Nr I vendimit Data palët faqe


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



Download 2,4 Mb.
bet12/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   8   9   10   11   12   13   14   15   ...   173

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N


RRETHANAT E ÇËSHTJES

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se të paditurve kundrapaditës të këtij gjykimi Halil Hasani, Gentjan Hasa e Sadik Hasa dhe të paditurve të tjerë Bejte Hysa (Hasa), Resmija Shkoza (Hasa), Hatixhe Ramaliu (Hasa), Nadire Hysa (Hasa), Sadete Hasa, me vendimin nr.43, datë 29.03.2002, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i Prefekturës së Qarkut Tiranë, si trashëgimtarë të ish-pronarit Sadik Hasa, ju ka kthyer në natyrë 16 dynym pyll të ndodhur në fshatin Lanabregas Tiranë.

2. Rezulton se midis paditësit Hysni Qordja, me cilësinë e blerësit dhe të paditurit Halil Hasani për vete dhe si përfaqësues i bashkëpronarëve Bejte Hysa (Hasa), Resmija Shkoza (Hasa), Hatixhe Ramaliu (Hasa, Nadire Hysa (Hasa), Sadete Hasa, Gentjan Hasa e Sadik Hasa, të gjithë me cilësinë e shitësit, është nënshkruar kontrata e datës 30.01.2004.

2.1. Nga përmbajtja e kontratës del se “Zoti Halil Hasa, me vullnetin e tij të lirë e të plotë dhe me të drejtën që i njohin prokurat e mësipërme (pasqyruara në pjesën hyrëse të kontratës), deklaron se 3300 m2 (Tremijë e treqind) nga toka e përshkruar më lart, parcelën 115 C/1, e cila kufizohet..., ja ka shitur Zotit Hysni Qordja në qershor të vitit 2001, nga i cili ka marrë 1.400.000 lekë, shumë e përcaktuar me mirëkuptim për këtë shitje nga të dy palët. Në këtë shumë futen edhe të gjitha shpenzimet për ndjekjen e dokumentacionit për 16 dynymët e mësipërm”.

2.2. Në kontratë pasqyrohet: (i) se “Shitësi deklaron se tokën prej 3300 m2 ja ka dorëzuar blerësit, i cili deklaron se ka marrë tokën dhe i ka dorëzuar shitësit shumën e të hollave të përcaktuara midis tyre”; (ii) “Palët nuk kanë asnjë pretendim ndaj njëri tjetrit, me përjashtim të pretendimit për të bërë kontratën e rregullt të shitblerjes së kësaj prone, e cila do të bëhet në momentin që do të regjistrohet prona në Z.R.P.Paluajtshme Tiranë dhe do të merret çertifikata e pronësisë”; (iii) “Palët kanë rënë dakord që në momentin që do të regjistrohet prona në Z.R.P.P. Tiranë, një kopje e kësaj kontrate të depozitohet në Z.R.P.P. Tiranë për të bërë bllokimin e 3300 m2, sipas gent-planit të bashkëngjitur, që faktikisht është blerë nga Z. Hysni Qordja, e cila do të shërbejë deri në momentin e bërjes së kontratës së rregullt të shitblerjes së tokës”.

2.3. Kontrata është përpiluar jashtë zyrës noteriale dhe nga ana e noterit është bërë vërtetimi i nënshkrimit të palëve, të cilat e kanë nënshkruar atë në praninë e noterit, po më datë 30.01.2004, me nr.316 Rep. nr.52 Kol.

3. Rezulton se Halil Hasa ka nënshkruar në këtë kontratë si përfaqësues i të përfaqësuarve (shitësit e tjerë) Bejte Hysa (Hasa), Resmija Shkoza (Hasa), Hatixhe Ramaliu (Hasa), Nadire Hysa (Hasa), Sadete Hasa, Gentjan Hasa e Sadik Hasa, bazuar në prokurat nr.3411/294, datë 09.07.2002 dhe nr.3458/302, datë 11.07.2002.

3.1. Me prokurën e posaçme nr.3411 Rep. nr.294 Kol., datë 09.07.2002, të përfaqësuarit Bejte Hysa (Hasa), Resmija Shkoza (Hasa), Hatixhe Ramaliu (Hasa), Nadire Hysa (Hasa), Sadete Hasa dhe Gentjan Hasa kanë emëruar “...përfaqësues të posaçëm, Z. Halil Hasa...i cili ka të drejta dhe kompetenca të plota për të kryer të gjitha veprimet ligjore që lidhen me pasurinë e paluajtshme që ne kemi në bashkëpronësi të pandarë, e marrë kjo me Vendim të K.K. e Kompensimit të Pronave me nr.43 dt. 29.03.2002...Pra përfaqësuesi ynë ka të drejtë që sipërfaqen prej 16 dynym Pyll në vendin e quajtur Lanabregas ta regjistrojë në emrin tonë dhe pas kësaj ka të drejtën ta disponojë këtë pasuri...Në të gjitha veprimet e tij që lidhen me sa më sipër i konsiderojmë të drejta e të mirëqena njëlloj sikur të ishim vetë prezent...”.

3.2. Me prokurën e posaçme nr.3458 Rep. nr.302 Kol., datë 11.07.2002, i përfaqësuari Sadik Hasa ka emëruar “...përfaqësues të posaçëm, Z. Halil Hasa...i cili ka të drejta dhe kompetenca të plota për të kryer të gjitha veprimet ligjore që lidhen me pasurinë e paluajtshme që ne kemi në bashkëpronësi të pandarë, e marrë kjo me Vendim të K.K. e Kompensimit të Pronave me nr.43 dt. 29.03.2002... Pra përfaqësuesi im ka të drejtë që sipërfaqen prej 16 (...) dynym Pyll në vendin e quajtur Lanabregas, Komuna Dajt,...Ai ka të drejtën ta regjistrojë në emrin tonë dhe pas kësaj ka të drejtën ta disponojë vetëm këtë pasuri... të gjitha veprimet e tij që lidhen me sa mësipër i konsiderojë të drejta e të mirëqena njëlloj sikur të isha vetë prezent...”.

4. Me Akt Njoftuninë nr.5331 rep. nr.369 Kol., datë 14.10.2003 Bejte Hysa (Hasa), Resmija Shkoza (Hasa), Hatixhe Ramaliu (Hasa), Nadire Hysa (Hasa), Sadete Hasa dhe Gentjan Hasa kanë deklaruar “...se revokojmë prokurën që kemi bërë në emër të Z. Halil Hasa, me aktin noterial me nr.rep 3411 dhe nr kol 294 dt.09.07.2002... Ky akt bëhet nga ana jonë meqenëse personi i autorizuar nuk ka mundur të realizojë marrjen e dokumentit të pronësisë për një sipërfaqe prej 16 dynym Pyll në vendin e quajtur Lanabregas. Pra duke filluar nga dt e sotme përfaqësuesi i caktuar prej nesh me prokurën e cituar më sipër nuk ka asnjë të drejtë të kryejë veprime juridike në emrin tonë për pasurinë e paluajtshme që ne kemi në bashkëpronësi të pandarë në Tiranë. Ky akt do ti bëhet i njohur si personit në fjalë dhe personave të tretë dhe organeve të administratës shtetërore e gjyqësore dhe Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë”.

5. Më pas, me kontratën nr.6059 Rep. nr.430 Kol., datë 24.11.2003, bazuar në Çertifikatën e Pronësisë lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë më datën 07.10.2003, Bejte Hysa (Hasa), Resmija Shkoza (Hasa), Hatixhe Ramaliu (Hasa), Nadire Hysa (Hasa) i kanë shitur pjesët e tyre prej nga 1/8 pjesë secila Sadete Hasës të sipërfaqes pyll prej 3.100 m2, me nr.pasurie 79/4, datë 07.10.2003. Sipas kësaj kontrate blerësja Sadete Hasa “...do të ketë në pronësi 5/8 e kësaj prone..., ndërsa bashkëpronarët Sherife, Halil, Sadik dhe Gentjan HASA do të ruajnë të njëjtën kuotë që kanë patur më parë”. Kontrata është regjistruar pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë.

6. Paditësi Hysni Qordja, me pretendimin se, megjithëse ju është drejtuar disa herë shitësve duke u kërkuar që të përmbushin detyrimet e rrjedhura nga kontrata e datës 31.01.2004, këta të fundit nuk kanë kryer asnjë veprim duke parashtruar pretendime të ndryshme pa bazë ligjore, me padi ka kërkuar si në objektin e saj, pasqyruar në pjesët hyrëse të vendimeve të gjykatave të faktit.

6.1. Lidhur me kundërpadinë e paraqitur, pala paditëse e kundërpaditur, prapësoi se akt-njoftunia e hartuar nga të paditurit kundërpaditës, është një veprim i kryer me keqbesim për të mos bërë të mundur hartimin e kontratës përfundimtare të shitjes me të dhe nuk ka qenë vënë në dijeni të saj, ka blerë pronën në mirëbesim.

7. Të paditurit Sadete Hasa, Gentjan Hasa, Halil Hasa dhe Sadik Hasa, kanë paraqitur kundërpadi, e cila është marrë në shqyrtim së bashku me padinë, duke pretenduar se kontrata e datës 30.11.2004 është lidhur në kundërshtim me ligjin, është absolutisht e pavlefshme, për arsye se prokura mbi bazën e së cilës Halil Hasa na përfaqësonte ka qenë e revokuar në momentin e nënshkrimit të kësaj kontrate, për revokimin e prokurës është vënë në dijeni përfaqësuesi ynë dhe paditësi i këtij gjykimi, si dhe daja i tij Bashkim Lamaj; në këtë kontratë nuk gjen shprehje ligjore vullneti ynë, i padituri Halil Hasa e e ka nënshkruar kontratën në kushtet e mashtrimit të plotë nga Bashkim Lamaj, sepse Halil Hasa, të cilit i kishim dhënë më parë një prokurë për të ndjekur njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave të të gjithë të paditurve, ky i fundit ia kishte kaluar këto të drejta me një prokurë tjetër Bashkim Lamaj, kanë kërkuar si në objektin e saj, pasqyruar në pjesët hyrëse të vendimeve të gjykatave të faktit.

8. Me kërkesë të të paditurve kundërpaditës Sadete Hasa, Gentjan Hasa, Halil Hasa dhe Sadik Hasa është thirrur në gjykim si person i tretë Bashkim Lamaj, i cili është bashkuar me kërkimet e paditësit të kundërpaditur, duke parashtruar se kishte një prokurë të posaçme nga të gjithë të paditurit që kishin autorizuar Halil Hasën për administrimin e pronave të tyre dhe, meqënëse Hysni Qordja ishte i interesuar që të blinte sipërfaqen prej 3.300 m2 pyll, ka ndërhyrë për realizimin e shitjes dhe pagimin e çmimit të saj; në kushtet kur paditësi i kundërpaditur i ka plotësuar detyrimet e rrjedhura nga kontrata e datës 30.11.2004, të paditurit duhet të bëjnë kalimin e pronësisë sipas detyrimeve të marra përsipër prej tyre me këtë kontratë.

9. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.9918, datë 25.11.2009, ka rrëzuar padinë dhe ka pranuar kundërpadinë, duke konstatuar pavlefshmërinë e kontratës “...nr. 316 Rep. nr.52 Kol., datë 30.01.2004 duke kthyer palët në gjendjen e mëparshme”.



9.1. Në pranimin e kundërpadisë, gjykata, pasi citon nenet 66, , 71, 71, 78, 92, 106, 111, 163, 192, 193, 208, 659, 663 të Kodit Civil, arsyeton: - kontrata e datës 30.01.2004 “...nuk përmban elementët e domosdoshëm të një kontrate të përcaktuar në nenet e sipërcituara, pasi asaj i mungon pëlqimi i palës që merr përsipër detyrimet, që në rastin konkret është pala e paditur... Veprimi juridik i kryer mes paditësit Hysni Qordja dhe të paditurit kundërpaditës Halil Hasa me cilësinë e përfaqësuesit të të gjithë bashkëpronarëve, është një kontratë paraprake dhe hartimi i saj, nuk pas sjell detyrimisht kalimin e pronësisë”; - kjo kontratë “...është një veprim juridik absolutisht i pavlefshëm për sa më poshtë vijon:...” prokura e datës 09.07.2002 “...që i bashkëlidhet veprimit juridik për premtimin e dhënies së të drejtës së kalimit te pronësisë se 3300 m2 pyll objekt i këtij gjykimi, nuk përputhet me vullnetin e shprehur nga palët e paditura kundërpaditëse dhe tagrat e dhëna prej tyre përfaqësuesit Halil Hasa. Një fakt i tillë provohet me anë të aktit të njoftunisë nr.5331 Rep, nr.369 Kol, dt. 14.10.2003, të administruar me cilësinë e provës”, sipas së cilës “...të paditurit Bejte Hasa, Resmije Shkoza, Hatixhe Ramaliu, Nadire Hysa, Sadete Hasa dhe Gentian Hasa, kanë revokuar prokurën e dhënë të paditurit Halil Hasa dt. 09.07.2002, me anë të së cilës ky i paditur ka lidhur edhe kontratën objekt gjykimi”; - gjykata ka pranuar të vërtetuar se “Ky revokim, referuar edhe deklarimeve të palëve në proces, i është bërë me dije si të paditurit kundërpaditës Halil Hasa, ashtu edhe personit të tretë në këtë gjykim që ishte edhe subjekti që kishte njohje personale me të gjitha palët në proces e që kishte bërë të mundur edhe hartimin e kontratës paraprake të shitjes dt. 30.01.2004”; - “...gjykata çmon se kontrata objekt gjykimi, është në kundërshtim me nenet 64, 65, 66, 70 dhe 71 të Kodit Civil, pasi në rastin konkret, të paditurit kundërpaditës nuk e kanë shprehur në asnjë formë juridike vullnetin e tyre për t’i dhënë të drejtën të paditurit Halil Hasa të kryejë veprime juridike të tjetërsimit të pasurisë së tyre tek të tretët pas revokimit që ata i kanë bërë prokurës se dhenë këtij te padituri me nr.3411/294 dt. 09.07.2002”; - “Në rastin konkret, në gjykim rezultoi e provuar se palët e paditura me asnjë akt të shkruar nuk kanë miratuar në një kohë të mëvonshme veprimin juridik objekt gjykimi që është kryer prej të paditurit Halil duke përdorur prokurën e sipërcituar e cila është revokuar në një datë shumë më të hershme prej tyre. Miratimi i këtij veprimi juridik në rastin konkret, nuk mund të jetë heshtësor, por i shprehur në formë shkresore. Një përfundim i tillë arrihet për faktin se tjetërsimi i një sendi të paluajtshëm, në mbështetje të nenit 83 të Kodit Civil, duhet të kryhet me akt noterial, pra sipas një forme dhe modaliteteve të caktuara. Edhe shprehja e mëvonshme e vullnetit të të paditurve, për miratimin e premtimit për shitje të kryer nga i padituri Halil, duhej të bëhej me një formë të caktuar në mënyrë që t’i jepte vlefshmëri veprimit juridik të kryer nga ky i paditur. Në rastin konkret, në gjykim nga palët paditëse, te paditura apo personi i tretë, nuk u paraqit asnjë provë shkresore që të vërtetonte se të paditurit kundërpaditës e kishin miratuar këtë tejkalim të tagrave të aktit të përfaqësimit të vëllait të tyre, në një periudhë të mëvonshme pas revokimit që i është bërë këtij akti prej të gjithë bashkëpronarëve të pronës”; - “...pretendimi i palës paditëse se të paditurit kishin dijeni për kontratën e hartuar prej njërit prej bashkëpronarëve me cilësinë e përfaqësuesit, në një kohë që mungon miratimi i tyre i mëvonshëm për këtë veprim juridik, nuk mund të çojë në vlefshmërinë e premtimit për shitje, veprim i kryer jo në përputhje me vullnetin e të përfaqësuarve. Ky veprim juridik për efekt të ligjit, konsiderohet se nuk ka ekzistuar asnjëherë pasi ai për shkak të pavlefshmërisë absolute nuk mund të marrë fuqi juridike me asnjë veprim juridik tjetër të mëvonshëm”; - “...kontrata objekt gjykimi..., ka për bazë një akt përfaqësimi i cili nuk shpreh vullnetin e të paktën shtatë prej bashkëpronarëve të sendit objekt kontrate. Në këtë rast, pavlefshmëria nuk është e pjesshme pasi pëlqimi i të gjithë bashkëpronarëve për tjetërsimin e një prone në bashkëpronësi është një kusht i domosdoshëm, mungesa e të cilit pas sjell pavlefshmërinë absolute të veprimit juridik në kuptim të nenit 208 të Kodit Civil”.

10. Mbi ankimin e paditësit të kundërpaditur Hysni Qordja, me të njëjtin arsyetim, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.309, datë 11.02.2011, ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

10.1. Lidhur me pretendimet e ankimit, gjykata e apelit, ndër të tjera, parashtron se “zgjidhja e konfliktit gjyqësor, pavarësisht arsyetimit tepër të zgjeruar të gjykatës së shkallës së parë është i fokusuar në vlefshmërinë e veprimeve juridike midis palëve si dhe në tagrat e dhëna në prokura të posaçme...”; - “Në rastin në gjykim veprimet janë kryer në kundërshtim me ...” nenet 65 e 66 të Kodit Civil; - kontrata objekt gjykimi “...ka për bazë një akt përfaqësimi i cili nuk shpreh vullnetin e të paktën shtatë prej bashkëpronarëve të sendit objekt kontrate. Në këtë rast pavlefshmëria nuk është e pjesshme pasi pëlqimi i të gjithë bashkëpronarëve për tjetërsimin e një prone në bashkëpronësi është një kusht i domosdoshëm, mungesa e të cilit pas sjell pavlefshmërinë absolute të një veprimi juridik në kuptim të nenit 208 të Kodit Civil”; - “Shfuqizimi i prokurës është bërë para noterit dhe është materializuar dhe fakti i njoftimit të palëve në proces”.

11. Kundër vendimit të gjykatës së apelit, ka ushtruar rekurs paditësi i kundërpaditur Hysni Qordja, me të cilin kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe pranimin e padisë dhe rrëzimin e kundërpadisë, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

12. Të paditurit kundërpaditësa Sadete Hasa, Gentjan Hasa, Halil Hasa dhe Sadik Hasa, kanë ushtruar kundër rekurs, me të cilin kërkojnë mospranimin e rekursit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

LIGJI I ZBATUESHËM

13. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

13.1. Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

13.2. Neni 16§1 i K.Pr.Civile:“Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

13.3. Neni 126§2 i K.Pr.Civile: “Vendimi përfundimtar, si dhe vendimet që i japin fund procesit gjyqësor civil të parashikuara prej nenit 127 të këtij Kodi jepen në “Emër të Republikës” dhe përkatësisht duhet të përmbajë bazën ligjore mbi të cilën bazohet zgjidhja e mosmarrëveshjes, analizën e provave dhe mënyrën e zgjidhjes të saj”.

13.4. Neni 310/II i K.Pr.Civile: “Në pjesën përshkruese-arsyetuese duhet të përmenden: 1) rrethanat e çështjes, ashtu siç janë konstatuar gjatë gjykimit, dhe përfundimet e nxjerra nga gjykata, 2) provat dhe arsyet në të cilat mbështetet vendimi, 3) dispozitat ligjore në të cilat bazohet vendimi”.



KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

14. Se rekursi i paraqitur nga paditësi i kundërpaditur Hysni Qordja përmban shkaqe ligjore nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.309, datë 11.02.2011 të Gjykatës së Apelit Tiranë, me të cilin është lënën në fuqi vendimi nr.9918, datë 25.11.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

15. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve procedurale, objektit dhe shkakut të padisë e kundërpadisë, pretendimeve e prapësimeve të palëve në gjykim, të vendimeve të gjykatave të faktit dhe shkaqeve të rekursit, arrin në përfundimin se vendimi nr.309, datë 11.02.2011 i Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë e mosrespektimit të ligjit dhe për këtë shkak duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim po pranë kësaj gjykate.

16. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve të gjykatave të faktit.

17. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, referuar objektit të padisë, përmbajtjes dhe shkakut të saj, evidenton se pala paditëse, me pretendimin se të paditurit nuk kanë përmbushur detyrimet e rrjedhura nga kontrata e datës 31.01.2004, me padinë në shqyrtim, bazuar në nenet 690-692, 750 të Kodit Civil, ka kërkuar: (i) detyrimin e “...të paditurve të më njohin pronar mbi sipërfaqen e PYLLIT, në masën prej 3300 m2 ndodhur në Lanabregas Tiranë”; (ii) “Detyrimin e të paditurve të përfundojnë procedurat e kontratës së shitjes definitive në zbatim të kontratës provizore nr.3411 rep. 294 kol., datë 31.01.2004 lidhur mes meje dhe të paditurit Halil HASA, për sipërfaqen e pyllit prej 3300 m2”.

18. Nga ana tjetër, të paditurit kundërpaditës, Sadete Hasa, Gentjan Hasa, Halil Hasa dhe Sadik Hasa, krahas prapësimeve, bazuar në nenet 75, 76/d, 78, 83, 92/a, 94/ç të Kodit Civil, me kundërpadi kanë kërkuar “...të deklarohet i pavlefshëm veprimi juridik, kontrata e datës 30.11.2004 (...), ndërmjet shitësit Halil HASA dhe blerësit Hysni QORDJA, hartuar jashtë zyrës noterisë dhe vërtetuar nënshkrimi nga notere...me nr.316 rep. dhe nr.52 kol.”.

18.1. Në pretendimet e tyre kjo palë ka parashtruar si shkaqe të pavlefshmërisë: (i) akt njoftuninë nr.5331/369, datë 14.10.2003 nënshkruar nga Bejte Hasa, Resmije Hasa, Hatixhe Ramaliu, Nadire Hasa, Sadete Hasa dhe Gentjan Hasa, me të cilën është revokuar prokura e posaçme nr.3411/294, datë 09.07.2002; (ii) për rrjedhojë kontrata e shitjes nr.316/52, datë 30.01.2004 e nënshkruar pas revokimit të prokurës bie ndesh me ligjin, pasi përfaqësuesi që është paraqitur me cilësinë e shitësit dhe blerësi, paditësi i këtij gjykimi, kanë qënë në dijeni të revokimit të prokurës; (iii) kontrata e shitjes është nënshkruar në kushtet e mashtrimit të Halil Hasës, pasi nga Bashkim Lamaj i është thënë se duhet të nënshkruaj këtë marrëveshje për të lehtësuar veprimet me ndërmarrjen pyjore për të marrë pronën tuaj dhe e ka nënshkruar atë pa e lexuar, në mirëbesim dhe jo për shitje të sipërfaqes prej 3.300 m2.

19. Gjykata e shkallës së parë, pasi ka administruar dhe akt ekspertimin, arsyeton se kontrata e datës 31.01.2004 nuk përmban elementet e një kontrate konform dispozitave të Kodit Civil, “…pasi asaj i mungon pëlqimi i palës që merr përsipër detyrimet, që në rastin konkret është pala e paditur... Veprimi juridik i kryer mes paditësit Hysni Qordja dhe të paditurit kundërpaditës Halil Hasa me cilësinë e përfaqësuesit të të gjithë bashkëpronarëve, është një kontratë paraprake dhe hartimi i saj, nuk pas sjell detyrimisht kalimin e pronësisë”; - kjo kontratë “...është një veprim juridik absolutisht i pavlefshëm...” sepse prokura e datës 09.07.2002 është revokuar me akt njoftuninë e datës 14.10.2003; - gjykata ka pranuar të vërtetuar se “Ky revokim, referuar edhe deklarimeve të palëve në proces, i është bërë me dije si të paditurit kundërpaditës Halil Hasa, ashtu edhe personit të tretë në këtë gjykim që ishte edhe subjekti që kishte njohje personale me të gjitha palët në proces e që kishte bërë të mundur edhe hartimin e kontratës paraprake të shitjes dt. 30.01.2004”; - “...gjykata çmon se kontrata objekt gjykimi, është në kundërshtim me nenet 64, 65, 66, 70 dhe 71 të Kodit Civil,...”.

20. Mbi ankimin e palës së paditur kundërpaditëse, gjykata e apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

21. Lidhur me ankimin kjo gjykatë parashtron se “Në rastin në gjykim veprimet janë kryer në kundërshtim me ...” nenet 65 e 66 të Kodit Civil dhe në kushtet kur kontrata objekt gjykimi “...ka për bazë një akt përfaqësimi i cili nuk shpreh vullnetin e të paktën shtatë prej bashkëpronarëve të sendit objekt kontrate. Në këtë rast pavlefshmëria nuk është e pjesshme pasi pëlqimi i të gjithë bashkëpronarëve për tjetërsimin e një prone në bashkëpronësi është një kusht i domosdoshëm, mungesa e të cilit pas sjell pavlefshmërinë absolute të një veprimi juridik në kuptim të nenit 208 të Kodit Civil”.

22. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve procedurale dhe përmbajtjes së vendimeve të gjykatave të faktit, vlerëson se, sikurse gjykata e shkallës së parë dhe ajo e apelit, ndonëse citojnë dispozitat e Kodit Civil që kanë të bëjnë me përfaqësimin, anashkalojnë nenin 77 të këtij Kodi në të cilin parashikohet se “Veprimet juridike të kryera nga përfaqësuesi, pas ndryshimeve të bëra në prokurë ose pas mbarimit të saj, janë të detyrueshme për të përfaqësuarin ose për trashëgimtarët e tij, në rast se personat e tretë, me të cilët janë kryer ato veprime, nuk kanë patur dijeni për ndryshimet ose për mbarimin e prokurës”

23. Gjykatat e faktit, referuar padisë dhe prapësimeve që paditësi i kundërpaditur ju ka bërë pretendimeve të kundërpadisë, kishin detyrimin ligjor që, në referencë të nenit 77 të Kodit Civil, të verifikonin nëse paditësi i kundërpaditur, palë e kontratës së datës 31.01.2004, ka patur ose jo dijeni për revokimin e prokurës mbi bazën e së cilës i padituri kundërpaditës Halil Hasa ka nënshkruar atë për vete dhe në emër të paditurve të tjerë kundërpaditës.

23.1. Nga përmbajtja e vendimeve gjyqësore nuk rezulton që në to të jepet me argumente marrja ose jo dijeni për revokimin e prokurës nga ana e paditësit të kundërpaditur.

23.2. Po kështu, ndërsa në kontratën objekt gjykimi thuhet se blerësi ka bërë pagesën e çmimit të sendit të blerë dhe se sendi i është dorëzuar blerësit, nga ana e gjykatave nuk është evidentuar se cili është poseduesi i sendit.

24. Ndonëse gjykata e apelit shprehet se për rastin ndodhemi përpara një pavlefshmërie tërësore të veprimit juridik dhe jo të pjesshme, nuk rezulton që ky qëndrim të gjejë mbështetje në argumente ligjorë, sikurse parashikohet në nenin 111 të Kodit Civil.

24.1. Gjykatat nuk kanë marrë në analizë nëse për rastin shkaku i pavlefshmërisë paraqet marrëdhënie të pandashme me tërësinë e veprimit juridik apo ky shkak prek vetëm një pjesë të veprimit juridik, pjesën që kanë në bashkëpronësi të paditurit kundërpaditës që kanë revokuar prokurën.

24.2. Gjykata nuk ka patur në konsideratë se Halil Hasa i cili paraqitet si kundërpaditës ka mbështetur kërkimin për pavlefshmëri të kontratës për shkak mashtrimi (neni 94/ç i K.Civil).

24.3. Në këto rrethana gjykatat nuk duhej të mjaftoheshin vetëm me analizën dhe pasojat juridike të revokimit të prokurës, por ato duhej domosdoshmërisht t’ju jepnin përgjigje të gjitha kërkimeve dhe pretendimeve të palëve ndërgjyqëse, veçanërisht pretendimeve të paditësit të kundërpaditur lidhur me parashkrimin ose jo të padisë/ kundërpadisë për sa ka të bëjë me pavlefshmërinë e kontratës për shkak mashtrimi. Analiza juridike e këtyre pretendimeve do të çonte gjykatën në respektim të nenit 111 të Kodit Civil dhe për rrjedhojë edhe në një vendim të argumentuar e të mbështetur në ligj.

25. Edhe në zgjidhjen e pasojave juridike të pavlefshmërisë së konstatuar, gjykatat e faktit nuk mund të shprehen në mënyrë të përgjithshme, duke u mjaftuar me shprehjen “...duke kthyer palët në gjendjen e mëparshme”, sikurse është vepruar. Gjykatat kanë detyrimin, që përsa është kërkuar nga palët, të disponojnë në mënyrë konkrete gjendjen e mëparshme në të cilën ato do të kthehen.

26. Në argument sa më sipër, ky kolegj vlerëson se gjykatat e faktit nuk kanë kryer një hetim gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm në përputhje me ligjin (neni 14 i K.Pr.Civile në fuqi në kohën e shqyrtimit të çështjes), nuk u kanë dhënë përgjigje të gjitha kërkimeve dhe pretendimeve të palëve ndërgjyqëse. Për rrjedhojë, nuk kanë bërë një analizë tërësore dhe objektive të provave (neni 126), po kështu nuk ka respektuar kërkesat e pikave 1 dhe 2 të nenit 310/II të Kodit të Procedurës Civile.

27. Ky Kolegj gjen me vend të parashtrojë se procesi civil ka për qëllim zhvillimin e një gjykimi që konsiston në vlerësimin nga pikëpamja e së drejtës të një fakti ose një grup faktesh, por domosdoshmërisht ato, para se të vlerësohen nga gjykata duhet të vërtetohen. Në të kundërt, sikundër është rasti konkret, vendimi nuk është i argumentuar dhe as i bazuar në ligj.

28. Në rrethanat e mësipërme, ky kolegj vlerëson se vendimeve të gjykatave të faktit iu mungon argumentueshmëria, që do të thotë se vendimet nuk përputhen plotësisht me të dhënat objektive të çështjes dhe për rrjedhojë janë dhe të pambështetur në ligj.

29. Përsa më sipër, dhe në rrethanat kur gjykata e apelit i ka mundësitë ligjore të marrë në shqyrtim dhe të zgjidhë drejt çështjen konkrete, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i gjykatës së apelit duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet për rishqyrtim po asaj gjykate me tjetër trup gjykues.

30. Në rigjykim, gjykata e apelit, për t’iu dhënë zgjidhje problemeve të mësipërme, në respektim të të drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil, ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14) dhe, duke bërë një “cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen” ta zgjidhë atë “në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi” (neni 16).

30.1. Gjykata t’u bëjë të qartë palëve se është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin, të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm e të provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Në zgjidhjen e drejtë e ligjore të mosmarrëveshjes, ashtu si palët kanë të drejta, ato kanë dhe detyrime “që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara” në Kodin e Procedurës Civile (neni 3).

30.2. Gjykata e apelit për të garantuar një proces të rregullt ligjor, në mbështetje të neneve 486, 493 e 465 të Kodit të Procedurës Civile, qoftë edhe kryesisht, duke mbajtur parasysh konkluzionet e mësipërme të këtij vendimi, duhet të përsërisë hetimin gjyqësor nëpërmjet të cilit të verifikojë e të identifikojë me argumente ekzistencën ose jo të rrethanave ligjore që përbëjnë shkakun e padisë dhe të kundërpadisë në gjykim.

30.3. Në vlerësim të natyrës juridike të mosmarrëveshjes, shkakut të lindjes së saj, kërkimeve dhe pretendimeve të palëve duhet të argumentojë zgjidhjen që do t’i japë mosmarrëveshjes dhe, në se arrin në konkludon për pavlefshmëri, brenda kuadrit të kërkimit të palëve, duhet të kthejë ato në gjendjen e mëparshme konkrete. Në zgjidhjen e pasojave të pavlefshmërisë të ketë në konsideratë vendimin njësues nr.5, datë 30.10.2012 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

30.4. Për zgjidhjen e drejtë të këtyre problemeve, gjykata, në zbatim të nenit 213 në lidhje me nenet 11 e 12 të Kodit të Procedurës Civile, duhet të përcaktojë me vendim për secilën palë faktet që duhet të provohen prej tyre, provat që lejohen të paraqiten nga secila palë veçmas, vlerën provuese të secilës prove, si dhe barrën e provës për secilën palë.

31. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit, do ta lejojnë gjykatën e apelit, që në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e çështjes.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/c të Kodit të Procedurës Civile.

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.309, datë 11.02.2011, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 09.10.2014



Nr.11111-01681-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3435 i Vendimit (497)

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Nuni Kryesues

Guxim Zenelaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 09.10.2014 mori në shqyrtim çështjen civile me nr.01681/11, që u përket palëve:

PADITËS: DHIMITËR NDINI, në mungesë

I PADITUR: THOMA NDINI, në mungesë

PERSON I TRETË: “ALPHA BANK” SHA- FILIALI ELBASAN,

në mungesë

OBJEKTI:


Detyrimin e të paditurit për të njohur paditësin bashkëpronar

për pasurinë nr.4/55, me sipërfaqe trualli gjithsej 232.5 m2,

ku 67.52 m2 i ze ndërtesa, ndodhur këto pasuri në zonën kadastrale 8524,

Lagje e Re, sot “Visarion Xhuvani”- qyteti Elbasan.

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes

nr.355 Rep. datë 15.01.2004 (me akt noterial).

Kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme.

Baza Ligjore: Dekreti nr.2083, datë 06.07.1955 “Mbi Pronësinë”.

Nenet 92/a, 165 e vijues të K.Civil të vitit 1994.

Neni 32/a i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr.1952 (5706), datë 28.07.2009, ka vendosur:

Pranimin e padisë.

Të konstatojë pavlefshmërinë absolute të kontratës shitjes datë 15.01.2004 (me akt noterial), për pasurinë e paluajtshme nr.4/55, me sipërfaqe totale 232.5 m2 (ku sipërfaqja e ndërtesës, që ngrihet mbi këtë truall është 67.52 m2), ndodhur në qytetin Elbasan, lidhur midis të paditurit Thoma Ndini e trashëgimlënësit Zoi Ndini.

Detyrimin e paditësit Dhimitër Ndini t’i paguajë të paditurit Thoma Ndini shumën pesëdhjetëmijë lekë.

Detyrimin e të paditurit Thoma Ndini të njohë paditësin Dhimitër Ndini bashkëpronar mbi pasurinë e paluajtshme truall nr.4/55, me sipërfaqe 232.5 m2 dhe mbi ndërtesën me sipërfaqe 67.52 m2, pasuri këto (trualli dhe ndërtesa), që kufizohen: veriu-Pasuria me nr.4/35; jugu-Pasuria me nr.4/57; Lindje-pasuria me nr.4/54 dhe Perëndim-pasuria me nr.4/56, zona kadastrale 8524, në lagjen e Re- qyteti Elbasan.

Një kopje e këtij vendimi të dërgohet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Elbasan.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.10-2011-501 (501), datë 12.04.2011, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.1952 (5706), datë 28.07.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit, ka ushtruar rekurs i padituri Thoma Ndini, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë, për këto shkaqe:


  • Vendimet e gjykatave janë të pambështetura në ligjin procedural dhe atë material dhe si të tilla janë të cenueshëm.

  • Vendimi shkallës së parë është marrë në zbatim të gabuar të nenit 16 të K.Pr.Civile, pasi referimet e dispozitave ligjore të bëra, të cilat rregullojnë bashkëpronësinë midis bashkëshortëve, marrëdhëniet juridike të trashëgimisë si dhe pavlefshmërinë e veprimeve juridike janë të gabuara.

  • Në referim të nenit 96 të Dekretit nr.2083, datë 06.07.1955 “Për pronësinë” duhej që kjo pasuri të ishte fituar me anë të punës së përbashkët të tyre dhe jo me ndonjë mënyrë tjetër të fitimit të pronësisë.

  • Gjykata nuk ka hetuar nëse pasuria ishte vendosur si rezultat i punës së përbashkët apo ishte rrjedhojë e pasurisë vetjake të të ndjerit Zoi Ndini.

  • Referimi që bën gjykata neneve 86 e 87 të Kodit Civil të vitit 1981 është i gabuar pasi mënyra e fitimit të pronësisë mbi sendet përcaktohet nga ligji i kohës kur është fituar pronësia dhe jo nga ligji i mëvonshëm, e për rrjedhojë pretendimi se trualli dhe ndërtesa objekt gjykimi ka qenë në bashkëpronësi të bashkëshortëve është i gabuar.

  • Një moment tjetër është fakti se trashëgimlënësi i palëve ndërgjyqëse ka blerë vetëm një shtëpi banimi, të mirëpërcaktuar me kufij e vendndodhje, por nuk rezulton që të ketë blerë asnjë pëllëmbë truall.

  • Edhe po të marrim të mirëqenë se pasuria ka qenë e bashkëshortëve përsëri paditësit nuk i takon ½ pjesë, sa kanë vendosur gjykatat por 1/6 pjesë, për faktin se pas vdekjes së nënës tonë do të kishim këto pjesë Zoi ( babai) me 4/6, dhe ne fëmijët me nga 1/6 pjesë.

  • Kontrata e lidhur mes meje dhe babait tim është e rregullt përsa kohë kjo pronë nuk ka qenë në bashkëpronësi, por edhe nëse do të marrim të mirëqenë se kjo pronë ka qenë në bashkëpronësi, përsëri veprimi juridik nuk mund të quhet i tëri i pavlefshëm por vetëm pjesërisht, pasi vullneti i babait tim është shprehur me anë të kontratës.

  • Është për tu theksuar se gjykatat janë shprehur për pronësinë mbi objektin me sipërfaqe 67.52 m2 në një kohë që ky objekt nuk ekziston më dhe mbi të kam ndërtuar shtëpi të re e cila nuk duhet të përfshihet si pasuri trashëgimore.


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   8   9   10   11   12   13   14   15   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish