Korniza: aftësi për të ardhmen perspektiva


REZULTATET QË DUHEN ARRITUR: AUTPUTI DHE DOKUMENTACIONI



Download 1,01 Mb.
bet7/8
Sana24.06.2017
Hajmi1,01 Mb.
#14712
1   2   3   4   5   6   7   8


2.3 REZULTATET QË DUHEN ARRITUR: AUTPUTI DHE DOKUMENTACIONI

Pjesët themelore të outputit të dokumentuar janë blloqet ndërtuese të ushtrimit të Perspektivës: vizioni, prioritetet dhe harta.

Me qëllim që të dokumentohet procesi i Perspektivës, së bashku me këto pjesë thelbësore dhe në mënyrë transparente, rekomandohet një formë koncize raportimi. Për këtë synim, propozohet struktura e mëposhtme orientuese.

Vizioni për Aftësitë 2020 – Raporti i Perspektivës për Vendin X

Pjesa I - Prezantim

Falënderimet, hyrja, mbështetja nga autoritetet kombëtare, përmbledhja ekzekutive



Pjesa II – Procesi i Perspektivës

Rreth Perspektivës: justifikimi dhe konteksti

Procesi i Perspektivës në vendin X: partnerët dhe pjesëmarrësit

Pjesa III – Sfondi, konteksti dhe informacionet e fituara

Përmbledhje e strategjive që lidhen me aftësitë në vendin X, prioritetet aktuale dhe inisiativat e aktorëve madhorë, referenca për burimet e përdorura në proces.

Çështjet që u ngritën gjatë procesit të Perspektivës (p.sh. raportet e paraqitura, dokumentimi i rezultateve të seminarit, etj.)

Pjesa IV - Vizioni, prioritetet dhe harta

Deklarata e vizionit të përbashkët

Prioritetet dhe objektivat

Harta me masat dhe treguesit e rezultatit


SHTOJCAT

SHTOJCA 1: PËRSHKRIM I DETAJUAR I SEMINARIT TË SKENARIT TË SUKSESIT

Seminari i skenarit të suksesit mund të përdoret për të prezantuar Perspektivën proper. Ai mund të organizohet si një aktivitet një-ditor, ku do të shqyrtohen dhe renditen tedencat, shformuesit e tedencave dhe faktorët nxitës si dhe do të skicohet një skenar suksesi për Aftësitë 2020.

Ky aktivitet do të kërkojë përgatitje të kujdeshme për të siguruar se të gjithë elementët janë gati për të dhënë rezultatet. Këto elementë përfshijnë:


  • përgatitjen e materialeve;

  • vendin, strukturën e seminarit dhe logjistikën përkatëse;

  • përzgjedhjen e pjesëmarrësve;

  • lehtësuesit;




  • projektimi i seminarit dhe mjetet e Perspektivës. Këto elementë konsiderihen më në detaje në seksionet në vazhdim.

Materialet e shkurtra për seminarin

Për përgatitjen e pjesëmarrësve të seminarit për aktivitetin e Perspektivës, është e nevojshme që ata të informohen për procesin, punën e bërë deri tani dhe gjetjet për tedencat dhe faktorët nxitës. Seminari i skenarit të suksesit do të funksionojë shumë më mirë nëse pjesëmarrësit janë të mirë-informuar dhe ndajnë pak a shumë të njëjtën bazë njohurish. Për këtë është e nevojshme që ata të kënë një infomacion të shkurtër për çështjet që do të adresohen.

Informacioni për situatën zakonisht përfshin të mëposhtmet:


  • sintezën nga ekipi i seminarit:

  • konteksti i politikave për aftësitë;

  • harta e aktorëve kryesorë dhe pjesëmarrësve;

  • baza e evidencës:

  • statistikat kryesore;

  • analiza e tedencave;

  • targetet e përcaktuara;

  • pamjen përpara

  • bazohu në scanimin e horizontit;

  • përmbledhje e tedencave kryesore dhe faktorëve nxitës (përfshirë kartat e egra të mundshme);

  • synimet e seminarit dhe procesi.

Informacioni i shkurtër për situatën duhet të jetë konciz dhe i qartë (4–10 faqe), dhe duhet të shpërdahet për pjesëmarrësit para seminarit. Kjo do t'iu japë kohë atyre të familjarizohen me njëri-tjetrin dhe synimet e seminarit dhe se çfarë pritet prej tyre. Ky dokument i prezanton pjesëmarrësit me situatën në fushat e aftësive dhe ZHBNJ, duke shënuar targetet për aftësitë thelbësore që janë përcaktuar për vitin 2020, sektorët që nuk janë bërë prioritet, përkushtimet e BE në këtë fushë, dhe tedencat përkatëse Europiane dhe ndërkombëtare dhe faktorëve nxitës (shih Tabelën 10). Qëllimi është të përgatiten pjesëmarrësit për një diskutim më të thellë të tedencave dhe faktorëve nxitës gjatë seminarit. Kjo mund të përforcohet duke ftuar një ekspert të fushës që të japë një prezantim fillestar orientimi.



Tabela 10: Informacioni për situatën – evidenca dhe prospekti





BURIMI

TIPI

AKTUALISHT

E ARDHMJA

BAZA E EVIDENCËS

Statistikat kombëtare

Sasiore

Statistikat treguese

Analiza e tedencave

Strategjitë kombëtare

Cilësore Sasiore

Përzgjedhja e statistikave

Interpretimi i statistikave



Tedenca

Grupi i targeteve



Strategjitë e BE

Cilësore Sasiore

Përzgjedhja e treguesve

Interpretimi i treguesve



Tedenca

Grupi i targeteve



PAMJA PËRPARA

STEEPV

Skanimi i horizontit



Cilësore Sasiore




Faktorët nxitës

Sinjale të dobëta

Karta të egra


Parashikimet

Sasiore




Projektimi i tedencave

Përgatitja është gjithashtu e nevojshme për të identifikuar tedencat kryesore dhe faktorët nxitës, të cilët do të përdoren për të ndërtuar skenarin e suksesit. Rishikimi i dokumentave strategjikë ndihmon për të identifikuar tedencat kyçe për aftësitë dhe ZHBNJ të lidhura me ushtrimin. Këto mund të mbështeten nga një grup i gjerë tedencash që ndikojnë aftësitë. Informacioini për faktorët nxitës mund të merret duke intervistuar (ballë për ballë ose me telefon) aktorët kryesorë të zonës. Kjo përfshin listën e targetuar të atyre që janë ftuar, por mund të jetë edhe më e gjerë. Është veçanërisht e dobishme që të merren mendime nga aktorët që nuk mund të marrin pjesë.



Vendi, skica e seminarit dhe logjistikat

Kur bëhen përgatitjet për përmbajtjen e seminarit, duhen adresuar disa gjëra praktike.



  • Përzgjidh një vend për seminarin në një pozicion të arritshëm lehtë nga të gjithë pjesëmarrësit. Salla duhet të ketë dritë të mirë natyrale dhe idealisht mure të bardha për të ngjitur shënimet në letra ngjitëse.

  • Përsa i përket mobiljeve dhe pajisjeve, është e rëndësishme të zgjidhen karrige të lehta dhe tavolina që mund të lëvizen rrotull. Pajisjet teknike që duhen janë një laptop/kompjuter dhe ekrani një flipcharte për çdo grup paralel pune. Materialet e tjera që duhen përfshijnë letra ngjitesë të mëdha në ngjyra të ndryshme, dhe stilolapsa me ngjyra të ndryshme për.

  • Salla duhet të jetë e stilit kabare, me 5–6 tavolina të vogla ku ulen 5–6 persona për tavolinë. Pjesëmarrësit duhet të lejohen të ulen ku të duan, ose mund të caktohen në një tavolinë në përgatitje për seksionet paralele. Duhet të sigurohet përzierje e pjesëmarrësve në çdo tavolinë për të lejuar balancimin e disiplinave dhe përfaqësimin sektorial dhe organizativ. Një listë pjesëmarrjeje që tregon emrin, organizatën dhe adresën e e-mailit duhet të përdoret për të regjistruar ata që janë prezentë.

  • Çdo laptop duhet vënë në slide template për të regjistruar mendimet nga grupet e punës. Kjo lehtëson procesin e raportimit në fund të çdo diskutimi dhe lejon për kapjen e informacionit për raportin final.

Ofrimi i një darke për pjesëmarrësit në mbrëmjen e ditës së mëparshme do ishte një mënyrë e mirë për të filluar ndërtimin e shpirtit të grupit, si dhe një mundësi për të dhënë pak informacion të shkurtër. Darka mund të kthehet edhe një një aktivitet ku disa nga aktorët e nivelit të lartë, për shembull, një ministër, mund të ftohet dhe një aktor i tillë mund të ftohet të mbajë një fjalë kryesore.



Përzgjedhja e pjesëmarrësve

Përkushtimi kohor i kufizuar që kërkohet nga pjesëmarrësit nënkupton se kjo metodë është zakonisht e përshtatshme nëse qëllimi është që të angazhohen persona me post madhor që kanë ditë të ngarkuara. Ky aspekt është veçanërisht i rëndësishëm. Pjesëmarrësit përzgjidhen jo vetëm për cilësinë e outputeve dhe njohuritë që sjellin në seminar, por edhe sepse ata janë aktorë madhorë që kanë mundësi të veprojnë mbi outputin - vizionin e prodhuar. Duke marrë pjesë në zhvillimin e vizionit, ata tentojnë t'i zotërojnë rezultatet. Metodologjia e skenarit të suksesit mund të jetë veçanërisht e vlefshme kur aktorët nuk janë mësuar të debatojnë për çëshjtet me njëri-tjetrin. Për shembull, anëtarët e komunitetit të biznesit mund të sillen në kontakt me studiuesit dhe politikë-bërësit. Dhe kjo është një mënyrë e mirë për të ndërtuar rrjete ndër-sektoriale të këtij lloji.

Një skenar suksesi punon më mirë me 15–30 pjesëmarrës. Poshtë këtij numri është e vështirë të ngresh grupe pune dhe mund të jetë e nevojshme të punbohet vetëm në seancë plenare. Numra më të lartë mund të kufizojnë mundësitë për pjesëmarrësit për të marrë pjesë në diskutim.

Cilësia dhe përkushtimi i pjesëmarrësve është faktori më i rëndësishëm për arritjen e synimeve të një seminari për skenarin e suksesit. Ato së bashku duhet të:



  • sjellin njohuritë e duhura në seminar;

  • përfaqësojnë grupet kryesore të aktorëve – për shembull, bizneset në sektorin përkatës/zinxhiri ofrues, studimet publike, qeverisja kombëtare dhe rajonale;

  • të sjellin persona madhorë të aftë për të vepruar mbi rezultatet e seminarit dhe të fillojnë procesin e zbatimit;

  • të jenë krijues dhe të mendojnë me larg-pamësi.

Identifikimi i pjesëmarrësve mund të jetë një sfidë për organizatorët. është e rëndësishme që metologjia e identifikimit/selektimit nuk çon tek njerëz të njëjtë nga një rrjet i caktuar, ndërsa të tjerët me kontribute të mundshme të rëndësishme të përjashtohen. Dy qasje që mund të ndihmojnë në këtë rast janë:



  • harta e aktorëve: teknika planifikimi që marrin parasysh interesat e ndryshme dhe pikat e forta të aktorëve;

  • bashkë-përzgjedhja: t'ju kërkosh personave në një listë fillestare që të identifikojnë emra të tjerë dhe të ndërtosh një rrjet përmes teknikës së ‘kampionimit të topit të dëborës’.

Lehtësuesit

Lehtësuesit luajnë një rol të rëndësishëm për të filluar procesin dhe për energjizimin e pjesëmarrësve dhe mbajtjen e tyre aktivë. Lehtësuesit duhet të kombinojnë ekspertizën e fushës dhe aftësitë e Perspektivës. Ata duhet të kenë njohuri rreth temës dhe të jenë të aftë të mbajnë diskutimin në shina, duke nxjerrë pika të vlefshme nga diskutimi dhe duke ofruar siteza të shkurtra sesi po ecën diskutimi.

Ata duhet t'i bëjnë pjesëmarrësit të ndihen lirshëm dhe ti ndihmojnë ata që të shkojnë në një gjendje më krijuese dhe parashikuese. Pjesëmarrësit inkurajohen të ndajnë opinionet e tyre dhe men dimet duke u përfshirë në ekip, të regjistrojnë punën e tyre dhe të grupit, dhe t'a prezantojnë atë në seancën plenare.

Lehtësuesit duhet të sigurojnë afatet kohore kur çojnë procesin përpara, nga analiza e tedencave dhe faktorëve nxitës tek zhvillimi i skenarit dhe harta. Ata duhet të mbajnë një balancë delikate duke lënë pjesëmarrësit të sjellin një sërë idesh dhe opinionesh dhe në anën tjetër të sigurojnë se diskutimi është në drejtimmin e duhur gjithashtu. Ata duhert të sigurojnë se diskutimet e hapura dhe të gjera në fillim lëvizin drejt një ngushtimi gradual të diskutimeve drejt skenarit të suksesit.



Dizenjimi i seminarit të skenarit të suksesit dhe mjetet e Perspektivës

Qasja e skenarit të suksesit, e njohur zakonisht si qasja e skenarit normativ mund të përshkruhet me dy elementë:



  • dëshirueshmëria: kapja e një vizioni se çfarë mund të arrihet ose aspirohet nga organizatat sponsorizuese ose komuniteti më i gjerë që përfaqëson;

  • besueshmëria: skenari zhvillohet dhe vlerësohet me ndihmën e ekspertëve të fushës që janë zgjedhur të përfaqësojnë një hapësitë të gjerë të interesave që zakonisht përfshijnë edhe specialistët dhe kërkuesit.

Kjo është një qasje e bazuar në veprime, mes aktorëve madhorë me vizion të përbashkët dhe synon se si do të dukej suksesi në fushë, i specifikuar në lidhje me synimet, treguesit që fillojnë procesin dhe zhvillimin e hartës për të arritur në situatën e dëshiruar të aftësive. Qëllimi i këtij vizioni suksesi është të përcaktojë një ‘target që ndryshon’ për të gjithë aktorët. Diskutimi dhe debatet përfshijnë zhvillimin e të kuptuarit të ndërsjelltë dhe një platforme të përbashkët njohurish që ndihmon të bashkojë aktorët për veprim.



Figura 6: Seminari i skenarit të suksesit

Identifikimi i aktorëve

Zhvillimi i udhëzuesit të intervistës

Intervistat

Përgatit listën e faktorëve nxitës dhe pengesave

Rishikimi i literaturës në çështjet e STEEPV për aftësitë

Faktorët nxitës shkruhen në 1-2 faqe me α, β dhe δ outlooks”

1.0 dokumenti për situatën me një faqe për seminarin me çështjet kryesore

Lista dhe një përshkrim i shkurtër i faktorëve nxitës për sektorin e ZHBNJ dhe të aftësive në tre kategori

Përmbledhje e ZHBNJ dhe sfidave të politikave për aftësitë



Diskutimi A (tre grupe)

Objektivi : (a) të promovojë pronësinë e outputeve të seminarit duke i lënë pjesëmarrësit ti përmirësojnë ato, dhë nëse dëshirojnë të shtojnë faktorë të tjerë nxitës ose ti rishikojnë ata.Pyetjet:



  1. Cilët faktorë nxitës aktualisht ndikojnë zhivillimin e sektorit?

  2. Cilët faktorë nxitës ka të ngjarë të ndikojnë zhvillimin e aftësive gjatë 5/10 viteve të ardhëshme?

  3. A ka faktorë nxitës që mungojnë?

Diskutimi i faktorëve nxitës dhe pikëpamjet

Ndryshimi i faktorëve nxitës

Hartëzimi dhe krahasimi i faktorëve nxitës

Diskutimi B (plenar)

Objektivi, (a) të marrë raportime nga grupi. Pyetjet.



  1. A janë të njëjtët faktorë nxitës të vlëfshëm për të gjithë?

  2. Cilët janë më të rëndësishëm?

Lista e kombinuar përfunidimtare e faktorëve nxitës

Ndërtimi i tre skenareve të inputit prospektet α, β dhe δ ”



Diskutimi C (grupet)

Nga tre grupe, secili të ndërtojë një skenar bazuar në njërin nga tre llojet e prospektit. Diskutimi i rëndësisë së pengesave dhe mënyra të mundëshme për t’i zvogëluar apo kapërcyer ato.

Lista e pengesave të investimeve në kërkim dhe investim (R&D).

Raporti plenar për inputet e skenarëve

Dizenjimi i skenarit të suksesit: si do të jetë suksesi për ZHBNJ dhe aftësitë pas 10, 20 apo 40 vjetësh?

Diskutimi D (plenar)

Duke përdorur titujt kryesorë nga inputet e skenarëve, ky është një diskutim se cilat janë elementët kryesorë të një skenari suksesi dhe si do dukej ai për vendin dhe kjo bëhet idealisht me një slideshow. Në këtë fazë duhen kapur vetëm pikat kryesore – dhe ai mund të rishikohet si një skenar i shkruar plotësisht vetëm pas seminarit. Është e rëndësishme të ketë një pushim që skenari të sitet edhe një herë para fazës së ardhshme.

Imagjinata mbrapsht: cilat do të ishin hapat kryesore në arritjen e skenarit të suksesit?

Harta


Diskutimi E (plenar)

Objektivi: (a) të identifikojë disa nga hapat e mundshëm që mund të jenë të nevojshëm për realizimin e skenarit të suksesit dhe (b) të kompozojë një hartë për skenarin e suksesit. Pyetjet:



  1. Unë ose ju duhet të shkruajmë një titull në seksionin e lajmeve për ZHBNJ dhe aftësitë për 2020, çfarë mund të jetë ai?

  2. Në bazë të titullit, si do të ishte një hartë bindëse për një skenar suksesi?

Diskutimi F (plenar)

Faza finale e seminarit është për të plotësuar fazën kryesore të hartës. Kjo përfshin konsiderimin e hapave bazë për pesë vitet e ardhshme.


Shënim: *prospektet α, β dhe δ përshkruhen më poshtë (‘Shqyrtimi i faktorëve nxitës përmes ndërtimit të prospektit’).

Seminari i skenarit të suksesit përbëhet nga një numër fazash, me outputin e një faze që shpesh shërben si inputi i një tjetre. Është thelbësore që ata që drejtojnë seminarin të jenë të qartë që në fillim se çfarë duhet të arrijë çdo fazë. Një mënyrë e mirë për të siguruar qartësi është përgatitet një flipchart me dinamikat e seminarit. Rendi bazë i një seminari është si më poshtë.



  1. Identifiko faktorët nxitës.

  2. Shqyrto faktorët nxitës përmes ndërtimit të prospekteve.

  3. Përdor prospektet për të përgatitur inputet e skenareve.

  4. Zhvillo një skenar suksesi.

  5. Identifiko një hartë për të arritur një skenar suksesi.

Axhenda e detajuar duhet të ndërtohet që ti përshtatet kuadrit kohor. Është thelbësore që lehtësuesit ta mbajnë aktivitetin në kohë që të mos shkurtohen fazat finale që janë shumë të rëndësishme. Përqendrimi i pjesëmarrësve lehtësohet pëmes pushimeve periodike dhe duke alternuar punën në grupe me seksionet plenare. Seksionet ndër-vepruese lejojnë zhvillimin e krijueshmërisë dhe mbledhjen e informacionit.



Drejtimi i seminarit

Siç u nënvizua më parë, përgjegjësia për drejtimin e seminarit bie mbi lehtësuesit. Të paktën një prej tyre duhet të ketë eksperiencë me metodologjinë e Perspektivës dhe drjejtimin e seminareve. Për personat me më pak eksperiencë që kanë njohuri për për fushën e subjektit të seminarit mund të ofrohet asistencë, nëse ata janë të informmuar në mënyrën e duhur. Kjo mund të jetë e dobishme kur seksionet në grup realizohen në një gjuhë tjetër nga seksionet kryesore, sepse përkthimi mund të pengojë diskutimet në grup. Një lehtësues duhet të ketë përgjegjësi për drejtimin e seminarit për të siguruar se të gjitha seksionet dhe folësit prezantohen mirë dhe se zbatohet programi.



Prezantimet hyrëse

Është e dobishme që të jenë një ose dy (nëse e lejon koha) prezantime ekspertësh për të orientuar seminarin. Gjithashtu, lehtësuesit duhet të fillojnë me një spjegim të qartë të synimeve dhe situatës së seminarit. Ai duhet të mbulojë:



  • arsyet pse është organizayr seminari;

  • qëllimet dhe objektivat e ditës;

  • një përmbledhje të thjeshtë të zhvillimeve të ditës;

  • shembuj të arritjeve të mëparshme me Perspektivën dhe metodologji specifike.

Është e dobishme gjithashtu të prezantohen disa tedenca dhe faktorë nxitës më të gjerë për të hapur horizontin e të menduarit të pjesëmarrësve përtej shqetësimeve të ditës në sektorin e tyre ose fushën e interesit. Është thelbësore që për ndërtimin e faktorëve nxitës të adoptohet qasja STEEPV.



Prioritizimi i faktorëve nxitës

Pasi janë identifikuar faktorët është dobishme që të reduktohet lista në një numër të menaxhueshëm (rreth 10). Ka shumë mënyra për ti prioritizuar faktorët. Një qasje është thjesht të punosh në seksion plenar dhe të pyesësh pjesëmarrësit të bien dakord kolektivisht se cilët janë faktorët nxitës më të rëndësishëm. Ky proces do të lehtësohet vetëm duke përdorur softëaren e prioritizimit ose nga një slideshoë të thjeshtë (shih Figurën 7) mbi të cilat grupi përpiqet të arrijë konsensus për renditjen e disa faktorëve nxitës. Faktorët nxitës gjithashtu mund të kodifikohen sipas llojit. Lehtësuesit përdorin ‘tërhiq dhe lësho/drag and drop’ për të vënë kutitë, me faktorët më të rëndësishëm më pranë qendrës.



Një tjetër konsideratë është shpërndarja e faktorëve nxitës për të mbuluar më së miri faktorët e STEEPV. Kështu, për shembull, jo të gjithë faktorët nxitës duhet të jenë tekonologjik.

Figura 7: Prioritizimi i faktorëve nxitës



Liberalisation

Liberalizim

Social needs

Nevoja Sociale

Relocation

Zhvendosje

ICT applications

Aplikime ICT

Eurozone

Eurozona

Security

Siguri

Infectious diseases

Sëmundje ngjitëse

Survival

Mbijetesë

Energy

Energji

Ageing

Plakje

Environment

Mjedis

Health

Shëndet

Education

Edukim

Growth

Rritje

Demand

Kërkesa

ICT convergence

Konvergjencë ICT

Customer expectations

Pritshmëri të klientit

Infrastructure

Infrastrukturë

Finance

Financë

Competitor

Konkurrim

Knowledge transfer

Transferim njohurish

Networking

Rrjetëzim

New technologies

Teknologji të reja

Eliminate waste

Eliminim mbeturinash

Malta 2015

Malta 2015







Economic sustainability

Qëndrueshmëri ekonomike







global market

Treg global








Download 1,01 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish