Kreu 5 5 bazat sociale të kurrikulës pyetjet ku duhet të përqëndrohemi



Download 147,28 Kb.
bet1/5
Sana27.06.2017
Hajmi147,28 Kb.
#16984
  1   2   3   4   5

KREU 5


5
BAZAT SOCIALE TË KURRIKULËS

Pyetjet ku duhet të përqëndrohemi


  1. Përse është e rëndësishme që ata me përgjegjësi në kurrikul të kuptojnë se shkollat veprojnë brenda konteksteve sociale?

  2. Cilat janë disa nga pikëpamjet kryesore lidhur me qëllimet sociale të shkollës? Cilën mbështesni? Përse?

  3. Çfarë ndikimesh dhe pasojash ka në fushën e kurrikulës pranimi i faktit se amerikanët ushqejnë disa nga vlerat dhe bindjet kryesore bazë?

  4. Çfarë ndryshimesh të mëdha kanë ndodhur në shekullin e njëzetë, të cilat ushtrojnë ndikimin e tyre tek shoqëria dhe, kësisoj, tek shkollat? Çfarë ndryshimesh do të parashikonit për të ardhmen?

  5. Me çfarë sfidash të mëdha ndeshen arsimtarët në ballafaqimin me çështjen e shumëllojshmërisë?

  6. Përse është vendimtare që shqyrtimi i koncepteve të tilla si raca, klasa dhe përkatësia gjinore, të bëhet brenda fushës së kurrikulës?

  7. Çfarë përparësish sociale duhet të trajtohen nga arsimtarët? Po nga publiku në përgjithësi?

Shkollat ekzistojnë brenda konteksteve sociale dhe jo veçmas tyre. Me anë të kurrikulave, shkollat ndikojnë në kulturat e njerëzve të cilëve u shërbejnë. Në mënyrë të ngjashme, edhe kulturat ndikojnë dhe formojnë shkollat dhe kurrikulat e tyre. Nëpërmjet mësimit të kurrikulës, shkollat mund ta ndryshojnë shoqërinë, ndërkohë që edhe shoqëria mund të formojë shkollën dhe kurrikulën e saj. Shqyrtimi i zhvillimit ose lëvrimit të kurrikulës, pa shtjelluar lidhjen midis shkollës dhe shoqërisë nuk do të kishte kuptim.

Sot shkollat veprojnë në një situatë kur auditori i zërave të shumtë që përfaqësojnë pikëpamjet e ndryshme lidhur me atë se çfarë do të thotë të jesh qenie sociale, po zgjerohet. Ndërlikimin e skenës sociale e shton edhe fakti se teknologjia po i lejon njerëzit e kulturave dhe shoqërive të ndryshme në mbarë botën të ndikojnë edhe në dinamikën shoqërore. Këta njerëz dialogojnë, shkëmbejnë pikëpamjet, shqyrtojnë vlera të ndryshme dhe njihen me praktikat dhe zakonet e njëri-tjetrit.

Njohjes së bazave sociale të kurrikulës nuk i është kushtuar asnjëherë kaq rëndësi sa në ditët e sotme; ato janë të padiskutueshme në vendimet tona që mundësojnë krijimin dhe lëvrimin e kurrikulave me vlerë. Në historinë tonë nuk ka patur asnjë periudhë kur njerëzit brenda njohjes sonë të kenë shfaqur një shumëllojshmëri të tillë zakonesh, bindjesh, vlerash, gjuhësh, besimesh fetare dhe institucionesh sociale. Kohët e sotme dhe ato që po vinë kërkojnë që specialistët e kurrikulës në të gjitha nivelet e veprimtarisë brenda kësaj fushe, të kuptojnë bazat sociale dhe të kenë ide të qartë mbi ndikimet dhe pasojat sociale të natyrës dhe qëllimeve të arsimit.



SHOQËRIA, ARSIMI DHE SHKOLLIMI
Disa specialistë të kurrikulës pohojnë se arsimi është asnjanës. Ai mund të përdoret për qëllime përparimtare ose shkatërrimtare, për zhvillimin e këtij apo atij lloj institucioni ose “izmi”. Megjithatë, mbajtja e një qëndrimi të tillë të shpie në rrugë të gabuar. Arsimi është veprimtari e mbështetur në vlerat. Ai i përfshin individët në përjetimin ose pranimin e asaj që vlerësohet nga shoqëria. Nëse në kurrikul përfshihet një përmbajtje e caktuar dhe jo një tjetër, arsyeja është se kjo përmbajtje është e vyer ose ka vlerë në sytë e atyre që e kanë zgjedhur. Ajo ka edhe një dobishmëri të veçantë. Pak njerëz do ta kundërshtonin nocionin se detyra kryesore e sistemit arsimor të shoqërisë është transmetimi i kulturës. Vlerat, besimet dhe normat e një shoqërie ruhen dhe i përcillen brezit pasardhës jo vetëm duke ia mësuar por edhe duke i mishëruar në vetë funksionimin e sistemit arsimor. Mënyra sesi i ndërtojmë godinat e shkollave, si i organizojmë klasat, nxënësit dhe mësuesit, pasqyron pikëpamjet dhe vlerat tona kulturore. Atyre që e kundërshtojnë vlerën e transmetimit të kulturës dhe, në vend të kësaj, nxisin si qëllim parësor shndërrimin e kulturës, do t’u përgjigjeshim se në një shoqëri dinamike e të hapur vetë transmetimi përbën në thelb një veprim shndërrimi. Dija dhe zakonet sociale nuk janë inerte; ato janë në riformim të parreshtur me rritjen e informacionit dhe me angazhimin e njerëzve në veprimtari të ndërsjellë kulturore e shoqërore.

Përfshirja e shndërrimeve në veprimet e transmetimit duket qartë në mendimin e Djuit. Për Djuin, arsimi ishte mjeti i përjetësimit (transmetimit) dhe përmirësimit (shndërrimit) të shoqërisë. Për ta përjetësuar dhe përmirësuar shoqërinë, arsimtarët duhej të ishin mjaft përzgjedhës në përcaktimin dhe organizimin e veprimtarive të nxënësve. “Përgjegjësia kryesore e arsimtarëve … është (të) jenë të ndërgjegjshëm për parimet e përgjithshme të formimit të përvojave konkrete në kushtet rrethanore” dhe të kuptojnë “cilat mjedise ndihmojnë në realizimin e përvojave që shpien në zhvillim.” Për Djuin, përvoja duhet kanalizuar siç duhet, “pasi ajo ndikon në formimin e dëshirave dhe qëllimit.”1 Prandaj arsimtarët kanë përgjegjësinë e madhe të mendojnë e mandej të përcaktojnë, me ndihmën e shoqërisë, çfarë përmbajtjeje dhe veprimtarish (që Djui i quante “përvoja”) zhvillojnë individin e shoqërinë dhe shpien në përmirësimin e shoqërisë.

Kur thellohemi në bazat sociale të kurrikulës, duhet të pranojmë se shkollat janë vetëm një institucion, ndonëse kryesori, që shërben për arsimimin dhe, bashkë me këtë, socializimin e qytetarëve në shoqëritë teknologjike. Në shoqëritë ku nuk janë ngritur plotësisht shkollat zyrtare, individët arsimohen ende nëpërmjet institucioneve të tilla si familja dhe komuniteti ose grupi fisnor. Megjithatë, ndërkohë që bota bëhet më komplekse dhe e ndërlidhur, edhe këto shoqëri do të duhet të krijojnë shkollim më zyrtar për plotësimin e nevojave sociale dhe kulturore të anëtarëve të tyre. Sigurisht, shkollat do të vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm në shoqëritë e sotme teknologjike, industriale dhe të informacionit. Me shpërthimin e informacionit, si në sasi ashtu dhe në ndërlikim, shkollat dhe institucionet e tjera të arsimit zyrtar do ta gjejnë të nevojshme t’u kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje kurrikulave të larmishme. Nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se, në përcaktimin e përmbajtjes, përvojave dhe ambienteve të arsimimit, punonjësi i kurrikulës luan rol kyç në formimin dhe, tërthorazi, socializimin e nxënësve.

Shoqëria dhe personaliteti i veçantë amerikan
Shumëllojshmëria dhe pluralizmi kulturor përbëjnë vulën e shoqërisë së sotme amerikane. Megjithatë, në lidhje me ata që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, ka gjëra që i përkufizojnë si amerikanë dhe jo, të themi, si kanadezë apo meksikanë. Personaliteti i veçantë përcaktohet nga sjellje, qëndrime dhe botëkuptime të caktuara. Sigurisht, duke qenë produkt i shkollave amerikane, këta të fundit dallohen nga evropianët dhe shtetasit e vendeve të tjera. Specialistët e kurrikulave duhet të pranojnë se, megjithë dallimet, ne amerikanët vërtet kemi një veçori të përbashkët; ne formohemi nga një kulturë qytetare sociale kombëtare. Madje kjo kulturë qytetare sociale kombëtare konturon edhe mënyrën që zbatojmë për formimin dhe shndërrimin e shkencës sonë sociale. Ndër qëllimet parësore të shkollave publike është edhe ai i zhvillimit të kuptimit të kësaj makrokulture qytetare dhe pjesëmarrjes në të, duke pranuar në të njëjtën kohë shumëllojshmërinë e mikrokulturave që ndikojnë në kulturën qytetare.

Shkollat amerikane kanë për qëllim zhvillimin e shëndetit dhe të mirëqenies së kulturës amerikane. Por, siç shpreheshin Konrad Arensberg dhe Artur Nihof, “Çfarë kuptohet me kulturën amerikane?”2 Një pyetje e përafërt është nëse ekziston një personalitet i veçantë amerikan. Ruth Benedikt shkruante, “Asnjë kulturë e vëzhguar deri më sot nuk ka qenë në gjendje të çrrënjosë ndryshimet në temperamentet e njerëzve që e përbëjnë atë.”3 Megjithatë, anëtarët e shoqërisë kanë shumë gjëra të përbashkëta: ata ushqehen sipas një orari të caktuar, arsimohen në mënyrë të ngjashme, martohen me një a disa bashkëshortë a bashkëshorte, jetojnë me punë ose kryejnë detyra të përbashkëta ekonomike, shprehin besime shpirtërore. Këto besime dhe praktika të përbashkëta skalitin dallimet individuale, kështu që individët sillen në mënyra të ngjashme, por jo identike. Sipas Benedikt, normat e shoqërisë rregullojnë lidhjet dhe marrëdhëniet e ndërsjella dhe krijojnë personalitetin përfaqësues dhe të veçantë, domethënë, qëndrimet, ndjenjat dhe modelet e sjelljes që shfaqin pjesa më e madhe e anëtarëve të shoqërisë.

Megjithë dialogun kurrikular për pluralizmin kulturor, në Shtetet e Bashkuara ende ekziston personaliteti i veçantë përfaqësues. Edhe të ardhurit e kohëve të fundit në brigjet tona po përpiqen ta fitojnë këtë personalitet, zakonisht nëpërmjet shkollave. Ne kemi një bosht rreth të cilit ndërtojmë realitetin tonë shoqëror. Të gjithë njerëzit që jetojnë në këtë vend, sidomos ata që kanë lindur e janë rritur këtu, janë të ndikuar nga një kulturë qytetare kombëtare në drejtime të njohura e të panjohura. Edhe kritikët tanë socialë janë kritikë socialë amerikanë, më shumë të ngjashëm me qytetarët e vendit të tyre se sa të ndryshëm prej tyre. Deklarimi i personalitetit të veçantë amerikan nuk mohon që në strukturën tonë sociale janë ndërthurur nënkultura të ndryshme. Kjo do të thotë që, “pavarësisht nga feja, origjina kombëtare, raca, klasa dhe gjinia,” në radhët e amerikanëve që jetojnë në Amerikë “hasen më shumë pika ngjashmërie” se sa në radhët e popujve të tjerë që jetojnë në vende të tjera.4
Pikat e ngjashmërisë. Arensberg dhe Nihof bëjnë një punë të frytshme në përkufizimin e personalitetit të veçantë amerikan. Këta autorë nuk hedhin poshtë faktin se amerikanët shfaqin një larmi të madhe në pasurinë, arsimin, mënyrat e sjelljes dhe shijet e tyre. Ata venë në dukje se, megjithë shumëllojshmërinë e grupeve etnike, origjinës, traditës dhe nivelit ekonomik, amerikanët zotërojnë një “ngjashmëri të habitshme në gjuhë, dietë, higjienë, veshje, shprehitë bazë, përdorimin e tokës, vendosjen në komunitet, argëtim.”5

Amerikanët janë më afër njëri-tjetrit në botëkuptimet morale, bindjet politike dhe qëndrimet sociale të tyre nga ajo që do të ndeshnim në pluralizmet fisnore ose etnike që janë ruajtur në kombet e reja të Afrikës dhe Azisë së Jugut. Sigurisht, ne nuk kemi të njëjtën mendje në lidhje me veçoritë e një situate apo çështjeje, por në këtë vend ne ndajmë një kuptim të përbashkët konceptual se çdo të thotë të jesh anëtar i shoqërisë. Ne ushqejmë të njëjtat ideale edhe pse shpesh nuk arrijmë t’i realizojmë.


Besimi tek e mundshmja. Ndoshta një karakteristikë e pjesës më të madhe të amerikanëve është bindja e tyre se çdo gjë është e mundur. “Puno shumë dhe do të kesh sukses;” ky është ende nënteksti i ëndrrës amerikane. Edhe parulla të tilla si “Vetëm bëje”, këtë sugjerojnë. Shumë nga ne kanë dëgjuar se çdo njeri mund të bëhet president. Dhe, megjithëse disa do të thonin se kjo është “ëndërr në diell”, Presidenti Klinton nuk vinte nga një klasë e privilegjuar. Në fakt, pak presidentë të Shteteve të Bashkuara kanë ardhur nga klasat e privilegjuara.

Në mënyrën si e paraqesin kurrikulën, shkollat përcjellin këtë mesazh. Punoni shumë, bëni përpjekje. Edhe kritikët socialë që i vënë shkollat përpara sfidës së çlirimit të nxënësve nga shtypja, demonstrojnë besimin e tyre se njeriu mund të ngrihet mbi ambientin e tij. Njeriu mund të largohet nga qendra e qytetit dhe të ketë sukses. Ai mund të ketë sukses edhe në qendër të qytetit nëse mban qëndrimet e duhura lidhur me përpjekjet që bën. Çdokush mund të bëhet optimist po të dijë se njerëzit shfaqin një ndryshueshmëri të mahnitshme.

Pjesë e personalitetit tonë të veçantë është bindja e palëkundur se ajo që ka rëndësi në Amerikë nuk është se nga vjen por çfarë bën. Njeriu matet me arritjet e tij. Sigurisht, në radhët e popullsisë kemi dallime në status. Njerëzit ndryshojnë në lidhje me profesionin, pasurinë dhe arsimin. Megjithatë, pjesa më e madhe besojnë se suksesi në jetë arrihet më shumë me rezultate se sa nëpërmjet trashëgimisë. Kjo nuk duhet të na bëjë të mos marrim parasysh faktin që njerëzit janë lënë mënjanë për shkak të etnisë ose përkatësisë gjinore të tyre. Sidoqoftë, edhe këta njerëz besojnë se duhet të gjykohen më tepër nga ajo që mund të bëjnë, arrijnë ose kontribuojnë, se sa të kategorizohen sipas prejardhjes së trashëguar të tyre.

Sipas një thënieje, “njeriu me më shumë lodra fiton.” Kjo është shumë e vërtetë pasi, me këtë, njerëzit gjykojnë se një njeri ka realizuar, ka arritur diçka, në rast se ka shumë të mira materiale, sidomos të mira materiale të cilësisë së lartë. Besimi tek të mirat materiale si përcakuese të suksesit është mishëruar në psiken tonë kombëtare. Shpesh ëndrra amerikane barazohet me pasjen e një shtëpie në periferi. Dhe, në shekullin e kaluar, pas kësaj ëndrre rendën kaq njerëz saqë tani jemi një komb qytetesh dhe periferish. Ne nuk jemi më vend rural; shkollat në fshat janë të pakta dhe mënyra jonë e të menduarit nuk është e mentalitetit rural.

Sot ekziston sfida e llogaritjes së arritjeve të suksesshme me sasinë e të mirave të konsumit. Kritikët socialë kanë thënë se vlera e arsimit duhet gjykuar mbi një bazë tjetër dhe jo mbi atë ekonomike. Sigurimi i arsimimit duhet të realizohet mbi një bazë më të qëndrueshme se baza e pushtetit ekonomik. Megjithatë, ky argument është i rrënjosur tek ne.

Dëgjojmë të thuhet se duhet të kemi arritje në realizimin e vlerave njerëzore të kujdesit për të tjerët, vlerësimin e shumëllojshmërisë, dhe duke arritur nivele të larta spiritualiteti. Ne duhet ta shmangin vëmendjen tonë nga vetë-kënaqësia dhe ta përqëndrojmë më shumë tek mbarëvajtja e të tjerëve. Ekonomia nuk duhet të përbëjë më forcën shtytëse për arsimin publik.6 Në të gjithë dialogun për arritjen, qoftë për sigurimin e të mirave materiale, të nxitur nga shoqëria e konsumit të dalë jashtë kontrollit, qoftë për fitimin e cilësive njerëzore në të mirë të mbarë njerëzimit, ekziston bindja themelore se “ne mund t’ia dalim.” Ka mundësi. Ne mund ta zotërojmë vetveten dhe të realizojmë bashkësinë.

Kritikët socialë nënvizojnë se arsimtarët duhet të depërtojnë në kuptimin e “sovranit të së mundshmes”.7 Njerëzit që e argumentojnë këtë si një vizion përgjithësues, mbrojnë pikëpamjen se ky vizion nuk ka të bëjë thjesht me të pasurit e jetës së mirë, por me të qenit njeriu i mirë në këtë jetë. Ky vizion i mundësisë lidhet me natyrën shpirtërore të njerëzve. Në një kuptim të vërtetë, argumenti në favor të mundësisë po jep dëshmi të re në mbështetje të bindjes se njerëzit mund të realizojnë jetesë të plotë, që nuk matet me objektet materiale por më tepër gjykohet nga vetja e brendshme e tyre. Njerëzit po pranojnë gjithnjë e më tepër se ne duhet të gjykohemi sipas cilësisë së karakterit tonë. Kjo pikëpamje po theksohet nga pjesa më e madhe e njerëzve. Specialistët e kurrikulave nuk duhet ta harrojnë këtë.
Parapëlqimi për dualitet. I quajtur nga disa si mënyrë të menduari e llojit o kështu-o ashtu, ai tregon një prirje për çiftëzimin e koncepteve, ku shpesh parapëlqehet koncepti i parë. Këtë aspekt të personalitetit tonë të veçantë, Arensberg dhe Nihof e quajnë parapëlqim për të bërë gjykime të dyfishta sipas një parimi.8 Parapëlqimi i këtij lloj të menduari dhe, për rrjedhojë, të vepruari, vjen si pasojë e trashëgimisë së gjuhës indo-evropiane.

Ne ndjehemi mirë nëse një situatë ose veprim e përfshijmë në një kategori të caktuar dhe e përqasim atë me një situatë ose veprim që mendojmë se nuk duhet pranuar, ose duhet shmangur. Arsimin e sotëm e shohim si çlirues apo si shtypës për nxënësit, ose si të pandjeshëm. Sjelljet i shohim si të drejta apo të gabuara. Njeriu ose arrin sukses ose dështon. Njeriu është ose i moralshëm ose i pamoralshëm. Shkollat janë ose publike ose private. Njeriu është ose modern ose postmodern. Njeriu është ose fetar ose jofetar. Në zbatimin e këtij parapëlqimi për dualitet priremi t’i mendojmë gjërat në kuptimin absolut. Në lidhje me arsimimin, njeriu ose e njeh materialen ose nuk e njeh; ose e zotëron kurrikulën ose nuk e zotëron. Ndoshta ky është një tipar i veçantë, të cilit duhet t’i bëjmë sfidë. Ne duhet ta mendojmë ndryshimin më tepër në lidhje me hapat e tij sesa në kuptimin absolut.


Bindja në bazat morale të veprimit të duhur. Ata që jetojnë në Shtetet e Bashkuara zotërojnë një moral që, në shumë mënyra, i dallon nga njerëzit e tjerë në komunitetin botëror. Kjo nuk do të thotë që të tjerët nuk kanë moral. Në vend të kësaj, ne mbrojmë idenë se moralizmi që formon psiken amerikane është i përveçëm. Sidomos sot, amerikanët diskutojnë shpesh për gjetjen e veprimit të duhur nisur nga një bazë moraliteti. Kur diskutojnë rreth të drejtave të individëve për një arsimim që u jep pushtet, shpesh arsimtarët amerikanë nisen nga bindja se njerëzit kanë një të drejtë morale për atë çka zhvillon anën njerëzore të tyre. Kurse ata që shtypin të tjerët, edhe pse nuk përfshihen në veprime haptazi të paligjshme, prapëseprapë sillen në mënyrë të pamoralshme. Diskriminimi është moralisht i gabuar. T’u mohosh njerëzve të bëjnë zgjedhjen e tyre është moralisht e gabuar. Duket se amerikanët besojnë se zotërojnë ndjenjën intuitive të së drejtës.9 Njohja dhe pranimi i kësaj ndjenje të së drejtës mund të udhëheqë sjelljen tonë individuale ose kolektive.

Edhe pse sot shumë njerëz i kundërshtojnë sjelljet dhe pikëpamjet e grupeve të ndryshme, përsëri në diskutimet tona sjellim tonin moral. Diskutimi mbi drogën, seksin, krimin duket se ka një përmasë morale. Të dhëna ka edhe për karakteristikën tonë për ta parë sjelljen në kuptimin absolut. “Vetëm thuaji ‚jo’” seksit dhe drogës, tregon pikërisht këtë.


Bindja në etikën e punës. Shpesh dëgjohet që amerikanët janë njerëzit më punëtorë në botë. Si komb kemi kohën më të pakët për pushime, zakonisht vetëm dy javë, në krahasim me gjashtë javë pushime të paguara në Gjermani. Ne rrënjosim tek të rinjtë ndjenjën për punën, duke u thënë se shkolla do t’i përgatisë për botën e punës. Siguroni shkollim të mirë dhe siguroni një punë të mirë. Madje, ne tentojmë t’i motivojmë nxënësit në përballjen e tyre me kurrikulën, duke pohuar që të mësuarit është puna e tyre. Punoni shumë në shkollë; jepeni plotësisht veten tuaj.10

Lodhuni shumë tani që të mund të luani më vonë. Si popull ne priremi ta dallojmë punën nga loja. Puna është e domosdoshme dhe nxitet nga një qëllim; nuk është e nevojshme që ajo të jetë e pëlqyeshme, megjithëse duket se vërtet po ndryshojmë në këtë pikë. Puna është pjesë përbërëse e kulturës amerikane, aq sa shpesh veten dhe të tjerët i klasifikojmë sipas punës që bëhet. Madje, llojeve të ndryshme të punës u caktojmë një status. Ajo është mjeke; ai është jurist; ai është specialist kozmetike; ajo është shofere autobuzi. Ne arrijmë deri aty sa të mendojmë se puna që paguhet më shumë është më e vlefshme se puna që paguhet më pak. Njerëzit priremi t’i gjykojmë sipas punës së tyre. Shpesh, rolet e njerëzve përcaktohen nga puna e tyre.

Puna është themelore për mirëqenien e individit dhe të shoqërisë së përgjithshme. Thjesht, puna është ajo që bëjmë për të siguruar para për veten dhe familjet tona. Ajo është e domosdoshme. Pa punë nuk ka çek pagese në fund të javës. Si popull jemi mjaft të orientuar nga detyrat dhe besojmë se, po punuam shumë, do të arrijmë suksesin. Sigurisht, disa njerëz do të thonë se shoqëria është e paragjykuar ndaj disa njerëzve, aq sa edhe puna e palodhur e tyre nuk shpërblehet. Megjithatë, vërtetësia e këtij pretendimi tregon pikërisht se besimi në etikën e punës ekziston.

Fakti që puna është kaq vendimtare për formimin tonë kulturor zbulohet më tej me mënyrën si e kuptojmë kohën. Koha është para. Mos e humbisni kohën. Në arsim kemi koncepte të tilla si koha akademike, koha për detyra, koha e përgjithshme e mjaftueshme për edukimin e nxënësve me ndjenjën e rëndësisë së kohës. Kombin tonë e drejtojmë sipas kohës industriale. Javët e punës i rregullojmë sipas kohës. Kur punojmë jashtë orarit, kërkojmë pagë më të lartë. Edhe ata mësues që e mendojnë veten profesionistë, ngurrojnë të marrin pjesë në mbledhjet e shkollës që janë lënë pas orëve të mësimit.

Një pjesë e mendimit tonë për kohën është pasojë e zhvillimit të kombit industrial. Me hyrjen gjithnjë e më tepër në epokën e informacionit, mundet që edhe ta sfidojmë konceptin tonë për kohën. Tani mund të hyjmë në Internet jo në kohën reale por në kohën e disponueshme. Rrjeti botëror i Internetit mund të shfrytëzohet gjatë kohës që e cakton secili më vete. Mesazhet mund të futen në sistem ndërkohë që flemë dhe t’i lexojmë kur të jemi zgjuar. Megjithatë, edhe sot për kohën mendojmë pak a shumë njësoj si në fillim të shekullit të njëzetë. Koha është e ndarë në kohë për punë dhe kohë për lojë. Kemi kohën e pushimeve dhe kohën e shkollës. Madje, njerëzit po hedhin idenë të lihet më shumë kohë për shkollë, më shumë kohë akademike për të mësuar. Disa shkolla po e zgjatin vitin shkollor; disa zona po shkojnë drejt funksionimit të shkollave gjatë gjithë vitit. Në të vërtetë, këto shkolla nuk po e rrisin kohën akademike të nxënësve por më tepër po e shpërndajnë atë gjatë tërë vitit.

Ndryshimi i vitit akademik nga ana e shkollave ka të bëjë me të kuptuarit e kohës nga ana jonë si burim, si para. Sot publiku kërkon që shkollat të jenë të përgjegjshme. Një pjesë e mirë e kësaj buron nga fakti se publiku dëshiron që shkollat ta përdorin kohën në mënyrë më të frytshme. Për dollarët që jep për arsimin, publiku dëshiron më shumë rezultate. Edhe ligj-vënësit po kërkojnë që profesorët e universiteteve ta dokumentojnë mënyrën e përdorimit të kohës. Nxënësit e kolegjeve po nxiten ta përdorin kohën e studimit në mënyrë më të frytshme, me qëllim që ta përfundojnë shkollën sa më shpejt. E, sa më shpejt ta mbarojnë kolegjin, aq më me rezultat përdorimi i kohës, domethënë, i dollarëve të shpenzuar për arsimin.

Ata që kanë jetuar në Shtetet e Bashkuara për disa kohë kanë bindje të palëkundura për etikën e punës dhe administrimin e përpiktë të kohës. Ne duam që avionët të nisen e të mbërrijnë në kohë. Duam që njerëzit të jenë të përpiktë me orarin e takimeve të tyre. Ne kërkojmë që nxënësit e mësuesit të mbërrijnë në kohë për ditën e tyre të punës. Madje edhe kohën e lirë e rregullojmë duke i kushtuar vëmendje caktimit të një orari të përpiktë. Futbolli të hënën në mbrëmje është institucion amerikan. Sikur futbolli të zhvillohej të enjten në mbrëmje, nuk do të ndjeheshim mirë. Pjesa më e madhe e njerëzve do të ndjeheshin të zhveshur pa orën e dorës. Tik-taku i orës është pothuajse pulsi i Amerikës.
Besimi tek barazia. Në përgjithësi, amerikanët besojnë se njerëzit duhet të gëzojnë të drejta të barabarta për të arritur gjithçka që munden sipas talenteve dhe energjive të tyre. Disa kritikë socialë pretendojnë se kjo nuk është e vërtetë. Dhe, sigurisht, në historinë tonë ka patur kohëra dhe ende shfaqen raste të veçanta kur njerëzve nuk u janë dhënë mundësi të barabarta për të realizuar ëndrrën amerikane. Megjithatë, kritikët shprehin bindjen se kjo mundësi e barabartë duhet të ekzistojë. Ankesat e kritikëve nuk e kundërshtojnë këtë besim amerikan, madje na nxisin që të jetojmë sipas idealeve tona.

Ndoshta besimi ynë në barazinë, besimi se askush nuk është më i mirë se tjetri, se askujt nuk duhet t’i bëhen privilegje të veçanta, vjen pjesërisht nga Deklarata e Pavarësisë, i vetmi dokument qeveritar në botë që “premton” jetën, lirinë dhe kërkimin e lumturisë. Deklarata shpall që njerëzit gëzojnë të drejtën e patjetërsueshme për të jetuar, për të siguruar lirinë dhe për të kërkuar lumturinë.

Barazia nuk nënkupton që të gjithë do të jenë njësoj ose do të realizojnë të njëjtat gjëra. Njerëzit mund të kenë shanse të barabarta për të patur sukses dhe duhet të kenë liri për ta kërkuar suksesin, por ky i fundit varet kryesisht nga energjitë e individit. Shpesh, suksesi barazohet me arritjen.

I lidhur me besimin për barazinë është edhe besimi tek individi dhe përfitimet që vijnë nëse çdo njeriu i sigurohet liria individuale dhe liria për t’u shprehur.11 E lidhur me krijimin e mundësive të barabarta për zhvillimin e lirisë dhe shprehjes së individëve është nevoja për zhvillimin e përgjegjësisë individuale, jo vetëm ndaj vetes por edhe ndaj komunitetit. Amerikanët kanë bindjen se të drejtat e barabarta kërkojnë përgjegjësi të barabarta për veprimet e tyre.

Për arsimtarët, sfidat e barazisë nuk nënkuptojnë që barazi do të thotë njëllojshmëri. Mundësi e barabartë për arsimim nuk do të thotë që të gjithë nxënësve t’u mësohet e njëjta kurrikul ose të përdoren të njëjtat metoda pedagogjike në mësimdhënie. Barazi do të thotë që individët të kenë të drejtën dhe mundësinë të bëjnë e provojnë atë që është e nevojshme dhe që ka kuptim për ta, për të mirën e tyre dhe të kombit në tërësi. Barazia si koncept do të vazhdojë të jetë në përplasje me konceptin e lirisë – lirisë për të qenë ndryshe, për t’u ngritur mbi të tjerët ose për ta shkëputur veten nga të tjerët. Për shumicën e amerikanëve, barazia ka të bëjë me të drejtën për të patur mundësinë e pjesëmarrjes në ëndrrën amerikane, për të mos e jetuar këtë ëndërr me kufizime.

Disa nga ata që lexojnë këtë libër nuk do të besojnë se njerëzit brenda Shteteve të Bashkuara shfaqin disa shenja të përbashkëta ngjashmërie. Disa mund ta kundërshtojnë nocionin e personalitetit të veçantë amerikan. Ne thjesht jemi tepër të larmishëm si komb. Makrokulturë qytetare nuk ka. Megjithatë, edhe pse jemi një përzjerje e larmishme dhe e shumëllojshme njerëzish, prapëseprapë kemi disa pikëpamje dhe bindje të përbashkëta që na përkufizojnë. Dhe këto pikëpamje e bindje shprehen në kurrikulën tonë dhe ndikojnë në mënyrën si i trajtojmë të tjerët dhe nxënësit brenda e jashtë shkollës. Shkollat amerikane janë konceptuar që t’u shërbejnë fëmijëve të Amerikës, me qëllim që ata të zhvillojnë të kuptuarit, bindjet dhe veprimet që rrisin pjesëmarrjen e tyre në komunitetet vendore, kombëtare dhe botërore. Kjo bën që këta fëmijë të shfaqin angazhimin ndaj normave dhe sjelljeve të caktuara intelektuale, qytetare dhe morale.12



Download 147,28 Kb.

Do'stlaringiz bilan baham:
  1   2   3   4   5




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish