REPUBLIKA E SHQIPERISË
GJYKATA E APELIT
TIRANË
Nr. 3490 Rregjistri Themeltar.
Nr. 2251 Vendimi.
VENDIM
“NË EMËR TË REPUBLIKËS”
Gjykata e Apelit Tiranë me trup gjykues të përbërë nga:
KRYESUES : ALAUDIN MALAJ
ANËTARE : FIQIRETE MULLAJ
ANËTAR : SHKËLQIM MIRI
Asistuar nga sekretare gjyqësore Luljeta Stafa, sot më datë 29.10. 2013,
mori në shqyrtim çështjen civile që i përket palëve ndërgjyqësa:
PADITËS: SABRIJE SHEHU (BEGA), e bija e Xhavitit, e dtl. 25.02.1954, lindur ne Mezez dhe banuese ne Mezez Fushe, Komuna Kashar Tirane, perfaqesuar ne gjykim nga Av. Fatmir Lirza dhe av. Linert Lireza, me prokure te posaçme me nr. 1714 rep., nr. 741/1, kol. date 13.09.2012.
TE PADITUR: ZELIJE LOKA, e bija e Qazimit, e dtl. 1936, lindur në Mezez dhe banues ne Tirane ne adresen Rr. Bajram Curri, pall nr, 490/8, gjykuar ne mungese.
ZYRA VENDORE E RREGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTESHME TIRANE, gjykuar ne mungese.
OBJEKTI: Konstatimin e pavlefshmerise absolute te aktit te rregjistrimit te shenimit bashkepronar te shetases Zelije Loku ne kartelen e pasurise per pasurine me siperfaqe nr.886 m2, ne zonen kadastrale 2679, me nr.39/30, vol.2, fq.108.
Zgjidhjen e pasojave duke çrregjistruar nga kartela e pasurise me zonen kadastrale 2679, Nr.Pasurie 39/110, vol.22, faqe 194 dhe duke kthyer ne gjendjen fillestare me pronesi te vetme paditesen.
BAZA LIGJORE: Neni 115, 116, 117 te K.Pr.Administrative. Ligji me nr 7843, date 13.07.1994, i ndryshuar me ligjin nr 33/20012, date 21.03.2012, Per rregjistrimin e pasurive te paluajteshme”, Ligji nr.7501, date 19.07.19914 “Per token”.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr. 1640 datë 20.02.2013 ka vendosur:
Rrezimin e kerkese padise si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.
Shpenzimet gjyqesore i ngarkohen pales paditese.
Shpenzimet e fletethirjeve gjyqesore ne momentin e ekzekutimit te vendimit te kalojne ne llogarine e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.
Ndaj këtij vendimi ka bërë ankim pala e paditëse Sabrije Shehu (Bega) e cila ka parashtruar:
-Objekti i padisë së ngritur prej meje nuk është gjykuar sërisht.
-Nuk kemi kërkuar të na njoh pronar pala e paditur dhe nuk kemi kundërshtuar vendimin civil nr. 3798 dt 21.12.1999, por kërkojmë konstatimin e pavlefshmërisë së aktit të regjistrimit.
-Ne vendimin civil nr. 3798, gjykata nuk eshte shprehur ne asnje resht për sa i përket ndryshimit të aktit nr. 208, nr.210, nr 227, nr 228, dt 01.11.1995 te marrjes se tokes ne pronësi.
-Gjykata nuk ka marre ne konsiderate faktin se ne rastin e regjistrimit të vendimit civil nr. 3798 dt 21.12.1999, duhet te figuronte ne regjistra prona e kthyer ne emer te ish pronarit Qazim Shehu sipas ligjit nr. 7698 date 15.04.1993.
-Gjykata nuk ka marrë në vlerësim faktin se une ankuesja jam pronare ne aplikim të ligjit 7501 për token.
GJYKATA E APELIT TIRANË
Pasi dëgjoi relatorin Shkëqim MIRI, paditesen qe kerkoi ndryshimin e vendimit dhe pranimin e kerkese padise, si shqyrtoi e bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N
Vendimi është i bazuar në prova e në ligj dhe duhet lënë në fuqi.
Nga gjykimi ka rezultuar se shtetasen Sabrie Shehu paditese ne kete gjykim, komisioni i ndarjes tokave me aktin Nr.208, Nr.210, Nr.227, Nr.228, dt. 01.11.1995, e ka pajisur me token qe u ka lene trashgimlenesi Qazim Shehu. Akti i marrjes se tokes ne pronesi eshte rregjistruar ne Z.R.R.P.P, fillimisht ne pronesi te pales paditese me numer pasurie 35/31 dhe 35/30, 35/12,35/3 zona kadastrale 2679.
Pala e paditur ne kete gjykim Zelie Loka eshte njohur bashkepronare, me vendimin civil Nr.3978 dt. 21.12.1999, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, ku eshte vendosur: ndryshimi i aktit me Nr. 208, Nr.210, Nr.227, Nr.228 dt. 01.11.1995 te marrjes se tokes ne pronesi, duke e njohur ne kete prone bashkpronare te padituren Zelie Loka me 1/2 pjese.
Me vendimin me Nr. 1494 dt. 18.06.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, te siperpermendurat kane bere pjestimin e pasurise dhe nga ky pjestim e paditura Zelije Loka ka marre per pjese pasurine me Nr. 39/30, vol. 2 faqe 108, ndodhur ne Mezes Tirane me siperfaqe 886m2.
Me ane te kerkese padise se paraqitur per gjykim paditesja Sabrie Shehu ka
kerkuar:
Konstatimin e pavlefshmerise absolute te aktit te rregjistrimit te shenimit bashkepronar te shetases Zelije Loku ne kartelen e pasurise per pasurine me siperfaqe nr.886 m2, ne zonen kadastrale 2679, me nr.39/30, vol.2, fq.108.
Zgjidhjen e pasojave duke çrregjistruar nga kartela e pasurise me zonen kadastrale 2679, Nr.Pasurie 39/110, vol.22, faqe 194 dhe duke kthyer ne gjendjen fillestare me pronesi te vetme paditesen.
Paditesja ka kerkuar pranimin e kerkese padise duke pretenduar se:
-Akti administrative i regjistrimit te pasurise leshuar prej ZRVPP eshte absolutisht i pavlefshem.
-ZVRPP Tirane ka regjistruar si bashkepronare shtetasen Zelije Loka mbeshtetur ne vendimin nr. 3798 date 21.12.1999 te Gjykates se Rrethit Gjyqesore Tirane i cili njeh bashkepronare shteasen Zelije Loka per pasurine e te ndjerit Qazim Shehu. Vendimi nr. 3798 date 21.12.1999 Gjykates se Rrethit Gjyqesore Tirane nuk perben titull pronesie por eshte nje vendim qe ka karakter deklarativ dhe njeh si bashkepronare per pasurine qe me pare ka qene ne pronesi te ndjerit Qazim Shehu.
-ZVRPP Tirane ne kundershtim te hapur me ligjin ka regjistruar bashkepronesine mbeshtetur ne vendimin nr. 3798 date 21.12.1999, nderkohe qe une paditesja jam pajisur me çertifikaten e vertetimit te pronesise me date 01.09.1997 ne zbatim te ligjit 7501 date 19.07.1991 “Per token”.
-ZVRPP nuk mund te regjistronmte si bashkepronare shtetasen Zelije Loka, pasi pasuria e perfituar prej pales paditese nuk buron nga trashegimia dhe as nga ligji 7698 date 15.04.1993 “Per Kthimin dhe Kompesimin e Pronave ish pronareve” .Kjo pasuri buron prej ligjit nr. 7501 date 19.07.1991 “Per token” dhe eshte çertifikuar me date 01.09.1997.
E paditura Zelije Loka ka kerkuar rrezimin e kerkese padise duke pretenduar se:
-Kerkimi i paditeses i eshte nenshtruar me pare shqyrtimit gjyqesore dhe kesisoj perben gje te gjykuar .
Gjykata pasi ka shqyrtuar pretendimet e paleve ndergjyqesa ka vendosur:
Rrezimin e kerkese padise.
Gjykata ka argumentuar se:
Referuar vendimeve gjyqesore te zhvilluara ndermjet paleve ndergjyqesa rezulton se ndodhemi para gjese se gjykuar, pasi jane te njejtat pale dhe eshte i njejti objekt qe ben fjale per te njejten prone, ne keto kushte Gjykata duke ju referuar permbajtjes se nenit 451/a te K.Pr.Civile, ku thuhet shprehimisht se: “Nje konflikt qe eshte zgjidhur me vendim te formes se prere nuk mund te gjykohet perseri, perveç kur ligji parashikon ndryshe”, pra ne rastin konkret nga pershkrimi i bere me siper eshte me se e qarte qe ndodhemi para nje çeshtje te gjykuar dhe te zgjidhur ne themel me keto vendime gjyqesore te formes se prere .
Ndaj këtij vendimi ka bërë ankim pala e paditëse Sabrije Shehu (Bega) e cila ka parashtruar:
-Objekti i padisë së ngritur prej meje nuk është gjykuar sërisht.
-Nuk kemi kërkuar të na njoh pronar pala e paditur dhe nuk kemi kundërshtuar vendimin civil nr. 3798 dt 21.12.1999, por kërkojmë konstatimin e pavlefshmërisë së aktit të regjistrimit.
-Ne vendimin civil nr. 3798, gjykata nuk eshte shprehur ne asnje resht për sa i përket ndryshimit të aktit nr. 208, nr.210, nr 227, nr 228, dt 01,11,1995 te marrjes se tokes ne pronësi.
-Gjykata nuk ka marre ne konsiderate faktin se ne rastin e regjistrimit të vendimit civil nr. 3798 dt 21.12.1999, duhet te figuronte ne regjistra prona e kthyer ne emer te ish pronarit Qazim Shehu sipas ligjit nr. 7698 date 15.04.1993.
-Gjykata nuk ka marrë në vlerësim faktin se une ankuesja jam pronare ne aplikim të ligjit 7501 për token.
Pretendimet e parashtruara nga paditesja Sabrije Shehu nuk qendrojne pasi:
Gjate gjykimit ka rezultuar se pala paditese me palen e paditur kane lidhje te veçanta, trashgimtar ligjore te te ndjerit Qazim Shehu, perkatesisht e paditura Zelie Loka eshte e bija e Qazimit, ndersa paditesja eshte bashkeshortja e djalit te Qazim Shehut.
Trashegimlenesi Qazim Shehu para reformes agrare te vitit 1946 ka patur ne pronesi 129 dy toke te ndodhur me Mezes Tirane.
Komisioni i Ndarjes Tokave me toke me aktin Nr. 208, Nr.210.Nr.227, Nr.228 dt. 1.11.1995 e ka pajisur paditesen Sabrije Shehu me token qe u ka lene ne trashegim trashgimlenesi Qazim Shehu ne baze te pikes 1 VKM Nr.161, date 08.04.1993 “Per disa ndryshime ne vendimin e KM Nr.452 dt.17.10.1992 “Per ristrukturimin e ndermarrjeve Bujqesore” .
Akti i marrjes se tokes ne pronesi eshte rregjistruar ne ZRRPP ne pronesi te pales paditese me numer pasurie 35/31 dhe 35/30, 35/12,35/3 zona kadastrale 2679.
E paditura Zelie Loka, duke e konsideruar aktin e marrjes se tokes ne pronesi te pa drejte “per pjesen qe deklaron pronar vetem paditesen Sabrie Shehu”, ka kerkuar gjyqesisht me kerkese padi te njihet bashkpronare.
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendimin civil Nr.3978 dt,21.12.1999 ka vendosur te ndryshoje aktin me Nr. 208, Nr.210.Nr.227, Nr.228 dt. 01.11.1995 Te marrjes se tokes ne pronesi, duke e njohur ne kete prone bashkepronare te padituren Zelie Loka me 1/2 pjese.
E paditura Zelie Loka pasi eshte njohur bashkpronare me vendimin me Nr. 1494 dt. 18.06.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, ka bere pjestimin e pasurise duke e ndare me vete pjesen e saj nga bashkpronesia me palen paditese Sabrie Shehu dhe nga ky pjestim ka marre per pjese pasurine me Nr. 39/30, vol. 2 faqe 108, ndodhur ne Mezes Tirane me siperfaqe 886m2.
Pala paditese Sabrie Shehu, i eshte drejtuar gjykates me kerkese padi me ane te ciles ka kerkuar:
“Detyrimin e te paditures Zelie Loka te me njohe pronare per 886 m2 prone te fituar me ligj. Cregjistrimi i shenimit te bere ne kartelen e pasurise te paditeses Sabrie Shehu lidhur me cilesine si te qenit b/pronar (b/trashegimtar) te paditures Z. Loka ne pasurine e paluajtshme per siperfaqen prej 886 m2 ne kundershtim te hapur me ligjin.
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendimin Nr. 6106 date 11.07.2011, i lene ne fuqi Gjykata e Apelit Tirane me Vendimin nr.1066 date 03.03.2012 ka vendosur te rrezoj padine e paditeses Sabrie Shehu.
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1066 date 03.03.2012 ka vendosur te rrezoj padine e ngritur nga Sabrie Shehu, duke arsyetuar se: “Pala paditese, pa goditur vendimet e mesiperme gjyqesore, te cilet kane zgjidhur ne themel problemin e bashkepronesise midis paleve ndergjyqese, paraqet padine objekt gjykimi ne gjykate dhe kerkon detyrimin e te paditures Zelie Loka te njohe pronar per 886 m2 prone te fituar me ligj, ç’regjistrimin e shenimit te bere ne kartelen e pasurise te paditeses Sabrie Shehu lidhur me cilesine e te qenit b/pronar (b/trashegimtar) te paditures Z. Loka ne pasurine e paluajtshme per siperfaqen prej 886 m2 ne kundershtim te hapur me ligjin.
Sa me siper, gjykata veren se ne zbatim te nenit 451/a te Kodit te Proçedures Civile kerkimi i paditeses i eshte nenshtruar me pare shqyrtimit gjyqesor dhe kesisoj perben gje te gjykuar. Pretendimi i pales paditese se ka qene ne mungese ne gjykimet e meparshme, nuk e lehteson aspak poziten e saj. Per te mbrojtur te drejtat e saj, pala paditese ka vetem rrugen e ankimit ndaj vendimeve te mesiperme gjyqesore, te cilat pretendohen se jane te padrejta e te paligjshme, por qe sa kohe qe nuk jane kundershtuar ne rruget e ankimit, ato kane fuqi te plote juridike. Pra pala paditese te gjitha pretendimet e veta duhet t’ia drejtoje gjykatave me te larta, ku te pretendoje pavlefshmerite dhe zbatimin e keq te ligjit, sigurisht pasi te jete rivendosur ne afat. Vetem nepermjet kesaj rruge pala paditese mund te mbroje te drejtat dhe interesat e saj. Çdo pretendim tjeter i paditeses, çmohet nga gjykata se perben gje te gjykuar ne fazen e tanishme dhe vetem ndjekja e rruges se mesiperme, mund te ndihmoje kete pale qe te parashtroje para gjykatave me te larta poziten e saj ”.
Referuar vendimeve gjyqesore te zhvilluara ndermjet paleve ndergjyqesa rezulton se ndodhemi para gjese se gjykuar, pasi jane te njejtat pale dhe eshte i njejti objekt qe ben fjale per te njejten prone, ne keto kushte Gjykata duke ju referuar permbajtjes se nenit 451/a te K.Pr.Civile, ku thuhet shprehimisht se: “Nje konflikt qe eshte zgjidhur me vendim te formes se prere nuk mund te gjykohet perseri, pervç kur ligji parashikon ndryshe”, pra ne rastin konkret nga pershkrimi i bere me siper eshte me se e qarte qe ndodhemi para nje çeshtje te gjykuar dhe te zgjidhur ne themel me keto vendime gjyqesore te formes se prere.
PËR KËTO ARSYE
Gjykata e Apelit Tirane në bazë të nenit 466/a të K. Pr. Civile,
V E N D O S I
Lënien në fuqi të vendimit nr. 1640 datë 20.02.2013 të Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Tiranë më 29.10.2013.
ANËTAR ANËTARE KRYESUES
SHKËLQIM MIRI FIQIRETE MULLAJ ALAUDIN MALAJ
d.v d.v d.v
VERTETOHET NJESIA ME ORIGJINALIN
KANCELARI GJYKATES
Altin GJANA
Do'stlaringiz bilan baham: |