Nr. Data palët faqe



Download 1,35 Mb.
bet9/33
Sana27.06.2017
Hajmi1,35 Mb.
#17000
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   33

Ligji i zbatueshem


Neni 202/I i K.Pr.C.

Me kërkesën e paditësit, gjykata lejon marrjen e masave për sigurimin e padisë, kur ka arsye të dyshohet se ekzekutimi i vendimit për të drejtat e paditësit do të bëhet i pamundur ose i vështirë.



Neni 203 K.Pr.C.

Sigurimi i padisë lejohet për të gjitha llojet e padive dhe në çdo fazë të gjykimit, derisa vendimi të marrë formë të prerë. Sigurimi i padisë lejohet edhe nga gjykata e apelit, kur padia është duke u shqyrtuar prej saj.

Neni 204 i K.Pr.C.

Sigurimi i padisë mund të kërkohet edhe përpara ngritjes së padisë në gjykatën e vendit ku ka banimin paditësi, ose ku ndodhet pasuria me të cilën do të sigurohet padia.

Në këtë rast gjykata cakton një afat jo më shumë se pesëmbëdhjetë ditë, brenda të cilit duhet të paraqitet padia në gjykatë.

Arsyetimi i Kolegjit Civil


Kerkuesit e kane mbeshtetur ankimin e tyre te veçante ne nenin 204 te K.C., i cili ben fjale per sigurimin e padise perpara ngritjes se saj.

Ky Kolegj konstaton se, ne rastin ne shqyrtim nuk ndodhemi perpara nje situate te tille. Kerkuesit e kane ngritur padine ne nje gjykate tjeter, ate te Rrethit Gjyqesor Korçe, keshtu qe nuk pengohen te kerkojne perpara saj ne çdo fazë të gjykimit sigurimin e padise, derisa vendimi te marre forme te prere.

Kerkesa per sigurimin e padise eshte e lidhur ngushte me padine dhe nuk mund te kuptohet e shkeputur nga kjo e fundit. Perjashtimi qe parashikon neni 204 i K.Pr.C. lidhet me nje afat te shkurter, brenda te cilit duhet te paraqitet padia ne ate gjykate. Ne te kunderten, kur nuk paraqitet padia. gjykata nuk ka se çfare te siguroje dhe ky institut nuk do te kishte kuptim.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 63 te K.Pr.C.,
V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.284-51, date 20.02.2009 te Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Pogradec.

Tirane, me 14.04.2009

Nr.11115-00468-00-2009 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-334 i Vendimit (132)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:


Perikli Zaharia Kryesues

Irma Bala Anëtare

Fatos Lulo Anëtar

Guxim Zenelaj Anëtar

Aleksander Muskaj Anëtar
ne seancen gjyqesore te dates 14.04.2009 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:
PADITËSE E K/PADITUR: NAFERIDE XHILAGA, në mungesë

TË PADITUR K/PADITËS: DALIP DEMA, NAZMI ALIMANI, në mungesë

PERSONA TË TRETË: KOMUNA SHUPENZE

SEKSIONI I ADMINISTRIMIT DHE MBROJTJES SE TOKES (SAMT) BULQIZE, në mungesë


OBJEKTI I PADISË:

Pavlefshmeri e aktit te shitjes midis Dalip Demes dhe Nazmi Alimanit

dhe pushimi i cenimit ne pronesi te tokes are me siperfaqe 3000 m2,

me emertimin “Blloku i Shaqirit”.

Baza ligjore: Nenet 83, 92 e 302 të Kodit Civil (K.C.)

dhe neni 32 i Kodit te Procedures Civile (K.Pr.C.).

OBJEKTI I KUNDËRPADISË:

Konstatimi i pavlefshmerise se aktit

te marrjes se tokes ne pronesi per te kunderpadituren Nafije Xhilaga.

Baza ligjore: Nenet 116, 117 dhe 160 te K.Pr.C.,

ligji nr.7501, date 19.07.1991 (i ndryshuar) “Për Tokën”.

Gjykata e rrethit gjyqesor Diber me vendimin nr.29, date 16.02.2009 ka vendosur:

Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes civile, si per padine edhe per kunderpadine dhe dergimin per shqyrtim te çeshtjes ne Komisionin Vendor te Vleresimit te Titujve te Pronesise se Prefektures se Qarkut Diber.
Kunder ketij vendimi ka bere ankim te veçante paditesja e kunderpaditur, e cila parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:

- Ne gjykim kam kerkuar pavlefshmerine e veprimit juridik te shitjes me pretendimin se, i padituri kunderpadites Dalip Dema ka shitur pronen time, duke mos pasur asnje titull mbi të.

- Personi i trete SAMT ka te gjithe dokumentacionin e nevojshem lidhur me personat qe kane marre aktet e marrjes se tokes ne pronesi. Kete dokumentacion mund ta paraqiste ne gjykim.

- Gjykata eshte bazuar ne nenet 7 dhe 8 te ligjit nr.9948, date 07.07.2008 “Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore”, megjithese ne gjykim nuk ka konflikt titujsh pronesie.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia dhe si bisedoi çështjen ne teresi,

V Ë R E N

Paditesja e kunderpaditur Naferide Xhilaga ka kerkuar perpara gjykates pavlefshmerine e veprimit juridik te shitjes se nje siperfaqe toke, qe i padituri kunderpadites Dalip Dema ia ka shitur te paditurit kunderpadites tjeter, Nazmi Alimani, duke pretenduar se ate siperfaqe toke ajo e ka fituar me ane te aktit perkates te marrjes se tokes ne pronesi. Gjithashtu, ajo ne kete rast ka kerkuar edhe pushimin e cenimit ne pronesi per kete siperfaqe toke.

Te paditurit kunderpadites kane kerkuar perpara gjykates konstatimin e pavlefshmerise se aktit te marrjes se tokes ne pronesi per paditesen e kunderpaditur me pretendimin se, kjo siperfaqe toke i eshte dhene te paditurit kunderpadites Dalip Dema po me akt te marrjes se tokes ne pronesi, më parë se t’i jepej paditeses se kunderpaditur.

Gjykata e rrethit gjyqësor Dibër ka vendosur nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes, si për padinë, ashtu edhe për kundërpadinë dhe dergimin e saj për shqyrtim në Komisionin Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë së Prefekturës së Qarkut Dibër.

Kjo gjykate ka arsyetuar se, konflikti ka te beje me tituj te pronesise se tokes, prandaj zgjidhja e tij eshte ne kompetencen e komisioneve vendore te vleresimit te titujve te pronesise, siç gjen rregullim me Ligjin nr.9948, date 07.07.2008 “Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore”. Keshtu, palet duhet t’i drejtohen ketij komisioni per zgjjidhjen e konfliktit qe kane.


Download 1,35 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   33




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish