KORNIZA: AFTËSI PËR TË ARDHMEN
PERSPEKTIVA
Ky udhëzues u përgatit nga ETF me mbështetjen e Jennifer Cassingena Harper dhe kontributet e Susanne Møller Nielsen dhe Patrick Crehan. Anëtarët e stafit të ETF përgjegjës për këtë udhëzues janë Lizzi Feiler dhe me kontribute të konsiderueshme Francesca Rosso.
Maj 2014
© Fondacioni Europian i Trainimit, 2014. Autorizohet riprodhimi nëse citohet burimi.
Përmbajtja e këtij raporti është përgjegjësi e autorëve dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e institucioneve të BE.
SHËNIM
KY udhëzues u zhvillua ndërmjet muajit Tetor të vitit 2012 dhe muajit Qershor të vitit 2013 nga ETF (me mbështetjen e ekspertëve të jashtëm), pas diskutimeve dhe debateve që përfshinë ekspertët kombëtarë të ZHBNJ. Falënderojmë menaxherët kombëtarë të ETF për komentet e tyre të vlefshme (Evelyn Viertel dhe Lida Kitën në veçanti), Francesca Rosson, Manuela Prinën dhe Simona Rinaldin për kontributet e tyre, dhe së fundi Anastasia Fetsin për këshillën dhe udhëheqjen e saj.
Uudhëzuesi nuk duhet përdorur si plan i ngurtë: zbatimi praktik i tij duhet të përshtatet me kushtet specifike kombëtare.
Për hartimin e këtij dokumenti janë marrë në konsideratë mësimet fillestare të dala nga zbatimi i Projektit pilot KORNIZA në Mal të Zi dhe Serbi. Dokumentiduhet të udhëzojë dhe frymëzojë zbatimin e projektit në vendet e tjera kandidate.
Lizzi Feiler, 23 Korrik 2013
PËRMBAJTJA
LISTA E TABELAVE DHE FIGURAVE 5
PREZANTIM: KONTEKSTI DHE OBJEKTIVAT PËR INISIATIVËN E ARDHSHME KORNIZA 6
PJESA 1 PREZANTIM I PERSPEKTIVËS 11
1.1 PËRMBLEDHJE 11
1.2 PËRKUFIZIMET 11
1.3 JUSTIFIKIMI 12
1.4 LLOJET E PERSPEKTIVAVE 12
1.5 KUADRI METODOLOGJIK 13
1.6 PUNA NË EKIP 15
1.7 VLERËSIMI I RREZIKUT DHE ZBUTJA E TIJ 16
1.8 STRATEGJIA E KOMUNIKIMIT 17
1.9 FAZAT E ZBATIMIT TË PERSPEKTIVËS 18
PJESA 2 MBËSHTETJE PRAKTIKE PËR ZBATIMIN E AFTËSIVE TË PERSPEKTIVËS 20
2.1 INISIATIVA PERSPEKTIVË KORNIZË: QASJA DHE FILLIMI 20
2.1.1 PËRGATITJA PËR PERSPEKTIVËN: VENDIMI PËR QASJEN 20
2.1.2 PARA-PERSPEKTIVA (FAZA A) 24
2.1.3 PËRFSHIRJA E AKTORËVE (FAZA B) 26
2.1.4 PERSPEKTIVA E DUHUR (FAZA C) 27
2.1.5 NDJEKJA (FAZA D) 35
2.2 METODAT DHE MJETET NE FAZËN E PERSPEKTIVËS SË DUHUR 35
2.2.1 TEDENCAT DHE ANALIZA E FAKTORËVE NXITËS 36
2.2.2 ZHVILLIMI I SKENARIT 39
2.2.3 ANALIZA SËOT 40
2.2.4 ANAZALIZA E BOSHLLËQEVE 40
2.2.5 VIZIONI
2.2.6 PËRCAKTIMI I PRIORITETEVE
2.2.7 HARTA E VEPRIMEVE
2.3 REZULTATET QË DO TË ARRIHEN: REZULTATET DHE DOKUMENTIMI
SHTOJCAT 44
SHTOJCA 1: PËRSHKRIMI I DETAJUAR I NJË SKENARI TË NJË SEMINARI TË SUKSESSHËM 44
SHTOJCA 2: STEEPV SHËNIME UDHËZUESE PËR LEHTËSUESIT
LISTA E SHKURTIMEVE
FJALORI I TERMAVE
REFERENCAT
PREZANTIM: KONTEKSTI DHE OBJEKTIVAT E INISIATIVËS KORNIZA
QËLLIMI I KËTIJ UDHËZUESI
Ky udhëzues ofron udhëheqje të detajuar dhe praktike si dhe mbështetje për përshtatjen dhe zbatimin e metodologjisë së Perspektivës për të ndërtuar një vizion afat-mesëm për zhvillimin e burimeve njerëzore (ZHBNJ) me fokus aftësitë. Parashikohet që rezultatet do të kontribojnë në mënyrë të konsiderueshme për të zhvilluar strategji reformuese në vendet e zgjerimit të BE, në veçanti për aftësitë dhe ZHBNJ.
-
Perspektiva është një proces sistematik gjithëpërfshirës dhe i orientuar nga e ardhmja. Në lidhje me ZHBNJ, ai përdor njohuritë nga fusha të ndryshnme të politikave për të kuptuar dhe nxjerrë në dritë lidhjet ndërmjet ekonomisë, sistemit arsimor, tregut të punës, dimensionit social, dhe aspekteve rajonale e territoriale. Kjo ju mundëson aktorëve që të punojnë së bashku për të përcaktuar një vizion të përvashkët afat-mesëm në afat-gjatë për vendin ose sektorin e tyre, si bazë për hartimin e politikave dhe masave më koherente dhe të bazuara në evidencë të cilat mbështeten dhe zbatohen nga të gjithë aktorët.
|
Udhëzuesi ka tre funksione madhore:
-
të pajisë politikë-bërësit, aktorët dhe pjesëmarrësit e Perspektivës në vendet e zgjerimit të BE me një përmbledhje të përgjithshme të rolit të Perspektivës për zhvillimin dhe zbatimin e politikave të ZHBNJ;
-
të shërbejë si instrument për ekipet e Perspektivës (ekspertërt kombëtarë, menaxherët e vendeve dhe ata që janë përgjegjës për zbatimin e ushtrimit Perspektiva) përgjegjëse për zbatimin e aktiviteteve të Perspektivës;
-
të promovojë një ndërgjegjësim më të gjerë të qasjeve të Perspektivës, proceseve dhe rezultateve ndërmjet edukatorëve, studentëve, të rinjve, pudhënësve, aktorëve të industrisë, këshilluesve të karrierës dhe akademikëve.
Udhëzuesi ka dy pjesë kryesore me shtojca:
-
Pjesa 1 ofron një përmbledhje të fazave të Perspektivës dhe jep rekomandime për zgjedhjen e metodave dhe mjeteve specifike që konsiderohen të dobishme për ZHBNJ dhe aftësitë.
-
Pjesa 2 ofron më shumë detaje dhe udhëzime se si të përdoren metodat me aktorët përkatës të ZHBNJ.
Ekziston një grupt tjetër mjetesh që përbëhet nga standarde, modele dhe shembuj praktikë për t'u ndarë me aktorët, si dhe projektimi i seminareve, raportet sipas çështjeve dhe rezultatet. Grupi i mjeteve do të jetë një shtojcë e veçantë dhe do të jetë I disponueshëm pas përfundimit të projekteve pilotë në Serbi dhe Mal të Zi.
KONTEKSTI SPECIFIK – INSTRUMENTI PËR ASISTENCËN E PARA-ADERIMIT (IPA) DHE ZHBNJ
Programi IPA (2007–13) i hapi rrugën IPA II, i cili mbulon periudhën 2014–20, me një buxhet prej rreth € 14 billion për vendet e aderimit. IPA II mbulon të njëjtat pesë fusha të politikave si programi i parë:
-
procesi i tranzicionit drejt anëtarësimit në BE dhe ndërtimi i kapaciteteve;
-
zhvillimi rajonal;
-
punësimi, politikat sociale dhe ZHBNJ;
-
bujqësia dhe zhvillimi rural;
-
bashkëpunimi rajonal dhe territorial.
IPA II mbështet vendet e aderimit nq zbatimin e reformave të nevojshme për të sjellë vendet më afër vlerave të BE, rregullave, standardeve, politikave dhe praktikave me synim futjen e tyre në BE. Asistenca e para-adeimit do të jetë më strategjike, më eficente dhe më e targetuar drejt arritjes së rezultateve të qendrueshme në përmirësimin e gadishmërisë së vendeve kandidate për anëtarësim.
Për t'u përgatitur për IPA II, vendet e zgjerimit dhe Komisioni Europian përgatitin raporte për startegjitë e vendeve. ZHBNJ, përfshirë punësimin dhe politikat sociale, është një element thelbësor. Strategjitë e ZHBNJ do të zhvillohen në përputhje me prezantimin e qasjes sektoriale në këto vende, siç kërkohet nga IPA II.
ZHBNJ mbulon aspekte të ndryshme dhe është i përfshirë në shumë strategji kombëtare, harta dhe plane veprimi të zhvilluara tashmë nga aktorët që trajtojnë:
-
arsimin e lartë;
-
arsimin profesional;
-
të mësuarit gjatë gjithë jetës;
-
përfshirjen sociale;
-
krijimin e vendeve të punës;
-
konkurrencën industriale;
-
reduktimin e varfërisë;
-
sipërmarrjen;
-
hyrjen në BE.
Strategjitë për të zhvilluar këto aspekte dhe fushat që lidhen me to shpesh i referohen ZHBNJ si një faktor kontribues për për të arritur synimet dhe objektivat kombëtare. Ekziston nevoja për t'i integruar këta elementë, me qëllim që të jetë e leftë për aktorët përkatës të planifikojnë përgjigjet, identifikojnë nevojat, dhe të sigurojnë burimet e nevojshme për të funksionuar me kalimin e kohës. Kjo mund të ndihmojë ëpr të identifikuar aktorë të tjerë që kanë rol kyç në këtë proces.
INITIATIVA KORNIZA E ETF
Inisiativa KORNIZA e prezantuar nga ETF mbështet vendet e zgjerimit për të zhvilluar politika të ZHBNJ më koherente dhë të bazuara në evidencë në përputhje me strategjinë Europa 2020, dhe duke përdorur metodologjitë e Perspektivës.
Perspektiva është një ndër mjetet e mbështetjes së politikave, që mund të përdoret për të bashkërenduar politika më të mira për arsimin dhe trainimin me nevojat e ekonomisë dhe tregut të punës. Ajo mund të ndihmojë për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe bashkëpunimin ndër-instituconal me qëllim që të mundësohen qasje politikash të përbashkëta në qeveri.
Inisiativa KORNIZA promovon ndërgjegjësimin në rajon për lidhjen dhe dobishmërinë e qasjeve të Perspektivës në zbatimin e aspekteve më efektive të ZHBNJ në IPA II dhe strategjitë kombëtare, duke mbledhur bashkë të gjithë aktorët përkatës dhe duke i përfshirë ata në synimedhe politika të përbashkëta.
Ajo konsiston në një qasje koherente me katër komponentë të ndërlidhur.
Komponenti 1: PERSPEKTIVA
Zhvillimi dhe përshtatja e metodologjisë së Perspektivës për ndërtimin e strategjive kombëtare koherete për ZHBNJ në vendet e zgjerimit të BE.
Komponenti 2: VLERËSIMI
Hartimi i një metodologjie dhe mjeti për të vlerësuar kapacitetet dhe nevojat e institucione kombëtare përgjegjës për ZHBNJ, dhe zhvillimin e ndërhyrjeve për ndërtimin e kapaciteteve.
Komponenti 3: MONITORIMI
Zhvillimi i një sistemi për monitorimin e performancës i bazuar në tregues për të matur progresin dhe forcimin e përgjegjshmërisë në zbatimin e qasjeve mbarë-sektoriale për ZHBNJ, në përputhje me objektivat strategjikë kombëtarë dhe me referencë në Europa 2020.
Komponenti 4: RAJONALIZMI
Lehtëso proceset e të mësuarit të ndërsjelltë ndërmjet vendeve të zgjerimit në rajon, dhe organizimin e ushtrimit rajonal të Perspektivës për skenaret e aftësive në Europën Juglindore.
Këta katër komponentë u zbatuan në dy faza: Faza I për të zhvilluar dhe testuar-në-rrugë kuadrin metodologjik (vetëm komponenti i perspektivës) në Serbi dhe Mal të Zi, dhe Faza II për të zbatuar metodologjitë në të gjitha vendet e zgjerimit, hap pas hapi. Zhvillimi i mjetit metodologjik, në të dy Komponentët 1 dhe 2, u ndërmor në 2012 dhe 2013. Zbatimi i rasteve pilot për Komponentin 1 dhe në të gjitha vendet për Komponentët 1 dhe 2 u realizua gjatë 2013. Rezultatet u verifikuan në katër mujorin e e dytë të 2014.
Parimi drejtues: qasje përfshirëse dhe pronësia e aktorëve kombëtarë
Një qasje përfshirëse për zhvillimin strategjik të burimeve njerëzore është e nevojshme me qëllim sigurimin e koherencës së politikës dhe lidhjes së saj me sfidat kombëtare sociale dhe ekonomike. Përfshirja aktive dhe bashkëpunimi i ngushtë me zyrat e vendit të Delegacionit të BE dhe Komisionit Europian është thelbësore për të arritur sukses. Zbatimi efektiv dhe eficent i qasjes sektoriale, siç parashikohet në IPA II, kërkon një strategji për ZHBNJ të orientuar nga e ardhmja, me rregullimet e duhura institucionale, kapacitetet dhe sistemet e monitorimit.
Fusha tematike dhe përkufizimet bazë
Aftësitë janë qendra e inisiativës KORNIZA (shih Figurën 1). Pika e fillimit është të zhvillohet një vizion për aftësitë drejt 2020 dhe një hartë se si të arrihet ky vizion. ‘Aftësitë’ ju referohen njohurive, aftësive dhe kompetencave dhe vizioni dhe harta do të zhvillohen brenda kontekstit të gjerë të ZHBNJ. Termi ‘ZHBNJ’ mbulon sistemin e formimit të aftësive me anë të sistemit të arsimit dhe trainimit dhe sektori privat sipas perspektivës së të mësuarit gjatë gjithë jetës në kontekstin e politikave të punësimit dhe përfshirjes sociale1. Elementët e sistemit të arsimit dhe trainimit në fjalë janë arsimi dhe formimi profesional (AFP) dhe arsimi i lartë, brenda perspektivës së të mësuarit gjatë gjithë jetës, trainimi në punë në kompani dhe trainimi për individët e papunë dhe të punësuar në punë që kërkojnë kualifikim më të ulët sesa ata kanë.
1Ka dy terma në përdorim: ‘zhvillimi burimeve njerëzore’, dhe ‘zhvillimi i kapitalit njerëzor’. Termi i parë përdoret gjerësisht nga Komisioni Europian , i fundit përdoret më shumë nga institucionet globale si Banka Botërore. Në këtë kontekst politike, kuptimet e tyre janë pothuaj të njëjta. Sipas një përkufizimi
akademik, zhvillimi i burimeve njerëzore është përdorimi i integruar i trainimit, organizimit dhe përpjekjet për zhvillimin e karrierës për të përmirësuar efektivitetin individual, të grupit dhe organizatës. Kapitali njerëzor është tërësia e kompetencave, njohurive, karakteristikave sociale dhe personale, përfshirë krijueshmërinë, të mishëruara në aftësinë për të kryer punë për të prodhuar vlerë ekonomike. Ky është një shikim ekonomik agregat i qenies njerëzore brenda ekonomive. Kështu që bëhet e qartë se ekziston një nivel mikro-economik (ZHBNJ si funksion brenda organizatave (publike dhe private), dhe niveli makro-ekonomik ose në nivel politikash.
Figura 1: Pyetja e Perspektivës dhe çështjet përkatëse
Pyetja e Perspektivës:
Çfarë aftësish duhet të zhvillojmë ne (vendi) drejt 2020 dhe se si mund të zhvillohen këto aftësi nga sistemi i arsimit dhe trainimit?
Vizioni për aftësitë 2020
Evidenca (treguesit bazë)
(situata aktuale, të dhënat bazë)
Strategjitë
(pamje koherente e strategjive ekzistuese me aftësitë përkatëse)
Vlerat
(përfshirja sociale, mundësitë e barabarta, koherenca territoriale, CSR, etj.)
Sistemi i arsimit dhe trainimit nga perspektiva e të mësuarit gjatë gjithë jetës (AFP dhe armi i lartë)
Integrimi në BE
(strategjia Europa 2020, SEE 2020, targetet, etj.)
Faktorët nxitës
(tedencat makro economike, FDI, novacionet teknologjike, etj.)
Parashikimi
(parashikimi kombëtar dhe ndër-kombëtar i kërkesës dhe ofertës)
|
|
Shënim: CSR, përgjegjësia sociale e koorporatës; FDI, investimet e huaja direkte.
Termi ‘sistemi i aftësive’ tek Perspektiva është pak a shumë i ngjashëm me ZHBNJ. Ky është një përcaktim i gjerë dhe fusha e procesit të Perspektivës në nivel vendi ka nevojë të qartësohet me aktorët pjesëmarrës. Megjithëse një ‘sistem aftësish’ formal mund të mos ekzistojë në çdo vend, është e dobishme të flitet për një të tillë. Shumica kanë një ide intuitive se çfarë mund të jetë një sistem aftësish, megjithatë mund të ekzistijnë pikëpamjetë ndryshme. Diskutimet mund të mbulojnë se si mund të jetë sistemi i aftësive, çfarë mund të prodhojë dhe si mund të arrihet. Kjo është një karaktetistikë e Perspektivës që pjesëmarrësit mund të diskutojnë gjëra që ose nuk ekzistojnë ose janë të konceptualizuara vetëm pjesërisht. Ky proces kërkon krijueshmëri dhe mendje të hapur nga ana e organizatave dhe pjesëmarrësve. Ai gjithashtu përshkohet nga fakti se ushtrimi nuk është formal ose administrativ.
Si pikë fillimi, ne mund të mendojmë për sistemin e aftësive si një si një grup organizatash publike dhe private, së bashku me normat dhe rregullat, mekanizmat, parimet dhe praktikat që përfshihen në zhvillimin e aftësive për të plotësuar nevojat sociale dhe ekonomike të vendit. Zakonisht nuk është e nevojshme që të jësh shumë i prerë për përkufizimet, dhe nuk duhet të tërhiqet vëmendja nga diskutimet rreth këtyre çështjeve. Është në interesin e të gjithëve të jenë të hapur dhe fleksibël rreth ideve. Organizatorët duhet të synojnë të bien dakort në idetë e përgjithshme që lejojnë një dialog të dobishëm mes aktorëve të përfshirë.
Pyetjet e propozuara shtesë për Perspektivën janë si më poshtë.
-
Çfarë duan të arrijnë liderët e politikave dhe çfarë mund të arrijë vendi?
-
Çfarë opsionesh ka, duke marrë në konsideratë burimet dhe kapacitetet aktuale dhe të së ardhmes?
-
Cili është vizioni për aftësitë, në termat e niveleve dhe aftësive teknike / të përgjithshme, dhe për cilët sektorë?
Çështjet e kërkesës dhe ofertës si dhe vlerësimi e barazimi i tyre, duhet të mbulojnë nivele të ndryshme të politikës si dhe çështjet sistemike (institucionale), që marrin në konsidertë strategjitë kombëtare makro-ekonomike.
Objektivat dhe rezultatet që do të arrihen
Brenda inisiativës KORNIZA, fusha mund të përcaktohet në bashkëpunim me aktorët në vend. Inisiativa ka një afat të mesëm, deri në vitin 2020.
Justifikimet për ushtimin janë:
-
për të thyer barrierat ndërmjet ministrive dhe për të zhvilluar më shumë qasje politikash të përbashkëta për ZHBNJ dhe aftësitë; kjo kërkon mbledhjen së bashku të aktorëve kryesorë të sektorit dhe projektimin e aspekteve të ZHBNJ për strategji të ndryshme dhe identifikimin e lidhjeve ndërmjet tyre;
-
për të promovuar një qasje të orientuar nga e ardhmja për politikat e ZHBNJ, duke i kushtuar vëmendje aktorëve privatë kyçë, (sektori privat dhe sindikatat) të cilat mund të mos jenë angazhuar mjaftueshëm në zhvillimin e hershëm të politikave;
-
për të theksuar problemet thelbësore për aftësitë, në veçanti mungesën e përshtatjes ndërmjet kërkesës dheofertës;
-
për të promovuar ndërtimin e kapaciteteve për aftësitë, përfshirë strategjitë e zhvillimit dhe aftësitë e Perspektivësë, si dhe zbatimin e IPA II;
-
për të identifikuar boshllëqet në strukturat e qeverisjes për të adresuar funksione të veçanta; kjo çështje duhettë lidhen me Komponentin 2 (Vlerësimi).
Inisiativa KORNIZA do të ndihmojë vendet kandidate për të formuluar dhe prodhuar produkte të ndërlidhura për Vizionin e Aftësive 2020, Prioritetet dhe Hartën. Perspektiva duhet të zbatohet në nivel kombëtar dhe duhet të përfshijë sektorin privat dhe shoqërinë civile. Objektivi i ushtrimit të ETF nuk është që të zhvillojë një shtresë të re strategjish, por të ndërtojë mbi stategjitë aktuale kombëtare, duke marrë në konsideratë analizat e tyre që lidhen me aftësitë, synimet dhe targetet. Rezultatet e menjëhershme do të jenë një vizion kombëtar i miratuar me prioritete të përcaktuara, një hartë për të vazhduar si dhe skenari i preferuar për zhvillimin e aftësive.
Pjesa 1
PREZANTIM I PERSPEKTIVËS
Kjo pjesë e udhëzuesit i prezanton lexuesit me konceptin dhe qasjen e Perspektivës. Ai targeton politikë-bërësit dhe aktorët që duan të mësojnë më shumë sesi mund të përdoret Perspektiva për të ndikuar dhe formuar politikat, në veçanti ato për zhvillimin e aftësitë dhe burimeve njërëzore. është e rëndësishme të përmendet se Perspektiva është vetëm njëra nga qasjet përtë mbështetur ideimin dhe formulimin më efektiv të politikave.
1.1 PËRMBLEDHJE
Perspektiva është një proces sistematik, i hapur dhe përfshirës që mbështet ideimin dhe formulimin e politikave me fokus afat-mesëm dhe afat-gjatë. Perspektiva ofron një metodologji dhe kombinim të mjeteve sasiore dhe cilësore që përshtaten për të adresuarnjë sërë synimesh dhe objektivash që përfshijnë:
-
ndërmarrjen e një rishikimi strategjik të përgjithshëm të sistemit kombëtar ose rajoal;
-
identifikimin e prioriteteve për veprime novatore, në të gjitha nivelet;
-
ndërtimin e vizionit të përbashkët ndërmjet aktorëve, përfshirë aktorët që mund të mos kenë punuar bashkë më parë;
-
marrjen e vendimeve më të mëdha përmes eksplorimit të skenareve ose duke punuar mbi ekspertizë më të gjerë;
-
rritjen e mundësisë për konsensus duke aktivizuar një sërë aktorësh përmes elementëve përfshirës.
Perspektiva u jep formë dhe merr formë në kontekstin në të cilin aplikohet dhe mund t'u përshtatet nevojave, kompetencave dhe kushteve. Vëmendje e kujdesshme i duhet kushtuar fazës së projektimit që të përfshijë kontekstin dhe kushtet e kuadrit të punës. Përshtatja e Perspektivës me kontekstin e veçantë të vendeve të aderimit kërkon një kuptim të mirë të proceseve të zhvillimit të strategjive, eksperiencave dhe kompetencave në vendin në fjalë. Perspektiva mund të nxjerrë në dritë barrierat për qasjet e orientuara nga e ardhmja, duke ndihmuar për t'i adresuar ato dhe inkurajimin e metodave dhe të menduarit krijues. Nën inisiativën KORNIZA, Perspektiva mund të mbështesë zbatimin efektiv të strategjive që lidhen me aftësitë dhe të sigurojë qasje koherente të bazuara në evidencë dhe të orientuara nga e ardhmja.
1.2 PËRKUFIZIMET
Spjegimi i Perspektivës me terma të thjeshtë është sfidues, duke qenë se është një koncept që ka evoluar me kalimin e kohës dhe në kontekste të ndryshme. Në nivel Europian një përcaktim i zakonshëm i Perspektivës është si 'një proces sistematik, përfshirës i grumbullimit të inteligjencës për të ardhmen dhe i ndërtimit të vizionit afat-mësëm dhe afat-gjatë që është i fokusuar në vendimet aktuale dhe mobilizimin e veprimeve të përbashkëta’ (Udhëzuesi FOREN, 2001).
Karakteristikat e Perspektivës që e dallojnë atë nga procese të tjera të planifikimit strategjik janë:
-
sistematik: përfshin një qasje të mirë-dizenjuar të bazuar në disa faza që përdorin mjetet e duhura;
-
përfshirës: mbledh bashkë një sërë aktorësh dhe inkurajin ndërveprimin, rrjetëzimin dhe të mësuarit;
-
grumbullimi i inteligjencës për të ardhmen: studion tedencat dhe faktorët nxitës, ndërveprimet e tyre dhe pengesa të mundshme, duke lejuar përdorimin e qasjeve të bazuara në evidencë dhe përmirësimin e vlerësimit të nevojave në të ardhmen;
-
ndërtimi i vizionit: studion skenaret alternativë, që çojnë në një vizion të përbashkët të bazuar në konsensus;
-
ndikimi i vendim-marrjes: fuqizon pjesëmarrësit që të lëvizin përtej zbulimit të të ardhmes duke i dhënë formë asaj përmes mendimeve pro-aktive;
-
veprimi i mobilizimit: anagazhon aktorët që të mbështesin zbatimin efektiv të politikave përmes qasjeve të përbashkëta.
Perspektiva është e ndryshme nga parashikimi dhe mjete të tjera në sumë aspekte. Perspektiva ka dimensionin përfshirës dhe të rrjetëzimit duke përfshirë një grup të madh aktorësh. Ajo gjithashtu studion të ardhmet afat-gjata përmes një analize holistike, që shkon përtej parashikimit tipik. Perspektiva kombinon qasjet cilësore dhe sasire dhe ofron një lidhje ndërmjet reflektimit dhe veprimit.