Nr. Data palët faqe


Nr.55321-00130-00-2008 i Regj. Themeltar



Download 1,35 Mb.
bet32/33
Sana27.06.2017
Hajmi1,35 Mb.
#17000
1   ...   25   26   27   28   29   30   31   32   33

Nr.55321-00130-00-2008 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-53 i Vendimit (239)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:
Spiro Spiro Kryesues

Irma Bala Anëtar

Besnik Imeraj Anëtar

Majlinda Andrea Anëtare

Andi Çeliku Anëtar
në seancën gjyqësore të datës 29.04.2009, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:
TË PANDEHURIT: SABEDIN ALLIAJ, i biri i Dikos, i datl.1951, banues në Fier, i padënuar.
A K U Z U A R:

Për krimin e shpërdorimit të detyrës,

parashikuar në nenin 248 të K.Penal.

Gjykata e shkallës së parë Fier, me vendimin nr.11, date 19.01.2007

Deklaroi të pafajshëm të pandehurin Sabedin Alliaj.
Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.326, date 21.12.2007,

Ndryshoi vendimin e mësipërm, duke deklaruar fajtor të pandehurin Sabedin Alliaj për krimin e shpërdorimit të detyrës dhe, duke zbatuar nenin 248 të K.Penal, e dënoi me 6 (gjashtë) muaj burgim dhe 300 (treqind) mijë lekë, gjobë. U urdhërua që gjoba të paguhet brënda gjashtë muajve nga dita e dhënies së vendimit.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, i gjykuari dhe mbrojtësi i tij, av.Idajet Celaj, me të cilin kërkojnë prishjen e tij dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke parashtruar:

- Gjykata e apelit duhej t’i ishte referuar edhe ligjit nr.8408, date 25.09.1998 “Për policinë e ndërtimit”, (nenit 2), si dhe ligjit nr.8405, date 17.09.1998 “Mbi urbanistikën” (neni 83).

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Spiro Spiro; prokurorin B. Sheshi, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit; mbrojtësin e të gjykuarit, av. I.Celaj, i cili kërkoi prishjen e vendimit e pushimin e çështjes dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Se pretendimet që përmban rekursi i paraqitur nga i gjykuari Sabedin Alliaj dhe mbrojtësi i tij kundër vendimit nr.326, date 21.12.2007 të Gjykatës së Apelit Vlorë janë të bazuara në ligj dhe në aktet e fashikullit të procedimit penal që i përket atij dhe, si të tilla, duhet të pranohen. Për rrjedhojë, vendimi i gjykatës së apelit duhet të prishet.

Gjatë shqyrtimit të akteve u konstatua se, akuza në ngarkim të të gjykuarit Sabedin (e cila përbën objektin e gjykimeve që u zhvilluan në këtë procedim penal), konsiston në faktin që ai, duke qenë në detyrën e Drejtorit të Policisë Ndërtimore Fier, në një kohë kur ende nuk kishte përfunduar (me vendim të formës së prerë) gjykimi civil lidhur me shqyrtimin e kërkesës së shtetasit V. Islami për shfuqizimin e aktit administrativ (vendimi nr.7, date 25.07.2003 i KRrT-së së Bashkisë Fier), ka urdhëruar prishjen e një objekti në lagjen “29 Nëntori” të qytetit të Fierit, në pronësi të tij.

Sipas kërkesës për gjykim, mbas disa gjykimeve e rigjykimeve (civile) në Gjykatën e shkallës së parë Fier dhe në Gjykatën e Apelit Vlorë, në përfundim të të cilave ishte vendosur rrëzimi i padisë me objekt shfuqizimin e aktit administrativ që u përmend më lart, më 04.08.2005, në kapërcim të kompetencave dhe në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, i gjykuari (edhe pse ishte njohur me vendimet nr.3, date 06.01.2004 të Gjykatës së shkallës së parë Fier dhe nr.354, date 30.06.2004 të Gjykatës së Apelit Vlorë), nxorri urdhër ekzekutiv për prishjen e objektit të mësipërm, duke dëmtuar në këtë mënyrë, interesat e shtetasit V. Islami.

Gjykata e shkallës së parë Fier, me arsyetimin se veprimet e të gjykuarit, si më sipër, nuk vijnë në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës dhe se ekzistenca e faktit dhe fajësia duhej të provoheshin në mënyrë pozitive me vendimin nr.11, date 19.01.2007, e deklaroi atë të pafajshëm, kurse Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.326, date 21.12.2007 e ndryshoi atë, duke deklaruar fajtor të gjykuarin për veprën penale për të cilën ishte akuzuar dhe, në zbatim të nenit 248 të K.Penal, e dënoi me 6 (gjashtë) muaj burgim dhe 300 (treqind mijë) lekë gjobë.

Rezulton se, megjithëse vetë gjykata e apelit kishte konstatuar që vendimi civil nr.1509, date 21.10.2003 i Gjykatës së shkallës së parë Fier, me të cilin ishte rrëzuar padia e shtetasit V. Islami për shfuqizimin e aktit administrativ të përmendur më lart, nxjerrë nga i gjykuari, kishte marrë formë të prerë me vendimin nr.37, date 15.09.2006 të Gjykatës (civile) të Apelit Vlorë, nuk e mori konsideratë këtë fakt. Përkundrazi, duke mos zbatuar urdhërimin kategorik që përmban dispozita e nenit 71 të K.Pr.Penale, sipas të cilit vendimi civil i formës së prerë është i detyrueshëm për gjykatën penale, përsa i përket faktit nëse vepra ka ndodhur ose jo, dhe duke arsyetuar se ky vendim (vendimi nr.37, date 15.09.2006, i Gjykatës civile të Apelit Vlorë, me të cilin është lënë në fuqi vendimi nr.1509, date 21.10.2003 i Gjykatës civile të shkallës së parë Fier), nuk ka asnjë ndikim në çështjen penale objekt gjykimi, pasi është i një kohe të mëvonshme nga koha e prishjen së ndërtimit të shtetasit V. Islami, veprimin e të gjykuarit e konsideroi në kundërshtim me ligjin e me përmbushjen e rregullt të detyrës së tij, veprim i cili, sipas saj (gjykatës së apelit), cënon interesat e ligjshme të këtij shtetasi.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në ç’ka pranon vetë gjykata e apelit dhe gjen pasqyrim në aktet e dosjes, arriti në përfundimin se, ekzistenca e vendimit civil të formës së prerë, që u përmend më lart, gjatë kohës që ishin duke u zhvilluar gjykimet e kësaj çështje penale në të dy shkallët e gjykimit, jo vetëm që, bazuar në nenin 71 të K.Pr.Penale, përbënte detyrim ligjor për të dy gjykatat lidhur me faktin objekt shqyrtimi prej tyre, por është edhe argument faktik për mos ekzistencën në rastin konkret të dëmit shkaktuar interesave të shtetasit V. Islami, pasi këto interesa, sipas nenit 248 të K.Penal, duhet të jenë medoemos të ligjshme. Rrëzimi, përfundimisht, i padisë ngritur prej tij nga gjykata civile, me vendim të formës së prerë të tyre, tregon për një objekt, i cili në një kohë kur posedohej dhe gëzohej nga shtetasi V. Islami, në kundërshtim me ligjin, nuk kishte se si interesi i tij, për ta vazhduar këtë gjëndje faktike (të paligjshme) të konsiderohet nga gjykata i ligjshëm.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/“C” të K.Pr.Penale,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.326, datë 21.12.2007 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe pushimin e çështjes, meqenëse fakti nuk përbën vepër penale.


Tiranë, më 29.04.2009

Nr.70004-00162-00-2009 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-61 i Vendimit (240)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Gani Dizdari Kryesues

Ardian Dvorani Anetar

Guxim Zenelaj Anetar

Majlinda Andrea Anetare

Andi Çeliku Anetar


ne seancen gjyqesore te dates 29.04.2009 dhe 30.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.70004-00162-00-2009, qe i perket:
KËRKUES: PERSONI NEN HETIM LULEZIM BASHA, i biri i Xhelalit dhe i Remzies, lindur në Tiranë, më 12.06.1974, banues në Rrugën “Demir Gashi”, nr.1, Tiranë, deputet dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, i padënuar, në gjëndje të lirë, i mbrojtur nga avokati Zef Nikaj.
OBJEKTI:

Deklarimin e pavlefshem te akteve proceduriale:

“Flete-Thirrje e dates 24.11.2008, me nr.1048/74 Prot.”,

si dhe “Akt-Njoftimin e Akuzes te dates 27.11.2008, me nr.1048 Prot.”

te Prokurorise se Pergjithshme Tirane, me prokuror Arben Kraja.

Baza Ligjore: Nenet 128 e 129 te K.Pr.Penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.1623 akti, date 15.12.2008 ka vendosur:

Deklarimin e pavlefshem te akteve proceduriale gjate hetimeve paraprake, si:

a. Flete-thirrje e dates 24.11.2008 me nr.1048/74 prot. te prokurorit prane Zyres se Prokurorit te Pergjithshem Tirane.

b. Akt njoftimin e akuzes te dates 27.11.2008 te prokurorit prane Zyres se Prokurorit te Pergjithshem Tirane, si dhe pavlefshmerine e akteve te meparshme te ndermarra nga prokuroria, qe varen nga aket e deklaruara te pavlefshme.


Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.21, date 02.02.2009, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.1623 akti, date 15.12.2008 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.
Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs Prokurori prane Gjykates se Apelit Tirane, me te cilin kerkon prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe zgjidhjen e çeshtjes pa e kthyer per rishqyrtim, duke parashtruar keto shkaqe:

- Ne baze te nenit 141 te Kushtetutes se Shqiperise dhe nenit 75/b te K.Pr.Penale, gjykimi i kesaj çeshtje nuk eshte ne kompetencen lendore te gjykatave qe gjykuan kete çeshtje, por juridiksionin per gjykimin e saj e ka vetem Gjykata e Larte.

- Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane dhe Gjykata e Apelit Tirane kane shqyrtuar nje kerkese, e cila nuk eshte e parashikuar ne ligjin procedurial penal.

- Gjykatat kane deklaruar si te pavlefshme aktet proceduriale ne zbatim te gabuar te ligjit procedurial.

- Gjykatat kane marre nje vendim ne mosrespektim te ligjit procedurial penal, konkretisht te nenit 278/2 te K.Pr.Penale.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; mendimin e prokurorit prane Prokurorise se Pergjithshme, Artur Selmani, qe kerkoi prishjen e te dy vendimeve dhe rrezimin e kerkeses; mendimin e mbrojtesit te kerkuesit Lulezim Basha, avokatin Zef Nika, qe kerkoi pushimin e gjykimit te çeshtjes ne Gjykaten e Larte dhe ne alternative lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit; dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,
V Ë R E N

Nga gjykimi i çeshtjes ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane dhe Gjykaten e Apelit Tirane, rezultojne te provuara faktet dhe rrethanat e meposhtme:

Kerkuesi Lulezim Basha, ne daten 26.11.2008, i eshte drejtuar Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me kerkese me objekt «Deklarimin e pavlefshem te aktit procedurial “Flete Thirrje te dates 24.11.2008 me nr.Protokolli 1048/84 te Zyres se Prokurorit te Pergjithshem”, mbeshtetur ne nenet 128, 129 e vijues te Kodit te Procedures Penale.

Me daten 02.12.2008, kerkuesi Lulezim Basha shton ne objektin e kerkeses se tij edhe “Deklarimin e pavlefshem te Akt Njoftimit te Akuzes ndaj Lulezim Bashes, te derguar me poste me shkresen nr.1048 protokolli te dates 27.11.2008 te Prokurorise se Pergjithshme”.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane pasi shqyrtoi çeshtjen e degjoi pretendimet e paleve, ka arritur ne perfundimin se kerkesa duhet pranuar dhe aktet objekt gjykimi te deklarohen te pavlefshme. Kjo gjykate arsyeton se ne baze te nenit 141 te Kushtetutes, si shkalle e pare, Gjykata e Larte ka ne kompetence te shqyrtoje vetem “akuzen penale” ne lidhje me subjektet e posaçme, ndersa persa i perket kerkesave dhe ankesave, ku ben pjese edhe ajo per deklarim te pavlefshem te akteve proceduriale, kompetenca eshte e gjykatave te tjera te shkalles se pare. Ne vijim te arsyetimit te saj, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane parashtron argumentat e saj, qe e kane sjelle ne perfundimin se aktet proceduriale objekt gjykimi duhet te deklarohen te pavlefshme.

E investuar me ankimin e Prokurorise se Pergjithshme, Gjykata e Apelit Tirane i ka çmuar te pambeshtetura ne ligj dhe ne fakt shkaqet e parashtruara ne ankim dhe ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs prokurori, me te cilin kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe zgjidhjen e çeshtjes pa e kthyer per rishqyrtim. Ne menyre te permbledhur shkaqet ligjore qe permban rekursi jane se, ne baze te nenit 141 te Kushtetutes se Shqiperise dhe nenit 75/b te K.Pr.Penale, gjykimi i kesaj çeshtje nuk eshte ne kompetencen lendore te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe Gjykates se Apelit Tirane, por juridiksionin per gjykimin e saj e ka vetem Gjykata e Larte. Po keshtu, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane dhe Gjykata e Apelit Tirane kane shqyrtuar nje kerkese, e cila nuk eshte e parashikuar ne ligjin procedurial penal. Se fundi, keto gjykata kane deklaruar si te pavlefshme aktet proceduriale duke zbatuar gabim ligjin procedurial, e veçanerisht nenin 278/2 te K.Pr.Penale.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se gjykatat me te ulta nuk kishin kompetence lendore per te shqyrtuar çeshtjen, prandaj vendimet e dhena si nga Gjykata e Apelit Tirane, ashtu edhe Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane jane te cenueshme dhe, duke u konstatuar absolutisht te pavlefshme, duhet te prishen dhe te vendoset pushimi i gjykimit te çeshtjes ne Gjykaten e Larte.

Nisur nga gjendja e pazakonte ne aspektin ligjor procedurial, per shkak te menyres se zhvillimit te fazes se hetimeve paraprake dhe asaj te shqyrtimit gjyqesor te çeshtjes penale objekt i ketij gjykimi ne teresine e saj, Kolegji Penal çmon se eshte vendi te shprehe qendrimin e tij lidhur me intepretimin e zbatimin e ligjes nga ana e paleve dhe gjykatave, duke marre ne analize pikesepari respektimin e kompetences lendore per shqyrtimin e kerkesave dhe ankesave per aktet proceduriale e veprimet hetimore te lidhura me fazen e hetimeve paraprake dhe, me tej, gjate fazes se shqyrtimit te kerkeses per gjykim te çeshtjes, duke i shtuar edhe rrethanen e perfshirjes si pale ne proçes te nje subjekti te posaçem nga ata te parashikuar ne nenin 141 te Kushtetutes.

Kolegji Penal, ne shqyrtimin e çeshtjes objekt gjykimi, vepron ne kuader te procedures normale, asaj te ushtrimit te funksionit rishikues te parashikuar nga neni 141 i Kushtetutes. Ajo eshte investuar mbi rekursin e parashtruar nga ana e Prokurorise, mjet me te cilin kjo pale pretendon se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane dhe ai i Rrethit Gjyqesor Tirane jane dhene ne zbatim te gabuar te ligjit procedurial penal. Si çeshtje te pare te parashtruar ne rekurs, Prokuroria pretendon moskompetencen lendore te ketyre gjykatave per shqyrtimin e kerkeses se personit nen hetim Lulezim Basha, subjekt i posaçem sipas nenit 141 te Kushtetutes, per deklarimin e pavlefshmerise se akteve proceduriale, te cilat, sipas kerkuesit, jane akte te nxjerra pas perfundimit te afatit te hetimit te asaj çeshtje penale. Njekohesisht, prokurori parashtron edhe shkaqe te tjera, te cilat, sipas tij, perbejne interpretim e zbatim te gabuar te ligjes proceduriale penale nga te dy gjykatat me te uleta, si ne lidhje me moskompetencen lendore, ashtu edhe per themelin e pretendimeve te kerkuesit Lulezim Basha per deklarim te pavlefshem te akteve proceduriale.

Kolegji Penal veren se, mbeshtetur ne nenin 83 te Kodit te Procedures Penale, çeshtja e moskompetences lendore “ngrihet, edhe kryesisht, ne çdo gjendje e shkalle te proçesit.”. Ne interpretim te ketij neni dhe atyre te Pjeses I, Titulli II, Kreu II, Seksioni I e IV te ketij Kodi, Kolegji Penal çmon te shprehet lidhur respektimin e ligjit mbi kompetencen lendore te gjykatave me te ulta per shqyrtimin e kerkeses se personit nen hetim Lulezim Basha, per deklarim te pavlefshem te disa akteve proceduriale te fazes se hetimeve paraprake, ende pa perfunduar kjo faze dhe ende pa u derguar ne gjykate kerkesa per gjykimin e çeshtjes.

Nga shqyrtimi i çeshtjes rezulton se kemi te bejme me mungese te kompetences lendore per dy motive thelbesore:

Pikesepari, Kolegji Penal vlereson se gjykata e shkalles se pare dhe e apelit nuk kishin kompetence lendore per te shqyrtuar kerkesa apo ankime te parashtruara nga nje subjekt i posaçem, i parashikuar nga neni 141 i Kushtetutes, sikurse eshte shtetasi Lulezim Basha, Minister i Jashtem dhe Deputet i Kuvendit. Sipas urdherimeve te kesaj dispozite kushtetuese, te detajuara ne nenet 13, 14/a, 74, 75/b e vijues te Kodit te Procedures Penale, kompetenca lendore si persa i perket shqyrtimit te ankesave e kerkesave ne fazen e hetimeve paraprake, ashtu edhe per gjykimin e themelit te çeshtjes penale per keto subjekte, i perket ekskluzivisht Gjykates se Larte, ne permbushje te funksionit te saj te posaçem te ushtrimit te juridiksionit fillestar, si gjykate e shkalles se pare.

Ne piken 1 te nenit 141 te Kushtetutes parashikohet se: "1. Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar dhe rishikues. Ajo ka juridiksion fillestar kur gjykon akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, deputetëve, gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese".

Ne zbatim te dispozites se nenit 141 te Kushtetues, neni 13, pika 1 e Kodit te Procedures Penale, parashikon se: “veprat penale gjykohen ne shkalle te pare nga gjykatat e rretheve gjyqesore, gjykatat per krime te renda dhe Gjykata e Larte”. Ndermjet te tjerave, kjo dispozite percakton jo vetem kompetencen perkatese lendore te ketyre gjykatave per gjykimin e veprave penale, por edhe ate per shqyrtimin e kerkesave te paleve gjate hetimeve paraprake nga te njejtat gjykata respektive, kjo e fundit, ne interpetim te shkronjes “a” te pikes 2 te ketij neni.

Ne nenin 14/a te Kodit te Procedures Penale parashikohet se: “Gjykata e Larte gjykon ne Kolegje me trup gjykues te perbere nga pese gjyqtare dhe ne Kolegje te Bashkuara”.

Me konkretisht, çeshtja e kompetences lendore sanksionohet edhe nga neni 74 i ketij Kodi, ku parashikohet se: “gjykata e rrethit gjyqesor eshte kompetente per gjykimin e veprave penale, perveç atyre qe i perkasin kompetences se … Gjykates se Larte”. Gjithashtu, pika 2 e nenit 75/b parashikon se Gjykata e Larte gjykon ne shkalle te pare, me trup gjykues te perbere nga pese gjyqtare te caktuar me short, veprat penale te kryera nga subjektet e parashikuara nga neni 141, pika 1 e Kushtetutes, kur keto jane ne ato funksione ne kohen e gjykimit.

Kolegji Penal konstaton se, ashtu sikurse rezulton nga shqyrtimi i akteve qe permban ky fashikull objekt gjykimi dhe sikurse eshte pranuar nga gjykatat e faktit, personi nen hetim Lulezim Basha eshte deputet i Kuvendit dhe Minister i Puneve te Jashtme. Si i tille, ai perfshihet ne subjektet e parashikuara nga neni 141 i Kushtetutes.

Ne rrethana te tilla, edhe ne çeshtjen objekt i ketij gjykimi, duke patur parasysh edhe dispozitat proceduriale te lartpermendura, eshte Gjykata e Larte (ne ushtrimin e funksionit te juridiksionit fillestar) ajo gjykate qe ka kompetencen lendore per gjykimin si gjykate e shkalles se pare te çeshtjes penale ne ngarkim te ketyre subjekeve te posaçme (neni 141 i Kushtetutes). Duke vepruar ne funksionin e juridiksionit fillestar, pra si gjykate e shkalles se pare, ne lidhje me keto subjekte te posaçme, natyrshem qe Gjykata e Larte ka edhe kompetencen lendore per te shqyrtuar dhe vendosur ne lidhje me “kerkesat e paleve gjate hetimeve paraprake” dhe çeshtjet e tjera te parashikuara nga pika 2 e nenit 13 dhe neni 278 i Kodit te Procedures Penale.

Ne mbeshtetje te ketij qendrimi, vjen si argument edhe parashikimi i nenit 277, pika 3 te ketij Kodi, dispozite qe ligjevenesi e ka vendosur pikerisht ne Pjesen e Dyte, Titulli VI, Kreu I “Hetimet Paraprake”. Kjo dispozite parashikon se: “Per veprat penale qe gjykohen ne shkalle te pare nga Gjykata e Larte, procedohet nga Prokuroria e Pergjithshme”. Edhe nga permbajtja e kesaj dispozite dhe asaj te nenit vijues 278 te ketij Kodi, arrihet ne interpretimin e drejte se kompetente per shqyrtimin e kerkesave te subjekteve te posaçme (neni 141 i Kushtetutes) ne procedimin penal, gjate fazes se hetimeve paraprake, eshte gjykata e shkalles se pare. Prandaj, Kolegji Penal çmon se edhe ne çeshtjen objekt i ketij gjykimi, duke qene se vepra penale i atribuohet personit nen hetim Lulezim Basha, qe eshte subjekt i parashikuar nga neni 141 i Kushtetutes, gjykata e shkalles se pare qe ka kompetencen lendore edhe per shqyrtimin dhe dhenien e vendimin mbi kerkesa e ankesa te lidhura me fazen e hetimit paraprak eshte Gjykata e Larte. Sa me siper, perben nje detyrim kushtetues e ligjor per gjykatat, organin e prokurorise dhe subjektin e posaçem te parashikuar nga norma kushtetuese, kjo edhe per efekte te vete rendesise se posaçme e te garancive per t’u zbatuar, te çmuara te tilla nga vete Kushtetuta.

Ne vendimin e tyre, si Gjykata e Apelit Tirane edhe Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, kane arsyetuar se, kjo e fundit, si nje nga gjykatat e shkalles se pare te treguar ne nenin 13 te Kodit te Procedures Penale, ka kompetencen per shqyrtimin e kerkesave ne fazen e hetimeve paraprake, edhe per subjektet e permendura nga neni 141 i Kushtetutes. Sipas gjykatave me te uleta, kjo dispozite kushtetuese i cakton Gjykates se Larte vetem gjykimin e “akuzes penale” ndaj subjekteve te posaçme, por jo edhe te çeshtjeve qe lidhen me fazen e hetimeve paraprake.

Kjo perben nje interpretim e zbatim te gabuar te normave kushtetuese dhe atyre proceduriale penale. Dispozita e nenit 141 te Kushtetutes nuk ka per qellim te kufizoje, apo veçoje kompetencen lendore te Gjykates se Larte ne funksionin e saj si gjykate e shkalles se pare (juridiksioni fillestar) vetem per gjykimin e “akuzes”, pra te çeshtjes penale pas perfundimit te hetimeve dhe paraqitjes se kerkeses per gjykim (neni 327 e vijues i Kodit te Procedures Penale). Qellimi dhe kuptimi i normes kushtetuese eshte thjesht te percaktoje se ne lidhje me çdo faze e gjendje te procedimit, gjykata e shkalles se pare e juridiksionit penal per subjektet e parashikuara ne vete nenin 141 te Kushtetutes eshte Gjykata e Larte.

Ne zbatim dhe harmoni te plote edhe me parimet e tjera kushtetuese mbi te cilat ngrihet drejtesia penale, sistemi i ndjekjes penale dhe gjykimit te veprave penale ne Shqiperi, ne menyre koherente e te qarte edhe Kodi i Procedures Penale perdor nje terminologji te qarte e te unifikuar per percaktimin e kompetences lendore te gjykatave penale. Ne nenin 13 te tij ligjevenesi parashikon se: “veprat penale gjykohen….”. Po keshtu edhe per kerkesat e paleve ne fazen e hetimeve paraprake. Te njejten terminologji parashikojne edhe dispozitat e neneve 74, 75/a dhe posaçerisht ne nenin 75/b, ku shprehet se: “Gjykata e Larte gjykon …… veprat penale te kryera nga ……”.

Ndonese per motivet e arsyetuara me siper, nuk do te ishte me i nevojshem per te arritur ne perfundimin se te dy gjykatat me te uleta kane interpretuar gabim normat kushtetuese e procedurale penale, ne kete kontekst vlen te mbahet parasysh edhe se, ne interpetim te nenit 34 te Kodit te Procedures Penale, akuza, rrjedhimisht edhe marrja e cilesise se te pandehurit, eshte nje cilesi qe merret jo domosdoshmerisht ne perfundim te fazes se hetimeve paraprake. Ajo mund te merret ne çdo kohe gjate hetimeve paraprake dhe “….ruhet ne çdo gjendje dhe shkalle te proçesit….” (neni 34, pika 3).

Prandaj, ne lidhje me subjektet e posaçme te parashikuar ne nenin 141 te Kushtetutes, Gjykata e Larte eshte e vetmja gjykate qe ka kompetencen lendore te veproje si gjykate e shkalles se pare, edhe per shqyrtimin e kerkesave dhe ankimeve lidhur me ta ne fazen e hetimeve paraprake, pas dhenies se autorizimit per procedim sipas nenit 288 te Kodit te Procedures Penale. Nuk perben dallim me efekte te lidhura me kompetencen lendore fakti, nese subjektit te posaçem i eshte njoftuar apo jo akuza, pra eshte subjekti i procedimit penal ne cilesine e personit nen hetim apo ne ate te pandehurit.

Gjithashtu, Kolegji Penal çmon se, ne zbatim te dispozitave urdheruese te neneve 128 deri 131, si dhe pika 1, neni 278 te Kodit te Procedures Penale, vendimet e dhena nga te dy gjykatat me te ulta jane absolutisht te pavlefshme edhe per shkak se, pavaresisht nese behen nga subjekte te zakonshem te procedimit apo subjekte te posaçme (neni 141 te Kushtetutes), gjykatat nuk kane kompetence lendore per te shqyrtuar ne rrugen e kerkeses se posaçme, nje pretendim te personave nen hetim apo te pandehur per pavlefshmeri (relative apo absolute) te akteve proceduriale te realizuara nga ana e prokurorise ne fazen e hetimeve paraprake, nderkohe qe çeshtja ende nuk eshte derguar per gjykim ne gjykaten penale te themelit. Gjithashtu, sipas dispozites se pikes 1 te nenit 278 te ketij Kodi, vlen te theksohet se rastet kur ligjvenesi lejon nje mundesi te tille jane vetem ato qe parashikohen ne menyre te shprehur ne ligj, raste ku nuk perfshihet kerkesa per deklarim te pavlefshem te akteve proceduriale.


Download 1,35 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   25   26   27   28   29   30   31   32   33




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish