Nr. Data palët faqe


Prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder nr.72, date 13.03.2008 dhe dergimin e akteve per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues



Download 1,35 Mb.
bet31/33
Sana27.06.2017
Hajmi1,35 Mb.
#17000
1   ...   25   26   27   28   29   30   31   32   33

Prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder nr.72, date 13.03.2008 dhe dergimin e akteve per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, më 22.04.2009



Nr. 56250-00367-00-2008 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-72 i Vendimit (227)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:
Gani Dizdari Kryesues

Spiro Spiro Anëtar

Majlinda Andrea Anëtare

Besnik Imeraj Anëtar

Andi Çeliku Anëtar
në seancen gjyqesore të datës 29.04.2009 mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:
TË GJYKUARVE HILE KODRA

PJETER MARKU


A K U Z U A R:

Per vepren penale te

“Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve, te kryer ne bashkepunim”,

te parashikuar nga neni 238/2 i K.Penal.




Gjykata e shkalles se pare Shkoder, me vendimin nr.251, date 09.07.2007, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Hile Jak Kodra per vepren penale te “Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve” (te konsumuar ne formen e mbajtjes se tyre), parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal dhe denimin e tij me 5 vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Pjeter Gjon Marku per vepren penale te “Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve” (te konsumuar ne formen e organizimit dhe financimit te mbajtjes se tyre), te parashikuar nga neni 283/3 i K.Penal dhe denimin e tij me 10 vjet burgim.

Vuajtja e denimit me burgim per secilin nga te pandehurit ne fjale, te llogaritet nga data e fillimit te paraburgimit te tyre, date 04.11.2005 dhe ky denim te ekzekutohet ne nje burg te sigurise se zakonshme.

Urdherohet Prokuroria prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder qe lenden narkotike, Canabis Sativa, te sekuestruar me cilesine e proves materiale nga policia gjyqesore me proçesverbalin e dates 04.11.2005 dhe te depozituar per ruajtje ne ambientet e sekretarise se Gjykates se rrethit gjyqesor shkoder, ta terheqe menjehere nga keto ambiente dhe ta asgjesoje, sapo ky vendim te marre forme te prere dhe te vihet ne ekzekutim sipas ligjit.

Urdherohet sekretaria gjyqesore e Gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder qe lenden narkotike, te marre me cilesine e mostrave nga gjykata ne mangazinat e Policise se Qarkut Shkoder gjate kryerjes ne vend te realizuar ne keto ambiente me daten 12.02.2007, t’ia dorezoje menjehere Prokurorise prane Gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder.

Urdherohet Prokuroria prane Gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder qe lenden narkotike te pershkruar ne piken 6 te dipsozitivit te ketij vendimi, ta terheqe menjehere nga ambientet e Gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder dhe ta mbaje ne ruajtje, derisa ky vendim gjyqesor te marre forme te prere.

Provat materiale te sekuestruara nga policia gjyqesore me proçes verbalin e dates 04.11.2005, ora 4 (gota e rakise 50 mg prej qelqi, nje shishe qelqi me mbishkrimin “Jack Daniel’s, si dhe nje kavanoz i hapur prej qelqi) t’i kthehet te pandehurit Hile Kodra.


Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.47, date 26.02.2008, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit penal nr.251, date 09.07.2007 te Gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder ne kete menyre:

Deklarimin fajtor te pandehurit Hile Jak Kodra per vepren penale te “prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike”, parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal dhe ne baze te kesaj dispozite denimin e te pandehurit Hile Jak Kodra me 7 vjet burgim.

Prishjen e vendimit dhe pushimin e çeshtjes ne ngarkim te pandehurit Pjeter Gjon Marku, per shkak se ky i pandehur ka vdekur.

Lenien ne fuqi te vendimit te gjykates ne pjeset e tjera.
Kunder vendimeve te gjykates se rrethit dhe gjykates se apelit ka paraqitur rekurs i gjykuari, Hile Jak Kodra, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimet e gjykatave jane rrejdhoje e zbatimit te gabuar te ligjit penal e procedurial, ato jane bazuar vetem ne akte e provat e hetimit paraprak, akte e prova keto te marra ne shkelje te ndalimit te ligjit procedurial penal.

- Lenda bimore, per te cilen eshte akuzuar e denuar Hile Kodra, nuk eshte gjetur ne banesen e tij, por ne banesen e shtetesit Gjon Guri, e cila nuk banohej prej pronarit dhe ne asnje rast dhe me asnje prove nuk u provua se banesa e Gjon Gurit te ishte perdorur nga ana e te gjykuarit Hile Kodra.

- Kontrolli i baneses se shtetasit Gjon Guri eshte bere pa pranine e pronarit, apo ndonje personi te afert, apo perfaqesues te pushtetit lokal, pa nje vendim gjykate, prokurori apo oficeri te policise gjyqesore dhe banesa eshte hapur me force, ne kundershtim me kriteret e percaktuara nga nenet 202/1 te K.Pr.Penale.

- Gjate kontrollit te baneses, jane shkelur kushtet dhe kriteret ligjore te parashikuara nga neni 205/1 i K.Pr.Penale, pasi askujt nuk i eshte dorezuar nje kopje e kontrollit dhe nje vendim i tille nuk eshte marre dhe formalisht nga ana e organit te akuzes.

- Te gjitha aktet proceduriale lidhur me kqyrjen, peshimin, sekuestrimin, marrjen e mostrave te lendes narkotike, jane kryer nga ana e punonjesve te policise gjyqesore, pa pranine e te denuarit, ne kundershtim me kriteret e parashikuara nga neni 300 e 301 te K.Pr.Penale.

- Provat materiale nuk jane ruajtur sipas kritereve te percaktuara nga neni 214, dhe nuk jane respektuar kerkesat ligjore te parashikuara nga neni 215 i K.Pr.Penale. Si gjykata dhe organi i akuzes nuk kane respektuar kerkesat ligjore te parashikuara nga neni 216 i K.Pr.Penale per heqjen apo venien e vulave provave materiale.

- Ka mosperputhje ne lidhje me oren kur eshte bere pergjimi ambiental, midis Hil Kodres dhe Gjergji Kodres dhe proçesverbalit te kqyrjes se baneses se shtetasit Gjon Guri, pasi i njejti person nuk mund te ndodhet ne dy vende te ndyshme, afersisht ne te njejten ore.

- Pergjimi ambiental ka vazhduar rreth 12 ore e 30 minuta, ndersa sipas kasetes se pergjimit, rezulton te kemi vetem 30 minuta bisede, duke mos e zbardhur plotesisht gjithe biseden.

- Gjykata e apelit padrejtesisht ka bere ndryshimin e kualifikimit ligjor te vepres, nga neni 283 i K.Penal qe e kishte denuar gjykata e rrethit, ne ate te parashikuar nga neni 238/2 i K.Penal, kur nga provat e grumbulluara ne hetimin gjyqesor nuk rezulton e tille, duke bere nje interpretim te gabuar te nenit 283 te K.Penal.

- Gjykata e Apelit Shkoder ne menyre te gabuar arsyeton se bashkepunimi ketu eshte klasik dhe nuk ka nevoje per interpretim.

- Si organi i akuzes, ashtu dhe gjykata, kane vepruar ne kundershtim me kriteret e percaktuara ne nenin 223 te K.Pr.Penale, pasi nga permbajtja e ketij neni rezulton se nuk mund te disponohet mbi rezultatet e pergjimit (as nga organi i akuzes, e as nga gjykata) dhe nuk mund te perdoren pa iu vene ne dispozicion mbrojtesit materialet e pergjimit.

- Proçesverbalet e transkriptimit e pergjimeve te administruara ne kete gjykim, jane akte abosolutisht te pavlefshme, pasi zbardhja e pergjimeve nuk eshte urdheruar nga organi kompetent.

- Kerkojme prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim.


KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; Prokurorin Hysen Keta, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder dhe si shqyrtoi ne teresi çeshtjen,


V Ë R E N

Mbi bazen e disa informacioneve te marra ne rruge operative, me daten 03.11.2005, ora 22.30, policia gjyqesore ka bere kontroll ne banesen e shtetasit Gjon Guri, te ndodhur ne fshatin Bardhaj, Komuna Rrethina Shkoder. Gjate kontrollit jane gjetur dhe sekuestruar me cilesine e provave materiale, 10 thase me lende narkotike Canabis Sativa, me nje peshe 169 kg. Nga te dhenat operative, policia gjyqesore eshte vene ne dijeni te faktit se shtetasi Gjon Guri, ndodhej prej disa kohesh (rreth 1 vit) ne Itali dhe gjate kesaj kohe banesen e tij e ka perdorur dhendri i tij, shtetasi Hile Kodra. Per kete arsye, punonjesit e policise gjyqsore kane shkuar fillimisht tek banesa e shtetesit Hile Kodra dhe i kane kerkuar t’i shoqeronte tek banesa e shtetasit Gjon Guri. Gjate kontrollit eshte gjetur lenda narkotike e pershkruar me siper, prej 10 thaseve. Po gjate kontrollit ne banese u gjeten ushqime te fresketa dhe veshje te ndryshme si te femijeve dhe personave te rritur.

U be arrestimi i shtetesit Hile Kodra, per vepren penale te “prodhimit dhe shitjes se narktikeve”, parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.

Me daten 03.11.2005, me vendim te Prokurorit prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder, per shkak se nga vonesa mund t’i vinte nje dem i rende dhe i parikuperueshem hetimeve, eshte autorizuar degjimi ambiental i bisedave te shtetasve Hile Kodra, e vellait te tij Gjergji Kodra, ne ambientet e Komisariatit te Policise Shkoder. Nga ky pergjim ambiental ka rezultuar teresisht e provuar se banesa e shtetasit Gjon Guri eshte perdorur nga Hile Kodra. Por nga rezultatet e pergjimit ne fjale, rezultoi se Hile Kodra ka mbajtur ne banesen e shtetasit Gjon Guri, 10 thaset me lenden narkotike, te cilen e ka marre me qellim per t’a ruajtur nga nje shtetes i quajtur Pjeter Gjon Marku, kundrejt nje shperblimi prej 50.000 leke ne jave.

Mbi kete baze jane marre te pandehur dhe derguar per gjykim per vepren penale te “prodhimit dhe shitjes se narkotikeve”, te parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, Hile Kodra dhe Pjeter Gjon Marku.

Gjykata e shkalles se pare Shkoder, duke arsyetuar se veprimet e kryera nga dy te gjykuarit nuk jane ne formen e bashkepunimit, kane deklaruar fajtor dhe denuar te gjykuarin Hile Kodra sipas nenit 283/1 te K.Penal. Ky vendim eshte ndryshuar nga Gjykata e Apelit Shkoder, e cila me arsyetimin se veprimet e te gjykuarit Hile Kodra, per ruajtjen e lendes narkotike jane pjese e bashkepunimit ndermjet tij dhe te gjykuarit tjeter Pjeter Marku, ka deklaruar fajtor dhe denuar ate me paragrafin e dyte te nenit 283 te K.Penal.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, duke gjetur te pabazuara ne ligj pretendimet e ngritura ne rekurs nga i gjykuari Hile Kodra, çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder duhet te lihet ne fuqi pasi eshte rrjedhoje e zbatimit drejt te ligjit.

Siç e kane pranuar ngjarjen gjykatat e faktit, vepra penale e mbajtjes se lendes narkotike nga ana e te gjykuarit Hile Kodra eshte kryer ne bashkepunim me te gjykuarin tjeter Pjeter Marku (çeshtja penale ndaj te cilit me te drejte eshte pushuar, per shkak se ai rezulton i vdekur). Veprimet e tyre nuk mund te shkeputen nga njeri tjetri, pasi ato jane rrjedhoje e te njejtit mendim kriminal. I gjykuari Hile, duke mbajtur ne banesen e familjareve te tij sasine e lendes narkotike te te gjykuarit Pjeter Marku, ka bashkepunuar me te ne formen e ndihmesit, duke bere keshtu qe veprimet e tij te cilesohen sipas paragrafit te dyte te nenit 283 te K.Penal.

Pretendimet e tjera te ngritura ne rekurs dhe qe lidhen me pavlefshmerine e akteve te ekspertimit toksikologjik, apo me kontrollin e baneses se shtetasit Gjon Guri, Kolegji i gjen jo vetem te pabazuara, por atyre ju eshte dhene pergjigje e drejte dhe ligjore nga Gjykata e shkalles se pare dhe ajo e Apelit Shkoder. Provat mbi te cilat jane bazuar gjykatat ne marrjen e vendimeve, i jane nenshtruar shqyrtimit gjyqesor dhe çmuarja e vleresimi i tyre eshte bere konform dispozitave te nenit 152 e 380 te K.Pr.Penale.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/a te K.Pr.Penale,


V E N D O S I

Lenjen ne fuqi te vendimit nr.47, date 26.02.2008 te Gjykates se Apelit Shkoder.

Tiranë, më 29.04.2009
Nr.61011-00029-00-2009 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-51 i Vendimit (237)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:
Gani Dizdari Kryesues

Spiro Spiro Anetar

Besnik Imeraj Anetar

Andi Çeliku Anetar

Majlinda Andrea Anetare
ne seancen gjyqesore te dates 29.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale, qe i perket:
KËRKUES: PROKURORIA PRANE GJYKATES SE SHKALLES SE PARE PER KRIMET E RENDA TIRANE

KUNDËR: ILIR KOÇIAJ

PERSONA TË TRETË: TEUTA KOÇIAJ

JETMIR SHERMADHI

ARZEN KASA

ROBERT KASA


OBJEKTI:

Konfiskimin e pasurive, nje autoveture e dy llogari bankare.

Baza Ligjore: Nenet 3, 24, 26, te ligjit nr.9284, date 30.09.2004

“Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar”.



Gjykata e Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane, me vendimin nr.13, date 04.06.2008, ka vendosur:

Pranimin e kerkeses se prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda pjeserisht.

Konfiskimin e pasurive:

Autoveture e markes “Mercedes benz” ne emer te shtetasit Jetmir Shermadhi.

Vleren monetare ne shumen 500.000 leke e derdhur me daten 18.05.2005, ne Banken Kombetare Tregtare, Dega Elbasan.

Vleren monetare ne shumen 4.299.591 leke e derdhur me daten 20.08.2001 ne Banken Kombetare Tregtare, Dega Elbasan.

Refuzimin e kerkeses per konfiskimin e shumes 1.082.500 leke si diference e mbetur prej depozites me nje vlere totale 5.382.091, e derdhur me daten 20.08.2001.

Kalimin e vlerave monetare te percaktuara ne piken 2 dhe 3 te ketij vendimi, se bashku me autoveturen, ne favor te shtetit.
Gjykata e Apelit per Krimet e Renda Tirane, me vendimin nr.48, date 24.09.2008, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.13, date 04.06.2008 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane.

Rrezimin e kerkeses se paraqitur nga prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane per konfiskimin e pasurise, si te pabazuar ne ligj.
Kunder vendimit te Gjykates se Apelit per Krimet e Renda, ka paraqitur rekurs prokurori i apelit prane Gjykates se Apelit per Krimet e Renda, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda, duke parashtruar keto shkaqe:

- 1. Ne rastin konkret ndodhemi pikerisht para sekuestrimit te pasurise sipas nenit 13 te ligjit, pra jemi futur ne fazen e sekuestrim-konfiskimit. Gjykata e shkalles se pare dhe ajo e apelit kane vendosur sekuestrimin e pasurise ne baze te nenit 13 te ligjit nr.9284, date 30.9.2004 dhe jo ne baze te nenit 9/2, apo 10 te tij. Afati i vendosur nga ligjvenesi ka te beje vetem me rastin kur merret masa e sekuestros paraprake dhe jo ajo e sekuestros mbi pasurine. Pra nuk gjen zbatim neni 7 i ligjit, por neni 13 i tij.

- 2. Kerkesa per konfiskimin e pasurise e paraqitur nga organi i akuzes nuk kerkon domosdoshmerine e marrjes se sekuestros me pare. Ne keto kushte, edhe sikur te pranojme se eshte shkelur afati 6 mujor i vlefshmerise se sekuestros, prokurori nuk ka pengese ligjore qe te kerkoje ne gjykate drejtpersedrejti konfiskimin e pasurise se personit subjekt i ligjit, ne rastin konkret pasurite e shtetasit Ilir Koçiaj, kjo ne baze te vendimit unifikues nr.1, date 25.01.2007 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte.
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtares Majlinda Andrea; prokurorin Artur Selmani, i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit per Krimet e Renda dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda; mbrojtesit, av. Jordan Daci dhe R.Topuzi, te cilet kerkuan lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit per Krimet e Renda; pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi


V Ë R E N

Se vendimi nr.48, date 24.09.2008 i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, është marrë në përputhje të ligjit dhe si i tillë duhet të lihet në fuqi.

Ka rezultuar nga materialet e dosjes, se me kerkesë të organit të akuzës, kërkesë e bazuar në ligjin nr.9284, date 30.09.2004 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”, Gjykata e Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane ka vendosur, me vendimin nr.13, date 04.06.2008, pranimin e pjesshem të kërkesës dhe konfiskimin e pasurive të përcaktuara në vendim, të cilat sipas arsyetimit të gjykatës janë pasuri të vëna nga personi i dyshuar Ilir Koçiaj, me të ardhurat e përfituara nga vepra penale.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e saj nr.48, date 24.09.2008, ka ndryshuar vendimin e mësipërm dhe ka rrëzuar kërkesën e organit të Prokurorisë për konfiskimin e pasurisë si te pabazuar në ligj.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, çmon se me të drejtë Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, me të drejtë ka ndryshuar vendimin, duke vendosur rrëzimin e kërkesës. Ky Kolegj arrin në këtë konkluzion, pasi nga shqyrtimi i çështjes ka rezultuar se Gjykata e Shkalles se Pare per Krimet e Renda, me vendimin nr.72, date 10.07.2006, ka pranuar kërkesën e prokurorisë për vendosjen e sekuestros paraprake mbi pasuritë e personit të dyshuar Ilir Koçiaj, si subjekt i nenit 3, pika 1 të ligjit nr.9284, date 30.09.2004 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”, për të cilin organi i prokurorise ka filluar verifikimin dhe hetimin paraprak për pasuritë e disponuara prej tij ose personave të tretë, konform procedurave të përcaktuara në ligjin e lartpërmendur. Më pas, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka vendosur me vendimin nr.1, date 08.02.2007, pranimin e pjesshëm të kërkesës dhe sekuestrimin e pasurive të përcaktuara në vendim, vendim i cili është lënë në fuqi me vendimin nr.62, date 25.09.2007 të Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, për të cilin Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.151, date 06.03.2009, ka vendosur mospranimin e rekursit të të dyshuarit dhe personave të tretë.

Organi i prokurorisë ka paraqitur më datë 14.11.2007, kërkesën për konfiskimin e pasurive të personit të dyshuar Ilir Koçiaj, përpara Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila ka vendosur me vendimin nr.13, date 04.06.2008, pranimin e pjesshëm të kërkesës dhe konfiskimin e pasurive të përcaktuara në vendim, vendim i cili, ashtu siç parashtruam më lart, është ndryshuar me vendim nr.48, date 24.09.2008, të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë.

Kolegji Penal i gjen të pambështetura në ligj pretendimet e parashtruara në rekurs nga organi i prokurorisë, duke vlerësuar të drejtë vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.

Sipas rekursit, në rastin konkret nuk gjen zbatim neni 7 i ligjit nr.9284, date 30.09.2004 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”, që kërkon afatin 6 mujor, por neni 13 i këtij ligji. Po sipas rekursit, edhe sikur të ishte shkelur afati 6 mujor i vlefshmërisë së sekuestros, prokurori nuk ka pengesë ligjore që të kërkojë drejtpërsëdrejti konfiskimin e pasurisë së personit subjekt i ligjit.

Kolegji Penal ka konstatuar se ne rastin konkret ka filluar nje procedim parandalues, ne baze te ligjit nr.9284, date 30.09.2004, duke u vendosur me vendimin nr.72, date 10.07.2006, sekuestrimi paraprak mbi pasurite e te dyshuarit Ilir Koçiaj.

Me pas, me vendimin nr.1, date 08.02.2007 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Rënda, është vendosur vendosja e masës së sekuestros mbi pasuritë e të dyshuarit Ilir Koçiaj, mbi të cilat me vendimin e mësipërm ishte vendosur sekuestrimi paraprak.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e saj nr.62, date 25.09.2007, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.1, date 08.02.2007.

Nga ana e organit te prokurorisë është kërkuar, me kërkesën e datës 14.11.2007, konfiskimi i pasurive të sekuestruara të personit të dyshuar Ilir Koçiaj.

Në bazë të nenit 25 të ligjit nr.9284, date 30.09.2004, gjykata ishte e detyruar të vendoste konfiskimin e pasurive të sekuestruara brenda afatit 3 mujor të përcaktuar në këtë dispozitë. Kjo nuk ka ndodhur në çështjen për shqyrtim, pasi nga momenti i kërkesës për konfiskim deri në dhënien e vendimit të gjykatës nr.13, date 04.06.2008, ka kaluar kohë më e gjatë se ajo e përcaktuar në nenin 25 të ligjit të mësipërm, duke sjellë për pasojë humbjen e efekteve të masës së sekuestros të vendosur me vendimin nr.1, date 08.02.2007. Në Kreun V të ligjit nr.9284, date 30.09.2004, i cili titullohet “Konfiskimi i pasurisë së sekuestruar”, ligjvënësi ka patur parasysh se konfiskimi vendoset mbi një pasuri të sekuestruar, pra pas një procedimi të pandërprerë dhe në zbatim të afateve të përcaktuara qartësisht në ligj. Edhe në nenin 11, gërma b të ligjit, përcaktohet se gjykata jo më vonë se mbarimi i afatit të sekuestros vendos konfiskimin e pasurive, tregon se konfiskimi vendoset përpara se të përfundojë afati i sekuestros. Në kushtet kur gjykata nuk ka vendosur për konfiskimin e pasurive brenda afatit ligjor dhe masa e sekuestros e kishte humbur fuqinë e saj për shkak të kalimit të afateve, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e gjen të mbështetur në ligj vendimin e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, i cili në arsyetimin e tij është mbështetur dhe mbi përfundimet e arritura në vendimin Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.1, date 25.01.2007, vendim, në të cilin i vihet theksi respektimit të afateve të vlefshmërisë së masave të sekuestros duke patur parasysh natyrën dhe efektet e procedimit parandalues.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/a te Kodit te Proçedures Penale,


V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.48, date 24.09.2008 te Gjykates se Apelit per Krimet e Renda Tirane.


Tirane, me 29.04.2009
Nr.52303-00489-00-2008 i Regj.Themeltar

Nr.00-2009-73 i Vendimit (238)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:
Gani Dizdari Kryesues

Spiro Spiro Anetar

Besnik Imeraj Anetar

Majlinda Andrea Anetare

Andi Çeliku Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 29.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHURIT: KRESHNIK SULEJMAN LAZE


A K U Z U A R:

Per kryerjen e vepres penale te plagosjes se rende me dashje,

e kryer ne bashkepunim.

parashikuar nga Neni 88-25 te K.Penal.




Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.1378, date 26.11.2007, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Kreshnik Laze, per vepren penale te “Plagosjes se rende me dashje”, e kryer ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 88-25 te K.Penal denimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Vuajtja e denimit per te pandehurin Kreshnik Laze, fillon nga dita e ekzekutimit te ketij vendimi.

Vuajtja e denimit nga i pandehuri Kreshnik Laze te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonshme.


Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.320, date 21.05.2008, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.1378, date 26.11.2007 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.


Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka paraqitur rekurs i gjykuari Kreshnik Laze, nepermjet avokatit te tij, i cili ka kerkuar prishjen e vendimeve dhe pushimin e çeshtjes, duke parashtruar keto shkaqe:

- Te dy vendimet jane te pambeshtetura dhe rezultat i nje vleresimi jo real dhe objektiv i fakteve dhe provave te cilat kane sjelle per pasoje nje kualifikim te gabuar te vepres penale, pasi nga te gjitha provat e administruara ne dosje nuk u provua qe i pandehuri Kreshnik Laze te jete autor i kesaj vepre penale.

- Si ne provat e sjella nga organi i akuzes, ashtu dhe ne arsyetimin e bere nga gjykata pranohet fakti se i pandehuri Kreshnik ka qene gjate gjithe kohes prapa te demtuarit Bledar Bajrami dhe eshte allogjik konkluzioni i pranuar nga gjykata se eshte pikerisht i pandehuri qe ka qelluar me thike ne shpine te demtuarin, kur nga te gjitha aktet shkresore rezulton se i demtuari eshte goditur me thike ne pjesen e barkut.

- Ne kundershtim me konkluzionin e arritur nga te dy gjykatat eshte dhe deklarimi i vete te demtuarit Bledar Bajrami, i cili si gjate hetimeve paraprake, ashtu dhe perpara trupit gjykues, jo vetem qe nuk ka permendur te pandehurin si autor te kesaj vepre penale, por dhe pyetjes direkte qe iu be ne lidhje me te pandehurin e mohoi qe ai te jete goditur nga i pandehuri Kreshik Laze.

- Shpjegimet te demtuarit Bledar Bajrami perputhen dhe me shpjegimet te deshmitareve te tjere okulare, te cilet kane theksuar se nuk eshte Kreshnik Laze personi i cili ka qelluar me thike, por eshte pikerisht personi i pa identifikuar qe ka perfituar nga momenti dhe ka qelluar te demtuarin, per me teper qe ne te njejten kohe po ai person ka qelluar dy here me thike, nje here ne kofshe dhe nje tjeter ne koke, vellain e te pandehurit Kreshnik Laze, deshmitarin Melzein Laze, gje qe provohet me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor nr.392, date 27.04.2006.

- I vetmi moment qe e implikon te pandehurin Kreshnik eshte fakti se me te vertete ai ka shkuar ne lokal, ku ka takuar te demtuarin dhe i ka kerkuar qe te dilnin e te sqarohen per debatin qe ishte bere per nje embelsire te mykur me babain e te pandehurit, por nga te gjitha provat u provua qe gjate te gjithe kohes i pandehuri ka qene prapa te demtuarit dhe sapo ka dale tek dera, i demtuari eshte goditur nga disa persona te pa identifikuar, madje asnjeri nga deshmitaret okulare nuk ka pare te pandehurin te godiste, apo te kishte thike ne dore.

- Pavaresisht se ne seance gjyqesore jane thirrur me cilesine e deshmitarit ekspertet mjeko-ligjore, te cilet kane shpjeguar se nuk mund te ndahet goditja e te demtuarit ne shpine nga goditjet e tjera, mendoj se per gjykaten duhet te hetohej me shume nese kishin lidhje personat e tjere qe kane goditur te demtuarin me te gjykuarin dhe sa ka ndikuar goditja e te gjykuarit me vete ardhjen e pasojes, plagosje e rende e te demtuarit Bledar Bajrami.
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, mbrojtesin av. Engjell Allajbeaj, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe pushimin e çeshtjes ne ngarkim te te gjykuarit Kreshnik Laze dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Vendimi nr.320, date 21.05.2008 i Gjykates se Apelit Tirane eshte rezultat i zbatimit te drejte te ligjit dhe si i tille ai duhet te lihet ne fuqi.

Nga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore ka rezultuar se me daten 24.04.2006, rreth ores 22.00, i demtuari Bledar Bajrami ka shkuar me disa shoke te tij, shtetasit Dashamir Merkaj, Altin Shima dhe Armando Myftari per te pire nje kafe ne lokalin “Gjoni”, lokal i cili ndodhet ngjitur me dyqanin e babait te te gjykuarit Kreshnik Laze. I demtuari Bledar Bajrami per nje moment eshte shkeputur nga tavolina ku ishte ulur me shoket e tij, dhe ka blere tre embelsira (hashure) tek furra e bukes se shtetasit Sulejman Lazes dhe pasi ka provuar njeren ka konstatuar se kishte shije myku.

I irrituar nga ky fakt, ai ka shkuar tek shitesja, deshmitarja Bajame Dyrmishi, e cila i eshte pergjigjur se per kete problem duhet te kontaktonte me pronarin, shtetasin Sulejman Laze, qe ndodhej ne lokalin ngjitur me emrin “Atlantik”.

I demtuari ka shkuar ne lokalin ku ndodhej pronari i furres dhe pasi ka kontaktuar me te ka debatuar ne lidhje me embelsiren e mykur, e pasi eshte ndare me te se bashku me miqte e tij eshte ulur ne nje lokal bar kafe “Wendy”, rreth 10-15 meter larg furres.

Pas disa minutash, te demtuarit Bledar Bajrami i eshte afruar i gjykuari Kreshnik Laze, i cili ka kerkuar te dilte nga lokali qe te sqaroheshin ne lidhje me debatin e bere pak çaste me pare me pronarin e furres.

Ne kohen qe kane qene se bashku duke dale jashte, ne deren e lokalit, i demtuari Bledar eshte qelluar krejt papritur ne koke nga nje person i panjohur me nje send te fortë dhe me nje mjet preres e ka goditur ne pjesen e perparme te trupit disa here. Ne kete moment, i gjykuari Kreshnik Laze e godet me thike ne kurriz dhe si rezultat i ketyre goditjeve i demtuari Bledar Bajrami ka rene ne toke pa ndjenja, por nga shoket e tij i eshte dhene ndihma e pare duke u derguar ne spital.

Ne keto rrethana ka filluar proçedimi penal i çeshtjes me nr.1600 i vitit 2006 ne ngarkim te te gjykuarit Kreshnik Laze, me akuzen e “plagosjes se rende me dashje”, te kryer ne bashkepunim, te parashikuar nga nenet 88 dhe 25 te Kodit Penal.

Sipas aktit te ekspertimit mjeko-ligjor nr.404/1 mbi ekzaminimin e shtetasit Bledar Bajrami, date 15.06.2006, rezulton se: tek i demtuari konstatohen nje plage prerese shpuese ne bark shoqeruar me 5 (pese) plage te zorres se holle dhe hemoperitoneum (grumbullim gjaku ne bark), nje plage prerese te indeve te buta te anes se majte te kokes, nje plage prerese ne anen e djathte te kurrizit dhe nje plage prerese ne kofshen e majte. Keto demtime jane shkaktuar me mjet te forte preres-shpues, siç mund te kete qene dhe nje thike dhe hyjne ne kategorine e atyre qe kane qene te rrezikshme per jeten ne çastin e shkaktimit te tyre.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i çmon te drejta perfundimet e arritura nga ana e te dy gjykatave, si ne lidhje me kualifikimin ligjor te vepres penale te kryer nga i gjykuari, ashtu dhe me denimin e dhene ndaj tij.

Nga ana e te dy gjykatave jane mbajtur parasysh kerkesat e nenit 380 te K.Pr.Penale, duke iu referuar provave, te cilat i jane nenshtruar shqyrtimit gjyqesor, si deklarimet e deshmitareve te pyetur ne seance gjyqesore, aktet e ekspertimeve te kryera, kqyrja e vendit te ngjarjes, etj. dhe me pas, ne perputhje me kerkesat e nenit 152 te K.Pr.Penale, eshte arritur ne nje konkluzion te drejte dhe te bazuar.

Ne vendimet e te dy gjykatave u jane dhene pergjigje te arsyetuara parashtrimeve te mbrojtjes ne lidhje me ate se nuk eshte i gjykuari Kreshnik Laze autori i kesaj vepre penale, pasi nga analiza e te gjitha provave, si deklarimet e deshmitareve Saimir Tabaku, Bajame Dyrmishi, Altin Laze, deklarime te cilat perputhen me deshmine e dhene nga i demtuari Bledar Bajrami gjate hetimeve paraprake, tregojne se eshte pikerisht i gjykuari Kreshnik personi qe ka patur motivin dhe se bashku me shoket e tij e kane goditur te demtuarin, duke i shkaktuar plagosje te rende.

Edhe pretendimi tjeter i mbrojtjes se te gjykuarit ne lidhje me aktin e ekspertimit, se nuk eshte goditja e dhene nga i gjykuari shkaku i ardhjes se pasojes, plagosjes se rende te shtetasit Bledar Bajrami, meqenese ashtu siç pranohet nga organi i akuzes dhe nga gjykata, i gjykuari Kreshnik Laze ka ndenjur gjate gjithe ngjarjes pas te demtuarit, nuk eshte i bazuar. Kjo pasi, konform nenit 363 te K.Pr.Penale, mbi bazen e kerkesave te mbrojtjes, jane thirrur me cilesine e deshmitareve eksperte mjeko-ligjore te cilet konfirmuan para gjykates se, nga pikepamja mjeko-ligjore, plaga e shpines nuk mund te ndahet nga demtimet e tjera, te cilat ne teresine e tyre futen ne kategorine e atyre te rendave. Ekspertet mjeko-ligjore arriten ne perfundimin se demtimet e shkaktuara shtetasit Bledar Bajrami hyjne ne kategorine e plagosjes se rende, per shkak se kane qene te rrezikshme per jeten ne momentin e shkaktimit te tyre.

Nisur sa me siper, Kolegji Penal i Gjykates se Larte konstaton se parashtrimet e mbrojtjes per kundershtimin e provave, mbi te cilat eshte bazuar gjykata, nuk jane ne perputhje me rrethanat konkrete te çeshtjes, prandaj çmon se nuk ka vend per cenimin e vendimit nr.320, date 21.05.2008 te Gjykates se Apelit Tirane, e per rrjedhoje ky vendim duhet te lihet ne fuqi.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te neneve 441/a te K.Pr.Penale,


V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.320, date 21.05.2008, te Gjykates se Apelit Tirane.


Tirane, me 29.04.2009
Download 1,35 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   25   26   27   28   29   30   31   32   33




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish