Nr. Data palët faqe



Download 1,35 Mb.
bet30/33
Sana27.06.2017
Hajmi1,35 Mb.
#17000
1   ...   25   26   27   28   29   30   31   32   33

pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; Prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane; av. A.Dishnica, qe kerkoi prishjen e te dy vendimeve dhe pushimin e çeshtjes ne ngarkim te te gjykuarit E.Qyqja; av. A.Hysi, qe kerkoi prishjen e te dy vendimeve dhe pushimin e çeshtjes ne ngarkim te te gjykuarit R.Sela; av. B.Asllani, i cili ne emer te paditesit civil kerkoi prishjen e te dy vendimeve dhe kthimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Tirane dhe si shqyrtoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E N

Siç kane pranuar te provuar gjykatat e faktit, ne daten 27.09.2005, rreth ores 15.30 shtetasi Juxhin Sela (qe njihet me emrin Xhino), i cili eshte vellai i te gjykuarit Rubens Sela, se bashku me te gjykuarin Igli Selita, kane debatuar, debat qe ka perfunduar ne rrahje me grushta e shkelma ndaj shtetasit Juxhin Sela nga viktima Erind Kocia dhe shokeve te tij. I gjykuari Igli Selita ka arritur te largohet.

Me pas, shtetasi Juxhin Sela menjehere ka shkuar dhe ja ka treguar ngjarjen vellait te tij, te gjykuarit Rubens Sela. I gjykuari Rubens, i shqetesuar ne lidhje me kete ngjarje, ka kontaktuar me shoket e lagjes se tij, si me te gjykuarin Endrit Qyqja, Igli Selita, Lulezim Ismaili e Dritan Abazin. I gjykuari Rubens Sela ju ka treguar per ngjarjen e rrahjes se Juxhinit nga viktima Erind Kocia dhe pasi kane folur me njeri tjetrin kane vendosur qe te shkojne t’i rrahin Erindin me shoket e tij dhe menjehere kane hipur ne dy automjete, nje tip “Ford” dhe tjetri tip “Passat” dhe kane levizur per te shkuar te vendi i quajtur Mulliri i Vjeter, tek kafe- interneti, prane A.T.SH.

Keta persone kane shkuar dy here ne nje interval te shkurter kohor, per t’i gjetur, por nuk kane arritur t’i gjejne, nje here rreth ores 15.30 dhe nje here rreth ores 20.30.

Ky fakt eshte vene re nga disa shoke te viktimes Erind Kocise dhe eshte vleresuar si shqetesues per ta, te cilet sapo kane kontaktuar me viktimen e kane sinjalizuar ate.

Rreth ores 21.30-22.00 i gjykuari Rubens, pas disa debateve me shoket e tij ne lidhje me ngjarjen “nese do te shkonin perseri sonte te kerkonin personat qe rrahen vellane e tij, apo nje dite tjeter, ka kembengulur qe te shkonin perseri po kete nate. I gjykuari Endrit i ka konstatuar te gjykuarit Rubens nje pistolete te vogel ngjyre gri dhe i ka kerkuar qe ta mbante, pasi ne gjaknxehtesi e siper mos te bente ndonje zarar. Ky i fundit ka pranuar dhe pistoleten ia ka dhene te gjykuarit Endrit Qyqes.

Rreth ores 22.00 te mbremjes te gjykuarit Endrit Qyqja, Rubens Sela, Lulezim Ismaili dhe Igli Selita, me makinen tip Ford me ngjyre blu, me targa TR 7484 F, te drejtuar nga shtetasi Dritan Abazi, kane vajtur perseri tek lokal kafe-interneti prane A.T.SH-se per te gjetur viktimen Erind Kocine me shoket e tij. Ne makine ne sedilen e parme ka qendruar i ulur i gjykuari Rubens Sela, dhe tre te gjykuarit e tjere kane qene te ulur ne sedilen e pasme. Ne momentin qe kane pare viktimen Erind Kocine me shoket e tij, te cilin mund t’ua kete treguar Igli Selita, se i gjykuari Rubens dhe i gjykuari Endrit Qyqja nuk i njihnin pasi ishin te nje moshe me te vogel.

Viktima Erind Kocia me shoket e tij, ishin te ulur ne borduren e rruges prane lokalit te internetit tek “Mulliri i vjeter”, te cilet ishin me dije se mund te vinte vella i Xhinos me shoke te tij per t’i rrahur, pasi siç tham me lart i treguan shoket e tij viktimes.

Ne moment ka ardhur nje makine, e cila ka ndaluar menjehere sa po ka pare keta te fundit dhe prej saj ne fillim ka dale i gjykuari Rubens Sela me nje leve hekuri ne dore dhe me pas i gjykuari Endrit Qyqja me nje pistolete ne dore dhe eshte drejtuar drejt viktimes Erind Kocise, duke iu thene shprehjen se “Kush eshte ai qe e rrahu Xhinon” (vellai i Rubensit) dhe me pas kane dale te gjykuarit Igli Selita e Lulezim Ismaili me mjete rrethanore te forta ne dore, ndersa shtetasi Dritan Abazi qe ishte drejtues i makines ka qendruar ne makine.

Viktima Erind Kocia bashke me shoket e tij i kane mosperfillur te gjykuarit qe u drejtuan drejt tyre edhe pse ishin me mjete te forta ne dore, ata kane filluar t’u kundervihen me grushta dhe me mjete te tjera rrethanore te forta te gjendura prane. Ne perleshje e siper, viktima Erind Kocia, i cili kishte nje trup teper te zhvilluar, me ndihmen e shokeve te tij, gjen nje moment dhe shkeputet duke shkuar ne lokalin e kafe internet aty prane, nga pas e ka ndjekur i pandehuri Endrit Qyqja dhe ne momentin qe eshte futur viktima ne kafe-internet, eshte kthyer mbrapsht.

Viktima Erind ka marre dy tavlla duhani ne kafe dhe ka dale perseri jashte tek ngjarja dhe e ka goditur me tavllen e duhanit me force ne koke te gjykuarin Endrit Qyqen ne pjesen e ballit, te cilit i ka shkaktuar shume dhimbje te forte dhe ky i fundit ne gjaknxehtesi e siper e ka gjuajtur me pistolete viktimen Erind Kocin, i cili me pas gjen vdekjen.

Vleresuar dhe çmuar provat siç u arsyetua me siper, te dyja gjykatat e faktit kane arritur ne perfundimin se ne veprimet e te gjykuarit E.Qyqja jane konsumuar elementet e vepres penale te vrasjes me dashje dhe arme mbajtjes pa leje, ndersa per te pandehurit e tjere vepra eshte kualifikuar sipas nenit 300/1 te K.Penal.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se vendimet e te dy gjykatave, ne lidhje me cilesimin ligjor te vepres se kryer nga i gjykuari E.Qyqja dhe mases se denimit te caktuar ndaj te gjykuarit R.Sela, jane marre ne kundershtim me dispozitat procedurale dhe materiale penale dhe si te tilla duhet te ndryshohen.

Si Gjykata e shkalles se pare Tirane, ashtu dhe Gjykata e Apelit Tirane, nderkohe qe ne arsyetimin e vendimeve te tyre pranojne faktin se i gjykuari Endrit Qyqja ka qelluar me arme ndaj viktimes i ndodhur nen trysnine e goditjes prej ketij te fundit ne menyre te papritur me tavell ne balle, vepren e cilesojne gabimisht si vrasje me dashje.

Nga rrethanat e pranuara te provuara nga dy gjykatat e faktit, rrethana qe i jane nenshtruar shqyrtimit gjyqesor, me veprimet e te gjykuarit Endrit Qyqja del qarte se jane konsumuar elementet e vepres penale te vrasjes se kryer ne kapercim te kushteve te mbrojtjes se nevojshme. I gjykuari, perpara se te fillonte grindja ndermjet grupit te tij dhe grupit te viktimes, provohet qe duke mos patur qellim per vrasjen e ndonjerit prej tyre, i ka marre te gjykuarit R.Sela nje pistolete te cilen ai e mbante me vete pa lejen e organeve kompetente, me qellim qe te evitonte perdorimin e saj ne nxehje e siper prej tij. Po keshtu, provohet se gjate zenies ku jane perdorur grushta dhe mjete te tjera rrethanore, i gjykuari Endrit jo vetem nuk e ka perdorur armen, por as e ka nxjere ate. Ai eshte detyruar te shtije me arme kunder viktimes (i cili provohet qe ishte teper i zhvilluar ne trup), vetem pasi viktima e ka qelluar pa pritur me tavell ne koke duke i shkaktur dhe plage (shih aktin e ekspertimit mjeko-ligjor nr.1128). Pra siç del nga menyra e zhvillimit te ngjarjes, i gjykuari jo vetem nuk ka dashur ardhjen e kesaj pasoje, por ai, i ndodhur nen provokimin e viktimes qe e ka qelluar pa pritur me tavllen ne balle, ka tentuar te vete mbrohet. Eshte e vertete qe ne kete rast nuk ndodhemi perpara dispozites se nenit 19 te K.Penal e cila do ta perjashtonte te gjykuarin nga pergjegjesia penale, por, duke qene se ka nje mosperputhje te hapur ndermjet karakterit te mbrojtjes me rrezikshmerine e sulmit, ky Kolegj çmon se i gjykuari vepren e ka kryer ne kapercim te kushteve te mbrojtjes se nevojshme. Per kete shkak, vendimet e gjykatave ne kete pjese duhet te ndryshohen.

Kolegji Penal gjen te pambeshtetur ne dispoziten e nenit 47 te K.Penal edhe pjesen e vendimeve te gjykatave te faktit lidhur me masen e denimit qe i eshte caktuar te gjykuarit R.Sela. Eshte e vertete se ky i gjykuar rezulton e provuar qe ka mbajtur pa leje nje arme zjarri, siç eshte pistoleta, por nga rrethanat e faktit del qe ai kete pistolete per te mos e perdorur nuk e ka mbajtur ne momentin e ngjarjes, por ja ka dhene te gjykuarit tjeter E.Qyqja. Edhe ne caktimin e denimit ndaj tij per vepren penale te moskallzimit te krimit, gjykatat e faktit kane gabuar, pasi nuk kane vleresuar drejt rrezikshmerine e kesaj vepre ne momentin dhe vendin ku ka ndodhur ngjarja. Fakti qe menjehere ne vend ngjarje kane ardhur forcat e rendit dhe jane vene ne dijeni te ngjarjes, duhet t’i çonin gjykatat ne perfundimin se nga mosveprimi i te gjykuarit per te kallzuar ngjarjen nuk kane ardhur pasoja te tilla qe te pengonin ne zbulimin e te vertetes, apo kapjen e autoreve.

Duke mos vleresuar keto rrethana lehtesuese, te dyja gjykatat e faktit ne caktimin e denimit ndaj te gjykuarit Rubens nuk kane marre parasysh rrezikshmerine e vepres, shkallen e fajit, si dhe rrethanat lehtesuese.

Lidhur me pretendimet e perfaqesuesit te paditesit civil Xhevat Kocia, Kolegji çmon se ato nuk qendrojne. Gjykata e Apelit Tirane me te drejte ka vendosur qe, per pjesen e padise civile, te prishe vendimin e gjykates se shkalles se pare duke e derguar çeshtjen per rishqyrtim ne ate gjykate. Ne vendimin e gjykates se shkalles se pare, edhe pse ne asnje pjese te arsyetimit te tij nuk behet fjale per padine civile, ne dispozitiv, ne kundershtim me dispoziten e nenit 383/ç te K.Pr.Penale, gjykata ka pranuar padine civile. Sipas kerkesave te nenit 152 dhe 380 te K.Pr.Penale, per te marre vendimin gjykata duhet te mbeshtetet ne prova te marra gjate shqyrtimit gjyqesor, ç’ka eshte shkelur nga ana e gjykates se shkalles se pare.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/a dhe b te K.Pr.Penale,

V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimin nr.431, date 31.05.2007 te Gjykates se Apelit Tirane, persa i perket prishjes se vendimit nr.1243 date 11.12.2006 te Gjykates se Rrethit Tirane per padine civile te paditesit Xhevat Kocia dhe persa i perket kualifikimit ligjor te vepres dhe deklarimit fajtor te te gjykuarit Rubens Sela.

Ndryshimin e vedimit nr.431, date 31.05.2007 te Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimit nr.1243 date 11.12.2006 te Gjykates se Rrethit Tirane per pjeset e tjera te tij si vijon:

- Deklarimin fajtor te te pandehurit Endrit Qyqja per vepren penale te vrasjes se kryer ne kapercim te kushteve te mbrojtjes se nevojshme dhe ne baze te nenit 83 te K.Penal, denimin e tij me 7 (shtate) vjet burgim.

- Deklarimin fajtor te ketij te pandehuri per vepren penale te armembajtjes pa leje dhe ne baze te nenit 278/2 te K.Penal, denimin e tij me 2 vjet burgim.

- Ne bashkim te denimeve, ne baze te nenit 55 te K.Penal, i pandehuri Endrit Qyqja denohet perfundimisht me 7 (shtate) vjet burgim.

- Ne baze te nenit 278/2 te K.Penal, denimin e te pandehurit Rubens Sela me 2 (dy) vjet burgim.

- Ne baze te nenit 300/1 te K.Penal, denimin e te pandehurit Rubens Sela me 1 (nje) vit burgim.

- Ne bashkim te denimeve, ne baze te nenit 55 te K.Penal, perfundimisht i pandehuri Rubens Sela denohet me 2 (dy) vjet burgim.


Tiranë, më 22.04.2009
MENDIMI PAKICËS

Në vendimin 217, date 22.04.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë

Ne gjyqtarët e pakicës, Spiro Spiro dhe Majlinda Andrea, nuk jemi dakord me vendimin nr.217, date 22.04.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, vetëm në pjesën në të cilën shumica e gjyqtarëve të këtij Kolegji vendosën ndryshimin e dy vendimeve, me të cilat i gjykuari E.Qyqja ishte deklaruar fajtor për krimin e vrasjes me dashje të parashikuar në nenin 76 të K.Penal, duke e deklaruar atë fajtor dhe dënuar me 7 (shtatë) vjet burgim,për krimin e vrasjes të kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, parashikuar në nenin 83 të këtij Kodi, për arsyet si më poshtë:

Vetë shumica, duke parashtruar ecurinë e zhvillimit të ngjarjes, të datës 27.09.2005, njëlloj sikurse e kanë pranuar atë edhe dy gjykatat (Gjykata e shkallës së parë dhe ajo e Apelit Tiranë), pranojnë që shkaktarë të episodit të dytë të ngjarjes së asaj dite, në të cilin edhe u qëllua me armë nga i gjykuari Endrit, duke i shkaktuar vdekjen Erind Koçise, ishin vetë i gjykuari Endrit dhe shokët e tij, të cilët, duke qenë edhe të armatosur, u zunë reciprokisht me viktimën e shokët e tij, që ndodheshin në lokalin ku më parë ky i fundit, ishte zënë me vëllanë e njërit prej shokëve të të gjykuarit Endrit.

Duke pranuar ngjarjen në këtë mënyrë, vetë shumica pranon që provokator i sulmit të mëpasëm ku u përdorën edhe mjete të forta (tavlla duhani) nga viktima, ishte i gjykuari Endrit me shokët e tij. Mirëpo, megjithëse dihet që provokatori i sulmit nuk mund të vihet në kushtet e mbrojtjes së nevojshme (për rrjedhojë, edhe të kapërcimit të saj), shumica e cilësoi gabimisht veprën penale të kryer nga ky i gjykuar si vrasje të kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

Spiro Spiro Majlinda Andrea
Nr.1550.748 i Regj. Themeltar

Nr.218 i Vendimit
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:
Gani Dizdari Kryesues

Spiro Spiro Anëtar

Majlinda Andrea Anëtare

Besnik Imeraj Anëtar

Andi Çeliku Anëtar
në seancen gjyqesore të datës 22.04.2009, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:
TË PANDEHURIT: ROLAND MAKASHI
A K U Z U A R:

Se ka kryer vepren penale te “Vjedhjes me pasoja te renda”,

parashikuar nga neni 134/3 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.452, date 02.04.2007, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Roland Makashi per vepren penale te “Vjedhjes se impulseve telefonike” te kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 137.2-25 te K.Penal dhe denimin e tij me 3 vjet burgim.

Ne zbatim te nenit 406 te K.Pr.Penale, t’i ulet nje treta e denimit duke e denuar perfundimisht te pandehurin Roland Makashi me 2 vjet burgim.

Vuajtja e denimit i fillon nga dita e ndalimit 05.05.2006.
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.542 date 04.07.2007, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.452, date 02.04.2007 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, me kete ndryshim ne masen e denimit:

Ne zbatim te nenit 137/2 e 25 te K.Penal dhe 406 te K.Pr.Penale, perfundimisht i pandehuri Roland Makashi te denohet me kohen e paraburgimit, e barabarte me 21 muaj burgim.

Meqenese i pandehuri e ka vuajtur masen e denimit, urdherohet lirimi i tij i menjehershem nga dhomat e paraburgimit, nese nuk mbahet per ndonje veper tjeter penale.


Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka paraqitur rekurs i gjykuar Roland Makashi, i cili kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- Vendimet e gjykatave jane te pa mbeshtetura ne ligje dhe ne prova.

- Fakti kriminal per te cilin jam akuzuar nuk eshte kryer nga ana ime, aq me teper ne bashkepunim.

- Ka qene shtetesja Vojsava Nuraj (me cilesine e te pandehures) e ngarkuar me procedurat e verifikimit te trafikut te telefonatave ne telekom.

- Gjykata e mbeshtet akuzen ne kqyrjen e serverave te Shoqerise “Call Center Albania” sh.p.k, duke pretenduar se aksesin e ka patur vetem i gjykuari.

- Konkretisht ne referim dhe analize te provave konkludohet lehtesisht se qellimi i vjedhjes dhe perfitimi nga vjedhja e impulseve nuk provohet te jene realizuar nga i denuari. Kjo per faktin se i gjykuari ka qene i punesuar ne kete shoqeri. Perveç kesaj, edhe vlerat e lekeve te depozituara nga Albtelekom - tek Shoqeria “Call Center Albania”, behen ne rruge bankare.

- Gjykata ka gabuar ne vleresimin juridik te provave, ndaj dhe kerkoj pafajesi.
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane; si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin e saj nr.452, date 02.04.2007, ka deklaruar fajtor te pandehurin Roland Makashi per vepren penale te vjedhjes se impulseve telefonike, te kryer ne bashkepunim dhe ne baze te neneve 137/2 e 25 te Kodit Penal e 406 te K.Pr.Penale, e ka denuar te pandehurin me 2 vjet burgim. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane me vendimin e saj nr.542, date 04.07.2007, me nje ndryshim ne masen e denimit, duke e denuar perfundimisht te pandehurin Roland Makashi me 21 muaj burgim. Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs i pandehuri Roland Makashi, duke parashtruar shkaqet e pershkruara ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

Nga aktet e administruara ka rezultuar se i pandehuri ka qene administrator i Shoqerise "Call Center Albania" shpk, shoqeri kjo qe si objekt veprimtarie kishte “Prodhim, perpunim, promovim e tregtim te mallrave dhe sherbimeve nepermjet telefonit dhe shtypit elektronik”, duke vene ne dispozicion disa numra telefonike, ndermjet te cileve dhe numrin 0900 50 54.

Thirrjet dhe trafiku i telefonatave ne numrat 0900, realizohet vetem me te drejte hyrjeje nepermjet marreveshjeve qe Shoqeria “Call Center Albania” ka lidhur me shoqeri te tjera si ALBTELEKOM sh.a., etj. Konkretisht, me Shoqerine ALBTELEKOM sh.a. Shoqeria “Call Center Albania”, ka lidhur marreveshje te ndryshme interkonjeksioni, ne baze te se cilave ka te drejte te realizoje aktivitetin e saj nepermjet rrjetit te Shoqerise ALBTELEKOM sh.a. Sipas ketyre marreveshjeve, Shoqeria “Call Center Albania” sh.a. ofron sherbimet e saj telefonike kundrejt nje tarife 100 leke per minute, nga te cilat 15 leke per minute i kalojne ALBTELEKOM-it. Ne zbatim te marreveshjes, ne periudha mujore kryhet matja e trafikut te thirrjeve te nxjerra per operator te ndryshem, pra edhe per te.

Pas zbatimit te procedurave te percaktuara, te shprehura ne marreveshje, departamenti i interkonjeksionit, mbi bazen e te dhenave nga filiali i D.T. ALBTELEKOM dhe te dhenave te deklaruara nga operatoret private, percakton detyrimet e seciles pale, te cilat dergohen ne departamentin e finances per veprime faturimi dhe likuidim detyrimesh.

Nga provat e shqyrtuara eshte vertetuar se ne dhjetor te 2005 ALBTELEKOM sh.a, ka raportuar per operatorin “Call Center Albania” 106.465 minuta trafik, nderkohe qe nga perpunimi i disketes origjinale, si dhe te dhenave te serverit qendror te ALBTELEKOM-it, ka rezultuar se trafiku i realizuar nga centralet e tij per ne centralet e operatorit “Call Center” ka qene 2454 minuta, duke patur nje diference prej 104.011 minuta. Edhe i gjykuari, si administrator i shoqerise, me te dhenat qe ka derguar ne telekom, ka shtuar numrin e minutave nga 2454 ne 106.465 minuta. Ky fakt vertetohet nga proçesverbali i rakordimit per muajin dhjetor te 2005, dhe po ky fenomen eshte perseritur dhe 3-4 muaj te tjere.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte vlereson se pretendimet e ngritura ne rekurs nga i pandehuri nuk qendrojne dhe jane te pambeshtetura ne ligj. Keshtu, nuk qendron pretendimi se i pandehuri nuk ka patur rol ne paraqitjen e te dhenave fiktive ne lidhje me sasine e impulseve (te konvertuara ne minuta), pasi edhe ai si perfaqesues i Shoqerise “Call Center” ka paraqitur perpara Albtelekom keto te dhena fiktive, duke nenshkruar ne aktin e rakordimit. Nga ana tjeter eshte i qarte dhe i vertetuar bashkepunimi me te pandehuren Nuraj si ne koordinimin dhe sinkronizimin e te dhenave, ashtu dhe duke patur parasysh faktin se te dy te pandehurit ishin te vetmit persona pergjegjes te seciles pale ne marreveshje qe benin rakordimet e te dhenave (sasise se minutazhit) dhe keto te dhena nuk korrespondonin me te dhenat e serverave te seciles kompani, gjithnje duke i paraqitur ato ne vlera me te larta dhe ç’eshte me e rendesishme, keto vlera fiktive ishin ne çdo rast absolutisht te njejta. Natyrisht qe paraqitja fiktivisht e nje vlere me te larte te impulseve te shpenzuara rriste fiktivisht detyrimet financiare te Shoqerise Albtelekom ndaj Call Center, shuma qe perfitoheshin pa te drejte nga te pandehurit.

Ne keto kushte, Kolegji Penal i Gjykates se Larte vlereson se vendimi nr.542, date 04.07.2007 i Gjykates se Apelit Tirane eshte i drejte dhe i mbeshtetur ne ligj, ndaj si i tille duhet te lihet ne fuqi.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penali Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/1/a te K.Pr.Penale.


V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.542, date 04.05.2007 te Gjykates se Apelit Tirane.


Tirane me 22.04.2009
Nr.52104-00409-00-2008 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-66 i Vendimit (219)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Gani Dizdari Kryesues

Spiro Spiro Anetar

Besnik Imeraj Anetar

Majlinda Andrea Anetare

Andi Çeliku Anetar


ne seancen gjyqesore te dates 22.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale, qe i perket:
TË PANDEHURIT: PJERIN ALIJA (ZEFI)
A K U Z U A R:

Për kryerjen e veprave penale të vrasjes me paramendim

per motive hakmarrje të shtetasit Sokol Ndreu,

mbajtjes pa leje të armëve luftarake,

të parashikuar nga nenet 78-2 dhe 278/2 të Kodit Penal.
TË PANDEHURIT: PAULIN ZEFI
A K U Z U A R:

Për kryerjen e veprave penale të vrasjes me paramendim

per motive gjakkmarrje të shtetasit Xhovalin Ndreu,

te mbetur ne tentative, mbajtjes pa leje të armëve luftarake,

të parashikuar nga nenet 78-2 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.271, datë 26.10.2005, ka vendosur:

1. Deklarimin fajtor te te pandehurit Pjerin Alija (Zefi) per vepren penale te “Vrasjes me paramendim per gjakmarrje, ne bashkepunim”, te parashikuar nga nenet 78/2 dhe 25 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 21 (njezet e nje) vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Pjerin Alija (Zefi) per vepren penale te “Mbajtjes pa leje te armeve luftarake”, te parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal dhe denimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Ne bashkim denimesh, sipas nenit 55 te Kodit Penal, perfundimisht i pandehuri Pjerin Alija (Zefi) denohet me 21 (njezet e nje) vjet burgim. Vuajtja e denimit fillon nga data e ndalimit 30.09.2003 dhe do te vuhet ne burg te Sigurise se Larte.

2. Deklarimin fajtor te te pandehurit Paulin Zefi per vepren penale te “Vrasjes me paramendim per gjakmarrje, ne bashkepunim”, te parashikuar nga nenet 78/2 e 25 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 15 (pesembedhjete) vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Paulin Zefi per vepren penale te “Mbajtjes pa leje te armeve luftarake”, te parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal dhe denimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Ne bashkim denimesh, sipas nenit 55 te Kodit Penal, perfundimisht i pandehuri Paulin Zefi denohet me 15 (pesembedhjete) vjet burgim.

Vuajtja e denimit fillon nga data e venies ne ekzekutim te ketij vendimi dhe do te vuhet ne burg te Sigurise se Larte.
Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.2, date 12.01.2007, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.271, datë 26.10.2005 të Gjykatës së Rrethit Shkodër për të pandehurin Pjerin Alija.

Prishjen e vendimit nr.271, datë 26.10.2005 të Gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër dhe pushimin e çështjes penale për të pandehurin Paulin Zefi.
Gjykata e Larte me vendimin nr.532, date 20.06.2007, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.2, date 12.01.2007 te Gjykates se Apelit Shkoder dhe dergimin e akteve per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.


Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.72, date 13.03.2008, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.271, date 26.10.2005 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Shkoder persa i perket deklarimit fajtor te te pandehurit Pjerin Alija (Zefi) per vepren penale te “mbajtjes pa leje te armeve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe mases se denimit te dhene, fillimit te vuajtjes se denimit, si dhe disponimit te provave materiale.

Ndryshimin e vendimit per pjeset e tjera te lidhur me te pandehurin Pjerin Alija (Zefi) ne kete menyre:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Pjerin Alija per vepren penale te vrasjes, te kryer ne bashkepunim, te parashikuar nga nenet 76 dhe 25 te K.Penal dhe denimin me 15 vjet burgim.

Ne bashkim te denimeve, sipas nenit 55 te K.Penal, e denon te pandehurin Pjerin Alija me nje denim te vetem, 15 vjet burgim.

Prishjen e vendimit nr.271, date 26.10.2005 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Shkoder dhe pushimin e çeshtjes penale per te pandehurin Paulin Alija.


Kundër vendimit nr.72, date 13.03.2008 të Gjykatës së Apelit Shkodër ka bërë rekurs i gjykuari Pjerin Zefi dhe prokurori për shkaqet:

Rekursi i te gjykuarit Pjerin Alija:

- Ne vendimin e gjykates se apelit mungon arsyetimi i anes objektive dhe subjektive te vepres penale, lidhjes shkakesore dhe elementeve te tjera baze te pergjegjesise penale.

- Gjykata nuk ka arsyetuar marreveshjen midis autoreve te vepres penale ne baze te nenit 25 te K.Penal.

- Gjykata e apelit nuk ka aresyetuar asnje motiv, apo shkak qe ka sjelle si pasoje vdekjen e te ndjerit Sokol Ndreu.

- Deshmitaret e thirrur ne rigjykim e perjashtojne kategorikisht nga pergjegjesia dhe faji te pandehurin Pjerin Alija.

- Trupi gjykues i jep vlere deshmise se vellait te viktimes, ne kundershtim me nenin 152 te K.Pr.Penale, nderkohe qe ne deklarimet paraprake ai ka mohuar njohjen e autoreve te vrasjes.

- Nga kryerja e aktit te riekspertimit te gezhojave dhe nga pyetja e ekspertit kane dale konkluzione kontradiktore.

- Gjykata e Apelit Shkoder ka vepruar ne kundershtim me nenin 375 te K.Pr.Penale kur ka bere ndryshimin e cilesimit juridik, pasi nuk ka marre parasysh vendimin nr.51, date 30.07.1999 te Gjykates Kushtetuese.
Rekursi Prokurori i Apelit:

- Nga te gjitha provat e administruara rezulton se vrasja e viktimes eshte bere per motive gjakmarrjeje.

- Ne asnje rast nuk u argumentua se kush ishte motivi i vrasjes, pasi nuk rezultoi asnje zenke, apo konflikt i çastit.

- Kerkojme te lihet ne fuqi vendimi i gjykates se rrethit.


KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; Prokurorin prane Gjykates se Larte, Artur Selmani, e cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Shkoder; av. Mark Pellumbi, i cili kerkoi prishjen e dy vendimeve te gjykatave dhe pushimin e çeshtjes penale per te gjykuarin Pjerin Aliaj, dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Me vendimin nr.72, date 13.03.2008, Gjykata e Apelit Shkoder ka lene ne fuqi vendimin nr.271, date 26.10.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder, persa i perket deklarimit fajtor te te pandehurit Pjerin Aliaj (Zefi) per vepren penale te “mbajtjes pa leje te armeve luftarake” (neni 278/2 i K.P.) dhe ndryshimin e atij vendimi per pjeset e tjera, duke e deklaruar fajtor dhe denuar te pandehurin Pjerin Aliaj per vepren penale te vrasjes me dashje te kryer ne bashkepunim (neni 76 e 25 i K.Penal).

Ka rezultuar e provuar se me daten 12.01.03 eshte vrare me arme zjarri shtetasi Sokol Ndreu, ne qender te qytetit te Shkodres, ne lagjen “Vasil Shanto” tek Bar Restorant “Piaca”.

Sipas vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder, viktima Sokol Ndreu ka qene se bashku me te vellane e tij, deshmimtarin Gjovalin Ndreu, ne rrugen ne krahe te djathte te “kafes se madhe” Shkoder, ne drejtim te tyre kane shkuar te pandehurit Pjerin Alija (Zefi) dhe Paulin Zefi, vellezer me njeri-tjetrin, te shoqeruar nga dy persona te tjere. I pandehuri Paulin Zefi ka qelluar me arme zjarri ne drejtim te Gjovalin Ndreut, i cili eshte shtrire pertoke por nuk ka pasur ndonje demtim nga te shtenat, ndersa i pandehuri Pjerin Alija me pistolete ne dore ka ndjekur viktimin Sokol Ndreu qe ka hyre ne Bar Restorant “Piaca” dhe ka qelluar mbi te ne brendesi te lokalit, duke e lene te vdekur ne vend. Nderkohe kur çeshtja ishte ne gjykim e siper, me 31 gusht 2006 ka vdekur i pandehuri Paulin Zefi.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder kane paraqitur rekurs organi i Prokurorise dhe mbrojtja e te gjykuarit Pjerin Alija, per shkaqet e pershkruara ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte konstaton se çeshtja eshte shqyrtuar nga Gjykata e Apelit Shkoder, pasi i eshte kthyer per rigjykim nga Gjykata e Larte me vendimin nr.532, date 20.06.2007. Ne kete vendim, Gjykata e Larte kishte percaktuar qartesisht detyrat qe duhet te kryheshin ne rigjykim nga gjykata e apelit. Keshtu Gjykata e Apelit Shkoder, konform nenit 440 te K.Pr.Penale, ka verifikuar provat e mundeshme ne lidhje me motivin e gjakmarrjes, shkakun e vdekjes se shtetasit Gjovalin Zefi (vellai i te pandehurit Pjerin Alija dhe ish te pandehurit Paulin Zefi), duke dale ne nje konkluzion konkret per kete detyre.

Gjithashtu, ne zbatim te detyrave te lena nga Gjykata e Larte, gjykata e apelit ka pyetur me cilesine e deshmimtareve te gjithe personat e kerkuar nga mbrojtja e te gjykuarit Pjerin Alija, madje duke bere edhe ballafaqimet perkatese midis deshmimtareve Gjovalin Ndreu dhe Fatmir Lleshi e Martin Gjoni. Edhe akti i riekspertimit balistik nr.245, date 14.01.2008 i Institutit te Policise Shkencore me konkluzionin se “... Gjashte gezhojat e sekuestruara ne ngjarjen e vrasjes se shtetasit Sokol Ndreu ne Shkoder me date 12.01.2003 jane qitur nga dy arme zjarri …”, eshte rrjedhoje e zbatimit te detyrave te caktuara nga Gjykata e Larte.

Nga ana tjeter, ne kundershtim me nenin 440 te K.Pr.Penale, gjykata e apelit nuk ka kryer nje nga detyrat e caktuara ne vendimin nr.532, date 20.06.2007 te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte. Konkretisht kjo detyre ishte gjetja dhe administrimi i fotografive te te ndjerit Paulin Zefi, me qellim perdorimin ne veprimin procedural te paraqitjes per njohje me fotografi nga ana e deshmimtarit Ardjan Kiri, por edhe te ndonje deshmitari tjeter, qe do te vleresonin e kerkonin palet ne gjykim.

Gjykata e apelit, jo vetem qe ka lejuar prokurorin ne seance gjyqesore qe ne fillim te rigjykimit te “vleresoje” si te panevojshem e te paligjshem nje veprim te tille procedural, por ka revokuar vendimin per kryerjen e ketij veprimi menjehere sapo Komisariati i Policise i ka kthyer pergjigje se nuk disponon nje fotografi te tille. Ne zbatim te kesaj detyre, Gjykata e Apelit Shkoder duhej te kishte bere te gjithe perpjekjet per venien ne dispozicion te saj te fotografise se te ndjerit Paulin Zefi, duke mos perjashtuar ketu edhe burime te tjera si ish qendra e punes, institucione shteterore (shkolla, organe tatimore), familja, etj.

Gjithashtu edhe revokimi i vendimit per kryerjen e eksperimentit nga gjykata e apelit konstatojme te jete bere pa asnje shkak ligjor e arsyetim bindes. Ishte vete kjo gjykate qe fillimisht ka vleresuar si te domosdoshem kryerjen e eksperimentit, konform nenit 176 e vijues te K.Pr.Penale, ne lidhje me verifikimin e mundesise se deshmimtarit Gjovalin Ndreu (i shtrire ne toke me kurriz), per te pare se kush qelloi mbi viktimen te ndjerin Sokol Ndreu (ne raport me vendin ku eshte qelluar ky i fundit). Pa ndonje shkak ligjor dhe vetem me insistimin e prokurorit te seances, gjykata e apelit e revokoi vendimin per kryerjen e ketij veprimi procedural kaq te rendesishem per zbulimin e se vertetes dhe zbardhjen e kesaj ngjarje.

Ne harmoni me provat e tjera, duhet te vleresoje gjykata e apelit edhe deshmite ne lidhje me alibine e ngritur nga i pandehuri Pjerin Alija, pasi rezulton qe ato te jene vleresuar ne kundershtim me nenin 152/1 te K.Pr.Penale.

Ne te tilla rrethana, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, çmon se vendimi nr.72, date 13.03.2008 i Gjykates se Apelit Shkoder duhet te prishet dhe çeshtja t’i dergohet per rigjykim asaj gjykate, me tjeter trup gjykues.

Ne rigjykimin e çeshtjes, gjykata e apelit duhet te beje te gjithe perpjekjet per te realizuar paraqitjen per njohje nepermjet fotografise se Paulin Zefit me deshmimtaret e pyetur, siç shpjeguam me siper ne kete vendim, si dhe te kryeje eksperimentin hetimor ne lidhje me mundesine e deshmimtarit Gjovalin Ndreu per te pare nga pozicioni qe kishte se kush e qelloi te vellane, viktimen Sokol Ndreu. Kryerja e administrimi i ketyre veprimeve si prova dhe vleresimi i tyre ne harmoni me te gjitha provat e tjera te administruara me pare ne kete gjykim, do t’i mundesonte gjykates se apelit te dilte ne nje vendim te drejte, te mbeshtetur ne prova e ne ligj ne lidhje me akuzen ndaj te pandehurit Pjerin Alija dhe zbulimin e se vertetes se kasaj ngjarje.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/ç te K.Pr.Penale,

V E N D O S I


Download 1,35 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   25   26   27   28   29   30   31   32   33




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish