me origjinë nga një familje fisnike nga Majnci, Johan Gensflajsh Gutenberg ka pasur një jetë të vështirë. Në mes të viteve tridhjeta dhe dyzeta ( besohet se ka lind në mes 1394 dhe 1399), ka jetuar si i dëbuar në Strazburg. Aty inkuadrohet në një shoqatë të fuqishme argjentarësh, por nuk ishte qëllimi i tij që të formësoj metale të çmuara, vetëm ti kushtoj rëndësi eksperimenteve në fushën e tipografisë, ku përfaqësuan pasionin e tij të vërtetë në të ardhmen.
Johani ka qenë njëri prej atyre që përherë ka qenë i pakënaqur dhe i shqetësuar, ka qenë i aftë të parashikojë të ardhmen që do të vjen dhe ballafaqimin me sfidat e fenomeneve dhe ndërmarrjeve të reja. Kur kthehet në Majnc me 1452 merr hua tetëqind monedha ari nga avokati Johana Fusta për financimin e projektit i cili në dokumente njihet si “ shkrimi artificial”. Hap punëtorinë ku për disa vite “ shkrimi artificial” lulëzonë. Fjala është për një version të Biblës në gjuhën latine, në dy vëllime. Ajo kishte 643 faqe ( formati 40 X 28 cm marrë nga një fletë palosje shtypi). Fletët qenë shtypur në dy kolona me nga 21 rreshta dhe për këtë arsye ky botim është quajtur botim me 42 rreshta dhe daton prej periudhës së gushtit të vitit 1456. Nga shtypshkornja e Majncit u nxorrën 150 kopje në letër dhe 35 në pergamenë: deri më sot janë ruajtur 45 kopje të llojit të parë dhe 12 të llojit të dytë. Risi e vërtetë në Biblën e Gutenbergut ishte stili gotik, i përfaqësuar njëtrajtësisht në tërë librin. Domethënë, ish-teknika e shtypit ka qënë ksilografia ( teknika e gdhendjes së drurit): një pllakë druri ( nga greqishtja: xilos, dru), një lehtësim që me të cilin është shtypur i tërë libri. Gutenbergu shpiku të kundërtën, shkronjat lëvizëse. Çdo shkronjë lëvizëse ishte prerë në mënyrë të përsëritur në pllakë të bronzit, të cilat janë fituar me shkrirjen e plumbit. Në këtë mënyrë janë fituar kallëpe të vogla për çdo shkronjë, që mund të bashkohen për të formuar një faqe të vetme, që pastaj të shpërndara të ripërdoren.
Dikush mund të mendoj se ky nuk është ndonjë zbulim i madhë, por zbulimi i Gutenbergut ka pasur rëndësi epokale, kjo konfirmon se më shumë se tre shekuj teknologjia tipografike e shtypit do të mbetet në thelb e njejta: sistemi i pikave, kallëpet klishe, shkrirja e shkronjave, ngritja edhe shtypja e faqeve nuk do të ndryshojë shumë prej atyre që i shpiku dhe i praktikoj argjentari ynë entuziast nga Majnci. Megjithatë, atë zbulim që e dha në kohën e vet, nuk i sjelli ndonjë pasuri. Kur skadoi afati për pagesën e borxhit 1455, avokati Fust i kërkoj parat e veta: Gutenbergu nuk kishte para prandaj u detyrua ta shes shtypshkronjën e vet. Fusti shtypshkronjën e la në duart e Peter Sheferit, punonjës në shtypshkronjë, ku në ndërkohë ishte edhe dhëndrri i tij: mu në kohën kur shtypshkronja udhëhiqej nga Sheferi, përfundon botimi Biblës me 42 rreshta. Gutenbergu për këtë arsye nuk heq dorë dhe merr borxh nga udhëheqësi i qytetit të Majncit, Konrad Humer, dhe e hap shtypshkronjën e re ku botohet Bibla e re( në 36 rreshta), misale dhe tekste religjioze. Por në vitin 1462 trupat e Adolfit të II-të nga Nesaua e plaçkitën qytetin: shtypshkronja mbyllet dhe punëtoret e saj kalojnë në Evropë: ku shkëmbyen sekretet e reja të teknikës së shtypit. Gutenbergu me 1465 kthehet në Majnc dhe Adolfi i II-t e emëron në oborrin mbretëror: më në fund me nderime dhe i qetë ( ana e mirë e pozitës së tij është se u lirua nga taksat) Gutenbergu vdes me 1468.
Para Shtypshkronjes së Majncit shkrimet e dorëshkrimeve mesjetare kanë qenë si forma dominuese e librit që e frymëzuan edhe Gutenbergun për ti prezentuar shkrimet e tij. Punë të gjatë dhe të mundimshme gjatë transkriptimit, të kryera në manastiret mesjetare, i mundëson shpëtimin e shumë teksteve klasike, të cilat me zgjuarsi dhe kujdes të murgjëve në trajtimin miniaturë u cilësuan si vepra të rëndësishme të artpunimeve. Themelimi i universitetit ka vendosur bazat e specialistëve për transkriptim të shpejt ( por gjithmonë me dorë) kopje të destinuara për bibloteka dhe studiues. Shpesh për këto dorëshkrime përdoren akoma materiale bimore ( baza e thatë dhe e ngjitur e papirusit) me origjinë shtazore ( pergamena është fituar nga përpunimi i lëkurës së deles, emri i së cilës vjen nga qyteti Pergama, në Azinë e Vogël e cili është qendra më e madhe për prodhimin e saj që nga shek. III p.e.re). Deri te Gutenbergu procesi dhe materialet kanë kontribuar që libri të jetë një produkt i rrallë dhe i shtrenjtë ( pergamena është gjashtë herë më e shtrenjtë se letra), për qarqe të kufizuar të njerëzve: Në një kohë në qytete të pasura, libri bëhet pronë private, kurse miniatura e tyre rrit pasurin e poseduesve të tyre.
Kështu ishte në Evropë, ndërsa në Veri, sidomos në Kinë, gjërat shkuan në mënyrë tjetër. Domethënë që nga shek. II i erës së re mbretëria Kineze din për letrën: ajo fitohet nga copë të mëndafshit dhe nga druri i copëtuar, të cilat futen në ujë, pastaj mblidhen dhe thahen në kallëpe prej bambusi. Do të duhej të kalonte më shumë se gjysma e mileniumit deri sa kjo procedurë të fillojë të përdoret në qytetet arabe ( Bagdat, Semerkand), nga shek VIII dhe vetëm 1000 vjet pas përdorimit të letrës filloj të prodhohet në Itali. Që nga shek i XIII , në saje të përmirësimit të teknologjisë, vendi Fabriano në Markama u bë një prej qendrave më të mëdha për prodhimin e saj. Civilizimi kinez, ndryshe, luan një rol kryesor jo vetëm në pjesën materiale por edhe në atë teknologjike. Domethënë , teknika ksilografike me baltë, pastaj teknika me kallëpet metalike afrimohet në shek XI paralel me përdorimin e shkronjave lëvizëse, që është , megjithatë e kotë, sepse nuk kishte asnjë shënim për ta kufizuar numrin e letrave. Ngjyra kineze ngjanë me ato që janë përdorur në Egjipt në kohën e Faraonëve: uji, gomë arabe dhe ngjyrë nga Çadi. Në shek IV p.eres së re janë pasuruar me përbërës për tharje dhe qëndrueshmëri: kripë metali (i hekurit ose bakrit) të marra nga zierja e lëvozhgave të drurit të lisit. Në muzeun e Londrës ruhet “ diamon de sutra” një rrollne e letrës e gjatë 5 metra dhe e gjërë 20 cm, e krijuar me 16 maj 868, ku janë të shtypra lutje budiste me teknikë shkrimi ksilografik. Me këtë metodë në Peking gjatë shek VII janë shtypur të rejat e gjykatës mbretërore Tang, të cilat nuk botoheshin rregullisht. Mbretëria Sung ( 960-1279) këto i kthen në qështjë të rregullt me emërtimin Di Bao (informacione nga pallati): ku përmbanin raporte zyrtare të ngjarjeve më të rëndësishme dhe lexoheshin nga personalitetet e larta të gjykatës dhe nga zyrtarët më të ulët të mbretit. Është e rëndësishme të theksohet që përparësi të tilla historike në fushën e inovacioneve teknike dhe të komunikimit, nuk shpie drejt një modernizimi më të gjërë të mbretërisë kineze. Domethënë, hierarkia shoqërore dhe metodat e prodhimit do të mbeten të pandryshuara në thelb deri në ndërhyrjet e kolonive perendimore në shek.XIX, në mes tjerash , për këtë arsye nuk kanë krijuar një mekanizëm standard të shtypit dhe në zgjerimin e gjuhës kombëtare. Zotërimi i një sistemi kompleks të karaktereve do të mbete privilegj ekzskluziv i elitës intelektuale dhe shpie deri te mos përdorimi i aftësive revolucionare të shtypit, në ndalimin e krijimit të një opinioni të gjërë publik dhe duke vepruar si një mur i pakapërcyeshëm konservativ nga institucionet mbretërore. Edhe në Evropë ekzistojnë shembuj të gazetarisë “ante litteram”. Biografija e Jul Cezarit, të cilën e ka shkruar Suetonius , si dëshmitarë faktik, si dhe konsulli i vitit 59 p.e re. Cezari,” qe i pari që vendosi acta diurnan e senatit dhe të popullit të publikohen”. Ndryshe nga tradita oratorike greke , Roma e lashtë kishte zakon rregullimin e biblotekave publike me rregullore të fundit ( diurna nuk dotë thotë e përditshme, vetëm aktuale) në mënyrë që qytetarë e interesuar të mund ti shohin: në fakt kuptimi i termit i bie “ publikoj”. Vetëm në rastet kur kishte jehonë të madhe, regjistrimi i akteve bëhej në një album, një mur i veçantë i bardhë. Edhe pse të lirë në tipare të nevojshme për riprodhim dhe transportueshmëri , ky kanal komunikimi menjëherë tregon pasojat e natyrës politike, futjen e ndonjë forme të kontrollit në debatet publike mbi veprimet e qeverisë: kjo ishte arsyeja pse Augusti e hoqi disa dekada më vonë.
Revolucioni i librit
Sigurimi ekonomik dhe palëvizshmëria shoqërore në botën mesjetare ka zvogëluar këmbimin dhe komunikimin. Vetëm me rritjen e transaksioneve të parave të gatshme, panaireve tregtare dhe qyteteve, njerëzit përsëri fillojnë ta ndjejnë nevojën e informimit. Mbretëritë bankare, siç ishin gjermanët Fuger, ruajnë shkrime të grumbullimit shumëvjeçar (nga 1554 deri 1571, në këtë rast të veçantë), dorëshkrime private të destinuara për qarkullim nga zyrat e jashtme, të cilat përmbanin të dhëna mbi tregtinë ( lëvizjete çmimeve në tregjete tjera, rrugëtë e sigurta, mundësinë e transportit), si dhe informacione të përgjithshme (jeta në oborrin mbretëror, trashëgimia mbretërore, luftërat). Nga shek XVI informacione me këto të dhëna janë gjetur në letrat private të tregtarëve.
Për dallim nga acta diurna, kopjuesit e dorëshkrimeve dhe letrave tregtare, “shkrimi artificial” i Gutenbergut arrin suksesin për faktin se nuk ishte personale dhe që mund të riprodhohej dhe transferohej pa vështirësi. Libri shëtitës ka qenë malli që urdhërohej më shumë nga murgjit shetitës dhe lypësar, të lidhur nga betimi i varfërisë dhe nevoja e lëvizjes së trendeve që ti braktisin dorëshkrimet e shtrenjta dhe të vështira me miniature, dhe tani të pasur dëshirojnë që anëtarët e biblotekës të kthehen në symbol të statusor.
Brenda 15 viteve pas zbulimit të shkronjave të lëvizshme, hapen shtypshkronja të ngjashme me të Majncit në shumë qytete të Evropës: në Koln (1464), Bazel (1466), Romë (1467), Venedik (1469).Universiteti i Parisit Sorbona në vitin 1470 i thërret tri shtypshkronja gjermane që të hapin një shtypshkronjë brenda universitetit: po në atë vit janë hapur edhe dy, në Nurnberg dhe Utreht. Në vazhdim janë Milano , Napoli dhe Firenca (1471) Shpajer (1472), Lion, Valencia dhe Budapest (1473), Krakov (1474).
Në të njejtin vit 1474, Viliam Kakston, tregtar dhe aventurier anglez ndërton shtypshkronjën e parë në Bryzh, kurse pas dy viteve e fiton të drejtën që ta hap edhe një brenda kryeministrisë në Londër. Më vonë shtypshkronja arrin në universitetin e Oksfordit dhe Zhenevës, Palermos dhe Mesinës (1478). Vetëm me 1553. Cari Ivani i IV, i quajtur i tmerrshmi, hap shtypshkronjën në Moskë të cilën populli, megjithatë e djegën shpejt. Ky zhvillim i shpejt i shpikjeve teknologjike lidhet paralelisht me rritjen e qarkullimit të tregtisë, në llojet e ndryshme të qyteteve: jo vetëm në qendrat tregtare dhe universitare dhe kryeqyteteve administrative. Prandaj, shtypi zhvillohet si ndërrmarrje private për të cilën janë të interesuar qarqet e kulturës akademike. Megjithatë shpejt edhe pushteti politik pasi është tejkaluar faza e parë e mosbesimit dhe represionit i pranon teknologjitë e reja dhe të dobishme. Cari Maksimilian dhe Habzburshki 1481 për herë të parë në histori i japin një vend të veçantë botuesit të oborrit mbretëror Johan Shenpergni i vjetri , për ta kryer projektin e tij ambicioz botues për botimin e 100 librave për rritjen e famës së mbretërisë Habzburge, megjithatë u botuan vetëm dy.
Në përputhje me përpjekjet njerëzore të atij shekulli, u botuan kryesish tekste të autorëve klasik të kulturës greke dhe romake, në format të vogël dhe me tirazh prej disa qindra kopjeve. “Renesanca e humanizmit” është shkruar nga historiani i madh Fernand Braudel, “lexim karakteristik, bisedë e pandërprerë me autorët e lashtë” i cili në Venedik e hap shtypshkronjën me 1490, gjithashtu një humanist i angazhuar, me 1502 themeloi akademinë e Venedikut për përhapjen e helenizmit. Në vitin 1498 boton katalogun e parë të veprave të publikuara: 15 tituj, të githa të autorëve grek. Manuci është botuesi i parë i cili e sheh mundësin e zgjerimit të lexuesve dhe rrit tirazhin deri në njëmijë kopje. Gotikën e Gutenbergut, botuesi venedikas e kthen në shkrim latin ( të cilën në tokën skandinave dhe anglosanksone e quajnë antiqua) e cila e ka avantazhe në atë se mund të shtypen në italiks, ku ende quhet italika: duke iu falenderuar kësaj shkathtësie, ky shkrim i ri u pranua në një pjesë të madhe të Evropës. Libërshitësi holandez Kornelius van Behem më 1688 në Amsterdam publikoj katalogun e parë të librave të botuar deri në fund të shek XV me titullin “Incunabula Typographiae”. Që atëherë e tutje quhet “inkunabule” ( nga latinishtja cuna, ‘djep’, në kuptim ‘fëmijëror’ teknika e shkrimit): ky term përfshinë inkunabulat tabelare ose ksilografike të cilat i kanë parapri paraqitjes së shkronjave lëvizëse. Sot prej tyre ka rreth 450 mijë në të gjithë botën , prej të cilave 100 mijë gjenden në Itali.
Shfaqja dhe përhapja e librave të botuara shpien deri te një numër i revolucioneve të cilat, para zbulimit të Amerikës, shënojnë fillimin e epokës moderne.
Revolucioni i parë dhe ndoshta më i rëndësishmi, pra kalimin nga shkrimi me dorë në shkrimin me shkronja lëvizëse. Me të, u bë formulimi dhe standardizimi i gjuhës së shkruar që do të jetë vendimtarë për përcaktimin e gjuhës kombëtare. “ Shtypi është ruajtur, kodifikuar, ndonjëherë edhe ka krijuar, në Angli, gjuhën e vendit. Ngadalë por në mënyrë të vendosur konfirmon idenë që jo vetëm skribët (shkruesit) por edhe folësit në fjalim i duhet një gjuhë , a jo gjuhë mund të përdoret në shkrim, analizim, mësim dhe përkthim. Duke filluar nga vitet 1500, shumë e kanë përkthyer Biblën në gjuhë të ndryshme të Evropës, a prej 1477 daton fjalori i parë italisht-gjermanisht. Në mes të viteve 1492 dhe 1545 Kakston boton “Tregimet e Kenteberit” të Xhefri Çozerit, punë që u shenjtërua në literaturën e gjuhës angleze; botimi në lidhje kushtonte 5 shilinga, a pa lidhje vetëm tre shilinga. Nga nëntëdhjtë librat e hartuar në katalogun e Kakstonit, 74 janë shkruar dhe botuar në gjuhën e Çozerit.
Revolucioni i dytë ka të bëjë me krijimin dhe qarkullimin e shtuar të librit, madje edhe jashtë qarqeve akademike dhe kishtare. Aftësia më e lehtë për shumëzimin dhe transferimin bëhet në qarqe të zgjerimit urban që janë shumë më ndryshe se manastiret dhe universitetet për shkak të lëvizjes, këmbimit, takimeve të njërëzve, dhe lehtësojnë qasjen e lirë të individëve në kulturë. Nëpërmjet librit, njerëzit edhe pse larg njëri-tjetrit ndihen anëtarë të barabartë të “Republikës së librave” e cila i lidhi kufijtë mes vendeve në dashuri të përbashkët për shkencë dhe kulturë: që ndikoj në forcimin e shekullarizmit, të pavarur në lidhje me autoritete tradicionale dhe konsevatore të kishës. Rezonanca historike e këtij procesi është reflektuar për herë të parë në përhapjen e lëvizjes së reformimit fetar, qysh kur Martin Luteri publikoj 95 tezat e tij në Vitemberg, me 31 teor 1517. Me 1525 në Gjermani u botuan 498 libra –ku 183 i shkroi Luteri. Marrëdhëniet në mes shtypit dhe reformatorëve ishin të dyfishta: jo vetëm se ajo siguron shtypjen më të shpejtë por edhe efikasitet ne komunikimin e reformatorëve, përhapjen, qarkullimin dhe krijon një mjedis të favorshëm kulturor për pranimin e të vërtetës fetare apo shkencore. “Qasja universale e librit’ shkruan Ivan Iliç, “ishte thelbi i besimeve laike perëndimore”.
Revolucioni i tretë ka të bëjë me sferën e sjelljes individuale dhe psikologjisë. Dalja e makinës së shtypit mundësoi daljen e autoriteteve të reja me ndikim dhe të fuqishëm në gjuhën e shkruar dhe të folur: “njeriu tipografik” karakterizohet nga aftësia për të parë-përveç të dëgjuarit- gjuhën e tyre duke përdorur një prodhim serik siç është libri. Kostoja relativisht e ulët për blerjen e një individualizmi të ri është realizuar nga posedimi dhe konsumi i librit: leximi ishte hapi i fundit në procesin e mijëvjeçarit në “shpërbrëjen e shoqërisë fisnore” dhe komuniteteve njerëzore, sikur makina e shtypit që prezanton epokën e fragmentarizuar, mekanizuar, serike të punës së njeriut. Zbulimi i shtypit vë kornizën e kalimit nga shprehja verbale, që të jetë më me kuptim. “Pas shekujve të teksteve të krishtera, papritur faqja kthehet, nga tesktet e thirrjeve të devotshme, në tekste të organizuar mirë nga mendimtarët logjikë”. Libri ka qenë një artikull familjarë, mund të merrej dhe të rilexohej sa herë që dëshirohej. Epoka e librit i ka dhënë një hapësirë private për njohjen e të vërtetës në momentet e heshtjes, si dhe ekzistenca e shoqatave si gazeta, akademia.
Media e parakohshme
Shpikja teknike e Gutenbergut zbulon implikime të thella dhe të fshehta jo domosdoshmërisht të dukshme, por janë të fuqishme dhe radikale. Lëvizja e rilindjes intelektuale, dhe lëvizja e reformacionit hodhën themelet për lirinë dhe vetëdijen.
Renesanca dhe humanzimi afirmuan respektimin e njeriut të rritur si individ, ngritën intelegjencën e tij, pushtetin e tij personal. Rëndësia filozofike që i atribuohet individit përkoi me shkatërrimin e vlerave tradicionale, të cilat, gjatë shek. XVI dhe XVII, shkaktuan dhe penguan vazhdimisht zhvillimin e ekonomisë së tregut të suksesshëm, i cili qe ritëm i përshpejtuar i ardhjes së metaleve fisnike nga Amerika dhe përhapjen e instrumenteve të kreditimit. Paraja u ndërpre dhe ndërpreu rendin ekzisues të grupeve ekonomike dhe shoqërive sociale ( korporatave, komuniteteve urbane, shoqatave tregtare) të cilat, ishin të privuar nga dobia tyre dhe në të njëjtën kohë humbën ngurtësinë e tyre. Kështu që në jetën e përditshme individi është gjetur para zgjedhjes së lirë. Por në të njëjtën kohë me strukturat e shteteve moderne, ka pasur një rend të ri, i cili këtij procesi ia ka imponuar kufizimin: detyrat e individëve ndaj shtetit, respekt të privilegjuarve dhe privilegjin. ( Braudel, 1966, 376-377). Dhe në të vërtetë, do të marrë një kohë të gjatë që këto ndryshime të bëhen në mënyrë të plotë, duke përfshirë shtresat më të gjera të popullsisë: revolucion i shtypit do të mbetet gjatë “revolucion i pa vënë re” ( Eisenstein, 1986). Para disa viteve historiani anglez Lorens Stoun ka pikturuar një afresk madhështor të tre shekujve të fundit të qytetërimit, duke argumentuar revolucionionet e mëdha politike në këtë periudhë( Revolucioni Anglez shek.XVII, Revolucioni Francez në fund të shek.XVIII dhe Revolucioni Rus, 1917) ka ndodhur në mënyrë paralele me një pakësim në numrin e meshkujve analfabetë, duke pë rfshirë gjysmë në popullsisë së përgjithshme (Stone, 1969). Studimet e fundit kanë treguar, në fakt, të paktën në rastin e Anglisë, që me rikthimin e sistemit të arsimit, të kryerë gjatë sundimit të Xhejms Stuartit të I-rë, i dha rezultatet e para, pas më shumë se një shekull: në mes të shekullit të tetëmbëdhjetë shkalla e meshkujve analfabetë në Angli ishte ende nën 60 %.Vetëm me revolucionin industrial dhe përmirësim relativ në standardet e jetesës, të cilat i shkaktoi ajo, shumica e anglezeve mësuan te shkruajnë dhe të lexojnë: me fjalë të tjera, shkrim-leximi është pasojë dhe jo shkak i zhvillimit ekonomik (Cressy, 1986; Schofield,1986).
Prandaj, zbulimi i shtypit i paraprin kohës së leximit në masë dhe në pasojat sociale “Revolucioni i librit” gjatë do të mbetet një privilegj i elitës së arsimuar të Evropës. Pra, shtypi është “ Media e parakohshme: në tre shekujt e ardhshëm, pa asnjë kontakt me publikun dhe ngrin zhvillimin e mëtejshëm të saj teknologjik (Williams, 1983, 122). Mungesat dhe nevojat e reja të trazuara shoqërore morën me vete entuziazmin e shpikjes së Gutenbergut, që janë duke u zgjeruar fuqishëm dhe shpejt në drejtim të hapësirës në të gjithë botën perëndimore, por të cilët nuk arrijnë të bëjnë përmirësime radikale në zinxhirin e rezultuar. Tek në shek.XIX shoqëria civile hyn në botën e komunikimit, dhe rritja e përparimit teknologjik bëhet shkak marramendes për zbulimin e telegrafit dhe makinave rrotulluese ( Winston, 1998).
Kanardi dhe Broleti
E gjithë kjo nuk e ka ndalur, edhe pse në qarqe të vogla të klasave qeverisëse të kohës së parë moderne, shpikjen e Gutenbergut që të bëhet një moment historik. Shumë shpejt, në fakt, një mjet i ri i komunikimit që vjen nga qarqet shkencore dhe fetare do të bëhet mbështetje edhe për gjini të tjera letrare. Perveq kësaj, tekste fetare dhe klasike, të shtypura në makinë shtypi dhe në vitet e fundit të shekullit XV botohen dorëshkrime ekuivalente me deklarata që u shpërndahen bankierëve dhe tregtarëve. Në vitin 1470 në Itali dhe me 1488 në Vjenë fokusohen në çështjen e botime të veçanta, pothuajse gjithmonë në katër faqe kushtuar për një të temë të vetme të përgjithshme (shpesh e luftërave kundër turqve) ose një ngjarje lokale (mrekullitë, fatkeqësitë, etj). I njohur edhe në Francë si kanard ( si term që do të thotë “shotë” dhe onomatope e saj si metafor), këto fletë janë shitur para shypshkronjave që i ka shtypur, por edhe në librari dhe nga shitësit në rrugë (Weill, 1934; Seguin, 1965; Jeanneney, 1996, 21).Dalin me një numër të ndryshëm të faqeve (deri në 8-16) me shumë ilustrime me ngjyra që ndjekin lajmet: përmbytjet në Romë dhe Firencë me 1557, një gjarpër monstruoz i gjetur në Kubë me 1576, dragoi i cili fluturoi mbi Paris tre vjet më vonë, fëmija i cili është ringjall pas vdekjes në Lion me 1619. Në sajë të këtyre historive interesante, canard arriti rritje të suksesshme: ndërmjet 1529 -1550 ka pasur 18 në çerekun e parë të shekullit të ardhshëm 39, dhe në 25 vitet e fundit, 110 (Belanger). Ato nuk mund të konsiderohen si pararendës të gazetës, sepse ju mungonte një karakteristik thelbësore për tu publikuar rregullisht si periodik, por më tepër kishin karakter publik se sa lajmet private të tregtarëve. Atyre u ishin shtuar almanahët dhe kalendarët, që botoheshin një herë në vit dhe të kombinuar tekstet me fotografi ishin të kuptueshme edhe për analfabet: veçanërisht në vendet gjermanisht-folëse: botimet franceze dhe zvicerane janë të destinuara për përdorim më të gjerë ( Bolleme, 1969). Në njërin nga këta almanah, calendarium, i shtypur në Venedik me 1476, ndodh, siç dihet, faqja e parë e librit (faqja e tretë dhe pestë, i dedikuar për titullin dhe autorin)
Almanahët dhe gazetat me njoftime për shtyp janë edhe takimi i parë në mes të teknologjisë së shtypjes dhe përmbajtja e tekstit mund të identifikohet me një riprodhim të thjeshtë të kulturës tradicionale fetare dhe klasike. Edhe pse ende në fillimet e saj, shfaqet kultura e re dhe efektive e lajmit e cila shfrytëzoj rëndësinë shoqërore të informacionit, vlerën e tyre të shërbimeve dhe të këmbimeve: për herë të parë u erdhi ideja se lajmi mund të jetë një mall tërheqës për publikun dhe i dobishëm për ata që e plasojnë (Eisenstein, 1986b). Raporti i vitit 1513 në lidhje me betejën midis anglezëve dhe skocezëve, që përfundoj në Floden Field, qytetarët e Londrës lexuan pothuajse në të njëjtën kohë, në dymbëdhjetë faqet e një gazete me titull The Treëe Encountre. Padyshim, kultura e re e lajmeve është një simbiozë e ngushtë me zgjimin e ekonomisë private. Megjithatë, një nga pasojat më të rëndësishme është dhurata në vëmendje të reja në shijen e lexuesit ekzistues dhe potencial: së bashku me idenë e lajmeve si një mall ndodh dhe të kuptuarit e shkathtësive të komunikimit dhe nënkupton aftësi për të ndikur në mentalitetin e masave dhe për të regjistruar efektin e këtij takimi që ndodh (Williams, 1968, 369).
Gjithnjë e më shumë nevoja dhe mundësi më të mira të komunikimit shfaqin edhe një përparim: rilindje, nën qeverinë qendrore, shërbimët të rregullta dhe formale postare i cilat u zhdukën bashkë me perandoritë e mëdha të së kaluarës. Kjo ndodh pothuajse në të njëjtën kohë në Francë në kohën e mbretit Louis XI me1461 dhe në Angli nga Edward IV me 1478. Perandoria e Shenjtë Romake e Maximilian I-rë me 1502 kishte ngarkuar me kompensim bujare, nje familje fisnike me korrierët private-familjen Tasini nga Bergamo të cilët më vonë janë quajtur Taksis, dhe ajo e mbajti një monopol deri më 1867. Në sajë të këtij shërbimi të pavarur edhe të revolucionit të pandalshëm të Gutenbergut-rrjeti i komunikimit vazhdon të përhapet. Zyrtarët postarë krijuan stacionet e kontrollit në të cilin i ndronin kuajt dhe lidhjet kryesore të zinxhirive duke u përpjekur për të mbuluar të gjithë territorin kombëtar dhe, siç do ta shohim, në shumë situata do të ketë një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe shtypin periodik.
Në Venedik më 1563 filluan të përdoren të ashtuquajturit broleti (broglietti, nga brolo, që do të thotë hapësira në mes të pallatit doxh, vend i takimit dhe këmbimit të informacionit). Fjala është për një gazetë të shkruarë me dorë të formatit të vogël (15 x 20 cm), e cila kishte katër ose tetë faqe, dhe janë botuar javore e shitur me çmimin e dy monedhave, që korrespondon me gaxetan venedikase (rrënjë etimologjike e fjalës Gazzeta). Aty u botuan lajme tregtare, financiare dhe politike, pa titull. Në shteten gjermane këto gazeta janë përhapur dhe publikua shumë ( me tirazh deri në dhjetë mijë), në varësi të rrethanave, itinerareve dhe zbulimeve, raporteve të luftërave, tregimeve të mrekullive, tërmeteve dhe profecive (Prutz, 1845, 14). Nga 1526, ky zakon ndjek formimin e Perandorise Mughal, ndërsa në shekujt e ardhshëm do të bëhet një praktikë e rregullt e gjykatës qendrore, e cila kujdeset për të njoftuar dhe menaxhuar të elitën e lokale ( Guasch Borrat J. M). Në Këln në mes 1588-1593 shtypshkronja Postrema Relatio Historica e cila përmbledh kuptimin e ngjarjeve gjashtë-mujore të periudhës së fundit: botimi i rregult i saj, në mars dhe shtator, përkon me panairet e para të librit në Frankfurt dhe Leipzig. Nga viti 1594 në Britani të Madhe qarkullon Mercurius Gallobelgicus: gjashtëmujore në gjuhën latine, e modeluar nga Postrema Relatio Historica, e cila merr emrin e vet nga të dërguarit e perëndive të mitologjisë klasike, shembull i shpejtësisë dhe korrespondencës. Si vend i botimit njihet Këlni duke u shmangur nga regjimi i privilegjeve: çdo numër i ka 50 deri në 100 faqe me lajme dhe kronika nga politika zyrtare franceze dhe belge dhe përhapet në distanca të mëdha përmes rrjetit duke shfrytëzuar stacionet postare (Williams, 1908, 11; Smith, 1978, 204). Kështu që kemi gjetur veten para një evolucioni të veçantë të almanakut, që i është imponuar një vëmendje e veçantë në tregun në të cilën shitej sepse kjo shkakton peridicitet dhe shtypshkronjat e detyruan jo vetëm ta dyfishojnë numrin e datave në vit, por edhe rregullsinë më të madhe. Mercurius Gallobelgicus mund të konsiderohet periodikja e parë në Angli (Frank, 1961,2).
Korantos
Superioriteti teknologjik i shtypit holandez në Evropë u rrit me zgjerimin e korantosit ( nga holandishtja krant, “gazetë”)- gazeta me lajme që nuk kishin leje zyrtare të qeverisë. Botuesit holandez i lejonin qarkullimin e lirë një herë ose dy herë në javë. Në Amsterdam më 1618 del themeluesi i saj, Courante uyt Italien, duytsland itd.; vitin tjetër shfaqet Tijdinghen uyt verscheyde. Rrjetet e gjëra tegtare holandeze krijojn rrjetin e informacionit të korrespondentëve në të gjitha qytetet e mëdha evropiane për të garantuar lajme të dorës së parë: pra, përmbajtja e këtyre revistave pothuajse u është dedikuar ngjarjeve në politikën ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, ky rrjet i njëjtë që i përshtatshëm për shpërndarjen e korantosit
përtej kufijve të Provincave të Bashkuara të Republikës: në Amsterdam fillojnë të shtypen versionet në anglisht, frangjisht, gjermanisht dhe ato ilegalisht arrinin deri në ato vende me regjim të privilegjeve dhe cenzurës, deri te Sant Peterburgu i largët. Në sajë të afateve kohore të shpërndarjes kontinentale të lajmeve të shtypura, korantosi bëhet një produkt atraktiv për tregun e lexuesve më të gjerë se zakonisht dhe të hapur për klasën shoqërore që shfaqen në dyqanet prodhuese dhe tregtare. Numri i titujve ( në tirazh të madh të dalur vetëm një herë) që rrethonin Evropën ndërmjet viteve 1620-1640 vlerësohen të kenë qenë disa qindra: për shkak të vlerës së ulët që u atribuohej atyre, vetëm një pjesë është ruajtur deri në ditët tona. Të gjitha korantosët karakterizoheshin nga stili i papërcaktuar për të fshehur dhe imponuar një ton zyrtar, duke theksuar pothuajse informacione të të gjitha partive politike dhe mungesa e interesit për ndonjë lajm nga kronikat e zakonshme dhe të përditshme (Dahl, 1946; Dahl, 1952).
Librarive angleze nuk ju deshtë kohë e gjatë për të gjetur burimin e të ardhurave të reja. Botuesi Natanijel Bater më 1621 përktheu Corante or News from Italy, Germany, Hungary, Spain and France; vitin e ardhshëm edhe dy botues , Nikolas Born dhe Tomas Arçer, botojnë A Currant of all general news. Mercurius Britannicus del më 1625, në 24 faqe dhe shitej me një çmim prej katër peni. Fjala është për gazetat javore me 8 deri 24 faqe që shpesh ndryshoni emrat, por me përmbajtje ekskluzive për politikën ndërkombëtare. Tirazhi i korantosvëe anglez ishte rreth 500 kopje, dhe shpenzimet e prodhimit në gjysëm peni, në krahasim me çmimet e shitjes, e cila luhatej në mes 2 dhe 4 peni; ndërrmarrjet e gazetave - edhe pse të rrezikshme për shkak të censurës dhe të marrëdhënieve me institucionet e pushtetit – e cila rezulton në atraktivitet ekonomik: ajo kërkon investime të vogla fillestare dhe premton të bëhet fitimprurëse në një kohë relativisht të shkurtër.
Megjithatë, konkretisht kultura e lajmit është ajo që përmes korantosit ka arriur një nivel të lartë të cilësisë: informacion aktual ka fituar përparësi ndaj interesit në mrekullitë dhe senzacionet, lajmet e rregullta bëhen të rëndësishme për të përdorur vlerën e shkëmbimeve të dobishme, një rrjedhë e rregullt e informacionit është duke u bërë një element i domosdoshëm dhe normal i jetës së përditshme më pak të elitës politike dhe ekonomike.
Korantosi në këtë tranzicion është karakterizuar nga neglizhenca në titujtë dhe emrin e gazetës, të cilat ndryshojnë shpesh dhe nuk duhet të jenë të shkurtër dhe të lehtë për mësim: përfaqësojnë vetëm një pasqyrë të shkurtër të përmbajtjes. Prandaj, qëllimi i tyre nuk ishte që të kërkojë dhe të tërheq lexuesit; kjo është një çështje e materialit të botuar. Për këtë arsye bëhet një pushim i rëndësishme në të cilin të lajmet ishin gjithmonë në përputhje me kriteret e përgjithshme me rëndësinë e ngjarjeve që ka në kontinent. Kështu që ne jemi vetëm në fillim të praktikës së përpunimit të informacionit: përfaqësimi i saj nuk është zhvilluar ende në mënyrë të përgjithshme dhe trajtohet me kujdes të pamjaftueshëm, por nga titulli shumë reflekton me shkurtësinë dhe me vendosmëri ndan gazetarët nga stili letrar. Titujt serik në faqen e parë është përpjekja e parë gjithëpërfshirëse në përzgjedhjen dhe përcaktimin e hierarkisë së lajmeve.
Cikli Spektator
Përveç këtij progresiviteti të lajmeve kulturore në publikime të përditshme, shtypi anglez në fillim të shek. XVIII përjetoi një proces tjetër që është disi në kundërshtim me të parin. Fjala ishte për të ashtuquajturën “gazetari e re” e cila është e lidhur me autorë të tillë si Defo, Svift, Adison: një qasje që nuk ishte veçanërisht e afërt me informacionet aktuale dhe ishte më e frymëzuar nga esetë kulturore moraliste dhe qëllimet pedagogjike.
Në Londër me 1704 del The Weekly Review, javorja me orientim konservator në tetë faqe të formatit tetë, me një editorial dhe kronikat me ngjarjet më të rëndësishme të qytetit.
Iniciatori i revistës së re, një tridhjetëvjeçar që para vitit1719 fitoi pasuri dhe famë përmes publikimit në Daily Post. Quhej Daniel Defoe,botuesi i librit “Robinson Cruzo” të cilin e botoi në faqet e kesaj gazete. Në sajë të pasurisë së gruas së tij hapi dyqan çorape, dhe mori guximin pastaj për në fabrikën e pllakave, por nuk ja doli. Për shkak të borxhit burgoset dhe i dorëzuar e poshtëruar në publik, por në sajë të meritave të tij në gjykatë fiton ndihmë monetare nga shtypi Review. Autori i këtyre faqeve”, shkruan në numrin e parë, “pa shtirje, sinqerisht deklaron se ishte i etur për të përfunduar në paqe, mbrojtjen nga paragjykimet partiake; me gjithë zemër e urren mbetjen e shpirtit të luftës, ska rëndësi se nga vjen ajo, çka kërcënon harmoni e përgjithshme të mbushur me dashuri ndërmjet krishterëve, protestantëve dhe çdo tipi të anglezëve (Harris-Lee, 1986, 51).
Në Prill të vitit 1709, ish-ushtari Riçard Stil themelon revistën The Tatler (“llafazani”), e cila dilte tri herë në javë me çmimin prej një peni, për të formuar revistën e Defos Review: pëmban rubrika me titujt e emrave të kafeterive më të njohura të Londrës dhe nuk hezitonin të kritikonin zëvëndësit e mëdhenj. Megjithatë, pas gati dy vjet, zëvendësohet me The Spectator, i cili deri në dhjetor të vitit 1712 publikohej çdo ditë përveq të dielës dhe përdorte bashkëpunimin e Xhozef Adisonit. Në krahasim me botimet periodike të mëparshme, The Spectator theksoi anën letrare të gazetës. Çdo numër ishte tematik dhe i bazuar në biseda të imagjinuara mbi ngjarjet artistike, jetën politike letrare, e cila ishte luajtur në një klub, me skenar të shkruar dhe shifra: një përfaqësues të aristokratëve të pronarëve, një avokat, një tregtar, një ushtar në pension dhe i heshtur “vëzhgues” i cila i vë të gjithë në një pozitë të varur duke i detyruar ata të mendojnë me më pak zemërim dhe sipërfaqësisht. Kështu, jeta e përditshme dhe satira e zakoneve shoqërore shpreh gjallëri dhe artikulim përmes administratës përmes të folurit. Komentuesit e ngjarjeve aktuale shprehen joformalisht, me letër ose gjatë një bisede, marrin vlerën joakademike: në faqet e gazetës shpesh duken polemika të mprehta në lidhje me njohuritë e mësuar nga njerëzit larg nga realiteti. Nga mesatarisht 3000 parapagues në fillim tirazhi rritet deri në 20.000 kopje; por është vlerësuar se çdo kopje të Spectatorit ta lexojnë të paktën njëzet njerëz ( Harris-Lee, 1986, 220).
Edhe pse është botuar deri më 171, Spectatori në të gjithë historinë e gazetarisë mbete një nga revistat me më shumë kopje jo vetëm në Angli po në të gjithë Evropën, ku ka mbi njëqind imitime të tij (Steinberg, 1962, 203).
Në fillim të shek. XVIII , prandaj, evolimi i gazetarisë angleze levizë në dy drejtime. Në njërën anë, kultura e lajmit, me daljen e gazetës së parë ditore, bën një hap të rëndësishëm para dhe arrinë formulimin e parë të ideologjisë së tyre në bazë të besueshmërisë – paanshmërisë: integritetin e burimit dhe ndarja e ngjarjeve të menduarit dhe vënien e informatave, është e bazuar në suksesin e vet në Spectatorin e Stilovit dhe Adisonit, i cili nxjerrë një treg të ri të lexuesve në mes të intelektualëve, shtresave profesionale dhe qytetarëve të shkolluar.
Shtypi dhe pushteti
Problemi është vendosur në mënyrë të qartë në një letër të Dekartit. Mbretëresha Elizabeta e pyeti: “ Nësë ka, në teori, liri dhe paraqitje individuale, si një shoqëri mund të jetojë dhe çfarë rregulla duhet të ndiqen?” Më 15 shtator 1645 filozofi i përgjigjet “Edhe pse çdo individ dallohet nga të tjerët, dhe si pasojë e kësaj, i ka edhe interesat e ndryshme nga të tjerët, duhet të kujtojmë gjithmonë se meqe jemi një pjesë e universit, edhe më saktë një pjesë e kësaj toke, një pjesë e këtij shteti, një pjesë e kësaj shoqërie, kësaj familje, me të cilën jemi të lidhur me atdhe , me betimin, lindjen. Gjithmonë është e nevojshme që përpara të vendosen interesat e shoqërisë, pjesë e të cilës jemi dhe ne, para interesave të individit” (Braudel, 1966, 377).
Problemi që diskuton Dekarti nuk është problem abstrakt. Ka pasur gjithmonë përballje ndërmjet njeriut si individ dhe shoqërisë brenda historisë, por në Evropë në shek.XVII kjo përballje bëhet përsëri aktuale, gjatë polarizimeve dramatike: renesanca dhe reformacioni theksojnë nevojën për lirinë e individit, deri sa qeveritarët absolut ka tendencë që qeveria qëndrore t’i jep pushtet secilit, efikasitet dhe mundësi kontrolli. Shtypi dhe gazetaria në fillimet e hershme janë gjetur në mes të këtyre kontradiktave: është një nga mjetet kryesore për ndërlidhjen e pjesëve mes individëve dhe komunikimit – siç thotë Dekarti – me universin, por në të njëjtën kohë, fuqia e institucioneve ndjen burimet e tyre të dobishme dhe përpiqet për të mposhtur ndikimin e librave, almanakëve dhe botuesve.
Gazetat letrare
Qeveria qëndrore u forcua në saje të ministrit të financave, Zhan Batista Kolberit i cili e mori departamentin e tij me 1661 dhe arriti një shtrirje të ngushtë në fushën e kulturës me javoren Journal des Savants: revistë me 12 faqe, në një format lagjeje. E financuar nga Akademia e Shkencave dhe botohej çdo të hënë duke filluar nga janari i vitit 1665, kurse redaktor ishte Deni de Salo, deputet i parlamentit francez. Kolberti atë e ka projektuar si një instrument menaxhues për jetën intelektuale franceze dhe kjo paraqet një fillim të një lloji të ri të revistave periodike, kushtuar tërësisht shkencës dhe artit: “Katalogu I librave të botuar në Evropë” – është editoriali nga redaktori i redaksisë. Aty botoheshin fragmente dhe përmbledhje të librave, nekrologji kushtuar intelektualve të famshëm, kritika të botuara në pjesë të ndryshme të Evropës. Nëpërmjet kësaj reviste shoqëria franceze mëson për tregimet e La Fontenit, urtësitë e La Rushfukovit, mendimet e Dekartit. Kështu fillon dallimi ndërmjet gazetarisë franceze nga ajo angleze, duke shënuar një orientim më të madh në drejtim të kulturës dhe letërsisë dhe më pak informacione aktuale politike. Në editorialin e parë De Salo ofron një pamje të “ Republikës Letrare”: bota intelektuale përpiqej të kuptonte sferat mbikombëtare, të lirisë, të barazisë dhe demokracisë, krejt të ndyshme dhe të ndara nga ato në monarkitë absolute. Megjithatë, pothuajse menjëherë cenzura mbretërore filloi të ushtrojë presion mbi këtë fushë që është më pak i kompromentuar direkt. Në janar të vitit 1666, De Salo zëvëndësohet në udhëheqjen e revistës nga i binduri dhe i kujdesshmi Abati Galoa, i cili në editorialin e parë të tij thotë: “ Duhet pranuar në dhënijen e të drejtës për të vlerësuar punën e bërë se nga e gjithë bota ishtë një sulm ndaj lirive publike dhe zbatimi i disa lloj tiranive në fushën e letërsisë. Ne jemi të vendosur për të abstenuar këtë, në vend që të merremi me kritikë, do të paguajmë për lexim të kujdesshëm me mundësi shpjegimi të tjerëve, një gjë që nuk është bërë deri në këtë cast (Jeanneney, 1996, 30).
Megjithatë, modeli i mëshiruar Journal des Savants shpejt u pranua edhe në pjesët tjera të Evropës. Në Romë, në janar të vitit 1668, del Giornale de’ letterati, një mujore në 16 faqe të formatit të vogël (në format të librit) të cilën e drejtoi Abati Francesko Nasari, profesor i filozofisë në universitetin e Sapiencas, i cili merrej me shqyrtimet e librave të historisë, raporteve të eksperimenteve mjekësore, përshkrimin e teknologjive të reja. Në mujoren e Romës zbulon një dimenzion evropian të interesimit dhe laicitetin e tyre, pra në mënyrë të qartë natyrën moderne ( Ricuperati, 1976, 76).
“Është e qartë se si një lajm i librave të mirë e përdorë “Republikën Letrare”, shkruan në editorialin e numrit të parë, “ askush nuk do të mashtrohet nga premtimet e mëdha të titujve, të cilat shpesh nuk përputhen me librin, por dihet se ku duhet shikuar për njohuri e dituri për nevojat pronësore. Prandaj, gazetat që mesojnë, arsimojnë ose thënë ndryshe shkollojnë kanë dalur disa vjet më parë në Paris edhe pse ishin imituar diku tjetër, janë pranuar më një mbështetje të gjërë,sepse kanë sjellë titujt dhe përmbledhjet e librave më të rinj, ndonjë rast të veçantë prej tyre, të cilat jepnin një kënaqësi të veçantë.”
Profesori Oto Menke më 1682, në Lajpcig botoi në gjuhën latine Acta Eruditorum, në të cilën më 1682 Lajbnici vendos një “metodotë të re” të njehsimit diferencial: më 1688 botohet Scherz- und Ernsthafen ( “ Gjëra serioze dhe komike”), revistë letrare në gjuhën gjermane ( redaktor Kristian Tomas, avokat dhe profesor i filozofisë në universitet), e cila shpesh merrte formën e dialogut të gjallë me personalitete të imagjinuara. Në Amsterdam më 1684 Pjer Beil, filozof kalvinist, mërgimtarë Francez, publikon Nouvelles de la Republiques des lettres, i emërtuar nga programi I De Salovit. Ideja e republikës letrare nuk mbetet e pavendosur: gradualisht duke u drejtuar drejt iluminizmit të hershëm, katalizator I aspiratave për ndryshim dhe përparim. Në Venedik kjo ndeshje e pikëpamjeve shprehet në tre-mujoren e ashtuquajtur Giornale dei letterati d’Italia të publikuar në shkurt të vitit 1710. Gazeta venedikase, e cila editoj një grup heterogjen të intelektualëve (filozofi Apostol Zeno, ish-ushtari Shipione Mafei, profesori i mjekësisë nga Padova, Antonio Valizneri), bashkon në mënyrë të qartë frymën patriotike (Journal des Savants bëhet modeli i parë i gazetarisë dhe unitetit poltikë-shtet) me një interesim të gjërë (nga drejtësia deri të anatomija dhe arkeologjia) dhe kontributin e kontribuesve si mjeku Xhanbatista Morgani dhe historiani Ludovik Antonio Muratori.
Në mbretësinë angleze gjatë sundimit të William Portokallit (Orange) gazeta London Gazzete përsëri e fiton reputacionin e saj, por edhe mjedisi anglez u tregua i ndjeshëm për tërheqjen e revistës letrare. Në mars të vitit 1691, botuesi Xhon Danton, promovues i kulturës jashtë botës akademike, publikon Athenian Gazette. Revista është botuar dy hërë në javë dhe shpejt ndryshoj emrin e saj ( nga numri dymbëshjetë u quajt Athenian Mercury); me çmimin mesatar prej një peni ka ofruar për lexuesit e saj një sërë kontributesh shkencore dhe humaniste në formën pyetje-përgjigjje. Vëmendje e vecantë i është kushtuar aksesit të gjuhës dhe interesin e njerëzve për problemet që diskutohen të cilat ndryshojnë nga botimet periodike të ngjashme evropiane.
Pulicer dhe Herst
Në mesin e shumë të pastrehëve të cilët u lajmëruan në radhët e ushtrisë veriore gjatë luftës gjendet dhe emigranti njëzetvjeçar hungarez, Xhozef Pulicer. Pas përfundimit të konfliktit, ai vendoset në St. Luis, në shtetin Misuri. Në vitin 1878 bleu gazetat lokale Dispatch dhe i bashkoi ato me një gazetë tjetër nga i njejti qytet, St. Luis Post - Dispatch . Pastaj krijoi një listë të gjatë me kritere strikte për monitorimin e ngjarjeve. “ Saktësi, saktësi, saktësi”, ishte motoja që e përsëriti Xhon Kokeril, redaktori përgjegjës i gazetës së Pulicerit. Në fakt, Post-dispatch karakterizohet me një veçanti e cila me thekse të forta i pasuron lajmet: mbahen mend kronikat faktike për vrasjen e presidentit Garfild më 1881. Pas dy viteve, Puliceri vjen në New York, ku për 346.000 dollar ( që i përgjijgjet shumës 40.000 dollarëve të sotshme) blen The World , ditar i vjetër i themeluar më 1860 dhe i afërt me Partinë Demokratike. Në maj të vitit 1883 del numri i parë i serisë së re prej 8 faqeve, që shitet me çmim prej dy centësh dhe kishte tirazh prej 15.000 kopjeve: e qëndrueshme si Sun ( që ka vetëm katër faqe), dhe më e lirë se Herald ( e cila për çmimin prej tri centësh ofronte deri në gjashtëmbëdhjetë faqe). Editoriali i Pulicerit i botuar në numrin e parë thekson ambiciet specifike të përditshmes së re: “ Në këtë qytet në rritje ka hapësirë për gazeta jo vetëm të lira po edhe ndriçuese, jo vetëm për të ndriçuar por edhe për t’i zgjeruar horizontet tona, jo vetëm për t’i zgjeruar horizontet por edhe angazhimin për të vërtetat dhe aspiratat demokratike të popullit. Në këtë audiencë – e cila ishte e përbërë kryesisht nga analfabet, anëtarë të shtresave më të varfra, ku as populistja Sun nuk përmbahej – World depërton me lehtësi të parashikueshme. Për tre muaj tirazhi rritet në 40.000 kopje, dhe deri në fund të vitit të parë në 60.000: kjo ja mundëson gazetës ta rrisë numrin e faqeve në 12 ( të dielave 14, prej të cilave më shumë se gjysma për reklama), edhe pse ajo mbetet i vetmi me çmim prej dy centësh.
World në plan të parë thekson kronikat mjedisore(nga vendi I ngjarjes), e cila ishte karakteristikë për penny press: politika botuese është e bazuar në angazhimin e reporterëve në kërkim të lajmit dhe të titujve të pazakontë dhe të bujshëm. Kështu, Teodor Drajzer e përshkruan ardhjen e tij në redaksin e World-it: kam shikuar rreth meje në një dhomë të madhe, duke pritur me durim pash të shkruar në mure: Saktësi, Saktësi, Saktësi! Kush? Cka? Ku?Kur? Pse? Si? Fakte – Fotografi – Fakte. Unë e dija se çfarë do të thonin këto shënime: mënyrë e përshtatshme për fillimin e një artikulli” (Dreiser, 1922, 457). “Kujdesi” tipik për fillim në St. Luis, World i jep një frymë të re fushatave masive dhe mobilizimit shoqëror. “Gazetat që punojnë, jo vetëm që flasin” kjo ishte motoja që theksohej. Në këtë kuptim është e rëndësishme iniciativa që World organizojë një konkurs në mesin e lexuesve për të ndërtuar një piedestal për Statujën e Lirisë, simbol kryesor i ndërgjegjjes kolektive të emigrantëve. Gazeta mbledh 100.000 dollar të nevojshëm prej 120.000 donacioneve individuale, shumë prej të cilave ishin më pak se një dollar. Dhe kjo gazetë merr aspektet themelore të penny press: perdorimi kronikave lokale si udhëzim për identitetin e një komuniteti. Dollari i dërguar me iniciativën e World-it bëhet mjet për njohje reciproke institucionale dhe integrimeve shoqërore: gazeta bëhet një kanal prezantimi të cilën lexuesit e përdorin. Njëherësh, ajo ishte zbulim historik i fushave të reja për iniciativën e gazetës dhe funksionin e shtypit. World ishte gazetë e cila nuk kënaqej me regjistrimin e lajmeve, ajo vet bënte lajme: nga një vëzhgues pasiv i realitetit, gazetaria bëhet një pjesëmarrës aktiv, personazh i cili lëviz në skenë. Redaksia është në kontakt të vazhdueshmë me një ekip prej 35 mjekëve, të cilët janë të gatshëm për t’i ndihmuar njerëzit e nevojshëm.
Një nga efektet tjera të ketij ndryshimi të rolit ishte edhe hapësira e femrave që zinin në World. Në vete, kjo nuk ishte gazetë apsolute: femrat gazetare paraqiten në role të ndryshme në kulturën evropiane që nga fillimi i shek. XIX. Në mes të viteve të tetëdhjeta themelohet shoqata mdërkombëtare e femrave gazetare: në redaksitë e gazetave amerikane në atë kohë punonin rreth 500 femra ( prej të cilave gjysma në New York). Megjithatë, Pulicer pranisë së femrave i jep një rëndësi politike. Vetëm një femër, Elizabet Kokrin, me pseudonimin Neli Blaj, udhëheqë hulumtimin – një zhanër i ri gazetaresk – e cila publikohet në rubrikat e World-it, për situatat dramtike në spitalet psikiatrike të New Yorkut. Neli Blaj është gjithashtu autore e reportazheve udhëpërshkruese – edhe një zhanër i ri gazetaresk – e cila në mes të dhjetorit të 1889 dhe janarit të 1890 merr “ udhëtim rreth botës për tetëdhjetë ditë” gjurmë udhëtimi që Zhul Verni e kishte imagjinuar në formë të romanit më 1873. “Gazetat që punojnë, jo vetëm që flasin” e pëdor mundësin që të organizoj një konkurs: si shpërblim ofron një udhëtim, në Evropë për atë që e qëllon se për sa ditë Neli Blaj do ta kryej udhëtimin e saj, a do ta thej apo jo rekordin e imagjinuar të Vernit. Më shumë se një milion lexues marrin pjesë në konkurs, i cili arrin një sukses të jashtëzakonshëm: udhëtimtin rreth botës Neli Blaj e përfundon për 73 ditë, duke dërguar informacione nga pjesët më të thella të botës të cilat shpesh në mënyrë avantureske arrinin në redaksinë e New York-ut. Sikurse fejtonët, udhëpërshkrimet krijuan një zgjerim, duke e forcuar përkushtimin e lexuesit për arsyet e përgjithshme të interesit të tij: prefencë për letërsinë aventureske, interesim pozitiv për popujt dhe kulturat tjera, sfidë për emancipimin e femrës, konkurencë në mes imagjinatës dhe realitetit.
Shtypi i verdhë
Origjina e Wiliam Randolf Herstit është ndryshe nga ajo e Pulicerit. Ai ishte biri i vetëm i një milijarderi, i cili bëri pasuri gjatë kohës Gold Rush e cila përfshiu Kalifornin në fund të viteve 40-ta. Në moshën 22 vjeçare Wilijami largohet nga universiteti i Harvardit për shkak të sjelljeve të papërshtatshme. Babai i tij pastaj ia besoj udhëheqjen e një gazete nga San Francisko, The Examiner, që e bleu më 1887, për lehtësimin e ambicijeve të tyre politike-për tu zgjedhur në senator i shtetit të Kalifornisë. Wiliami ishte i kënaqur me ofertën e re: në gazetë sjellë kontribues të shquar si Sem Cemberlen ( i cili punonte për Beneta) dhe shkrimtarin Ambros Birs. Në bregun perendimor të SHBA-ve ecën gjurmëve të Pulicerit (60 vjeçar) në bregun lindor, dhe ende kjo nuk ka për te shkuar gjatë në trajnimin e gazetarisë. Në gazetën Examiner punonte një femër e quajtur Vinifred Blek e cila me pseudonimin Eni Lori, heton spitalin mental në San Francisko duke u shtir si e sëmurë. Kështu që gazetaria profesionale pasurohet me një specifikë të re: fjala është për hetimet që gazetari i kryente në rrugë të vështirë për të përcaktuar të vërtetën. Duke u fshehur në identitetin profesional, gazetari bëhet pjesëmarrës dhe “kushdo” duke u përpjekur në këtë mënyrë për të hequr distancën në mes shtypit dhe opinionit publik, në masën që ajo identifikon: paragjykimi më i lartë i mundshëm nga pikëpamja e hulumtimit u kthye në një kuadër të ri për mitin e objektivitetit. Në të njejtën kohë gazetaret femra luftuan për rolin e tyre specifikë: ato ishin më të mira se meshkujt për t’u marrë me çështjë të ndjeshme dhe të interesave duke dhënë vulën përsonale dhe humane, më shumë se një kërkim cinik për lajme tërheqëse ( Sorrentino, 1995, 244).
Suksesi i gazetës Examiner ishte i mire, por jo edhe i madhë: 30.000 kopje të lëshuara në vitin e parë, pas 6 viteve në vitet 1893 ky numër rritet në 72.000. Herst, në çdo cast ndjehet i gatshëm për ta pushtuar qytetin simbol të gazetarisë, New Yorku-un. Arrin në New York më 1895 dhe e blen për 180.000 dollar ( gati për gjysmë të asaj që ka paguar Puliceri për World), The Morning Journal, një e përditshme e cila para tri vite është themeluar nga Albert Pulicer, vëllau i Xhozefit, i cili kishte rënë në një krizë: duke imituar World, por duke dyfishura çmimin ( nga një në dy centë), tirazhi i bie nga 250.000 në 65.000 kopje. Hersti rinovon një stil të ri fushate me burime të mëdhë financiare, në mënyrë që të marrë emrat më të mëdhenjë nga World. Kështu që në Journal vjen Moril Godard, dikur drejtor i Sunday World dhe Ricard Autkolt ilustratot i Jelou Kid. Konkurenca me gazetën e Pulicerit ishte e përkryer: sllogani të cilin Herst e përsëriste në shtyllat e gazetës së tij thoshte: “ Kur të tjerët flasin, Journal punon” dhe gazeta vlen në proceset gjyqësore, në të cilat, në varësi të rrethanave, luan rolin e prokurorit publik apo avokatit mbrojtës, shpesh ndikojnë në vendimin e jurisë. Në janar të vitit 1899, reporterët e saj në mënyrë aktive kontribuan për zgjidhjen e një çështjeje policore ( kur në New York u gjet një kufomë e masakruar) dhe redaktori Journal mund të konfirmojë se ka “të paktën disa aftësi për të hetuar se çfarë është ajo që është financuar nga paratë e taksapaguesve”. Journal organizon edhe dy ekspedita në Klondajk dhe dërgon shkrimtarin Mark Tuen, autori i romanit Tom Sojer (1876), ne Londër për të përcjellë dhe raportuar ceremoninë e rastit të jubileut të mbretëreshës (Swanbeg, 1961).
Sikurse Dana, edhe Hersti ishte ithtarë i idesë së zgjidhjes së çështjes së Perëndimit (“Manifestim Deshifrimi”) Shtetet e Bashkuara që besohet se janë transmetues të qytetërimit dhe demokracisë, të cilat janë mishëruar në të gjithë kontinentin amerikan. Journal poashtu mbështetë rebelimin më 1895 që shfaqet në Kubë kundër sundimit kolonial spanjollë. Valeriano Vejler, gjenerali i cili kreu represion në ishull në emër të qeverisë së Madridit, menjëherë është quajtur The Butcher (Kasap); relitetet e ashpra të kampeve të përqëndrimit të të burgosurve kubanez janë përshkruar përmes dëshmitarëve të dorës së dytë, nga të afërmitë dhe familjarët e të burgosurve. Por, “Journal e cila punon” nuk mund të kënaqej me këtë. Herst i dërgon në Kubë shkrimtarin Ricard Harding Dejvis dhe fotografin Frederikë Remington ( i famshëm për fotografitë e luftës kundër Indijanëve). Me fluturimin e 1897 gazetat i kushtojë një hapësirë të madhe rastit të Evanhelines Kubane Sisneiros, patriote e arrestuar nga spanjollët. Herstit ndjenja i thotë se është një histori e madhe për gazetat. Korrespondenti i Journal, Karl Deker organizon grupe rebele dhe në bastisje e shpëtojnë Evanhelinen: e dërgon në New York ku e presin një masë në Junion Square dhe ku takohet me presidentin Vilijam Mekinli.
Journal e mbulon ngjarjen me 375 kolona, ndërsa World vetëm me 13, Times 10, Tribune 4 dhe Sun një kolonë. Paralelisht me kulturën e lajmit, prishet edhe politika e lajmit e cila ndodh me përpunime në mënyra të ndryshme, në varësi nga qëllimi i saj në ndonjë gazetë. Shtypi ditor plotësisht përgatit mundësit për një opsion të “ fuqisë së katërt”- Hersti bëhet një model historik ku u inspiruan Orson Vels për karakterint e Qytetarit Kejn në filmin më po të njejtin emër më 1941 –drejpërdrejtë nga faza e ngjarjes duke ndikuar në kursin për rritje apo reduktim të tyre, në përputhje me logjikën se nuk e mbështetë këtë apo atë grup politikë, por veq ata që e mbështesin imazhin e pavarësisë së një gazete. “Lajm është çdo gjë”, përkujton Herst, “ që pengon, atë për të cilën dikush nuk don që të publikohet. Të gjitha kanë ngelur reklama”.
Megjithatë, Hersti vazhdon. Në shkurt të vitit 1898, Journal publikon dokumente sekrete në të cilat ambasadori spanjoll në Washington e paraqet presidentin Mekinli si “politikan i dobët” (“low politician”). Kështu përsëritet rasti i njoftimeve nga Emsa: raport i bisedimeve zyrtare gjatë së cilës perandori prusian Vilhem I-rë hodhi poshtë kërkesën e peradnorit francez Napoleonit të III-të për të hequr dorë nga çdo pretendim për fronin spanjollë. Bismarku shkurton raportin dhe e mpreh tonin e tij – që u cilësua si shkaktar i luftës franko – prusiane. Pas tridhjetë viteve, gjendja në të cilën kishte ardhur në SHBA thekson rolin e pavarur kritikë të një mediumi, aftësimin për të shtyr një mur dhe solli para një fakt të kryer të qeverisë atëhershme. Prapa Herstit nuk qëndron një Bismark: por fuqia e tij mund të matet me fuqinë e institucioneve poilitike.
Do'stlaringiz bilan baham: |