Nr I vendimit Data palët faqe


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



Download 2,4 Mb.
bet10/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   173

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi përfaqësuesin e rekursuesit Rustem Biba, avokatin Avni Shehu, që parashtroi heqjen dorë nga rekursi dhe kërkoi pushimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N


RRETHANAT E ÇËSHTJES

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësit Ferrik Katroshi dhe Mimoza Katroshi me personin e tretë Juliana Katroshi janë në marrëdhënie të posaçme, atë e bija. Tre janë trashëgimtarë ligjorë të trashëgimlënëses Fezilete Katroshi, vdekur datë 02.01.1995, (bashkëshortja Ferrik Katroshit dhe nëna e Mimoza e Juliana Katroshi), duke trashëguar secili nga 1/3 pjesë të pandarë të pasurisë trashëgimore.

2. Rezulton se, në zbatim të ligjit nr.7652/1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore”, në emër të paditësave të këtij gjykimi Ferrik Katroshi e Mimoza Katroshi dhe Fezilete Katroshi, ka kaluar në pronësi të tyre apartamenti i përbërë nga 1+1, me sipërfaqe 59.59 m2 i ndodhur në Tiranë, Rruga “Asim Vokshi”, pallati nr.141, shk. 1, Ap. 6, kati i tretë. Ky fakt është regjistruar pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë me nr.pasurie 3/92+1-6, zona kadastrale nr.8350, Vol. 3, faqe 241.

3. Rezulton se në datë 23.12.2004, midis Ferrik Katroshi, Fezilete Katroshi e Mimoza Katroshi, të përfaqësuar me prokurë nga Juliana Katroshi, me cilësinë e shitësave dhe Ilir Stërkaj, me cilësinë e blerësit është nënshkruar kontrata e shitjes nr.16115 Rep. dhe nr.3437 Kol., sipas së cilës pasuria e sipër treguar i ka kaluar në pronësi Ilir Stërkaj. Kontratë kjo, që është regjistruar pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë.

4. Mbasi paditësit Ferrik Katroshi e Mimoza Katroshi, kanë ardhur në dijeni të këtij veprimi juridik, (në momentin kur paditësi Ferrik ka ardhur për pushime nga Kanadaja, ku jeton përkohësisht me vajzën e tij, paditësen Mimoza) kanë goditur gjyqësisht këtë veprim juridik, duke pretenduar për pavlefshmëri absolute të tij.

4.1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.7138, datë 06.12.2005, ka konstatuar pavlefshmërinë e kontratës nr.16115 Rep. dhe nr.3437 Kol., datë 23.12.2004 dhe ka urdhëruar kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme “...kalimin e apartamentit të ndodhur në Rr.“Asim Vokshi”...i regjistruar...në bashkëpronësi të shtetasve Ferik Ali Katroshi, Vezile Hasan Katroshi dhe Mimoza Ferrik Katroshi (nga 1/3 pjesë secili) dhe detyrimin e të paditurës Juliana Katroshi që t’i kthejë të paditurit Ilir Stërkaj çmimin e shitjes së apartamentit prej 1000000(...) lekësh”, si dhe fshirjen “...e shënimeve përkatëse të bëra në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë mbi bazën e kontratës së shitjes nr.16115 Rep. 3437 Kol., datë 23.12.2004

4.2. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1294, datë 12.12.2006, ka lënë në fuqi vendimin e sipërpërmendur.

5. Paditësat e këtij gjykimi, nëpërmjet përfaqësuesit të tyre Besim Katroshi, kanë vënë në ekzekutim të detyrueshëm nëpërmjet zyrës së shërbimit përmbarimor vendimin gjyqësor të formës së prerë, të sipërcituar.

5.1. Nga ana e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, janë njoftuar se vendimet gjyqësore janë ekzekutuar “mbi pasurinë 3/92+1-6, Z.K. 8350, Vol 3, Fq 241, në seksionin D të kartelës së kësaj pasurie (seksioni i hipotekave, vendimeve të gjykatave, kufizimeve), për arsye se me këto vendime shpallet e pavlefshme vetëm kontrata e shitjes 15115/3437 dt. 23.12.2004..., ndërkohë që kjo pasuri aktualisht është në emër të z. Rustem Bibës”.

5.2. Gjithashtu nga ana e kësaj zyre sqarohet se nuk mund të pajisen me çertifikatë pronësie, “...pasi me kontratën e shitjes nr.1261/489 dt. 19.05.2006...është bërë kalimi i pronësisë nga z. Ilir Sterkaj në favor të z. Erion Bajraktari” dhe më pas, me kontratën e shitjes nr.1042 Rep. nr.518 Kol., datë 23.04.2007 “…është bërë kalimi i pronësisë së këtij apartamenti nga z. Erion Bajraktari tek z. Rustem Biba”.

6. Në këto rrethana, paditësit Ferrik Katroshi dhe Mimoza Katroshi, me pretendimin se ata janë bashkëpronarë të apartamentit të banimit, ndodhur ndodhur në Tiranë në adresën Rr.“Asim Vokshi”, pallati nr 141, shkalla nr 1, apartamenti nr 6, kati i tretë, i përbërë nga një dhome nje kuzhine me sipërfaqe 59.59 m2 dhe se kalimi i pronësisë nga Ilir Sterkaj në favor të Erion Bajraktarit, dhe nga ky i fundit tek Rustem Biba, janë veprime të bëra në kundërshtim dhe në mashtrim të ligjit, absolutisht të pavlefshëm, pasi rrjedhin nga një veprim juridik që ishte konstatuar absolutisht i pavlefshëm me vendimin gjyqësor të formës së prerë nr.7138, datë 06.12.2005, me padi kanë kërkuar si në objektin e saj, pasqyruar në pjesët hyrëse të vendimeve të gjykatave të faktit.

7. Nëpërmjet prapësimeve i padituri Rustem Biba ka parashtruar se kontrata nr.1092/518, datë 23.04.2007, lidhur midis tij dhe të paditurit tjetër Erion Bajraktarit është bërë pas marrjes së vendimit gjyqësor nr.7138, datë 06.12.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ne nuk kemi qenë në dijeni të këtij vendimi, pasi nuk kemi qenë palë në atë proces gjyqësor, paditësat kanë aplikuar për regjistrimin e këtij vendimi pasi e kisha regjistruar kontratën e sipërcituar, dhe nëse paditësat do të kishin aplikuar në kohë për vendimin gjyqësor i padituri nuk do të kishte mundur të blinte këtë apartament; fiktiviteti i prokurës nr.1049/393, datë 15.12.2004 dhe i kontratës nr.16115/3437, datë 23.12.2004 nuk mund të shkaktoj pavlefshmërinë dhe të cenoj të drejtat e fituara në mirëbesim nga të paditurit Erjon Bajraktari dhe Rustem Biba.



7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6299, datë 13.07.2009, ka pranuar pjesërisht padinë duke konstatuar absolutisht të pavlefshme kontratën nr.1262 Rep. nr.489 Kol., datë 19.05.2006 të lidhur ndërmjet Ilir Sterkaj si shitës dhe Erjon Bajraktarit si blerës dhe kontratën nr.1042 Rep. nr.518 Kol., datë 23.04.2007 të lidhur midis Erjon Bajraktarit si shitës dhe Rustem Biba si blerës, si dhe ka kthyer palët në gjendjen e mëparshme duke detyruar: (i) të paditurin Ilir Sterkaj, t’i kthejë të paditurit Erjon Bajraktari shumën prej 37.500 euro; (ii) paditurin Erjon Bajraktari t’i kthejë të paditurit Rustem Biba shumën prej 1.900.000 lekë; (iii) “Fshirjen e regjistrimit hipotekor të këtij veprimi mbi pasurinë me nr.3/92+1-6 ZK.8350 volumi 3 fq 241 e ndodhur në Tiranë në adresën Rruga “Asim Vokshi” pall 141, shk.1, ap.6 kati i tretë”.

7.1. Në pranimin pjesërisht të padisë, gjykata, pasi citon nenet 92, 106/2, 451/a e 705 të Kodit Civil, arsyeton: - rezulton se “...paditësat janë pronarë të pronës objekt gjykimi, pronësi kjo e fituar në bazë të ligjit nr.7692 “Për privatizimin e banesave shtetërore”. Kjo banesë është shitur tek të padituri Ilir Sterkaj nga Juljana Katroshi me anë të një kontratë shitje e cila me vendim gjyqësor të formës së prerë është konstatuar e pavlefshme”; - “Paditësit nuk kanë mundur të realizojnë të drejtën e tyre subjektive të pronësisë, dhe më konkretisht të marrjes dhe regjistrimit të apartamentit përsëri në emër të tyre për shkak të faktit se i padituri Ilir Sterkaj, e ka tjetërsuar sendin palës së paditur Erjon Bajraktari dhe ky i fundit me anë të kontratës së shitjes 1092/518, datë 23.04.2007 ia ka shitur të paditur Rustem Biba”; - “...duke qenë se i padituri Ilir Sterkaj në momentin e shitjes së sendit objekt gjykimi palës tjetër të paditur Erjon Bajraktari nuk ka qenë pronar i sendit pasi me anë të vendimit nr.7138, datë 06.12.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë lënë në fuqi me vendimin nr.1294, datë 12.12.2006 të Gjykatës së Apelit Tiranë kontrata e shitjes e bërë midis të paditurit Ilir Sterkaj dhe shitëses Juljana Katroshi është konstatuar si një kontratë absolutisht e pavlefshme, (...) dhe se sipas parimit të përgjithshëm latin se askush nuk mund t’i japë tjetrit me shumë të drejta nga sa ka vetë (nemo plus juris in alium transfere potest quam ipse habeat), rezulton se kjo kontratë shitje është absolutisht e pavlefshme”; - referuar karakteristikave juridike të veprimit juridik absolutisht të pavlefshëm gjykata ka çmuar “...pavlefshmëria absolute e kontratës së parë të lidhur midis të paditur Ilir Sterkaj dhe Juljana Katroshit edhe pse e konstatuar pas lidhjes së kontratës së mëvonshme (pasi vetëm në datë 12.12.2006 ky vendim ka marrë formë të prerë me anë të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë), të lidhur midis Ilir Sterkaj i cili ka vepruar në kushtet e keqbesimit pasi ka qenë palë në proces në gjykimin e sipërcituar dhe të paditurit Erjon Bajraktari i ndodhur në mirëbesim të plotë përfshin kontratën e mëvonshme dhe dëmton në këtë mënyrë të drejtat kontraktore të fituara në bazë të saj edhe pse të fituara në mirëbesim të plotë nga ana e këtij të fundit të paditur Erjon Bajraktari”; - “Në vijim të kësaj analize ligjore edhe kontrata e mëvonshme e lidhur midis të paditur Erjon Bajraktari dhe të paditurit tjetër në këtë proces Rustem Biba është absolutisht e pavlefshme pasi rrjedh nga një kontratë që është konstatuar si absolutisht e pavlefshme edhe pse të dyja palët kanë qenë në mirëbesim të plotë dhe si e tillë pretendimi i ngritur nga ana e palës së paditur Rustem Biba se ka fituar pronësinë objekt gjykimi konform ligjit dhe se ka qenë në mirëbesim të plotë dhe fiktiviteti i prokurës dhe kontratës së parë të konstatuara të pavlefshme me vendim gjyqësor nuk mund të prekin të drejtat e fituara me mirëbesim nga ana e tij, nuk qëndron”; - pretendimi se duhet kryer një ekzaminim i nënshkrimit dhe shkrimit “...të paditësave në prokurën nr.1049/393 datë 15.12.2004, gjykata thekson se ky pretendim nuk është i mbështetur në prova dhe ligj. Ligjshmëria e kontratës së shitjes së pronës objekt gjykimi të paditurit Ilir Sterkaj nuk është objekt i këtij gjykimi, pasi kjo është zgjidhur nga gjykatat dhe ky vendim është i formës së prerë duke përbërë në këtë mënyrë dhe gjë të gjykuar”; - “...ai është i detyrueshëm për palët, trashëgimtarët e tyre, për personat që tërheqin të drejta nga palët, për gjykatën që ka dhënë vendimin dhe për të gjitha gjykatat dhe institucionet e tjera”; - në referencë të praktikës gjyqësore të njësuar “Kur gjykata gjate shqyrtimit të çështjes, konstaton se një veprim juridik është absolutisht i pavlefshëm, ajo nuk jep vendim për deklarimin e tij të pavlefshëm, por kufizohet vetëm në vërtetimin e pavlefshmërisë dhe, duke u nisur nga kjo, zgjidh konfliktin e palëve ndërgjyqëse rreth marrëdhënies juridike përkatëse”; - “Nga sa më sipër gjykata konstaton se veprimi juridik i shitjes së pasurisë objekt gjykimi është absolutisht i pavlefshëm dhe palët duhet të rikthehen në gjendjen e mëparshme në raport me të drejtën e pronësisë mbi objektin”.

8. Mbi ankimin e të paditurit Rustem Biba, me të njëjtin arsyetim, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2439, datë 21.12.2010, ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

8.1. Lidhur me pretendimit e ankimit gjykata e apelit parashtron: - “...edhe pretendimin e ngritur nga i padituri për pozitën procedurale të personit të tretë në këtë gjykim Juliana Katroshi. Kolegji çmon se personi i tretë Juliana Katroshi është thirrur në këtë gjykim si trashëgimtare e të ndjerës Verzile Katroshi, pasi më parë me Vendimin gjyqësor nr.7138 vendimi, dt 06.12.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1294, datë 12.12.2006, ajo ka qenë si palë e paditur në kontratën e lidhur me Ilir Sterkajn. Duke qenë se vendimi…konsiderohet i formës së prerë dhe në kuptim të Nenit 451/a të K.Pr.Civile ajo konsiderohet gjë e gjykuar.

9. Kundër vendimit të gjykatës së apelit, ka ushtruar rekurs i padituri Rustem Biba, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe rrëzimin e padisë, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.



LIGJI I ZBATUESHËM

10. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

10.1. Neni 490 i K.Pr.Civile: “Pala mund të heq dorë nga rekursi derisa nuk është filluar relatimi në seancë gjyqësore. Heqja dorë bëhet me shkrim, e nënshkruar nga vetë pala apo avokati i saj, i pajisur me prokurë për këtë qëllim.

Akti i heqjes dorë u njoftohet palëve që janë paraqitur ose u komunikohet avokatëve të palëve.

Kur hiqet dorë nga rekursi dhe në gjykim kanë marrë pjesë të gjitha palët ose përfaqësuesit e tyre, nuk ka vend për shpallje të veçantë të vendimit të pushimit të gjykimit”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

11. Se ndodhemi përpara kushteve ligjore kur duhet të vendoset pushimi i gjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë.

12. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë evidenton se, para fillimit të relatimit të çështjes në seancë gjyqësore, nga avokati Avni Shehu, përfaqësues i rekursuesit Rustem Biba, me prokurën e posaçme nr.3569 Rep. nr.1662 Kol., datë 29.09.2010, u paraqit kërkesë e nënshkruar nga Rustem Biba, në të cilën parashtrohet: (i) kërkuesi ka ushtruar rekurs ndaj vendimit nr.6299, datë 13.07.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vendimit nr.2439, datë 21.12.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe se (ii) “me anë të kësaj kërkese kërkoj heqjen dorë nga rekursi ndaj këtyre vendimeve duke kërkuar pushimin e gjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë”.

12.1. Kërkesës i bashkëngjitet deklarata noteriale nr.5413 Rep. nr.2731 Kol., datë 08.10.2014. Nga përmbajtja e kësaj deklarate noteriale rezulton se Rustem Biba ka deklaruar se heq dorë nga rekursi që ka ushtruar kundër vendimeve nr.6299, datë 13.07.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nr.2439, datë 21.12.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

13. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e vlerëson kërkesën e sipërcituar në pajtim me kushtet e parashikuara nga neni 490 i Kodit të Procedurës Civile, që përcakton se: “Pala mund të heqë dorë nga rekursi derisa nuk është filluar relatimi në seancë gjyqësore. Heqja dorë nga rekursi bëhet me shkrim e nënshkruar nga vetë pala ose avokati i saj i pajisur me prokurë për këtë qëllim....”.

14. Rezulton që kjo kërkesë është paraqitur me shkrim, është nënshkruar nga vetë rekursuesi dhe është paraqitur përpara se të fillojë relatimi i çështjes në seancë gjyqësore. Po kështu, evidentohet se rekursuesi ka shprehur vullnetin e tij për heqjen dorë nga rekursi edhe me deklaratën noteriale të sipërcituar.

14.1. Në vështrim të nenit 490 të Kodit të Procedurës Civile, ky kolegj vlerëson se këto akte përbëjnë heqje dorë të kësaj pale nga rekursi që ka paraqitur kundër vendimeve nr.6299, datë 13.07.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nr.2439, datë 21.12.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

15. Aktet e heqjes dorë nga rekursi, të nënshkruara nga vetë pala, u rikonfirmuan në seancë gjyqësore dhe nga përfaqësuesi i tij në gjykim, avokati Avni Shehu.

16. Në këto rrethana, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, në kuptim të dispozitave të sipërcituara, duhet të vendoset pushimi i gjykimit të çështjes civile nr.11243-01008-00-2011 në këtë gjykatë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenet 490 dhe 491 të Kodit të Procedurës Civile.

V E N D O S I

Pushimin e gjykimit të çështjes civile nr.11243-01008-00-2011 në Gjykatën e Lartë, për shkak të heqjes dorë nga rekursi.

Tiranë, më 09.10.2014



Nr.11243-01561-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3008 i Vendimit (495)

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Nuni Kryesues

Guxim Zenelaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 09.10.2014 mori në shqyrtim çështjen civile me nr.01561/11, që u përket palëve:

ANKUESE: MYZEJEN ZYKA, në mungesë

PERSONA TË TRETË: ZYRA E PËRMBARIMIT VLORË, në mungesë

VEIZ BRESHANI, në mungesë

OBJEKTI:

Kundërshtim i vendimit nr.188, datë 24.04.2009

të përmbaruesit gjyqësor për pezullimin e veprimeve përmbarimore

për ekzekutimin e titullit ekzekutiv nr.551, datë 15.04.2002

të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë,

duke urdhëruar ekzekutimin e këtij vendimi të formës së prerë.

Baza Ligjore: Neni 610 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.1663, datë 22.06.2009, ka vendosur:

Rrëzimin e ankesës së ankueses Myzejen Zyka

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.207, datë 18.11.2010, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.1663, datë 22.06.2009 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në këtë mënyrë:

Pranimin e ankimit.

Shfuqizimin e vendimit nr.188, datë 24.04.2009 të përmbaruesit gjyqësor për pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr.551, datë 15.04.2002 të Gjykatës së Shkallës së Parë.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit, ka ushtruar rekurs personi i tretë, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për këto shkaqe:



  • Vendimi për shfuqizimin e vendimit nr.188, datë 24.04.2009 të përmbaruesit gjyqësor për pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr.551, datë 15.04.2002 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë me arsyetimin se: “shënimi i kancelarit se vendimi ka marrë formë të prerë kushtëzon përmbaruesin gjyqësor për kryerjen e procedurave përkatëse për ekzekutimin e këtij vendimi, ndërsa paraqitja e vërtetimit nga ana e kancelarit se ndaj këtij vendimi të formës së prerë është paraqitur ankim nuk e vendos atë përpara detyrimit për të pezulluar ekzekutimin e titullit ekzekutiv”, nuk qëndron.

  • Ky arsyetim bie në kundërshtim me vetë arsyetimin që ka bërë kjo gjykatë pak më sipër në vendim se: “Përmbaruesi gjyqësor, pas paraqitjes së vërtetimit të kancelarit të gjykatës së shkallës parë, se çështja është në gjykim në gjykatën e apelit, kishte për detyrë të hetonte nëse çështja ka përfunduar së gjykuari në Gjykatën e Apelit dhe çfarë ka vendosur kjo gjykatë”. Pra, ky arsyetim sjell se merret i mirëqenë ankimi kundër vendimit nr.551, datë 15.04.2002 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë dhe përmbaruesi duhet të verifikonte në Gjykatën e Apelit Vlorë. Kjo detyrë është e ankueses Myzejen Zyka, e cila ka barrën e provës përpara gjykatës, por ajo as në gjykatën e shkallës së parë dhe as në apel nuk paraqiti ndonjë provë në lidhje me gjykimin e ankimit të Veiz Breshanit kundra vendimit nr.551, datë 15.04.2002.

  • Gjykata e Apelit Vlorë, në kundërshtim më nenin 615 të Kodit të Procedurës Civile, e ka quajtur titull ekzekutiv një vendim që është në gjykim nga vetë kjo gjykatë.

  • Është shkelur hapur neni 130 i Kodit të Procedurës Civile përsa i përket njoftimit tim, pasi unë nuk kam marrë njoftim për seancat e zhvilluara dhe gjykimi është bërë në mungesën time.

Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish