Nr. Data palët faqe



Download 1,35 Mb.
bet7/33
Sana27.06.2017
Hajmi1,35 Mb.
#17000
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   33

Tirane, me 09.04.2009

MENDIMI I PAKICËS

Une gjyqtari Aleksander Muskaj, anetar i trupit gjykues, nuk jam dakord me vendimin e gjykates (shumices) dhe shfaq kete mendim per zgjidhjen e çeshtjes:

Vendimi nr.239, date 19.06.2007 i gjykates se Apelit Gjirokaster eshte marre ne zbatim korrekt te ligjit e si i tille ai duhej te lihej ne fuqi.

Ndryshe nga qendrimi i shumices, mendoj se Gjykata e Apelit Gjirokaster ka interpretuar dhe zbatuar drejt dispozitat materiale dhe ato procedurale dhe konkluzionet e saj, jane ne koherence te plote me percaktimet e ligjit, duke analizuar drejt faktet e konstatuara dhe provat e marra gjate gjykimit te çeshtjes.

Ka rezultuar e provuar dhe eshte pranuar nga Gjykata e shkalles se pare dhe ajo e Apelit Gjirokaster se, me vendimin nr.13, date 29.03.1994 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Sarande, i eshte njohur pronesia mbi nje sip. prej 50.000 m2 truall, te ndodhur ne qytetin e Sarandes, familjes “Gurma”, me cilesine e te paditurit ne kete proçes. Nga kjo siperfaqe, i eshte kthyer ne natyre trualli i lire prej 30.000 m2 (nga 5000 m2 per secilin trashegimtar). Ky vendim, ne zbatim te ligjit, eshte rregjistruar ne Z.R.P.P. Sarande.

Me pas, me vendimin civil nr.67, date 27.01.2003 te Gjykates se shkalles se pare Sarande, eshte saktesuar siperfaqja e truallit qe i kthehej ish-pronareve, familjes “Gurma”, duke iu kthyer ne natyre edhe tre siperfaqe te lira prej 2150 m2, 3335 m2 dhe 720 m2.

Nga ana tjeter, paditesja Anthulla Kuçuqi, ne date 02.05.1996, ka blere nga Bashkia Sarande nje truall prej 910 m2, te ndodhur po ne qytetin e Sarandes.

Paditesja Anthulla Kuçuqi i eshte drejtuar Gjykates se shkalles se pare Sarande me kerkese padi, me objekt kundershtimin e vendimit nr.13, date 29.03.1994 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Sarande, te ndryshuar me vendimet gjyqesore nr.424, date 07.09.1998, dhe nr.67, date 27.01.2003, te Gjykates se shkalles se pare Sarande, si dhe detyrimin e Z.R.P.P. Sarande te beje ndryshimet perkatese.

Gjykata e shkalles se pare Sarande, pasi ka shqyrtuar kerkimin e paditeses Anthulla Kuçuqi, me vendimin civil nr.288, date 21.03.2007, ka vendosur rrezimin e kerkese padise.

Mbi ankimin e bere nga pala paditese, Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin civil nr.239, date 19.06.2007, ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit nr.288, date 21.03.2007 te Gjykats se shkalles se pare Sarande.

Gjykata e shkalles se pare Sarande, ka vendosur rrezimin e padise se paditeses Anthulla Kuçuqi me arsyetimin se, kontrata e shitjes nr.709 rep., nr.248 kol., date 02.05.1996 (me te cilen paditesja eshte bere pronare e sip. prej 910 m2 ne qytetin e Sarandes), eshte konstatuar absolutisht e pavlefshme me vendimin nr.352, date 24.10.2006 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe eshte urdheruar fshirja nga hipoteka, duke sjelle si pasoje qe kjo e fundit te humbase titullin e pronesise mbi kete siperfaqe trualli. Ne keto rrethana ka konkluduar gjykata e shkalles se pare, paditeses i mungon legjitimiteti aktiv, si dhe interesi juridik ne ngritjen e kerkese padise, sipas nenit 32 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Apelit Gjirokaster ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se shkalles se pare Sarande, duke pranuar te njejtin arsyetim qe ka pranuar edhe gjykata e shkalles se pare.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte (shumica), ka vendosur prishjen e te dy vendimeve dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim me arsyetimin se: (i) gjykata e apelit ka interpretuar dhe zbatuar ne menyre te gabuar ligjin procedural civil e konkretisht nenin 32, shkronja “a” te K.Pr.Civile.

Ndryshe nga ky konkluzion i arritur, kam mendimin se qendrimi i Gjykates se shkalles se pare Sarande dhe ai i Gjykates se Apelit Gjirokaster jane ne iterpertim te drejte te ligjit e konkretisht nenit 32, shkronja “a” te K.Pr.Civile.

Ka rezultuar ne gjykimet ne gjykaten e shkalles se pare dhe ate te apelit se, paditesja Anthulla Kuçuqi, i eshte drejtuar Gjykates se shkalles se pare Sarande me kerkese padi, me objekt, kundershtimin e vendimit nr.13, date 29.03.1994 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Sarande, te ndryshuar me vendimet gjyqesore nr.424, date 07.09.1998, dhe nr.67, date 27.01.2003 te Gjykates se shkalles se pare Sarande, si dhe detyrimin e Z.R.P.P. Sarande te beje ndryshimet perkatese.

Kerkimi i paditeses bazohet ne pretendimin e saj se ajo eshte pronare e nje siperfaqe prej 910 m2, qe padrejtesisht i eshte kthyer ne natyre pales se paditur familjes “Gurma”. Origjina e prones se pales paditese eshte kontrata e shitjes nr.709 rep., nr.248 kol., date 02.05.1996. Mirepo, kjo kontrate eshte konstatuar e pavlefshme nga gjykata e ne te tilla rrethana, konkluzioni i arritur nga gjykata e shkalles se pare se paditeses i mungon legjitimiteti aktiv, si dhe interesi juridik ne ngritjen e kerkese padise, sipas nenit 32 te K.Pr.Civile, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.

Ne nenin 32 te K.Pr.Civile ligjvenesi ka percaktuar: “Padia ngrihet vetem kur personi ka interes te ligjshem ne njohjen ose rrezimin e nje pretendimi”. Ky eshte perkufizimi i pergjithshem i bere ne legjislacionin tone procedural persa i perket interesit te ligjshem, ose mundesise per te vepruar ne proçesin gjyqesor.

Ky interes i ligjshem qendron ne faktin se, midis pales paditese dhe pales se paditur, ekziston nje marredhenie juridike lidhur me te drejten subjektive te pretenduar, per mbrojtjen e se ciles inicohet proçesi gjyqesor. Ne keto rrethana, palet pjesemarrese ne nje proçes gjyqesor legjitimohen realisht per shkak se ato jane pjesmarres ne marredhenien juridike civile, nepermjet se ciles inicohet proçesi gjyqesor, legjitimim, i cili ne doktrine njihet si legjitimim real (legitimatio ad causam).

Ne interpretim te kundert (argumentum ad contrario), personi qe nuk ka nje interes te ligjshem nuk mund te ngreje padi.

Interpretimi i termit “interes i ligjshem”, i perdorur nga ligjvenesi ne nenin 32 te K.Pr.Civile, nuk eshte dhene nga ligji, por kuptimi i tij behet i mundur nga doktrina. “Interesi”, mbi te gjitha, eshte perfitimi personal qe do te kishte mbajtesi i se drejtes subjektive te pretenduar te shkelur (paditesi), duke kerkuar me ane te gjykates njohjen ose rivendosjen e kesaj te drejte te shkelur, ose te mohuar nga pala tjeter (pala e paditur). Nga ana tjeter eshte e nevojshme qe “interesi i ligjshem” per te ngritur padi ne nje proçes gjyqesor, duhet te jete i pandare nga fakti qe, pa ndihmen e forces shtrenguese te shtetit (gjykates), paditesi do te pesonte nje dem.

Ne vijim te sa me siper, padia per te njohur ose per te rivendosur nje te drejte te shkelur, ose te mohuar, mund te ngrihet vetem nga personi qe i perket e drejta e shkelur, ose e mohuar nga nje i trete (legjitimi aktiv).

Ne kete kuader, meqenese paditesja Anthulla Kuçuqi e kishte humbur te drejten e pronesise mbi truallin e pretenduar prej saj, nuk mund te kerkonte ne gjykate, nepermjet kerkese padise, mbrojtjen e nje te drejte subjektive qe nuk e kishte.

E thene ndryshe, paditeses Anthulla Kuçuqi i ka munguar “interesi i ligjshem” per ngritjen e kekrese padise e me te drejte Gjykata e shkalles se pare Sarande ka vendosur rrezimin e kerkese padise, vendim i cili eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Gjirokaster.

Duke patur parasysh sa me siper, vleresoj se vendimi nr.239, date 19.06.2007 i gjykates se Apelit Gjirokaster eshte i drejte, i bazuar ne ligj dhe si i tille ai duhej te lihej ne fuqi.

Aleksander Muskaj


Nr.11115-00513-00-2007 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-627 i Vendimit (124)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Shpresa Beçaj Kryesuese

Evjeni Sinoimeri Anetare

Ardian Dvorani Anetar

Aleksander Muskaj Anetar

Evelina Qirjako Anetare


ne seancen gjyqesore te dates 09.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:
PADITËS: KIÇO GURMA, i vtl.1931, lindur dhe banues ne Sarande, perfaqesuar nga Av.Alma Çami.

TË PADITUR: 1. ANTHULLA ÇAKO, banuese ne Sarande, perfaqesuar nga Av.Fatmir Braka

2. ZRPP SARANDE, ne mungese

3. BASHKIA SARANDE, ne mungese


OBJEKTI:

Lirim e dorezim trualli.

Fshirje nga regjistri hipotekor ne favor te te paditures Anthulla,

i sendit objekt konflikti.

Konstatim i pavlefshmerise se kontrates se shitjes se truallit

nr.709 rep., 248 kol., date 02.05.1996.

Baza Ligjore: Neni 296, 192, 197, 92 e vijues i K.C.

Neni 153, 154 e vijues i K.Pr.C.

Ligji nr.7980, date 27.07.1995 “Per shitblerjen e trojeve”.

Gjykata e Shkalles se Pare Sarande, me vendimin nr.623, date 28.06.2006, ka vendosur:

Rrezimin e kerkese padise se paditesit Kico Gurma si te pabazuar ne ligj e ne prova.

Heqjen e mases se sigurimit te padise.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.352, date 24.10.2006, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.623, date 28.06.2006 te Gjykates se Rrethit Sarande, duke vendosur:

Pranimin e kerkese padise.

Konstatimin e pavlefshmerise absolute te kontrates se shitjes se truallit nr.709 rep., 248 kol., date 02.05.1996 dhe kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme.

Fshirjen nga regjistri hipotekor ne favor te te paditures Anthulla Cako.

Lirimin dhe dorezimin e truallit per siperfaqjen 910 m2 objekt konflikti.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, brenda afatit ligjor, ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.C. ka ushtruar rekurs pala e paditur Anthulla Cako, duke kerkuar prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, per keto shkaqe:

- Nga ana e Gjykates se Apelit Gjirokaster jane lejuar shkelje te renda proceduriale dhe eshte zbatuar shume keq ligji. Pala paditese Kiço Gurma nuk legjitimohet ne kete proçes gjyqesor, pasi kerkon nje prone qe eshte publike dhe jo prone e trashegimlenesit te tij.

- Nuk kemi ndermend te hyjme ne detaje te vendimit te KKKP Sarande ne favor te pales paditese, mirepo jemi te detyruar te themi se edhe perse nuk jane pronare legjitim mbi 50.112 m2 qe ju ka kthyer komisioni, kane marre edhe 35.000 m2 te tjera nepermjet nje vendimi gjyqesor teper te diskutueshem, duke kerkuar te marrin edhe parcelen tone ne menyre te paligjshme. Vendimi i mesiperm te KKKP nuk eshte kundershtuar, mirepo pas 9 vjetesh eshte kerkuar gjyqesisht saktesimi i tij.

- Ne baze te nenit 27/a te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 pjesemarresit ne proces kane te drejte te ankojne vendimet e KKKP ne gjykate. Si ka mundesi qe pala paditese nuk ka investuar gjykaten per te kundershtuar vendimin e komisionit, por e kerkon pas 9 vjetesh. Vendimi nr.67, date 27.01.2003 jo vetem ka shkelur haptazi ligjin material, por nuk eshte respektuar procedura e gjykimit dhe nuk jane respektuar te drejtat dhe lirite e paleve te cilat nuk jane thirrur ne proçesin gjyqesor.

- Vertete ligji nr.7980, date 27.07.1995 permend faktin e ngrirjes se shitblerjes se trojeve prone shteterore, por asnjehere nuk flet per legjitimimin e personave jopronare sikurse ndodhet pala paditese. Pushteti lokal duke patur informacionin e duhur dhe ka qene teresisht ne dijeni te prones se ish-pronareve nuk i ka prekur ato, por ka vepruar vetem mbi tokat shteterore sikurse jane ndare me mijera sheshe ndertimi ne Sarande. Konkretisht trajtimi i pales se paditur eshte bere ne baze te ligjit nr.7693, date 06.04.1993 “Per urbanistiken”, ndryshuar me ligjin nr.8015, date 19.10.1995.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relatimin e gjyqtares Evjeni Sinojmeri; Av. Alma Çami, e cila kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster, Av. Fatmir Braka, i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande; si dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Rekursi i paraqitur nga e paditura Anthulla Cako permban shkaqe nga ato te parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, te cilat i bejne te cenueshem te dy vendimet - ate te Gjykates se Rrethit gjyqesor Sarande nr.623, date 28.06.2006, me te cilin eshte rrezuar padia e paditesit dhe vendimin e Gjykates se Apelit Gjirokaster nr.352 date 24.10.2006, me te cilin eshte ndryshuar vendimi i mesiperm dhe eshte pranuar padia, duke u konstatuar absolutisht e pavlefshme kontrata e shitjes se te paditures dhe detyruar ajo te liroje e dorezoje truallin. Keto vendime duhet te prishen dhe çeshtja te dergohet per rigjykim prane gjykates se rrethit gjyqesor, me tjeter trup gjykues.

Te dy gjykatat kane pranuar rrethanat e çeshtjes si vijon:

Me vendimin e K.K.Pronave nr.13, date 29.03.1994, familjes Gurma i eshte njohur pronesia mbi nje siperfaqe 50.000 m2 e ndodhur ne qytetin e Sarandes, me kufij te percaktuar dhe nga kjo siperfaqe u eshte kthyer nga 5000 m2 secilit prej trashegimtareve te ish pronarit - pra gjithsej 30.000 m2. Vendimi i mesiperm, i cili ka qene i regjistruar edhe ne Z.R.P.P., eshte kerkuar te saktesohet nga pronaret Gurma ne nje proçes gjyqesor, ku e paditura nuk ka qene as pale dhe as ne cilesine e personit te trete. Me vendimin gjyqesor nr.67, date 27.01.2003 eshte vendosur te pranohet padia dhe nga 50.000 m2 tashme t’i kthehen 50 strem. Duke qene se sipas arsyetimit te vendimit gjyqesor nje strem barazohej me 1.7 m2, gjykata beri dhe verifikimin e siperfaqes qe konsiderohej e lire ne pjesen e njohur me teper dhe u ktheu atyre edhe tre parcela A, B dhe D, perkatesisht me siperfaqe 2150 m2, 3335 m2 dhe 720 m2.

E paditura Anthulla Cako ka marre nga K.R.T.-ja e Bashkise me vendimin nr.9, date 14.03.1995, nje shesh ndertimi me siperfaqe 910 m2. Me vone, me kontraten e shitjes objekt gjykimi date 02.05.1996, e ka blere kete siperfaqe duke u bere keshtu pronare e saj. Siperfaqja e mesiperme eshte regjistruar ne pronesi te pales se paditur edhe ne Z.R.P.P. Me kete cilesi ka marre leje per kryerje ndertimi.

Deri ne momentin kur vendimi i L.K.K.Pronave ishte i pacenuar, mes paleve nuk kishte mosmarrveshje. Konflikti ka lindur vetem pasi gjykata me vendimin e vitit 2003, beri saktesimin e vendimit te K.K.K.Pronave. Nga ky vendim paditesi (familja Gurma), perfitonte nje siperfaqe me te madhe te njohur e po keshtu dhe te kthyer te lire.

Paditesi ,ne situaten e re te krijuar, pretendoi se trualli i blere nga e paditura mbivendosej plotesisht me siperfaqen e konsideruar te lire dhe te kthyer me vendim gjyqesor familjes se tij, prandaj nepermjet konstatimit te pavlefshmerise se kontrates se shitjes kerkoi te realizoje qellimin per lirimin e dorezimin e truallit, duke e çregjistruar ate njekohesisht ne Z.R.P.P. nga pronesia e te paditures.

Edhe pse ne vendimet gjyqesore nuk gjendet asnje gjurme lidhur me mjetet e reagimit te pales se paditur ndaj kerkesepadise se pales paditese, nga administrimi i dosjes gjyqesore ka rezultuar se kjo e fundit ka paraqitur kunderpadine date 03.02.2004, e cila i eshte kthyer per te plotesuar te metat. Me vone ajo eshte paraqitur ne formen e nje padie me daten 20.02.2004, por qe fati i saj i mevonshem nuk rezulton nga materialet e dosjes. Dhe se fundi eshte paraqitur kunderpadia me date 19.05.2005, te cilen ne seancen e dates 21.09.2005, me vendim te ndermjetem gjykata e ka kthyer te pashqyrtuar, me argumentin se paraqeste veshtiresi per t’u shqyrtuar se bashku me padine. Me te gjitha keto akte i padituri ka kontestuar vendimin e K.K.K.P. te ndryshuar me vendim gjyqesor ne emer te paditesit, duke pretenduar se padrejtesisht me vendimin gjyqesor nje strem eshte konsideruar e barabarte me 1.700 m2. Pretendime pala e paditur ka patur edhe lidhur me masen e njohur nga K.K.K.Pronave me vendimin e vitit 1993.

Gjykata e rrethit, e vene ne dijeni te pretendimeve te pales se paditur me aktet e mesiperme, edhe pse nuk pranoi per shqyrtim konderpadine, mori ne konsiderate dhe hetoi lidhur me to ne kuadrin e prapesimeve. Keshtu, ajo konstatoi se ne vendimin gjyqesor qe kishte saktesuar vendimin e K.K.K.P., pala e paditur nuk ka qene pale e per rrjedhoje, sipas gjykates, ai vendim nuk mund t’i shtrije efektet mbi te. Nisur nga kjo, gjykata nuk i konsideroi gjë te gjykuar perfundimet e arritura ne ate gjykim lidhur me raportin strem-meter katror. Perkundrazi, ne vendimin e saj arsyetohet se, sipas shkreses se Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise dhe Kalibrimit prane Keshillit te Ministrave, rezulton se njesia matese strem eshte e barabarte me 1000 m2.

Eksperti i thirrur ne seance shpjegoi se midis pronave te paleve nuk rezulton te kete mbivendosje, duke ju referuar vendimit te K.K.K.Pronave te vitit 1994. Mbivendosje ka vetem po te merret parasysh vendimi gjyqesor i cili e rrit pronen e pales paditese me 35.000 m2. Nisur nga sa me siper, ajo e ka konsideruar te pabaze kerkimin e pales paditese per pavlefshmerine e kontrates se shitjes.

Gjykata e apelit, ne ndryshim nga ajo e rrethit, duke marre te pakontestueshem vendimin gjyqesor te vitit 2003, pra duke e konsideruar edhe siperfaqen shtese prej 35.000 m2 prone te ish pronarit, ka marre ne analize vetem titullin e te paditures. Sipas saj, padrejtesisht shteti i ka shitur nje personi truallin deri atehere prone shteterore, ne nje kohe qe kishte ndalim ligjor deri ne momentin kur do te perfundonte kompensimi fizik i ish-pronareve. Nderkohe, ajo arsyeton se gjykata e rrethit gabimisht i ka hyre shqyrtimit te vendimit gjyqesor, pasi e paditura nuk mund te pretendoje me prapesim mungesen e titullit te pronesise se paditesit. Fakti qe e paditura nuk ka qene pale, apo person i trete ne ate gjykim nuk e ben ate absolutisht te pavlefshem, pasi ne referim te nenit 451 te K.Pr.C., kur vendimi merr forme te prere eshte i detyrueshem per palet dhe per te gjithe gjykatat dhe institucionet e tjera.

Kjo gjykate pranon ne vendim se nuk ka rezultuar qe e paditura te kete kerkuar ne rruge proceduriale kundershtimin e vendimit te K.K.K.Pronave. Nderkohe, qe sipas saj, ky vendim i eshte nenshtruar nje kontrolli gjyqesor te gjykates me te larte nepermjet rishikimit te paraqitur nga njera nga palet e atij proçesi - Bashkise Sarande.

Ne perfundim, ajo ka konkluduar se kontrata e shitjes eshte bere ne kundershtim me ligjin, pra eshte absolutisht e pavlefshme e per rrjedhoje duhet, ne kuptim te nenit 296 te K.Civil, te detyrohet e paditura ta liroje e dorezoje siperfaqen e zene prej 910 m2.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte vleresoi se vendimi i gjykates se apelit eshte rrjedhoje e mosrespektimit te kerkesave ligjore.

Ka rezultuar se gjykatat jane vene ne dijeni te pretendimeve qe pala e paditur ka patur ne lidhje me titullin e pronesise se paditesit. Sikunder u permend me lart, jane nje sere aktesh proceduriale qe vertetojne se ajo ka kerkuar te kundershtoje vendimin e K.K.K.Pronave te dhene ne emer te paditesit, te ndryshuar me pas me vendim gjyqesor. Lidhur me kunderpadine e fundit, vete gjykata e rrethit eshte shprehur se nuk e pranon per shqyrtim per shkak te veshtiresive ne gjykim. Eshte e qarte rendesia qe ka verifikimi i titullit te pronesise se paditesit per ecurine e nje procesi gjyqesor. Dihet se gjykata para se te hyje ne fazen e verifikimit te legjitimitetit te titullit te pronesise te te paditurit, duhet te shikoje nese paditesi eshte legjitim per ta kerkuar kete gje, ose jo. Sigurisht kjo nuk mund te behet pa patur asnje pretendim nga pala kundershtare lidhur me kete fakt, por gjithashtu nuk mund te anashkalohet nje verifikim i tille me pretendimin se pala nuk ka ngritur kunderpadi, por ka vetem prapesime.

Ishte detyre e gjykates dhe plotesisht ne te miren e perfundimit dhe zgjidhjes sa me te drejte te çeshtjes, shqyrtimi njekohesisht i padise dhe kunderpadise per te verifikuar reciprokisht titujt e pronesise te paleve. Te vepruarit ne kundershtim me sa me siper do te thote gjykim i njeanshem i çeshtjes, mohim i te drejtes se njeres pale per te patur nje proçes gjyqesor te rregullt, kontradiktor, gje qe jepte garanci per arritjen e nje perfundimi te drejte. Gjykata e rrethit edhe pse nuk e ka bere kete gje, se paku nuk ka nxjerre jashte vemendjes pretendimet e pales se paditur te ngritura ne kuadrin e prapesimeve. Ajo mbasi ka hetuar e ka marre prova lidhur me to, ka konkluduar se vendimi gjyqesor qe kishte ndryshuar vendimin e K.K.K.Pronave per palen paditese nuk ishte i drejte. Kjo nuk do te thote se gjykata e rrethit nuk ka patur parasysh nenin 451/a te K.Pr.Civile, lidhur me fuqine e vendimit gjyqesor. Por kjo dispozite e ben vendimin gjyqesor te detyrueshem per palet ne ate gjykim, trashegimtaret e tyre, personat qe terheqin te drejta nga palet, per gjykaten dhe institucionet e tjera, per sa kohe qe nuk ka nje kontestim nga persona qe terheqin te drejta dhe qe nuk kane qene pale ne ate gjykim. Ketyre te fundit nuk mund t’u mohohet e drejta per te iniciuar nje gjykim te ri per mbrojtjen e interesave te tyre. Pra nuk eshte gjykata vete ajo qe injoron vendimet e saj, por eshte ajo qe pa mohuar te drejten e personave qe jane prekur nga ky vendim pa qene pale, ta konsideroje ose jo te drejte ate. Ne keto kushte, kur vete gjykata e rrethit ka konstatuar se vendimi i gjykates qe kishte ndryshuar vendimin e K.K.K.Pronave per paditesin ka qene jo i drejte dhe mbi kete baze ka rrezuar padine, pala e paditur e ka realizuar qellimin e saj dhe nuk ka patur interes te pretendoje perse gjykata nuk i kishte marre ne shqyrtim kunderpadine.

Perkundrazi, gjykata e apelit, ne momentin qe arriti ne konkluzionin se nuk mund te diskutohet titulli i pronesise se paditesit vetem ne kuadrin e prapesimeve, edhe pse nuk kishte pretendim nga pala e paditur per arsyet qe i permenden me lart, nuk mund te injoronte gjithçka ishte vene ne bisedim ne gjykimin ne shkalle te pare lidhur me kete fakt. Ajo, e vene ne dijeni te nje mundesie potenciale per parregullsi te titullit te paditesit (meqe gjykata e rrethit kishte arritur ne kete perfundim), nuk mund ta konsideronte te mireqene dhe te padiskutueshem kete titull dhe t’i jepte zgjidhje çeshtjes vetem duke pare ligjshmerine e titullit te te paditures. Ajo nuk mund t’i mohonte pales te drejten per te kontestuar nje vendim ku nuk kishte qene pale, vetem per shkak se kundershtimet e saj nuk ishin formuluar si kunderpadi por si prapesime.

Jo vetem kaq, por gjykata e apelit arsyeton ne kundershtim me sa eshte parashtruar me lart, duke pranuar ne vendimin e saj se “nuk rezulton qe e paditura te kete kerkuar nepermjet kesaj rruge proceduriale kundershtimin e vendimit te K.K.K.Pronave, te saktesuar me vendimin gjyqesor nr.67”. Nuk mundet qe gjykata e vetedijshme per kontestimet e pales se paditur dhe pergjegjese per mosmarrjen ne konsiderate te ketyre kontestimeve, duke u justifikuar me veshtiresite ne zgjidhjen e çeshtjes, te veproje ne menyre kaq te prere dhe arbitrare duke mos i lene pales asnje shteg per t’u mbrojtur nga pasojat e nje vendimi ku nuk ka qene pale.

Ne mbeshtetje te konkluzionit te saj, gjykata e apelit arsyeton edhe se vendimi gjyqesor, qe pala e paditur konteston, i eshte nenshtruar dhe kontrollit gjyqesor te Gjykates se Larte ne nje kerkese rishikimi te iniciuar nga Bashkia Sarande, per te cilen eshte vendosur mospranimi. Ky arsyetim eshte i pabaze per faktin, se së pari: Bashkia Sarande ka qene pale ne gjykim dhe ka patur mundesi te parashtroje pretendimet e veta; dhe së dyti: kerkesa per rishikim ka nje specifike per t’u pranuar, e cila lidhet me rastet e parashikuara ne nenin 494 te K.Pr.Civile. Perkundrazi, pala e paditur ne kete çeshtje nuk ka qene pjesemarrese asnjehere ne gjykimin e vitit 2003 dhe nuk ka patur mundesi asnjehere te beje kontestimet dhe te sjelle provat e veta per t’i vertetuar pretendimet e saj. Ndaj ky arsyetim eshte i pavend.

Gjithe sa u thane me lart e bejne te cenueshem vendimin e gjykates se apelit. Por rezulton se paralelisht me kete çeshtje, nga ky Kolegj u gjykua dhe nje çeshtje tjeter me po te njejtat pale, por e iniciuar nga Anthulla Cako me objekt kundershtimin e vendimit te K.K.K.Pronave te saktesuar me vendim gjykate (ate qe gjykata nuk e pranoi si kunderpadi, pala e paditur e paraqiti si padi me vete). Gjykata e Larte prishi vendimet e gjykatave te te dy shkalleve, te cilet nuk e kishin legjitimuar Anthulla Cakon ne ngritjen e padise dhe e dergoi çeshtjen per rigjykim ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Sarande. Duke qene se keto çeshtje duhet te gjykohen njekohesisht dhe ne varesi te çmimit te gjykates, mundesisht edhe ne nje te vetme per arsyet qe kemi thene me lart, Kolegji çmoi te prishe dhe vendimin e gjykates se rrethit.

Plotesimi ne rigjykim i mangesive te mesiperme dhe hetimi rreth problemeve te tjera qe vete ajo gjykate do te çmoje, do te çojne ne dhenien e nje vendimi te drejte e te bazuar ne ligj.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/ç te K.Pr.Civile,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.623, date 28.06.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande dhe te vendimit nr.352, date 24.10.2006 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande, por me tjeter trup gjykues.


Tirane, me 09.04.2009

Nr.11243-01973-00-2006 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-357 i Vendimit (125)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:
Evjeni Sinoimeri Kryesuese

Ardian Dvorani Anëtar

Evelina Qirjako Anëtare

Fatos Lulo Anëtar

Guxim Zenelaj Anëtare
ne seance gjyqesore date 09.04.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:
PADITËSE: FIQIRIJE DUKA, ne mungese

E PADITUR: AGJENSIA E SIGURIMEVE SHOQERORE MAT, ne mungese


OBJEKTI:

Detyrimi i te paditurit

te me trajtoje me pension invaliditeti per shkak semundje.

Baza Ligjore: Ligji 7703, date 11.5.1993 “Per sigurimet shoqerore”.

Gjykata e Shkalles se Pare Mat, me vendimin nr.385, date 01.12.2005 ka vendosur:

Pranimin e kerkese-padise, detyrimin e te paditurit Agjensia e Sigurimeve Shoqerore Mat t’i lidhe pension invaliditeti per shkak semundje paditeses Fiqirije Duka, duke filluar nga data 04.11.2004.


Gjykata e Apelit Tirane, me vendim nr.1160, date 07.11.2006 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.385, date 01.12.2005 te Gjykates se shkalles se pare Mat.


Kunder vendimit ka ushtruar rekurs Avokatura e Shtetit, Zyra vendore Tirane, e cila ka kerkuar prishjen e vendimeve gjyqesore dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes, duke parashtruar keto shkaqe:

- Te dy vendimet jane mare ne zbatim te gabuar te ligjit.

- Gjykata nuk ka kryer hetim te plote dhe te gjithanshem te çeshtjes, ne kundersthim me nenin 14,16 te K.Pr.Civile.

- Paditesja ka kerkuar pension invaliditeti ne KMCAP. Ky komision me vendimin nr.236, date 17.06.2004 nuk e ka vene ne kushte invaliditeti por e dergon per zgjidhje ne I.S.SH. Tirane.

- K.M.CAP. Epror i Kardiologjise pas vizites mjekesore me vendimin nr.116, date 24.08.2004 e deklaron ate te afte per pune te lehta bujqesore, pa grup invaliditeti.

- Gjykata ne dhenien e vendimit te saj eshte referuar ne nenin 35 te ligjit 7703, por kjo dispozite percakton qarte kushtet e perfitimit te pensionit te invaliditetit, njekohesisht citon se invaliditeti percaktohet nga komisioni mjekesor i caktimit te aftesive per pune … dhe kunder vendimit te K.M.C.A.P. te rrethit personi ankohet ne K.M.C.A.P. epror, vendimi i te cilit eshte i formes se prere.

- Ne kete konteks gjykata, konform nenit 59 te K.Pr.Civile, duhej te nxirrte çeshtjen jashte juridiksionit gjyqesor .

- Nje qendrim te tille ka mbajtur dhe Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.21, date 23.12.2004.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri; ne mungese te paleve ndergjyqese dhe pasi e bisedoi çeshtjes ne teresi,


V Ë R E N

Rekursi i paraqitur nga Avokatura e Shtetit -Zyra Vendore Tirane nuk permban asnje nga shkaqet e parashikuara ne neni 472 te K.Pr.Civile qe te bejne te cenueshem vendimin e Gjykates se Apelit Tirane nr.1160, date 07.11.2006. Me kete vendim eshte lene ne fuqi vendimi i Gjykates se rrethit gjyqesor Mat qe kishte pranuar padine e paditesit, duke detyruar palen e paditur - Agjensine e Sigurimeve Shoqerore Mat ti lidhe paditeses Fiqirje Duka pension invaliditeti prej dates 04.11.2004. Per rrjedhoje ky vendim duhet te lihet ne fuqi si i drejte e i bazuar ne ligj.

Te dyja gjykatat kane pranuar rrethanat e çeshtjes si vijon: Paditesja prej vitit 1971 deri ne 1989 ka punuar ne ish kooperativen bujqesore. Prej kesaj periudhe e ne vazhdim deri ne vitin 1993 rezulton e pasiguruar dhe me pas per vitet 1993-2003 eshte perfshire ne skemen e sigurimit si e vetepunesuar ne bujqesi, duke bere derdhje vullnetare te kontributeve.

Ne muajin korrik 2003 rezulton qe paditesja te jete semurur me diagnozen “fibrilacion artial paroxistic” dhe eshte trajtuar ne kushte spitalore ne menyre te vazhdueshme gjate gjithe vitit. Kjo gjendje ka vazhduar edhe gjate vitit 2004 dhe duke qene se gjendja nuk po permiresohej i eshte dhene nga spitali flete - drejtimi per ne KMCAP. Ne daten 17.06.2004 KMCAP i Rrethit Mat e ka konsideruar te paafte per pune- invalide te grupit te dyte, duke filluar ky invaliditet qe prej dates 25.08.2003, por nderkohe ja ka rekomanduar çeshtjen per zgjidhje KMCAP epror Tirane. Ky i fundit me vendimin e dates 24.08.2004 e konsideron paditesen “ te afte per pune te lehta bujqesore”.

Vetem disa dite me pas paditesja ne gjendje jo te mire shendetesore eshte shtruar per trajtim ne spital ku vazhdoi te qendroje deri ne daten 23.09.2004. Nga spitali i eshte dhene perseri flete - drejtimi per ne KMCAP dhe se fundi me vendimin nr.412, date 04.11.2004 te KMCAP Mat ajo eshte konsideruar perseri invalide e grupit te dyte “e pa afte per pune”.

Mbi kerkimin e vazhdueshem prane pales se paditur per ta trajtuar me pension invaliditeti, kjo e fundit i ka kthyer pergjigje negative, duke paraqitur si shkak se pari faktin qe pensioni nuk mund ti jepet pa u shprehur ne lidhje me aftesine per pune KMCAP epror dhe se dyti se sipas pales se paditur paditesja eshte bere e paafte per pune ne nje kohe qe ka qene e pasiguruar.


Gjykata e rrethit pranon ne vendimin e saj se ka qene KMCAP ai qe ka percaktuar se paditesja eshte invalide e grupit te dyte “e pa afte per pune” si dhe kohen kur ka filluar ky invaliditet qe eshte data 25.08.2003. Sipas saj ne momentin e fillimit te invaliditetit paditesja ka qene e siguruar, pasi ka vazhduar te paguaj kontribute deri ne daten 31 .12.2003. Ne keto rrethana jane te gjithe kushtet e parashikuara nga neni 35 i ligjit nr.7703 te vitit 1993 “Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise” qe paditesja te perfitoje pension invaliditeti. Nisur nga sa me siper ajo ka pranuar padine e paditeses.

Gjykata e apelit i ka konsideruar te drejta e te bazuara ne ligj perfundimet e arritura nga gjykata e rrethit. Ajo duke konfirmuar edhe njehere se paditesja ploteson kerkesat e nenit 35 te ligjit te mesiperm, ka rrezuar pretendimin e pales se paditur se vendimi i KMCAP duhet te rishikohej nga KMCAP epror ne menyre qe te prodhonte efekte. Ne perfundim ajo ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte arriti ne perfundimin se, vendimi i mesiperm i gjykates se apelit eshte i drejte e bazuar ne ligj.

Sikunder arsyeton gjykata e apelit, paditesja ploteson kriteret e parashikuara nga neni 35 i ligjit nr.7703 i vitit 1993 “Per Sigurimet Shoqerore ne R.SH.” pasi ajo eshte bere e pa afte per pune ne daten 23.08.2003 - kohe kur paditesja ka qene e siguruar. Nga libreza e kontributeve qe eshte administruar nga gjykata rezulton se ajo kontributet ka vazhduar ti paguaj deri ne 31.12.2003. Konform kerkesave te kesaj dispozite, si percaktimi i invaliditetit ashtu dhe data e fillimit te tij eshte bere nga KMCAP i rrethit Mat. Vertet ky vendim eshte rishikuar nga KMCAP epror por brenda nje kohe shume te shkurter, KMCAP Mat ka arritur ne te njejtat perfundime lidhur me invaliditetin te shkaktuar nga e njejta semundje si ajo e percaktuar qe ne fillim. Pra procesi i percaktimit te invaliditetit per paditesen ka qene i panderprere qe prej momentit kur eshte dhene vendimi i pare i KMCAP ndaj me te drejte eshte konsideruar se ajo eshte bere e paafte qe ne vitin 2003.

Drejt arsyeton gjykata edhe lidhur me pretendimin e pales se paditur te perseritur edhe ne rekurs persa i perket ezaurimit nga paditesja para se te drejtohej ne gjykate te rekursit administrativ. Lidhur me kete fakt neni 35 parashikon: “… Kunder vendimit te KMCAP-it te rrethit personi mund te ankohet ne KMCAP-in epror prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore, vendimi i te cilit persa i perket caktimit te aftesise per pune eshte i formes se prere”. Siç shihet kjo dispozite e percakton ankimin prane KMCAP-in epror si nje mundesi qe i lihet personit te interesuar, e cila sigurisht behet me efektive per tu zbatuar vetem ne rastet kur ai eshte i pakenaqur nga vendimi qe ka marre KMCAP i rrethit. Ne çeshtjen objekt gjykimi rezultoi qe vendimi i ketij te fundit te kete qene pozitiv per paditesen e per pasoje ajo nuk ka patur interes per ta kundershtuar.

Nga sa me siper, nuk rezulton asnje shkak ligjor qe te beje te cenueshem vendimin e gjykates.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,


V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.1160, date 07.11.2006 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 09.04.2009
Nr.11242-00146-00-2009 i Regj. Themeltar

Nr.00-2008-398 i Vendimit (126)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:
Evjeni Sinoimeri Kryesuese

Ardian Dvorani Anetar

Evelina Qirjako Anetare

Guxim Zenelaj Anetar

Fatos Lulo Anetar
ne daten 09.04.2009, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile, qe u perket paleve:

PADITËS: VLADIMIR MEMA, i biri i Shabanit, i vtl.1948, banues ne Berat, perfaqesuar nga Av.Arenc Berati.

E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQERORE BERAT, ne mungese.
OBJEKTI I PADISË:

Detyrimin e pales se paditur per te me paguar

diferencen e pensionit suplementar te ushtarakut

ne masen 40.388 leke per çdo muaj, nga data 01.08.2005 e ne vijim.

Baza Ligjore: Nenet 32, 153, 324, 325 dhe 328 te K.Pr.C.,

neni 11 i ligjit nr.8087, date 13.03.1996

“Per sigurimet suplementare te ushtarakut

te forcave te armatosura te Republikes se Shqiperise,

te ushtarakut te Ministrise se Rendit Publik

dhe te sherbimit informativ shteteror”,

ndryshuar me ligjin nr.8521, date 30.07.1999.


Gjykata e Shkalles se Pare Berat, me vendimin nr.1504, date 03.11.2008, ka vendosur:

Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te dosjes civile me nr.1580, date regjistrimi 06.10.2008 me pale paditese Vladimir Shaban Mema, pasi pala paditese nuk ka konsumuar rrugen administrative ne organin kompetent, Zyra Qendrore e Institutit te Sigurimeve Shoqerore Tirane.


Kunder vendimit nr.1504, date 03.11.2008 te Gjykates se Shkalles se Pare Berat, brenda afatit ligjor, ka ushtruar ankim te veçante paditesi Vladimir Mema, duke kerkuar prishjen e vendimit dhe dergimin e çeshtjes per vazhdimin e gjykimit, per keto shkaqe:

- Vendimi i marre nga gjykata e shkalles se pare eshte i padrejte.

- Paditesi qe prej vitit 2006 i eshte drejtuar pales se paditur per te rishikuar shumen qe i paguhet nga kjo e fundit, por eshte reaguar negativisht, duke mos marre parasysh pretendimet. Kjo provohet me shkresen date 25.09.2008.

- Sipas gjykates apelet kunder vendimeve te perfitimit behen ne zyren rajonale, apelet kunder vendimeve te zyrave rajonale behen ne Zyren Qendrore te ISSh dhe apelet e zgjidhura ne menyre te pafavorshme behen ne gjykate. Po t’i referohemi dispozites se permendur nga gjykata, ajo ben fjale per vendimet e perfitimeve, nderkohe qe paditesit i eshte njohur perfitimi, por ai nuk eshte dakord me masen.

- Ne kete menyre, paditesi nuk ka pse t’i drejtohet rruges administrative per zgjidhjen e kesaj çeshtje, pasi paditesi ka kerkuar te rishikohet masa e shumes se paguar nga i padituri, duke u bazuar ne ligjin perkates.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi gjyqtarin Fatos Lulo; perfaqesuesin e pales paditese, avokatin Arenc Berati, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Berat dhe kthimin e akteve per vazhdimin e gjykimit ne po ate gjykate; pala e paditur ne mungese; si dhe pasi shqyrtoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Nga aktet e administruara del se pala paditese ka sherbyer si oficer aktiv qe prej dates 25.02.1969. Ne date 30.07.2003 paditesi ka dale ne rezerve dhe prej asaj date deri me 01.09.2005 eshte paguar me pagese kalimtare, ne masen 50% te pages referuese.

Ne date 01.08.2005, paditesi ka dale ne pension te parakohshem, duke perfituar pagesen perkatese te llogaritur nga ana e pales se paditur. Pikerisht me masen e perfitimit pala paditese eshte dakord. Sipas paditesit masa e pensionit te parakohshem duhej te llogaritej ne baze te nenit 11 te ligjit nr.8521, date 30.07.1999, qe parashikon si vijon: "Pension i parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Ushtaraket e shërbimit aktiv te përhershëm, qe kane dale ne rezerve e ne lirim pas datës 3.7.1991 deri ne plotësimin e kushteve për pension pleqërie, sipas ligjit nr.7703, date 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore ne Republikën e Shqipërisë", përfitojnë pension te parakohshëm për vjetërsi shërbimi, kur plotësojnë vjetërsinë e shërbimit si ushtarak ne masën 12 vjet për gratë dhe 15 vjet për burrat dhe te kenë mbushur moshën: gratë 42 vjeç dhe burrat 47 vjeç. Masa e pensionit te parakohshëm për vjetërsi shërbimi do te jete: a) 50 për qind te pagës referuese mbi te cilën është derdhur kontributi. b) Për çdo vit tjetër te vjetërsisë se shërbimit mbi përcaktimin e mësipërm, masa e pensionit shtohet me 2 për qind te pagës referuese, por jo me shume se masa e pensionit maksimal te pleqërisë ne shkalle vendi. Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi jepet pasi përfituesit i ka përfunduar periudha e trajtimit me pagese kalimtare, sipas nenit 10 te ligjit nr.8087, date 13.03.1996 "Për sigurimin shoqëror suplementar te Ushtarakeve te Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë".

Duke qene se ne momentin e daljes ne rezerve, paditesi ka gezuar graden n/kolonel me page 62.600 leke dhe se aktualisht paguhet nga pala e paditur me 15.700 leke, kerkohet qe te detyrohet kjo e fundit te percaktoje masen e pensionit te parakohshem ne shumen 55.688 leke. Me hyrjen ne fuqi te ligjit nr.9210, date 23.03.2004, paditesi ka pretenduar se per kete kategori perfituesish nuk ekziston me as kufizimi i percaktuar ne ligjin nr.8087/1996, se ai (perfitimit) nuk duhet te kaloje masen e pensionit maksimal te pleqerise ne shkalle vendi.

Ne dosjen gjyqesore eshte administruar shkresa nr.2271/1 prot., date 25.09.2008 e DRISSh Berat ku i behet me dije paditesit se ne lidhje me objektin e mosmarreveshjes, DRISSH Berat ia ka hedhur poshte pretendimet me shkresen nr.1897/1 prot., date 03.11.2006. Ky qendrim eshte kundershtuar nga paditesi prane Komisionit Rajonal te Ankimit prane DRISSh Berat, organ ky qe me vendimin nr.24, date 29.12.2006 e ka rrezuar kerkesen e paditesit.

Ne keto kushte, paditesi i eshte drejtuar juridiksionit gjyqesor me kerkimet e parashtruara ne objektin e padise.

Gjykata e Shkalles se Pare Berat, me vendimin nr.1504, date 03.11.2008 ka vendosur:

“Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te dosjes civile me nr.1580, date regjistrimi 06.10.2008 me pale paditese Vladimir Shaban Mema, pasi pala paditese nuk ka konsumuar rrugen administrative ne organin kompetent, Zyra Qendrore e Institutit te Sigurimeve Shoqerore Tirane”.



Arsyetimi i gjykates:

Siç rezulton nga aktet e dosjes gjyqesore nr.1580, date 06.10.2008 me pale paditese Vladimir Mema, paditesi akoma nuk ka shterur rrugen administrative, pra nuk ka zbatuar kerkesen e nenit 86 te ligjit nr.7703, date 11.05.1993 “Per sigurimet shoqerore” dhe si e tille gjykata eshte e detyruar qe aktet e kesaj kerkese t’i nxjerre jashte juridiksionit gjyqesor, vetem pasi pala paditese V. Mema te marre nje pergjigje nga organi administrativ kompetent qe eshte Zyra Qendrore e Institutit te Sigurimeve Shoqerore Tirane, pastaj paditesi ka te drejte t’i drejtohet gjykates per zgjidhjen e mosmarreveshjes.

Kunder vendimit nr.1504, date 03.11.2008 te Gjykates se Shkalles se Pare Berat, brenda afatit ligjor, ka ushtruar ankim te veçante paditesi Vladimir Mema, duke kerkuar prishjen e vendimit dhe dergimin e çeshtjes per vazhdimin e gjykimit, per keto shkaqe:

- Vendimi i marre nga gjykata e shkalles se pare eshte i padrejte.

- Paditesi qe prej vitit 2006 i eshte drejtuar pales se paditur per te rishikuar shumen qe i paguhet nga kjo e fundit, por eshte reaguar negativisht, duke mos marre parasysh pretendimet. Kjo provohet me shkresen date 25.09.2008.

- Sipas gjykates, apelet kunder vendimeve te perfitimit behen ne zyren rajonale, apelet kunder vendimeve te zyrave rajonale behen ne Zyren Qendrore te ISSh dhe apelet e zgjidhura ne menyre te pafavorshme behen ne gjykate. Po t’i referohemi dispozites se permendur nga gjykata , ajo ben fjale per vendimet e perfitimeve, nderkohe qe paditesit i eshte njohur perfitimi, por ai nuk eshte dakord me masen.

- Ne kete menyre paditesi nuk ka pse t’i drejtohet rruges administrative per zgjidhjen e kesaj çeshtje, pasi paditesi ka kerkuar te rishikohet masa e shumes se paguar nga i padituri, duke u bazuar ne ligjin perkates.

Vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare Berat nr.1504, date 03.11.2008, per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes me padites Vladimir Mema eshte vendim i dhene pa u mbeshtetur ne ligj, prandaj duhet te prishet duke u kthyer aktet per vazhdimin e gjykimit, pasi çeshtja eshte ne juriksionin gjyqesor.

Me daljen ne pension te parakohshem paditesi Vladimir Mema eshte trajtuar dhe ka perfituar pensionin perkates mbeshtetur ne ligjin nr.7703, date 11.5.1993 “Per Sigurimet Shoqerore”.

Diferenca e pretenduar nga paditesi per pension suplementar te ushtarakut, apo rillogaritja e mases se pensionit te perfituar nuk jane me objekt per t’u trajtuar nga ligji nr.7703, date 11.05.1993 “Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise”, apo ndryshimet perkatese bere ketij ligji. Per me teper paditesi, ne menyre te gabuar, i eshte drejtuar instancave administrative te Institutit te Sigurimeve Shoqerore. Ai, duke patur parasysh nenin 86 te ligjit nr.7703, date 11.5.1993 i cili parashikon se: Ankimimi - 1. Ankimi kundër vendimeve të përfitimeve bëhet në komisionin e ankimit pranë drejtorive rajonale të sigurimeve shoqërore. 2. Ankimi kundër vendimeve të komisionit të ankimit pranë drejtorisë rajonale të sigurimeve shoqërore bëhet në komisionin e ankimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. 3. Ankimet e zgjidhura në mënyrë të pafavorshme bëhen në gjykatë, vendimi i së cilës është përfundimtar. 4. Këshilli Administrativ përcakton përbërjen, numrin dhe procedurën e funksionimit të komisionit të ankimit pranë drejtorive rajonale dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.”, ka vazhduar ankimimet e tij administrative, gje qe dhe gjykaten e ka orientuar gabim.

Sa me siper, gjykata nuk duhej t’i referohej kerkimit te gabuar te paditesit, por duhej te shikonte dhe ligjet e tjere te posaçme ne lidhje me perfitimin e pensionit apo rillogaritjet e tyre dhe me konkretisht duhej t’i referohej ligjit nr.8087, date 13.3.1996 “Per Sigurimin Suplementar te Ushtarakeve te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise”.

Paditesi ka qene subjekt i ligjit nr.7703, date 11.5.1993 “Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise” dhe ka perfituar pensionin qe i takon simbas rastit dhe kategorise perkatese parashikuar ne kete ligj. Pretendimet e tjera per perfitim suplementar, si dhe menyren e kerkimit, ankimit kunder vendimeve te perfitimeve trajtohen nga ligji i sipercituar nr.8087, date 13.03.1996.

Gjykata e Larte çmon se kerkimi per detyrimin e anes se paditur per te paguar diferencen e pensionit suplementar te ushtarakut, eshte ne juridiksionin gjyqesor. Neni 6 i ligjit nr.8087, date 21.3.1996 parashikon se: Ankimet kunder vendimeve te perfitimeve nga ky ligj behen ne gjykate, e cila zgjidh çeshtjen perfundimisht.

Ne keto kushte, paditesi nuk perben objekt shqyrtimi te Komisioneve te niveleve te ndryshme, parashikuar nga neni 86 i ligjit nr.7703 date 11.05.1993 “Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise”.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.1504, date 03.11.2008, te Gjykates se Shkalles se Pare Berat dhe kthimin e akteve ne po ate gjykate, per vazhdimin e gjykimit si çeshtje ne juridiksion gjyqesor.


Tiranë, më 09.04.2009

Nr.31001-00344-00-2009 i Regj. Themeltar

Nr.00-2008-453 i Vendimit (127)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:
Evjeni Sinoimeri Kryesuese

Ardian Dvorani Anetar

Evelina Qirjako Anetare

Guxim Zenelaj Anetar

Fatos Lulo Anetar
ne daten 09.04.2009, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile, qe u perket paleve:

PADITËS: SHOQERIA “BETSPORT” SHA me seli ne Durres, Drejtor i Shoqerise z. S.Boçi, perfaqesuar nga Av. Adriatik Mukaj.

I PADITUR: DEGA E TATIMEVE DURRES, ne mungese.
OBJEKTI I PADISË:

Kundershtimin e aktit administrativ,

shkresen nr.2260 prot., date 08.02.2008, me lende:

“Njoftim per detyrimet” te Deges se Tatim Taksave Durres,

qe lidhet me njoftimin per detyrimet tatimore te tatim paguesit “BetSport” sha

per kuoten fikse 1.000.000 leke per periudhen mars 2007

dhe gusht 2007 per kuoten 1.081.600 leke,

duke detyruar palen e paditur te anulloje kete detyrim

dhe te ktheje shumen e paguar.

Baza Ligjore: Neni 324, 325 dhe 328 i K.Pr.C.

dhe ligji nr.8560, date 22.12.1999

“Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”.

Gjykata e Shkalles se Pare Durres, me vendimin nr.s’ka, date 20.01.2009, ka vendosur:

Rrezimin e kerkeses se bere nga i padituri Dega e Tatimeve Durres me objekt “Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes civile me pale padites Shoqeria “BetSport” sha Durres, i paditur Dega e Tatimeve Durres me objekt: Kundershtimin e aktit administrativ, shkreses nr. Prot. 2260, date 08.02.2008 me lende “Njoftim per detyrimet” te Deges Tatimore Durres, qe lidhet me njoftimin per detyrimet tatimore te tatimpaguesit “Betsport” sha, per kuoten 1.000.000 leke per periudhen mars 2007 dhe gusht 2007 per kuoten 1.081.000 leke, duke detyruar palen e paditur te anulloje kete detyrim dhe te ktheje shumen e paguar, si te pambeshtetur ne ligj.


Kunder vendimit nr.s’ka, date 20.01.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare Durres, brenda afatit ligjor, ka ushtruar ankim te veçante pala e paditur Dega e Tatimeve Durres, duke kerkuar prishjen e vendimit dhe nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, per keto shkaqe:

- Çeshtja ne fjale nuk eshte ne juridiksionin e gjykates se shkalles se pare, pasi ajo nuk eshte shqyrtuar me pare ne themelin e saj ne rrugen administrative. Kete pretendim e mbeshtesim ne arsyetimin e vendimit te Komisionit te Apelimit Tatimor, ku konstatohet se ketij te fundit nuk i eshte vene ne dispozicion dokumentacioni i kerkuar.

- Po te shihet me kujdes vendimi nr.3, date 10.01.2008 i Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, aty shprehet se gjykata mund te nxjerre jashte juridiksionit gjyqesor çeshtjen, nese verteton se dokumentat nuk jane dorezuar te plota per faj te paditesit.

- Paditesi, gjate shqyrtimit gjyqesor, nuk mundi te vertetonte se mosdorezimi i dokumentacionit te nevojshem ishte per faj te organit administrativ dhe jo per faj te tij.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi gjyqtarin Fatos Lulo; perfaqesuesin e pales paditese, avokat Adriatik Mukaj, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te ndermjetem te Gjykates se Shkalles se Pare Durres; ne mungese te pales se paditur “Dega e Tatimeve Durres”; si dhe pasi shqyrtoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Pala paditese eshte person juridik, ne formen e shoqerise tregtare anonime, regjistruar me vendimin nr.28887, date 22.01.2003 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane. Me vendimin nr.28887/2, date 04.05.2007 te po kesaj gjykate eshte vendosur depozitimi ne regjistrin tregtar i akteve perkatese te procedures se shitjes se disa kuotave te kapitalit te shoqerise, si dhe emerimin ne detyren e drejtorit te z. S.Boçi. Keto te dhena vertetohen dhe nga ekstrakti i marre nga QKR ne date 09.10.2008. Rezulton se me date 01.03.2007 pales paditese iu dha NIPT perkates nga Dega e Tatimeve Durres.

Me shkresen date 15.05.2007 te Deges se Tatimeve Durres, subjektit i jane njoftuar detyrimet tatimore per periudhen maj-dhjetor 2007. Nderkohe me “Njoftimin per detyrime” nr.2260 prot., date 08.02.2008, Dega e Tatimeve Durres ka njoftuar palen paditese per nje detyrim te papaguar ne masen prej 2.081.600 leke, e cila perbehej nga tatimi fiks per muajin mars dhe gusht 2007.

Rezulton se me mandatin date 03.03.2008 te leshuar nga Alpha Bank, Dega Durres, eshte paguar detyrimi i caktuar me shkresen nr.2260 prot., date 08.02.2008 te Deges se Tatimeve Durres. Pas pageses se detyrimit, pala paditese ka ankimuar aktin ne fjale prane Drejtorise se Apelimit Tatimor, ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve. Paditesi ka pretenduar se nuk mund te tatohej per muajin mars 2007, pasi nuk kishte ushtruar aktivitet, per shkak se vetem ne maj 2007 ishte regjistruar ne gjykate dhe kishte dale nga gjendja pasive ne strukturat tatimore. Po ashtu paditesi ka pretenduar se e ka shlyer detyrimin per muajin gusht 2007, ne baze te dokumentacionit te depozituar ne Degen e Tatimeve Durres.

Sipas paditesit, struktura administrative (Drejtoria e Apelimit Tatimor) nuk ia ka vene ne dispozicion ne kohe vendimin perkates qe ka marre mbi ankimin e paraqitur. Paditesi, nepermjet nje reklamacioni postar, ka kerkuar informacion ne lidhje me pergjigjen e kthyer nga DPT. Ne dosjen gjyqesore eshte administruar reklamacioni date 10.06.2008 (fq.60), ku punonjesja e Alba Post ka pasqyruar faktin se shkresa nr.2827/1 prot., date 04.04.2008 e Drejtorise se Apelimit Tatimor, ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve eshte nisur nga Tirana ne date 06.04.2008, ka mberritur ne Durres ne date 07.04.2008 dhe eshte kthyer mbrapsht ne origjine (DPT) ne date 16.05.2008. Arsyeja pse eshte kthyer mbrapsht pas nje muaji kjo shkrese e DPT, qe permbante qendrimin per ankimin e pales paditese, nuk eshte pasqyruar ne aktin e Alba Post.

Paditesi ka pretenduar se kohe me vone eshte vene ne posedim te shkreses nr.2827/1 prot., date 04.04.2008 te Drejtorise se Apelimit Tatimor, ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve (e administruar ne dosje), ku pasi arsyetohej se subjekti kishte respektuar te gjitha kerkesat ligjore per paraqitjen e ankimit (afati 30 ditor, pagesa e detyrimit), ne perfundim konkludohej lenia ne fuqi e vendimit te Deges se Tatimeve Durres.

Gjate kohes qe nuk ishte ne dijeni per vendimin e marre nga Drejtoria e Apelimit Tatimor, ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve, ne date 07.07.2008, paditesi i eshte drejtuar Komisionit te Apelimit Tatimor, ne Ministrine e Financave. Sipas paditesit edhe pergjigjen e kesaj strukture administrative ka arritur ta siguroje me vonese. Keshtu ne dosje eshte administruar vendimi nr.555, date 01.08.2008 i KAT ne Ministrine e Financave, me ane te se cilit ishte vendosur rrezimi i kerkeses se subjektit per efekt te dokumentacionit te paplote, mungeses se aktit te kontrollit tatimor dhe dokumentacionit provues per procedimin ne shkallen e pare te apelimit.

Pasi ka marre dijeni me date 15.09.2008 per shkresen e mesiperme, paditesi i eshte drejtuar juridiksionit gjyqesor me padine e pershkruar me lart ne kete relacion. Gjate gjykimit, pala e paditur ka pretenduar se shqyrtimi i çeshtjes nuk i takon juridiksionit gjyqesor, persa kohe mosmarreveshja nuk eshte shqyrtuar ne themel nga struktura eprore administrative per shkak te mosparaqitjes se dokumentacionit te kerkuar nga pala paditese.



Gjykata e Shkalles se Pare Durres, me vendimin nr.s’ka, date 20.01.2009, ka vendosur:

Rrezimin e kerkeses se bere nga i padituri Dega e Tatimeve Durres me objekt “Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes civile me pale padites shoqeria “BetSport” sha Durres, i paditur Dega e Tatimeve Durres me objekt: Kundershtimin e aktit administrativ, shkreses nr.2260 Prot., date 08.02.2008 me lende “Njoftim per detyrimet” te Deges Tatimore Durres, qe lidhet me njoftimin per detyrimet tatimore te tatimpaguesit “Betsport” sha, per kuoten 1.000.000 leke per periudhen mars 2007 dhe gusht 2007 per kuoten 1.081.000 leke, duke detyruar palen e paditur te anulloje kete detyrim dhe te ktheje shumen e paguar, si te pambeshtetur ne ligj.



Arsyetimi i gjykates: Referuar n.56, 57, 58 te ligjit nr.8560, date 22.12.1999 “Per procedurat tatimore ne R.Sh.”, pala paditese ka ndjekur rrugen administrative, fakt i provuar nga dokumentacioni i lartpermendur dhe konform nenit 59 te ketij ligji, paditesi ka bere padi ne gjykate. Persa i perket pretendimit te te paditurit se kerkesa administrative e paditesit eshte bere pa u shoqeruar me prova shkresore, pra nuk eshte shqyrtuar ne themel te saj, gjykata referuar dhe vendimit nr.3, date 10.01.2008 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, konstaton se pala paditese e ka bashkelidhur dokumentacionin perkates cituar dhe ne kerkesen e tij per apelim. Gjithashtu ky fakt provohet edhe nga shkresa e dates 04.04.2008, me nr.2827/1 prot., te Drejtorise se Apelimit Tatimor Tirane, i cili nder te tjera citon se “Drejtoria e Apelimeve Tatimore nga shqyrtimi paraprak i kerkeses per apelim ne lidhje me afatin dhe likuidimin e detyrimeve tatimore, konstatoi se jane respektuar kerkesat ligjore per marrjen ne shqyrtim te kesaj kerkese”, ç’ka do te thote se ne shqyrtimin e ketij ankimi nga Drejtoria e Apelimeve Tatimore Tirane, kjo e fundit i ka dhene pergjigje paditesit per vlefshmerine e aktit administrativ qe goditet dhe nuk ka patur pretendim se mungon dokumentacioni siç permend Komisioni i Apelimit Tatimor prane Ministrise se Financave, perkundrazi permend se jane respektuar kerkesat ligjore per marrjen ne shqyrtim te kesaj kerkese. Pra gjykata konkludon se jo per faj te paditesit çeshtja nuk eshte shqyrtuar ne themel nga organi administrativ me i larte, qe eshte KAT prane Ministrise se Financave.

Kunder vendimit nr.s’ka, date 20.01.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare Durres, brenda afatit ligjor, ka ushtruar ankim te veçante pala e paditur Dega e Tatimeve Durres, duke kerkuar prishjen e vendimit dhe nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, per keto shkaqe:

- Çeshtja ne fjale nuk eshte ne juridiksionin e gjykates se shkalles se pare, pasi ajo nuk eshte shqyrtuar me pare ne themelin e saj ne rrugen administrative. Kete pretendim e mbeshtesim ne arsyetimin e vendimit te Komisionit te Apelimit Tatimor, ku konstatohet se ketij te fundit nuk i eshte vene ne dispozicion dokumentacioni i kerkuar.

- Po te shihet me kujdes vendimi nr.3, date 10.01.2008 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, aty shprehet se gjykata mund te nxjerre jashte juridiksionit gjyqesor çeshtjen nese verteton se dokumentat nuk jane dorezuar te plota per faj te paditesit.

- Paditesi, gjate shqyrtimit gjyqesor, nuk mundi te vertetonte se mosdorezimi i dokumentacionit te nevojshem ishte per faj te organit administrativ dhe jo per faj te tij.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare Durres nr.s’ka, date 20.01.2009, duhet te lihet ne fuqi si i drejte dhe i bazuar ne ligj.

Rezulton se paditesi, pasi ka paguar detyrimin perkates, i eshte drejtuar struktures perkatese ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve me shkresen nr.5 prot., date 03.03.2008 (fq.49 e dosjes). Me nje shkrese te dyte nr.5/1 prot., date 26.03.2008 (fq.52) pala paditese i ka derguar Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve dokumentacion tjeter ne mbeshtetje te pretendimeve te saj. Me shkresen nr.5/2 prot., date 13.05.2008 (fq.53) pala paditese i drejtohet Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, duke i kerkuar pergjigje ne lidhje me apelimin e saj.

Ne dosjen gjyqesore eshte administruar reklamacioni date 10.06.2008 (fq.60), ku punonjesja e Alba Post ka pasqyruar faktin se shkresa nr.2827/1 prot., date 04.04.2008 e Drejtorise se Apelimit Tatimor ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve eshte nisur nga Tirana ne date 06.04.2008, ka mberritur ne Durres ne date 07.04.2008 dhe eshte kthyer mbrapsht ne origjine (Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve) ne date 16.05.2008. Arsyeja pse eshte kthyer mbrapsht pas nje muaji kjo shkrese e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, qe permbante qendrimin per ankimin e pales paditese, nuk eshte pasqyruar ne aktin e Alba Post.

Me date 01.08.2008, Komisioni i Apelimit Tatimor ka vendosur rrezimin e kerkeses, per shkak se nuk ishte paraqitur dokumentacioni i plote.

Ne nenin 55/3, te ligjit nr.8560, date 22.12.1999 parashikohet si vijon: “Për qëllime të këtij ligji ose të ligjeve të tjera tatimore, datë e marrjes së njoftimit të vlerësimit apo të njoftimeve të tjera zyrtare, vlerësohet dita e dhjetë pas dorëzimit të njoftimit në shërbimin postar. Përgjegjësia për mosmarrjen në kohë të njoftimit të dorëzuar në shërbimin postar është e tatimpaguesit, i cili është i detyruar të deklarojë adresën e saktë, që të sigurojë marrjen në kohë të njoftimeve nga shërbimi postar”.

Po t’i qendrojme ketij parashikimi ligjor, del se paditesi, ne rastin konkret, do te quhet i njoftuar per shkresen nr.2827/1 prot., date 04.04.2008 te Drejtorise se Apelimit Tatimor ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve ne date 16.04.2008, pasi nga reklamacioni i Alba Post rezulton se kjo shkrese eshte dorezuar ne date 06.04.2008.

Duke iu referuar dates se reklamacionit, date 10.06.2008, me shkresen nr.5/3 prot., date 07.07.2008 pala paditese i ka kerkuar Komisionit te Apelimit prane Ministrise se Financave shqyrtimin e ankimit ne kete shkalle te hierarkise administrative.

Sa me siper eshte absolutisht i gabuar konkluzioni se mosgjetja e adreses nga ana e Alba Post do te thote dhenie e gabuar te adreses nga ana e tatimpaguesit. Ky arsyetim nuk gjen mbeshtetje dhe per vete faktin e njohur tashme qe ne Shqiperi sistemi i adresave eshte i pasakte dhe ne perpunim e siper nga organet perkatese te Bashkive.

Ky eshte nje cenim i paster dhe parimeve baze kushtetuese per lirite themelore te njeriut. Te drejtat dhe lirite themelore, si dhe detyrimet e parashikuara ne Kushtetute, vlejne edhe per personat juridike, per aq sa perputhen me qellimet e pergjithshme te ketyre personave dhe me thelbin e ketyre te drejtave, lirive dhe detyrimeve.

Gjithashtu, duke patur parasysh dhe vendimin e Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte ku thuhet: … Nese gjykates i rezulton se jo per faj te paditesit çeshtja nuk eshte shqyrtuar ne themel nga organi administrativ, atehere ne zbatim te nenit 42 te Kushtetutes, nenit 6 te Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut, qe garantojne nje proçes te rregullt ligjor, eshte e detyruar te shqyrtoje çeshtjen ne themel, duke qene ajo ne juridiksionin per shqyrtimin e çeshtjes.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.s’ka, date 20.01.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare Durres.


Tiranë, më 09.04.2009

Nr.11243-00345-00-2009 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-454 i Vendimit (128)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Evjeni Sinoimeri Kryesuese

Ardian Dvorani Anetar

Fatos Lulo Anetar

Evelina Qirjako Anetare

Guxim Zenelaj Anetar


ne daten 09.04.2009, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile qe u perket paleve:

PADITËS: AFERDITA STRAZIMIRI, e bija e Isufit, e vtl.1933, lindur ne Shkoder dhe banuese ne Tirane.

ENIS BALA, i biri i Isufit, e vtl.1941, lindur e banues ne Shkoder, perfaqesuar nga av. Haneme Bakia.

I PADITUR: FATMIR BALA, i biri i Isufit, i vtl.1937, lindur ne Shkoder dhe banues ne Tirane, perfaqesuar nga av. Haki Kraja.

SHOQERIA “GORA” SHPK, me seli ne Tirane, me administrator z. Rr.Hoxholli, ne mungese.

ZVRPP TIRANE, ne mungese.



Download 1,35 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   33




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish