Nr. Data palët faqe



Download 1,35 Mb.
bet5/33
Sana27.06.2017
Hajmi1,35 Mb.
#17000
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   33

Ligji i zbatueshem


Neni 199/2 i K.C.

Pjesët e bashkëpronarëve janë të barabarta, gjersa nuk vërtetohet e kundërta. Të drejtat dhe detyrimet e bashkëpronarëve caktohen në përpjestim me pjesët përkatëse.

Neni 370 i K.Pr.C.

Gjykimi për pjesëtimin e sendeve në bashkëpronësi dhe në trashëgim, në fazën e parë të tij, ka për qëllim të hetojë e të përcaktojë të drejtën e bashkëpronësisë së ndërgjyqësave, pjesët takuese të tyre, si dhe sendet që do të pjesëtohen. Pasi të ketë marrë provat e nevojshme, gjykata, me vendim të ndërmjetëm, lejon pjesëtimin dhe përcakton rrethin e bashkëpjesëtarëve, sendet që do të pjesëtohen, si dhe pjesët takuese të secilit prej tyre.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë, paraqitja e të cilit pezullon vazhdimin e mëtejshëm të gjykimit.

Neni 371 i K.Pr.C.

Kur palët deklarojnë se nuk kanë ankim ndaj vendimit të ndërmjetëm të përmendur në nenin 370 të këtij Kodi, bëhet shënim në proçesverbalin gjyqësor, i cili nënshkruhet edhe nga palët ose përfaqësuesit e tyre. Në një rast të tillë, si dhe në rastin kur vendimi i ndërmjetëm, që ka lejuar pjesëtimin, ka marrë formën e prerë, gjykata vazhdon gjykimin në fazën e dytë, duke marrë në shqyrtim kërkesat që mund të kenë bashkëpronarët për llogaritë që duhet të japin midis tyre dhe që rrjedhin nga marrëdhëniet e bashkëpronësisë.

Neni 372 i K.Pr.C.

Gjykata bën vlerësimin e sendeve që do të pjesëtohen, pasi më parë të ketë marrë mendimin e ekspertëve, dhe kur sendet mund të ndahen në natyrë formohen aq pjesë sa janë edhe bashkëpjesëtarët. Në secilën nga këto pjesë duhet të përfshihen, me sa është e mundur, një sasi nga sendet apo kreditë të po asaj natyre me vleftë të barabartë me pjesën takuese. Pabarazia në natyrë e sendeve midis pjesëve kompensohet në para. Gjykata vendos edhe për marrëdhëniet financiare të palëve për shkak të bashkëpronësisë.

Neni 253 i K.Pr.C.

Aktet zyrtare që përpilohen nga nëpunësi i shtetit ose personi që ushtron veprimtari publike, brenda kufijve të kompetencës së tyre dhe në formën e caktuar, përbëjnë provë të plotë të deklarimeve që janë bërë përpara tyre për faktet që kanë ngjarë në prani të tyre, ose për veprimet e kryera prej tyre. Lejohet të provohet e kundërta vetëm kur pretendohet se shkresa është e fallsifikuar.

Neni 232 i K.Pr.C.

Nuk lejohet prova me dëshmitarë kundër ose tej përmbajtjes së një akti zyrtar ose privat që përbën provë të plotë.

Arsyetimi i Kolegjit Civil

Ky Kolegj konstaton se, gjykata e apelit, ndryshe nga ajo e shkallёs sё parё, me tё drejtё i ka konsideruar shkollёn katёrkatёshe me truallin nё funksion tё saj (trualli mbi tё cilin ajo ёshtё ngritur dhe i ndodhur rreth saj), si njё send i vetёm pёr efekt tё pjesёtimit. Por kjo gjykatё, ashtu si ajo e shkallёs sё parё, ka interpretuar dhe zbatuar keq ligjin pёrsa i pёrket pjesёve takuese tё secilit prej ndërgjyqësave nё atё send.

Nё rrethanat qё paraqitet çёshtja ky Kolegj gjykon se: Qёllimi i blerjes sё truallit nga ndёrgjyqёsat ishte ndёrtimi i shkollёs. Fakti qё trualli mbi tё cilin ёshtё ndёrtuar shkolla ёshtё blerё sё bashku nga paditёsi dhe i padituri dhe fakti qё veprimet pёr ndёrtimin e saj janё kryer po sё bashku nga tё dy ata, duke u regjistruar nё bashkpronёsi, tregon se qёllimi i ndёrgjyqёsave ka qenё qё ata tё jenё bashkёpronarё mbi sendin objekt pjesёtimi.

Rezulton se, palёt nё bashkёpunim me njёri tjerin kanё kryer tё gjitha veprimet pёr krijimin e pronёs objekt pjesёtimi, duke e regjistruar nё bashkёpronёsi pёrveç truallit edhe shkollёn si ndёrtim, ç’ka tregon se ato kane realizuar qёllimin - ndёrtimin e shkollёs nё pronёsi tё pёrbashkёt.

Sipas nenit 199/2 tё K.C., pjesët e bashkëpronarëve janë të barabarta, gjersa nuk vërtetohet e kundërta. Nё bashkёpronёsinё e pasurisё sё paluajtshme vёrtetimi i sё kundёrtёs duhet tё bёhet nё atё mёnyrё qё ёshtё vёrtetuar bashkёpronёsia mbi kёtё pasuri.

Siç rezulton nga kontratat e lartpёrmendura tё shitblerjes sё truallit tё lidhura pёrpara noterit, nga vёrtetimet e pronёsisё sё truallit dhe tё ndёrtimit, ashtu edhe nga tё gjitha aktet e tjera zyrtare, si sheshi i ndёrtimit, leja e ndёrtimit, akti i kontrollit dhe kolaudimit tё ndёrtimit, regjistrimi i shkollёs nё favor tё tё dy palёve nga vetё paditёsi, ёshtё pёrcaktuar qartё bashkёpronёsia nё kёtё send. Pёrderisa nuk ka njё akt-marrёveshje midis ndёrgjyqёsave pёr ndryshimin e raporteve tё bashkёpronёsisё, atёherё si trualli prej 1000 m2 qё ёshtё nё raporte tё barabarta, ashtu edhe objekti qё ngrihet mbi ‘tё, duke u bёrё pjesё e pandarё e tij, ёshtё nё raporte tё barabarta.

Aktet e mesipёrme zyrtare kanё fuqi tё plotё provuese dhe nё kuptim tё nenit 253 tё K.Pr.C. pёrbёjnё provё tё plotё. Lejohet tё provohet e kundёrta vetёm kur pretendohet falsiteti i tyre. Ato janё pranuar si tё vёrteta nga tё dyja gjykatat. Kёshtu, nuk ka asnjё akt noterial ose akt tjetёr zyrtar qe tё vёrtetojё tё kundёrtёn, se pjesёt e bashkёpronarёve nuk janё tё barabarta nё sendin objekt gjykimi.

Pёrderisa me akte zyrtare qё kanё fuqi tё plotё provuese vёrtetohet qё pjesёt e bashkёpronarёve janё tё barabarta, nuk mund tё provohet e kundёrta me dëshmitarё ose me prova tё tjera, tё cilat nuk janё nё formёn e kёrkuar nga ligji, siç kanё vepruar gjykatat e mёsipёrme. Kёshtu, sipas nenit 232 tё K.Pr.C., nuk lejohet prova me dëshmitarë kundër ose tej përmbajtjes sё një akti zyrtar ose privat që përbën provë të plotë. Nё rastin nё gjykim nuk mund tё gjejё zbatim as pёrjashtimi qё parashikohet nё nenin 233/ç tё K.Pr.C., pasi nuk rezulton njё situatё e atillё.

Pra, pёrderisa nuk ёshtё pretenduar se aktet e mёsipёrme janё tё falsifikuara, pёrmbajta e tyre konsiderohet si e vёrtetё.

Kёto akte zyrtare janё tё mjaftueshme pёr gjykatёn pёr tё pranuar se pjesёt e bashkёpronarёve janё tё barabarta.

As “fletorja e tёrheqjes sё lekёve nga “ERMA” sh.p.k.”, mbajtur nga paditёsi lidhur me veprimtarinё e shoqёrisё sё tij, nuk mund tё pёrdoret si provё pёr tё vёrtetuar tё kundёrtёn e fakteve qё janё vёrtetuar me akte zyrtare me fuqi tё plotё provuese.

Gjykata e apelit dhe ajo e shkallёs sё parё kanё interpretuar dhe zbatuar keq nenet 370 dhe 372/2 tё K.Pr.C., lidhur me marrёdhёniet financiare qё kanё lindur midis palёve pёr shkak tё bashkёpronёsisё.

Rezulton nga aktet e administruara nё dosjen gjyqёsore se, i gjithё hetimi gjyqёsor nё shkallё tё parё dhe nё shkallё tё dytё ёshtё pёrqёndruar tek marrёdhёniet financiare tё ndёrgjyqёsave gjatё realizimit tё investimit. Kёshtu, gjatё gjykimit nё shkallё tё parё janё thirrur ekspertё per tё llogaritur shpenzimet e kryera nga paditёsi dhe i padituri, duke iu referuar shkresave tё thjeshta dhe kryesisht njё fletoreje tё lartpёrmendur shёnimesh.

Ky Kolegj vё nё dukje se, sipas nenit 370 dhe nenit 372/2 tё K.Pr.C., kёto llogari nuk janё objekt i shqyrtimit tё fazёs sё parё, por objekt i fazёs sё dytё tё pjesёtimit tё pasurisё, ku gjykata, pas vlerësimit me ekspert tё sendeve që do të pjesëtohen, formimit tё pjesёve qё formohen nga ndarja nё natyrё e sendeve, vendos edhe për marrëdhëniet financiare të palëve për shkak të bashkëpronësisë.

Kёshtu, pagesat qё paditёsi dhe i padituri pretendojnё tё kenё bёrё gjatё ndёrtimit tё shkollёs katёrkatёshe, objekt pjesёtimi, kosiderohen llogari financiare qё rrjedhin nga bashkёpronёsia nё pjesё tё barabarta midis ndёrgjyqёsave dhe janё objekt shqyrtimi nё fazёn e dytё dhe jo nё fazёn e parё tё pjesёtimit tё pasurisё, siç kanё vepruar gjykata e shkallёs sё parё dhe ajo e apelit.

Pёr rrjedhje, provat qё lidhen me llogaritё financiare do tё shqyrtohen nё fazёn e dytё tё pjesёtimit tё pasurisё.

Nё pёrfundim, konkludohet se tё dy vendimet e gjykatave, si ai i apelit, ashtu edhe ai i gjykatёs sё shkallёs sё parё janё marrё nё interpretim dhe zbatim tё keq tё ligjit. Prandaj, ato duhet tё ndryshohen dhe çёshtja tё zgjidhet nga ky Kolegj, duke u lejuar pjesёtimi i pasurisё sё paluajtshme, i objektit-shkollё katёrkatёshe i ngritur mbi njё truall me sipёrfaqe 1000 m2, tё ndodhur nё lagjen “1 Maj” tё qytetit tё Fierit, objekt ky qё zё 625 m2 mbi sipёrfaqen e truallit tё mёsipёrm nё funksion tё tij, midis bashkёpronarёve, paditёsit Viron Gega dhe tё paditurit David Gega, duke caktuar si pjesё takuese tё secilit prej tyre nga ½ (njё tё dytёn) nё kёtё objekt dhe truallin e mёsipёrm nё funksion tё tij.


Download 1,35 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   33




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish