Konkluzione të Seminarit Kombëtar me temë:
“Inovacioni dhe teknologjia e informacionit si mjet për përmirësimin dhe zhvillimin e metodave mësimore”
Organizuar nga
Zyra Erasmus+ në bashkëpunim me grupin e Ekspertëve për Reformën në Arsimin e Lartë Shqiptar (HERE)
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Zyra Erasmus + në Shqipëri në bashkëpunim me ekipin e Eksperteve të Reformës së Arsimit të Lartë HERE, zhvilloi në datën 8 Korrik 2016, në ambientet e Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, Seminarin kombëtar me temë “Inovacioni dhe teknologjia e informacionit si mjet për përmirësimin dhe zhvillimin e metodave mësimore”.
Prania e më shumë se 100 përfaqësuesve të stafeve akademike nga universitet e vendit, bëri të mundur nxitjen e reflektimit dhe debatin mbi mundësitë dhe sfidat e përdorimit të inovacionit dhe teknologjisë së informacionit si mjet për përmirësimin dhe zhvillimin e mësimdhënies në Institucionet shqiptare të Arsimit të Lartë.
Gjithashtu të pranishëm në këtë seminar ishin edhe përfaqësuesja e Zyrës së Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri Znj. Xheni Sinakoli dhe eksperti i ftuar Prof. Dr Javer Vidal nga Universiteti i Lionit - Spanje.
Në përmbyllje të aktivitetit, bazuar në prezantimet e referuara, shqetësimet konkrete, debatet dhe diskutimet e zhvilluara, si dhe mendime konkrete të ardhura menjëherë pas aktivitetit, grupi organizator në mënyrë të përmbledhur listoi disa konkluzione dhe rekomandime në mbështetje të realizimit të këtij procesi të domosdoshëm.
-
Nisur nga fakti që Inovacioni në mësimnxënie dhe mësimdhënie është përcaktuar si faza tjetër e “Procesit të Bolonjës”, dhe bazuar në deklaratën e Konferencës Ministrore të Yerevan-it ku u përcaktuan angazhime të reja që kanë në fokus inovacionin në mësimdhënie dhe mësimnxënie përmes përdorimit të teknologjive inovative, është domosdoshmëri futja e ITC në IAL-të shqiptare për përmbushjen e Standardeve dhe Udhëzimeve për Sigurimin e Cilësisë në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë.
-
Angazhimi për shqyrtimin dhe transferimin e praktikave inovative të mësimdhënies dhe të mësimnxenies, kërkon një bashkëpunim të ngushtë me palët e interesuara, si dhe promovimin e këtyre praktikave brenda institucioneve të sistemit te arsimit të lartë.
-
Të synohet mësimdhënia inovative, realizuar me ndërveprimin mes "studentit" dhe "mjedisit të mësuarit", duke shfrytëzuar aftësitë e duhura dhe hartuar strategji, për aplikimin dhe përdorimin e teknologjive inovative si një mjet i favorshëm për zhvillimin e mësimit me një efikasitet më të mire, gjë që nënkupton ndryshimet në njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet e studenteve pas përfundimit të mësimit
-
Duke u ndalur në objektiva specifike, theksi vendoset në shkëmbimin e pikëpamjeve dhe eksperiencave në lidhje me mësimdhenien, duke ndryshuar rolin e mësuesit dhe studentit duke vendosur këtë të fundit në qendër.
-
Ndryshimi i rolit të pedagogut dhe studentit duhet të synojë bashkëpunimin mes tyre. Të mësuarit me pjesëmarrje aktive të studentit do ti japi atij një shans më të mirë për tu bërë i pavarur.
-
Aktualisht është domosdoshmëri përgatitja e studentëve (mësuesve të ardhshëm) , dhe trajnimi i mësuesve me konceptin e vendosjes në qendër të nxënësit që në ciklin e ulët dhe atë të mesëm.
-
Gjykojmë të vlefshëm propozimin për të aplikuar ICT duke përzgjedhur disa fakultete / shkolla në gjithë Shqipërinë për një "case-control", duke vlerësuar disa indikatore si: prakticitetin, zbatueshmërinë, pranueshmërinë, efikasitetin, inovacionin, rritjen e njohurive etj. Zbatimi i platformës moodle (https://moodle.org), është një shembull i thjesht dhe i suksesshëm për tu përdorur dhe zbatuar.
-
Në bazë të standardit 1.3, Institucionet e Arsimit të Lartë, duhet të sigurojnë se programet janë konceptuar në mënyrë të tillë që inkurajojnë studentët për të marrë një rol aktiv në procesin e të mësuarit, dhe se vlerësimi i studenteve pasqyron këtë qasje. Kjo indukton evidentimin e problemeve, përcaktimin e kritereve dhe formulimin e detyrave për rishikimin e planeve mësimore, si një mënyrë që do të ndihmojnë në përputhjen e rezultateve dhe kompetencave të kërkuara.
-
Ngritja / plotësimi dhe forcimi i rolit të strukturave përgjegjëse për mësimin në nivel program studimi / departamenti / fakulteti dhe universiteti duhet të jetë i bazuar në partneritetin pedagog-student.
-
Forcimi i rolit të koordinatorit të programit të studimit dhe përcaktimi i stafit akademik të motivuar, është garantues i programit të studimit si dhe forcimit të sistemit të sigurimit të cilësisë edhe në implementimin e teknikave inovative të mësimdhënies.
-
Bashkëpunimi me tregun e punës dhe mundësia e ushtrimit praktik për rritjen e kompetencave individuale të studenteve, do të stimulojë motivimin dhe interesin e të mësuarit.
-
Përfshirja e biznesit dhe partnerëve sociale në mbështetje të universiteteve do të ndikojë në ngushtimin e hendekut të aftësive dhe kompetencave të studentëve. Kjo mund të konkretizohet përmes bashkëpunimit në mënyrë aktive në hartimin / zhvillimin e kurrikulave, programeve të përbashkëta studimore, bashkëpunimin për Edukimin e vazhduar si dhe bashkëpunimin me zyrat e karrierës.
Raportues : Tiranë, 11. 07. 2016
Prof. Asoc Fatmira SHEHU
]
Do'stlaringiz bilan baham: |