Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet8/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   173

V E N D O S I


Prishjen e vendimit nr.1432, datë 09.09.2008, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 09.10.2014

MENDIM PAKICE

lidhje me rekursin, objekt shqyrtimi, ndryshe nga qëndrimi i shumicës, mendoj se, nuk përmban shkaqe ligjore që motivojnë cenimin e vendimit nr.1432, datë 09.09.2008, të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Rezulton se, me vendimin nr.23, datë 11.08.1999, të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish Pronarëve Bashkisë Tiranë, ndërmjet të tjerave, ish-pronarit Hysen Xhura (trashëgimtarëve të tij) i është njohur pronësia mbi “2. Një shtëpi që ndodhet në Rr. “Myslym Shyri”, nr.119 dy katëshe..., që kufizohet nga Veriu me Kopshtin e Fëmijëve, Jugu me fushën e Tenisit, nga Perëndimi me pronën private 2 KT dhe me depon e ushtrisë dhe nga Lindja me rrugë ”Prona kthehet dhe kompensohet si vijon: 1-... 2- truall me sipërfaqe S1B=260 m2 (sipas gent-planit të paraqitur), i zënë me ndërtime pa leje, e konfirmuar nga Njësia Administrative nr.10, me shkresë nr.102/1 Prot, dt. 29.07.1999 dhe në bazë të nenit 12 të Ligjit 7698, dt. 15.04.1993, personat fizikë ose juridikë privatë, të cilët kanë në pronësi ndërtesën, detyrohen t’i paguajnë pronarit të truallit qera ose ta riblejnë truallin sipas kontratës së lidhur ndërmjet palëve. Mosmarrëveshjet zgjidhen në rrugë gjyqësore. Meqenëse këto ndërtime janë kryer pa leje ndërtimi, në bazë të Udhëzimit të KM nr.3, dt. 21.06.1993, pika 1 i kthehet ish-pronarit Hysen Xhura, i cili ka të drejtë të kërkojë lirimin e truallit nga personi fizik ose juridik privat që ka kryer ndërtimet pa leje duke iu adresuar edhe organeve kompetente për këtë qëllim. 3- në banesën shtetërore 1KT (ish-depo e Armatimeve), me sipërfaqe S1C=80 m2, mbi të cilën është ndërtuar kati i dytë pa leje sipas konfirmimit të Njësisë Administrative nr.10, me Shkresë nr.102/1, dt. 29.07.1999, në bazë të nenit 20 të Ligjit 7698, dt. 15.04.1993 i kompensohet pronarit Hysen Xhura (trashëgimtarëve të tij) me njërën nga mënyrat që përmban ky nen”. Ky vendim është regjistruar pranë ZVRPP Tiranë.

Nga ana tjetër, të paditurit kundër-paditës të këtij gjykimi kanë privatizuar, pasi ka kaluar në fondin e banesave, ish-depon e armatimit të ndarë në 3 apartamente, në total 142.2 m2. Respektivisht: (i) Iftimi Bërdufi dhe Rozina Bërdufi me kontratën e privatizimit nr.543/109, datë 30.03.1994 u ka kaluar në pronësi një dhomë dhe 1 kuzhinë, ndodhur në katin përdhe të pallatit nr.117, në rrugën “Myslym Shyri” me sipërfaqe 35.9 m2, kufizuar nga Asqeri Shehu dhe Shefit Tashi, regjistruar në hipotekë me nr.10431, datë 30.03.1994, me nr.pasurie 7/94+1-2; (ii) Shefit Tashi dhe Shefikat Tashi me kontratën e privatizimit nr.4943/2330, datë 04.03.1994 u ka kaluar në pronësi një dhomë dhe 1 kuzhinë, ndodhur në katin e parë të pallatit nr.117, në rrugën “Myslym Shyri” me sipërfaqe 49.15 m2, kufizuar nga Asqeri Shehu dhe Iftimi Bërdufi, regjistruar në hipotekë me nr.7207, datë 04.03.1994, me nr.pasurie 7/94+1-3; (iii) Asqeri Shehu dhe Ismete Shehu me kontratën e privatizimit të viti 1994 u ka kaluar në pronësi një dhomë, e ndodhur në katin e parë të pallatit nr.117, në rrugën “Myslym Shyri” me sipërfaqe 16 m2, regjistruar pranë ZVRPP Tiranë me nr.pasurie 7/94+1-1, zona kadastrale 8380.

Paditësi Ismail Xhura, me pretendimin se është pronar i sipërfaqes prej 260 m2 e ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”, por që posedohet në mënyrë të kundërligjshme nga të paditurit, të cilët kanë ndërtuar pa leje ndërtimi mbi pronën e tij, bazuar në nenin 296 e 298 të Kodit Civil, nenin 12 të ligjit nr.7698/1993, me padi ka kërkuar kthimin e sendit, truallit prej 260 m2 dhe shpërblimin për përdorimin e sendit.

Gjatë gjykimit, të paditurit, Asqeri Shehu, Ismete Shehu, Iftimi Bërdufi, Rozina Bërdufi, Shefit Tashi dhe Shefikat Tashi, me pretendimin se prona e kthyer me vendimin nr.23, datë 11.08.1999, të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nuk është pronë e paditësit, por është pronë shtetërore, kufizimet dhe sipërfaqja e kthyer nuk është e përcaktuar saktë, kanë kryer privatizimin e banesave konform ligjit, kanë paraqitur kundërpadi, që është marrë në shqyrtim së bashku me padinë, me të cilën kërkojnë anullimin e pikës 1 dhe 2 të vendimit nr.23, datë 11.08.1999 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.3141, datë 07.07.2003, ka pranuar padinë dhe rrëzuar kundërpadinë, duke detyruar të paditurit kundër-paditës “...t'i kthejnë paditësit të kundra-paditur truallin prej 260 m2 që ndodhet në Rr. "M.Shyri" Tiranë të zënë prej tyre me ndërtime pa leje , duke e kthyer truallin në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e tyre”, si dhe detyrimin “...e të paditurve kundra-paditësa Shefit e Shefikat Tashi t'i paguajnë paditësit të kundra-paditur për përdorimin e sendit shumën 833.785 (...) lekë...e të paditurve kundra-paditësa Asqeri dhe Ismete Shehu t'i paguajnë paditësit të kundra-paditur për përdorimin e sendit shumën 582.933 (...) lekë...e të paditurve kundra-paditësa Iftimi dhe Rozina Berdufi t'i paguajnë paditësit të kundra-paditur për përdorimin e sendit shumën 288.986 (...) lekë.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.727, datë 08.06.2008, ka prishur vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe ka dërguar çështjen për rigjykim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.1446, datë 25.10.2005, ka prishur vendimin e gjykatës së apelit dhe ka dërguar çështjen për rigjykim në gjykatën e apelit me tjetër trup gjykues.

Në rishqyrtimin e çështjes, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1432, datë 09.09.2008, ka ndryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, ka rrëzuar padinë dhe ka pranuar pjesërisht kundërpadinë, duke ndryshuar pikën 2 të vendimit “...nr.23, datë 11.08.1999, të K.K.K.Pronave pranë Bashkisë Tiranë, duke i njohur ish pronarit Hysen Xhura (trashëgimtarëve të tij) të drejtën e kompensimit sipas një prej mënyrave të parashikuara nga ligji për sipërfaqen e truallit prej 260 m2 me kufizimet përkatëse”.

Në ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, gjykata e apelit parashtron “...se të paditurit kundra-paditës kanë privatizuar sipas Ligjit nr.7652...secili hyrjet e veta që kishin në kontratën e qerasë dhe që të marra së bashku përbëjnë ish depon e armatimit...”; - “Siç rezulton dhe nga ekspertiza kjo depo ka qenë e rrethuar me mur dhe portë më vete dhe asnjëri prej paditësave nuk ka bërë ndërtim jashtë këtij muri rrethues”; -

- “Në aktin e ekspertimit është arritur në konkluzionin se raporti i sipërfaqeve të oborreve me sipërfaqen ndërtimore që ju përkasin të paditurve kundër-paditës në ish depon është 255 m2 me 100 m2 pra në përputhje me nenin 3 të Ligjit 7698, datë 15.04.1993...”; - gjykata ka çmuar “...se duke qenë një banesë njëkatëshe ku secili kishte hyrjen e vet duhej një oborr funksional për të hyrë çdo i paditur kundër-paditës në banesën e tij. Ky konkluzion gjen mbështetje edhe në ligjin nr.7652, datë 23.12.1992..., neni 10/2...”; - “...del e provuar se sipërfaqja që shërben si shesh funksional është kthyer me vendimin nr.23, datë 11.08.1999 të K.K.K.Pronave pika 2...Për rrjedhojë vendimi i mësipërm në pikën 2 për sipërfaqen e truallit prej 260 m2 duhet të ndryshohet, pasi në momentin e daljes së vendimit..., trualli duhej të konsiderohej i zënë”.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit, ka ushtruar rekurs paditësi i kundër-paditur Ismail Xhura, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë.

Në shqyrtim të tërësisë së gjykimit të kësaj çështje, të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve e prapësimeve të palëve, të vendimeve të gjykatave të faktit, shkaqeve të rekursit, si dhe parashtrimeve në seancë gjyqësore, vlerësoj se, arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga gjykata e apelit është rrjedhojë e respektimit dhe zbatimit të kërkesave të ligjit material dhe atij procedural.

Në juridiksionin rishikues të Gjykatës së Lartë përfshihen vetëm rastet rigorozisht të përcaktuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që lidhen me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit, si dhe me shkeljet e rënda të normave procedurale. Sipas germës “a” të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, kërkohet që nga ana e gjykatave të faktit të mos jetë respektuar ose të jetë zbatuar keq ligji.

Pala paditëse ka paraqitur padi rivendikimi, bazuar në nenin 296 të K.C, sipas të cilit:



Pronari ka të drejtë të ngrejë padi për të kërkuar sendin e tij nga çdo posedues ose mbajtës. Këtë të drejtë e ka dhe çdo bashkëpronar për sendin e përbashkët, me qëllim që ai t’u dorëzohet gjithë bashkëpronarëve.

Në interpretim të kësaj dispozite për t’u legjitimuar paditësi në ngritjen e padisë me objekt lirimin dhe dorëzimin e sendit (padia e rivendikimit) duhet të plotësohen dy kushte: paditësi duhet të jetë pronar i sendit për të cilin kërkon kthimin, dhe i padituri kundër të cilit drejtohet padia duhet të jetë posedues i paligjshëm i sendit ose mbajtës i tij.

Për ngritjen e padisë së rivendikimit kusht i domosdoshëm është që paditësi jo vetëm të provojë se është pronar i sendit që kërkon, por nga ana tjetër, duhet të vërtetohet që i padituri të jetë posedues i paligjshëm i sendit objekt rivendikimi.

Për rastin në shqyrtim, të paditurit kundër-paditës, janë posedues të ligjshëm të sipërfaqes që kërkohet të lirohet e dorëzohet. Gjatë gjykimit në shkallë të parë dhe në apel është vërtetuar se banesat e të paditurve kundërpaditë janë privatizuar sipas ligjit nr.7652/1992 dhe referuar edhe aktit të ekspertimit, ata posedojnë edhe sipërfaqet funksionale të tyre. Pra, edhe për këtë sipërfaqe trualli, do të konsiderohet se, janë posedues të ligjshëm, duke ju referuar ligjit të mësipërm. Kjo situatë fakti dhe ligji konfirmohet nga përmbajtja e akteve procedurale të dosjes gjyqësore dhe me të drejtë gjykata e apelit ka rrëzuar padinë.

Nga ana tjetër, sipas germës “b” të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile kërkohet që nga ana e gjykatës së shkallës së parë dhe ajo e apelit të ketë shkelje të rënda të normave procedurale (neni 467 i KPC). Në rastin konkret nuk ngrihen në rekurs dhe nuk rezulton që, si gjykata e shkallës së parë dhe ajo e apelit, të kenë shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën, që përbërja e trupit gjykues të ketë qenë e parregullt apo vendimi të mos jetë nënshkruar nga anëtarët e tij, që çështja të jetë gjykuar në mungesë të palëve, që të mos jetë formuar drejt ndërgjyqësia apo të mungojnë ose të jenë të pavlefshme aktet procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit.

Në këto, kushte kur pretendimet e parashtruar në rekurs nuk përmbajnë shkaqe ligjore referuar nenit 472 të K.Pr.C, për cenimin e vendimit nr.1432, datë 09.09.2008, të Gjykatës së Apelit Tiranë, prandaj ky vendim duhej të lihej në fuqi.

Guxim Zenelaj

Nr.11243-00368-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3007 i Vendimit (493)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Nuni Kryesues

Guxim Zenelaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 09.10.2014 mori në shqyrtim çështjen civile me nr.00368/11, që u përket palëve:

PADITËS I K/PADITUR: ILIR LUSHA në mungesë

I PADITUR: NAZMI LUSHA në mungesë

I PADITUR K/PADITËS: PETRIT MAJTARA në mungesë

PERSON i TRETË NË K/PADI: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME TIRANË në mungesë

OBJEKTI I PADISË:

Konstatimin absolutisht i pavlefshëm i veprimit juridik,

Prokurë e Posaçme nr.875 Rep. nr.204 Kol., datë 18.06.1998,

si veprim juridik që është në kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit.

Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të veprimit juridik,

Kontrate Shitje me nr.203 Rep. nr.34 Kol., datë 21.01.1999,

për shkak se është veprim juridik në kundërshtim

me një dispozitë urdhëruese të ligjit.

Zgjidhja e pasojave juridike duke urdhëruar

kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme.

Sigurimin e padisë me marrjen e masës së bllokimit të pronës për veprimet

e tjetërsimit të saj në Z.V.R.P.P Tiranë për pronën objekt gjykimi.

Baza Ligjore: Neni 70, 92/a, 204 të Kodit Civil.

Nenet 32, 45, 154, 202 e 206 të Kodit Procedurës Civile.

OBJEKTI I K/PADISË:

Detyrimi i paditësit të kundërpaditur Ilir Lusha të njohë

të paditurin-kundrapaditës Petrit Majtara, pronar të ambientit tregtar (dyqan)

me sipërfaqe 45 m2 të ndodhur në Rrugën “Sami Frashëri” Tiranë

e regjistruar me nr.2031 Pasurie, datë 19.06.1992.

Baza Ligjore: Neni 160 i K.Pr.Civile.

Nenet 162 e vijues dhe 168 të Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.3293, datë 22.04.2010, ka vendosur:

Pranimin e kërkesë padisë.

Konstatimin absolutisht të pavlefshëm të veprimit juridik Prokurë e Posaçme nr.875 Rep. nr.204 Kol., datë 18.06.1998.

Konstatimin absolutisht të pavlefshëm të veprimit juridik kontratë shitje me nr.203 Rep. nr.34 Kol., datë 21.01.1999, lidhur midis palëve ndërgjyqëse duke urdhëruar fshirjen e saj nga regjistrat e pasurisë së paluajtshme që i përket pasurisë me nr.Regjistri hipotekor nr.223, datë 22.11.1999 dhe kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme.

Sigurimin e padisë duke urdhëruar Personin e tretë në padi Z.R.P.P ,Tiranë të bëjë bllokimit e çdo transaksioni për tjetërsimin e pronës me nr.Regjistri hipotekor nr.223, datë 22.11.1999 deri në marrjen formë të prerë të këtij vendimi.

Rrëzimin e kundra-padisë si të pabazuar në ligj.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2245, datë 30.11.2010, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit civil nr.3293, datë 22.04.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit, ka ushtruar rekurs i padituri kundërpaditës Petrit Majtara, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë ose ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe të vendimit të gjykatës së apelit, duke vendosur rrëzimin e padisë dhe pranimin e kundërpadisë, për këto shkaqe:


  • Gjykata e apelit e cila ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës se shkallës së parë, ka përligjur shkelje të rënda të normave procedurale që rregullojnë njoftimin dhe prezencën e palëve në gjykim.

  • Gjykata ka bërë interpretim të gabuar të ligjit material për sa i përket konceptimit të kërkimeve objekt gjykimi.



Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish