Nr I vendimit Data palët faqe


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



Download 2,4 Mb.
bet7/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   173

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; përfaqësuesen e të paditurve kundërpaditës, Shefit Tashi, Shefikat Tashi, Asqeri Shehu e Ismete Shehu, avokaten Idajet Kundraxhiu, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit; përfaqësuesin e të paditurve kundërpaditës Rozina Bërdufi e Ina Bërdufi, avokatin Dashamir Kore, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N


RRETHANAT E ÇËSHTJES

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se me vendimin nr.23, datë 11.08.1999 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish Pronarëve Bashkisë Tiranë, ndërmjet të tjerave, ish-pronarit Hysen Xhura (trashëgimtarëve të tij) i është njohur pronësia mbi “2. Një shtëpi që ndodhet në Rr.“Myslym Shyri”, nr.119 dy katëshe..., që kufizohet nga Veriu me Kopshtin e Fëmijëve, Jugu me fushën e Tenisit, nga Perëndimi me pronën private 2 KT dhe me depon e ushtrisë dhe nga Lindja me rrugë ”Prona kthehet dhe kompensohet si vijon: 1-... 2- truall me sipërfaqe S1B=260 m2 (sipas gent-planit të paraqitur), i zënë me ndërtime pa leje, e konfirmuar nga Njësia Administrative nr.10, me shkresë nr.102/1 Prot, dt. 29.07.1999 dhe në bazë të nenit 12 të Ligjit 7698, dt. 15.04.1993, personat fizikë ose juridikë privatë, të cilët kanë në pronësi ndërtesën, detyrohen t’i paguajnë pronarit të truallit qera ose ta riblejnë truallin sipas kontratës së lidhur ndërmjet palëve. Mosmarrëveshjet zgjidhen në rrugë gjyqësore. Meqenëse këto ndërtime janë kryer pa leje ndërtimi, në bazë të Udhëzimit të K.M. nr.3, dt. 21.06.1993, pika 1 i kthehet ish-pronarit Hysen Xhura, i cili ka të drejtë të kërkojë lirimin e truallit nga personi fizik ose juridik privat që ka kryer ndërtimet pa leje duke iu adresuar edhe organeve kompetente për këtë qëllim. 3- në banesën shtetërore 1KT (ish-depo e Armatimeve), me sipërfaqe S1C=80 m2, mbi të cilën është ndërtuar kati i dytë pa leje sipas konfirmimit të Njësisë Administrative nr.10, me Shkresë nr.102/1, dt. 29.07.1999, në bazë të nenit 20 të Ligjit 7698, dt. 15.04.1993 i kompensohet pronarit Hysen Xhura (trashëgimtarëve të tij) me njërën nga mënyrat që përmban ky nen”.

1.1. Vendimi nr.23, datë 11.08.1999 i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish Pronarëve Bashkisë Tiranë është regjistruar pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë.

2. Nga ana tjetër, të paditurit kundërpaditës të këtij gjykimi kanë privatizuar, pasi ka kaluar në fondin e banesave, ish-depon e armatimit të ndarë në 3 apartamente, në total 142.2 m2. Respektivisht: (i) Iftimi Bërdufi dhe Rozina Bërdufi me kontratën e privatizimit nr.543/109, datë 30.03.1994 u ka kaluar në pronësi një dhomë dhe 1 kuzhinë, ndodhur në katin përdhe të pallatit nr.117, në rrugën “Myslym Shyri” me sipërfaqe 35.9 m2, kufizuar nga Asqeri Shehu dhe Shefit Tashi, regjistruar në hipotekë me nr.10431, datë 30.03.1994, me nr.pasurie 7/94+1-2; (ii) Shefit Tashi dhe Shefikat Tashi me kontratën e privatizimit nr.4943/2330, datë 04.03.1994 u ka kaluar në pronësi një dhomë dhe 1 kuzhinë, ndodhur në katin e parë të pallatit nr.117, në rrugën “Myslym Shyri” me sipërfaqe 49.15 m2, kufizuar nga Asqeri Shehu dhe Iftimi Bërdufi, regjistruar në hipotekë me nr.7207, datë 04.03.1994, me nr.pasurie 7/94+1-3; (iii) Asqeri Shehu dhe Ismete Shehu me kontratën e privatizimit të viti 1994 u ka kaluar në pronësi një dhomë, e ndodhur në katin e parë të pallatit nr.117, në rrugën “Myslym Shyri” me sipërfaqe 16 m2, regjistruar pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë me nr.pasurie 7/94+1-1, zona kadastrale 8380.

3. Paditësi Ismail Xhura, me pretendimin se është pronar i sipërfaqes prej 260 m2 e ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”, por që posedohet në mënyrë të kundraligjshme nga të paditurit, të cilët kanë ndërtuar pa leje ndërtimi mbi pronën e tij, bazuar në nenin 296 e 298 të Kodit Civil, nenin 12 të ligjit nr.7698/1993, me padi ka kërkuar kthimin e sendit, truallit prej 260 m2 dhe shpërblimin për përdorimin e sendit.

4. Gjatë gjykimit, të paditurit, Asqeri Shehu, Ismete Shehu, Iftimi Bërdufi, Rozina Bërdufi, Shefit Tashi dhe Shefikat Tashi, me pretendimin se prona e kthyer me vendimin nr.23, datë 11.08.1999 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nuk është pronë e paditësit, por është pronë shtetërore, kufizimet dhe sipërfaqja e kthyer nuk është e përcaktuar saktë, kanë kryer privatizimin e banesave konform ligjit, kanë paraqitur kundërpadi, që është marrë në shqyrtim së bashku me padinë, me të cilën kërkojnë anullimin e pikës 1 dhe 2 të vendimit nr.23, datë 11.08.1999 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.



5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.3141, datë 07.07.2003, ka pranuar padinë dhe rrëzuar kundërpadinë, duke detyruar të paditurit kundërpaditës “...t'i kthejnë paditësit të kundrapaditur truallin prej 260 m2 që ndodhet në Rr. "M.Shyri" Tiranë të zënë prej tyre me ndërtime pa leje , duke e kthyer truallin në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e tyre”, si dhe detyrimin “...e të paditurve kundrapaditësa Shefit e Shefikat Tashi t'i paguajnë paditësit të kundrapaditur për përdorimin e sendit shumën 833.785 (...) lekë...e të paditurve kundrapaditësa Asqeri dhe Ismete Shehu t'i paguajnë paditësit të kundrapaditur për përdorimin e sendit shumën 582.933 (...) lekë...e të paditurve kundrapaditësa Iftimi dhe Rozina Berdufi t'i paguajnë paditësit të kundrapaditur për përdorimin e sendit shumën 288.986 (...) lekë.

5.1. Në zgjidhjen e dhënë gjykata, pasi ka administruar akt ekspertimin dhe citon nenet 296-298 të Kodit Civil, nenet 4, 12§2, 20 të ligjit nr.7698/1993 dhe nenin 10§2-3 të ligjit 7652/1992 , arsyeton: - lidhur me regjimin juridik “...banesa ish depo armatimi është trajtuar si banesë shtetërore dhe privatizimi i saj është bërë në bazë të Ligjit nr.7652 datë 23.12.1992 "Për privatizimin e banesave shtetërore", por ish ndërmarrja Komunale Banesa ka patur pengesë ligjore (neni 10§2 i ligjit nr.7652/1992) për të bërë “...privatizimin e oborrit të ish depos në favor të të paditurve kundrapaditësa”: - në kuptim të ligjit të veçantë që parashikon kjo dispozitë referohet në nenin 4 të ligjit nr.7698/1993 dhe ka çmuar “...se përderisa depoja e armatimit e kishte ndryshuar destinacionin e saj duke u kthyer në fond banese, oborri i saj duhet të konsiderohet i pazënë”; - sipas nenit 20 të ligjit nr.7698/1993 ish-pronari i “...truallit mbi të cilin janë ndërtuar banesa shtetërore një dhe dy katëshe, ka të drejtën e bashkëpronësisë në truall në rastin e pare në raport një me dy dhe në rastin e dytë në raport një me tre. Në të dyja rastet ish pronari ka të drejtën të ndërtojë një shtesë kati mbi banesë, ndërsa të gjitha ndryshimet e tjera të mëvonshme i nënshtrohen ligjit "Për bashkëpronësinë në banesë" Kjo dispozitë tregon qartë se paditësi i kundrapaditur është bashkëpronar në truallin e banesave që kanë privatizuar të paditurit kundrapaditësa duke gëzuar të drejtën e ndërtimit të një shtese kati”; - rezulton se të “...paditurit kundrapaditësa nuk kanë zbatuar as kërkesat e Nenit 12/2 të Ligjit 7698 datë 15.04.1993...”, sipas të cilit ata “...detyrohen t'i paguajnë pronarit të truallit qira ose ta riblejnë truallin sipas kontratës së lidhur ndërmjet palëve”; - “...në rastin konkret duhet të zbatohet pika 1 e udhëzimit Nr 3 datë 21.06.1993 “Për zbatimin e ligjit Për kthimin e pronave” dhe “Përderisa të paditurit kundrapaditësa kanë qenë posedues në keqbesim të sendit, atëhere gjykata çmon se bashkë me sendin në bazë të Nenit 298 të K.Civil ata duhet të kthejnë dhe frutat civile, që në rastin konkret është qiraja e përcaktuar në aktin e ekspertimit...”; - lidhur me kundërpadinë gjykata ka çmuar se “Pala e paditur kundrapaditëse nuk mund të ngrejë kundrapadi duke u mbrojtur me argumentin se prona nuk është e paditësit të kundrapaditur...doli e provuar se kjo pronë i është shtetëzuar Hysen Xhurës në cilësinë e oficerit në kohën e paraluftës dhe jo si bashkëpunëtor i okupatorit, siç u pretendua,...”; - “Sipërfaqja që i është kthyer paditësit të kundrapaditur nuk mund të konsiderohet e zënë, sepse depoja e armatimit duke u kthyer në fond banese e kishte ndryshuar destinacionin për të cilin ishte rrethuar dhe neni 10/3 i Ligjit 7652 datë 23.12.1992 ku e mbështet pretendimin e vet pala e paditur kundrapaditëse në pretendimet e fundit kërkon që banesa të jetë e veçantë dhe e rrethuar me oborr dhe ky oborr të jetë mirëmbajtur në mënyrë të përhershme nga qiramarrësit. Të paditurit kundrapaditësa nuk janë qiramarrës të oborrit dhe jo vetëm që nuk e kanë mirëmbajtur asnjë ditë këtë oborr, por kanë bërë të kundërtën duke e "masakruar" atë me ndërtime pa leje”.

6. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.727, datë 08.06.2008, ka prishur vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe ka dërguar çështjen për rigjykim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

7. Mbi rekursin e paditësit të kundërpaditur, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.1446, datë 25.10.2005, ka prishur vendimin e gjykatës së apelit dhe ka dërguar çështjen për rigjykim në gjykatën e apelit me tjetër trup gjykues.

8. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1432, datë 09.09.2008, ka ndryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, ka rrëzuar padinë dhe ka pranuar pjesërisht kundërpadinë, duke ndryshuar pikën 2 të vendimit “...nr. 23, datë 11.08.1999 të K.K.K.Pronave pranë Bashkisë Tiranë, duke i njohur ish pronarit Hysen Xhura (trashëgimtarëve të tij) të drejtën e kompensimit sipas një prej mënyrave të parashikuara nga ligji për sipërfaqen e truallit prej 260 m2 me kufizimet përkatëse”.

8.1. Në ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, gjykata e apelit parashtron “...se të paditurit kundrapaditës kanë privatizuar sipas Ligjit nr.7652...secili hyrjet e veta që kishin në kontratën e qerasë dhe që të marra së bashku përbëjnë ish depon e armatimit...”; - “Siç rezulton dhe nga ekspertiza kjo depo ka qenë e rrethuar me mur dhe portë më vete dhe asnjëri prej paditësave nuk ka bërë ndërtim jashtë këtij muri rrethues”; -

- “Në aktin e ekspertimit është arritur në konkluzionin se raporti i sipërfaqeve të oborreve me sipërfaqen ndërtimore që ju përkasin të paditurve kundërpaditës në ish depon është 255 m2 me 100 m2 pra në përputhje me nenin 3 të Ligjit 7698, datë 15.04.1993...”; - gjykata ka çmuar “...se duke qenë një banesë njëkatëshe ku secili kishte hyrjen e vet duhej një oborr funksional për të hyrë çdo i paditur kundërpaditës në banesën e tij. Ky konkluzion gjen mbështetje edhe në ligjin nr.7652, datë 23.12.1992..., neni 10/2...”; - “...del e provuar se sipërfaqja që shërben si shesh funksional është kthyer me vendimin nr.23, datë 11.08.1999 të K.K.K.Pronave pika 2...Për rrjedhojë vendimi i mësipërm në pikën 2 për sipërfaqen e truallit prej 260 m2 duhet të ndryshohet, pasi në momentin e daljes së vendimit..., trualli duhej të konsiderohej i zënë”.

9. Kundër vendimit të gjykatës së apelit, ka ushtruar rekurs paditësi i kundërpaditur Ismail Xhura, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

10. Të paditurit kundërpaditës Shefit Tashi, Shefikat Tashi, Asqeri Shehu dhe Ismete Shehu kanë ushtruar kundër rekurs me të cilin kërkojnë mospranimin e rekursit, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

11. Për shkak se më datën 08.07.2013 ka vdekur i padituri kundërpaditës Iftimi Bërdufi, bazuar në nenin 199 të Kodit të Procedurës Civile, u bë kalimi procedural, duke vazhduar gjykimi i çështjes me trashëgimtarët e tij ligjorë Rozina Bërdufi, Gledi Bërdufi e Ina Bërdufi.

LIGJI I ZBATUESHËM

12. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

12.1. Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të

rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

12.2. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

12.3. Neni 126§2 i K.Pr.Civile:“Vendimi përfundimtar, si dhe vendimet që i japin fund procesit gjyqësor civil të parashikuara prej nenit 127 të këtij Kodi jepen në “Emër të Republikës” dhe përkatësisht duhet të përmbajë bazën ligjore mbi të cilën bazohet zgjidhja e mosmarrëveshjes, analizën e provave dhe mënyrën e zgjidhjes të saj”.

12.4. Neni 310/II i K.Pr.Civile: “Në pjesën përshkruese-arsyetuese duhet të përmenden: 1) rrethanat e çështjes, ashtu siç janë konstatuar gjatë gjykimit, dhe përfundimet e nxjerra nga gjykata, 2) provat dhe arsyet në të cilat mbështetet vendimi, 3) dispozitat ligjore në të cilat bazohet vendimi”.

12.5. Neni 465 i K.Pr.Civile: “Në shqyrtimin e çështjes në apel mbahen parasysh, për aq sa janë të zbatueshme, dispozitat mbi procedurën e gjykimit në shkallë të parë të parashikuara në këtë Kod.

Me kërkesën e palëve ose edhe kryesisht gjykata e apelit përsërit tërësisht apo pjesërisht hetimin gjyqësor. Në shqyrtimin gjyqësor mund të lexohen aktet e gjykimit të shkallës së parë. Gjykata ka të drejtë të marrë edhe prova të reja”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

13. Se rekursi i paraqitur nga paditësi i kundërpaditur Ismail Xhura përmban shkaqe ligjore nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.1432, datë 09.09.2008, të Gjykatës së Apelit Tiranë, me të cilin është ndryshuar vendimi nr.3141, datë 07.07.2003, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke rrëzuar padinë e pranuar pjesërisht kundërpadinë.

14. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve procedurale, objektit dhe shkakut të padisë e kundërpadisë, pretendimeve e prapësimeve të palëve në gjykim, të vendimeve të gjykatave të faktit dhe shkaqeve të rekursit, arrin në përfundimin se vendimi nr.1432, datë 09.09.2008, i Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë e mosrespektimit të ligjit dhe për këtë shkak duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim po pranë kësaj gjykate.

15. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve të gjykatave të faktit.

16. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, referuar objektit të padisë, përmbajtjes dhe shkakut të saj, evidenton se pala paditëse, me pretendimin se është pronare e ligjshme e sipërfaqes prej 260 m2, ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” Tiranë, sipërfaqe kjo që posedohet pa titull nga të paditurit, e ndërkohë nga këta të fundit janë bërë ndërtime pa leje ndërtimi mbi pronën e saj, bazuar në nenet 296 e 298 të Kodit Civil, në nenin 12§2 të ligjit nr.7698/1993, me padi ka kërkuar kthimin e sendit, truallit prej 260 m2 dhe shpërblimin për përdorimin e sendit.

17. Nga ana tjetër, të paditurit kundërpaditës, krahas prapësimeve, bazuar në ligjin nr.7698/1993, me kundërpadi kanë kërkuar anullimin e vendimit nr.23 datë 11.08.1999 të Komisionit të Kthimit të Pronave Tiranë, dalë në favor të palës paditëse të kundërpaditur.

17.1. Në pretendimet e tyre kjo palë ka parashtruar se vendimi i mësipërm i komisionit ka trajtuar në favor të palës paditëse të kundërpaditur një pronë shtetërore që nuk ka qenë pronë e palës paditëse, ndërsa ata kanë privatizuar banesat në zbatim të ligjit nr.7652/1992 dhe sipërfaqja objekt rivendikimi duhet të konsiderohet e zënë në kuptim të ligjit, pasi ajo është sipërfaqe funksionale e banesave që ata kanë privatizuar.

18. Gjykata e shkallës së parë, pasi ka administruar dhe akt ekspertimin, ka pranuar të vërtetuar se pala paditëse e kundërpaditur është pronare e ligjshme e sipërfaqes objekt rivendikimi, ndërsa të paditurit kundërpaditës janë posedues të paligjshëm të kësaj sipërfaqe.

18.1. Mbi këto fakte të pranuara dhe në referencë të nenit 10 të ligjit nr.7652, datë 23.12.1992, neneve 4, 12§2 e 20 të ligjit nr.7698, datë 15.04.1993 dhe neneve 296 e 298 të Kodit Civil, gjykata ka pranuar padinë dhe ka rrëzuar kundërpadinë.

19. Mbi ankimin e palës së paditur kundërpaditëse, gjykata e apelit, në rigjykim, ka ndryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë duke rrëzuar padinë dhe pranuar pjesërisht kundërpadinë.

19.1. Në ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, gjykata e apelit, referuar nenit 10§2 të ligjit nr.7652/1992 dhe nenit 3 të ligjit nr.7698/1993, ka arritur në konkluzionin se banesa e të paditurve kundërpaditës “...duke qenë një banesë njëkatëshe ku secili kishte hyrjen e vet duhej një oborr funksional për të hyrë çdo i paditur kundërpaditës në banesën e tij”.

19.2. Për këtë shkak e ka konsideruar truallin objekt rivendikimi të zënë dhe ka ndryshuar pikën 2 të vendimit nr.23, datë 11.08.1999 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, dalë në favor të palës paditëse të kundërpaditur.

20. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve procedurale, vlerëson se gjykata e apelit: (i) ka lejuar shkelje të rënda procedurale lidhur me zhvillimin e procedurës së gjykimit në këtë gjykatë; (ii) ka keqinterpretuar dispozita ligjore që kanë të bëjnë me misionin e ekspertit duke kërkuar prej tij mendim juridik e njëkohësisht e ka vënë atë në themel të zgjidhjes së çështjes; (iii) ka keqinterpretuar e keq zbatuar dispozitat e ligjit material që rregullojnë marrëdhëniet që krijohen midis subjekteve përfitues nga ligji “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarëve” me të tretë përfitues nga ligji “Për privatizimin e banesave shtetërore”, si dhe (iv) zbatimin e këtyre dispozitave ligjore lidhur me konceptin juridik sipërfaqe e “zënë” ose jo dhe atë “funksionale”.

21. Edhe në konsideratën e trajtimit sipas gjykatës së apelit, kjo gjykatë nuk ka sqaruar dhe nuk ka përcaktuar saktë faktin e sipërfaqes takuese “funksionale” në metra katrorë, duke ligjëruar sipërfaqe më të mëdha dhe/ose më të vogla takuese, ndonëse ato janë evidentuar në metra katrorë nga ekspertët.

21.1. Kështu, nga akti i ekspertimit në shkallë të parë ka rezultuar se të paditurit kundërpaditës aktualisht posedojnë: (i) Asqeri Shehu, një sipërfaqe totale prej 101 m2, nga të cilat 67 m2 nën objekt dhe oborr 34 m2, kur ka privatizuar sipërfaqen e objektit prej 16 m2 (një dhomë); (ii) trashëgimtarët e Iftimi Bërdufit një sipërfaqe totale prej 169.8 m2, nga të cilat 117 m2 nën objekt dhe oborr 52.8 m2, kur ka privatizuar sipërfaqen e objektit prej 49.16 (dy dhoma); (iii) Shefit Tashi një sipërfaqe totale prej 84.52 m2, nga të cilat 78.2 m2 nën objekt dhe oborr 6.33 m2, kur ka privatizuar sipërfaqen e objektit prej 35.9 m2 (dy dhoma).

21.2. Edhe nga akti i ekspertimit i kryer gjatë gjykimit në apel nga pikëpamja teknike kanë rezultuar të njëjtat sipërfaqe që posedohen nga të paditurit kundërpaditës, mbi të cilën ata kanë bërë ndërtime pa leje.

22. Gjatë gjykimit, në shkallë të parë dhe në apel, ka rezultuar e vërtetuar se të paditurit kundërpaditës me ndërtimet pa leje që kanë bërë kanë zënë sipërfaqe tej asaj që ka patur nën objektet e privatizuar, duke dalë dhe jashtë oborrit të ish-depos së armatimit (faqe 71 dosjes, akti ekspertimit ekspertes Suzana Sinani). Lidhur me këtë fakt gjykata e apelit, ndryshe nga sa ka rezultuar nga ekspertimi, në mënyrë të pasaktë shprehet se “Siç rezulton dhe nga ekspertiza kjo depo ka qënë e rrethuar me mur dhe portë më vete dhe asnjëri prej paditësave nuk ka bërë ndërtim jashtë këtij muri rrethues” (faqe 7 vendimit të gjykatës së apelit).

23. Gjithashtu, nuk ka rezultuar që paditësit e kundërpaditur të kenë privatizuar sipërfaqen nën objektet e privatizuara. Fakt ky që është anashkaluar nga ana e gjykatës së apelit. Megjithëse nga pala paditëse e kundërpaditur është pretenduar se nuk është realizuar kalimi i pronësisë së truallit nën banesa në favor të të paditurve të kundërpaditur për shkak se ky kalim pengohet nga nenet 12§2 dhe 20 të ligjit nr.7698/1993, gjykata e apelit nuk i ka dhënë përgjigje këtij pretendimi. Pra, nuk ka dhënë arsyet juridike të mos kryerjes së kalimit në pronësi të sipërfaqes së tokës nën objektet e privatizuara dhe nëse për rastin gjen ose jo zbatim neni 20 i ligjit nr.7698/1993, problem ky, që zgjidhet duke iu referuar gjendjes së faktit të banesës në kohën e hyrjes në fuqi të ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarëve”.

24. Nga përmbajtja e proces verbalit gjyqësor evidentohet se gjykata e apelit, pa vendim për përsëritjen e hetimit gjyqësor, ka kryer një sërë veprimesh procedurale të tilla, si thirrja e ekspertëve që kanë kryer akt ekspertimin gjatë gjykimit në shkallë të parë, caktimi i pyetjeve për të kryer shtesë të aktit të ekspertimit, më pas caktimi i një eksperti tjetër për të kryer një akt ekspertimi të ri.

24.1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se këto veprime procedurale, që në thelb përbëjnë marrje provash të reja, përderisa nuk është marrë vendimin sipas kërkesave të nenit 465 të Kodit të Procedurës Civile, përbëjnë shkelje të rënda, të tilla që pas sjellin pavlefshmërinë e këtyre veprimeve dhe të akteve që burojnë nga këto veprime. Në këtë kontekst, ky kolegj vlerëson se vendimi i gjykatës së apelit është marrë në kundërshtim me nenin 467/e të Kodit të Procedurës Civile.

24.2. Ky kolegj sjell në vëmendje të gjykatës së apelit se marrja e një vendimi të ndërmjetëm, konform nenit 465 të Kodit të Procedurës Civile, nuk është thjesht një formalitet, por në referim të nenit 1§1 të po këtij Kodi përbën një detyrim ligjor për gjykatën.

24.2.a. Kjo për arsye se nëpërmjet këtij vendimi të ndërmjetëm, gjykatës së apelit i lind e drejta që, të paktën, gjatë shqyrtimit gjyqësor “...të lexohen aktet e gjykimit në shkallë të parë” dhe, nëse e vlerëson të nevojshme, të marrë “...edhe prova të reja”.

24.2.b. Marrja e vendimit për përsëritjen tërësisht apo pjesërisht të hetimit gjyqësor shoqërohet detyrimisht dhe me respektimin e nenit 213 të Kodit të Procedurës Civile në lidhje me nenin 11 të po këtij Kodi. Pra, gjykata, krahas vendimit për përsëritjen tërësisht apo pjesërisht të hetimit gjyqësor, është e detyruar të marrë vendim lidhur edhe me rrethin e çështjeve apo fakteve mbi të cilat do të shtrihet hetimi gjyqësor dhe veçanërisht mbi provat apo mjetet provuese që do të merren në vërtetimin ose jo të këtyre rrethanave e fakteve të pretenduara nga palët.

24.2.c. Çdo veprim procedural dhe/ose çdo provë, përfshi dhe pyetjen e ekspertëve, kryerjen e një akti të ri ekspertimi tej rregullimeve ligjore të sipërcituara përbëjnë shkelje të rënda procedurale.

25. Në evidentim të situatës së mësipërme shihet me vend të parashtrohen veprimet procedurale të gjykatës së apelit të cilat e bëjnë të cenueshëm vendimin e saj.

25.1. Në ecurinë e zhvillimit të procesit gjyqësor në gjykatën e apelit, kjo gjykatë, fillimisht, mbi kërkesën e palës së paditur kundërpaditëse, ka vendosur të thërrasë “...ekspertët Agim Mezini e Samedin Kurti për të dhënë shpjegime mbi akt ekspertimin” (seanca gjyqësore e datës 18.03.2008).

25.2. Në seancën e datës 14.04.2008, mbi pyetjet e gjykatës dhe të palëve, ekspertët kanë dhënë sqarimet e tyre. Më pas, gjykata ka vendosur “...të riçelë hetimin gjyqësor dhe tu japë ekspertëve edhe dy pyetje të tjera për të cilat gjykata e sheh të nevojshme që të jepet një përgjigje më e saktë”.

26. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë sjell në vëmendje të gjykatës së apelit se nuk respektohet neni 465 i Kodit të Procedurës Civile, thjesht duke u shprehur për riçelje të hetimit gjyqësor. Marrja e vendimit të ndërmjetëm për riçeljen e hetimit gjyqësor, parashikuar nga neni 304 i Kodit të Procedurës Civile, është një veprim procedural i ndryshëm nga ai i parashikuar në nenin 465 të po këtij Kodi.

26.1. Riçelja e hetimit gjyqësor mund të bëhet, vetëm mbi kërkesën e palëve, pasi i është dhënë fund hetimit gjyqësor. Ndonëse riçelja e hetimit gjyqësor parashikohet në Kreun e XIII, Titulli II, Pjesa e Dytë të Kodit të Procedurës Civile, që i përket gjykimit në shkallë të parë, riçelja e hetimit gjyqësor mund të bëhet edhe në gjykatën e apelit (neni 465§1), por gjithnjë pasi i është dhënë fund hetimit gjyqësor.

26.2. Ndërsa, referuar natyrës të shqyrtimit të një çështje në gjykatën e apelit, kur vlerësohet të zbatohet neni 465 i Kodit të Procedurës Civile, situata juridike është e ndryshme nga ajo e parashikuar në nenin 304 të po këtij Kodi. Shqyrtimi në gjykatën e apelit bëhet mbi ankimin e palëve dhe kontrollohet ligjshmëria e bazueshmëria e vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Nëse, rrethanat e çështjes dhe vendimi i ankimuar janë me mangësi që mund të ndreqen në gjykatën e apelit, kjo e fundit mbi kërkimin e palës apo kryesisht merr një vendim të ndërmjetëm, jo për riçelje të hetimit, por për përsëritjen pjesërisht apo tërësisht të hetimit gjyqësor, duke u mjaftuar me leximin e akteve të gjykimit në shkallë të parë apo dhe me marrjen e provave të reja. Në rastin e fundit, ky vendim do të shoqërohet dhe me respektimin e kërkesave të nenit 213 të Kodit të Procedurës Civile në lidhje me nenet 11, 12, si dhe me dispozitat e tjera të po këtij Kodi, që parashikojnë marrjen e provave.

27. Duke iu rikthyer çështjes në shqyrtim, nga përmbajtja e pyetjeve drejtuar ekspertëve, rezulton se ato janë të njëjtat me pyetjet e drejtuara gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore datë 14.04.2008, për të cilat ekspertët kanë parashtruar se ato janë të karakterit juridik dhe jo teknik.

27.1. Me akt ekspertimin e datës 05.05.2008, ekspertët kanë dhënë po të njëjtat madhësi sipërfaqe sikurse është parashtruar ut supra (pika 21.1. e këtij vendimi), ndërsa në lidhje me pyetjen e gjykatës se “sa është sipërfaqja funksionale e objektit të privatizuar si banesë nga të paditurit, në momentin e privatizimit, pra në vitin 1994 duke e specifikuar atë për secilën nga banesat e të paditurve?”, grupi i ekspertëve ka patur mendimin se kjo pyetje “...kërkon interpretim juridik që nuk është në natyrën e grupit të ekspertëve;...” (faqe 7 e akt ekspertimit, faqe 81 e dosjes gjyqësore, fashikulli i gjykatës së apelit).

27.2. Ky akt ekspertimi është bërë objekt shqyrtimi në seancat gjyqësore pasardhëse. Meqënëse ekspertët nuk i kanë kthyer përgjigje ripyetjes së gjykatës “Trualli rreth e rrotull objektit banesë e privatizuar duhet të konsiderohet truall i lirë apo truall i zënë në kuptim të ligjit?” (faqe proces verbali gjyqësor 52), gjykata ka vendosur të thërrasë eksperten Suzana Sinani, “...e cila do t’i japë përgjigje pyetjeve të shtruara nga gjykata,...” (faqe 54 proces verbali).

28. Në seancën gjyqësore të datës 29.05.2008, gjykata i ka caktuar ekspertes Suzana Sinani, në formën e pyetjeve, këto detyra: “1. Sa është sipërfaqja funksionale e objektit të privatizuar në vitin 1994 për secilin të paditur. 2. Trualli i kthyer nga K.K.K. pronave është i zënë apo i lirë si konsiderohet nga ekspertët”.

29. Ky kolegj, në referencë të përmbajtjes së aktit të ekspertimit të kryer nga ekspertja Suzana Sinani (datë 02.07.2008) dhe vendimit të gjykatës së apelit, evidenton se nga ana e ekspertes është dhënë mendim juridik lidhur me sipërfaqet që konsiderohen funksionale dhe ato të lira, për të cilat ekspertja është shprehur se “ju takon” të paditurve. Mendimi i ekspertes është vënë në themel të zgjidhjes së mosmarrëveshjes objekt gjykimi nga ana e gjykatës. Ky qëndrim bie ndesh me nenet 224/a dhe 224/b§3 të Kodit të Procedurës Civile, për arsye se nuk është në misionin e ekspertit të japë mendim juridik, nuk mund të bëhet interpretimi juridik i nocioneve “truall funksional”, “truall i lirë apo i zënë” nga eksperti. Mendimi i tij tekniko-profesional merret parasysh dhe vlerësohet nga gjykata në tërësinë e provave të administruara gjatë gjykimit.

29.1. Qenia e lirë apo e zënë e një sipërfaqeje toke, trualli, dhe nëse është ose jo pjesë funksionale e një objekti, janë çështje të karakterit juridik që zgjidhen nga gjykata me vendimin përfundimtar dhe jo sikurse ka vepruar gjykata e apelit në rastin konkret.

30. Akti i ekspertimit është kontestuar nga pala paditëse e kundërpaditur, por në vendimin e gjykatës nuk gjejnë përgjigje pretendimet e kësaj pale. Gjykata kishte detyrimin ligjor që, jo vetëm t’u jepte përgjigje pretendimeve të palës paditëse të kundërpaditur, njëkohësisht të jepte dhe arsyet ligjore se përse është mbështetur në aktin e ekspertimit të sipër treguar.

31. Lidhur me themelin e çështjes, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e vlerëson të gabuar interpretimin që u ka bërë gjykata e apelit nenit 3 të ligjit nr.7698, datë 15.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarëve” dhe nenit 10 të ligjit nr.7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore”.

32. Gjykata e apelit nuk ka patur në konsideratë se marrëdhëniet që krijohen për secilën palë ndërgjyqëse, fillimisht me shtetin dhe më pas midis tyre, ju përkasin dy regjimeve të ndryshme juridike. Pala paditëse e kundërpaditur themelon të drejtën e pretenduar në rregullimet e bëra në ligjin nr.7698/1993, ndërsa pala e paditur kundërpaditëse parashtron si burim të së drejtës së pretenduar ligjin nr.7652/1992 dhe ligjin nr.7698/1993.

32.1. Në këto rrethana gjykata e apelit kishte detyrimin që, në ballafaqim midis dy regjimeve juridike: atij të bërë me ligjin nr.7698/1993 dhe atij të bërë me ligjin nr.7652/1992, duke marrë në analizë tërësore dhe faktet konkrete, të përcaktonte në këtë kolizion midis dy rregullimeve të ndryshme ligjore dispozitat e cilit ligj do të zbatohen.

33. Në argument sa më sipër, ky kolegj vlerëson se gjykata e apelit nuk ka kryer një hetim gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm në përputhje me ligjin (neni 14 i K.Pr.Civile në fuqi në kohën e shqyrtimit të çështjes), nuk ka bërë një analizë tërësore dhe objektive të provave (neni 126), po kështu nuk ka respektuar kërkesat e pikave 1 dhe 2 të nenit 310/II të Kodit të Procedurës Civile.

34. Ky Kolegj gjen me vend të parashtrojë se procesi civil ka për qëllim zhvillimin e një gjykimi që konsiston në vlerësimin nga pikëpamja e së drejtës të një fakti ose një grup faktesh, por domosdoshmërisht këto të fundit para se të vlerësohen nga gjykata duhet të vërtetohen. Në të kundërt, sikundër është rasti konkret, vendimi nuk është i argumentuar dhe as i bazuar në ligj.

34.1. Në rrethanat e mësipërme, ky kolegj vlerëson se vendimit të gjykatës së apelit i mungon argumentueshmëria, që do të thotë se vendimi nuk përputhet plotësisht me të dhënat objektive të çështjes dhe për rrjedhojë është dhe i pambështetur në ligj.

35. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, vlerëson të prishë vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të dërgojë çështjen për rishqyrtim në po atë gjykatë.

36. Në rigjykim, gjykata e apelit, për t’iu dhënë zgjidhje problemeve të mësipërme, në respektim të të drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil, ka për detyrë që të zhvillojë një proçes të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14) dhe, duke bërë një “cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen” ta zgjidhë atë “në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi” (neni 16).

36.1. Gjykata t’u bëjë të qartë palëve se është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin, të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm e të provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Në zgjidhjen e drejtë e ligjore të mosmarrëveshjes, ashtu si palët kanë të drejta, ato kanë dhe detyrime “që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara” në Kodin e Procedurës Civile (neni 3).

36.2. Gjithashtu, gjykata e apelit për të garantuar një proces të rregullt ligjor, në mbështetje të neneve 486, 493 e 465 të Kodit të Procedurës Civile, qoftë edhe kryesisht, duke mbajtur parasysh konkluzionet e mësipërme të këtij vendimi, duhet të përsërisë hetimin gjyqësor nëpërmjet të cilit të verifikojë e të identifikojë ekzistencën ose jo të rrethanave ligjore që përbëjnë shkakun e padisë dhe të kundërpadisë në gjykim.

36.3. Në vlerësim të natyrës juridike të mosmarrëveshjes, shkakut të lindjes së saj, gjykata duhet të përcaktojë me vendim për secilën palë faktet që duhet të provohen prej tyre, provat që lejohen të paraqiten nga secila palë veçmas, vlerën provuese të secilës provë, si dhe barrën e provës për secilën palë.

36.4. Në funksion të zgjidhjes së drejtë të çështjes dhe për sqarim të plotë të situatës juridike, gjykata, bazuar: (i) në nenin 224/a të Kodit të Procedurës Civile, për konstatimin dhe sqarimin e fakteve të tilla si ato që kanë të bëjnë me gjendjen reale nga pikëpamja teknike të sendit objekt rivendikimi në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit nr.7698/1993, në momentin e kalimit të ish depos së armatimit në fond banese dhe në atë të privatizimit të saj nga të paditurit kundërpaditës, që kanë lidhje me mosmarrëveshjen në gjykim e për të cilat kërkohen njohuri të posaçme nga fusha të tjera të shkencës, të urdhërojë kryerjen e një akt ekspertimi me grup ekspertësh; (ii) në nenet 223 dhe 224 të Kodit të Procedurës Civile, të urdhërojë marrjen e praktikës dokumentare të privatizimit të kryer nga të paditurit kundërpaditës dhe atë të nxjerrjes së vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave objekt kundërshtimi në kundërpadi.

36.5. Gjithashtu, gjykata duhet të ketë në konsideratë dhe efektet e ligjit nr.9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar.

37. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit, do ta lejojnë gjykatën e apelit, që në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e çështjes.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485/c të Kodit të Procedurës Civile.


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish