Procesverbal



Download 80,56 Kb.
bet1/3
Sana15.03.2017
Hajmi80,56 Kb.
#4632
  1   2   3


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

PROCESVERBAL

Tiranë, më 12.10.2016, ora 10:00



Drejton mbledhjen:

Fatmir Xhafaj – kryetar i Komisionit
Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së komisionit, datë 10.10.2016.

  2. Seancë dëgjimore me kandidatët për Kryetar të Komisionit Qendror të

Zgjedhjeve.

Marrin pjesë:

Fatmir Xhafaj, Oerd Bylykbashi, Vasilika Hysi, Pandeli Majko, Dashamir Peza, Ulsi Manja, Vexhi Muçmataj, Anila Agalliu, Edmond Leka, Silva Caka, Eduart Halimi, Arben Ristani, Gent Strazimiri, Adelina Rista.



Mungojnë:

Bashkim Fino, Petrit Vasili, Tom Doshi, Mhill Fufi, Nard Ndoka.


Të ftuar:

Koli Bele

Denar Biba

Rozeta Ivanova

Lefterije Lleshi (Luzi)

Anton Lleshaj



HAPET MBLEDHJA
Fatmir Xhafaj – Mirëdita!

Fillojmë mbledhjen e komisionit, në rendin e ditës të së cilës kemi organizimin e një seance dëgjimore. Është një fakt publik i njohur, por edhe i shpallur nga Kuvendi që kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në detyrë i ka përfunduar afati ligjor 4-vjeçar, dhe, për rrjedhojë, ky konsiderohet një vend vakant për të cilin do të duhet të nisë një proces bazuar në Kodin Zgjedhor dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kodi Zgjedhor ka përcaktuar qartë se cilat janë kriteret e kandidatëve, se cila është procedura që parashikon vetë Kodi. Natyrisht, edhe një pjesë të procedurës së brendshme të parlamentit e rregullon Rregullorja e Kuvendit, kështu që ne sot do të procedojmë mbi bazën e kësaj Rregulloreje, si dhe mbështetur në parashikimet e Kodit Zgjedhor për kandidatët për kryetar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sot është vetëm seanca dëgjimore, që do të thotë se do të dëgjojmë vetëm kandidatët, të cilët janë 6. Njëri kandidat Elion Semanaj ka dorëzuar dorëheqjen në Kuvend, dhe që nga dita e djeshme nuk është më kandidat për kryetar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në listë kemi tashmë 5 kandidatura: Koli Bele, Denar Biba, Rozeta Ivanova, Lefterije Lleshi (Luzi), Anton Lleshaj.

Kandidatët, sipas alfabetit, do të paraqiten një nga një para komisionit. Deputetët kanë të drejtën e pyetjeve bazuar në kërkesat që ka Kodi Zgjedhor lidhur me kandidaturat dhe mbi procesin. Mbështetur edhe në procedurën që përcakton Rregullorja e Kuvendit, kandidatët kanë detyrimin e përgjigjes, natyrisht, sipas çmimit të tyre.

Fillojmë me kandidatin e parë, me zotin Koli Bele, sipas alfabetit.

(Ndërhyrje pa mikrofon).

Përzgjedhja u bë sipas alfabetit duke filluar nga germa e parë e mbiemrit, pasi edhe në parlament kështu e kemi, besoj. Në qoftë se ju keni rregull tjetër, na e thoni.

Fillimisht do të dëgjojmë një paraqitje të shkurtër të kandidatëve, në mënyrë që të paraqesin arsyet se përse kërkojnë të jenë kryetarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe cila është qasja dhe këndvështrimi i tyre lidhur me këtë përgjegjësi të madhe që ofron ligji.

Koli Bele – Faleminderit, zoti kryetar!

Duke qenë se nuk kam dorëzuar formalisht një CV, do të them dy fjalë për veten: jam diplomuar jurist në vitin 1997. Kam punuar për katër vjet në Kontrollin e Lartë të Shtetit, më pas për tre vjet si këshilltar ligjor në Prokurorinë e Përgjithshme deri në vitin 2005. Nga viti 2005-2009 kam qenë prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë. Jam larguar me dorëheqje. Nga viti 2009 – 2013 kam ushtruar profesionin e avokatit, njëkohësisht edhe të pedagogut. Krahas arsimit universitar në Tiranë, kam ndjekur edhe arsimin pasuniversitar duke u diplomuar në nivelin master në vitin 2003 për “Të Drejtën Ndërkombëtare Penale” në Mbretërinë e Bashkuar, si edhe Fakultetin e Ekonomisë të Tiranës, master në “Administrim Publik”. Në tre vitet e eksperiencës sime si avokat, jam angazhuar edhe në çështje zgjedhore duke ofruar konsulencë, si dhe përfaqësim ligjor si në Kolegjin Zgjedhor, ashtu edhe rast pas rasti në disa çështje të caktuara në Gjykatën Kushtetuese. Së fundi, që nga viti 2013, jam në funksionin e sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Energjisë.

Pra, në 18 vjet karrierë profesionale, rreth 15 vjet janë kaluar në administratën publike, ku gati 11-12 vjet janë përvojë në institucionet e pavarura. Duke filluar nga viti 2011, jam angazhuar edhe në proceset zgjedhore.

Duke konsideruar eksperiencën dhe karrierën time profesionale, angazhimin si edhe njohjen e fushës të legjislacionit zgjedhor, gjykova se kandidatura ime do të ishte e përshtatshme për pozicionin vakant për kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në respekt edhe të kërkesave të Kodit.

Nëse deputetët bëjnë pyetje, apo nëse do të kërkojnë ndonjë opinion se çfarë mendoj unë për legjislacionin, jam këtu për t’iu përgjigjur, zoti kryetar.

Fatmir Xhafaj - Faleminderit, zoti Bele!

Arben Ristani - Zoti Bele, gjatë karrierës suaj, a jeni aktivizuar në strukturat e Partisë Socialiste, në detyra si të sekretarit apo në ndonjë sekretariat të organizimit të kësaj partie?

Koli Bele – Në lexim të Kodit Zgjedhor, i nderuar deputet, një nga kriteret përjashtuese është qenia anëtar i një organizate politike, dhe në kuptim të qenies anëtar aktiv i organizatës politike, qoftë kjo Partia Socialiste, nuk më rezulton të jem në shkelje të këtij kushti. Duke respektuar eksperiencën dhe praktikën e mëparshme të këtij komisioni, në zbatim të po të njëjtit ligj, duke pasur parasysh rastin e anëtarit të nderuar të KQZ-së, zotit Ilirjan Muho, kam gjykuar që e përmbush këtë kusht.

Jam angazhuar në cilësinë e ekspertit ligjor në përfaqësinë e Kolegjit Zgjedhor për subjektin politik “Partia Socialiste”, apo për individë të caktuar, në rastin e të zgjedhurve për kryetarë komunash. Në atë kuptim që paraqet ligji zgjedhor, nuk kam mbajtur asnjë post formal partiak, i nderuar.



Arben Ristani - Për ta sqaruar, çështja është nëse në strukturat e Partisë Socialiste, në organizimin e saj, sekretariate (nuk e di si është e organizuar) keni qenë sekretar a ndihmës në strukturat e Partisë Socialiste, sepse kam parë në internet që del emri juaj? Është e vërtetë, apo jo? Çështja është që të vendosim një raport sinqeriteti me njëri – tjetrin.

Fatmir Xhafaj - Për sekretar mund të dëshmojmë edhe ne, por ai le ta thotë vetë.

Koli Bele – Në dijeninë time, në statut nuk ka ndonjë pozicion që cilësohet nënsekretar. Ka pozicion sekretar dhe unë nuk kam ushtruar ndonjë nga këto detyra, qoftë ajo e sekretarit.

Fatmir Xhafaj - Po, faleminderit!

Koli Bele – Më falni, i nderuar kryetar! Nëse do të më kërkohet, mund të paraqes një vërtetim nga subjekti i caktuar politik.

Fatmir Xhafaj - Ka pyetje të tjera nga kolegët? Zoti Bylykbashi?

Të njëjtën pyetje edhe juve. Ka pyetje të tjera?



Eduard Halimi - Bëra një kërkim të thjesht në google, që mund ta bëjnë të gjithë gazetarët dhe të gjitha njoftimet për Koli Bele dalin këto: Koli Bele, nënsekretari për çështjen zgjedhore në Partinë Socialiste. Pra, ka ndonjë keqkuptim të mediave? Nuk është mëkat të kesh qenë sekretar, nënsekretar, je bërë sekretar i Përgjithshëm, siç kanë qenë dhe këta tanët. Është e thjeshtë, siç thotë zoti Ristani, në google dalin këto rezultate kërkimi.

Koli Bele – I nderuar deputet, siç e shpjegova në pjesën hyrëse, arsyeja e qenësishme e kandidimit ishte eksperienca zgjedhore. Eksperienca zgjedhore është e tillë që, për shkak të natyrës së procesit zgjedhor, ushtrohet duke qenë pranë njërës nga subjektet zgjedhore. Ligji është i tillë. Sigurisht, mund të jetë edhe ndonjë rast përjashtimor po të punosh në OSBE, ODIHR, por nuk e kemi pasur të gjithë atë fat, dhe në këtë kuptim, qëkur prezantova veten time thashë, jam angazhuar në cilësinë e përfaqësuesit ligjor në Kolegjin Zgjedhor, në KQZ në disa raste të veçanta, në Gjykatën Kushtetuese duke mbrojtur subjektin politik që është Partia Socialiste dhe e theksoj, kur kandidova, e konsiderova precedentin ekzakt të kandidimit të zotit Ilirjan Muho, i cili ka qenë përfaqësues ligjor i një subjekti tjetër si në Kolegjin Zgjedhor, ashtu edhe në KQZ, duke lexuar ligjin e pandryshuar siç ka qenë para të njëjtit komision tre vjet më parë. Gjithsesi, është e drejta juaj të pyesni dhe të vendosni mbi bazën e...

Arben Ristani - Çështja është se mënyra sesi është ndërtuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve presupozon që kryetari të jetë i pavarur, ndaj bëhen këto pyetje. Mund të na sqarosh se sa i pavarur mund të jesh nga Partia Socialiste në këto kushte në momentin që zgjidhesh kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Fatmir Xhafaj – Zoti Bele, mund të na thoni diçka për pavarësinë tuaj.

Koli Bele – Në fakt, edhe detyra e sekretarit të Përgjithshëm që unë ushtroj është nga ato që nuk e lejon angazhimin politik, zoti Ristani. Jeta është ndryshim, ashtu si dikush, dikur mund të ketë qenë gjyqtar, avokat, kryetar i KQZ-së, më vonë deputet, të njëjtin cikël jete mund ta bëjmë të gjithë dhe në pozicione të caktuara, të pavarur na bën respektimi i ligjit dhe ajo çfarë ne përfaqësojmë, jo ku kemi punuar para 10 apo 15 vjetësh. Gjithsesi, në respektim të kriterit formal të ligjit që thotë: “Mosqenia anëtar i partisë”, e cila në kuptimin tim ka të bëjë me pjesëmarrjen në një organizatë, pagimin e kuotizacionit dhe sidomos aplikimin/kërkesën për tu anëtarësuar në një subjekt, gjykova se i plotësoja këto kritere. Fakti që unë kam përfaqësuar dhe mbrojtur subjektin politik në cilësinë e përfaqësuesit ligjor është publik, gjendet edhe në media.

Theksoj që pavarësia dhe ruajtja, nëse do të konsiderohesha dhe do të zgjidhesha kryetar, të garantohet nga ligji dhe nga statura morale dhe profesionale e atij që parlamenti i nderuar do të zgjedhë. Në këtë kuptim angazhimet e mëparshme të kujtdo janë të tilla që dikush është anëtar i gjyqësorit, dikush mund të jetë anëtar i Gjykatës së Lartë apo asaj Kushtetuese.



Arben Ristani - Çështja është se të jesh ndihmës sekretar i Partisë Socialiste për çështjet zgjedhore, pra në strukturën e kësaj partie, tregon që je i pavarur.

Koli Bele – I pavarur nga kush?

Arben Ristani - Nga Partia Socialiste.

Koli Bele –Jeta është e tillë, i nderuar.

Arben Ristani - Në kuptim të ligjit, them unë, sepse ligji, që duke qenë 5 vjetët e fundit anëtar i një partie politike, të ndalon më pas të jesh kandidat për kryetar në KQZ. Ky ligj thotë “Po të jesh anëtar i njërës parti, nuk mund të jesh kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

(Ndërhyrje pa mikrofon).

Është fakt që po pranohet se ka qenë zëvendëssekretar i Partisë Socialiste për zgjedhjet. E keni në të gjitha mediat.

Koli Bele –Nuk kam qenë anëtar partie asnjë ditë.

(Ndërhyrje pa mikrofon).



Arben Ristani - Këto janë fakte të njohura botërisht. Në qoftë se zotëria e kundërshton, është tjetër gjë. Pra, ky fakt i njohur botërisht, që ke qenë zëvendëssekretar i Partisë Socialiste për zgjedhjet, të bën ta plotësosh kriterin ligjor të pavarësisë, apo jo? Kjo ishte pyetja.

Koli Bele – I nderuar deputet, unë nuk kam ardhur për të debatuar për mënyrën sesi komisioni lexon ligjin. Kam ardhur të prezantoj veten time dhe të flas për aq sa më takon se si do ta shihja veten në detyrën e nderuar të kryetarit të KQZ-së. I takon këtij komisioni dhe parlamentit të gjykojë më shumë lidhur me pavarësinë e individit, të sotme apo të ardhme.

Fatmir Xhafaj – Faleminderit! Zoti Peza keni pyetje?

Dashamir Peza - Zoti Bele, ne gjithmonë e gjejmë atë mënyrë të pozimit të vetvetes në raport me ligjin. Edhe këtu, po të shikosh, edhe zoti Ristani, edhe ndonjë kandidaturë tjetër...

Fatmir Xhafaj – Pyetja nuk shpjegohet, por pyetet.

Dashamir Peza - Po e shpjegoj që ta kuptojë ai pyetjen.

Fatmir Xhafaj – Ju mendoni se nuk e kupton zoti Bele?

Dashamir Peza – Jo, nuk e kupton. Në kuptimin e ligjit, formalisht mund të jemi në rregull. Këtu të gjithë jemi militarë brenda, o jemi zgjedhur si të paanshëm, o kemi zgjedhur si të paanshëm.

Pyetja është, në koshiencën tuaj e ndieni se mund të siguroni një paanësi në ushtrimin e kësaj detyre në mënyrë që ne të kemi koshiencën e pastër lidhur me përzgjedhjen që do të bëjmë nesër?



Fatmir Xhafaj – Faleminderit, zoti Peza që e koncentruat pyetjen! Zoti Bele, fjala për ju.

Koli Bele – Faleminderit, Zoti Peza!

Kam bindjen dhe ndjehem në lartësinë e kësaj detyre, një nga elementet e rëndësishme të së cilës është pavarësia. Unë solla në vëmendje të këtij komisioni eksperiencën e mëparshme rreth 12 – vjeçare në institucione të pavarura, qoftë në KLSH, Prokurorinë e Përgjithshme, ose qenia prokuror.



Fatmir Xhafaj – Faleminderit!

Eduard Halimi- Po shikoja në dokumente, të gjithë e kanë deklaratën, ne as të bëjmë dot anëtar dhe as të heqim nga anëtar i Partisë Socialiste, por të gjithë kanë një vetëdeklarim para komisionit, para parlamentit që nuk kanë qenë anëtarë në 5 vjetët e fundit. Te dosja jote nuk e shoh. A e keni bërë? E bëni këtë, pastaj ne shohim vlerësimin tërësi!

Koli Bele- Nëse do të lexoni, të nderuar deputetë, në faqen e Kuvendit nuk ka një listë dokumentesh, të cilat duhet të plotësohen nga kandidati, por cilësohet: “kandidati deklaron me bindjen e tij”, në mos qofsha gabuar dhe për këtë arsye shpjegova që nuk kam paraqitur as CV-në, as coverletër, procedura standarde. Gjithsesi, unë besoj se deklarimi im para këtij komisioni e plotëson atë kusht që kërkon Kuvendi formalisht. Ndoshta po të kisha folur me administratën e Kuvendit, do ta kisha plotësuar atë që thoni ju. Gjithsesi, i nderuar, për sa kohë që nuk është listuar një listë dokumentesh, unë nuk kam si ta marr me mend. Unë besoj se është në tagrin tuaj si deputetë, ose si komision të kërkoni informacion nga subjekti politik për atë që ju çmoni se lidhet me kushtin ligjor, anëtarësia apo jo. Pastaj, mund të printohet nga media, siç tha zoti Ristani, dhe mund t’i gjykoni. Është në diskrecionin tuaj.

Fatmir Xhafaj – Faleminderit!

A ka pyetje të tjera?



Oerd Bylykbashi - Zoti Bele, gjithmonë në lidhje me afilacionin politik me një parti politike, a keni bërë ndonjëherë donacion për Partinë Socialiste gjatë zgjedhjeve të mëparshme me vlerë mbi 100 mijë lekë të rinj?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)



Fatmir Xhafaj – Ligjërisht pyetja është sipas zotit Bylykbashi, popullorçe është sipas zotit Risani.

Koli Bele- Çfarë unë kam bërë në lidhje me aktivitetin ekonomik është një fakt, i cili mund të verifikohet në deklarimet pranë ILDKPI-së. Gjithsesi, unë nuk isha përgatitur për të tilla pyetje kaq interesante dhe kaq të lidhura me funksionin për të cilin unë kam aplikuar, por para disa vitesh kam bërë një donacion për subjektin në fjalë. Nuk e mbaj mend shumën ekzakte, por besoj se ju e keni kuptuar dhe mund ta keni më të saktë.

Fatmir Xhafaj – Dakord.

Nuk ka pyetje të tjera, sepse kështu ramë dakord, ta përmbyllim me pyetjen e zotit Bylykbashi.

Zoti Bele mund të vazhdoni ta shihni në google pjesën tjetër të mbledhjes.

Të vijë zoti Biba.

Faleminderit, zoti Biba!

Mund të filloni me një paraqitje të përmbledhur të CV-së dhe të qëllimit dhe synimit që ju keni në shpalljen e vullnetit tuaj për të kandiduar për kryetar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.



Denar Biba – Faleminderit për mundësinë!

Unë jam i njohur për komisionin tuaj, është hera e tretë që vij dhe flas, veçanërisht në lidhje me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kam mbaruar në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës. Kam studiuar në Universitetin e Athinës për Studime Europiane. Më pas kam punuar në Ministrinë e Drejtësisë shef i Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, më pas në Gjykatën Kushtetuese; për një periudhë të gjatë kohe, kam qenë këshilltar ligjor, dhe më pas vendosa ta diversifikoj portofolin tim të dijes pranë Gjykatës së Lartë, ku kam punuar 2 vjet. M’u dha shansi nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, i cili më propozoi si anëtar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Jam anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve prej shumë vitesh. Në një periudhë pas dorëheqjes sime, në prill të vitit 2013, kam qenë kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike, aktualisht jam sërish anëtar dhe zëvendëskryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nuk kam një platformë për të paraqitur para jush, jo pse nuk mund ta bëja nga pozicioni i zëvendëskryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga ku e kisha shumë të lehtë të merrja planin e punës së komisionit dhe t’ju paraqisja juve gjithçka do të bëjë komisioni për vitin e ardhshëm. Ato janë aty, do t’i lexoni shumë shpejt, do t’i dëgjoni në raportin më të parë që do të bëjë zyrtari i ri i ardhshëm në muajt e parë të vitit 2017.

Unë dua të flas për diçka tjetër. Besoj se ishin këto lloj premtimesh ato që do të donit të dëgjonit prej meje. Unë nuk jam politikan, nuk jam deputet përpara elektoratit që të flas se çfarë do të bëj dhe çfarë nuk do të bëj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është person juridik publik, i ka të përcaktuara nga ligji ato se çfarë mund të bëjë dhe ato që nuk mund të bëjë, kështu që në këtë pikë, unë do të isha i denjë për atë pozicion, mjafton të respektoj ligjin dhe të bëj në mënyrë eksplicite ato çka ligji më thotë.

Nga ana tjetër, do të doja t’ju thosha të gjithëve ju, si nga krahu i majtë, ashtu dhe nga krahu i djathtë, unë dua të jem i denjë për atë pozicion. E di që vij me një lloj paragjykimi këtu përpara jush. Kam qenë i përzgjedhur nga Partia Socialiste në komision dhe, me gjasë, edhe mund të paragjykohem, por kjo nuk më sjell asnjë lloj shqetësimi. Unë kam treguar sa kam mundur integritetin tim. Edhe vijimësia ime e jetës ka treguar që unë jam dikush, i cili realisht përkujdeset për emrin e tij të mirë dhe këtë emër të mirë dua të vijoj ta mbaj edhe më pas. Madje, nëse më jepni shansin, ju dhe më pas krejt Kuvendi për të qenë kryetar i ardhshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, do të bëj, në radhë të parë, për veten time dhe më pas për ju, gjithçka të jetë e mundur për të përmirësuar më tepër imazhin tim. Është shumë e rëndësishme kjo. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një mënyrë ose një tjetër perceptohet bipartizan. Edhe OSBE-ODHIR-i, në raportin më të fundit për zgjedhjet e vitit 2015 e ka ngritur këtë gjë, kur ka vërejtur se pothuajse të gjitha vendimet politike, rreth 50 prej tyre, u votuan 4 me 3. Komisioni ka filluar të bëhet i parashikueshëm në kuptimin negativ, të themi, të fjalës, për të keqen e vet, aq sa duket se po shkurton degën ku ka hipur. Kam dëgjuar që në kuadrin e reformës ka ide edhe për ta shmangur nga procesi i ankimimit krejt komisionin me pikëpyetjen, e cila merr përgjigje lehtësisht se çfarë do të fitojmë. Këtu dihen, rezultati 4 me 3 del gjithmonë, kur u intereson politikisht strukturave politike. Duke ardhur në këtë komision, në pozitën e kryetarit të supozuar, nëse do ta kem atë nder, unë them se, me gjasë, duke e njohur dhe procesin, historia do të vazhdojë 4 me 3, por ndoshta nuk do të jenë vendimet aq të parashikueshme sa ç’kanë qenë deri tani. Kujtoj herën time të parë, kur kam qenë këtu para jush, në funksionin e kandidatit për anëtar kisha disa imazhe para meje, kryetarësh dhe anëtarësh të dikurshëm. Disa prej tyre ishin për t’u vlerësuar, disa jo.

Më falni, a e kam vëmendjen, sepse kam frikë se vazhdoj të jem sërish i paragjykuar, zoti Xhafaj. Njerëzit, nëse nuk dëshirojnë të më dëgjojnë, ideja është që mendojnë se e dinë ekzaktësisht se çfarë unë do të them. Unë mendoj se është mirë të dëgjohemi. Natyrisht, unë i mirëpres edhe pyetjet e të nderuarve deputetë, për të zhbiriluar më tej brenda meje, por them se ka ardhur koha për një kryetar, i cili realisht të dijë të vendosë disa balanca në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Me këtë unë po e mbyll fjalën time.

Fatmir Xhafaj – Faleminderit, zoti Biba!

Ju nuk duhet të keqkuptoheni se, me gjithë dëshirën tuaj të mirë, nuk mund të keni 100% vëmendjen e audiencës. Jo gjithmonë ndodh në këtë komision kjo, dhe nuk kishte si ta kishit edhe ju fatin.

A ka pyetje?

Po, zoti Bylykbashi.



Oerd Bylykbashi - Zoti Biba, ju tashmë keni një eksperiencë të gjatë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, e cila ka gjurmë të forta në mënyrën si ka funksionuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ju jeni një nga kandidatët, të cilët ndryshe nga të tjerë, verifikoni edhe për performancën në këtë institucion dhe, për rrjedhojë, pritshmëria që kemi të gjithë ne. Siç e shihni edhe ju vetë, në momentin kur ju vini nga një pozicion i caktuar në KQZ, i propozuar në mënyrë të caktuar, ka edhe paragjykime, thoni ju.

Në fakt, ajo që ne do të përpiqemi të sqarojmë bashkë është si e keni ushtruar ju këtë detyrë, pavarësisht nga roli juaj si anëtar i KQZ-së, dhe kush ju ka propozuar, pra detyra e anëtarit të KQZ-së është prezumuar që, pavarësisht kush propozon, anëtarët e KQZ-së kanë bërë një premtim para Presidentit të Republikës mbi bazën e një formule që parashikon Kodi Zgjedhor, i cili i detyron që të mos i përgjigjen urdhrave politikë. Pyetja e parë që kam: si e justifikoni tërheqjen tuaj pas një urdhri politik të qartë, që është fakt i njohur botërisht, nga KQZ-ja në vitin 2013? Ajo tërheqje shkaktoi një handikap të madh në komisionin Qendror të Zgjedhjeve, jo vetëm juaja, por edhe e anëtarëve të tjerë duke e pamundësuar shqyrtimin e ankimeve të subjekteve, pasojë shumë e rëndë kjo. A mund të na thoni, mbase e keni sqaruar edhe herë tjetër para këtij komisioni, por në detyrën që ju kërkoni, cili ishte motivimi juaj për t’u tërhequr dhe a e kishit parasysh pasojën që krijoi?



Fatmir Xhafaj – Faleminderit!

Zoti Biba.



Denar Biba- I nderuar zoti Bylykbashi, vërtet që e kemi përfolur këtë gjë, edhe më herët këtu në këtë komision, edhe publikisht në medie, unë jam përpjekur ta sqaroj. Nëse unë do ta pranoja kështu pyetjen tuaj dhe do ta nisja përgjigjen pa asnjë vërejtje, i bie që do të pranoja në mënyrë absolute atë që ju thatë se ishte fakt i njohur botërisht që unë dhashë dorëheqjen pas një urdhri politik. Kështu që po e bëj këtë lloj vërejtje, se këtë gjë unë nuk e pranoj.

Nga ana tjetër, fare afër me atë ditë, unë kam thënë në një medie të mirënjohur vendase, pra e kam thënë para publikut, largimi im i asaj kohe u nxit prej meje dhe ky është po aq fakt i njohur botërisht për të gjithë ata që më njohin. Pa dhënë detaje të tjera, por ka pasur një shkëmbim idesh midis meje dhe Partisë Socialiste, së cilës unë i detyrohesha përfaqësimin dhe propozimin në KQZ. Është e vërtetë dhe tani afër ju keni qenë në krahun tim në një konferencë ku unë kam thënë pikëpamjen time mbi mënyrën si unë kam punuar në KQZ. Mua më ka propozuar Partia Socialiste, më shumë se një herë unë kam thënë faleminderit për këtë, ka qenë nder. Besoj, brenda modestisë dhe pa u treguar melagoman, të dyja palët kanë nderuar njëra-tjetrën, por për shkak të disa rrethanave, unë kam qenë më i nderuari që Partia Socialiste më vlerësoi si një profesionist për të më propozuar në KQZ.

Nga kjo perspektivë, ja ku po e them edhe një herë botërisht, ju jeni juristë në këtë sallë, besoj më së shumti, të gjithë e dimë që ligji jo gjithmonë është i ngurtë, ligji lejon edhe interpretime. Unë po tregohem i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë, jo naiv, më shumë se i sinqertë. Atje, ku ligji ka lejuar interpretime, të dyja pak a shumë të ligjshme, sepse ligji vetë nuk flet, ne jemi goja e ligjit, përndryshe do të kishte një makineri dhe nuk do të kishte nevojë as për shtatë anëtarë të KQZ-së, as për gjyqtarë, por do të jepej fabula casusi makinerisë dhe makineria do të zgjidhte çështjet. Për sa kohë që ka njerëz që interpretojnë ligjin, ligji lejon subjektivizëm, ai subjektivizëm i imi ka qenë në favor të interesave të Partisë Socialiste që mua më ka zgjedhur. Më ndershmërisht se sa kaq nuk besoj se ka folur ndonjë njeri para këtij komisioni.

Për të ardhur te dorëheqja. Ajo ishte një tejmbushje imja. Kam qenë më shumë se i lehtësuar më datën 17 prill. Natyrisht, unë pothuajse po hidhja në erë karrierën time disavjeçare, por ishte një gjë shumë e maturuar në ato momente. Praktikisht atij komisioni i ishte vënë dinamiti nga tjetër kush me shkarkimin e zotit Muho. Nga ana tjetër, duke qenë se unë këtu kandidoj për kryetar, e dini historinë timen, është e njohur, unë nuk mund t’i fsheh këto, ajo çka unë mund të them është: unë i kam të gjitha kapacitetet, unë jam profesionist.



Download 80,56 Kb.

Do'stlaringiz bilan baham:
  1   2   3




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish