Nr. Data palët faqe



Download 1,35 Mb.
bet8/33
Sana27.06.2017
Hajmi1,35 Mb.
#17000
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   33

OBJEKTI I PADISË:

Pavlefshmeri e pjesshme e vendimit

nr.11, date 17.04.2002 te ZRPP Tirane.

Pavlefshmeri e pjesshme e regjistrimit te pasurise

nr.2/256 vetem per truallin me siperfaqje 394 m2,

ne emer te te paditurit Fatmir Bala.

Evidentimi i kesaj prone ne emer te trashegimtareve ligjore

te trashegimlenesit Isuf Bala.

Baza Ligjore: Ligji nr.7843, date 13.07.1994,

nenet 15, 24, nenet 163, 192, 193/h te Kodit Civil.


Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.s’ka, date 14.01.2009, ka vendosur:

Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes civile me nr.9530 akti, date regjistrimi 25.06.2008.
Kunder vendimit nr.s’ka, date 14.01.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, brenda afatit ligjor, ka ushtruar ankim te veçante pala paditese Aferdita Strazimiri dhe Enis Bala, perfaqesuesja e tyre, duke kerkuar prishjen e vendimit dhe dergimin e çeshtjes ne gjykate per vazhdimin e gjykimit, per keto shkaqe:

- Nga objekti i padise rezulton se para gjykates eshte per shqyrtim nje akt absolutisht i pavlefshem, per te cilin gjykata zgjidh vetem pasojat juridike te saj.

- Ne kundershtim me sa me siper, gjykata ne pjesen arsyetuese te vendimit te saj shprehet per kundershtim te aktit si te nxjerre ne kundershtim me ligjin dhe jo per pavlefshmeri te tij, pra ajo arsyeton vendimin per nje padi te paraqitur per shqyrtim.

- Vendimi i gjykates eshte ne kundershtim me K.Pr.A. Ne kete ligj, neni 115/a, 116, 117, jepet saktesisht nocioni juridik i akteve absolutisht te pavlefshme dhe percaktohen rastet ne te cilat keto akte vleresohen si te tilla.

- Ne nenin 121/1 te K.Pr.A. percaktohet qarte se aktet administrative absolutisht te pavlefshme nuk mund te revokohen apo shfuqizohen. Nga sa me siper, vete ligji i posaçem perjashton ankimin administrativ ne rastin e nje akti absolutisht te pavlefshem.

- Vendimi i gjykates eshte ne kundershtim me Udhezimin te cilit i referohet. Ky akt nenligjor ne asnje moment nuk perben detyrimin e paleve per te paraqitur ankimin administrativ ne rastin e nje akti absolutisht te pavlefshem.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi gjyqtarin Fatos Lulo; perfaqesuesin e pales paditese av. H.Bakia, qe kerkoi prishjen e vendimit dhe dergimin e çeshtjes per vazhdimin e gjykimit; perfaqesuesin e pales se paditur av. H.Kraja, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit; ne mungese te paleve te tjera ndergjyqese; si dhe pasi shqyrtoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Nga aktet e administruar ne dosjen gjyqesore rezulton se ne vitin 1932, babai i ndjere i paleve ndergjyqese Isuf Bala, ka blere nje kopsht te ndodhur ne Tirane me kufizimet perkatese. Me aktin e njoftunise date 25.03.1958 te Gjykates Popullore te Rrethit Tirane eshte pranuar se mbi kete truall eshte ndertuar ne vitin 1933 nga Isuf Bala nje shtepi nje kateshe, tre dhoma e nje guzhine.

Me vendimin nr.350, date 15.04.1965 eshte leshuar deshmia e trashegimise e te ndjerit Isuf Bala, duke percaktuar si trashegimtare te tij gruan Fadile dhe femijet Fatmir, Enis, Rudina, Satber, Dylbere dhe Aferdita.

Nga deshmia e trashegimise date 24.10.1989, ka rezultuar se ne vitin 1971 ka vdekur Satber Darova, e bija e Isufit, duke lene trashegimtare te bijen Sabina dhe burrin Muhamet. Nga kjo deshmi rezulton se ne vitin 1983 ka vdekur dhe gruaja e Isufit, Fadilja.

Me kontraten e dhurimit date 19.01.1991, rezulton se Dylberja, Enisi, Rudina, Sabina dhe Muhamet Darova i kane dhuruar pjeset e tyre perkatese ne shtepine e lartepermendur te paditurit Fatmir Bala. Ne permbajtjen e kontrates jane percaktuar kufitaret dhe oborri ne perdorim.

Ne vitin 2002 i padituri Fatmir Bala i eshte drejtuar ZVRPP Tirane per te realizuar regjistrimin e pasurise konform nenit 24/b te ligjit nr.7843, date 13.07.1994 “Per regjistrimin e pasurise se paluajtshme”. Ai ka kerkuar regjistrimin ne emer te tij te nje trualli prej 394 m2 dhe nje ndertese prej 132 m2. Ne perfundim te procedurave perkatese nga komisioni i regjistrimit te ZRPP Tirane, me vendimin nr.11, date 17.04.2002 eshte vendosur regjistrimi i pasurise me nr.2/256, ZK 8150, me siperfaqje trualli 394 m2 dhe ndertese 132 m2, ne emer te te paditurit Fatmir Bala. Me date 20.04.2002 pala e paditur Fatmir Bala eshte pajisur me vertetimin e pronesise per pasurine e lartpermendur.

Pala e paditur Fatmir Bala ka lidhur nje akt-marreveshje paraprake me shoqerine “Gora” shpk, me objekt venien e truallit ne pronesi ne dispozicion te shoqerise per ngritjen e nje objekti, perkundrejt perfitimit perkates. Shoqeria ne fjale ka aplikuar prane KRRT te Bashkise Tirane dhe eshte pajisur me lejen perkatese te ndertimit. Mes paleve ne date 17.12.2004 eshte lidhur kontrata e sipermarrjes mes te paditurit Fatmir Bala dhe shoqerise “Gora” shpk, ku i padituri perfitonte rreth 600 m2 siperfaqje banimi, 150 m2 dyqan dhe 80 m2 garazh.

Pala paditese i eshte drejtuar ZRPP Tirane dhe Bashkise, ku ka siguruar dokumentacionin qe ka sherbyer per regjistrimin e prones dhe kopjen e lejes se ndertimit.


Ne keto kushte, dy paditesit kane pretenduar se me kontraten e dhurimit te vitit 1991 ata kane dhuruar vetem pjeset takuese ne shtepine e babait te tyre Isuf Bala dhe jo ne truallin e kesaj shtepie. Ata i jane drejtuar Gjykates se Shkalles se Pare Tirane me nje padi qe kishte disa kerkime: 1) Pavlefshmeri e pjesshme e vendimit nr.11, date 17.04.2002 te ZRPP Tirane; 2) Pavlefshmeri e pjesshme e regjistrimit te pasurise 2/256, vetem per truallin prej 394 m2 ne emer te te paditurit Fatmir Bala; 3) Evidentimi i kesaj prone ne emer te trashegimtareve ligjore te trashegimlenesit Isuf Bala; 4) Pavlefshmeri e pjesshme e kontrates se sipermarrjes, nr.11583 rep., date 17.12.2004 te noteres Violeta Sulkaj; 5) Kerkim i pasurise trashegimore; 6) Detyrim i te paditurve te me dorezojne 2/6 pjese te siperfaqeve ndertimore te realizuara mbi truallin prej 394 m2; 7) Marrja e mases provizore. Si baze ligjore per padine, paditesit kane percaktuar Ligjin nr.7843, date 13.07.1994, nenet 15, 24, nenet 163, 192, 193/h te Kodit Civil, nenin 92/a, 349 e 351 te Kodit Civil.

Gjate shqyrtimit gjyqesor rezulton se Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, ne zbatim te nenit 159 te K.Pr.C., vendosi veçimin e kerkimeve, duke shqyrtuar ne gjykimin konkret 3 kerkimet e para, me bazen ligjore te pershkruar ne pjesen hyrese te ketij vendimi (Ligji nr.7843, date 13.07.1994, nenet 15, 24, nenet 163, 192, 193/h te Kodit Civil).

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane vendosi te nxjerre çeshtjen jashte juridiksionit gjyqesor, duke argumentuar se kerkimet e paditesave duhet te trajtoheshin fillimisht brenda juridiksionit administrativ. Sipas gjykates, ne zbatim te dispozitave te udhezimit te KM nr.4, qe ka hyre ne fuqi ne date 11.12.2007 “Per miratimin e procedures se fshirjes se regjistrimeve te kryera ne kundershtim me ligjin dhe te atyre qe krijojne mbivendosje ne ZRPP”, pala paditese do te duhej t’i drejtohej regjistruesit te ZVRPP Tirane, me qellim verifikimin e shkeljeve eventuale te ligjit nr.7843, date 13.07.1994 “Per regjistrimin e pasurise se paluajtshme” gjate regjistrimit te pasurise ne emer te te paditurit Fatmir Bala. Ne ankimin e veçante te paraqitur nga pala paditese, pretendohet se ne rastin konkret kerkohet konstatimi i pavlefshmerise absolute te nje akti administrativ, e per pasoje nuk mundet te kerkohet nga gjykata ezaurimi paraprak i procedures se ankimimit administrativ.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se ne rastin konkret vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare Tirane eshte marre ne zbatim te gabuar te ligjit e si i tille ai duhet te prishet.

Sikunder parashtrohet me lart ne kete vendim, konstatohet se ne momentin e ngritjes se padise, kerkimi kryesor i pales paditese ka qene “kerkimi i pasurise trashegimore”, ne zbatim te nenit 349 e vijues te Kodit Civil. Te gjitha kerkimet e tjera, qe bejne pjese ne objektin e padise, perfaqesojne zgjidhjen e pasojave mes paleve, ne momentin qe gjykata do te dispononte mbi themelin e pretendimeve, ne baze te nenit 349 te Kodit Civil.

Pavaresisht se ky moment procedurial ka qene fare i qarte, Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, duke iu referuar formalisht dispozites se nenit 159 te Kodit Civil, i ka ndare kerkimet e parashtruara nga pala paditese, duke grupuar ne nje padi te veçante ato qe kishin te benin me pasqyrimin e zgjidhjes se çeshtjes se kerkimit te pasurise trashegimore ne shenimet perkatese te kryera nga ana e regjistruesit te ZVRPP Tirane. Duke marre per shkas referimin ligjor tek ligji nr.7843, date 13.07.1994, gjykata e shkalles se pare arrin ne konkluzionin se persa kohe nuk eshte ndjekur rruga administrative e shqyrtimit te pretendimeve te pales paditese, gjykimi i kesaj çeshtje nuk hyn ne juridiksionin gjyqesor.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, duke marre parasysh veprimet proceduriale te kryera nga gjykata e faktit ne zbatim te nenit 159 te K.Pr.C., arrin ne konkluzionin se shqyrtimi i mosmarreveshjes ben pjese ne juridiksionit gjyqesor dhe jo ate administrativ. Eshte detyrim i gjykates se faktit, qe gjate vleresimit te çeshtjes se juridiksionit, te cilit i perket gjykimi i çeshtjes, te mos ndalet vetem formalisht ne elementet e padise se ngritur (objekti, baza ligjore), per me teper qe ne rastin konkret, ka qene vete gjykata ajo qe vendosi te beje nje ndarje te kerkimeve te paditesit, duke i shqyrtuar ato veçmas.

Persa kohe kerkimet e pales paditese ne padine e krijuar rishtaz mbi disponimin e gjykates, sikurse u tha me lart, qendrojne teresisht te ndervarura, e perfaqesojne pasojen e zgjidhjes se mosmarreveshjes ne lidhje me kerkimin e pasurise trashegimore mes paleve, Gjykata e Shkalles se Pare Tirane duhet t’i trajtoje kerkimet e pales paditese si te tilla, konform dispozitave perkatese te K.Pr.C. Ne mungese te nje disponimi ne lidhje me themelin e mosmarreveshjes, çdo reference tjeter ligjore per zgjidhjen e çeshtjes do te konsiderohej e gabuar, qofte ajo ne ligjin nr.7843, date 13.07.1994, apo Udhezimin e KM nr.4.

Kjo pasi nuk rezulton se interesin e ligjshem te cenuar (neni 32/a i K.Pr.C.), pala paditese ta kete pretenduar si pasoje e moszbatimit korrekt te ligjit nga ana e organit publik qe merret me administrimin e regjistrave te pasurive te paluajtshme, porse konflikti ka lindur si pasoje e nje mosmarreveshje mes paleve ndergjyqese, qe ka per objekt nje çeshtje krejtesisht te karakterit trashegimor e qe si e tille do te duhet te trajtohet si çeshtje e juridiksionit gjyqesor.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 59 te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.s’ka, date 14.01.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe kthimin e akteve po asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit ne juridiksionin gjyqesor.


Tirane, me 09.04.2009

Nr.11241-00768-00-2007 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-524 i Vendimit (129)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Evjeni Sinoimeri Kryesuese

Ardian Dvorani Anetar

Fatos Lulo Anetar

Evelina Qirjako Anetare

Guxim Zenelaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 09.04.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:
PADITËS: NAZMI DALANI, perfaqesuar nga Av. Kloida Kastrati

I PADITUR: KOMUNA DHIVER-SARANDE, ne mungese


OBJEKTI I PADISË:

Rikthim ne punen e meparshme.

Pagimin e pages per kohen

e qendrimit pa pune per faj te pales se paditur.

Demshperblimin e paditesit me 12 paga mujore per

nderprerjen pa shkak te arsyeshem te marredhenies se Punes.

Baza Ligjore: Nenet 109,110, 143, 144, 146 dhe 155 te K.Punes,

si dhe nenet 153, 154 te K.Pr.Civile.


Gjykata e Shkalles se Pare Sarande, me vendimin nr.710, date 17.07.2006, ka vendosur:

Pushimin e gjykimit te çështjes ne lidhje me pjesen e objektit te padise per rikthimin e paditesit Nazmi Dalani ne punen e meparshme prane Komunes Dhiver, per shkak heqje dore nga gjykimi i tij.

Detyrimin e Komunes Dhiver t’i paguaje pagen paditesit Nazmi Dalani per periudhen nga 15.10.2005 deri me date 30.11.2005, ne shumen 31.020 leke gjithsej.

Rrezimin e padise se paditesit Nazmi Dalani per pjesen tjeter te objektit qe ai kerkon demshperblimin me 12 paga mujore.
Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.399, date, 21.11.2006, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.710, date 17.07.2006 te Gjykates se Shkalles se Pare Sarande.


Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Nazmi Dalani i cili kerkon ndryshimin e te dy vendimeve dhe te vendoset pranimi i padise, duke parashtruar keto shkaqe:

- Me vendimin nr.4, date 14.10.2005 te Komunes Dhiver jam larguar nga puna, per shkak te shkurtimit te fuqise punetore. Ky vendim eshte bazuar ne vendimin nr.32, date 07.12.2005 te Keshillit te Komunes Dhiver, vendim ky qe nuk eshte gjetur i ligjshem nga Prefekti Vlore.

- Ne kundershtim me provat dhe ligjin, te dy nivelet gjyqesore konkludojne se paditesi eshte larguar me vendim tjeter dhe jo me ate nr.4, date 14.10.2005. Nese pretendohet se Keshilli i Komunes ka marre vendim tjeter, duhet qe t’i ishte komunikuar ai vendim i largimit paditesit, gje qe deri me sot nuk eshte bere. Sipas llogjikes se gjykates nuk jam pushuar nga puna.

- Ne aspektin formal nuk eshte marre nje vendim i dyte per largimin nga puna, por jam larguar nga puna me vendimin e pare, ate te dates 14.10.2005 dhe jo me nje vendim tjeter, pas rishqyrtimit te vendimit te mesiperm, me vendimin nr.39, date 21.12.2005 te Keshillit te Komunes Dhiver. Pra duhet te te kishte dale nje vendim tjeter pas dates 21.12.2005 per largimin nga puna.

- Te dy vendimet dhe ne themel jane te gabuar, pasi arsyetohet se nuk ndodhemi perpara largimit nga puna te paditesit, pasi i eshte propozuar vend i ri pune. Ky konkluzion eshte absurd dhe kontradiktor, pasi ne kete rast nuk do te kishim largim te paditesit nga puna per shkurtim te fuqise punetore, por nje transferim te tij, brenda numrit te fuqise punetore te Komunes. Pra gjykatat nga njera ane pranojne se paditesi eshte larguar nga puna, duke rishikuar dhe vendime te saj, nga ana tjeter, pranohet se paditesi nuk eshte larguar nga puna, por provat ne dosje tjegojne se ai eshte larguar nga puna dhe per kete shkak kerkohet demshperblimi.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani; mbrojtjen e perfaqesuesit te paditesit Nazmi Dalani, avokaten Kloida Kastrati, qe kerkoi ndryshimin e te dy vendimeve dhe pranimin e padise; dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Vendimi nr.399, date 21.11.2006 i Gjykates se Apelit Gjirokaster nuk eshte i mbeshtetur ne ligj, prandaj duhet te prishet dhe çeshtja t’i dergohet per rishqyrtim po asaj gjykate, me tjeter trup gjykues.

Me padine objekt gjykimi, paditesi Nazmi Dalani ka paditur Komunen Dhiver duke kundershtuar vendimin nr.4, date 14.10.2005 te kesaj te fundit e kerkuar rikthimin ne detyren e meparshme, demshperblimin ne masen e 12 pagave, etj., sepse largimi nga detyra nuk eshte mbeshtetur ne shkaqe te arsyeshme te parashikuara nga ligji.

Ne vendimet e dhena ne te dy shkallet e gjykimit eshte pranuar se paditesi ka ushtruar prane te paditurit detyren e inspektorit te tatim taksave. Por, me vendimin nr.4, date 14.10.2005 te kryetarit te Komunes Dhiver, paditesi eshte larguar nga detyra me efekt nga data 15.10.2005 me motivin e ristrukturimit te administrates se komunes dhe shkurtimin e pozicionit te tij per veshtiresi te sigurimit te burimeve buxhetore per fondin e pages.

Ky vendim, sipas gjykatave te faktit, eshte mbeshtetur ne vendimin nr.32, date 07.10.2005 te nxjerre nga Keshilli i Komunes Dhiver, i cili kishte per objekt ndryshimin e struktures organizative dhe te organikes se administrates se asaj Komune.

Po keshtu nga gjykimi rezulton se, vendimi i lartpermendur me nr.32, date 07.10.20005 i Keshillit te Komunes Dhiver eshte shqyrtuar sipas ligjit nga prefekti, i cili me shkresen nr.1016/1, date 16.11.2005 ka disponuar qe ky vendim nuk ishte i mbeshtetur ne ligj. Sipas prefektit, struktura organizative dhe organika e komunes nuk mund te ndryshojne gjate vitit me justifikimin e mungeses se burimeve buxhetore, perderisa ato jane te miratuara dhe mbuluara teresisht per te gjithe vitin buxhetor se bashku me buxhetin e miratuar per vitin 2005. Nderkaq, duke zbatuar disponimet e prefektit, Keshilli i Komunes Dhiver ka rimarre ne shqyrtim çeshtjen dhe me vendimin nr.39, date 21.12.2005 ka çmuar lenien ne fuqi te vendimit te meparshem te saj me nr.32, date 07.10.2005.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Sarande ka vendosur te pushoje gjykimin e çeshtjes per kerkimin rikthim ne detyre, meqenese paditesi kishte hequr dore nga e drejta e gjykimit te padise per kete pjese. Po keshtu, gjykata ka rrezuar padine lidhur me kerkimin e demshperblimit, pasi ka çmuar se nuk jemi perpara largimit nga detyra pa shkaqe te arsyeshme. Kjo gjykate çmon se vendimi i Keshillit te Komunes Dhiver, mbi te cilen eshte mbeshtetur vendimi i kryetarit te Komunes objekt i ketij gjykimi per largim te paditesit nga puna, jane dhene ne respektim te ligjit nr.8652, date 31.07.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”. Largimi nga puna eshte kompetence e kryetarit te komunes dhe motivi i riorganizimit te administrates, nisur nga veshtiresite e burimeve buxhetore, justifikon shkurtimin e vendit te punes se paditesit.

Pasi eshte vene ne levizje mbi ankimin e paditesit, Gjykata e Apelit Gjirokaster ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke konfirmuar arsyetimin e bere nga kjo e fundit.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs paditesi, i cili, ne thelb, pretendon se largimi nga detyra eshte bere ne kundeshtim me ligjin. Gjithashtu, paditesi pretendon se ne shkelje te ligjit, per largimin e tij nga puna, kryetari i komunes eshte mbeshtetur ne vendimin nr.32, date 07.10.2005 te Keshillit te Komunes Dhiver, i çmuar si i pambeshtetur ne ligj nga Prefekti i Qarkut Vlore. Nderkohe qe, megjithese Keshilli i Komunes ka nxjerre vendime te mevonshme, si p.sh. vendimi nr.39, date 21.12.2005, Kryetari i Komunes nuk ka nxjerre akt tjeter per largimin e tij nga puna.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se rekursi i parashtruar nga paditesi permban shkaqe nga ato qe parashikon shkronja “a” e nenit 472 te Kodit te Procedures Civile. Vendimi i gjykates se apelit eshte dhene ne zbatim te gabuar te ligjit.

Largimi nga puna i paditesit eshte bere me vendimin nr.4, date 14.10.2005 te Kryetarit te Komunes Dhiver. Kolegji Civil konstaton se kompetenca e Kryetarit te Komunes per emerim dhe largim nga puna te punonjesve te Komunes eshte e parashikuar ne nenin 44 te ligjit nr.8652, date 31.07.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”. Por, nga ana tjeter, ky Kolegji çmon se, pavaresisht nga kompetenca e dhene nga ligji, jo ne çdo rast largimi nga puna konsiderohet i arsyeshem ose i justifikuar sipas Kodit te Punes.

Keshtu, ne çeshtjen objekt gjykimi, i padituri eshte mbeshtetur ne vendimin e Keshillit te Komunes, me te cilin ndryshohet struktura organizative dhe organika e administrates se komunes per shkak te veshtiresive te lidhura me burimet buxhetore te komunes. Miratimi i struktures dhe organikes eshte nje nga kompetencat qe i njihen ketij Keshilli nga dispozitat e ligjit nr.8652, date 31.07.2000. Por, nga ana tjeter, nisur nga dispozitat e ligjit te lartpermendur e ne harmoni me ato te ligjit nr.9339, date 21.12.2005 “Per buxhetin e shtetit te vitit 2005”, Kolegji Civil çmon se perben detyrim te shprehur ligjor percaktimi i struktures organizative dhe i organikes, pra numrit te punonjesve per çdo funksion, se bashku me miratimin e buxhetit vjetor te organit te pushtetit vendor dhe buxhetit te shtetit ne teresi. Fondi perkates i pagave, ne menyre te detyrueshme dhe te kushtezuar ligjerisht, percaktohet e mbulohet teresisht nga buxheti i miratuar per te gjithe vitin buxhetor. Perkatesisht, edhe ndryshimi i struktures organizative dhe organikes eshte i mundshem vetem ne vitin e ardhshem buxhetor.

Per keto arsye, largimi nga puna i paditesit me motivin e ndryshimit te struktures organizative te komunes per mungese fondesh buxhetore gjate vitit vijues buxhetor nuk eshte i mbeshtetur ne ligj.

Nga ana tjeter, paditesi eshte larguar nga puna me vendimin nr.4, date 14.10.2005 te kryetarit te Komunes Dhiver me efekt nga data 15.10.2005.

Ne rrethana te tilla nga vete provat e çmuara ne gjykim nuk rezulton te jene respektuar procedurat dhe afatet e njoftimit te punemarresit. Prandaj kemi te bejme me rastin e largimit te menjehershem nga puna dhe ne menyre te pajustifikuar, te parashikuar nga neni 155 i Kodit te Punes. Gjithashtu, ndryshe nga sa arsyetojne gjykata e shkalles se pare dhe e apelit, nuk rezultojne shkaqe te justifikuara te parashikuara ne nenin 153 te ketij Kodi. Paditesi nuk rezulton te kete shkelur ndonje detyrim kontraktor me faj te rende apo te lehte, por te perseritur. Po keshtu, per efekt te respektimit te te drejtave kushtetuese e ligjore te punemarresve, nisur edhe nga neni 138 e vijues te Kodit te Punes, nuk gjendet asnje arsye ligjore qe te motivoje si arsye te justifikuar, ndryshimin e struktures dhe shkurtimin e organikes, nderkohe qe viti buxhetor eshte ne vijim.

Prandaj, duke qene se ne zbatim te ligjit kemi te bejme me largim ne menyre te menjehershme dhe te pajustifikuar nga puna, Kolegji Civil çmon se, ne rigjykim, gjykata e apelit duhet te marre ne shqyrtim provat mbi te cilat mbeshteten pretendimet e prapesimet e paditesit dhe te paditurit lidhur me llojet dhe masen e demshperblimeve te kerkuara prej tij me ane te padise.

Ne zbatim te detyres se mesiperme, gjykata e apelit te çmoje sipas bindjes se saj nese ka vend per perseritjen teresore a te pjesshme te hetimit gjyqesor. Ne kete kontekst, gjykata e apelit te mbaje parasysh se perfundimet e arritura ne vendimin e dhene prej saj dhe gjykates se shkalles se pare jane mbeshtetur edhe ne vendimin nr.32, date 07.10.2005 te Keshillit te Komunes Dhiver. Nga shqyrtimi i akteve qe permban dosja gjyqesore, nuk rezulton qe ky vendim te jete administruar dhe, per rrjedhoje, permbajtja e tij t’i jete nenshtruar debatit gjyqesor.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te shkronjes “c” te nenit 485 te Kodit te Procedures Civile,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.399, date 21.11.2006 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim po ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.


Tirane, me 09.04.2009
Nr.11241-00962-00-2008 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-643 i Vendimit (130)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:
Evjeni Sinoimeri Kryesuese

Ardian Dvorani Anëtar

Fatos Lulo Anëtar

Evelina Qirjako Anëtare

Guxim Zenelaj Anëtar
ne seancen gjyqesore te dates 09.04.2009 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:
PADITËS: PERPARIM IMERAJ, ne mungese

I PADITUR: MINISTRIA E MBROJTJES, perfaqesuar nga juristi Leonard Kryeziu


OBJEKTI:

Kthim i pagave te papaguara per daten 01.08.2003

deri 16.04.2005 shperblim demi, fitim i munguar,

shpenzime avokatie gjyqesore shkaktuar

nga paligjshmeria e Urdherit te Ministrit.

Njohje e periudhes si oficer rezerve vjetersi sherbimi.

Baza ligjore: Nenet 608, 609, 640 te K.Civil,

neni 3/2 pika b e Ligjit nr.9418, date 20.05.2005

"Per Sigurimin Shoqeror Suplimentar",

dhe neni 15 i Ligjit nr.9210, date 23.03.2004

"Per Statusin e Ushtarakut".

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.5217, date 09.10.2006, ka vendosur:

Pranimin e padise.

Detyrimin e pales se paditur t`i paguaje paditesit Perparim Imeraj pagen e papaguar per periudhen nga data 01.08.2003 deri me daten 16.04.2005 ne shumen 408.525 Leke.


Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1621 date 19.12.2007, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.5217, date 09.10.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim po kesaj gjykate, me tjeter trup gjykues.


Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs paditesi Perparim Imeraj, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- Gjykata e apelit nuk ka zbatuar drejt nenin 6 te K.Pr.Civile. Gjykata e shkalles se pare ka vendosur pushimin e gjykimit per disa kerkime te paditesit, qe jane pasoja te zbatimit te ligjit nr.9210 date 23.03.2004 “Per statusin e ushtarakut ne forcat e armatosura te Repubikes se Shqiperise”.

- I padrejte eshte arsyetimi i gjykates se apelit persa i perket deklarates leshuar prej meje per heqje dore nga titulli ekzekutiv. Ne lidhje me titullin ekzekutiv kam kerkuar vetem anullimin e urdherit te Ministrit dhe kthimit ne detyre dhe nuk kam kerkuar pagen ne ate gjykim.

- Kur pala e paditur me mori ne pune une kam bere deklaraten pasi do merresha ne pune aty ku isha, nuk kerkoj asnje lloj detyrimi tjeter qe permban titulli ekzekutiv, vendimi i gjykates, duke menduar gjithmone per pagen, pasi paga nuk trajtohet ne asnje germe te padise sime apo vendimit te gjykates qe eshte kthyer ne titull ekzekutiv.

- Arsyetimi i gjykates se ajo nuk ka mare nje specialist ekonomist finance per te kryer llogaritjen e pages eshte krejtesisht i gabuar. Sipas nenit 224/a te K.Pr.Civile, caktimi i ekspertit behet nga gjykata vetem kur kerkohet njohuri te posaçme ne fushen e shkences e teknikes. Ne rastin konkret perllogaritja e pages eshte bere duke patur per baze pagen mujore.

- Gjykata e shkalles se pare nuk eshte shprehur per shpenzimet e avokatise.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATES SE LARTE

pasi degjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako; perfaqesuesin e pales se paditur jurisitin Leonard Kryeziu, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ose rrezimin e padise dhe si bisedoi çështjen ne teresi,


V Ë R E N

Gjykatat e te dyja shkalleve kane pranuar rrethanat dhe faktet si me poshte:

Paditesi Perparim Imeraj ka punuar prane pales se paditur si pedagog ne Akademine Ushtarake “Skenderbej”, Ministria e Mbrojtjes, me graden major. Me urdherin nr.353, date 23.07.2003 te Ministrit te Mbrojtjes paditesi eshte nxjerre ne rezerve.

Me vendimin e formes se prere nr.532, date 11.02.2004 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane eshte vendosur anullimi i urdherit te mesiperm te Ministrit te Mbrojtjes. Me Urdherin nr.3644, date 08.05.2005 te Ministrit te Mbrojtjes paditesi eshte rikthyer ne vendin e tij te punes si oficer, duke i filluar marredheniet financiare nga data 16.04.2005.

Ky urdher i Ministrit eshte zbatuar duke perfituar paditesi vetem 50% te pages per periudhen nga 01.08.2003 deri me daten 16.04.2005. Ndodhur ne keto rrethana, paditesi i eshte drejtuar gjykates me padine objekt gjykimi, duke kerkuar: “Kthim i pagave te papaguara per daten 01.08.2003 deri 16.04.2005, shperblim demi, fitim i munguar, shpenzime avokatie dhe gjyqesore shkaktuar nga paligjshmeria e Urdherit te Ministrit. Njohje e periudhes si oficer rezerve vjetersi sherbimi”.

Ka rezultuar nga provat qe ndodhen ne dosje se, ne daten 05.04.2005 paditesi Perparim Imeraj, ka deklaruar nepermjet nje deklarate me shkrim si vijon: “Pas kthimit tim si oficer aktiv ne Forcat e Armatosura, deklaroj se Ministria e Mbrojtjes nuk ka asnje detyrim tjeter karshi meje ne lidhje me Titullin Ekzekutiv, vendimi nr.513, date 23.04.2004 i Gjykates se Apelit Tirane”.

Gjate gjykimit si ne Gjykaten e Rrethit Gjyjqesor Tirane dhe ne Gjykaten e Apelit, pala e paditur ka pretenduar se paditesi ka hequr dore nga e drejta per te kerkuar pagen, pasi ne momentin e marrjes se tij ne pune ka leshuar pikerisht deklaraten e mesiperme.

Nderkohe paditesi ka prapsuar kete lloj pretendimi, me argumentin se deklarata e mesiperme eshte leshuar perpara se paditesit t’i lindte e drejta per te kerkuar pagimin e pagave te papaguara dhe se ai ka hequr dore vetem nga te drejtat qe buronin nga titulli ekzekutiv, vendimi nr.513 date 23.04.2004 i Gjykates se Apelit Tirane.



Gjykata e Rrethit Gjyqsor Tirane, me vendimin nr.5217, date 09.10.2006, ka vendosur:

“Pranimin pjeserisht te padise se paditesit Perparim Imeraj.

Detyrimin e pales se paditur Ministria e Mbrojtjes Tirane t`i paguaje paditesit Perparim Imeraj pagen e papaguar per periudhen nga data 01.08.2003 deri me daten 16.04.2005 ne shumen 408.525 (katerqind e tete mije e peseqind e njezet e pese) leke.

Shpenzimet gjyqesore i ngarkohen pales se paditur”.

Gjykata ne vendimin e saj arsyeton se: Kerkimi i paditesit ne lidhje me pagimin e pages se papaguar per periudhen e qendruar pa pune eshte me se i drejte, pasi akti administrativ qe e ka larguar ate nga puna eshte anulluar. Paditesi nuk ka hequr dore nga kjo e drejte. Ai ka hequr dore vetem nga te drejtat qe buronin ne lidhje me Titullin Ekzekutiv, vendimi nr.513, date 23.04.2004 i Gjykates se Apelit Tirane. Ne kete moment e drejta per kerkimin e pages ende nuk i kishte lindur. Gjykata çmon se nuk qendron kerkimi i paditesit per kerkimin e shpenzimeve gjyqesore, pasi per keto shpenzime ai ka hequr dore me deklaraten e dates 05.04.2005. Persa i perket vjetersise ne sherbim per periudhen e qendrimit padrejtesisht pa pune, gjykata arsyeton se sa me siper eshte nje e drejte qe percaktohet qarte ne Ligjin nr.9418, date 20.05.2005 “Per sigurimin shoqeror suplementar” neni 3, pika 2, germa “b”, sipas te cilit: “... Ne vjetersine ne sherbimin aktiv perfshihen: Koha e nderprerjes se karrieres per shkak te nje urdheri a vendimi te padrejte, te deklaruar me vendim gjykate”. Perderisa urdheri eshte anulluar nga gjykata paditesi automatikisht e ka fituar kete te drejte.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1621, date 19.12.2007 ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr.5217 date 09.10.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim po kesaj gjykate, me tjeter trup gjykues”.

Kjo gjykate, ne vendimin e saj arsyeton se: Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ne vendimin e saj nuk eshte shprehur per gjithçka qe kerkohet. Ne dispozitivin e vendimit shprehet per pranimin pjeserisht te padise dhe nuk shprehet per pjesen tjeter te objektit te saj, ç’ka perben shkak per cenimin dhe prishjen e vendimit. Kjo gjykate nuk ka marre parasysh te gjitha pretendimet e paleve dhe ne menyre te veçante pretendimet e pales se paditur. Gjithashtu Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, ne llogaritjen e detyrimit te pales se paditur ndaj paditesit, eshte shprehur kryesisht dhe pa marre mendimin e nje specialisti ekonomik finance, i cili duhet te beje llogaritjet perkatese nese qendrojne, bazuar ne dokumentat financiare qe ekzistojne prane pales se paditur.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs paditesi, i cili kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke kerkuar edhe plotesimin e tij ne lidhje me shpenzimet gjyqesore.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se rekursi i paraqitur nga paditesi permban shkaqe nga ato te parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.C.

Ky Kolegj çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane me nr.1621, date 19.12.2007 vjen ne kundershtim me nenin 466/ç te K.Pr.Civile, i cili parashikon se: Gjykata e apelit pasi shqyrton çeshtjen vendos ... prishjen e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe e dergon çeshtjen per rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare, ne rastet e parashikuara ne nenin 467 te K.Pr.Civile, qe listohen me poshte:


  • kur gjykata e shkalles se pare ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencen;

  • kur perberja e trupit gjykues nuk ka qene e rregullt, apo vendimi nuk eshte nenshkruar nga anetaret e tij;

  • kur gjykata ka vendosur pushimin e çeshtjes ne kundershtim me rregullat e percaktuara nga K.Pr.Civile;

  • kur çeshtja eshte gjykuar ne mungese te pjesemarresve ne proçes, pa pasur dijeni per diten e gjykimit;

  • kur nuk eshte formuar drejt ndergjygjesia;

  • kur mungojne ose jane te pavlefshme padia, proçesverbali gjyqesor, ankimi, si dhe çdo dokument tjeter qe ka ndikuar ne dhenien e vendimit;

  • kur lind nevoja per marrjen e nje prove vendimtare, marrja e se ciles eshte e pamundur ne shkalle te dyte.

Ne vendimin e Gjykates se Apelit Tirane nuk konstatohet ekzistenca ose analiza e ndonjerit prej rasteve te parashikuara ne nenin 467 te K.Pr.Civile.

Gjykata e apelit, gjate gjykimit te çeshtjes ne shkalle te dyte, ka te drejte te gjykoje si gabimet ne gjykim (pika a, b e nenit 466 te K.Pr.Civile) dhe gabimet ne procedim (germa c dhe ç e nenit 466 te K.Pr.C.), qe jane bere gjate gjykimit ne shkalle te pare. Ekzistenca e gabimeve ne procedim pengon gjykaten qe te shqyrtoje gabimet ne gjykim. Prandaj ne rast se pretendohen gabime ne procedim, gjykata e apelit eshte e detyruar qe te shqyrtoje ato fillimisht dhe pastaj te shqyrtoje nese vendimi i gjykates se shkalles se pare eshte i drejte apo jo.

Pikerisht ne varesi te gabimeve qe konstaton gjykata e apelit (ne procedim apo gjykim), jane dhe vendimet qe jep kjo gjykate. Vetem kur konstatohen gabimet ne procedim, te parashikuara nga neni 467 i K.Pr.Civile, gjykata e apelit prish vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe e dergon çeshtjen per rigjykim ne po kete gjykate, me tjeter trup gjykues.

Ne çeshtjen objekt gjykimi, Gjykata e Apelit Tirane ne vendimin e saj si shkak per prishjen e vendimit te gjykates se shkalle se pare ka konstatuar se: i) gjykata e shkalles se pare e ka gjykuar çeshtjen me baze ligjore per deme jashtekontraktore; ii) gjykata e shkalles se pare nuk eshte shprehur per gjithçka qe kerkohet; iii) nuk ka marre parasysh parashtrimet e pales se paditur konform nenit 20 te K.Pr.Civile; iv) nuk ka marre mendimin e ekspertit perkates ne llogaritjen e detyrimit te pales se paditur.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se asnjeri prej ketyre shkaqeve te parashtruara nga gjykata e apelit nuk perben shkak per prishjen e vendimit dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne shkalle te pare, sipas parashikimeve te nenit 467 te K.Pr.Civile. Duke mos qene ne asnjerin prej ketyre rasteve, Gjykata e Apelit Tirane i kishte te gjitha mundesite ligjore te jepte nje vendim per kete çeshtje, bazuar ne nenit 466.a.b te K.Pr.Civile. Pra ky Kolegj konstaton se kemi nje zbatim te gabuar nga ana e gjykates se apelit te nenit 466/ç dhe 467 te K.Pr.Civile.

Pavaresisht se ne çeshtjen objekt gjykimi baza ligjore e vendosur ne objektin e padise nuk eshte e qarte ose mungon ligji perkates, konflikti mes paleve eshte me se i qarte.

Gjate gjykimit ne shkalle te pare, rezulton qe paditesi ka hequr dore nga nje pjese e pretendimeve te tij (faqe 23 e dosjes, proçesverbali i seancave gjyqesore ne shkalle te pare). Gjykata e shkalles se pare ne pjesen arsyetuese ka analizuar te gjithe kerkimet e paditesit, duke e gjetur te bazuar ne ligj kerkimin per kthimin e pagave te papaguara dhe te bazuar pjeserisht ne ligj kerkimin per shpenzimet gjyqesore vetem per sa i takon shpenzimeve gjyqesore ne masen e padise qe do te pranohet. Ndersa ne lidhje me kerkimin mbi detyrimin e pales se paditur per te njohur vjetersine ne sherbimin ushtarak gjate kohes se qendrimit pa pune, gjykata e shkalles se pare me te drejte arsyeton se paditesi e ka fituar automatikisht kete te drejte ne baze te Ligjit nr.9418, date 20.05.2005, neni 3/2/b qe parashikon se “ne vjetersine ne sherbimin aktiv perfshihen koha e nderprerjes se karrieres per shkak te nje urdhri a vendimi te padrejte te deklaruar me vendim gjykate”. Urdheri nr.353, date 23.07.2003 i Ministrit te Mbrojtjes, ne baze te te cilit paditesi eshte nxjerre ne rezerve, eshte anulluar me vendim te formes se prere nr.532, date 11.02.2004 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe ne keto kushte periudha e qendrimit pa pune automatikisht njihet si vjetersi ne sherbimin aktiv ushtarak, ne baze te Ligjit nr.9418, date 20.05.2005.

Gjithashtu gjykata e apelit, ne rast se mbi ankimin e bere nga ana e paditur, konstaton se shuma per te cilen kjo pale eshte detyruar t’i paguaje paditesit nuk eshte e sakte, ka te drejte qe, ne baze te nenit 465 te K.Pr.Civile, te riçele hetimin gjyqesor dhe te caktoje qofte edhe kryesisht eksperte per llogaritjen e pjeses se papaguar te paditesit. Gjate gjykimit ne gjykaten e apelit, kjo e fundit ka te gjitha te drejtat qe te marre ne shqyrtim dhe te analizoje ne menyre te plote dhe te gjithanshme pretendimet e paleve, provat mbi te cilat keto pale mbeshtesin pretendimet e tyre, bazen ligjore te tyre (nenet 8, 10.14, 16, 18 te K.Pr.Civile), duke marre vendim ne baze te nenit 466/a dhe b te K.Pr.Civile.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se gjykata e apelit duhet te shqyrtoje çeshtjen mbi bazen e pretendimeve qe kane ngritur palet ne ankimet perkatese dhe ne shqyrtimin e çeshtjes te mbaje parasysh per aq sa jane te zbatueshme dispozitat mbi proceduren e gjykimit ne shkalle te pare, te parashikuara ne K.Pr.Civile (neni 465 i K.Pr.Civile). Ky Kolegj çmon se duke u nisur dhe nga lloji i konfliktit dhe fakti qe behet fjale per paga, vendimi i gjykates se apelit cenon parimin per nje proçes te rregullt ligjor, efektiv, te shpejte, brenda nje afati te arsyeshem, pasi behet shkak per zvarritje te proçesit gjyqesor ne dem te interesave te paleve ne proçes, duke cenuar nenin 28 te K.Pr.Civile, si dhe nenet 6/1, 13 te KEDNJ.

Gjykata e Larte, si gjykate ligji, nuk i hyn analizes se provave gje qe duhet ta bejne dy gjykatat e tjera, por ajo vetem evidenton shkeljet qe kane lejuar gjykatat qofte te normave proceduriale dhe atyre materiale, duke kerkuar respektimin e tyre.

Per sa me siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane duhet prishur dhe çeshtja te kthehet per rishqyrtim po ne ate gjykate, me nje trup tjeter gjykues.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,
V E N D O S I

Prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane nr.1621, date 19.12.2007 dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim po prane kesaj gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 09.04.2009

Nr.90100-00466-00-2009 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-332 i Vendimit (131)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:
Perikli Zaharia Kryesues

Irma Bala Anëtare

Fatos Lulo Anëtar

Guxim Zenelaj Anëtar

Aleksander Muskaj Anëtar
ne seancen gjyqesore te dates 14.04.2009 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:
KËRKUES: ZEPE DIKELLARI, MAZLLEM DIKELLARI, FAZLLI DIKELLARI, përfaqësuar nga av. Elton Daka

OBJEKTI:


Sigurim i padise dhe pezullim i punimeve.

Baza Ligjore: Nenet 202 e vijues të K.Pr.Civile.

Gjykata e rrethit gjyqesor Pogradec, me vendimin nr.284-51, date 20.02.2009, ka vendosur:

Deklarimin e moskompetences se Gjykates se Rrethit Gjyqesor Pogradec per gjykimin e çeshtjes civile me nr.00277-162 Akti, qe u perket paleve ndergjyqese, kerkues - Zepe Dikellari, Mazllem Dikellari, Fazlli Dikellari, me objekt sigurimin e padise dhe pezullimin e punimeve.

Dergimin e akteve ne gjykaten kompetente, gjykaten e Rrethit Gjyqesor Korçe.
Kunder ketij vendimi kane bere ankim te veçante kerkuesit, te cilet parashtrojne këto shkaqe për prishjen e tij:

- Gjykata e Rrethit Gjyqesor Pogradec, ne baze te nenit 204 te K.Pr.C., duhej ta shqyrtonte vete çeshtjen, meqenese prona ku po kryhen ndertimet ndodhet ne Pogradec.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia; perfaqesuesin e kerkuesve, i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Pogradec dhe dergimin e akteve kesaj gjykate per vazhdimin e gjykimit dhe si bisedoi çështjen ne teresi,


V Ë R E N

Kerkuesit kane kerkuar perpara Gjykates se Rrethit Gjyqesor Pogradec sigurimin e padise dhe pezullimin e punimeve, mbeshtetur ne nenin 202 e vijues te K.Pr.C.

Kjo gjykate ka deklaruar moskompetencen e saj per gjykimin e çeshtjes, duke derguar aktet ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Korçe, si gjykate kompetente.

Arsyetimi i vendimit te kesaj gjykate:

Rezulton se ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Korçe ndodhet per gjykim dosja civile me paditesa Zepe Dikellari, Mazllem Dikellari, Fazlli Dikellari dhe te paditur Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave (ZRKKP) Korçe, Dylber Dikellari, Minire Guxholli, Vera Dikellari, Hibe Dikellari, Bulka Kuqo, me objekt - shfuqizimin e vendimit nr.78, date 21.05.2005 te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave (KKKP) Korçe, te vendimit nr.462, date23.05.2008 te ZRKKP Qarku Korçe; detyrimin e te paditurve per te njohur pronare mbi truallin prej 1002 m2, prej te cilave 924 m2 e lire.

Kerkuesit nuk e kane paraqitur kerkesen per sigurim padie prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korçe, me qellim qe te mos zvarritej gjykimi nga kjo e fundit i çeshtjes me palet e mesiperme dhe se, asaj gjykate i eshte kerkuar edhe perjashtimi i gjyqtarit nga gjykimi i çeshtjes.

Meqenese padia eshte ngritur ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Korçe, kjo e fundit eshte kompetente edhe per shqyrtimin e kerkeses per sigurimin e padise.

Ky Kolegj e gjen vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Pogradec ne pajtim me ligjin.


Download 1,35 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   33




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish