Korniza: aftësi për të ardhmen perspektiva



Download 1,01 Mb.
bet2/8
Sana24.06.2017
Hajmi1,01 Mb.
#14712
1   2   3   4   5   6   7   8

1.3 JUSTIFIKIMI

Perspektiva kërkon burime të konsiderueshme si kohë, organizim, financim dhe përpjekje. Vendimi për të investuar tek Perspektiva duhet të bazohet në një justifikim të mirë-përcaktuar dhe në parashikimin e një sërë përfitimesh të qarta që mundin rreziqet e mundshme dhe disavantazhet. Perspektiva nuk është një zgjidhje universale dhe në disa raste mund të mos jetë zgjedhja e duhur. Është e këshillueshme që të menaxhohen pritshmëritë dhe rezultatet që priten të përputhen me atë çfarë mund të arrihet realisht.

Justifikimet për Perspektivën mund të përfshijnë vendosjen e prioriteteve, udhëzimin për investimet kombëtare, deri në përpjekjet për të përmirësuar ndërveprimin ndërmjet aktorëve kryesorë dhe prezantimin e vizionit për zhvillimin kombëtar, rajonal ose të qytetit. Në nivel Europian, Perspektiva mbështet zhvillimin e axhendave për kërkime strategjike për inisitaiva madhore si janë programim i përbashkët, infrastrukturate kërkimore, dhe inisiativat e përbashkëta teknologjike.

Shembuj për përdorimit specifik të Perspektivës për të mbështetur vendet në fazën e para-aderimit përfshijnë Projektin FORESEE (Malta, Qipro dhe Estonia) dhe Projektin ForeTech (Bullgaria and Rumania). Perspektiva ka çuar në hartimin dhe zbatimin e kërkimeve më koherente dhe politika novatore përmes ndarjes së një vizioni të përbashkët dhe harte veprimesh.



1.4 LLOJET E PERSPEKTIVËS

Perspektiva mund të marrë forma të ndryshme në varësi të naturës, shkllës dhe ambicies së ushtrimit, fokusit sektorial, burimeve të disponueshme, kuadrit kohor, dhe nivelit të maturisë së kontekstit. Tabela 1 shtron disa lloje të gjera, por në realitet Perspektiva kombinon disa karakteristika, duke rritur kështu kompleksitetin dhe diveristetin e saj.



Tabela 1: Llojet e Perspektivave

Natyra

Eskplorues, poshtë-lart Perspektiva si një synim

Normative, lartë-poshtë e mishëruar në aktivitetin e politikave

Shkalla

Proces programimi i bazuar në shumë-faza

Single inisiativa Project based

Rezultati i fundit

Proces

Produkt

Funksioni bazë

Ndërtim kapacitetesh

Formimi i politikave dhe zbatimi

Aktiviteti

Në proces, i vazhdueshëm

I prerë, një i vetëm

Përzgjedhja e llojit të duhur të Perspektivës varet në shumë faktorë, përfshirë të mëposhtmit.

a. Qëllimin e ushtrimit.


  • Kur theksi është më shumë në zhvillimin e kulturës së Perspektivës dhe reflektimin e disa drejtimeve alternative në të ardhmen, ushtrimi mund të jetë eksplorues, duke përfshirë aktorët në zhvillimin e skenarëve alternativë.

  • Kur qëllimi i ushtrimit është të prodhojë një vizion dhe hartë, nevojitet një lloj më normativ i Perspektivës, me përpjekje të fokusuara në përcaktimin e një skenari suksesi ose vizioni të preferuar. Kjo kërkon një qasje lart-poshtë në përcaktimin e këtij procesi.

b. Konteksti ku po zhvillohet aktiviteti.

  • Kur aktorët janë familjarë me çështjet dhe jnë të aftë të angazhohen menjëherë për të zhvilluarnjë skenar suksesi, është e mundur të zgjidhet një ushtrim normativ, lart-poshtë dhe i detajuar, veçanërsiht kur produktet e fundit janë harta, politika të arritshme, dhe rekomandime e veprime.

  • Kur aktorët duhet të familjarizohen me çështjet dhe qasjet e së ardhmes, nevojitet kohë që pjesëmarrësit të përfshihen në një qasje më eksploruese para se të lëvizin tek vizioni.

c. Kufizimet në burime (disponueshmëria e aktorëve, kohëzgjatja, përpjekjet).
Këto do të përcaktojnë shkallën e ushtrimit, me ushtrime më të shkurtra që lëvizin më shpejt drejt vizionit dhe zhvillimit të strategjive.

Inisiativa KORNIZA ka për qëllim të krijojë, brenda një kuadri kohor të përcaktuar, një vizion dhe hartë për aftësitë në vitin 2020. Për këtë qëllim është e këshillueshme që të zgjidhet një qasje normative e rrënjosur në aktivitetin e politikave. Theksi mbi produktin, që është funksioni thelbësor i hartimit dhe zbatimit të politikave, por gjithashtu edhe ndërtimi i kapaciteteve do të rezultojë nga procesi i Perspektivës.



1.5 KUADRI METODOLOGJIK

Përzgjedhja e metodologjisë së duhur është një vendim kyç, dhe Figura 2 rendit një sërë metodash që mund të konsiderohen. Metoda duhet të përputhet me kontekstin specifik të vendit si dhe qëllimin, shkallën dhe kontekstin e ushtrimit. Kombinimi dhe radha e metodave ose mjeteve kërkon gjithashtu konsiderim të kujdesshëm, duke qenë se një output i një metode shërben si input për tjetrën.

Kuadri i përgjithshëm metodologjik ka nevojë të kombinohet me metoda që janë relativisht të thjeshta për të zbatuar, por që rezultojnë në impakt politikash brenda kuadrit kohor të përcaktuar. Është e këshillueshme që të zgjidhet një qasje që teston evidencën përmes analizës së tedencave dhe faktorëve nxitës, të kombinuar me një qasje më normative, që përdor metodën e skenarit të suksesit dhe mjetet e vizionit dhe të hartës.

Figura 2: Diamanti i Popper

Zgjedhja e metodave varet në shkallën në të cilën ushtrimi duhet t'iu japë rëndësi: krijueshmërisë, evidencës, ndërveprimit dhe ekspertizës / dhe qasjeve cilësore dhe sasiore



KRIJUESHMËRIA

EKSPERTIZA

EVIDENCA

NDËRVEPRIMI

KRIJUESHËMRIA

KARTA TË EGRA

STIMULIMI SHKENCË TRILLIM / ESSE LOJË / GJENIU I SHKRIMIT TË SKENAREVE / LOJA ME PARASHKIMIN / DUKE FILLUAR NGA FUNDI PËR TË PLOTËSUAR PEMËN PËRKATËSE TË TË MENDUARIT / KARTA LOGJIKE E SKENARIT TË NJË SEMINARI KRIJIMI I HARTËS SË DELPHI-T PANELI I EKSPERTËVE TË STUDIMIT TË QYTETARËVE / PANELI I KONFERENCËS PËR ANALIZËN MORFOLOGJIKE / SEMINAR TEKNOLOGJI BAZË/KRITIKE VOTIM MBI SHUMË KRITERE/ SKENARI SASIOR I VOTIMIT /SMIC ANALIZA E AKTORËVE INTERVISTA IMPAKTI I KRYQËZUAR/STRUKTUROR ANALIZA TREGUESIT / TSA ANALIZA E MARKËS EKSPLORIMI I TARGETEVE BIBLIOMETRIKE SKANIMI I RISHIKIMIT TË LITERATURËS MODELIMI

CILËSORE - GJYSËM-CILËSORE – SASIORE

Popper R. (2008) Metodologjia e Perspektivës në Manualin e teknologjisë së Perspektivës Konceptet dhe praktika, Eds Georghicu L. Cassingena Harper J., Keenan M. Miles I dhe Popper R. Seritë bazë në kërkim dhe politika novatore, Edëard Elgar Publishing Ltd. UK p.71





Për këtë ushtrim, theksi është në përzgjedhjen e mjeteve që janë të thjeshta për t'u përdorur, cilësore dhe i përshtaten qëllimit.

The selection and sequence of PERSPEKTIVA methods for this ushtrimi, outlined in Figura 3, prioritise:



  • Analiza e tedencave dhe faktorëve nxitës, mjetet e skanimit të horizontit dhe të menduarit STEEPV (sociale, teknologjike, economike, mjedisore, politike dhe vlerat);

  • zhvillimi i skenarit;

  • vizioni;

  • harta.


Figura 3: Kombinimi i metodave tek KORNIZA

Zhvillimi i skenarit

Skanimi


Përgatitja e hartës

Vizioni





Pavarësisht kufizimeve në kohë dhe burime, ekzistojnë një numër hapash bazë që duhet të ndiqen.

Kërkimi në-tavolinë ofron një input kritik për fillimin e ushtrimit dhe konceptualizon qasjen dhe metodat për vendin në fjalë, duke marrë në konsideratë përpjekjet e mëparshme dhe të vazhdueshme për zhvillimin e strategjive. Hartëzimi dhe përfshirja e aktorëve është një hap i dytë i rëndësishëm për identifikimin e aktorëve kyçë dhe të kuptuarit e rolit të tyre në sektorin e ZHBNJ dhe politikat që lidhen me të. Një analizë e tedencave and faktorëve nxitës ofron bazat për zhvillimin e skenarit dhe vizionit. Kjo do të ketë nevojë të mbështetet më tej me studime dhe intervista për të marrë një opinion më të gjetë të aktorëve.

Mund të konsiderohen metoda të tjera dhe radha në të cilën angazhohen mjetet është në një shkallë të caktuar fleksible dhe e hapur për diskutim. Ushtrimi DELPHI (një teknikë e strukturuar komunikimi bazuar në një panel ekspertësh) kërkon burime të konsiderueshme (kohë dhe përpjekje). Ushtrimi i kartës së egër (aktivitete të pritshme për marrjen e vendimeve për të rritur aftësinë e organizatës për t'u përshtatur me ngjarjet me probabilitet të ulët por me impakt të lartë) mund të jetë efektiv në konsiderimin e skenareve çoroditës.



1.6 PUNA NË EKIP

Përpara fillimit të një ushtrimi mbi Perspektivën, është e rëndësishme të investohet në përpjekje të konsiderueshme për të projektuar dhe përcaktuar qëlllimin e ushtrimit. Kjo është një fazë kritike gjatë së cilës merren vendime themelore për orientimin, qëllimin dhe qasjen.

Në fillim të aktivitetit të Perspektivës duhet të përcaktohen struktura dhe metoda e punës e ekipit bazë të zbatimit. Megjithëse ekipi do të rritet dhe adaptohet me kalimin e kohës, ai tipikisht përbëhët nga:


  • organizata që mandaton dhe cakton ushtrimin (Komisioni Europian, Drejtoria e Përgjithshme e Zgjerimit);

  • organizata përgjegjëse për ushtrimin (ETF);

  • ekspertët ndër-kombëtarë (këshillojnë procesin);

  • ekspertër kombëtarë (mbështesin procesin);

  • organizata kombëtare (mbështesin procesin në nivel lokal).

Rolet e aktorëve të ndryshëm dhe procesi vendim-marrës duhet të jenë të qartë dhe të kuptohen nga të gjithë të angazhuarit në ushtrim.

Efektiviteti dhe cilësia e ushtrimit të Perspektivës varet nga përgatitja dhe planifikimi i bërë paraprakisht.

1.7 VLERËSIMI I RREZIKUT DHE LEHTËSIMI I RREZIKUT

Ushtrimet e Perspektivës në vetvete mbartin rrezik, edhe pse kjo varet nga kompleksiteti i ushtrimit (shkalla, kuadri kohor), pjekuria e kontekstit (ushtrim për herë të parë), aftësitë e ekipit dhe angazhimi i pjesëmarrësve. Hapat e detajuara më poshtë ofrojnë bazën për vlerësimin paraprak të fizibilitetit dhe rrezikut kur ndërmerret ushtrimi i Perspektivës. Disa nga rreziqet më të shpeshta janë:



  • menaxhim i dobët i pritshmërive se çfarë mund të sjellë Perspektiva;

  • përfaqësim jo i duhur i aktorëve kyçë;

  • nivel i ulët pjesëmarrjeje;

  • politikë-bërës thelbësorë nuk angazhohen me ushtrimin dhe/ose nuk pranojnë rezultatet;

  • paqartësi dhe/ose mungesë novacioni në vizionin e gjeneruar;

  • transferim jo-efektiv i qasjeve të Perspektivës në kontekstin lokal;

  • pranim i pakët i rezultateve;

  • material jo i mjaftueshëm për situatën që do të ndikojë procesin;

  • nivel i varfër komunikimi ndërmjet ekipit, sponsorëve dhe politikë-bërësve;

  • shpërndarje e dobët e rezultateve.

Vlerësimi i rrezikut dhe zvogëlimi i tij është adresuar në përgatitjen dhe zbatimin e aktivitetit të Perspektivës siç përshkruhet në Tabelën 2.


TABELA 2: Faktorët e rrezikut

vlerësimi i rrezikut

Lehtësimi i rrezikut

Mungesa e mbështetjes politike dhe kordinimit të duhur

Siguro përkushtim të nivelit të lartë në nivel politike Siguro përkushtim të nivelit teknik për aktorët përkatës

Mungesa e koordinimit ndërmjet depjesaamenteve/sektorëve të ndryshmë të qeversisë

Koordinatori Kombëtar i IPA-ës (NIPAC) dhe Ministria e Integrimit Europian të drejtojnë

Mungesa e pronësisë mes aktorëve kombëtarë

Koordinim kombëtar, qasje bashkëpunuese,

Mungesa e koherencës me qasjet e zhvillura nga Banka Botërore, Banka Europiane e Investimeve (EIB), Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD)

Takime teknike që përfshijnë ETF, Bankën Botërore, EIB, OECD dhe përfaqësues të Delegacionit të BE Koordinim ndërmjet donatorëve në nivel vendi Synimi: koherencë ndërmjet inisiativave të ndryshme dhe jo vetëm bashkëpunim

Vlerë e pakët e shtuar dhe ndikim minimal

Përpjekje të mëdha për të identifikuar përmes konsultimeve me politikë-bërësit veprime strategjike që kanë impakt thelbëasor

Kompetenca të kufizuara lokale për Perspektivën për të realizuar ushtrimin

Praktikë e re menaxhimi, dhe disa forma trainimi për politikë-bërësit dhe menaxherërt



vlerësimi i rrezikut

Lehtësimi i rrezikut

Përdorimi i një qasjeje të zhvilluar për ekonomitë e avancuara ku ka një shumë të caktuar të kapaciteteve personale dhe lidhje më të mira ndërmjet zhvillimit të aftësive dhe përdorimit të tyre më vonë

Përfshirja e personave kyçë që i japin legjitimitet ushtrimit; përcakto profilet e lehtësuesve dhe pjesëmarrësve, duke theksuar se ushtrimi është një përpjekje në ekip

Mungesë e vendim-marrjes demokratike në vend; nuk ka gadishmëri/kapacitet për politika të përbashkëta ose financime të përbashkëta (Perspektiva zhvillohet mbi qasje demokratike, konstruktive, dhe bashkëpunuese)

Forca e jashtme e BE të vijë brenda me buxhetin e saj

Ushtrimi i Perspektivës i kalon burimet e disponueshme (kohë, buxhet)

Përzgjidh mjetet dhe qasjet që ju përshtaten burimeve të disponueshme

Vizione/ëndrra që larta që nuk marrin në konsideratë burimet ekzistuese

Silli vizionet dhe strategjitë në një nivel realistik përsa i përket zbatimit të kapaciteteve (humane dhe burimeve financiare)

Merr në konsideratë buxhetet kombëtare (donatorët mbulojnë vetëm përqindje të vogla të fondeve të kërkuara)



Mungesa e aksesit në të dhëna dhe besueshmëria e të dhënave

Ndërmerr përpjekje për të përfshirënë ushtrim ata që kanë akses tek të dhënat

Stretegjia e ZHBNJ identifikon zgjidhje të rrezikshme politike dhe jo-popullore

Konsultim i duhur i politikë-bërësve dhe përdorimi qasjeve për të ndërtuar konsensus



1.8 STRATEGJIA E KOMUNIKIMIT

Suksesi i ushtrimit të Perspektivës varet nga ekzistenca e një strategjie komunikimi proaktive dhe të mirë-dizenjuar për të shërndarë dhe rritur profilin e sektorëve. Strategjia duhet të konsiderojë:



  • informacion për marrëveshjen bazë me vendim-marrësit lokalë;

  • reklamimi i ushtrimit në nivel lokal për të rekrutuar pjesëmarrës;

  • ndërveprimi me median për të promovuar ndërgjegjësim gjatë gjithë ushtrimit (kur aplikohet);

  • lehtësimi i komunikimit gjatë ushtrimit – përditësimi i ekipit të zbatimit, pjesëmarrësve dhe akrorëve kyçë me zhvillimet, komunikim me ata që janë të interesuar të marrin pjesë dhe të ndjekin ushtrimin;

  • publikimi dhe konsultimi i rezukltateve dhe marrja e komenteve.

Kjo kërkon një investim të mjaftueshëm të burimeve në mjete të ndryshme të komunikimit, përfshirë materialet e publicitetit, një faqë online, media sociale dhe një aktivitet prezantimi.

Prezantimi i rezultateve për politikë-bërësit e nivelit të lartë është kritik. Sigurimi i interesit të këtij niveli do të çbllokojë vullnetin politik dhe burimet e nevojshme për të zbatuar rezultatin. Krijimi i informacioneve të shkurtra që përmbledhin gjetjet kryesore dhe rekomandimet për politikë-bërësit do të ndihmojnë procesin. Duhet të bëhet e qartë se kush është përgjegjës për drejtimin e zbatimit të çdo veprimi. Kjo është e rëndësishme sepse nësë nuk ka një pranim të rezultatit, mundësitë për të përsëritur ushtrimin do të jenë të kufizuara. Megjithatë është e rëndësishme që të nënvizohet se rekomandime të caktuara (veçanërisht ato që përfshijnë ndryshime të mëdha) zakonisht mbahen rezervë për t'u zbataur në një kohë më të përshtatshme.

1.9 FAZAT E ZBATIMIT TË PERSPEKTIVËS

Perspektiva zakonisht ndjek disa faza, që nga para-Perspektiva tek zbatimi dhe ndjekja. Secila fazë përfshin mjete të ndryshme që lidhen me detyrat dhe rolet e ekipit të zbatimit dhe pjesëmarrësit.

Ushtrimi tek KORNIZA ka katër faza kryesore:

A. Para-Perspektiva

B. Përfshirja

C. Perspektiva proper

D. Ndjekja. Një kuadër provizor i fazave dhe mjeteve është zhvilluar për këtë ushtrim të Perspektivës (Tabela 3), dhe mund të adoptohet për projektime dhe zbatime specifike për vendin.

TABELA 3: Përmbledhje e fazave, detyrave dhe roleve

FAZA

DETYRA/HAPI

A. PARA-PERSPEKTIVA

  • Faza e përcaktimit të qëllimit me përgatitje bazë për ushtrimin

  • Analiza paraprake e dokumentave të referencës për ZHBNJ

B. PËRFSHIRJA

  • Sigurimi i mbështetjes politike dhe teknike dhe i burimeve

  • Rekrutimi i aktorëve (përfshirë aktorët e ushtrimit)

C. PERSPEKTIVA PROPER

  • Ekipizimi (mbledhja bashkë e aktorëve të ndryshëm)

  • Grup fokusi për kërkesën dhe ofertën e ardhshme mbi aftësitë (analiza e tedencave, faktorëve nxitës, elementët që copëzojnë ose deformojnë tedencat, duke përfshirë ndërtimin e skenarit)

  • Grup fokusi për aftësitë e sektorit (nevojat kryesore lidhur me ndërtimin strategjik të kapaciteteve)

  • Vizioni i përbashkët dhe harta

D. NDJEKJA

  • Njoftimi formal i rezultateve për politikë-bërësit

  • Mbyllja dhe përkushtimi pas kryerjes së ushtrimit

  • Zbatimi i planit të nivelit të lartë

  • Komunikimi i rezultateve për një audiencë më të gjerë

  • Vazhdimi i punës mbi Perspektivën


Figura 4: Përmbledhje e procesit dhe rezultateve të pritshme2

Ku jemi ne tani?

Ku duam të shkojmë?

Çfarë e pengon progresin?

Për çfarë kam nevojë që të kapërcej pengesat?



  • Rishikimi i strategjive

  • përcaktimi i qëllimit

  • Përfshirja dhe pronësia

  • Tedencat dhe faktorët nxitës

  • Skenarët

  • Vizioni

  • Çështjet dhe sfidat

  • Analiza e boshllëqeve

  • Harta

  • Prioritetet

  • Zbatimi




2Përshtatur nga Cagnin dhe Scapolo, 2007.

Pjesa 2

MBËSHTETJE PRAKTIME PËR ZBATIMIN E AFTËSIVE TË PERSPEKTIVËS

Ky sekson shërben si manual për ata që dizenjojnë dhe zbatojnë inisiativën KORNIZA, konkretisht ekspertët ndër-kombëtarë dhe kombëtarë dhe menaxherët e vendeve. Ai ofron përshkrime të detajuara se si të aplikohen në mënyrë efektive qasjet dhe mjetet e përzgjedhura për Perspektivën me qëllim që të arrihen rezultatet e targetuara. Ai gjithashtu përfshin mësime dhe komente nga projektet pilotë të realizuar deri tani. Kjo pjesë e Udhëzuesit ndërton mbi qasjet e Perspektivës të zhvilluara dhe përdorura nga ETF në projektin KORNIZA dhe përfshin mësimërt e nxjerra.

Inisiativa KORNIZA fokusohet në përdorimin e mjeteve specifike që janë përzgjedhur për të krijuar një vizon dhe hartë. Përdorimi i këtyre mjeteve dhe kjo qasje janë fleksibile dhe treguese. Fleksibiliteti shikohet veçanërisht përsa i përket radhës së përdorimit të mjeteve. Kombinimi i mjeteve mund të përshtatet në secilin vend për t'u kujdesur për kontekste dhe fokuse specifike.

2.1 PERSPEKTIVA NË INISIATIVËN KORNIZA: QASJE DHE FILLIME

2.1.1 Përgatitja për Perspektivën: përcaktimi i qasjes

Pika e fillimit kur prezantohet një ushtrim kombëtar i Perspektivës për aftësitë është të përcaktohet qasja. Qasja e përdorur në vendet pilot shërben si bazë për këtë, por ka nevojë të përshtatet me kontekstin specifik të vendit. Deri tani qasjert e përdoruara kanë qenë:



  • analiza e strategjive ekzistuese

  • analiza e tedencave dhe faktorëve nxitës

  • zhvillimi i skenarit

  • vizioni

  • përcaktimi i prioriteve dhe harta




Të qenit i hapur ndaj dizenjimeve alternative te procesit

Një rezultat bazë i projekteve pilotë është që mund të konsiderohen dizenjime alternative të procesit. Ndërtimi i vizionit mund të përfshijë gruoe më të mëdha, përfshirë pjesë më të mëdha të shoqërisë civile dhe sektorit të biznesit. Kur përcaktohen prioritet dhe skicohet harta, mund të jetë më efektive që të ketë gruoe të vogla vendim-marrësish dhe eskpertësh.




Krijimi i ekipit

ETF krijon ekipin që do të ndajë përgjegjësi për kryerjen e aktivitetit të Perspektivës. Ai përbëhet nga stafi i ETF përfshirë menaxherin e vendit, një ekskpert ndërkombëtar dhe një ekspert lokal. Një organizues lokal përfshihet që të merret me logjistikën e aktiviteteve (vendi, etj.). Rolet dhe detyrat e këtyre aktorëve duhet të jenë të qarta dhe të shkruara në një dokument plan me afat kohor që tregon se kur duhen realizuar detyra dhe aktivitete të caktuara të Perspektivës.

Në fazën e projektimit dhe përcaktimit të fushës, detyrat e ekipit ishin si më poshtë.

1   2   3   4   5   6   7   8




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish