Z. taleb d. Rifai



Download 19,24 Kb.
Sana01.05.2017
Hajmi19,24 Kb.
#7947
CURRICULUM VITAE

SEKRETARI I PERGJITHSHEM i ORGANIZATES BOTERORE TE TURIZMIT

Z. TALEB D. RIFAI

Zoti Taleb Rifai është Sekretar i Përgjithshëm i Organiztës Boterore të Turizmit, Agjenci e Kombeve të bashkuara ( UNËTO), me seli në Madrid, Spanjë. Ai mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm që nga 1 Janari i vitit 2010, i zgjedhur me votë unanime në Sesionin e 18-të të Asamblesë së Përgjithshme të UNËTO në tetor 2009, bazuar në rekomandimin e Këshillit Ekzekutiv të UNËTO marrë në Maj te vitit 2009. Në gusht 2013 Zoti Rifai u rizgjodh Sekretar i Pergjithshem per një mandat tjeter pesëvjecar.

Nga Marsi deri në Dhjetor 2009, Zoti Rifai mbajti postin e Sekretarit të Përgjithshëm ad interim.

Shkurt 2006 -Shkurt 2009, Zëvendëssekretar i Përgjithshëm i UNWTO.

Janar 2003 – Shkurt 2006, Zoti Taleb Rifai ka kryer detyrën e Asistent Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Punës (ILO).

Para këtij funksioni, Zoti Rifai ka shërbyer në disa portofole ministrore në Qeverinë e Jordanisë si Ministër i Turizmit dhe Antikiteteve, Ministër i Informacionit, Ministër i Planifikimit dhe Bashkëpunimit me Jashtë.

Gjatë mandatit të tij si Ministër i Turizmit, zoti Rifai shërbeu si Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Turizmit ( UNWTO).

Nga viti 1997 deri në vitin 2000 ai ishte Shef Ekzekutiv (CEO) i Kompanisë Jordaneze të Çimentos , një nga kompnaitë më të mëdha publike aksionere në Jordani. Ai drejtoi skemën e parë të privatizimit dhe ristruktuirimit në mbarë Jordaninë.

Zoti Rifai ka qenë gjithashtu i përfshirë në hartimin e politikave dhe zhvillimin e strategjive për investimet në kapacitetin e tij si Drejtor i Përgjithshëm i Koorporatës për Promovimin e Investimeve në Jordani ( 1995 – 1997);

Nga vitit 1993 deri në vitin 1995, z.Rifai kryesoi Misionin e parë Ekonomik Jordanez në Washington DC, duke promovuar tregëtinë, investimet dhe marrëdhëniet ekonomike të Jordanisë me SHBA.

Zoti Rifai e filloi karrierën e tij si Profesor i Arkitekturës, Planifikimit dhe Dizenjimit Urban në Universitetin e Jordanisë nga vitit 1973 deri në 1993. Ai mori titullin PhD në Dizenjimin Urban dhe Planifikimin Rajonal në Universitetin e Pensilvanisë, Filadelfia, SHBA ( 1983) dhe titullin Mastër në Shkencat Inxhinjerike dhe Arkitekturë dhënë nga Instituti i Teknologjisë të Illinoisit, Çikago – SHBA në 1979.



Ai ka fituar gjithashtu titullin Bachelor I Shkencave në Inxhinjerinë Arkitekturore dhënë nga Universiteti I Kajros në 1973.

Zoti Taleb Rifai është me kombësi jordaneze, i lindur në Jordani me 1949. Ai është i martuar dhe ka pesë fëmijë.
Download 19,24 Kb.

Do'stlaringiz bilan baham:




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish