Nr I vendimit Data palët faqe


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



Download 2,4 Mb.
bet11/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   7   8   9   10   11   12   13   14   ...   173

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N


RRETHANAT E ÇËSHTJES

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se ankuesja e këtij gjykimi, Myzejen Zyka (Ferhataj) është një nga trashëgimtarët ligjorë të trashëgimlënësit Sinan Ferhataj, vdekur më datë 06.12.2001.

2. I ndjeri Sinan Ferhataj, me vendimin nr.77, datë 13.04.1995 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Bashkisë Vlorë, i janë kthyer disa sipërfaqe trualli të ndodhura në Lagjen Skelë-Vlorë, të cilat nuk ka mundur t’i verë në posedim të tij, pasi posedoheshin nga të tretë

3. Në këto kushte i është drejtuar me padi rivendikimi Gjykatës së Rrethit Vlorë, e cila, me vendimin nr.551, datë 15.04.2002, ndër të tjera, ka vendosur “Të detyrojë të paditurin Teli Mati të lirojë dhe t’i dorëzojë paditësit sipërfaqen prej 270 m2 të ndodhur në lagjen Skelë Vlorë me këto kufizime:...Të detyrojë të paditurin Shefit Hasani të lirojë dhe t’i dorëzojë paditësit sipërfaqen e truallit prej 220 m2 të ndodhur në Lagjen Skelë Vorë...Të detyrojë të paditurin Veiz Breshani të lirojë dhe t’i dorëzojë paditësit sipërfaqen e truallit prej 680 m2 të ndodhur në lagjen Skelë Vlorë me këto kufizime: V-rrugë lagje; J-trualli të zot; L-Pishina; P-rrugë lagje”.

4. Mbi kërkesën e Myzejen Zyka, trashëgimtare ligjore e Sinan Ferhataj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.353, datë 18.042008, ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit të vendimit nr.551, datë 15.04.2002 të Gjykatës së Rrethit Vlorë.

5. Zyra e Përmbarimit Vlorë ka filluar procedurat për ekzekutimin e vendimit gjyqësor të sipërcituar, por ndërkohë është vënë në dijeni se nga ana e Veiz Breshanit (një nga debitorët ndaj të cilit po ekzekutohej vendimi gjyqësor nr.551, datë 15.04.2002) kishte paraqitur ankim kundër vendimit të vënë në ekzekutim të detyrueshëm (vërtetimi i datës 08.04.2009 i Kancelarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, sipas të cilit dosja që i përket çështjes civile me palë Paditës: Sinan Ferati, të paditur: Sefedin Muco, Qerim Vangjeli, Veiz Breshani, Shefit Hasani, Teli Mati, është nisur në Gjykatën e Apelit Vlorë, mbi ankimin e paraqitur nga Veiz Breshani).

5.1. Në këto rrethana, Zyra e Përmbarimit Vlorë, bazuar në nenet 451, 510/a, 616/c dhe 617 të Kodit të Procedurës Civile, me vendimin nr.188 Prot., datë 24.04.2009, ka vendosur: “Pezullimin e ekzekutimit të titullit ekzekutiv nr.551, dt. 15.4.2002 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë”, me argumentin se “në datë 09.04.2009 është depozituar nga palët e interesuara një vërtetim i lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me anë të cilit vërtetohet se pala debitore ka paraqitur një ankim kundër vendimit nr.551, dt. 15.4.2002 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Vlorë. Gjithashtu është depozituar dhe një kopje e ankimit. Në kushtet kur vendimi nuk ka marrë formë të prerë çka do të thotë që nuk përbën “titull ekzekutiv”, ka çmuar të pezullojë ekzekutimin e detyrueshëm.

6. Ankuesja Myzejen Zyka, me pretendimin se vendimi i përmbaruesit, gjyqësor që ka vendosur pezullimin e ekzekutimit, është i pambështetur në ligj, pasi nuk mund të pezullohet ekzekutimi i një vendimi gjyqësor të formës së prerë, titull ekzekutiv, nga një vërtetim i kancelarit të gjykatës, nuk ndodhemi përpara asnjë prej rasteve të parashikuara në nenin 615/c, ç dhe 297 të Kodit të Procedurës Civile

7. Nëpërmjet prapësimeve, personi i tretë, Zyra e Përmbarimit Vlorë ka parashtruar se, në kushtet kur vendimi gjyqësor nuk ka marrë formë të prerë, pasi ndaj tij është ushtruar ankim dhe çështja është për shqyrtim në gjykatën e apelit, ai nuk është titull ekzekutiv, mbështetur në dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, me të drejtë kemi vendosur pezullimin e ekzekutimit të tij.

8. Po kështu, nëpërmjet prapësimeve personi i tretë, Veiz Breshani ka parashtruar se vendimi i pezullimit të ekzekutimit të vendimit gjyqësor nr.551, datë 15.04.2002 i zyrës përmbarimore është i drejtë dhe gjen mbështetje në nenet 616 e 617 të Kodit të Procedurës Civile; nga provat shkresore rezulton se vendimit gjyqësor i është dhënë formë të prerë në kundërshtim dhe pa u respektuar ligji (neni 316 i po këtij Kodi), pasi ai nuk ju është komunikuar sipas ligjit pjesëmarrësve në atë gjykim, sapo jemi vënë në dijeni kemi ushtruar ankim dhe çështja është për gjykim në gjykatën e apelit dhe derisa të shpallet vendimi nga kjo gjykatë, ky vendim nuk është i formës së prerë dhe nuk përbën titull ekzekutiv

9. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.1663, datë 22.06.2009, ka rrëzuar ankimin e Myzejen Zyka.

9.1. Në rrëzimin e ankesës, gjykata, pasi citon nenet 615/ç, 617§1, arsyeton: - “...se pezullimi i ekzekutimit mund të vendoset edhe nga përmbaruesi gjyqësor, ku ky i fundit përveç shkaqeve të parashtruara në pikat a, b dhe c të K.Pr.Civile mund të vendosë pezullimin e ekzekutimit dhe në raste të tjera të parashikuara nga ligji”; - “Në rastin konkret nga provat shkresore...rezulton që kundër vendimit nr.551, datë 15.04.2002..., i cili përbënte edhe objekt ekzekutimi..., të jetë paraqitur ankim në Gjykatën e Apelit Vlorë nga njëra prej palëve të paditura në atë gjykim dhe konkretisht nga ana e të paditurit Veiz Breshani, fakt ky i cili të shpie në përfundimin se një vendim i tillë, nuk mund të konsiderohet vendim i formës së prerë dhe për rrjedhojë titull ekzekutiv,...”; - Fakti që në këtë vendim gjyqësor “...rezulton që të jetë vënë shënimi që një vendim i tillë rezulton të ketë marrë formë të prerë pa u ankimuar, nuk mund të përbëjë shkak për vazhdimin e ekzekutimit..., sa kohë që një vendim i tillë në kuptim të nenit 316 të K.Pr.Civile nuk rezulton që t’i jetë komunikuar të paditurit në atë gjykim Veiz Breshani, ku ky i fundit pas rënies në dijeni të një vendimi të tillë, rezulton që të ketë paraqitur ankim..., pa pasuri nevojë për të paraqitur kërkesë për rivendosje në afat në të kundërt nga sa pretendohet nga ana e ankueses..., për shkak se në kuptim të nenit 444 të K.Pr.Civile afati për të bërë ankim për palët në mungesë fillon nga dita e njoftimit të vendimit”.

10. Mbi ankimin e Myzejen Zyka, Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.207, datë 18.11.2010, ka ndryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe ka pranuar ankimin, duke shfuqizuar vendimin nr.188, datë 24.04.2009 të përmbaruesit gjyqësor për pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr.551, datë 15.04.2002 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

10.1. Në ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, gjykata e apelit arsyeton- “Paraqitja e ankimit kundër një vendimi që rezulton nga shënimi i kancelarit se ka marrë formë të prerë nuk të çon në konkluzionin se ky vendim nuk është më i formës së prerë, pra nuk rezulton të jetë titull ekzekutiv”; - “Përmbaruesi gjyqësor, pas paraqitjes së vërtetimit të kancelarit të Gjykatës së shkallës së parë kishte për detyrë të hetonte nëse çështja ka përfunduar së gjykuari në Gjykatën e Apelit dhe çfarë ka vendosur gjykata e apelit, për më tepër që nga ankuesja pretendohet se ndaj këtij ankimi gjykata e Apelit duhet të vendosë mospranimin e ankimit, pasi është paraqitur nga një person i palegjitimuar, që është shtetasi Malent Breshani që nuk ka tagër përfaqësimi për të paditurin Veiz Breshani për të paraqitur ankim kundër vendimit nr.551...”; - “...shënimi i kancelarit se vendimi ka marrë formë të prerë kushtëzon përmbaruesin gjyqësor për kryerjen e procedurave përkatëse për ekzekutimin e këtij vendimi, ndërsa paraqitja e vërtetimit nga ana e kancelarit se ndaj këtij vendimi të formës së prerë është paraqitur ankim nuk e vendos atë përpara detyrimit për të pezulluar ekzekutimin e titullit ekzekutiv”; - “Rastet e pezullimit të ekzekutimit të titullit ekzekutiv janë të parashikuara shprehimisht në nenin 615 të K.Pr.Civile dhe asnjë prej tyre nuk parashikon që ekzekutimi të pezullohet për shkak të paraqitjes së një vërtetimi të kancelarit se, është paraqitur ankim kundër këtij vendimi gjyqësor”.

11. Kundër vendimit të gjykatës së apelit, ka ushtruar rekurs personi i tretë, Veiz Breshani, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

LIGJI I ZBATUESHËM

12. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

12.1. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

12.2. Neni 29 i K.Pr.Civile: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore.



Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

13. Se rekursi i paraqitur nga personi i tretë, Veiz Breshani, përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.207, datë 18.11.2010 të Gjykatës së Apelit Vlorë.

14. Nga shqyrtimi i akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, vendimeve të gjykatave të faktit, si dhe shkaqeve të parashtruara në rekurs, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi nr.207, datë 18.11.2010 i Gjykatës së Apelit Vlorë, me të cilin është ndryshuar vendimi nr.1663, datë 22.06.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe pranuar ankimi i Myzejen Zyka kundër vendimit nr.188, datë 24.04.2009 të përmbaruesit gjyqësor, është rrjedhojë e mosrespektimit të ligjit dhe për këtë shkak duhet të prishet.

15. Arsyetimi dhe përfundimi i gjykatës së apelit është rrjedhojë e keqinterpretimit dhe zbatimit të gabuar të dispozitave të Pjesës Katërt të Kodit të Procedurës Civile, që kanë të bëjnë me ekzekutimin e detyrueshëm të titujve ekzekutivë, çka e bën vendimin e kësaj gjykate të pambështetur në ligj.

16. Përkundrejt vendimit të gjykatës së apelit, ky kolegj vlerëson se konkluzioni i gjykatës së shkallës së parë gjen mbështetje në dispozitat ligjore të zbatueshme për rastin konkret dhe në gjendjen e fakteve të pranuara të vërtetuara gjatë gjykimit dhe për këtë shkak vendimi i kësaj gjykate duhet të lihet në fuqi.

17. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se gjykata e apelit ka zgjidhur çështjen bazuar në kundërshtim me frymën e dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, ratio legis, lidhur me kuptimin e vendimit gjyqësor që përbën titull ekzekutiv dhe procedurat që duhen ndjekur nga shërbimi përmbarimor gjatë ekzekutimit të detyrueshëm.

17.1. Gjykata e apelit, në zgjidhjen e dhënë, ndonëse referon në nenet 510/a, 511 dhe 516 të Kodit të Procedurës Civile, anashkalon faktet e pranuara të vërtetuara gjatë gjykimit të kësaj çështje që, në kuptim të nenit 451 të po këtij Kodi, vendimi nr.551, datë 15.04.2002 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë nuk është i formës së prerë dhe i ekzekutueshëm.

17.2. Gjykata e apelit, duke mos vlerësuar drejt faktin se ndaj vendimit nr.551, datë 15.04.2002 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë nga ana e Veiz Breshani është ushtruar ankim dhe se çështja është për gjykim po pranë kësaj gjykate, gabon kur ndryshon vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe shfuqizon vendimin e pezullimit të shërbimit përmbarimor.

18. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen me vend të parashtrojë se, sipas legjislacionit tonë, një vendim gjyqësor civil, përfundimtar bëhet i ekzekutueshëm kur ai merr formë të prerë me një nga mënyrat e parashikuara në nenin 451 të Kodit të Procedurës Civile dhe përbën res judicata për çka është vendosur midis palëve ndërgjyqëse, për të njëjtin objekt dhe për të njëjtin shkak (neni 451/a i K.Pr.Civile). Kjo do të thotë se ai mund të vihet në ekzekutim të detyrueshëm, në qoftë se nuk ekzekutohet vullnetarisht.

18.1. Procesi i ekzekutimit të një vendimi përfundimtar, i filluar nga shërbimi përmbarimor, si rregull, duhet të vazhdojë pa ndërprerje deri në përfundimin e ekzekutimit. Por ekzekutimi mund të pezullohet (neni 615 i K.Pr.Civile) kur ekzistojnë rrethana që i ndalojnë veprimet ekzekutive dhe ky pezullim vazhdon deri në zhdukjen e shkaqeve ose pengesave që rrjedhin nga këto rrethana. Pezullimi i procesit të ekzekutimit shënon vetëm një ndalim të përkohshëm të tij. Në rast se rrethanat që kanë sjellë pezullimin e ekzekutimit pasojnë me prishjen apo ndryshimin vendimit përfundimtar të vënë në ekzekutim të detyrueshëm, krahas rasteve të tjera të parashikuara në nenin 616 të Kodit të Procedurës Civile, vendoset pushimi i ekzekutimit.

19. Referuar situatës konkrete, që përbën objektin e këtij gjykimi, dhe situatës juridike të krijuar nga goditja e vendimit gjyqësor të vënë në ekzekutim të detyrueshëm nga palët ndërgjyqëse, ky kolegj vlerëson se rrethanat e krijuara pas vënies në ekzekutim të detyrueshëm të vendimit gjyqësor nr.551, datë 15.04.2001 përbëjnë pengesë ligjore për vazhdimin e ekzekutimit të tij.

19.1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se të paditurit e atij gjykimi: (i) Pilo Mati, me vendimin nr.165, datë 23.09.2010 të Gjykatës së Apelit Vlorë është rivendosur “...në afat të ankimit kundër vendimit nr.551, datë 15.04.2002...”, dhe po kështu, (ii) rezulton se Gjykata e Apelit Vlorë, pasi ka shqyrtuar ankimin e Veiz Breshanit, me vendimin nr.181, datë 24.10.2012, ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr.551, dt. 15.04.2001 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues”.

20. Ndryshe nga gjykata e apelit, ky kolegj vlerëson se, ashtu sikurse shënimi i Kancelarit të gjykatës që vendimi gjyqësor ka marrë formë të prerë dhe është bërë i ekzekutueshëm është një veprim zyrtar, mbi bazën e të cilit gjykata lëshon urdhërin e ekzekutimit edhe shkresa e datës 08.04.2009 e Kancelarit të gjykatës, nga përmbajtja e së cilës rezulton se ndaj vendimit nr.551, datë 15.04.2001 është ushtruar ankim nga Veiz Breshani dhe dosja do t’i përcillet gjykatës së apelit për shqyrtim, është një akt zyrtar, që në kuptim të nenit 253 të Kodit të Procedurës Civile përbën provë të plotë, derisa nuk është goditur për falsitet.

20.1. Pra, ushtrimi i ankimit nga Veiz Breshani kundër vendimit gjyqësor të sipërcituar dhe kalimi i dosjes gjyqësore gjykatës së apelit përbën pengesë ligjore për zhvillimin e mëtejshëm të veprimeve përmbarimore dhe njëkohësisht, shkak ligjor për pezullimin e tyre.

21. Ndërkohë, evidentohet se Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.181, datë 24.10.2012, ka vendosur “Prishjen e vendimit nr.551, datë 15.04.2002 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues”. Kundër këtij vendimi është ushtruar rekurs dhe çështja ka kaluar për shqyrtim në Gjykatën e Lartë, regjistruar me nr.11111-00528-00-2013, datë regjistrimi 28.02.2013.

22. Në këto rrethana ligjore dhe fakti, ky kolegj vlerëson se vendimi i gjykatës së apelit nuk gjen mbështetje në ligj dhe si i tillë duhet prishur.

22.1. Nga ana tjetër, pavarësisht arsyetimit jo koherent, ky kolegj e gjen të mbështetur në ligj konkluzionin e gjykatës së shkallës së parë, që ka rrëzuar ankimin e Myzejen Zyka.

23. Për sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.207, datë 18.11.2010, i Gjykatës së Apelit Vlorë duhet të prishet dhe të lihet në fuqi vendimi nr.1663, datë 22.06.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/b të Kodit të Procedurës Civile.

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.207, datë 18.11.2010 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.1663, datë 22.06.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Tiranë, më 09.10.2014

Nr.11211-01598-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3009 i Vendimit (496)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Nuni Kryesues

Guxim Zenelaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 09.10.2014 mori në shqyrtim çështjen civile me nr.01598/11, që u përket palëve:

PADITËS I K/PADITUR: HYSNI QORDJA në mungesë

TË PADITUR K/PADITËS: HALIL HASA, SADETE HASA, GENTIAN HASA, SADIK HASA në mungesë

TË PADITUR NË PADI: BEJTE HASA, RESMIJE SHKOZA (HASA), HATIXHE RAMALIU (HASA), NADIRE HYSA (HASA) në mungesë

PERSON I TRETË NË PADI: BASHKIM LAMAJ në mungesë

OBJEKTI I PADISË:

Detyrimi i palëve të paditura të më njohin pronar

mbi sipërfaqen e pyllit prej 3300 m2 ndodhur në Lanabregas Tiranë.

Detyrimin e të paditurve të përfundojnë procedurat e kontratës së shitjes definitive

në zbatim të kontratës provizore nr.3411 Rep. nr.294 Kol., datë 31.01.2004

lidhur mes meje dhe të paditurit Halil Hasa për sipërfaqen e pyllit prej 3300 m2.

Baza Ligjore: Nenet 690-692, 750 të K.Civil.

Neni 154 e vijues i K.Pr.Civile.

OBJEKTI I KUNDËRPADISË:

Deklarimi i pavlefshmërisë së veprimit juridik kontratës

nr.3411 Rep. nr.294 Kol., datë 31.01.2004 lidhur mes Halil Hasa

dhe Hysni Qordja për sipërfaqen e pyllit prej 3300 m2.

Baza Ligjore: Nenet 75, 76/d, 78, 83, 92/a, 94/ç të K.Civil.

Neni 160 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.9918, datë 25.11.2009, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesë-padisë si të pambështetur në ligj e në prova.

Pranimin e kundërpadisë.

Konstatimin e pavlefshmërisë së veprimit juridik kontratë nr.316 Rep. nr.52 Kol., datë 30.01.2004 duke kthyer palët në gjendjen e mëparshme.

Shpenzimet gjyqësore të padisë dhe kundërpadisë në ngarkim të palës paditëse.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.309, datë 11.02.2011, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit civil nr.9918, datë 25.11.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.



Kundër vendimit të gjykatës së apelit, ka ushtruar rekurs paditësi i kundërpaditur Hysni Qordja, me të cilin kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe pranim in e padisë dhe rrëzimin e kundërpadisë, për këto shkaqe:

  • Gjykata në kundërshtim me nenin 103 të Kodit Civil, ka pranuar kundërpadinë e palës së paditur, me objekt: “Deklarim i pavlefshëm i veprimit juridik kontratës nr.316 Rep. nr.52 Kol., datë 30.01.2004”, për arsye se ajo është ngritur jashtë afatit të parashkrimit 5 vjeçar. Kundërpadia është depozituar në gjykatë, në datë 05.03.2009, rreth dy muaj tej afatit procedural. Gjykata duhet të kishte vendosur mos pranimin e saj që në momentin e depozitimit. Ky veprim bie ndesh me ligjin material.

  • Gjykata ka bërë analiza pa vlerë e të gjata, për ta paraqitur çështjen sa më të komplikuar dhe të vështirë për tu kuptuar, me qëllim njëanshmërinë e vendimit.

  • Në kundërshtim me faktet dhe ligjin gjykata thekson se i padituri ka kryer veprimin në emër të tij dhe të personave të përfaqësuar me prokurë, por në vazhdim të këtij arsyetimi thekson se paska një akt njoftimi i cili ka penguar të drejtën e të paditurit, për të kryer veprime si përfaqësues i të paditurve të tjerë.

  • I padituri ka paraqitur tek noteri, vendimin e K.K.K. Pronave të paditurve, prokurat e përfaqësimit, në të cilat autorizohet që të shesë pjesë nga pasuria e tyre duke nënshkruar në emër të paditurve të tjerë. Mbi këto akte noteri është bazuar në hartimin e kontratës së shitjes, pra kryerjen e veprimit juridik. Akti i njoftunisë për revokimin e prokurave nuk i është dorëzuar noteres dhe nuk më është bërë i ditur mua si blerës. Pra rezulton se noteri i ka kryer veprimet në përputhje me ligjin dhe sipas formës së kërkuar nga ligji.

  • Gjykata e Apelit kishte parapërgatitur vendimin sepse nuk na u dha e drejta për të lexuar pretendimet tona, duke deklaruar se e ka të qartë çështjen, por mu kërkua të dorëzoja vetëm përgatitjen me shkrim të avokatit dhe nuk u shkruajt asgjë në proçes-verbal.

Të paditurit kundërpaditësa Sadete Hasa, Gentjan Hasa, Halil Hasa dhe Sadik Hasa, kanë ushtruar kundër rekurs, me të cilin kërkojnë mospranimin e rekursit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit, për këto shkaqe:

  • Pretendimet e parashtruara në rekurs nuk kanë asnjë bazë ligjore.

  • Paditësi bën përpjekje të fitojë pronën tonë me dokumente të paligjshme e të përpiluara në mashtrim.

  • Vendimet e gjykatave janë marrë mbi një analizë të plotë, të paanshme, ligjore dhe mbështeten në provat e administruara gjatë gjykimit. Gjykatat kanë përcaktuar drejt dhe konform dispozitave të Kodit Civil, pavlefshmërinë e kontratës mbi të cilën paditësi pretendon se ka fituar pronësinë mbi sipërfaqen prej 3.300 m2.

  • Akti mbi të cilin paditësi mbështetet është absolutisht i pavlefshëm. Ky akt është bërë në kundërshtim të hapur me ligjin.

  • Paditësi lidhur me nënshkrimin e Halil Hasës nuk thotë të vërtetën. Firma e tij është marrë në mashtrim, i cili ka firmosur pa e lexuar kontratën, pasi personi i tretë, Bashkim Lamaj i ka thënë se kjo firma jote duhet për të përfunduar dokumentacionin për kthimin e pronës nga pyjorja.

  • Përpiluesi i kontratës është Bashkim Lamaj. Kjo del qartë nga përmbajtja e saj, kur thuhet se në shumën e paguar si çmim i blerjes futen edhe shpenzimet për ndjekjen e dokumentacionit për 16 dynym pyll.

  • Si i padituri Halil Hasa edhe paditësi Hysni Qordja, kanë qenë në dijeni të faktit se kishim revokuar prokurën dhe në këto kushte i padituri Halil Hasa po ta kishte lexuar kontratën nuk do ta firmoste, pasi ai e dinte se nuk kishte më të drejtë, e dinte që prokura ishte revokuar nga ne.

  • Nuk qëndrojnë as pretendimet se gjykimi nuk është zhvilluar konform rregullave. Përkundrazi në gjykatën e apelit, në fillim ju dha fjala paditësit meqenëse kishte bërë ai ankimin i cili u shpreh se nuk kishte gjë tjetër veç atyre të paraqitura me shkrim dhe pastaj na u dha neve fjala.

Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   7   8   9   10   11   12   13   14   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish