Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet16/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   ...   173
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Guxim Zenelaj Kryesues

Mirela Fana Anëtare

Admir Thanza Anëtar

në datën 09.10.2014, mori në shqyrtim në seancën gjyqësore publike, çështjen civile nr.11241-00713-00-2011 Regj. Themeltar, që i përket palëve:

PADITËS: KUJTIM MEZINI, përfaqësuar nga av. Bashkim Asllani.

TË PADITUR: SHOQËRIA “ALBKROM” SH.A. (në likuidim), në mungesë).

MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJITIKËS, në mungesë.

OBJEKTI:

Pavlefshmëri e urdhrit nr.892 datë 27.10.2009 të palës së paditur.

Detyrimi i palës së paditur për të dëmshpërblyer palën paditëse me:

pagën e një viti punë, për zgjidhje të menjëhershme

dhe pa shkaqe të justifikuara të kontratës së punës;

pagën e tre muajve të afatit të njoftimit për zgjidhjen e kontratës së punës;

shpërblimit për vjetërsi.

Shpërblimi i dëmit nga mosekzekutimi në afat i pagesave të mësipërme.

Baza Ligjore: Nenet 31 e 32 të Kodit të Procedurës Civile.

Neni 143/1; 143/4; 145; 153; 155/3 të Kodit të Punës

dhe neni 450 i Kodit Civil.

Ligji nr.9901, datë 14.04.2008, nenet 191 e 193.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr.4082, datë 19.05.2010, ka vendosur:

“Pranimin e pjesshëm të padisë. Detyrimi i palës së paditur “Albkrom” sh.a. në likuidim të paguajë në favor të paditësit Kujtim Mezini 2 (dy muaj) pagë për mosrespektimin e afatit të njoftimit. Detyrimi i palës së paditur “Albkrom” sh.a. në likuidim të dëmshpërblejë paditësin me 2 ( dy) muaj pagë për mosrespektimin e procedurës së largimit nga puna. Detyrimi i palës së paditur “Albkrom” sh.a. në likuidim për të shpërblyer paditësin me pagën e 2 (dy) muajve si shpërblim për vjetërsi. Detyrimi i palës së paditur “Albkrom” sh.a. në likuidim të dëmshpërblejë paditësin me 8 (tetë) muaj pagë për zgjidhje të menjëhershme dhe të pajustifikuar të marrëdhënies së punës. Llogaritja totale e dëmshpërblimit të bëhet duke marrë për bazë pagën mesatare mujore sipas vërtetimit që ndodhet në dosje. Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër të saj. Shpenzimet gjyqësore procedurale i ngarkohen palës së paditur…”

Gjykata e Apelit Tiranë me vendim nr.170, datë 01.02.2011 ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.4082, datë 19.05.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”

Kundër vendimit nr.170, datë 01.02.2011, të Gjykatës së Apelit Tiranë ka paraqitur rekurs pala e paditur Shoqëria “Albkrom” sh.a (në likuidim) me anë të të cilit kërkon prishjen e vendimit nr.4082, datë 19.05.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe të vendimit nr.170, datë 01.02.2011, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për këto arsye:


  • Vendimet e gjykatave janë marrë në keqinterpretim të ligjit, kryesisht nenit 193/2 të Ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”. Në rastin e padive që ngrihen kur shkarkimi i likuidatorit është vendosur nga gjykata në kushtet e nenit 193/3, ashtu edhe në rastin e zëvendësimit të tij nga asambleja e aksionerëve në përputhje me kompetencat e saj statutore dhe vendimmarrëse, paditë që lidhen me shpërblimin e likuidatorit, në bazë të marrëdhënieve kontraktore me shoqërinë, rregullohen sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Marrëdhënia kontraktore ka nisur me një emërim që e kryen aksioneri i vetëm METE dhe jo “Albkrom” sh.a. Gjykata keqinterpreton momentin e pavarësisë së personalitetit juridik të shoqërisë nga aksioneri apo ortakët e saj, duke ia ngarkuar pasojat financiare të ndërprerjes së marrëdhënies së punës Shoqërisë “Albkrom” sh.a.

  • Gjykata disa herë ka dalë në përfundimin se organi që ka nisur dhe përfunduar këtë marrëdhënie pune është METE dhe asnjëherë nuk ka arritur të bëjë arsyetimin logjik në vendimin e saj, se përse e ngarkon “Albkrom” sh.a për shlyerjen e pasojave financiare, në një kohë që ndërprerjen e marrëdhënies së punës e ka bërë punëdhënësi METE.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana, përfaqësuesin e palës paditëse që kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.170 datë 01.02.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë, në mungesë të të paditurve, si diskutoi e analizoi çështjen në tërësi



V Ë R E N

Rrethanat e Faktit

  1. Paditësi Kujtim Mezini ka qenë i emëruar në pozicionin e likuidatorit të shoqërisë “Albkrom” sh.a., emërim ky i kryer në bazë të urdhrit nr.49, datë 12.10.2005, të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.

  2. E paditura, shoqëria “Albkrom” sh.a. në likuidim, është shoqëri e së drejtës shqiptare e regjistruar në Regjistrin Shqiptar të Shoqërive, me vendim nr.14014, datë 29.02.1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me aksioner të vetëm, të paditurin tjetër në këtë proces, Ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës (METE).

  3. Në datën 27.10.2009, me urdhrin nr.892 të po kësaj date të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, është urdhëruar lirimi i paditësit Kujtim Mezini nga detyra e Likuidatorit dhe emërimi në këtë detyrë i z.Agim Bega.

  4. Pas nxjerrjes së këtij urdhri, paditësi Kujtim Mezini, me pretendimin se akti për shkarkimin e tij si likuidator i Shoqërisë “Albkrom” sh.a është një urdhër i nxjerrë në kundërshtim me ligjin dhe se zgjidhja e marrëdhënies së tij të punës është bërë në mënyrë të menjëhershme të pajustifikuar, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me kërkesë padinë objekt gjykimi.

    1. Gjatë gjykimit, e paditura Shoqëria “Albkrom” sh.a në likuidim, duke prapësuar ka parashtruar pretendimin se emërimi dhe shkarkimi i likuidatorit nuk është në kompetencë të vetë shoqërisë dhe për këtë arsye ajo nuk legjitimohet për të qenë palë në këtë proces me cilësinë e të paditurës.

  1. Në përfundim të hetimit gjyqësor, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr.4082, datë 19.05.2010, ka vendosur: “Pranimin e pjesshëm të padisë. Detyrimi i palës së paditur “Albkrom” sh.a. në likuidim të paguajë në favor të paditësit Kujtim Mezini 2 (dy muaj) pagë për mosrespektimin e afatit të njoftimit. Detyrimi i palës së paditur “Albkrom” sh.a. në likuidim të dëmshpërblejë paditësin me 2 ( dy) muaj pagë për mosrespektimin e procedurës së largimit nga puna. Detyrimi i palës së paditur “Albkrom” sh.a. në likuidim për të shpërblyer paditësin me pagën e 2 (dy) muajve si shpërblim për vjetërsi. Detyrimi i palës së paditur “Albkrom” sh.a. në likuidim të dëmshpërblejë paditësin me 8 (tetë) muaj pagë për zgjidhje të menjëhershme dhe të pajustifikuar të marrëdhënies së punës. Llogaritja totale e dëmshpërblimit të bëhet duke marrë për bazë pagën mesatare mujore sipas vërtetimit që ndodhet në dosje. Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër të saj. Shpenzimet gjyqësore procedurale i ngarkohen palës së paditur…”

    1. Gjykata arsyeton se: “...ndryshimi i likuidatorit të një kompanie private mund të bëhet me vendim të organit vendimmarrës të kompanisë në kushtet e nenit 191 të ligjit tregtar, ose nga gjykata me kërkesë të motivuar të personave të interesuar. Autoriteti për të vlerësuar bazueshmërinë dhe pretendimet lidhur me kryerjen ose jo të detyrës së likuiduesit i është dhënë gjykatës, konkluzion që rrjedh nga analiza logjike e nenit 193/2 i Ligjit “ Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” sipas të cilit: “Paditë që lidhen me shpërblimin e likuiduesit, në bazë të marrëdhënieve kontrakore me shoqërinë, rregullohen sipas dispozitave ligjore në fuqi”. Formulimi i dispozitës së mësipërme, nënkupton si rastin e padive që ngrihen kur shkarkimi i likuidatorit është vendosur nga gjykata në kushtet e nenit 193/3 ashtu edhe në rastin e zëvendësimit të tij nga asambleja e aksionarëve në përputhje me kompetencat e saj statutore dhe vendimmarrëse, pa një motiv të caktuar ose mbi bazën e një motivi të pavërtetë apo inekzistent. Në këtë kontekst, çdo përfundim i detyrës së likuidatorit sjell njëkohësisht edhe ndërprerjen e marrëdhënieve të punës së një punëmarrësi që kryen këtë detyrë, me kompaninë që është në likuidim. Kjo marrëdhënie punësimi ka startuar ose mbi bazën e vendimit të aksionarëve ose vendimit te gjykatës dhe përfundon mbi bazën e vendimit të të njëjtit organ (neni 193/1 i ligjit tregtar shqiptar). Përfundimi i kësaj marrëdhënie punësimi në mungesë të një kontrate formale mes ortakut (aksionarëve) dhe likuidatorit, për problemet e rrjedhura nga marrëdhëniet e punës zgjidhen në bazë të Kodit të Punës në fuqi, në përputhje me nenin 4 të tij sipas të cilit: “ Dispozita të këtij Kodi zbatohen edhe ndaj personave, punësimi i të cilëve rregullohet me ligj të veçantë, nëse ligji i veçantë nuk parashikon zgjidhje për probleme të lidhura me marrëdhëniet e punës”…Rezultoi e provuar nga hetimi gjyqësor se në rastin e zgjidhjes së marrëdhënieve të punës së paditësit, punëdhënësi nuk është ndodhur në asnjërën prej situatave të parashikuara nga ligjvënësi për zgjidhjen e kontratës së punës në mënyrë të menjëhershme. Në aktin e largimit nga detyra të paditësit nuk përmendet asnjë shkak konkret, arsye apo motivacion për të justifikuar ndërprerjen e marrëdhënieve të punës. Siç rezultoi nga gjykimi, në aktin për shkarkimin nga detyra të likuidatorit të paditësit vetëm sa është përmendur disponimi i mësipërm dhe zëvendësimi i tij me një person tjetër. Për rrjedhojë, gjykata konkludon se zgjidhja e menjëhershme e kontratës së punës së paditësit nuk është bërë në pajtim me kushtet e nenit 153 të K.Punës, për rrjedhojë, paditësi ruan të drejtën e përfitimeve të dëmshpërblimit sipas nenit 155 të K.Punës...”

  1. Mbi ankim të palës së paditur Shoqëria “Albkrom” sh.a. në likuidim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendim nr.170, datë 01.02.2011, ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr.4082, datë 19.05.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”

    1. Gjykata e Apelit arsyeton se: “...Në analizë të provave të marra në gjykim, Gjykata e Apelit Tiranë çmon se drejt ka konkluduar gjykata e rrethit se marrëdhënia e punës së paditësit nga pala e paditur është zgjidhur në mënyrë të menjëhershme të pajustifikuar, pasi nga provat e paraqitura për gjykim dhe shpjegimet e palëve në proces, nuk ka rezultuar që paditësi të ketë kryer në gjatë realizimit të detyrave të tij shkelje të tilla të rënda që nuk lejojnë sipas parimit të mirëbesimit, t`i kërkohet atij që ka zgjidhur kontratën, vazhdimin e marrëdhënieve të punës. Është gjykata ajo që në bazë të nenit 153/3 vendos nëse ekzistojnë shkaqe të justifikuara për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës. Gjykata e rrethit ka bërë cilësim të drejtë të fakteve që lidhen me mosmarrëveshjen, duke e trajtuar konfliktin mes palëve, konflikt që rrjedh nga marrëdhënia e punës dhe që gjen rregullim ligjor në dispozitat e K.Punës...”

  1. Kundër vendimit nr.170, datë 01.02.2011, të Gjykatës së Apelit Tiranë ka paraqitur rekurs pala e paditur Shoqëria “Albkrom” sh.a (në likuidim) me anë të të cilit kërkon prishjen e vendimit nr.4082, datë 19.05.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe të vendimit nr.170, datë 01.02.2011, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

LIGJI I ZBATUESHËM

  1. Dispozitat e Kodit të Punës në të cilat është parashikuar:

8.1 Neni 4 “Përjashtohen nga fusha e zbatimit të këtij Kodi:- punësimi i personave që rregullohet me ligj të veçantë. Dispozita të veçanta të këtij Kodi zbatohen edhe ndaj personave, punësimi i të cilëve rregullohet me ligj të veçantë, nëse ligji i veçantë nuk parashikon zgjidhje për probleme të lidhura me marrëdhëniet e punës.”

8.2 Neni 143/1) “1) Pas kohës së marrjes në provë, për të zgjidhur kontratën me periudhë të pacaktuar, palët duhet të respektojnë një afat njoftimi prej një muaji, gjatë vitit të parë të punës, prej dy muajsh për dy deri në pesë vjet pune, prej tre muajsh për më shumë se pesë vjet pune...”

8.3 Neni 144 “1) Pas kohës së marrjes në provë, kur punëdhënësi mendon të zgjidhë kontratën e punës, ai duhet të njoftojë me shkrim punëmarrësin të paktën 72 orë para takimit dhe të bisedoj me të. 2) Punëdhënësi, gjatë kësaj bisede, i parashtron punëmarrësit arsyet e vendimit të parashikuar për t’u marrë dhe i jep atij mundësi për t’u shprehur. 3) Zgjidhja njoftohet me shkrim, brenda një afati nga 48 orë deri në një javë pas takimit. 4) Kjo procedurë zbatohet edhe në rastet e zgjidhjes së menjëhershme të kontratës. 5) Punëdhënësi, që nuk respekton procedurën e përcaktuar në këtë nen, detyrohet t’i japë punëmarrësit një dëmshpërblim prej dy muajsh pagë, që i shtohet dëmshpërblimeve të tjera të mundshme. Zgjidhja e kontratës në kundërshtim me këtë dispozitë mbetet e vlefshme. 5/1) I takon punëdhënësit të vërtetojë që procedura e përcaktuar nga ky nen është respektuar.

6) Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastet e pushimeve kolektive nga puna.

8.4 Neni 145 “1) Punëmarrësi përfiton shpërblim për vjetërsi, kur kontrata është zgjidhur nga punëdhënësi dhe marrëdhëniet e punës kanë zgjatur jo më pak se tre vjet. Punëmarrësi e humb të drejtën e shpërblimit për vjetërsi, nëse është pushuar me efekt të menjëhershëm, për shkaqe të arsyeshme. 2) Shpërblimi për vjetërsi është të paktën sa paga e një 15 ditësh, mbi çdo vit pune të plotë, që llogaritet në bazë të pagës që ekziston në përfundim të marrëdhënieve të punës. Kur paga është e ndryshueshme, shpërblimi llogaritet mbi mesataren e pagës të vitit paraardhës dhe indeksohet. 3) Shpërblimit për vjetërsi i shtohet shpërblimi që jepet në rastin e zgjidhjes së kontratës pa shkaqe të arsyeshme ose të zgjidhjes me efekt të menjëhershëm pa shkaqe të arsyeshme”.

8.5 Neni 153 “1)Punëdhënësi e punëmarrësi në çdo kohë, mund të zgjidhin menjëherë kontratën për shkaqe të justifikuara.

2) Vlerësohen si shkaqe të justifikuara të gjitha rrethanat e rënda që nuk lejojnë, sipas parimit të mirëbesimit, t`i kërkohet atij që ka zgjidhur kontratën, vazhdimin e marrëdhënieve të punës.

3) Gjykata vendos nëse ekzistojnë shkaqe të justifikuara për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës. Konsiderohen shkaqe të justifikuara rastet kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të rëndë, si edhe rastet kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të lehtë, në mënyrë të përsëritur, me gjithë paralajmërimin me shkrim të punëdhënësit”.

8.6 Neni 155/1)3) “1) Punëmarrësi ka të drejtën e pagës që do të kish fituar, nëse marrëdhëniet e punës do të kishin përfunduar në fund të afatit të njoftimit të parashikuar në ligj ose me kontratë ose në përfundim të kontratës me afat të caktuar…



3)Në rastet e zgjidhjes së menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi, gjykata, duke vlerësuar të gjitha rrethanat, vendos detyrimin e punëdhënësit ndaj punëmarrësit me një dëmshpërblim jo më shumë se paga e një viti pune...

9. Dispozitat e Ligjit nr.9901 datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” në të cilat është parashikuar:

9.1 Neni 191/1 “1) Në shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëritë aksionare, likuidimi kryhet nga likuiduesit e emëruar nga asambleja e përgjithshme. Nëse asambleja e përgjithshme nuk merr një vendim për emërimin e likuiduesve, brenda 30 ditëve pas prishjes, çdo person i interesuar mund t'i drejtohet gjykatës, për të caktuar një likuidues. Dispozitat e pikës 6 të nenit 91 të këtij ligji janë të zbatueshme edhe për këtë rast.

9.2 Neni 193 1) Likuiduesit shkarkohen dhe zëvendësohen me të njëjtat kushte, të parashikuara në dispozitat për emërimin e tyre.



2) Paditë, që lidhen me shpërblimin e likuiduesit, në bazë të marrëdhënieve kontraktore me shoqërinë, rregullohen sipas dispozitave ligjore në fuqi”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

  1. Se rekursi i paraqitur nga pala e paditur Shoqëria “Albkrom” sh.a (në likuidim) nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që motivojnë cenimin e vendimit nr.170, datë 01.02.2011 të Gjykatës së Apelit Tiranë, i cili ka lënë në fuqi vendimin nr.4082, datë 19.05.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

  2. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, çmon se vendimi nr.170, datë 01.02.2011, i Gjykatës së Apelit Tiranë, është rrjedhojë e respektimit të ligjit procedural dhe material e për këtë shkak duhet të lihet në fuqi. Ky Kolegj vlerëson të theksojë fillimisht se në interpretim të nenit 472 të K.Pr.Civile dhe jurisprudencës së konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese, në juridiksionin rishikues të Gjykatës së Lartë përfshihen rastet e përcaktuara rigorozisht në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që lidhen me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit, si dhe me shkeljet e rënda të normave procedurale. Ushtrimi i kontrollit rishikues të Gjykatës së Lartë nuk mund të konsistojë në një rivlerësim të provave në të kundërt me atë që kanë bërë gjykatat e faktit, për shkak se një rivlerësim i tillë bie ndesh me vetë natyrën e gjykimit në këtë Gjykatë. (Vendimi nr.32, datë 28.12.2009; Vendimi nr.17, datë 30.04.2007, i Gjykatës Kushtetuese).

  3. Për çështjen objekt gjykimi, si Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po ashtu edhe Gjykata e Apelit Tiranë kanë konkluduar se padia e paditësit për kërkimin e dëmshpërblimeve që rrjedhin nga zgjidhja e menjëhershme e pajustifikuar e marrëdhënies së tij të punës në cilësinë e likuidatorit me shoqërinë e paditur “Albkrom” sh.a. (në likuidim), është e bazuar në ligj dhe në prova. Në qendër të argumentimit të të dyja gjykatave ka qenë fakti se, pavarësisht se mënyra e emërimit dhe shkarkimit të paditësit si likuidues rregullohet nga nenet 191 e vijues të Ligjit nr.9901, datë 14.04.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, padia e tij e lidhur me shpërblimet përkatëse në bazë të marrëdhënies së tij të punës me shoqërinë, nuk gjen rregullim specifik në këtë ligj, e për pasojë do të rregullohet nga dispozitat e Kodit të Punës. Në kushtet kur ligji i posaçëm tregtar i cili rregullon punësimin e likuiduesve në shoqëri tregtare, nuk parashikon zgjidhje për probleme të lidhura me marrëdhëniet e punës, atëherë në zbatim të nenit 193 të Ligjit nr.9901, datë 14.04.2008, dhe nenit 4 të Kodit të Punës, do të jetë pikërisht ky Kod i cili do të rregullojë kërkimet që lindin për shkak të marrëdhënies së punës së likuiduesit me shoqërinë tregtare.

  4. Kolegji Civil vlerëson të theksojë se, konkluzioni i mësipërm në të cilin është arritur nga gjykata e apelit dhe gjykata e rrethit gjyqësor, është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit.

  5. Në argumentimin e qëndrimit të tij, ky Kolegj çmon të theksojë fillimisht se, ndryshe nga pretendimi i ngritur në rekurs, marrëdhënia e punës e likuiduesit duhet të shihet në raport me subjektin punëdhënës që është shoqëria tregtare “Albkrom” sh.a. dhe jo në raport me organin kompetent për emërimin dhe shkarkimin e likuiduesit, që në rastin konkret është aksioneri i vetëm i shoqërisë, METE. Është e vërtetë se si emërimi i paditësit në vitin 2005 në cilësinë e likuiduesit të shoqërisë “Albkrom” sh.a. (në likuidim), po ashtu edhe shkarkimi i tij nga ky pozicion në vitin 2009, janë kryer nga aksioneri i vetëm i shoqërisë, si organ të cilit ligji i njeh mundësinë e kësaj vendimmarrjeje, por kjo nuk nënkupton se marrëdhënia juridike e likuiduesit ka qenë një marrëdhënie e lidhur drejtpërsëdrejti me aksionerin. Përkundrazi, në kontekstin e një shoqërie aksionare, pavarësisht se emërimi dhe shkarkimi i likuiduesit kryhen nga asambleja e përgjithshme apo nga aksioneri i vetëm, si organ vendimmarrës në bazë të ligjit (ose nga gjykata e investuar nga çdo person i interesuar, në rast refuzimi të asamblesë për të kryer vendimmarrje), marrëdhënia juridike kontraktore e likuiduesit është një marrëdhënie me subjektin juridik, shoqërinë tregtare ku ai ushtron funksionet e tij dhe jo një marrëdhënie e drejtpërdrejtë me aksionerin që kryen emërimin dhe shkarkimin e tij. Bazuar në nenin 196 të Ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, likuiduesi gjatë veprimtarisë së tij merr përsipër të drejtat dhe detyrimet e administratorit të shoqërisë dhe përfaqëson shoqërinë në raport me të tretët. Për këtë arsye, edhe pozicioni i likuiduesve në shoqëri tregtare, sikurse dhe në rastin e administratorëve, nuk është një pozicion i drejtpërdrejtë përfaqësimi i ortakëve apo aksionarëve të një shoqërie, por një marrëdhënie përfaqësimi e subjektit me personalitet të mëvetshëm juridik, që është shoqëria tregtare. Logjikisht, për shkak të personalitetit të mëvetshëm juridik të shoqërisë tregtare, pasojat për zgjidhjen e marrëdhënies së punës së likuiduesit nuk mund të rrjedhin për organin vendimmarrës të shoqërisë që është aksioneri i vetëm METE, por për subjektin juridik i cili ka patur cilësinë e punëdhënësit, e konkretisht për Shoqërinë “Albkrom” sh.a. (në likuidim).

  6. Po ashtu, ky Kolegj vlerëson të pabazuar pretendimin e ngritur në rekurs nga ana e palës së paditur shoqërisë “Albkrom” sh.a. (në likuidim), se rregullimi i pasojave në çështjen objekt gjykimi duhet të bëhet duke iu referuar Ligjit nr.9901, datë 14.04.2008, “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”. Në lidhje me sa më sipër, mungesa në legjislacionin tregtar e dispozitave të posaçme që rregullojnë pasojat për zgjidhjen e marrëdhënies së punës së likuiduesve me shoqërinë, e çojnë gjykatën në zbatimin e legjislacionit shqiptar në fuqi, e konkretisht në nenet 4, 143, 144, 145, 153 e 155 të Kodit të Punës. Një konkluzion i tillë rezulton nga aplikimi i vetë dispozitave të Ligjit “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, e konkretisht nenit 193/2 të këtij ligji, sipas të cilit paditë që lidhen me shpërblimin e likuiduesit, në bazë të marrëdhënieve kontrakore me shoqërinë, rregullohen sipas dispozitave ligjore në fuqi, që në rastin konkret janë dispozitat përkatëse të Kodit të Punës.

  7. Analiza e mësipërme e Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë gjen mbështetje edhe në nenin 4 paragrafi i dytë i Kodit të Punës ku është parashikuar se dispozitat e veçanta të këtij Kodi do të zbatohen edhe ndaj personave, punësimi i të cilëve rregullohet me ligj të veçantë, në rastet kur ligji i veçantë nuk parashikon zgjidhje për probleme të lidhura me marrëdhëniet e punës, sikurse edhe rasti konkret. Synimi i legjislatorit në kryerjen e një parashikimi të tillë ka qenë pikërisht garantimi i mbrojtjes së punëmarrësve dhe moslejimi i cenimit të të drejtave të tyre tej minimumit mbrojtës të vendosur nga legjislacioni i punës. Një qëllim i tillë është evidentuar qartazi edhe në interpretimin e kryer në Vendimin Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.7, datë 01.06.2011, ku është parashikuar shprehimisht se: Në paragrafin e dytë të nenit 4 të K.Punës kemi një referencë me vlerë shumë të madhe në kuadër të sigurisë juridike të punëmarrësve, pavarësisht se ku ata punojnë në sektorin privat apo publik, ata kanë garanci se të drejtat e tyre do të mbrohen edhe kur ligji specifik nuk ka parashikuar mbrojtje apo zgjidhje të respektimit të së drejtave të tyre...”

  8. Përfundimi i arritur nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin e sipërcituar ka rëndësi dhe gjen zbatim edhe në çështjen objekt gjykimi, për sa i takon zgjidhjes së pasojave që vijnë nga përfundimi i marrëdhënies së punës, kur këto çështje nuk parashikohen në ligjin specifik. Në rastin konkret, Ligji “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare” nuk parashikon një rregullim specifik për zgjidhjen e pasojave që vijnë nga përfundimi i marrëdhënies së punës së likuiduesit të një shoqërie aksionere me vetë shoqërinë, e për rrjedhojë, për rregullimin e këtyre pasojave, referimi do të bëhet në Kodin e Punës në fuqi.

  9. Në këto kushte, Kolegji Civil çmon se drejt ka vepruar Gjykata e Apelit Tiranë kur ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë mbi pranimin e pjesshëm të padisë së paditësit Kujtim Mezini, si të bazuar në ligj dhe në prova.

  10. Në analizë të sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.170, datë 01.02.2011 i Gjykatës së Apelit Tiranë, duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/a të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.170, datë 01.02.2011 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tiranë, më 09.10.2014

Nr.11243-00826-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3551 i Vendimit (502)

VENDIM


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish