Kreu 5 5 bazat sociale të kurrikulës pyetjet ku duhet të përqëndrohemi


Përqëndrimi tek nxënësit e talentuar me aftësi akademike



Download 147,28 Kb.
bet4/5
Sana27.06.2017
Hajmi147,28 Kb.
#16984
1   2   3   4   5

Përqëndrimi tek nxënësit e talentuar me aftësi akademike
Pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë epokës së Luftës së Ftohtë dhe fluturimit të sputnikut sovjetik, qëllimet e lart-përmendura dhe çështja kryesore e kurrikulës u bënë objekte kritikash. Amerikanët u tmerruan që vendi ynë po e humbiste garën me Bashkimin Sovjetik për hapësirën dhe që hapësira jonë ajrore nuk ishte më e paprekshme.

Raporti i Harvardit, botuar në fund të Luftës së Dytë Botërore, ushtroi ndikim, pasi e shihte me optimizëm arsimimin tërësor të njeriut dhe e parashikonte arsimin e përgjithshëm si mjet për zhvillimin e mirë-kuptimit të përgjithshëm, i rëndësishëm ky për të gjithë shtetasit në një shoqëri të lirë. Megjithatë, forcat me pushtet bënë thirrje për kthimin tek bazat akademike dhe disiplina mendore e vjetëruar. Historiani Artur Bestor pohonte se, në shkollën fillore, lëndët kryesore duhet të jenë leximi, shkrimi dhe aritmetika, me njëfarë theksi mbi shkencën dhe historinë. Në nivelin e shkollës së mesme, kurrikula duhej ta vinte theksin mbi matematikën, shkencën, historinë, anglishten dhe një gjuhë të huaj.58 Admirali Himan Rikover shtroi pyetjen, përse Xhoni nuk mund të lexonte, ndërkohë që Ivani mundej dhe vërtet lexonte. Ai kërkoi që, në interes të kombit, të fillonte kthimi tek bazat, forcimi i shkencës dhe kurseve të matematikës dhe “vënia e theksit mbi shkollat e përshtatjes ndaj jetës dhe listat arsimore progresive.”59

Duke dëshmuar para një Komiteti të Senatit të SHBA-së në vitin 1958, Verner von Braun, ekspert raketash me arsim gjerman, kërkoi t’u jepej fund lëndëve mbi “jetën familjare” dhe “marrëdhëniet njerëzore,” dhe të vendosej sistemi evropian i arsimit, që e vinte theksin në “lëndët shkencore dhe teknike” dhe përsosmëria akademike.60 Von Braun ose, në lidhje me këtë, rrethet arsimore tregonin pak vëmendje ose interes për nxënësit pa aftësi akademike ose nxënësit më pak të aftë.

Në vitin 1952, si Kryetar i Komisionit të Politikave Arsimore, Xheims Konant miratoi një dokument të politikës përparimtare ku nxiste metodën e shkollimit me qendër nxënësin dhe fëmijën në tërësi. Deri në vitin 1959, pikëpamja e Konantit ishte ende “të jepej arsim i përgjithshëm i mirë për të gjithë nxënësit,” por tani e vuri theksin tek “arsimimi i atyre që kishin talent për të përballuar lëndët e përparuara”. Pasi bëri vizita në pesëdhjetë e pesë shkolla të mesme, që gëzonin “emër të mirë” në të gjithë vendin, Konant arriti në përfundimin se “si rregull, nxënësi i talentuar akademik nuk vihet në provë në mënyrë të mjaftueshme, nuk punon sa duhet dhe programi i lëndëve akademike nuk është i mjaftueshëm për të.”61

Megjithë kritikën e fortë ndaj shkollave dhe njerëzve të shkollave, Konant doli në mbrojtje të sistemit arsimor duke mos e parë shumë të nevojshëm ndryshimin rrënjësor të shkollave. Libri me ndikim i Konantit, Shkolla e mesme amerikane sot, vendosi piketat për reforma të matura: ngritjen e nivelit të kurrikulës, sidomos të matematikës, shkencës dhe gjuhës së huaj; futjen e lëndëve më akademike; shtrëngimin e standardeve dhe vlerësimit; nxitjen e nxënësve për të realizuar në maksimum potencialet njohëse; dhe grupimin e nxënësve sipas aftësive të tyre. Megjithëse Konant dha disa vlerësime për nxënësit e prapambetur dhe mesatarë, theksi kryesor i tij për reformë lidhej me plotësimin e nevojave të nxënësve që kishin mjaft dhunti (tre përqind e nxënësve me nivelin më të lartë intelektual në bazë kombëtare) dhe nxënësve të talentuar me aftësi akademike (njëzet përqind më të mirët në drejtim të aftësive shkollore).62 Në të vërtetë, shumë nga idetë e Konantit mund të merreshin si kthim tek metoda e disiplinës mendore nën versionin modern të filozofisë esencialiste.

Shumë deklarata për politikat, të bëra gjatë kësaj periudhe, u përqëndruan tek nxënësit e shkëlqyer akademikë, tre R-të në nivelin e shkollës fillore dhe lëndët tradicionale akademike në nivelin e shkollës së mesme. Për shembull, Konferenca e Shtëpisë së Bardhë mbi Arsimin në vitin 1955 e vuri theksin mbi cilësinë dhe propozoi që “programet arsimore [duhet] të ushtrojnë dhe zhvillojnë plotësisht aftësitë e nxënësve, veçanërisht atyre të shkëlqyer.”63 Pesë vjet më vonë, Komisioni i Presidentit për Objektivat Kombëtarë u dha përparësi numër një lëndëve të tilla si, shkenca, matematika dhe gjuhët e huaja, dhe bëri thirrje për një “program testimi duke filluar që në klasën e parë, në mos më herët ... dhe grupim sipas aftësive që në vitet e para të shkollës. Brenda dhe jashtë shkollës [duhej] të bëhej çdo përpjekje për të mundësuar përparimin e nxënësve të talentuar.”64



Përqëndrimi tek lënda mësimore. Menjëherë pas sputnikut dhe raporteve të mësipërme mbi politikat kombëtare erdhi legjislacioni kombëtar në mbështetje të formimit, pajisjes dhe programeve në lëndët që vlerësoheshin si jetike për mbrojtjen. Legjislacioni kryesor, i quajtur Akti i Mbrojtjes Kombëtare (1958), veçoi shkencën, matematikën, gjuhët e sotme dhe udhëheqjen (shpesh të ndërtuara për t’i kanalizuar të rinjtë në tre fushat akademike dhe në kolegj, nëse kishin aftësi). Përqëndrimi në lëndë të caktuara dhe tek të rinjtë e talentuar me aftësi akademike shpesh u vesh me termat e mbijetesës së njerëzve të lirë në një botë ku komunizmi po përhapej dhe hapësira ajrore amerikane ishte në rrezik.

Më e rëndësishmja, për të forcuar kurrikulën, qeveria dhe burimet e fondacioneve vunë në dispozicion për herë të parë shuma të mëdha parash. Gjatë ndikimit të sputnikut, Uilliam Van Til shkruante, “Rezultati përfundimtar ishte se interesi kombëtar dhe fondet e disponueshme [në arsim] u përputhën. Dijetarët patën mundësi reale për të rindërtuar përmbajtjen e lëndëve të veçanta të tyre.”65 Kjo ishte sidomos e vërtetë në nivelin e shkollës së mesme. Për shumë udhëheqës të kësaj periudhe, ishte e qartë se rruga që duhej ndjekur për rindërtimin e përmbajtjes ishte mbledhja bashkë e komunitetit shkencor, dijetarëve të universiteteve dhe specialistëve të kurrikulës, të cilët mund të ndihmonin në lidhje me metodologjinë.

Ky dialog në radhët e shkencëtarëve dhe dijetarëve u shoqërua me serinë e projekteve kombëtare për kurrikulën, të cilat u përqëndruan tek shkenca dhe matematika. Këto përfshinë Studimin për Kurrikulën e Shkencave Biologjike (BSCS), Studimin për Materialin Arsimor në Kimi (CEMS), Komitetin e Studimit të Shkencës së Fizikës (PSSC) dhe Grupin e Studimit të Matematikës Shkollore (SMSG). Vala e re e reformës në kurrikul e vuri theksin më shumë mbi përmbajtjen se sa mbi nevojat, interesat e nxënësve ose problemet shoqërore. Pjesa më e madhe e udhëheqësve të kësaj lëvizjeje paraqitën argumente të forta për epërsinë e kurrikulës së re, që ata e quajtën shpesh “shkenca e re” dhe “matematika e re”.

Përmbajtja u rindërtua rreth disiplinave me metoda të veçanta hulumtimi (domethënë, rreth koncepteve dhe parimeve madhore), ku shkenca dhe matematika përfaqësuan vlerën më të lartë disiplinore, siç u dëshmua nga Bruner dhe konferenca e Vudshoullit.66 Ndërmarrja e projekteve në këto lëndë u pasua me projekte të tjera në shkencat sociale dhe humane, me synim forcimin e kurrikulës, sidomos të lëndëve akademike të shkollave të mesme, dhe përdorimin e metodës së disiplinës në projektet për shkencat dhe matematikën. Por kërkesa për strukturë në lëndë të tilla si anglishtja, historia, gjuha e huaj, e kështu me radhë, nuk u realizua. Madje, me kalimin e kohës, ideja e një strukture disiplinore u harrua edhe në shkencë e matematikë.



Përqëndrimi tek nxënësit e privuar
Vitet 1960 dhe fillimi i viteve 1970 shënuan fillimin e një periudhe në të cilën shpërtheu vetëdija sociale e Amerikës, që rastisi më shqetësimin për varfërinë, diskriminimin racial dhe mundësitë e barabarta për arsimim. Dolën në pah qëllime dhe përparësi të reja arsimore, për të përballuar klimën e ndryshimeve. Në kushtet kur pjesa më e madhe e nxënësve nuk shkonin në kolegje dhe kishte përqindje të lartë të nxënësve që e linin shkollën përgjysmë ose e përfundonin shkollën por dilnin në jetë si të pashkolluar, në rast se qëllimet dhe përparësitë tona do të vazhdonin vetëm drejt nxënësve më të aftë, mund të parashikoheshin probleme serioze. Zhvendosja tek problemet e nxënësve në vështirësi u përshpejtua gradualisht, derisa kjo shtresë u bë interesi numër një në arsim. Duke ndjekur shembullin e ndryshimeve, edhe Xheims Konant, ithtar i kahershëm i vënies në provë të nxënësve të talentuar, gradualisht i ndryshoi pikëpamjet e tij.

Në vitin 1961, Konant shkroi veprën Lagjet e varfëra e të pasura. Vetëm dy vjet para daljes së kësaj vepre, Konant kishte mbrojtur rreptësinë akademike dhe lëndët akademike të nivelit të lartë, si dhe e kishte vënë theksin mbi 20 përqindëshin e nxënësve më të shkëlqyer të shkollës së mesme. Tani ai i nxiste arsimtarët dhe politikë-bërësit t’i kushtonin vëmendje më të madhe qytet-qendrës dhe fëmijëve në vështirësi. Ai propozoi që shkollat e lagjeve të varfëra të rrisnin nivelin e tyre dhe të përqëndroheshin më shumë tek nxënësit më pak të aftë. Konant shkruante:


Jam i shqetësuar që po lejojmë grumbullimin e dinamitit social në qytetet tona të mëdha. ... Duke lënë mënjanë tragjeditë njerëzore, do të pranoja që vazhdimi i kësaj situate [të rinjtë jashtë shkollës dhe jashtë punës] është kërcënim për shëndetin social dhe politik të qyteteve të mëdha.

Përmirësimi i kushteve në lagjet e varfra është vetëm pjesë e çështjes së përmirësimit të arsimit. Por rëndësinë më të madhe e ka roli i shkollave. ... Megjithatë, shtimi i përgjegjësisë kërkon fonde shtesë. Në të vërtetë, çështja e financimit të arsimit publik në qytetet e mëdha është një shqetësim madhor kombëtar.67
Duke patur parasysh trazirat në radhët e nxënësve dhe revoltat në qytete në vitet 1960, argumentat për një krizë në shkolla e shoqëri u pranuan lehtë. Raportet qeveritare që u botuan në këto vite paralajmëronin fuqimisht afrimin e një përmbysjeje sociale. Nevojat e grupeve në vështirësi u evidentuan si në shkolla ashtu dhe në shoqëri. Këto nevoja u pasqyruan në raporte të tilla si ai i Komisionit Kombëtar Këshillmor për Trazirat Civile, viti 1967, dhe Raporti HEW i Grupit të Posaçëm të Punës, viti 1970.

Si rezultat i kësaj u ndërmorën një mori programesh arsimore përplotësuese, të financuara nga qeveria federale. Madje, shtetet, pushtetet lokale dhe fondacionet vunë në dispozicion edhe para. Dekreti mbi Arsimin Fillor dhe të Mesëm (ESEA), i miratuar në vitin 1965, parashikoi menjëherë 1 miliard dollarë në fondet në bazë të Titullit 1 (ndonjëherë i quajtur financimi plotësues), për ndihmën dhe përmirësimin e arsimimit të fëmijëve të varfër dhe të grupeve të pakicave. Dhjetë vjet më pas, fondet në bazë të Titullit 1 arritën shumën e përgjithshme të 2 miliardë dollarëve në vit, ose rreth 200 mijë dollarë më shumë, për fëmijët e privuar. Shpenzimet në bazë të Titullit I ishin më shumë se 3 miliardë në vit dhe shpenzime të tjera plotësuese federale ishin edhe 2 miliardë a më shumë, domethënë, 500 dollarë më shumë për çdo fëmijë në vështirësi. Gjatë kësaj periudhe 15 vjeçare, qeveria federale shpenzoi mbi 35 miliardë dollarë.68 Sot, ato që quhen fondet e Kreut 1, kanë zëvendësuar pjesën më të madhe të fondeve të ESEA-s dhe shuma e financimit federal për nxënësit në vështirësi vazhdon të rritet: 5.3 miliardë dollarë në vitin 1990, plus 6 miliardë dollarë të caktuara për formimin profesional dhe pas shkollës së mesme të nxënësve në vështirësi.69



Zgjerimi i përparësive:

grupet e reja në vështirësi
Përqëndrimi tek nxënësit në vështirësi vazhdoi edhe në vitet 1970; në fakt, përkufizimi i tyre u zgjerua dhe përfshiu edhe nxënësit shumëkulturorë, dygjuhësh, ata me aftësi të kufizuara dhe, në një shkallë më të vogël, gratë. Përpjekjet tona shumëkulturore dhe dygjuhëshe u karakterizuan nga rritja e financimit federal për nxënësit hispanikë, aziatikët amerikanë dhe vendasit; nga Dekreti Dygjuhësh i vitit 1968, që i zgjeroi programet dygjuhëshe në shkollat amerikane; dhe nga vendimi i vitit 1974 të Gjykatës së Lartë të SHBA-së në çështjen Lau kundër Nikolasit. Kjo çështje shpallte se shkollat duhet të marrin masa për të ndihmuar nxënësit të cilët “me siguri nuk do të kuptojnë asgjë nga përvojat në klasë” sepse nuk kuptojnë anglisht. Gjykata, hartuesit e politikave dhe arsimtarët luajtën rol aktiv në sigurimin e mundësive për arsimimin e nxënësve që flisnin pak ose nuk flisnin anglisht.70 Megjithë polemikat që lindën lidhur me metodat dhe programet e posaçme dhe rekrutimin e personelit, rëndësia e arsimimit dygjuhësh dhe shumëkulturor u rrit gjatë viteve 1970. Investimet e Kongresit për arsimin dygjuhësh u rritën nga 6.1 milionë dollarë në vitin 1970 në 169 milionë dollarë në vitin 1980. Në vitin 1990, fondet kapën shifrën 203 milionë dollarë, çka tregon që tani këto fonde janë stabilizuar.71

Gjatë viteve 1970, dolën në pah interesi dhe shumë veprimtari për arsimimin e veçantë, sidomos për nxënësit me aftësi të kufizuara dhe nxënësit me vështirësi në të mësuar. Grupet e reja të trysnisë, kurset e reja, nivelet e përparuara, kërkesat e reja të certifikimit, mësuesit e rinj dhe personeli pedagogjik në kolegje e universitete, kërkuan njohjen e arsimimit të veçantë, ashtu siç bënë edhe politikat dhe programet e reja. Dekreti i Arsimit për të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara (PL 94-142) i vitit 1975 është guri themeltar i këtyre politikave dhe programeve. Ai u pasurua me Amendamentin PL 99-457, që u garanton të drejta të plota dhe mbrojtje ligjore edhe fëmijëve me aftësi të kufizuara të moshave 3 deri në 5 vjeç. Ky Amendament u miratua në vitin 1986 dhe u zbatua në vitin shkollor 1990-1991.72

Në këtë akt, nxënës me aftësi të kufizuara përkufizohen ata që janë mendërisht të vonuar, kanë vështirësi në dëgjim, janë të shurdhër, të dëmtuar ortopedikisht, kanë dëmtime të tjera shëndetsore, kanë probleme në shikim, janë emocionalisht të paqëndrueshëm, të paaftë për të mësuar dhe, për shkak të këtyre, kërkojnë arsimim të posaçëm dhe shërbime të veçanta për të nundësuar këtë arsimin. Legjislacioni parashikon arsimim të lirë e të përshtatshëm për të gjithë fëmijët dhe të rinjë me aftësi të kufizuara. Nxënësit me aftësi të kufizuara duhet të marrin arsim të posaçëm dhe shërbimet përkatëse, me shpenzime publike, nën mbikqyrje dhe drejtim publik. Shkollat duhet të përdorin politika që u shërbejnë të gjithë nxënësve me aftësi të kufizuara, madje duhet të kryejnë edhe kërkime që përcaktojnë vendndodhjen e këtyre nxënësve.

Sot interesimi për njerëzit me aftësi të kufizuara është shumë i madh. Gjykatat vazhdojnë të luajnë rol aktiv në mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe përmirësimin e mundësive për arsimimin e tyre. Rreth 11 përqind e të regjistruarve në shkollat publike vlerësohen të jenë me aftësi të kufizuara, në krahasim me 5 përqind në vitin 1975 (vit kur hyri në fuqi legjislacioni për njerëzit me aftësi të kufizuara).73 Kjo rritje tregon se arsimtarët dhe hartuesit e politikave pranojnë se shumë prej nxënësve që nuk u ndihmuan në të shkuarën, në fakt kanë nevojë për ndihmë të veçantë, dhe jo se nxënësit e sotëm kanë më shumë probleme se nxënësit e brezave të mëparshëm.



Interesimi për nxënësit me dhunti dhe të talentuar gjatë viteve 1960 dhe 1970. Angazhimi në arsimimin e nxënësve me dhunti e të talentuar ishte i pakët në krahasim me përpjekjet e përqëndruara tek nxënësit në vështirësi, domethënë, nxënësit dygjuhësh, ata me aftësi të kufizuara ose me vështirësi në të mësuar. Siç pohonin dy autoritete, “programet ekzistuese i shërbenin vetëm një përqindjeje të vogël të popullsisë me dhunti dhe të talentuar, [rreth] 4 përqind e 1.5 deri në 2.5 milion fëmijëve.”74 Përparësia e financimit të pakët dhe mungesa e personelit të përgatitur, bashkë me grupet e pakta të trysnisë për ata me dhunti dhe të talentuarit, ishin shkaku i mungesës së programeve për këta fëmijë.

Reforma në nivelin e shkollës
Një pjesë e mirë e asaj që duhet bërë për të reformuar shkollat, duhet të realizuar në nivel vendor; këtu është vendi ku duhen zgjidhur problemet, megjithëse ato janë të mëdha dhe të shumta dhe kërkojnë marrjen e masave në mjaft nivele qeveritare, si dhe nga bizneset. Zyrtarizimi, ligjërimi dhe organizimi i ndryshimit nuk janë e njëjta gjë me ndryshimin konkret. Analiza e përpjekjeve të mëparshme me synim përmirësimin e shkollave, ka mundësuar një kuptim më të mirë të masave që duhen marrë për të siguruar ndikim domethënës dhe afat-gjatë të reformës. Në vijim po paraqesim disa nga mësimet që mund të nxirren nga përpjekjet e mëparshme për reformë në nivel shkollor, të zhvilluara nga Ornshtain dhe Levin.
1. Zgjidhja e problemeve të përshtatjes. Reforma ose risitë shpesh kanë pak ose asnjë ndikim tek nxënësit, për shkak se dalin probleme kaq të shumta saqë zbatimi praktik asfiksohet. Për shembull, ekspertët mund të hartojnë një kurrikul të re, të mrekullueshme të shkencës për klasën e katërt dhe zonat shkollore mund të blejnë sasi të mëdha materialesh të kurrikulës së re, por mësuesit mund të vendosin të mos i përdorin materialet ose mund të mos dinë si t’i përdorin. Risitë ka të ngjarë të mos zbatohen me sukses në rast se organizata që i prezanton nuk është e aftë për t’u përshtatur, domethënë, nuk është e aftë të identifikojë dhe zgjidhë problemet e përditshme të zbatimit.

2. Përqëndrimi në nivel shkolle. Meqenëse institucioni nismëtar duhet të identifikojë dhe zgjidhë problemet e përditshme të zbatimit, përqëndrimi në realizimin e ndryshimit duhet të jetë në nivelin e asaj shkolle ku hasen shumë nga problemet.

3. Zbatueshmëria. Suksesi i reformës së shkollës varet edhe nga fakti nëse ndryshimet e propozuara janë të zbatueshme, domethënë, nëse mësuesit ndjejnë se mund t’i realizojnë dhe shfrytëzojnë këto reforma në mënyrë të frytshme. Ndër aspektet më të rëndësishme të zbatueshmërisë janë pajtueshmëria me kontekstin social të përdoruesve të mundshëm dhe afrueshmëria ndaj atyre që nuk i kuptojnë ose nuk i mbrojnë idetë themelore.

4. Udhëheqja e drejtorit. Zbatimi i një risie të rëndësishme kërkon ndryshim të shumë organizimeve institucionale, përfshirë orarin e personelit dhe të nxënësve, përzgjedhjen dhe përdorimin e metodave dhe materialeve mësimore dhe mekanizmat për marrjen e vendimeve. Drejtori është zakonisht personi kyç në zbatimin me sukses të ndryshimit. Krahas kësaj, drejtuesit duhet të kenë përfytyrim të njëjtë të llojeve të ndryshimeve të mundshme dhe të domosdoshme për përmirësimin e programit mësimor të tyre.

5. Përfshirja e mësuesve. Për shkak se njerëzit që mendohet të ndryshojnë modelet e punës, nuk bashkëpunojnë plotësisht në rast se nuk e thonë fjalën e tyre në planifikimin dhe zbatimin e ndryshimit, mësuesit duhet të kenë mundësinë të zgjedhin dhe vlerësojnë risitë. Mësuesve duhet t’u jepen kohë, burime dhe mundësi për të bashkëpunuar dhe për të marrë vendime.

6. Zhvillimi i personelit. Zhvillimi i personelit është veprimtaria thelbësore në procesin e përmirësimit të shkollës. Zhvillimi i personelit për të mbështetur përmirësimin duhet të përqëndrohet tek shkolla si njësia bazë, jo tek mësuesi si individ. Në rastin e shkollës fillore duhet të marrë pjesë gjithë personeli; në shkollën e mesme, departamentet mund të jenë njësia e përshtatshme për veprimtari të caktuara. Zhvillimi i personelit duhet të jetë një proces veprimi të ndërsjellë, ku mësuesit dhe administratorët punojnë bashkë në çdo fazë. Planifikimi me bashkëpunim zhvillon përgjegjësinë kolegjiale për përmirësim.

7. Bashkëpunimi shkollë-biznes. Shumë shkolla dhe zona shkollore po përpiqen të përmirësojnë cilësinë e arsimimit duke bashkëpunuar me institucione të tjera, sidomos me biznesin dhe industrinë. Disa nga programet më premtuese përfshijnë programe “partneriteti” ose të llojit “merrni përsipër një shkollë”, ku një biznes ose institucion tjetër i komunitetit punon ngushtë me një shkollë të caktuar dhe siguron ndihmë me mësues ose lektorë, fonde, pajisje ose materiale, madje edhe personel të pajtuar (për shembull, një specialist kompjuteri). Deri diku, koncepti i vjetër i kujdestarisë së biznesit ka dalë në sipërfaqe, gjë që të kujton thirrjen e Horac Manit që sektori privat të angazhohet në biznesin e arsimit për të mirën e biznesit.75 Shih Çështje kryesore të kurrikulës 5-1.

Çështje kryesore të kurrikulës 5-1
Parimet e përmirësimit të shkollës
Zbatimi i një numri parimesh të rëndësishme çon në efektivitetin dhe përsosmërinë e shkollës. Mbështetur në përpjekjet e kohëve të fundit për përmirësimin e shkollave dhe në literaturën për reformën e shkollës në përgjithësi, më poshte renditen disa parime që drejtuesit e shkollave mund t’i përshtasin për përmirësimin e shkollave të tyre.


  1. Shkolla ka një mision të shprehur qartë ose numër objektivash të qarta.

  2. Arritjet e shkollës mbikqyren nga afër.

  3. Parashikohen shpenzime për të gjithë nxënësit, përfshirë mësimin e kujdestarinë për ata me rezultate të dobëta dhe programet e përparuara për të talentuarit.

  4. Mësuesit dhe administratorët duhet të bien dakord për atë që vlerësohet mësimdhënie ose të mësuar i mirë; mbisundon filozofia dhe psikologjia e përgjithshme e të mësuarit.

  5. Theksi mbi njohjen baraspeshohet me problemet e zhvillimit individual, social dhe moral të nxënësve.

  6. Mësuesit dhe administratorët kërkojnë që nxënësit të mësojnë dhe ua përcjellin këto kërkesa nxënësve dhe prindërve.

  7. Mësuesit duhet të japin ndihmesë të rëndësishme në përmirësimin e shkollës.

  8. Administratorët parashikojnë mbështetje, informacion dhe kohë të bollshme për përparimin e mësuesve.

  9. Mbisundon ndjenja e punës në grup; ka komunikim ndërmjet disiplinave dhe ndërmjet departamenteve.

  10. Mësuesve dhe administratorëve u jepen stimuj, lavdërime dhe shpërblime për përpjekjet e tyre në emër të grupit dhe misionit të shkollës.

  11. Interesat dhe nevojat e anëtarëve të veçantë të personelit harmonizohen me kërkesat e institucionit.

  12. Përsoneli ka mundësinë të vihet në provë dhe të jetë krijues; ekziston ndjenja e përparimit dhe përtëritjes profesionale.

  13. Zhvillimi i personelit planifikohet nga mësuesit dhe administratorët, në mënyrë që të sigurojë mundësi për rritjen e vazhdueshme profesionale.

  14. Ambienti i shkollës është i sigurtë dhe i shëndetshëm; ekziston ndjenja e rregullit (jo kontrollit) në klasa dhe korridore.

  15. Prindërit dhe anëtarët e komunitetit mbështesin shkollën dhe përfshihen në veprimtaritë e saj.

  16. Shkolla është qendër mësimore e mbarë komunitetit; ajo pasqyron normat dhe vlerat e komunitetit dhe komuniteti e sheh shkollën si pjesë të tij.

__________



Burimi: Përshtatur nga Allan C. Ornstein, “Reforming American Schools: The Role of the States,” (Reforma e shkollave amerikane: roli i shteteve) NASSP Bulletin (tetor 1991), Tabela 2, f. 52.

Lëvizja e shkollës në patronazh. “Ka ardhur koha që disa nga zonat shkollore urbane më të mëdha t’i mbyllim fare dhe ta nisim gjithçka nga e para.”76 Disa njerëz kanë pohuar se reformimi i shkollave dhe kurrikulave të tyre kërkon jo thjesht arnime por nisjen konkretisht të gjithçkaje nga e para. Një lëvizje në reformën e shkollave ka qenë lëvizja e shkollave në patronazh me kontratë. Kjo lëvizje, që në thelb nisi në Minesota me një shkollë, është përhapur në njëzet e pesë shtete dhe qindra shkolla.77 Koncepti qendror i shkollës në patronazh është që, individët që dëshirojnë të bëjnë diçka ndryshe, bëjnë kërkesë për një kontratë ose “patronazh”, që do do t’i lejonte zyrtarisht dhe ligjërisht të zbatonin risinë e tyre. Këto shkolla do të sponsorizoheshin nga grupe të tjera, si bordi shtetëror për arsimin, universitetet publike, madje edhe këshilli i një qyteti. Organizatorët e këtyre shkollave zakonisht i bëjnë kërkesë zonës shkollore për të sponsorizuar formimin e kësaj shkolle, por sot organizatorët mund të kërkojnë mbështetje edhe nga disa grupe të tjera publike.

Lëvizja e shkollës në patronazh ka tërhequr vëmendjen e shumë prindërve, madje edhe të qytetarëve që nuk i kanë fëmijët në shkollë, pasi duket se jep mundësinë e zgjedhjes dhe dëgjimin e zërit të prindërve në procesin arsimor. Procesi i marrjes në patronazh përfshin edhe drejtuesit e komunitetit, përfaqësuesit e biznesit dhe arsimtarët profesionistë. Çdo shkollë në patronazh ka një bord drejtorësh, anëtarët e të cilit janë përfaqësues të prindërve dhe të komunitetit, të cilëve u shërben shkolla në fjalë.

Një pikë e fortë në të mirë të shkollave në patronazh është se ato i lejojnë individët të zhvillojnë kurrikula që pasqyrojnë filozofi të ndryshme dhe u shërbejnë shtresave të ndryshme të nxënësve. Kurrikula nuk përmban një bosht të vetëm për të gjithë nxënësit. Programet dhe metodat pedagogjike individualizohen. Në Miçigan, ku lëvizja është e fortë, shkollat në patronazh janë relativisht të vogla dhe shumica e tyre kanë më pak se 200 nxënës.

Shkollat në patronazh zakonisht formohen për të patur një kurrikul të veçantë ose për t’i shërbyer një komuniteti të caktuar nxënësish. Për shembull, disa shkolla në patronazh kanë programe që e vënë theksin mbi mësimdhënien ndërdisiplinore, të përqëndruar tek matematika, shkenca e kompjuteri. Shkolla të tjera mund të kenë në epiqendër artet. Në disa shkolla, kurrikula e vë theksin në formimin teknik dhe në programin shkollë-punë. Disa shkolla janë ngritur për t’u përqëndëruar në një etni të caktuar, për shembull, amerikanët afrikanë ose amerikanët vendas. Megjithatë, të gjitha shkollat në patronazh në shtete të ndryshme duhet të përmbushin kërkesa shtetërore në lidhje me kurrikulën. Në Miçigan, shkollat në patronazh duhet të zbatojnë kurrikulën bazë të rekomanduar, që e vë theksin tek matematika, shkenca, studimet sociale dhe artet gjuhësore.78

Koncepti i shkollës në patronazh është se shkollat duhen çliruar nga rregullat, rregulloret dhe burokracia e panevojshme, që frenojnë risitë dhe pengojnë reformën e vërtetë. Megjithatë, në disa raste, drejtorët e shkollave në patronazh konstatojnë se në to ka po aq burokraci, shpesh pa ndihmën e një zyre qendrore për përpunimin e kësaj burokracie. Shkollat në patronazh marrin financime për çdo nxënës nga shteti ose nga zona shkollore. Ata që e administrojnë shkollën duhet të dokumentojnë se fondet po i përdorin për lëvrimin e një kurrikule të frytshme. Nëse prindërit nuk janë të kënaqur me kurrikulën, ata mund t’i heqin fëmijët nga shkolla dhe, bashkë me fëmijët, mbyllen edhe fondet që u janë “bashkangjitur” fëmijëve. Prandaj, ndryshe nga shkolla tradicionale, shkollat në patronazh duhet të tërheqin vëmendjen e nxënësve nëse duan t’i mbajnë gjallë programet e tyre.

Pol Hill pohon se shkollat në patronazh nuk shkojnë shumë larg. Si mjet për reformën në arsim, ai hedh idenë e shkollave me kontratë. Në thelb ideja është që kontrolli i shkollave të veçanta t’u jepet me kontratë kontraktuesve të pavarur, të cilët do të jenë ligjërisht të detyruar të lëvrojnë kurrikula që sjellin rezultatet e dëshiruara. Pasja e një kontraktuesi të pavarur për administrimin e një shkolle publike mendohet të spastrojë burokracinë që shumë pretendojnë se nuk të lejon të jesh krijues me kurrikulën e shkollës.79

Kontraktuesit duhet t’i tregtojnë shërbimet e tyre, duke nxjerrë në pah misionin, kurrikulën, planin financiar, procedurat e vlerësimit dhe praktikat e punësimit. Në këtë mënyrë, një biznes jashtë shkollës mund të krijojë dhe administrojë një shkollë publike. Ky biznes i jashtëm mund të jetë pikërisht për këtë qëllim, domethënë, biznes i krijuar për të administruar shkolla, siç kemi parë firma që blejnë të drejtat për administrimin e hoteleve. Por nuk është e nevojshme që ai të jetë patjetër biznes për administrimin e shkollave. Edhe një grup mësuesish e prindërish mund të marrin pjesë në tenderin për marrjen me kontratë të një shkolle. Në të vërtetë, këto raste nuk janë shumë të ndryshme nga shkollat në patronazh. Edhe një organizatë fetare mund të kërkojë kontratë, megjithëse kjo do të ngrinte çështje interesante lidhur me ndarjen e kishës nga shteti. Por kjo nuk është e vetmja çështje që mund të lindë nga shkollat me kontratë. Nëse një kompani do të organizonte një tender, a nuk do ta shfrytëzonte shkollën si mjet për reklamimin e produktit të saj? Nëse një grup politik do të siguronte një kontratë, çfarë do ta ndalonte atë në angazhimin për indoktrinimin e nxënësve? Ideja e Hillit e rrit kompleksitetin e reformës së shkollës. Pikëpamjet e tij mund të jenë hapi i parë në privatizimin e arsimit publik në shekullin njëzet e një, ndonëse nuk ka të ngjarë të përhapet në shkallë të gjerë.

GRUPI KOMBËTAR I POSAÇËM I PUNËS

RAPORTET PËR ARSIMIN
Në mesin e viteve 1980, vëmendja kombëtare u kthye nga nevoja për përsosmëri në arsim dhe standarde më të larta për të gjithë nxënësit. Përmasat arsimore të këtyre nevojave u dokumentuan në mënyrë të bollshme në një numër raportesh mbi politikat midis viteve 1983 dhe 1991, ku të gjitha bënin thirrje për reforma me synim përmirësimin e cilësisë së arsimit në Shtetet e Bashkuara. Shih Tabelën 5-2.

TABELA 5-2 Vështrim i përgjithshëm i rekomandimeve të përzgjedhura të trembëdhjetë raporteve mbi arsimin, 1983-1991


RAPORTI DHE SPONSORI

OBJEKTIVAT E KURRIKULËS

THEKSI TEK PËRMBAJTJA

ORGANIZIMI I SHKOLLËS

ROLI I QEVERISË-BIZNESIT

Përgatitja akademike për kolegj,

Bordi i Kolegjit



Aksioni për përsosmërinë

Komisioni Arsimor i Shteteve



Arsimimi i amerikanëve për shekullin 21,

Fondacioni Kombëtar i Shkencës



Shkolla e mesme,

Fondacioni Carnegie për Arritjet në Mësimdhënie



Përmirësimi i aftësive të nxënësit në lexim, shkrim, të folur, dëgjim, arsyetim, matematikë dhe shprehitë e studimit

Rritja e standardeve të hyrjes në kolegj

Caktimi i aftësive minimale në lexim, shkrim, të folur, dëgjim, arsyetim dhe ekonomi

Forcimi i programeve për nxënësit me dhunti

Rritja e standardeve të hyrjes në kolegj

Caktimi më shumë kohë matematikës dhe shkencës në shkollën fillore dhe të mesme

Dhënia e kurseve më të përparuara në shkencë e matematikë

Rrita e standardeve të hyrjes në kolegj

Zotërimi i gjuhës, përfshirë leximin, shkrimin, të folurit dhe dëgjimin

Zgjerimi i kurrikulës akademike bazë

Kalimi i nxënësve në punë dhe arsimim të mëtejshëm

Forcimi i kërkesave të diplomimit




Anglishtja, matematika, shkenca, kompjuterat, gjuha e huaj

Anglishtja, matematika, shkenca, gjuha e huaj, historia, njohja e kompjuterave


Matematika, shkenca, teknologjia, kompjuterat


Baza e të mësuarit të përgjithshëm, përfshirë anglishten, historinë, drejtësinë, matematikën, shkencën, teknologjinë

Njohja e kompjuterit


Theksi tek studimi dhe mësimi i pavarur

Stimulimi i nxënësve


Dita mësimore më e gjatë

Theksi tek rregulli dhe disiplina

Më shumë detyra shtëpie

Vlerësim më i rreptë me testim periodik

Mësim i pavarur


Ditë, javë dhe/ose vit më të gjatë akademik

Plan dymbëdhjetë-vjeçar për matematikën dhe shkencën

Përmirësimi i kushteve të punës për mësuesit

Shfrytëzimi i teknologjisë për pasurimin e kurrikulës

Orare dhe ndarje kohore të ndryshueshme

Një drejtim për nxënësit

Veprimtari mësimore shkollë-komunitet

Rol më të madh udhëheqës të drejtorit


Zhvillimi i një standardi kombëtar për arritjet akademike në arsimin e mesëm

Nxitja e partneritetit midis sektorit privat dhe arsimit

Rritja e fondeve federale për arsimin

Roli federal në vendosjen e objektivave kombëtare për arsimin

Rritja e rolit të NSF-së në zhvillimin e kurrikulës dhe formimin e mësuesve

Rritja e lidhjeve midis shkollës e komunitetit, biznesit dhe universiteteve

Rritja e koalicioneve të prindërve dhe komuniteteve me shkollën, në shërbim të saj

Shfrytëzimi i personelit në pension nga biznesi dhe kolegjet

Bursa federale për mësuesit e shkencës e të matematikës


TABELA 5-2 Vazhdim


RAPORTI DHE SPONSORI

OBJEKTIVAT E KURRIKULËS

THEKSI TEK PËRMBAJTJA

ORGANIZIMI I SHKOLLËS

ROLI I QEVERISË-BIZNESIT

Kryerja e vitit shkollor,

Fondi Shekulli i Njëzetë



Studimi i shkollave të larta

Shoqata Kombëtare e Drejtorëve të Shkollave të Mesme



Një komb në rrezik,

Komisioni Kombëtar mbi Përsosmërinë në Arsim



Mësimi i parë: Raport mbi arsimin fillor në Amerikë

Sekretari i Arsimit



Përmirësimi i programeve e shprehive bazë

Përmirësimi i mësimit në anglishte, matematikë dhe shkencë

Nisma në programet e të përgjithshme për nxënësit me probleme në të mësuar dhe një program për ata në vështirësi
Zvogëlimi i përmbajtjes tradicionale

Vënia e theksit në shprehitë e të menduarit të një shkalle më të lartë


Përmirësimi i teksteve dhe materialeve të tjera mësimore

Zhvillimi i kurseve më të rrepta në arsimin profesional, arte dhe shkencë

Forcimi i kërkesave të diplomimit

Rritja e kërkesave për hyrje në kolegj

Përmirësimi i shprehive bazë

Përmirësimi i detyrave mësimore të ndërlikuara dhe aftësive për fëmijët e klasave më të larta

Rritja e njohurive për shoqërinë demokratike dhe identitetin kombëtar

Përmirësimi i tekstit dhe librit të punës dhe përzgjedhja

Rritja e standardeve akademike


Shprehitë bazë

Anglishtja, matematika dhe shkenca

Njohja e kompjuterave

Kurrikula ndërdisiplinore

Veprimtaritë problem-zgjidhëse dhe përvojat e të mësuarit

Pesë lëndët bazë: anglishtja, matematika, shkenca, studimet sociale dhe shkenca e kompjuterave


Shprehitë bazë, sidomos leximi përmes metodës fonike

Shprehitë në zgjidhjen e problemeve në matematikë dhe të mësuarit e zbulimin praktik në shkencë

Renditja e njësuar me theksin tek historia, gjeografia dhe edukatë qytetare

Njohja e kompjuterit dhe kulturës


Shpërblimi i punës së mësuesit

Programe të posaçme për nxënësit e varfër, të pakicave, të paaftë, dygjuhësh dhe mërgimtarë

Mosgrupimi sipas moshës

Heqja e specializimeve të mësuesve

Stimuj për nxënësit

Veprimtari mësimore jashtë shkollës

Vlerësim i ditës shkollore shtatë-orëshe

Shtrëngim i pjesëmarrjes dhe disiplinës

Më shumë detyra shtëpie

Vlerësimi më i rreptë dhe testimi periodik

Grupimi i nxënësve sipas rezultateve sesa moshës

Zgjatja e ditës së shkollës

Më shumë detyra

Testim më i rreptë

Zgjedhja e prindërve e shkollave të fëmijëve

Shpërblimi i punës së mësuesit



Rritja e ndihmës federale ndaj programeve për nxënësit e privuar

Rritja e ndihmës federale ndaj programeve për zhvillimin e njohurive shkencore të nxënësve dhe të matematikës dhe shkencës së përparuar për nxënësit e aftë të shkollës së mesme

Mbështetja federale për nxënësit e veçantë, përfshirë të paaftë dhe ata me dhunti

Bashkëpunim federal me shtetet dhe lokalitetet

Plotësimi i nevojave të nxënësve të privuar e të talentuar

Teste kombëtare të standardizuara sipas interesit kombëtar në arsim

Përgjegjësia e komunitetit dhe prindërve në arsim

Llogaridhënia e mësuesve dhe shkollës

Përmirësimi i programeve të formimit për mësuesit e fillores; theksi në artet dhe shkenca më shumë se sa në metodat e kurset



TABELA 5-2 Vazhdim


RAPORTI DHE SPONSORI

OBJEKTIVAT E KURRIKULËS

THEKSI TEK PËRMBAJTJA

ORGANIZIMI I SHKOLLËS

ROLI I QEVERISË-BIZNESIT

Vitet e para,

Fondacioni Carnegie për Përparimin e mësimit



Koha për rezutate: Raporti i guvernatorëve i vitit 1991 mbi arsimin

Shoqata Kombëtare e Guvernatorëve



Zhdukja e cilësisë së fuqisë punëtore: çfarë mund të bëjmë për ta shpëtuar?

Aleanca Kombëtare e Biznesit



Përqëndrimi tek gjendja e vështirë e fëmijëve në rrezik, nënklasa e kombit

Theksi tek shprehitë bazë

Përparësia në shkollimin e fëmijëve

Theksi tek rëndësia e adoleshentëve, lënia e shkollës, kultura e të rriturve, abuzimi me drogën

Përmirësimi i drejtimit dhe administratës së shkollës

Përdorim më i mirë i teknologjisë në klasë

Rritja e rolit dhe përgjegjësisë shtetërore në arsim

Standarde më të larta akademike në të gjitha vitet shkollore


Arsimimi i të rinjve në shprehitë bazë

Aftësimi i nxënësve me shprehi të nivelit të lartë të kërkuara për ekonominë tonë të informacionit dhe shërbimeve

Përballja me problemet arsimore

Ristrukturimi i arsimit; dhënia e ndihmës financiare

Rritja e cilësisë së fuqisë punëtore kombëtare



Zhvillimi i gjuhës, përfshirë shprehitë në lexim, shkrim dhe dëgjim

Shprehitë bazë, matematika, shkenca dhe teknologjia

Hulumtimet dhe zhvillimi në arsim

Shprehitë bazë

Shprehitë në mendim kritik

Programe të kujdestarisë

Rritje e standardeve akademike dhe kërkesave të diplomimit në shkollën e mesme


Orare të ndryshueshme shkollore që pasqyrojnë ndryshimin e modeleve të familjes e punës

Ditë dhe vit shkollor më i gjatë

Zgjedhja nga prindërit e programeve pas shkollës dhe ato verore; fundi i pushimeve verore tradicionale

Kopshti për të gjithë fëmijët; programe për fëmijërinë e hershme për fëmijët në rrezik

Programe për arsimimin e prindërve

Zgjedhja nga prindërit e shkollës së fëmijëve

Vlerësim i sigurtë dhe i vlefshëm i punës së nxënësve

Shkollim gjatë gjithë vitit

Riorganizimi dhe rregullimi i shkollave dhe zonave shkollore “të falimentuara akademikisht”

Ulje e niveleve të braktisjes së shkollës

Rritje e niveleve të pjesëmarrjes në mësim

Përmirësimi i rezultateve kombëtare dhe niveleve të arritjeve

Rritje e programeve “merr përsipër një shkollë”

Llogaridhënie a mësuesve dhe administratës



Rritja e ndihmës federale për arsimimin e fëmijëve në rrezik

Rritja e rolit të biznesit dhe industrisë

Përfshirje më e madhe e mësuesve në vendim-marrje, rritja e pagës

Bordi kombëtar i shkollave për certifikimin e mësuesve

Rritja e pagës dhe përgjegjësisë së mësuesve dhe drejtorëve

Përmirësimi i formimit të mësuesve dhe programeve për udhëheqjen në arsim

Rritja e përfshirjes në arsimimin e drejtuesve vendorë, mësuesve, prindërve, qytetarëve dhe të biznesit

Rritje e rolit të shtetit, rregulloreve dhe shpenzimeve për arsimin

Raporte të ecurisë vjetore mbi atë që po bën shteti për realizimin e reformës arsimore

Drejtuesit e biznesit duhet të luajnë rol aktiv në zbatimin e reformës arsimore

Bashkëpunim midis biznesit dhe grupeve të arsimit

Riformimi i arsimit në nivel personeli dhe vendor

Përfshirja e qytetarëve, prindërve dhe grupeve politike e të biznesit



TABELA 5-2 Vazhdim


RAPORTI DHE SPONSORI

OBJEKTIVAT E KURRIKULËS

THEKSI TEK PËRMBAJTJA

ORGANIZIMI I SHKOLLËS

ROLI I QEVERISË-BIZNESIT

Investimi në njerëz: strategji për përparimin e krizës së fuqisë punëtore në Amerikë

Departamenti i Punës i SHBA-së



Objektiva kombëtarë për arsimin

Departamenti i Arsimit i SHBA-së




Angazhimi në shprehitë dhe arsimimin bazë

Investimi në kapital njerëzor

Rritja e mbështetjes federale dhe të biznesit në programe arsimore dhe të burimeve njerëzore

Rritje e cilësisë së fuqisë punëtore

Rritje e nivelit të diplomimit në shkollë të mesme dhe e standardeve të tregut të punës

Zhvillimi i objektivave kombëtare dhe afateve për përmirësimin e arsimit dhe të formimit

Përqëndrimi tek të gjithë nxënësit, sidomos ata në rrezik

Pajisja e nxënësve me njohuritë dhe shprehitë e nevojshme për qytetari të përgjegjshme dhe botën e punës

Sigurimi i gadishmërisë për shkollën; rritja e standardeve të shkollës dhe rezultateve të nxënësve

Përmirësimi i arsimimit të të rriturve dhe arsimit për tërë jetën

Sigurimi i një mjedisi të lirë e pa drogë në shkollë


Programe të posaçme për shprehitë për ata që kanë braktisur shkollën

Programe arsimimi për të rriturit e pashkolluar

Arsimim dhe formim gjatë gjithë jetës

Gërshetimi i arsimit profesional dhe teknik

Njohuritë dhe shprehitë bazë

Shprehitë e arsyetimit dhe zgjidhjes së problemeve

Matematika, shkenca, anglishtja, historia dhe gjeografia

Programe për parandalimin e drogës dhe të alkoolit

Qytetaria, shërbimet komunitare, dituria kulturore dhe njohja e komunitetit ndërkombëtar


Ulja e niveleve të braktisjes së shkollës

Rritja e niveleve të pjesëmarrjes në mësim

Rritja e pjesëmarrjes së prindërve

Rritja e pranisë së biznesit dhe komunitetit në shkolla

Ulja e mësimit konkurrues; rritja e mësimit bashkëpunues

Formim më i madh i mësuesve dhe testim më i rreptë i mësuesve të rinj

Programet parashkollore për të gjithë nxënësit e privuar

Formimi i prindërve në të mësuarit e hershëm të fëmijës; zgjedhja nga prindërit e shkollës së fëmijëve

Teknologjia e sotme e mësimdhënies

Sistem shumështresor i kolegjeve profesioale, teknike dhe të komunitetit

Më shumë hua, bursa dhe programe punë-studim në arsimin e mesëm

Rritja e nivelit të përgatitjes së mësuesit; shpërblimi i mësuesve por dhe vënia e tyre para përgjegjësisë



Partneriteti midis biznesit, fuqisë punëtore dhe qëverisë në të gjitha nivelet

Financimi nga biznesi i programeve stimuluese për përmirësimin e punës së mësuesve dhe shkollës

Rritja e programeve qeveritare dhe të formimit për zgjidhjen e nevojave të sektorit privat dhe të punës

Kreditimi i taksave për arsimin dhe programet e formimit për sektorin privat

Nxitja e reformës në nivel federal, shtetoror dhe vendor

Ndihma e prindërve, komunitetit, biznesit dhe grupeve qytetare; të gjitha pjesët e shoqërisë duhet të përfshihen

Krijimi i vendeve të efektshme të stazhit, formimit gjatë punës, shkëmbimeve mësues-punëdhënës dhe programeve “merrni përsipër një shkollë”

Rritja e zhdërvjelltësisë, futjes së të resë, llogaridhënies dhe rezultateve



Objektivat e vendosur për vitin 2000

Burimi: Rimarrë nga botimi i parë i librit; shih gjithashtu Allan C. Ornstein, “The National Reform of Education” (Reforma kombëtare në arsim), NASSP Bulletin (maj 1992).
Për të mbështetur deklaratat e tyre alarmuese për rënien e arsimit amerikan dhe nevojën për reformë akademike, raportet e politikave detajuan një mori prirjesh dhe statistikash.
1. Shkollat dhe kolegjet ishin zhvendosur drejt kërkesës që nxënësit të përvetësonin atë që 20 vjet më parë quhej kurrikula standarde bazë për diplomim: gjuha e huaj, matematika, shkenca, anglishtja dhe historia. Kurset fakultative dhe kurset për të pashkolluarit kishin zëvendësuar shumë kurse akademike standarde.

2. Mbipopullimi i klasave vazhdonte dhe nxënësve u kërkoheshin më pak detyra shtëpie (75 përqind e nxënësve në shkollën e mesme bënin më pak se një orë detyra shtëpie në natë).

3. Mesatarja e rezultateve në Testin e Prirjeve Shkollareske (SAT) tregoi një rënie pothuajse të pandërprerë nga viti 1963 deri në vitin 1988. Mesatarja e testimit me gojë ra rreth 40 pikë (nga 466 në 428) dhe rezultati në matematikë ra me afërsisht 22 pikë (nga 492 në 471).80

4. Krahasimet ndërkombëtare të arritjeve të nxënësve, të kryera në vitet 1970, zbuluan se në nëntëmbëdhjetë teste akademike, nxënësit amerikanë nuk dolën asnjëherë të parët ose të dytët dhe, në krahasim me kombe të tjera të industrializuara, dolën të fundit në matematikë (mesatarisht 94 pikë më poshtë Koresë që zuri vendin e parë) dhe të parafundit në shkencë (mesatarisht 71 pikë më pak se Koreja që zuri vendin e parë). Nxënësit e SHBA-së dolën të fundit edhe në njohuritë për gjeografinë, më shumë se një e treta më poshtë se nxënësit suedezë që zunë vendin e parë.81

5. Rreth 23 deri në 25 milion amerikanë të rritur ishin funksionalisht analfabetë sipas testeve më të thjeshta të leximit e shkrimit.

6. Rreth 13 përqind e të gjithë të rinjve 17 vjeçarë në Shtetet e Bashkuara vlerësoheshin funksionalisht analfabetë dhe ky nivel analfabetizmi kishte arritur deri në 40 përqind në radhët e të rinjve të pakicave.

7. Drejtuesit e biznesit dhe ata ushtarakë ankoheshin se u kërkohej të shpenzonin miliona dollarë çdo vit mbi arsimimin e kushtueshëm përplotësues të të pashkolluarve dhe për programet e formimit të tyre me shprehitë bazë ose tre R-të. Midis viteve 1975 dhe 1985, kurset për të pashkolluarit në matematikë në kolegjet katër vjeçare u rritën me 72 përqind dhe në vitin 1985 përbënin një të katërtën e të gjitha kurseve të matematikës në këto institucione.

8. Të gjitha këto shifra të dobëta bëhen pirg e na shohin ngultas, megjithëse raportet nxënës-mësues tek ne ishin 17:1 në vitin 1988, gjë që na vendoste në vendin e shtatë në botë me raportin më të ulët (ndërsa vende të tilla si Japonia dhe Korea kanë mbi 30 nxënës për mësues). Faktet tregojnë edhe se shpenzimet për arsimimin e çdo nxënësi zinin vendin e dytë më të lartë në botë (rreth 300 dollarë më pak se Zvicra që zinte vendin e parë).82

Këto mangësi dolën në dritë në një kohë kur po rritej me shpejtësi kërkesa e tregut të punës për personel ushtarak dhe punëtorë mjaft të kualifikuar në industri, dhe kur po rritej gjithashtu shqetësimi që kombe të tjera të industrializuara po ua kalonin Shteteve të Bashkuara në tregti, shkencë dhe teknologji.

Raportet kryesore mbi politikat dhe agjencitë sponsorizuese të tyre përmblidhen në Tabelën 5-2. Nëntë nga këto raporte theksuan nevojën e forcimit të kurrikulës në lëndët bazë të anglishtes, matematikës, shkencës, gjuhës së huaj dhe studimeve sociale. Prandaj vëmendja përqëndrohej në kurrikulën e përgjithshme. Shpesh përmendeshin edhe kurset në teknologji e kompjuter, si përbërës të shkencës apo matematikës, ose si lëndë të veçanta (ndonjëherë të quajtura R-ja e katërt). Theksi u vu edhe mbi shprehitë njohëse dhe të të menduarit të nivelit të lartë. Shumica e raporteve përfshinin të gjithë nxënësit: duke siguruar programe të ndryshme dhe personel për nxënësit e privuar dhe me vështirësi në të mësuar, si dhe për nxënësit mesatarë e mbimesatarë. Nocioni i barazisë ishte parësor, ndonjëse jo gjithnjë theksohej fort dhe qartë. Megjithatë, tema mbi përsosmërinë përsëri dukej se e vinte theksin tek nxënësit me aftësi akademike, ata të destinuar për kolegj, si dhe tek ata me dhunti; përsëri vëmendje u kushtohej lëndëve akademike bazë dhe shkencës e matematikës së lartë.

Të gjitha raportet theksonin standarde dhe kurse më të forta dhe ndër trembëdhjetë raportet, tetë propozuan forcimin e kërkesave të pranimit në kolegje. Pjesa më e madhe e raporteve bënte fjalë edhe për shtimin e detyrave të shtëpisë, kohës për të mësuar dhe kohës në shkollë, si dhe rreptësi më të madhe në vlerësim, testim, detyra shtëpie dhe disiplinë. Raportet bënin fjalë edhe për rritjen e nivelit të certifikimit të mësuesve, rritjen e pagave të tyre, rritjen e numrit dhe shpërblimit të mësuesve të shkencës e matematikës dhe dhënien e shpërblimeve për merita mësuesve të shkëlqyer. Në përgjithësi, ato e vunë theksin mbi përsosmërinë (jo barazinë), arritjen akademike (jo fëmijën në tërësi) dhe rritjen e produktivitetit (jo përkatësinë ose humanizmin).

Në mjaft nga këto raporte u shpreh shqetësimi që shkollave u kërkohet të luajnë role të tepërta sociale, se shkollat nuk mund t’i përmbushin këto kërkesa dhe se shkollat janë nën rrezikun e humbjes së vëmendjes ndaj rolit kryesor të tyre, domethënë, të mësuarit e shprehive bazë dhe lëndëve bazë akademike, shprehive të reja për përdorimin e kompjuterit dhe shprehive njohëse të nivelit të lartë për botën e punës, teknologjisë, madje edhe të mbrojtjes ushtarake.

PLANIFIKIMI I NDRYSHIMEVE NË ARSIM
Sa kohë që shoqëria është dinamike dhe e përbërë nga një konglomerat grupesh kulturore dhe sociale, debati mbi qëllimet e arsimit do të ngjallë polemika dhe ndryshime. Ndoshta kjo është e mirë; ndoshta kjo është ajo që e bën shoqërinë praktike dhe të aftë për t’i qëndruar shpërbërjes.

Po të shqyrtojmë qëllimet, përparësitë ose reformat në arsim që nga fillimi i shekullit të njëzetë deri në ditët e sotme, do të shohim rishfaqje të herëpashershme të këtyre çështjeve, por vëmë re edhe evolucion të ndjeshëm lidhur me ndryshimet e gjithanshme sociale. Për shembull, në fillim të shekullit të njëzetë, përkrahësit e disiplinës mendore dolën në mbrojtje të formimit të rreptë intelektual, siç bënë kritikët esencialistë dhe mendimtarët konservatorë në vitet 1950, mesin e viteve 1980 dhe fillimin e viteve 1990. Në fillim të shekullit të njëzetë, shkollat publike e vinin theksin mbi kurrikulën akademike dhe kjo përparësi u rishfaq gjatë epokës së Luftës së Ftohtë dhe garës për hapësirën; ajo u rishfaq edhe në vitet 1980 dhe 1990 si pasojë e shqetësimit nga konkurrenca ekonomike me BRSS-në. Në fillim të viteve 1990, arsimtarët progresivë kërkuan zgjerimin e qëllimeve të shkollës, për t’u shërbyer të gjithë fëmijëve dhe të rinjve, sidomos nxënësve joakademikë dhe të orientuar ndaj arsimit profesional. Që në fillim të viteve 1960 dhe duke vazhduar deri vonë në vitet 1970, kjo përparësi u rishfaq duke e vënë theksin tek nxënësit e varfër dhe të pakicave dhe më pas tek nxënësit dygjuhësh dhe ata me aftësi të kufizuara. Ndonëse shqetësimi ndaj grupeve në vështirësi mbetet, lavjerrësi tashmë ka lëvizur drejt qendrës. Përparësitë tona janë zgjeruar dhe interesimi ynë përfshin edhe nxënës të tjerë të ndryshëm.



Vlerësimi dhe reflektimi
Qëllimet arsimore duhet të jenë po aq të ndryshueshme sa edhe ndryshimi i kushteve sociale dhe politike të grupeve të njerëzve që i formulojnë ato. Shpesh, për formulimin e qëllimeve formohen grupe pune dhe komisione. Ato mund të veprojnë në nivele të ndryshme qeveritare dhe arsimore, domethënë, federale, shtetërore, rajonale dhe vendore. Por komisionet në nivel kombëtar ushtrojnë ndikim më të madh se sa ato në nivel vendor (në kuptimin e ndikimit të përgjithshëm).

Qëllimet modifikohen sipas nevojës për reformë ose asaj që vlerësohet e rëndësishme dhe e domosdoshme për të përballuar një krizë a zgjidhur një problem. Megjithatë, kur bëhet fjalë për reformë, amerikanët përshkruajnë një mori propozimesh, shpesh nocione të kundërta, se ku qëndron problemi dhe cilat zgjidhje janë më praktike. Siç vë në dukje Bojer, amerikanët duket se janë të dhënë pas reformimit të shkollës dhe nxiten nga “një lloj luhatjeje e çrregullt nga një ekstrem në tjetrin.”83

Pa dyshim, qëllimet arsimore dhe sidomos reforma e shkollës duhet të jenë të përshtatura dhe kuptimplota në lidhje me kohërat. Nëse shkollat nuk i përshtaten ndryshimit të kushteve dhe të forcave sociale, si mund të pritet që nga bangat e tyre të dalin njerëz të tillë? Kjo çështje ilustrohet me mprehtësi në një satirë mbi arsimin, e titulluar Kurrikula dhëmbë-gjatë. Në të përshkruhet një shoqëri, detyrat madhore për mbijetesë të së cilës ishin zënia e peshkut, rrahja e kuajve dhe trembja e maceve dhëmbë-gjatë.84 Në këtë shoqëri, shkolla ndërtonte një kurrikul për realizimin e nevojave të saj, domethënë, zhvillimi i kurseve në këto tre fusha të mbijetesës. Më në fund kushtet ndryshuan; lumenjtë u thanë, kuajt dhe tigrat u zhdukën. Ndryshimet sociale bënë të domosdoshme mësimin e detyrave të reja për mbijetesë, por kurrikula e shkollës vazhdonte të mësonte zënien e peshkut, rrahjen e kuajve dhe trembjen e dëbimin e maceve dhëmbë-gjatë.

Sot jetojmë në një shoqëri tepër teknike, të automatizuar dhe burokratike; po përballemi me probleme të ngutshme sociale dhe ekonomike: popullsia gjithnjë e më e larmishme etnikisht, qytetet në plakje, pasojat e shekujve të diskriminimit racial dhe seksual, plakja e popullsisë, papunësia dhe fuqia punëtore e zhvendosur, shterimi i burimeve tona natyrore dhe ndotja e ambientit fizik. Këto forca dhe prirje janë tepër të lidhura me njëra-tjetrën, e përforcojnë njëra-tjetrën në mënyrë të ndërsjellë dhe po shtohen me ritme të përshpejtuara. Në një epokë të teknologjisë hapësinore, telendërlidhjes, kompjuterave dhe robotëve, shkollat nuk mund të vazhdojnë të mësojnë të njëjtjat shprehi që ishin të nevojshme për Revolucionin Industrial. Ne duhet të kemi shkolla që mësojnë llojet e shprehive dhe të informacionit, dhe zhvillojnë llojet e qëndrimeve që kërkohen për të patur sukses në një shoqëri të dijes. Na nevojiten kurrikula që i kapërcejnë kufijtë e të qenit tonë të mirë-informuar; ne kemi nevojë për një arsim që ndihmon në evoluimin e mëtejshëm të vetëdijes sonë, një vetëdije që do të na bëjë të aftë të hamendësojmë, përfytyrojmë, vlerësojmë, theksojmë.85 Ne duhet të zhvillojmë në shkollë dhe në shoqëri prirje të tilla që na mundësojnë pjesëmarrje të suksesshme në punën me bashkë-qytetarë të ndryshëm. Sukseset e ardhshme në ambientet tona të reja politike, sociale dhe ekonomike do të varen në masë të madhe nga cilësia e shfrytëzimit të bazave sociale nga specialistët e kurrikulës, për realizimin e kurrikulave të dobishme dhe qëllimeve arsimore të rëndësishme.



PËRFUNDIM
Forcat sociale kanë ushtruar gjithnjë ndikim të madh në shkollat dhe, kësisoj, në vendimet mbi kurrikulën. Disa nga këto forca vijnë nga shoqëria e përgjithshme dhe të tjera nga komuniteti vendor. Në të dy rastet, arsimtarët ndodhen përballë zgjedhjes: të pranojnë dhe pasqyrojnë prirjet e kohërave apo të vlerësojnë dhe përmirësojnë kohërat. Një prej pikëpamjeve përfaqëson nocionin perenialist të arsimit; megjithatë, ne do të dëshironim ta shihnim këtë pikëpamje në lidhje me mënyrën tradicionale kundrejt asaj futuriste të vështrimit të shkollave. Drejtimi i fundit sugjeron që arsimtarët mund të analizojnë dhe vlerësojnë prirjet që gjejnë shprehje në shoqëri. Duke bërë këtë, ata mund të vendosin për qëllimet dhe kurrikulat e duhura dhe kështu mund t’i përgatisin nxënësit për botën e së nesërmes, duke i pajisur me njohuritë dhe vlerat që u duhen për marrjen e vendimeve të mençura. Punonjësit e kurrikulës, në të fakt të gjithë pjesëmarrësit në vendimet për kurrikulat, luajnë një rol madhor në realizimin e këtyre objektivave.


Download 147,28 Kb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish